Tag: vajzën

  • Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, nëna e 33-vjeçarit: Djali s’kishte lidhje me vajzën, ajo sajoi të gjitha mesazhet

    Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, nëna e 33-vjeçarit: Djali s’kishte lidhje me vajzën, ajo sajoi të gjitha mesazhet

    Ka kaluar një vit nga vrasja e Erion Pelivanit në Greqi nga kunati i tij, Fatmir Tarellari, pasi kishte dyshime se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij që prej moshës 9 vjeçare.
    Por hetimet e fundit kanë zbuluar se gjithçka në këtë ngjarje ishte e sajuar nga vajza 19-vjeçare, e cila më në fund ka pranuar para autoriteteve se ka falsifikuar mesazhet që implikonin viktimën.
    Në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24″, nëna  e 33-vjeçarit ka treguar disa detaje të reja.
    Në një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës, nëna , tha se familja po përjeton një dramë të dyfishtë humbjen e të birit dhe zbulimin e të vërtetës së vonuar, që sipas saj, e nxjerr djalin të pafajshëm.
    “Ne në këtë situatë nuk po ndihemi mirë, sepse jemi prindër,” tha ajo, ‘por jemi të qetë sepse drejtësia, më në fund, po vihet në vend. Djali im nuk kishte asnjë lidhje me vajzën. Të gjitha mesazhet që ajo paraqiti dolën të ishin të sajuara. Nuk kishte asnjë provë që e implikonte Erjonin” tha ajo
    E ëma e viktimës theksoi se çdo gjë që 19-vjeçarja kishte deklaruar, ishte ndërtuar mbi gënjeshtra dhe se viktima u përdor për një histori të paqenë. Sipas saj, hetimet nuk kanë gjetur asnjë provë për abuzim, madje as për pretendimet se ngjarja kishte ndodhur kur ajo ishte në moshën 9-vjeçare.
    “Të gjithë telefonat janë në polici. Nuk ka asnjë provë. Vajza komunikonte me persona të tjerë dhe për fajet e saj, ia hodhi djalit tim.” tha ajo
    Nëna tregon me trishtim dhe zemërim se vrasësi, kunati i djalit të saj, e kishte thirrur në një vend të izoluar me pretendimin se i ishte prishur makina, dhe se Erjoni, ndonëse në marrëdhënie të ftohta me të, kishte pranuar të shkonte për ndihmë.
    “I thanë që Fatmiri ishte tek fabrika e çimentos dhe kërkonte ndihmë. Ne e shtymë që të shkonte, edhe pse nuk flisnin më. Ai shkoi, por aty e priste vdekja. Fatmiri e masakroi djalin tim në fytyrë.”
    E prekur thellë, ajo kujton me lot në sy se as nuk iu lejua të shihte trupin e të birit, dhe për herë të parë e pa vetëm një foto gjatë seancës gjyqësore:
    “Në gjykatë pashë fotografinë e tij. E kishte bërë copë. Nuk do ta harroj kurrë.” përfundoi nëna e 33-vjeçarit.

