Tag: vajzën

  • Tragjike, nëna mbyt me litar të bijën dhe i jep fund jetës

    Tragjike, nëna mbyt me litar të bijën dhe i jep fund jetës

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Corleonen, në zonën metropolitane të Palermos, ku një grua 78-vjeçare vrau vajzën e saj 47-vjeçare me aftësi të kufizuara duke e mbytur me litar, e më pas kreu vetëvrasje.

    Tragjedia ndodhi në qendrën historike të qytetit. Sipas hetimeve të karabinierëve, gruaja kishte mbetur e vetme duke u kujdesur për vajzën që pas vdekjes së bashkëshortit të saj, ish-infermier në spitalin Bianchi, tetë muaj më parë. Ngjarja u zbulua nga një fqinj që dha alarmin.
    Kryebashkiaku i Corleones, Walter Rà, u shpreh se komuniteti është i tronditur dhe se familja njihej për mirësinë e saj.

    Top Channel

  • Tragjedi në Itali, nëna vret vajzën e sëmurë dhe më pas veten

    Tragjedi në Itali, nëna vret vajzën e sëmurë dhe më pas veten

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siçili, një nënë ka vrarë vajzën e saj të sëmurë dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
    Mediat italiane raportojnë se 78-vjeçarja Lucia Pecoraro, vrau vajzën e saj me aftësi të kufizuara, Giuseppina Milone, 47 vjeçe dhe më pas vari veten në Corleone, në provincën e Palermos.
    Ngajrja e rëndë ndodhi në qendrën historike të qytetit. Karabinierët, të cilët po kryejnë hetimin, dhe stafi mjekësor i urgjencës 118 ndërhynë.

    Ekipet e shpëtimit e gjetën vajzën të mbytur me një litar poshtë në shtëpinë e tyre. Trupi i nënës së saj u gjet i varur nga kangjellat sipër.
    Banorët thanë se e moshuara humbi bashkëshortin e saj, një infermier në pension nga Spitali Bianchi në Corleone, tetë muaj më parë. Në një depresion të thellë ajo e gjeti veten duke u kujdesur për vajzën e sëmurë, e cila kohët e fundit kishte ndaluar së ecuri.
    Nëna dhe vajza ndiqnin kishën lokale dhe kishin udhëtuar së fundmi për në Pompei me një grup fetar. Për familjen kujdeseshin nipërit e mbesat e tyre, të cilët kishin kontaktuar shërbimet sociale lokale. Zjarrfikësit dhe oficerët e karabinierisë mbërritën dhe hynë në shtëpi, duke gjetur trupat.

  • Tragjedi në Corleone: 78-vjeçarja mbyt vajzën me aftësi të kufizuara, pastaj vret veten

    Tragjedi në Corleone: 78-vjeçarja mbyt vajzën me aftësi të kufizuara, pastaj vret veten

    Kronikë E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 18:02
    Një tragjedi familjare ka ndodhur në Corleone, pranë Palermos, ku një e moshuar 78-vjeçare i ka marrë jetën vajzës së saj 47-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
    Ngjarja e rëndë u zhvillua në qendrën historike të qytetit. Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve italiane, nëna e mbyti vajzën e saj me një litar.

    Gruaja ishte kujdestarja e vetme e vajzës pas vdekjes së bashkëshortit të saj, një ish-infermier në spitalin Bianchi, i cili ndërroi jetë tetë muaj më parë.

    Ishte një fqinj që zbuloi ngjarjen dhe njoftoi menjëherë karabinierët. Kryebashkiaku i Corleones, Walter Rà, deklaroi se komuniteti është thellësisht i tronditur, duke shtuar se familja ishte e njohur për sjelljen e saj të mirë.

  • Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Urbani “mori përpara” vajzën me biçikletë, arrestohet shoferi i urbanit (VIDEO)

    Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Urbani “mori përpara” vajzën me biçikletë, arrestohet shoferi i urbanit (VIDEO)

    pamje nga aksidenti

    TIRANË- Një aksident në zonën e “Pallatit me Shigjeta” tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën. Autobusi “Green Line” i linjës Astir-Qendër u përplas me automjetet e parkuara, pasi ka tentuar të shmangë një vajzë që po kalonte me biçikletë në kryqëzim, megjithëse semafori ishte i kuq për të. Mirëpo, devijimi i autobusit ka bërë që të kalojë në korsinë tjetër të rrugës, duke goditur disa automjete dhe pavarësisht manovrës ka goditur edhe vajzën.

