Tag: vajzën

  • Vrau Petrit Puplën se i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë/ Kërkohet burgim përjetë për Islam Metën

    Vrau Petrit Puplën se i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë/ Kërkohet burgim përjetë për Islam Metën

    Prokuroria e Dibrës ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm për Islam Metën, i akuzuar për veprën penale “vrasje me paramendim”. 
    Islam Meta më datë 22 janar të vitit 2024, ka qëlluar prë vdekje Petrit Puplën, pasi ky i fundit i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë. 
    Petrit Pupla u qëllua nga Meta teksa o ecte në rrugë në fshatin Vig i shoqëruar nga një tjetër person. Pas ngjarjes, autori ka telefonuar vetë policinë dhe është larguar në drejtim të shtëpisë së tij. 
    “Vrau personin që 15 vite më parë i plagosi vajzën, Prokuroria Dibër kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin I.M. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ 
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, kërkon deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit I.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, në dëm të viktimës P.P. 
    Nga hetimet mbi procedimin penal nr.27, regjistruar më datë 22.01.2024, rezultoi se shtetasi I.M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P. i cili ishte duke ecur në fshatin Vig me një tjetër person. Sapo ka kryer aktin, ai ka lajmëruan policinë dhe u largua drejt banesës së tij. 
    Djali i autorit, ka sqaruar se babai i tij kishte konflikt të vjetër me këtë shtetas pasi ai i kishte plagosur me armë vajzën e tij si dhe vajzën e vëllait, veprim për të cilin ai u dënua me 12 vite burgim. Për këtë konflikt, megjithëse viktima kishte kryer dënimin palët nuk ishin pajtuar. Madje, kohët e fundit, para 3-4 muaj para se të ndodhte vrasja, shtetasi I.M. i dërgoi mesazh nëpërmjet dajës së tij, që viktima të mos shkonte më në fshat se nëse do t’i dilte para do ta vriste. 
    Sa më sipër, rezultoi e provuar se i pandehuri I.M. ka konsumuar tërësisht elementet e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, e provuar nga kryerja e veprimeve hetimore. Motivi i kësaj ngjarje kriminale është hakmarrja, pasi viktima ka qëlluar dhe plagosur vajzën e të pandehurit. 
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit I.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, në dëm të viktimës P.P. dhe dënimin e të pandehurit me burgim të përjetshëm”, thuhet në shkresën e Prokurorisë së Dibrës. 
    Prokuroria e Dibrës kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të një personi që në vitin 2024 vrau Petrit Puplën. Ky i fundit i kishte plagosur vajzën autorit disa vite më parë. 
     “Djali i autorit, ka sqaruar se babai i tij kishte konflikt të vjetër me këtë shtetas pasi ai i kishte plagosur me armë vajzën e tij si dhe vajzën e vëllait, veprim për të cilin ai u dënua me 12 vite burgim. Për këtë konflikt, megjithëse viktima kishte kryer dënimin palët nuk ishin pajtuar. Madje, kohët e fundit, 3-4 muaj para se të ndodhte vrasja, shtetasi I.M. i dërgoi mesazh nëpërmjet dajës së tij, që viktima të mos shkonte më në fshat se nëse do t’i dilte para do ta vriste”, tha prokuroria. 
    Sipas organit të akuzës, autori i dyshuar i kësaj ngjarje ka konsumuar tërësisht veprën penale të vrasjes me paramendim. 
    “Motivi i kësaj ngjarje kriminale është hakmarrja, pasi viktima ka qëlluar dhe plagosur vajzën e të pandehurit”, njoftoi prokuroria. 

  • Vrau personin që 15 vite më parë i plagosi vajzën, Prokuroria Dibër kërkon burgim të përjetshëm për autorin 

    Vrau personin që 15 vite më parë i plagosi vajzën, Prokuroria Dibër kërkon burgim të përjetshëm për autorin 

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, kërkon deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit I.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, në dëm të viktimës P.P.