  • Braktis familjen, merr vajzën dhe e lë pa shkollë. Denoncimi i babait

    Braktis familjen, merr vajzën dhe e lë pa shkollë. Denoncimi i babait

    Emisioni “Stop” ndodhet në Qukës të Përrenjasit, ku Ilirjan Çelniku tregon se që në Dhjetor 2024 gruaja e tij Sabria, ikën nga shtëpia me të dashurin. Fillimisht ajo merr dhe dy fëmijët, por më pas Ilirjani arrin të marrë djalin. Tani vajza, që mbeti me të ëmën, ka humbur çdo kontakt dhe nuk shkon në shkollë prej 3 muajsh. Nga ana tjetër Ilirjani thotë se është kërcënuar nga partneri i gruas, Lulzim Biçaku.“Unë isha në Maqedoni, në punë dhe më merr një numër telefoni. I thashë ku je më tha jam në Qerrisht, kam ikur, nuk të dua më. Kishte ikur, mori dhe të dy fëmijët me vete. Shkova mora djalin. Lulzim Biçaku më tha se mua nuk ma ndjen as për polici dhe as për gjë. Vajza është pa shkollë, as telefonata dhe asnjë gjë. Policia nuk më zgjidhi asgjë”, thotë denoncuesi.
    “Stop” shkoi në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Dilaver Nezha” në Qukës dhe drejtoresha Nertila Vasku tha sepas pushimeve të fundvitit, vajza nuk ka shkuar në shkollë.“Zysha kujdestare më thotë që vajza nuk po vjen më në shkollë. Ka që pas pushimeve që nuk po vjen më në shkollë, por shumë pak, ndoshta që pas datës 20 nëna vjen me vajzën në shkollë me pretekstin që do e fus në klasë dhe vetë do iki fshehur sepse ajo nuk më le. Në atë moment kam informuar edhe Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve edhe stacionin e policisë që të vinin duke qenë se ajo donte të ikte dhe ta linte vajzën në shkollë. Vajza në asnjë moment nuk donte që të shkonte në shtëpi. Nuk ishte e lehtë, situata ishte shumë e tensionuar. Ishte një situatë shumë e sikletshme dhe për ne, por bëmë tentativën vetëm për fëmijët. Fëmija është në sistem, unë e kam kontrolluar çdo ditë. Unë nuk transferoj fëmijë, nuk jap më dokumente me ketra sepse nuk ma lejon më ligji dhe fëmijën e transferon vetëm prindi nga e-Albania. Kam folur i kam thënë, që ta transferojë që të mos rrijë pa shkollë, sepse është një fëmijë i vogël dhe duhet të arsimohet me patjetër”, thotë drejtoresha e shkollës.
    Në Bashkinë Përrenjas, punonjësja e mbrojtjes së fëmijëve, Adriana Zoto, tha se ky rast është referuar pranë zyrës në muajin Janar. Sipas saj, vajza është larguar me nënën fillimisht në fshatin Qerrisht dhe pastaj janë shpërngulur për në Durrës.
    Psikologia e shkollës, që ka ndjekur rastin Elisabeta Bardho, shpjegon se në komunikimet, që ka patur, vajza 8-vjeçare përgjigjet si e rritur. Ajo thotë se nënë e bijë kanë pretenduar që janë dhunuar, por një gjë e tillë, nuk faktohet.
    “Kam pasur kontakt me të 2 fëmijët edhe me vajzën edhe me djalin. Po më shumë me vajzën për shkak të moshës dhe bashkëpunimit që më dha, që pretendon vetë fëmija dhe nëna që kanë qenë të dhunuara nga babai. Kjo ka qenë dhe arsyeja që vajza nuk ka pranuar që të kthehet në bashkëjetesë me babain, por do që të rrijë me nënën. Paçka se është pretenduar nga të dyja palët, nuk kam vërtetuar se ka pasur dhunë”, tha psikologia./tvklan.al

  • Familjarët e Iliria Sulës refuzojnë letrën e vrasësit të vajzës së tyre/ ‘Nuk ka ndjesa, kemi 20 ditë që qajmë’

    Familjarët e Iliria Sulës refuzojnë letrën e vrasësit të vajzës së tyre/ ‘Nuk ka ndjesa, kemi 20 ditë që qajmë’

    Babai i Ilaria Sulës, vajza 22-vjeçare shqiptare e cila u vra me thikë në Romë nga ish-i dashuri i saj filipines, Mark Antony Samson, ka reaguar pas lajmit se 23-vjeçari ka dërguar një letër ndjese familjes së tij.

    Ai shprehu se nuk i intereson asnjë gjë në lidhje me autorin e vrasjes së vajzës së tij.

    “Nuk ka ndjesa, ato nuk ekzistojnë, dhe ajo që ka shkruar nuk më intereson. Ka humbur kohë, Ndjesat? Jo tani, ndoshta pas 30 apo 40 vitesh. Letra nuk prisnim në këtë moment, ndoshta pas 30 ose 40 vitesh, por jo tani. Thotë se është duke qarë, por ne kemi 20 ditë që po qajmë për vajzën tonë. Ilaria nuk e meritonte këtë fund. Ajo ishte e mrekullueshme dhe është e pamundur të harrohet. Nuk po e përballon dot as qyteti i Ternit, e as Italia. Ndjesat nuk ekzistojnë. Ka qenë një tradhti. Nëse e do një person, nuk e vret, e pastaj thua që e do.” tha Fatmir Sula.

    Fatmir Sula shpreh bindjen se vajza nuk ka shkuar vetë në shtëpinë e Samson ditën e ngjarjes.

    “Ilaria nuk shkonte atje as kur ishin mirë me njëri-tjetrin, e do të shkonte tani që ishin ndarë? Është absurde.” shtoi ai.

    Ai thekson se Iliria kishte shumë ëndrra të cilat mund t’i bënte të realizushme pasi Fatmiri si prind merrte shumë vlerësime në lidhjen me vajzën e tij.