    Mësohet se vajza ka pësuar dëmtime serioze, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spital. Ndërkohë, shoferi i urbanit ka përfunduar në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit./ZËRI

  • E rëndë në Greqi, shqiptarja dhunon vajzën 14-vjeçare shtatzënë, e mitura pëson abort

    E rëndë në Greqi, shqiptarja dhunon vajzën 14-vjeçare shtatzënë, e mitura pëson abort

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Greqi. Një 14-vjeçare shqiptare, e cila ishte shtatzënë është dhunuar nga nëna e saj.
    Si pasojë e dhunës, 14-vjeçarja ka pësuar abort spontan.
    E mitura, me fetusin në një qese është paraqitur në polici ku ka denoncuar nënën e saj.

    54-vjeçarja u arrestua. Ajo akuzohet për veprat penale “lëndime të rënda trupore” dhe “dhunë në familje”.
    Sipas mediave greke, arsyeja pse e ka dhunuar vajzën nuk dihet ende./vizionplus.tv

  • E rëndë! 75-vjeçari godet me thikë në qafë vajzën e tij

    E rëndë! 75-vjeçari godet me thikë në qafë vajzën e tij

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së enjtes qytetin e Egaleos, ku një baba 75-vjeçar ka sulmuar me thikë vajzën e tij 19-vjeçare, duke e goditur në qafë. Sipas policisë greke, autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.

    Vajza u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Fatmirësisht, mjekët kanë konfirmuar se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Fillimisht, informacionet e para që mbërritën në polici raportonin se e reja ishte plagosur aksidentalisht, teksa përpiqej të ndalonte të atin nga një akt vetëvrasjeje. Megjithatë, hetimet e mëvonshme zbuluan se 75-vjeçari e kishte sulmuar vajzën me qëllim.

    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes, ndërsa autori po mbahet në paraburgim.

  • Tronditëse/ 75-vjeçari godet me thikë në qafë vajzën e tij

    Tronditëse/ 75-vjeçari godet me thikë në qafë vajzën e tij

    ]Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së enjtes qytetin e Egaleos, ku një baba 75-vjeçar ka sulmuar me thikë vajzën e tij 19-vjeçare, duke e goditur në qafë. Sipas policisë greke, autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.
    Vajza u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Fatmirësisht, mjekët kanë konfirmuar se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Fillimisht, informacionet e para që mbërritën në polici raportonin se e reja ishte plagosur aksidentalisht, teksa përpiqej të ndalonte të atin nga një akt vetëvrasjeje. Megjithatë, hetimet e mëvonshme zbuluan se 75-vjeçari e kishte sulmuar vajzën me qëllim.Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes, ndërsa autori po mbahet në paraburgim.

  • Nga Kosova në Indonezi/ Shqiptari udhëtoi një vit me biçikletë për të takuar vajzën e ëndrrave….  

    Nga Kosova në Indonezi/ Shqiptari udhëtoi një vit me biçikletë për të takuar vajzën e ëndrrave….  

    Një histori që nisi si një përrallë dashurie dhe përfundoi si një reflektim i thellë mbi jetën dhe kufijtë e ëndrrave. Çekki Hoti një i ri nga Kosova, mori një vendim që shumë pak njerëz do të kishin guximin ta ndërmerrnin. Të përshkonte me biçikletë 23 mijë kilometra për të mbërritur në Indonezi, atje ku jetonte vajza e ëndrrave të tij. Udhëtimi i tij i cili zgjati një vit e tre muaj u bë simbol i dashurisë dhe guximit duke frymëzuar mijëra njerëz. 

    Por, historia nuk pati fundin e pritur, marrëveshja për martesë dështoi për shkak të mos dakordësive me familjen e vajzës, ndërsa ndjenjat mbetën të sinqerta. Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ai rrëfen me emocion historinë e tij, që nisi për dashurinë dhe përfundoi me një mësim të madh për durimin, realitetin dhe ëndrrën për të vazhduar përpara. 

    Çekki Hoti: Ajo vajza është nga Indonezia. Ky rrugëtimi ka një vit e tre muaj dhe një vit e nëntë muaj janë në total, që kam biseduar me atë vajzën. Kemi folur në një program në rrjetet sociale, aty kemi folur dhe na ka pëlqyer njëri-tjetri si bisedë, nuk e kemi parë njëri-tjetrin. Pasi kemi parë fotografitë e njëri-tjetrit na ka pëlqyer dhe pas 2-3 muajsh kemi dalë në “Instagram”, prej atje kemi vazhduar në “Whats Upp”. Pas gjashtë muajsh vendosa që të bëja këtë rrugëtim, që të ishte pak më ndryshe, pak më unike. Vendosa ta bëj udhëtimin me biçikletë për shkak se kam pasur dëshirë që të vizitoj vende të ndryshme dhe kultura të ndryshme. 

