Tag: vajzës

  • “P*nisi yt është i çuditshëm”, në Tring shfaqen filma +18 pa paralajmërim, regjisori: Babai del nudo para vajzës së mitur

    “P*nisi yt është i çuditshëm”, në Tring shfaqen filma +18 pa paralajmërim, regjisori: Babai del nudo para vajzës së mitur

    FILMI me permbajtje te papershtatshme ne tring

    TIRANË- Regjisori Kastriot Çipi ka denoncuar transmetimin e filmave në platformën Tring, pa kaluar më parë në një filtër për përmbajtjen e tyre, apo mesazhet që transmetohen. Në një postim të bërë në rrjetet sociale Çipi shkruan se në kanalin “Life”, të platformës Tring, ku supozohet që të transmetohen filma që mund të shihen me të gjithë familjen, ka skena të papërshtatshme. Sipas tij, kur kanë kaluar vetëm 5 minuta nga nisja e filmit “Grua e pabesë”, përballesh me një skenë ku babai shfaqet nudo përpara vajzës së tij të mitur, ndërkohë që në përshkrimin e filmit, nuk ka asnjë kufizim moshe.
    Postimi i Çipit
    Në platformën Tring, kanali Life (Jeta) supozohet të përmbajë filma, që mund të shihen me familjen.
    Të dhënat e filmit “Grua e pabesë” nuk sugjerojnë asnjë lloj paralajmërimi për prindërit.
    Pas 5 minutash, ti përballesh me një skenë, ku babai është nudo para vajzës së tij të mitur dhe ajo bën komentin që lexohet në foto.
    E kuptoni tani pse duhet një institucion i fortë, i zgjedhur me votë nga prindërit, që klasifikon filmat dhe programet televizive në këtë vend?
    PS: Personazhi i babait në film, me profesion është shkrimtar. Shkruan libra për fëmijë. Merreni me mend çfarë lloj librash shkruan një baba, që rri nudo para vajzës së vet 10 vjeçare…

    SKENA NGA FILMI

    Përshkrimi që filmi ka në platformën Tring
    Një grua e pabesë
    Dramë; Jeff Bridges, Kim Basinger, Jon Foster; Një film sa tragjik, aq edhe komik, i përshtatur në bazë të romanit me titullin “The door in the floor”. Ngjarjet zhvillohen në Ist Hempton, në Nju Jork. Në qendër të tyre është jeta e autorit të librave për fëmijë, Ted Kole dhe gruas së tij të bukur, Marlonës.
    /ZËRI 

  • Ndihmoi të birin të fshihte trupin e vajzës shqiptare, nëna e vrasësit të Ilaria Sulës dënohet vetëm me 2 vite burg

    Ndihmoi të birin të fshihte trupin e vajzës shqiptare, nëna e vrasësit të Ilaria Sulës dënohet vetëm me 2 vite burg

    Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se e ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e së resë pas krimit të 26 marsit. Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor.
    Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit. I ati i Ilarias, Flamur Sula, e quajti vendimin “të padrejtë”.
    “Për ne, kjo nuk është drejtësi,” u shpreh ai. “Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi.”

  • Horror familjar/ 53-vjeçari dënohet për abuzimin e vajzës 3-vjeçare, nëna e miturës vdes pas denoncimit

    Horror familjar/ 53-vjeçari dënohet për abuzimin e vajzës 3-vjeçare, nëna e miturës vdes pas denoncimit

    Një baba 53-vjeçar u shpall unanimisht fajtor për akte seksuale kundër vajzës së tij tre vjeçe e gjysmë.
    Gjykata e Apelit Kretë, në Hania të Greqisë, e dënoi me 5.5 vjet burg. Pavarësisht provave dhe 14 raporteve të ekspertëve që konfirmonin abuzimin, i pandehuri vazhdoi të mohonte gjithçka.

