George Gannon, i ati i 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, e cila humbi jetën në 20 gusht të vitit 2022, pas një zhytje me bombola oksigjeni në bregdetin e Sarandës, vijon të kërkojë drejtësi për vajzën e tij.
Duke folur ekskluzivisht për emisionin ‘Në Kohë Reale’ në RTSH1, Gannon ka rrëfyer kalvarin e gjatë për të kuptuar atë që kishte ndodhur me vajzën e tij.
Ai tha se kishte kaluar 2 vite në policinë dhe prokurorinë e Sarandës për të gjetur drejtësi për vajzën e tij ndërsa akuzon Saimir Kushovën për vrasjen e së bijës.
Midis të tjerave, ai tregoi se ishte dhunuar fizikisht në Shqipëri nga njerëzit e Kushovës, të cilët i konsideroi si mafie.
“Po, ai e dinte që unë isha në Shqipëri. Gjithë miqtë e tij në Shqipëri që janë si si mafia e dinin që unë isha në Shqipëri. Çështja është që ai po vuan 15 vite në Norvegji dhe kur unë e akuzova atë për vrasjen e vajzës sime, unë nuk e di se sa mund të vuajë më pas. Njerëzit nga Brazili ende po kërkojnë paratë për drogën që kanë dërguar atje. Nëse ai përfundon në burg në Shqipëri pas dënimit në Norvegji ai nuk do të dalë asnjëherë nga burgu”, tha Gannon.
Pjesë nga intervista:
Si të erdhi njoftimi që Rebeka kishte ndërruar jetë?
Isha në shtëpi me familjen, isha me time shoqe dhe me fëmijët e mi, dhe na erdhi policia angleze. Trokitën në derën e shtëpisë sonë dhe na thanë se vajza jonë kishte ndërruar jetë në Sarandë. Më pas u largova nga Anglia dhe erdha për në shtëpi për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Duhej të merrnim trupin e saj nga Shqipëria për në Angli. Dhe kryem varrimin e saj në Angli dhe pastaj u kthye përsëri në Shqipëri, në Sarandë dhe kam kaluar 2 vjet, 2 dimra, 2 pranvera, 2 vera, vjeshtë, duke trokitur në policinë dhe prokurorinë e Sarandës. Kjo më mori 2 vjet që të bëja prokurorin të kuptonte situatën. Këtu kam 1 mijë faqe për t’i shpjeguar prokurorit se cila është si çështje.
A e takove ndonjëherë Saimir Kushovën?
Jo, në atë kohë ai ishte në burg në Sarandë. Pastaj u lirua me kusht dhe më pas u largua së bashku me të shoqen. Ai refuzoi të më shikonte. E shoqja e tij tha se do ta takonte por nuk mund të vinte. Më pas policia i tregoi se ai duhej të paraqitej 2 herë në javë në polici si masë paraqitje. Shkova te prokurori për t’u siguruar nëse ai vazhdonte të shkonte rregullisht në stacionin e policisë.
Kur u kuptove kur ai paraqitej në polici?
Pas një viti. Ai e kishte thyer paraqitjen me kusht dhe policia nuk e dinte që ai ndodhej në Norvegji. Pastaj më vonë, kuptova që ai ishte dënuar në Norvegji për 15 vite për trafik kokaine nga Brazili.
Pra, ai gjendet i dënuar në Norvegji dhe ti nuk ke mundësi ta takosh edhe për ta pyetur se çfarë ndodhi atë ditë…
Është çështja më e madhe e drogës që ka ndodhur ndonjëherë në Norvegji…
Çfarë kuptove nga ngjarja e vajzës tënde, çfarë të thanë prokurorët atë ditë dhe çfarë zbulove ti më vonë?
Zbulova, që sipas këtij dokumenti këtu, ku kjo kompani ndërmori këtë ekskursion në Shqipëri, thotë që ishte e vetmja kompani që e lejonte qeveria që të bënte zhytje në Shqipëri. Ishte diçka e ligjshme ajo që kryente, ishte nga Federata e Zhytjes Shqiptare.
George, ti ke thënë për mediat ndërkombëtare se je dhunuar fizikisht paçka se unë kur të pyeta a ke takuar Saimir Kushovën, më the që nuk e ke takuar atë më parë, çfarë ka ndodhur, ku jeni sulmuar?
Po, ai e dinte që unë isha në Shqipëri. Gjithë miqtë e tij në Shqipëri që janë si si mafia e dinin që unë isha në Shqipëri. Çështja është që ai po vuan 15 vite në Norvegji dhe kur unë e akuzova atë për vrasjen e vajzës sime, unë nuk e di se sa mund të vuajë më pas. Njerëzit nga Brazili ende po kërkojnë paratë për drogën që kanë dërguar atje. Nëse ai përfundon në burg në Shqipëri pas dënimit në Norvegji ai nuk do të dalë asnjëherë nga burgu.
Tag: vajzën
-