    Rudina Magjistari: Ti ishe i sigurt që edhe pas një viti do e gjeje sërish vajzën e zemrës tënde duke të të pritur? 

    Çekki Hoti: Kjo është kur ti beson dhe e ndjen se ka diçka. Edhe në komente më kanë thënë që nuk ka shanse që ajo të të presë kaq gjatë. Por kur i beson një njeriu ndodh e pamundura. 

    Rudina Magjistari: Çfarë të pëlqeu te kjo vajza që re në dashuri me atë? 

    Çekki Hoti: Lidhja shpirtërore më shumë, lidhja e zëmrës, te ajo pashë atë që nuk e kam parë tek një femër tjetër. Zemrën e ka shumë të mirë dhe kam pasur dëshirë që të kishim një lidhje pak më të madhe, por nuk ka qenë kismet. 

    Rudina Magjistari: Si ishte takimi i parë, kur ti shkove dhe mbërrite atje? 

    Çekki Hoti: Natën e parë që kam ardhur këtu kam shkuar në hotel dhe ditën e nesërme e kam pyetur se si i kanë traditat dhe si duhet të shkoj. Shkova takova prindërit e saj të parët. Kur e pashë vajzën ishte më e mirë nga sa kam pritur. 

    Rudina Magjistari: Prindërit e saj si reaguan sepse ti je shprehur jo shumë i kënaqur nga mënyra se si shkuan bisedimet. Çfarë ndodhi? 

    Çekki Hoti: Kur kam shkuar atje jam prezantuar dhe u thashë për çfarë kam ardhur. Më kanë pëlqyer shumë. Pas natës së dytë u kam treguar se çfarë është synimi, ata kanë pranuar, unë po dhe vajza. Unë doja që të shkonim në Mekë, ata nuk janë dakord , iu desh pak kohë. Ata e kishin me radhë, i takon motrës së vetë para, dhe unë nuk kam mundësi të pres. Kam 10 ditë kohë afat për vizë. 

     

  • 8 vite pa vajzën që ndryshoi ekranin

    8 vite pa vajzën që ndryshoi ekranin

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • ”Arbenita ti lëri inatet”, Fero: Vajza ime u largua me ndihmën e motrës së Presidentes. Firmosa që 99%…

    ”Arbenita ti lëri inatet”, Fero: Vajza ime u largua me ndihmën e motrës së Presidentes. Firmosa që 99%…

    Showbiz E Enjte, 23 Tetor 2025 21:13
    Siç edhe u priste, artisti Fero si i ftuar në ”Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, ka folur për pjesën e jetës që u bënë edhe publike. Si nga varësia pas lëndëve narkotike, ndarja e bujshme dhe procesi që vijon me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli. Ai ka theksuar se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj Arbenitës dhe se në asnjë akt mjekoligjor nuk thuhet që Arbenita të ketë lëndim fizik.
    ”Nuk kam fol keq për të, ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet ka shpërthyer veç me pa vajzën ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht ka thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje. Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor. Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshëm dhe nuk ka mundur. Më është dashur të ndërmarr hapa nga institucionet e Kosovës. Kam kërkuar përgjigje prej tyte.

    Vendimi është që ta takoj 4 ditë në muaj, në fundjavë. Nuk është zbatuar vendimi. Është lëshuar urdhërarrest për të në Kosovës, tani kanë marr vendimet e veta për fletarresti ndërkombëtar. Vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që prej vitin e kaluar. Ajo është larguar edhe më ndihmën e motrës së presidentes. Unë jam vetë i lidhur me nënën time dhe nuk do doja që ajo të mos e kishte. Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimin nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën”,-tha Fero.

    Sipas tij, Arbenita po ia mban larg vajzën për hakmarrje. “Mendoj se ajo nuk do që vajza të jetë me mua për hakmarrje. Unë nuk e kam dhunuar atë, nuk ka as raport të lëndimit mjekësor. Ne jemi munduar për shumë kohë që të funksionojmë, por nuk jemi për njëri-tjetrin”,-u shpreh reperi. Po ashtu Fero pranoi se ndjenjat për ish-bashkëshorten tashmë kanë marrë fund, por se ruan respekt për të si nënë e vajzës së tij. Në fund, reperi bëri edhe një thirrje publike për Arbenitën, duke i kërkuar të lërë mënjanë inatet dhe t’i japë mundësinë të jetë pranë vajzës së tij. ”E ftoj publikisht të lërë inatet, pasi fëmija ka nevojë për nënën dhe për babain. Ka nevojë për babanë në jetën e saj. Nuk e do njeri vajzën më shumë se babai i saj. Të lutem, mundësoma ta shoh çikën”.