    Në gjyq u paraqitën të gjitha mendimet e ekspertëve, dëshmitë e ekspertëve dhe dëshmia e dados, e cila kishte vëzhguar sjelljen e fëmijës gjatë së njëjtës periudhë.
    Psikiatrja e fëmijëve iu referua në detaje veprimeve që babai kreu kundër vajzës së vogël, si dhe asaj që ai e detyroi të bënte, duke theksuar se simptomat e saj nuk mund të shpjegohen me “shpëlarje truri”. Prokurorja ishte kategorike në bindjen e abuzimit sipas ekspertimit.
    Gjithashtu u raportua se nëna ishte vetë viktimë e abuzimit nga 53-vjeçari, një rast për të cilin i pandehuri ishte dënuar tashmë. Ankesa e vonë iu atribuua varësisë së plotë emocionale të gruas nga autori i krimit, gjë që vërehet shpesh tek viktimat e abuzimit. Duket se dhimbja e madhe që përjetoi i kushtoi edhe jetën.
    Pas vdekjes së papritur të nënës, fëmija jeton me tezen e tij, e cila mori pjesë në gjyq si palë civile, informon media greke.
    Nga ana e mbrojtjes, avokati i të pandehurit foli për “mosmarrëveshje civile” dhe u përpoq t’i atribuonte ankesat “psikopatologjisë” së nënës, një pretendim që gjykata e hodhi poshtë plotësisht.

  • Greqi/ Kthesë e fortë në rastin e 14-vjeçares: Mjekët rrëzojnë versionin e vajzës?

    Greqi/ Kthesë e fortë në rastin e 14-vjeçares: Mjekët rrëzojnë versionin e vajzës?

    Çështja e 14-vjeçares shqiptare në Menidi ka marrë përmasa të reja, pasi e mitura u paraqit të premten në mëngjes në komisariat, duke pretenduar se kishte sjellë me vete fetusin që, sipas saj, kishte humbur pas një dhune të ushtruar nga e ëma. Ajo mbante një gazetë brenda së cilës pretendonte se ndodhej fetusi.
    Sipas mediave greke, pas denoncimit, efektivët grekë u nisën drejt Aspropyrgos, ku arrestuan nënën e vajzës. Më pas, ajo u dërgua në gjykatën e ish-shkollës Evelpidon, ku prokuroria e akuzoi për dëmtime të rënda trupore brenda familjes dhe ndërprerje të paligjshme të shtatzënisë. Çështja është referuar tek hetuesi, ku pritet të jepet dëshmia zyrtare.
    Raporti i parë mjekësor hedh dyshime mbi versionin e së miturës
    Mësohet se mjekët nuk kanë konstatuar shenja që përputhen me dhunën e rëndë të përshkruar nga 14-vjeçarja në dëshminë e saj fillestare. Rezultatet e para kanë ngritur pikëpyetje mbi dinamikën e ngjarjes dhe kanë shtuar paqartësitë rreth asaj që ka ndodhur para se e mitura të paraqitej në polici.
    Familja mohon kategorikisht akuzat!
    Në një intervistë për emisionin Live News, familjarët e vajzës kanë kundërshtuar çdo pretendim për dhunë. Vëllai i saj ka deklaruar se tre muaj më parë 14-vjeçarja ishte larguar papritur nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer, duke thënë vetëm se do të dilte të blinte një sanduiç. Ai theksoi se familja nuk kishte qenë në dijeni të shtatzënisë së saj.
    Sipas tij, kur e ëma kishte tentuar ta vizitonte vajzën, disa persona i kishin dalë përpara, duke krijuar një situatë të tensionuar që më pas përfundoi në polici.
    Edhe i ati ka pohuar se familja e ka kërkuar vajzën për ditë të tëra, madje kishte njoftuar edhe autoritetet. Ai pretendon se nuk ka pasur asnjë konflikt dhe e cilëson raportimin si të pavërtetë. Babai kërkon që gruaja e tij të ekzaminohet mjekësisht për të konstatuar nëse ka ndonjë shenjë dhune.
    Autoritetet greke po përpiqen të rindërtojnë ngjarjen dhe të përcaktojnë nëse deklarimet e së miturës qëndrojnë. Postime të mëparshme të vajzës në rrjete sociale sugjerojnë tensione familjare, por policia ende nuk ka dalë në një përfundim.