E bija 29-vjeçare vdiq në Sarandë, flet babai i Rebekës: Vajzën ma kanë vrarë, ja cili është fajtori
-

Ngjarja tragjike në Maliq, flet dëshmitarja që dha ndihmën e parë: Vajza po qante në oborr, djalin e gjetëm të shtrirë
Xhemile Kapari ishte dëshmitarja e parë e ngjarjes tragjike në Maliq, e cila dha ndihmën e parë për vajzën e mitur, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT.
Ajo tregon se vajzën e gjeti duke qarë në oborr, djali ishte i shtrirë barkas, ndërsa trupi i nënës ndodhej brenda në banesën që ishte mbuluar nga tymi pa shenja jete.
“Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo vajza qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë. Thërras komshiun lart dhe i them: ‘Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur’. Më dridhej trupi, nuk shikoja dot. Kur vajtëm, komshiu tha: ‘Kjo është e djegur! Si ka mundësi, është në mes të oborrit’.
Hapëm derën me këmbë. Djali ishte i shtrirë barkas, me këmbë dhe krahë hapur. Thashë ka vdekur. Nuk e dinim që edhe nëna ishte brenda e gjeti policia dhe zjarrfikësja.
Vajtëm dhe ngritëm vajzën, ishte një kuvertë atje jashtë dhe e mbështollëm. Asaj i binin flokët dhe kishte plagë nga djegiet. Ata ishin me autizëm vajza nuk fliste, as nuk ecte, ndërsa djali ecte por nuk fliste.
Djali ishte i vdekur që në korridor, ndërsa vajza po qëndronte ulur. Nëna ishte brenda. Kishin vështirësi ekonomike, me dy të sëmurë në shtëpi kempi, 200 mijë lekë nuk u mjaftonin. I ndihmonim dhe i flisnim të ëmës, se ishin dy, një s’e mban dot, jo më dy të sëmurë. Ndihmohej, por me aq lekë sa merrnin, as për pampersa nuk u dilnin. Djalin e çonte në një qendër, ndërsa vajzën jo.”Top Channel
-