    “Kush ishte Ilaria? Mjafton të shohësh përreth, të dëgjosh çfarë thonë njerëzit. Kishte shumë ëndrra… donte të bëhej pjesë e Guardia di Finanza. Më thoshin: ‘Keni një vajzë të mrekullueshme dhe duhet të jeni krenarë për të.’ Po përgatitej për të marrë diplomën në tetor.” tha Fatmiri.

    Kurse Nëna e Ilarias ka reaguar me ashpërsi ndaj veprimeve të nënës së filipinesit e cila dyshohet se e ka ndihmuar të birin në fshehjen e kufomës. Gëzime Sula tha se Samson bashkë me nënën e tij janë qënie jo humane.

    “Ajo nuk është një nënë, një nënë si ajo nuk duhet të ekzistojë. Një nënë nuk mund të ndihmojë birin e saj për të fshehur një kufomë, për të fshehur vajzën tonë. Nuk e kuptoj çfarë zemre ka…” tha Gëzimja.

    Të dy prindërit e Ilirias kanë folur edhe për mesazhet e fundit që kanë shkëmbyer me vajzën e tyre.

    “Çfarë të mendoje? Që nuk ishte ajo, nuk ishte Ilaria. Sepse, nëse do ishte ajo, çfarëdo që të kishte ndodhur e mirë apo e keqe, ajo do të na e thoshte. Do të na telefononte, nuk do të na dërgonte një mesazh apo një histori në Instagram. Ai (Samson) i njihte të gjitha kodet.” thanë ata. 

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

  • “Mashtrimi nga motra e Presidentes”, Fero deklaratë për avokaten e Arbenitës

    “Mashtrimi nga motra e Presidentes”, Fero deklaratë për avokaten e Arbenitës

    Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një apel prekës për vajzën e tij, Ninën, të cilën thotë se nuk e ka parë apo takuar që nga muaji tetor i vitit të kaluar. Në një deklaratë të gjatë, ai shpreh zhgënjimin dhe dhimbjen për mungesën e kontaktit me të bijën, duke sqaruar se ka bërë përpjekje të vazhdueshme përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por edhe përmes avokatëve të përfshirë në çështje.
    Fero tregon se përfaqësuesja ligjore e ish-partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli, i kishte premtuar mundësinë e takimit me vajzën nëse ai pranonte të nënshkruante një marrëveshje. Sipas tij, marrëveshja u firmos pa kushte, vetëm me shpresën për t’u ribashkuar me Ninën. Ai kritikon ashpër edhe Gjykatën Themelore të Gjilanit, të cilën e akuzon për neglizhencë që nga tetori, pasi nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zbuluar vendndodhjen e vajzës apo për të lehtësuar kontaktin midis tyre.
    Postimi i plotë:
    Deklaratë Publike
    #drejtësipërNinën
    Mashtrimi Profesional nga Motra e Presidentes
    Në cilësinë e prindit të vajzës sime të mitur, Nina Shabani, kam qenë në kërkim të vazhdueshëm të kontaktit me vajzën përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, si dhe përmes përfaqësuesve ligjorë të palës tjetër.

    Avokatja Blinera Osmani – motra e Presidentes së Kosovës – më ka premtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se, nëse nënshkruaj një marrëveshje, do të më mundësohej kontaktimi dhe takimi me vajzën time të mitur, për të cilën momentalisht nuk kam as informata të sakta lidhur me vendndodhjen e saj.
    Duke qenë në një gjendje të rënduar emocionale, pasi nuk e kam takuar vajzën time që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kam vepruar me besim të plotë ndaj çdo fjale të thënë nga përfaqësuesja ligjore e palës tjetër. Kam nënshkruar marrëveshjen pa asnjë kusht tjetër, me shpresën dhe bindjen se do të më mundësohej kontakti me vajzën time. Pasi kam nënshkruar marrëveshjen dhe kam përmbushur çdo kërkesë të palës tjetër, i jam drejtuar avokates për realizimin e premtimit – takimin me vajzën. Në përgjigje, ajo është shprehur se klientja e saj nuk po i lajmërohet dhe se nuk di çfarë të bëjë më tej, duke u tërhequr nga çdo përgjegjësi për zotimin e dhënë ndaj meje.
    Ndërkohë, Gjykata Themelore e Gjilanit është në një gjumë të thellë që nga tetori i vitit të kaluar dhe nuk ka marrë ende masat e duhura as për të përcaktuar se ku ndodhet vajza ime, as për të mundësuar realizimin e kontaktit mes meje dhe saj.