  • Horror në Austri! Gjenden në një frigorifer trupat e nënës dhe vajzës, të zhdukura një vit më parë

    Horror në Austri! Gjenden në një frigorifer trupat e nënës dhe vajzës, të zhdukura një vit më parë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë, pasi autoritetet kanë zbuluar trupat e pajetë të një gruaje 34-vjeçare dhe vajzës së saj 10-vjeçare, në një frigorifer të madh, të fshehur në një zonë të izoluar të një dhome magazinimi në një apartament në Innsbruck. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se nëna dhe vajza e saj me origjinë siriane ishin zhdukur që nga korriku 2024 pas një udhëtimi në Dyseldorf.
    Zbulimi, i cili u krye falë hetimeve të reja teknike, forcoi dyshimet ndaj dy vëllezërve të arrestuar që në qershor, njëri prej të cilëve ishte koleg i viktimës dhe dyshohej se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me të.
    Edhe pse të dy burrat pranuan se kishin fshehur trupat, ata mohuan vrasjen, duke pretenduar se bëhej fjalë për një aksident. Gjendja e trupave, të mbajtur për muaj të tërë në frigorifer, e vështirëson përcaktimin e shkakut të vdekjes.
    Gjendja e trupave, të mbajtur për muaj të tërë në frigorifer, sipas ekspertëve e vështirëson përcaktimin e shkakut të vdekjes.
    Hetimet po përqendrohen te rrethanat e zhdukjes, marrëdhënia e gruas me 55-vjeçarin dhe roli i mundshëm i vëllait të tij, pronarit të apartamentit. Ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të jetë vendimtare për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me vrasje apo një ngjarje të ndërlikuar aksidentale.

  • Vrau 42-vjeçarin sepse u bëri foto fëmijëve me kalin e tij, autori pranon se qëlloi turistin në sy të vajzës: Më acaroi se preku kafshën

    Vrau 42-vjeçarin sepse u bëri foto fëmijëve me kalin e tij, autori pranon se qëlloi turistin në sy të vajzës: Më acaroi se preku kafshën

    ‘Ore zotëri, të lutem mos e përkëdhel kalin, se e kanë përkëdhelur shumë veta sot dhe bezdiset kali.” Kjo është dëshmia e Kristo Memës, një ish-i dënuar po për vrasje me 22 vite burgim, i cili shprehet se si e qëlloi në gjaknxehtësi e sipër turistin Keli Hoxha.

    Kjo dëshmi e 63-vjeçarit, që nuk kishte vuajtur asnjë ditë burg për shkak të parashkrimit të veprës, është administruar në fashikullin që TCH disponon, në të cilin tregohet se pronari i kalit e qëlloi për vdekje turistin.
    Vrasësi e ka shpjeguar veten duke thënë se qëlloi në gjaknxehtësi e sipër, mbasi dëgjoi sharje nga turisti, duke shtuar: “Nuk dua të justifikohem për atë që bëra. Por mua më vret fjala se një grusht apo pëllëmbë, dhe kur më fyejnë unë nevrikosem shumë.”
    Ngjarja e rëndë ndodhi në Berat më 28 tetor dhe në dosje rezulton të jenë pyetur edhe familjarët e të ndjerit, i cili jetonte në Angli, mes tyre e ëma dhe bashkëshortja. Kjo e fundit, Vjollcë Haxhia, thotë se e bija pa një kalë të bardhë të lidhur: “Ju afrua dhe pranë kalit nuk kishte njeri dhe vajzës i erdhi keq, tha ‘gjynah, pse është lidhur’. Vajza dhe Keli po e preknin kalin dhe në atë moment doli i zoti: ai tha ‘mos e prekni, nëse do ta prekësh duhet ta paguash’. Keli i tha ‘po ska gjë more burrë, ne thjesht e prekëm’. Personi u acarua dhe filloi të shante, më vonë, kur iu kthyem shpinën dhe u nis të ikte, personi e shau dhe e përsëriti disa herë. Kur e qëlloi, unë nuk e pashë, por pasi e qëlloi, Keli erdhi e më tha: ‘lajmëro ambulancën, se më theri’.”

    Top Channel

  • Vrajsa në kalanë e Beratit, autori pranon se e qëlloi Hoxhën në sy të vajzës: Sharja më vret më shumë se një grusht

    Vrajsa në kalanë e Beratit, autori pranon se e qëlloi Hoxhën në sy të vajzës: Sharja më vret më shumë se një grusht

    ‘Ore zotëri, të lutem mos e përkëdhel kalin, se e kanë përkëdhelur shumë veta sot dhe bezdiset kali.” Kjo është dëshmia e Kristo Memës, një ish-i dënuar po për vrasje me 22 vite burgim, i cili shprehet se si e qëlloi në gjaknxehtësi e sipër turistin Keli Hoxha.
    Kjo dëshmi e 63-vjeçarit, që nuk kishte vuajtur asnjë ditë burg për shkak të parashkrimit të veprës, është administruar në fashikullin që TCH disponon, në të cilin tregohet se pronari i kalit e qëlloi për vdekje turistin.