Tragjedia në Maliq, fëmijët po luanin me shkrepëse, nëna nxori vajzën dhe u rikthye për djalin, por humbën jetën të dy
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Maliqit mesditën e djeshme, ku një 40-vjeçare dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Viktimat janë Merjeme Azizllari, 40 vjeç, dhe djali i saj, L. Azizllari.
Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë asfiksia nga tymi. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare ndodhet në QSUT, në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie të shumta në trup.
Gazetari i “Vizion Plus”, Tonin Frroku, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Live në Mëngjes” nën moderimin e Brikena Priftit dhe Florian Agalliut, ndau detaje të reja mbi ngjarjen.
Sipas tij, dy fëmijët ishin vetëm në banesë dhe dyshohet se po luanin me shkrepëse në momentin kur shpërtheu zjarri. Nëna ndodhej te fqinjët dhe, kur është kthyer, ka gjetur banesën e mbuluar nga tymi.
Ajo arriti të nxjerrë vajzën jashtë, por kur u rikthye për të shpëtuar djalin, fatkeqësisht mbeti e bllokuar brenda dhe humbi jetën së bashku me të birin.
Gazetari Tonin Frroku: Fëmijët kanë qenë duke luajtur me shkrepëse, ndërsa nëna ka qenë të fqinjët. Kur është kthyer ka parë shtëpinë të mbushur me tym. Ka mundur të nxjerrë vajzën jashtë dhe më pas është rikthyer për të nxjerrë djalin, por nuk ka mundur. Vajza e kishte të vështirë lëvizjen, pasi kishte probleme me ecjen. Të dy fëmijët ishin me spektrin e autizmit. Fqinjët thonë se herë pas here vajza lëvizte me karrocë. Kanë qenë fqinjët që kanë bërë të mundur nxjerrjen e nënës dhe djalit. Vajza ka plagë të shumta për shkak të flakëve. Ndërsa nëna dhe djali kanë pasur shumë pak plagë dhe vdekja e tyre ka ardhur nga asfiksia. -

Julia Roberts: Filmi që e frymëzoi vajzën e saj adoleshente të ndalonte përdorimin e celularit
Prindër të tjerë janë në negociata të vazhdueshme me fëmijët e tyre për të kufizuar përdorimin e telefonave celularë, por për Julia Roberts gjërat kanë qenë jashtëzakonisht më të thjeshta, të paktën kur bëhet fjalë për vajzën e saj, Hazel.
Aktorja 57 -vjeçare, duke folur për New York Times për të promovuar filmin e saj të ri “After the Hunt”, iu referua ndikimit që një film klasik i vitit 1986 , “Stand By Me”, pati te Hazel, tani 20 vjeç, disa vite më parë.
Le të kujtojmë se “Stand By Me” është një film për rritjen e fëmijëve me regji nga Rob Reiner, me aktorët kryesorë Jerry O’Connell, Wil Wheaton, River Phoenix dhe Corey Feldman, të cilët luajnë rolin e një grupi miqsh të cilët, në vitin 1959, shkojnë në kërkim të një trupi të vdekur.
“Mendoj se njerëzit nuk e kuptojnë sa shumë u mungon të folurit”, tha aktorja, e cila ka një fëmijë tjetër, 18-vjeçarin Henry Daniel, me bashkëshortin e saj, Danny Moder.
Ky mendim i kujtoi kohën kur kishte parë filmin “Stand by Me” me Hazel dhe, më pas, ishte habitur nga reagimi i vajzës së saj. “Ajo më tha, do të ta jap celularin tim. Unë i thashë, në rregull, çfarë do të bëj me të? ”Pastaj, vajza e saj i tha, “Thjesht mbaje. Nuk e dua. Duke parë atë film, mendova se nëse ata djem do të kishin celularë, nuk do të flisnin me njëri-tjetrin në atë mënyrë. Ata nuk do të shkonin thjesht të kërkonin të vdekurin, por do të uleshin rreth zjarrit dhe do të ndanin histori.” Ishte një moment zgjimi i madh për vajzën e saj, duke konfirmuar fuqinë e kinemasë, veçanërisht me fëmijët, megjithëse jo vetëm.
Megjithatë, ata gjithmonë i trajtonin pajisjet dixhitale me kujdes në shtëpinë e tyre kur fëmijët e tyre ishin më të vegjël, siç tha Roberts në një intervistë të mëparshme: “Ne kishim disa rregulla të thjeshta si një stacion karikimi ku të gjithë i lënë telefonat e tyre kur vijnë në shtëpi. Dhe ne definitivisht nuk ulemi në tavolinë me telefonat tanë.” -