    Nga hetimet mbi procedimin penal nr.27, regjistruar më datë 22.01.2024, rezultoi se shtetasi I.M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P. i cili ishte duke ecur në fshatin Vig me një tjetër person. Sapo ka kryer aktin, ai ka lajmëruan policinë dhe u largua drejt banesës së tij.
    Djali i autorit, ka sqaruar se babai i tij kishte konflikt të vjetër me këtë shtetas pasi ai i kishte plagosur me armë vajzën e tij si dhe vajzën e vëllait, veprim për të cilin ai u dënua me 12 vite burgim. Për këtë konflikt, megjithëse viktima kishte kryer dënimin palët nuk ishin pajtuar. Madje, kohët e fundit, para 3-4 muaj para se të ndodhte vrasja, shtetasi I.M. i dërgoi mesazh nëpërmjet dajës së tij, që viktima të mos shkonte më në fshat se nëse do t’i dilte para do ta vriste.
    Sa më sipër, rezultoi e provuar se i pandehuri I.M. ka konsumuar tërësisht elementet e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, e provuar nga kryerja e veprimeve hetimore. Motivi i kësaj ngjarje kriminale është hakmarrja, pasi viktima ka qëlluar dhe plagosur vajzën e të pandehurit.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit I.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, në dëm të viktimës P.P. dhe dënimin e të pandehurit me burgim të përjetshëm.
     

    Top Channel

  • E pazakontë! Ujku sulmon vajzën 5-vjeçare në Greqi

    E pazakontë! Ujku sulmon vajzën 5-vjeçare në Greqi

    Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në plazhin e Marmaras në Selanik të Greqisë. Një vajzë e vogël, rreth 5 vjeç është sulmuar nga një ujk.
    Siç shkruajnë mediat greke, 5-vjeçarja me origjinë nga Serbia, po luante në plazh rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur ujku e kafshoi dhe i shkaktoi gërvishtje në shpinë.Lexo edhe :Related Posts
    Ka qenë ndërhyrja e nënës së 5-vjeçares dhe të një personi tjetër që sulmuan ujkun me gurë, duke mundur të shpëtojnë fëmijën. E mitura u dërgua në spital për të trajtuar plagët, ndërsa gjendja e saj paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

    Kujtojmë se një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Kosovë disa javë më parë.

  • Përleshje e dhunshme mes dy familjeve në varreza/ Shqiptari godet me lopatë grekun, ofendoi vajzën e mitur

    Përleshje e dhunshme mes dy familjeve në varreza/ Shqiptari godet me lopatë grekun, ofendoi vajzën e mitur

    Një incident i përgjakshëm që la të plagosur rëndë një të ri, teksa u godit me lopatë në kokë, ka ndodhur një ditë më parë në varrezat e Halkidës, në Greqi.
    Protagonisti i sulmit raportohet se është një shtetas shqiptar, i cili pas një debati për motive të dobëta në varrezat e zonës, rrëmbeu një lopatë dhe goditi me të në kokë të riun grek, që po merr aktualisht trajtimin në spital.
    Në sherr raportohet nga “Protothema” se u përfshinë dy familje.
    Shkak i konfliktit ka qenë ngacmimi me fjalë fyese nga ana e grekut për vajzën e mitur të shqiptarit, që ndezi gjakrat dhe denigroi deri në përleshje të dhunshme.
    “Dyshohet se viktima i bëri një vërejtje motrës së mitur të personit tjetër dhe filloi gjakderdhja”, thanë dëshmitarët për policinë.
    Më pas, babai i viktimës, i cili është punonjës i varrezave të Halkidit, sapo pa të birin të plagosur, sulmoi familjen tjetër, duke shkaktuar dëme në automjetet e tyre.
    I riu u dërgua vetë në Spitalin e Halkidës, ku qëndroi gjatë natës për trajtim.
    Në fund, policia mori denoncim nga të dyja familjet për sulm dhe plagosje dhe shoqëroi në Komisariat 7 persona, përfshirë vajzën e mitur të familjes shqiptare.
    Ata u liruan me urdhër verbal të Prokurorit, megjithatë dosja është nën hetim.

  • Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë, trashëgimtarja e mundshme e pushtetit në Korenë e Veriut

    Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë, trashëgimtarja e mundshme e pushtetit në Korenë e Veriut

    Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un thuhet se ka ka sjellë vajzën e tij në Pekin, raportojnë mediat e Koresë së Jugut.

    Shfaqja e Kim Ju Ae do të shtojë spekulimet se ajo mund të jetë trashëgimtarja e mundshme e babait të saj.
    Zyrtarët kinezë, përfshirë ministrin e jashtëm Wang Yi, e përshëndetën udhëheqësin e Koresë së Veriut kur ai mbërriti në Pekin, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve.
    Udhëheqësi i Koresë së Veriut thuhet se e falënderoi Xi Jinping për mikpritjen e tij.