    Vrasësi e ka shpjeguar veten duke thënë se qëlloi në gjaknxehtësi e sipër, mbasi dëgjoi sharje nga turisti, duke shtuar: “Nuk dua të justifikohem për atë që bëra. Por mua më vret fjala se një grusht apo pëllëmbë, dhe kur më fyejnë unë nevrikosem shumë.”
    Ngjarja e rëndë ndodhi në Berat më 28 tetor dhe në dosje rezulton të jenë pyetur edhe familjarët e të ndjerit, i cili jetonte në Angli, mes tyre e ëma dhe bashkëshortja. Kjo e fundit, Vjollcë Haxhia, thotë se e bija pa një kalë të bardhë të lidhur: “Ju afrua dhe pranë kalit nuk kishte njeri dhe vajzës i erdhi keq, tha ‘gjynah, pse është lidhur’.
    Vajza dhe Keli po e preknin kalin dhe në atë moment doli i zoti: ai tha ‘mos e prekni, nëse do ta prekësh duhet ta paguash’. Keli i tha ‘po ska gjë more burrë, ne thjesht e prekëm’. Personi u acarua dhe filloi të shante, më vonë, kur iu kthyem shpinën dhe u nis të ikte, personi e shau dhe e përsëriti disa herë. Kur e qëlloi, unë nuk e pashë, por pasi e qëlloi, Keli erdhi e më tha: ‘lajmëro ambulancën, se më theri’.”

  • Kushtuar vajzës që i kishte vdekur/Pashko Vasa: Në kujtim të Maries sime

    E njomë, e hijshme, e qeshur,çka kurrënjëherë s’ka ngjarë,këtu nën qiell kaq të ngrohtë,sytë hape për herë t’parë,ti krejt si një meteorëpër pak ditë dhe shkëlqim.

    Ngushëllim ishe për mua,ishe kënaqësia imedhe asaj buzëqeshje engjëjshborxh i kam sa gëzime.Por brenda ’i kohe t’shkurtëru zhduk gjithë ai galdim.

    Ti u zhduke! Ngjyrë e bardhëfytyrën tënde e veshidhe mbi atë buzë të zbehtëkrejt qeshja e qiellit qeshi,dhe qe një brengë zharritësepër shpirtin tim të gjorë.

    Vetë qielli ty të lavetëm gjashtë muaj, t’jetoje,pastaj, si u ktheve n’shpirt,cipën njerëzore e lëshovedhe tash, Mari, mes engjëjshti, prindit i buzëqesh.

    Hale, 11 shtator 1867

    *Kushtuar vajzës së tij e cila i vdiq fare e vogël

    (Shkëputur nga libri Vepra 1 të Pashko Vasës)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PASHKO VASA: S’KA MË SHPRESË… E NDIEJ SE NUK DO TA SHOH KURRË MË!…

    Pashko Vasa, i njohur sidomos me emrin Vaso Pasha, është një ndër udhëheqësit më të hershëm e më të njohur të lëvizjes sonë kombëtare. Ai përpos veprimtarisë patriotike njihet edhe shkrimtar i shquar.

    Vasa botoi më 1890 romanin “Bardha e Temalit” të shkruar frëngjisht, ku përshkruan zakone e doke të jetës shqiptare në sfondin e luftës për çlirim kombëtar.

    Një fragment nga ky roman mund ta lexoni në vazhdim:

    Kur arriti në rrugicën që dilte në fushë, pa prej së largu nja dhjetë burra të mbështetur në murin e shtëpisë së fundit. S’do mend që ata ishin të armatosur gjer në dhëmbë dhe dukeshin se kishin zënë vend që të ruanin kur do të kalonte ai.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Dhunë, shantazh nga ish-i dashuri/ ‘Është njeriu më i poshtër që unë njoh’- Historia e 30-vjeçares nga Shkodra

    Dhunë, shantazh nga ish-i dashuri/ ‘Është njeriu më i poshtër që unë njoh’- Historia e 30-vjeçares nga Shkodra

    Kjo është Alda, një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vogël, që pas mbylljes së një martese të dështuar është njohur me Enin dhe ka vendosur të krijojë një lidhje të re. Partneri, një 35-vjeçar, edhe ai nga Shkodra dhe baba i një vajze, njëlloj si ajo, në fillim shfaqej ngrohtë dhe shumë i kujdesshëm, duke dhënë imazhin e të dashurit model.