  • Fero-avokates së Arbenitës: Mashtrim nga motra e Presidentes

    Fero-avokates së Arbenitës: Mashtrim nga motra e Presidentes

    Showbiz E Mërkurë, 9 Prill 2025 19:42
    Fero ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale për vajzën e tij Ninën, për të cilën pohon se nuk e ka parë e takuar që nga muaji tetor.
    Ai thotë se ka qenë në kërkim të vazhdueshëm të kontaktit me vajzën përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, si dhe përmes përfaqësuesve ligjorë të palës tjetër. Reperi theksoi se avokatja e ish-partneres së tij Arbenita Ismajli, i kishte premtuar se nëse do të nënshkruante një marrëveshje do t’i mundësohej kontakti dhe takimi me vajzën.

    “Duke qenë në një gjendje të rënduar emocionale, pasi nuk e kam takuar vajzën time që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kam vepruar me besim të plotë ndaj çdo fjale të thënë nga përfaqësuesja ligjore e palës tjetër. Kam nënshkruar marrëveshjen pa asnjë kusht tjetër, me shpresën dhe bindjen se do të më mundësohej kontakti me vajzën time.
    Pasi kam nënshkruar marrëveshjen dhe kam përmbushur çdo kërkesë të palës tjetër, i jam drejtuar avokates për realizimin e premtimit – takimin me vajzën. Në përgjigje, ajo është shprehur se klientja e saj nuk po i lajmërohet dhe se nuk di çfarë të bëjë më tej, duke u tërhequr nga çdo përgjegjësi për zotimin e dhënë ndaj meje”, ka shkruar reperi.

  • Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Dëshmia e dhimbshme e babait të Rebekës: Ngjarja po zvarritet deri në harresë

    Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Dëshmia e dhimbshme e babait të Rebekës: Ngjarja po zvarritet deri në harresë

    Babai i Rebecca Gannon, George Gannon ka folur për ngjarjen tragjike që i mori jetën vajzës së tij në Sarandë. Ai ka shprehur shqetësimin se çështja është duke u zvarritur në prokurori dhe se drejtësia për vajzën e tij ende nuk është realizuar.

    Gannon ka kërkuar që personi përgjegjës për tragjedinë të ekstradohet nga Norvegjia dhe të vuajë dënimin për ngjarjen që ndodhi në Shqipëri.

    Në lidhje telefonike, George Gannon ka theksuar se një person i dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Norvegji është i përfshirë në këtë rast dhe se ka dy vjet që po kërkon drejtësi, por nuk ka marrë asnjë informacion konkret.

    Ai ka pohuar gjithashtu se kompanitë që ofruan shërbimin turistik nuk kishin respektuar rregullat e sigurisë, duke shtuar se pajisjet që përdori Rebecca, përfshirë bombolën dhe xhaketën e shpëtimit, ishin të prishura dhe të papërshtatshme për përdorim.

    “Unë nuk largohem nga Shqipëria pa marrë drejtësi për vajzën time,” tha ai, duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e papritur të Rebecca-s.

    Babai i Rebecca Gannon: Seanca gjyqësore është shtyrë. Përgjegjësi për humbjen e jetës së vajzës sonë është dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Norvegji. Unë dua të ekstradohet nga Norvegjia dhe të shlyejë dënimin në Shqipëri.

    Kam dy vite që zvarritem në zyrat e prokurorisë. Nuk kam marrë asnjë shpjegim. Ata na dërguan një dokument prej 30 faqesh. Prokurorët duan që çështja të zvarritet deri në harresë. Nuk iki nga Shqipëria pa marrë drejtësi për vajzën time.

    Ajo më përqafoi në Angli, më tha do të shihemi dhe nuk u pamë më. Kompania s’ka pasur rregulla të sigurisë elementare. Bombola që ka përdorur Rebecca ka qenë e vjetër.

    Ishte përdorur sepse kishte shumë zhytës atë ditë, pasi një ditë më parë deti ka qenë i trazuar dhe turistët atë ditë kanë qenë shumë. Edhe xhaketa nuk ka funksionuar, kur ajo ka tërhequr litarin e emergjencës./ Balkan Web        

  • “Ti i martuar je?”, Rama batuta me të riun në Athinë: E dashuron atë vajzën që ke në krah apo nuk ja ke thënë akoma? Ajo do pranojë, e shoh në sy

    “Ti i martuar je?”, Rama batuta me të riun në Athinë: E dashuron atë vajzën që ke në krah apo nuk ja ke thënë akoma? Ajo do pranojë, e shoh në sy

    Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarë në Athinë shkëmbeu disa batuta edhe me një të ri që mori fjalën të bënte një pyetje.
    Rama: Ti i martuar je përshembull? Nuk je i martuar. Po e dashuron atë vajzën që ke në krah apo nuk ja ke thënë akoma. Mirë gjeje kurajon, thuaja. Ja ajo tani po kthen kokën andej dhe thotë shyqyr që ta thashë unë ty, se ajo ka kaq kohë që po pret dhe thotë thuaje, thuaje. Thuaja. Dilni për një kafe. Mos ji koprac. Jepi një lëng portokalli, pastaj ashtu si padashje thuaj do shkojmë për darkë. Ajo do pranojë se e shoh nga sytë që mezi po pret dhe nëse në fund nga gjithë ky proces ju do jeni çift i ri do përfitoni nga këto kredi të lehtësuara.