    Top Channel

  • Foshnja merret nga e ëma sapo lind, testet e ndaluara për grenlandezët përdoren sërish në Danimarkë

    Foshnja merret nga e ëma sapo lind, testet e ndaluara për grenlandezët përdoren sërish në Danimarkë

     

    Ivana me te bijen

     
    Një nënë e re me prejardhje grenlandeze është ndarë nga foshnja e saj vetëm një orë pas lindjes, pasi autoritetet daneze e vlerësuan si të papërshtatshme për të qenë prind, bazuar në teste psikologjike që janë ligjërisht të ndaluara për njerëz me origjinë nga Grenlanda.
    Ivana Nikoline Brønlund, 18 vjeçe, lindur në Nuuk nga prindër grenlandezë dhe ish-lojtare e ekipit të hendbollit të Grenlandës, solli në jetë vajzën e saj, Aviaja-Luuna, më 11 gusht në një spital afër Kopenhagës, ku jeton me familjen.
    Vetëm një orë pas lindjes, autoritetet komunale e morën foshnjën në kujdestari, duke e vendosur në një familje tjetër. Që nga ajo ditë, Brønlund thotë se ka mundur ta shohë vajzën vetëm një herë, për një orë, pa leje për ta përqafuar apo për t’i ndërruar pelenën.
    Autoritetet e bazuan vendimin në rezultatet e një testi për vlerësimin e kompetencës prindërore (FKU) – një metodë standarde, por shumë e kontestuar, e cila është ndaluar që prej majit 2025 për personat me origjinë grenlandeze, për shkak se është vlerësuar si e padrejtë dhe kulturore e papërshtatshme për komunitetin inuit.
    Megjithatë, autoritetet i thanë Brønlund-it se ajo “nuk ishte mjaftueshëm grenlandeze” që ndalimi i ligjit të zbatohej në rastin e saj, pavarësisht se ajo ka lindur në Grenlandë dhe ka prindër grenlandezë.
    Ministrja daneze e Çështjeve Sociale, Sophie Hæstorp Andersen, reagoi ndaj rastit duke shprehur shqetësim të thellë dhe ka kërkuar një shpjegim urgjent nga komuna e Høje-Taastrup, e cila mori vendimin për ndarjen e foshnjës nga nëna. “Ligji është i qartë – testet standarde nuk duhet të përdoren në raste që përfshijnë familje me sfond grenlandez,” deklaroi ajo.
    Rasti ka shkaktuar protesta në Grenlandë, ndërkohë që tubime të tjera janë paralajmëruar në qytete si Nuuk, Kopenhagë, Reykjavík dhe Belfast, ku mbështetësit kërkojnë drejtësi për Brønlund dhe kthimin e vajzës së saj.
    Autoritetet lokale kanë pretenduar se ndarja ishte e nevojshme për shkak të traumës që Brønlund ka kaluar në të shkuarën, pasi është abuzuar seksualisht nga babai i saj adoptues, i cili tashmë ndodhet në burg. 
    Autoritetet lokale filluan testimin e saj në prill, pas një njoftimi të bërë në janar se ndalimi i këtyre testeve do të hynte në fuqi. Testet përfunduan në qershor, në një kohë kur ligji tashmë ishte në fuqi. Brønlund u informua tre javë para lindjes se fëmija i saj do t’i merrej.