    Një raport në distancë, që për shumë çifte është një provë e vërtetë e nëse lidhja është ajo e duhura apo jo, duket se për 30-vjeçaren ishte vetëm nisja e një makthi.

    Alda pranon çdo gjë për hir të dashurisë, duke u kthyer në një kukull të kontrolluar në distancë nga dikush që jeton 2,500 km larg. Por pasi shenjat treguan se partneri po kapërcente çdo limit, ajo vendos të rebelohet.

    Këto biseda bëheshin përditshme, dhe vajza, ndoshta edhe nga insistimi i vazhdueshëm i Enit, vendos ta takojë. Por për shkak të mungesës së një vize për në Angli, destinacioni është një tjetër shtet. Pas këtij takimi dhe qëndrimi disa ditor në Spanjë, që sipas vajzës ishte tepër i forcuar, 35-vjeçari vendos të kthehet bashkë me partneren. Ndoshta me idenë se njëherë do ta ndahej nga ajo, do ta humbte përfundimisht. Këtu, makthi i përjetuar nëpërmjet telefonit kthehet në një realitet të prekshëm.

    Pas një debati të fortë në makinë, Eni nis të dhunojë vajzën. Në realitet, sa menduria e sapokishte nisur, sepse pasi e kishte goditur dhe e kishte lënë në gjendje të fikti, ai vendos ta mbajë të izoluar, nga frika se Alda do të fliste me dikë.

    Duke parë që gjendja fizike e vajzës nuk ishte aspak e mirë, për më tepër që shenjat e dhunës ishin të dukshme në fytyrë, ai bën një veprim që ngre dyshime se kjo sjellje me partneren është diçka e njohur për të.

    (“Shkojmë më bleu një krem pudër, tha, dua kremin më të mirë, me syze.”)

    Pas kësaj ngjarjeje që la shenja jo vetëm fizike, por edhe shpirtërore, Alda kërkon të nisë një kapitull të ri në jetën e saj, larg problemeve që i kishte shkaktuar ky person, por jo për shumë kohë. Pasi Eni arrin të gjejë forma e mënyra për të takuar vajzën, në fakt dhe kësi 30-vjeçarja vendos të merret përpara arsyes, duke i urdhëruar një lidhje që nga ana e saj të mbante vetëm ngarkesat emocionale dhe psikologjike të forta.

    Por gjatë kësaj periudhe afrimi ndodh edhe një ngjarje e papritur, që e bind përfundimisht vajzën se ky person ka probleme serioze, të cilat demonstrohen në mënyrë të frikshme. Në kushtet kur ndihej vërtetë e tmerruar nga këto shpërthime, Alda vendos të largohet për pak ditë nga banesa, por kur kthehet përballet me një tjetër surprizë: Eni kishte vjedhur sendet personale.

    Edhe pse me urdhër mbrojtjeje, vajza nuk ndihej e sigurtë, ndaj vendos të largohet drejt Italisë. Kjo është pjesa e parë e kësaj historie, e nisur me kontroll në distancë dhe e vazhduar me dhunë, presione, shantazhe e kërcënime për vajzën dhe familjarët e saj.

    Në vijim, ky 35-vjeçar që duket se nuk njeh limit ndaj ish-partneres, nis një seri shantazhesh, kësaj radhe në rrjetet sociale.

    (“Ky më datën 17 shtator, me pasaportën time të vjedhur, ka blerë numrin në Shkodër.”)

    Se si ka arritur që me pasaportën e dikujt tjetër të blejë një numër telefoni, regjistruar në emrin e saj, do ta shpjegojmë më vonë, sepse në këtë histori është i implikuar edhe një person tjetër.

    Por mes gjithë kësaj stuhie, ai bën një veprim që ndodh rëndomtë në shoqërinë tonë pas krizës së marrëdhënieve: vendos të hapë rrjetet sociale me fotot intime të vajzës, duke patur vetëm qëllim denigrimin e saj.

    Por ligësia e ish-partnerit nuk mbyllet këtu. Sepse me qëllimin për ta terrorizuar Alda dhe familjen e saj, ai shpik diçka tjetër: bëhet polic për një ditë. Me gjithë këto detaje që vajza ka ofruar, situata është vërtetë jashtë kontrollit, por edhe e vështirë për t’u menaxhuar.