Kastro Zizo rrëfen me dhimbje: Vajza ime është në spektrin autik, nuk më lejuan ta shihja për 10 vite
Këngëtari dhe artisti Kastro Zizo ka ndarë një rrëfim tronditës mbi marrëdhënien me vajzën e tij dhe betejën ligjore për të qenë pranë saj, pasi i është mohuar kontakti për më shumë se një dekadë. Në një deklaratë per Top Albania Radio, Zizo zbulon se vajza e tij, tashmë 13 vjeçe, është në spektrin autik, një fakt që ai e ka mësuar vetëm pas shumë vitesh shkëputjeje të detyruar. Artisti pohon se për rreth 10 vite nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me të bijën, e cila është rritur në kushte që ai i cilëson “të tmerrshme”.
“Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj,” – shprehet Kastro.
Ai shton se është në një proces ligjor për të rregulluar marrëdhënien me vajzën, dhe se kjo betejë është më shumë sesa një çështje prindërore, është një përballje me padrejtësinë.
“Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë.”
Ai rrëfen gjithashtu se ka udhëtuar vetë drejt Prishtinës për të mësuar mbi situatën e vajzës, pas informacioneve nga shërbimet sociale.
“Vajza është marrë nga unë në kushte të tmerrshme. Shkova në Prishtinë, u lajmërova nga shërbimet sociale, jetonte me të ëmën”. -

“Do martoj vajzën, jam i lumtur”, biseda e fundit të gjyqtarit Astrit Kalaja para se të ekzekutohej: Mezi pres atë ditë
Gjyqtari Astrit Kalaja, u ekzekutua dje nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit, i cili humbi jetën pas atentatit.
Vrasja ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore, ku përveç gjyqtarit janë plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor.Një koleg i gjyqtarit Kalaja ka rrëfyer bisedën e fundit që bëri me të, para seancës që rezultoi fatale për të.
“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë,” ishte shprehur ai.
Gjyqtari Kalaja u qëllua me tre plumba dhe ndërroi jetë në vend. Pas krimit, autori doli nga ambientet e Gjykatës dhe pa u larguar shumë, iu dorëzua një patrulle policie duke i treguar gjithçka që kishte ndodhur.
-

“Do martoj vajzën, jam i lumtur”/ Zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Kalaja para se të vritej: Mezi pres…
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, tronditi opinionin publik.
Një gjyqar ka rrëfyer për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha bisedën e fundit me Astrit Kalaja, para seancës që do të ishte e fundit për të.
“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”-ishin fjalët e gjyqtarit.
Ka diskutime që ceremonia e pëcjelljes për në banesën e fundit të gjyqtarit që u vra në krye të detyrës të bëhet ceremoni shtetërore ditën e mërkurë.Top Channel
-

6 herë operim vetëm 3 muajshe, historia e trishtë në “Për shqiptarët”, familjarët bëjnë apel për ndihmë
Historia e radhës në emisionin “Për Shqiptarët” është e një vajze të vogël, vetëm 3 muajshe, por që i është dashur të kryejë 6 ndërhyrje kirugjikale.
Kurdo që mundet, Alketa ndodhet në reanimacion, pranë inkubatorit të të bijës Mihanës. Aty përkëdhel vajzën dhe qan me dënesë.
“Ma dikton zemra sa herë goca qan brenda në spital, mua më dhemb zemra… them me vete, e ka goca një problem, e ka një dhimbje… e shoh time bije duke u përpëlitur në inkubator. Më këputen duart e këmbët. Lotët më shkojnë 7 palë… atë vend e kam larë me lot, duke qarë për Mihanën.”-thotë Alketa në emisionin “Për Shqiptarët”.
Mihana vogël ka nevojë për kurim jashtë shtetit.
Me zërin që i dridhet, Alketa thotë se në Shqipëri e bija nuk ka më asnjë shpresë… se shpirtin të bijës, po ia mbajnë me serume.
“Para se të lindte goca, gjithmonë e mendoja, të më sillte i madhi Zot një vajzë. Që prej shtatzanisë, kur mësuam se kishim vajzë, djali më pyeste, si do t’ja vëmë emrin. I thashë Mihana… ne nuk mund të rrimë më dot pa vajzën… na sheh në sy, më sheh mua, sheh të atin.
Ne mbetëm nëpër stola që 3 muaj, me batanije. Këtu flemë… për Muhanën nuk ka më jetë këtu. E mbajnë me serume, për t’i mbajtur shpirtin. Unë doja ta kisha në shtëpi, të qeshte aty, por ajo është akoma në inkubator, duke qarë… kërkon ndihmë. Unë nuk mundem ta shpëtoj dot vajzën. Zemra ime do, por nuk mundem…”-thotë nëna e Mihanës.Top Channel
-