    Komuna ka refuzuar të komentojë, duke thënë se është e detyruar të ruajë konfidencialitetin. Megjithatë, ka pranuar se ka pasur mangësi në procedurat e ndjekura dhe ka deklaruar se po përpiqet të sigurojë respektimin e të drejtave ligjore të familjes dhe të gjejë “zgjidhjen më të mirë të mundshme”.
    Brønlund i tha The Guardian:“Nuk doja të lindja, sepse e dija çfarë do të ndodhte më pas. E mbaja foshnjën pranë vetes kur ishte ende në bark, ishte mënyra e vetme për të qenë afër saj. Ishte një kohë jashtëzakonisht e vështirë dhe e tmerrshme.”
    Ajo tha se takimi i saj i parë me vajzën, këtë javë, u ndërpre para kohe, sepse foshnja dukej e lodhur dhe e mbistimuluar.
    “Zemra m’u thye kur punonjësja mbikëqyrëse ndaloi takimin. U ndjeva shumë keq, qava jashtë dhe në makinë. U desh të largoheshim shumë shpejt,” tha ajo me lot në sy. “Zemra ime është e thyer. Nuk e di çfarë të bëj pa të.”
    Brønlund lejohet ta shohë vajzën e saj vetëm një herë në dy javë, për dy orë, dhe gjithmonë nën mbikëqyrje. Apeli i saj do të dëgjohet më 16 shtator.
    Nëna adoptuese e Brønlund, Gitte, e cila është gjysmë grenlandeze dhe ka jetuar në Grenlandë deri në moshën 37-vjeçare, tha:“Ndihesh sikur nuk ke të drejtë të kesh një traumë nëse do të bëhesh nënë.”
    Aktivistët kanë bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga qeveria daneze për të ndihmuar Brønlund. Dida Pipaluk Jensen, një nga organizatoret e një proteste të planifikuar jashtë ambasadës daneze në kryeqytetin islandez më 18 shtator, e quajti përdorimin e këtyre testeve ndaj njerëzve me prejardhje grenlandeze si “tronditës”.
    Protestuesit kanë shprehur mbështetje edhe për një tjetër nënë grenlandeze, Keira Alexandra Kronvold, rasti i së cilës shkaktoi reagim të madh ndërkombëtar pasi autoritetet daneze i morën vajzën Zammi dy orë pas lindjes. Ato vazhdojnë të jenë të ndara edhe sot.
    Duke folur për rastin e Brønlund, Jensen tha: “Një nga arsyet që komuna dha për marrjen e vajzës ishte trauma e kaluar në jetën e Ivanës. Por kjo është kaq e padrejtë, nuk mund ta ndëshkosh për diçka që nuk është faji i saj.” 
    Në Danimarkë, testet për vlerësimin e kompetencës prindërore (Forældrekompetenceundersøgelse – FKU) përdoren nga autoritetet sociale për të vlerësuar nëse një prind është i aftë të kujdeset për fëmijën e tij. Këto teste përfshijnë intervista, vëzhgime, analizë të historikut personal dhe vlerësime psikologjike. Edhe pse synimi i tyre është mbrojtja e mirëqenies së fëmijës, ato janë kritikuar për mënyrën e përdorimit, sidomos ndaj prindërve me prejardhje grenlandeze, pasi nuk marrin parasysh sfondin kulturor dhe shpesh penalizojnë ata që kanë përjetuar trauma. Për këtë arsye, Danimarka ndaloi përdorimin e tyre në mënyrë standarde për qytetarët me sfond grenlandez, duke kërkuar që në këto raste të përdoret një njësi e veçantë këshilluese, e quajtur VISO./ZËRI

  • Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi! 40-vjeçari që vrau gruan përballet me vajzën në gjykatë: Isha i hutuar, nuk doja të bëja

    Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi! 40-vjeçari që vrau gruan përballet me vajzën në gjykatë: Isha i hutuar, nuk doja të bëja

    Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi vijon të zhvillohet me detaje të reja tronditëse.

    40-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij 36-vjeçare para syve të fëmijëve të tyre në Volos, u paraqit këtë të diel në gjykatë.
    I pyetur nga gazetarët për motivin e krimit dhe nëse shprehte pendesë, ai nuk dha asnjë përgjigje, duke qëndruar i heshtur me kokën ulur. Brenda ambienteve të gjykatës, ai është përballur me vajzën e tij 18-vjeçare, të cilës sipas raportimeve i ka thënë: “Isha i hutuar, nuk doja ta bëja”, raportojnë mediat greke.

    Prokuroria greke ka ngritur ndaj tij akuza për vrasje me dashje. Ndërkohë është urdhëruar nisja e një hetimi social për të përcaktuar kujdestarinë e fëmijëve të mitur të çiftit, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e të afërmve të nënës.

    Në lidhje me autorin, autoritetet do të hetojnë gjithashtu një shtrim të mëparshëm në spital psikiatrik, i ndodhur në qershor, për të kuptuar rrethanat e daljes së tij.
    Pas vrasjes, 40-vjeçari u arratis dhe qëndroi i fshehur për më shumë se 24 orë, derisa u kap nga policia i strehuar në një bar të braktisur rreth 200 metra larg banesës së tij. Ai kishte ndërruar rrobat, dyshohet se i kishte gjetur në kazanët e mbeturinave, dhe nuk kishte me vete as telefonin celular e as armën e krimit.
    Sipas dëshmive të fqinjëve dhe forcave të rendit, gjatë arrestimit ai u shpreh: “Ajo po më tradhtonte. E bëra mirë. E meritonte. Nuk pendohem për asgjë.”
    Megjithëse autoritetet theksojnë se çifti nuk kishte histori të raportuar dhune në familje, 40-vjeçari rezulton të ketë pasur kontakte të mëparshme me policinë.
    Ndërkohë që nesër pritet të kryhet autopsia-mjekoligjore e viktimës, nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Selanik, ku është transferuar trupi.

    Top Channel

  • “Nuk doja ta bëja, isha i…”/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi takon vajzën 18-vjeçare në gjykatë

    “Nuk doja ta bëja, isha i…”/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi takon vajzën 18-vjeçare në gjykatë

    Pandi Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij Marjola Nakolecit, 36-vjeçe para fëmijëve të tyre në Volos u paraqit të dielës para gjykatës.
    Sapo mbërriti, gazetarët e pyetën “Pse e bëre?” dhe nëse pendohej, megjithatë, ai qëndroi i heshtur dhe me kokën ulur.
    Mediat greke shkruajnë se brenda gjykatës, ai takoi vajzën e tij 18-vjeçare, së cilës thuhet se i tha: “Isha i hutuar, nuk doja ta bëja”.
    Prokurori ngriti një padi penale kundër tij për vrasje me dashje kundër një viktime të dhunës në familje.
    Më pas, oficeri hetues i dha atij një afat për të kërkuar falje të martën në orën 10:00.
    Zyra e prokurorit urdhëroi një hetim social për fëmijët e mitur të çiftit se ku duhet të çohen. Deri më tani, ata po qëndrojnë me të afërmit e nënës.
    Pas vrasjes së bashkëshortes, 40-vjeçari u fsheh për më shumë se 24 orë, duke u përpjekur t’i shmangej arrestimit. Megjithatë, ai u gjet i fshehur në barin e një parcele toke, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një parking të vjetër.
    Dëshmitarë okularë dhe fqinjë raportuan se gjatë arrestimit ai po i bërtiste policisë se e kishte vrarë gruan e tij sepse ajo po e tradhtonte. “Ia bëra mirë. Ajo e meritonte këtë. Nuk pendohem për asgjë”, dyshohet se ishin fjalët e para të vrasësit 40-vjeçar.

  • U kap me kokainë, Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës

    U kap me kokainë, Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës

    Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, e ndaluar më 21 gusht nga forcat “Shqiponja” në Vorë, gjatë një kontrolli rutinë.
    39-vjeçarja, e njohur gjithashtu si Marina Fara, u kap me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj. Para trupës gjykuese, Kapurani deklaroi mes lotësh se substanca narkotike ishte për përdorim vetjak. Megjithatë, gjykata vendosi që ajo të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.
    Ky nuk është rasti i parë ku emri i saj lidhet me drejtësinë. Më parë, Marina Fara ishte përfshirë në përgjimet e operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona, ndërsa dyshimet përfshinin ndihmën e mundshme për arratisjen e dy të dyshuarve për trafik narkotikësh.
    Aktualisht, hetuesit po verifikojnë nëse ndalimi i fundit lidhet me episodet e mëparshme apo nëse kemi të bëjmë vetëm me përdorim personal, siç pretendoi ajo para gjykatës.

  • E rëndë/ Rrëmbehet vajza para shtëpisë, kalimtari ndjek autorin dhe rikthen vajzën te familja

    E rëndë/ Rrëmbehet vajza para shtëpisë, kalimtari ndjek autorin dhe rikthen vajzën te familja

    Një vajzë e mitur mësohet se është rrëmbyer mbrëmë në rrugën “Arben Hajdaraj” në fshatin Shaptej të Deçanit.
    Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. Fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur rrëmbimi i vogëlueshes para banesës së saj ka qenë një kalimtar i cili ka ndjekur mjetin e autorit.
    Ai ka arritur të marrë vajzën dhe ta rikthejë tek familjarët. Raportohet se e mitura vuan nga probleme të shëndetit mendor. Autori është arratisur dhe policia ka nisur hetimet për kapjen e tij.
    Policia ka gjetur dhe sekuestruar makinën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes. E mitura është dërgar në spital por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime fizike.