    Për më tepër, ky 35-vjeçar është tepër i kujdesshëm, që arrin të fshijë çdo gjurmë, duke mohuar me forcë këtë lidhje dhe denigrimin e ish-partneres. Por nën një moment të vetëm ai bën një gabim fatal: tek një video chat me ish-partneren, i tregon asaj foton intime që sapo ka publikuar.

    Më në fund, krahas dëshmive të detajuara të vajzës dhe fakteve për përdorimin e numrave të telefonit që i ka blerë dhe regjistruar në emër të saj, kemi identifikuar autorin e shpërndarjes së videos denigrues në rrjetin social.

    Prandaj ka ardhur momenti që bashkë me 30-vjeçaren të bashkojmë forcat me policinë për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij makthi.

    Por edhe në këtë pikë gjërat nuk janë aq të thjeshta, sepse befas Eni bëhet thuajse i pakapshëm. Lëviz mes Shkodrës dhe Tiranës pa na lënë kohë ta gjurmojmë, edhe pse jemi në bashkëpunim të ngushtë me policitë e dy qyteteve.

    Ndërkohë, përpjekjet tona për t’u përballur me këtë shantazhues ende nuk po marrin drejtimin e duhur. Ai jo vetëm nuk ka dalë në takim, ashtu siç shpresonim, por madje ka mbyllur çdo kontakt me vajzën, duke e bërë edhe më të vështirë gjetjen e tij.

    Por pak ditë më vonë, në bashkëpunim me policinë e Shkodrës, po përpiqemi të mësojmë se ku dorëkohet ky dokument: Prokuroria e Lezhës bën të ditur se Eni Halili është thirrur për marrjen në pyetje. Ndaj vendosim ta presim jashtë për të komunikuar me të.

    Ndërsa ne sapo kemi nisur të flasim me 35-vjeçarin, ish-partneri nuk përmbahet dhe tepër e acaruar ndërhyn në bisedë.

    Gjatë gjithë bisedës, ai mohon kategorikisht lidhjen me situatën dramatike që i ka shkaktuar ish-partneres, dhe e bën këtë me një ftohtësi të habitshme.

    Në kushtet kur Eni nuk jep asnjë përgjigje të sinqertë për problemet që i ka shkaktuar vajzës, mendojmë se gjëja më e mirë është të ndalojmë veprimet e tij, për t’i lënë në dorë organet ligjzbatuese.

    Por nuk kemi mbaruar këtu. Në Shkodër na pret një tjetër personazh, që me dashje ose jo, i ka shkaktuar netë pa gjumë 30-vjeçares.

    Bëhet fjalë për punonjësen e një kompanie të telefonisë celulare, e cila, e shtyrë nga Eni, i ka dhënë këtij të fundit kartën e telefonit të regjistruar në emër të Aldës. Kuptohet, pa dijeninë e saj.

    Edhe pse e zënë ngushtë, vajza nuk pranon të ketë qenë bashkëpunëtore me 35-vjeçarin.

    E vërtetë ose jo kjo do ta sqarojnë autoritetet, të cilat kanë nisur hetimin edhe për këtë 20-vjeçare, e cila akuzohet për veprën penale falsifikim vulash, stampash dhe formularësh.

    Ndërkohë, ndaj 35-vjeçarit Eni Halili rëndojnë akuzat: dhunë në familje, veprim në kundërshtim me vendimin e gjykatës, falsifikim dhe mashtrim.

  • Vrasja e vajzës shqiptare në Itali, i dashuri i saj dënohet me 17 vite burg

    Vrasja e vajzës shqiptare në Itali, i dashuri i saj dënohet me 17 vite burg

    Gjykata e të Miturve në Bolonja dënoi me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autor i vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën më 25 tetor 2024, pasi u hodh nga ballkoni i shtëpisë së saj në Piacenza.
    Pas vendimit, motra e viktimës, Viktoria Tila, shpërtheu në dhimbje dhe zemërim, duke reaguar ashpër në rrjetet sociale.
    “Vetëm 17 vite. Një jetë e tërë u shkatërrua. Ky m*t do të dalë nga burgu 30 vjeç dhe ka mundësinë të nisi një jetë të re. Motrën time nuk mund të ma rikthejë askush. Në djall ai dhe lloji i tij. Derra”, shkruan motra e Aurorës.