  • Nuk i lejohet të takojë vajzën, Fero akuzon motrën e presidentes Osmani, pretendon se ajo ka ndikuar në këtë situatë

    Nuk i lejohet të takojë vajzën, Fero akuzon motrën e presidentes Osmani, pretendon se ajo ka ndikuar në këtë situatë

    Reperi i njohur, Fero, ka bërë një reagim publik përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë shqetësimet e tij mbi mungesën e të drejtës për të parë vajzën e tij, Ninën, si dhe ka folur për rikthimin e tij në muzikë.
    Në një seri postimesh, Fero theksoi se po përballet me një padrejtësi të rëndë dhe se ndihet i pafuqishëm për shkak të pamundësisë për të pasur kontakt me vajzën e tij. Ai kritikoi sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke thënë se ai funksionon vetëm për ata që kanë para.
    “Ju e dini që tash e një kohë jam përballur dhe po përballem ende me një padrejtësi të rëndë: mungesën e të drejtës për të parë vajzën time, Ninën. Kam bërë shumë përpjekje, dhe vetëm prindërit që kanë kaluar në këtë fazë, të cilën unë po e kaloj për kaq shumë kohë, e kuptojnë dhimbjen dhe sa i pafuqishëm ndjehesh kur nuk mundësohet asnjë formë kontakti me fëmijën tënd. Gjykata ka dështuar të marrë masa ndaj shkeljeve të vendimeve të saj, duke treguar se drejtësia në Kosovë funksionon vetëm për ata që kanë para”.
    Ai gjithashtu deklaroi se nuk do të lejojë që vajza e tij të rritet pa praninë e tij dhe ka angazhuar avokaten Bedrije Rexhepi për të mbrojtur të drejtat e tij ligjore. Fero akuzoi motrën e presidentes së Kosovës, duke thënë se ajo, si avokate e palës tjetër, ka ndikuar në këtë situatë.
    “Dhe mbi të gjitha, unë asnjëherë nuk do të lejoj që vajza ime të rritet pa praninë time. Tani kam angazhuar avokaten time për çështje juridike, Bedrije Rexhepi, dhe unë besoj dhe shpresoj që ajo do të më ndihmojë në kthimin e drejtave të mia. Për më tepër, manipulimet dhe ndikimi i motrës së presidentes, e cila është avokate e palës tjetër, kanë ndikuar në këtë situatë të padrejtë”.

    Sa i përket rikthimit të tij në muzikë, reperi sqaroi se është i vetëdijshëm për debatet rreth kësaj çështjeje, por se ai nuk i jep llogari askujt për vendimet e tij përveç Zotit.
    “E di që jeni duke pyetur shumë për rikthimin tim në muzikë. Është shumë e lehtë të drejtohet gishti nga dikush dhe të bëhet tabelëqitje, por, edhe pse po rikthehem në muzikë, unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është e ndaluar dhe e lejuar në besimin tim, dhe besoj se nuk kam arsye t’i jap llogari askujt për vendimet e mia, përveç Krijuesit tim”.
    Në fund, Fero shprehu bindjen se e vërteta do të dalë në pah dhe se një ditë vajza e tij do të kuptojë se kush kishte të drejtë dhe kush kishte faj. Ai falënderoi besimtarët që e kanë mbështetur dhe përfundoi me një mesazh frymëzues.
    “Sido që të shkojë puna me padrejtësinë time, një ditë muzika dhe gjithçka që do të bëj do të shkojnë në veshin e Ninës, dhe atëherë vajza ime do të kuptojë kush kishte faj dhe kush kishte të drejtë. Jam falënderues ndaj besimtarëve të besimit tim që më kanë mbështetur dhe më kanë ndihmuar në momente të vështira. Në fund, të gjithë ne jemi të gabueshëm, ndërsa i pagabueshëm dhe i përsosur është vetëm Zoti i Lartësuar”.
    Këto deklarata të Feros kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa fansat presin zhvillimet e mëtejshme lidhur me situatën e tij personale dhe rikthimin në muzikë.