E mashtruan duke i thënë se do të vizitonte gjyshen dhe…/ Droguan e dhunuan vajzën që të martohej, arrestohen dy prindërit
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rimini të Italisë, ku dy prindër janë arrestuar pasi kanë dhunuar vajzën e tyre, pasi kjo e fundit nuk pranoi të martohej.
Mediat italiane shkruajnë se çifti janë me origjinë nga Bangladeshi dhe se vajza duhej të kthehej në vendin e origjinës.
Sipas autoriteteve italiane, prindërit, nëna 42 vjeç dhe babai 55, e kishin izoluar, dhunuar dhe droguar vajzën, duke e detyruar të pranonte një martesë të organizuar në Bangladesh. Arrestimi u bë të martën në mbrëmje, me urdhër të gjyqtarit hetues Raffaele Deflorio, me kërkesë të Prokurorisë së Riminit dhe me miratim nga Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio.
E mashtruan për të udhëtuar drejt martesës së detyruar
Hetimet e karabinierëve të Riminit zbuluaan se vajza, e cila kishte mbërritur në Itali që në moshën 7-vjeçare, ishte mashtruar nga prindërit për të udhëtuar në dhjetor të vitit të kaluar drejt Bangladeshit. Ata i kishin thënë se do të vizitonin gjyshen e sëmurë, por në realitet kishin planifikuar një takim me një burrë 10 vite më të madh se ajo, me të cilin donin ta martonin me çdo kusht.
Pasi mbërriti në Daka, vajzës iu morën dokumentet dhe karta e kreditit. U mbajt nën vëzhgim të vazhdueshëm, u kërcënua, u keqtrajtua dhe u detyrua të marrë ilaçe për të nxitur shtatzëninë dhe qetësues për t’i thyer vullnetin.
Shpëtimi përmes një mikeshë dhe një qendre antidhunë
Edhe pse nën presion të jashtëzakonshëm, vajza kishte arritur të marrë fshehurazi pilula kundër shtatzënisë. Me ndihmën e një shoqeje, ajo kishte kontaktuar një qendër këshillimi për shëndetin e grave dhe më pas një qendër antidhunë, e cila e vuri në kontakt me karabinierët dhe Prokurorinë në Itali.
Për shkak të vështirësive për të mbetur shtatzënë, prindërit kishin pranuar të ktheheshin për një periudhë në Itali. Në prill të këtij viti, sapo zbarkoi në Aeroportin e Bolonjës së bashku me prindërit, vajza u mor menjëherë në mbrojtje nga karabinierët dhe u dërgua në një vend të sigurt.
Prindërit e saj u arrestuan në banesën ku jetonin dhe u vendosën në arrest shtëpie. Ata ndodhen në dispozicion të autoriteteve gjyqësore dhe mbrohen nga avokatja Valentina Vulpinari.
Rasti ka tronditur opinionin publik në Itali, duke rihapur debatet mbi martesat e detyruara dhe kontrollin patriarkal brenda disa komuniteteve emigrante. Autoritetet italiane theksojnë se vajza tregoi guxim dhe forcë të jashtëzakonshme për të shpëtuar vetë dhe për të denoncuar prindërit.Top Channel
