Tag: vajzë

  • E mbijetuara nga aborti selektiv në familje: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem

    E mbijetuara nga aborti selektiv në familje: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem

    Ndërsa mendojmë se aborti selektiv është një plagë që ngadalë po mbyllet, rrëfimi i Adrianës në “Ka Një Mesazh Për Ty” është shokues. 18-vjeçarja nga Vora është e vetmja vajzë në familjen e saj. Ajo tregon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan se nga ana e të atit, ai dhe familjarët e tij nuk dëshironin vajza.

    Hallat kishin tentuar t’ia dështonin shtatzëninë nënës së saj e cila kishte binjakë, por Adriana mbijetoi ndërsa djali jo. I ati e rrihte nënën e Adrianës dhe më pas u ndanë sepse donte ta shiste  vajzën.

    Sot e kësaj dite Adriana nuk e di arsyen pse i ati nuk e donte. Ai e përbuzte që ishte vajzë, por kjo ndodhte jo vetëm tek ai. Edhe hallat i kanë abortuar vajzat, kurse tani që i ati është rimartuar, ka 11 djem.

    Ardit Gjebrea: Po hallat kanë goca vetë?

    Adriana: Jo.

    Ardit Gjebrea: Kanë vetëm çuna?

    Adriana: I kanë dështuar gocat, kanë vetëm çuna dhe prandaj mami është ndarë përgjithmonë prej babit. Tani që është martuar me gruan tjetër, ka 11 çuna.

    Ardit Gjebrea: Babi?!

    Adriana: Po. Ka pasur edhe goca, por i kanë dështuar.

    Ardit Gjebrea: Domethënë ti je e vetmja vajzë që i ke mbijetuar?

    Adriana: Po.

  • E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem

    E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem

    Ndërsa mendojmë se aborti selektiv është një plagë që ngadalë po mbyllet, rrëfimi i Adrianës në “Ka Një Mesazh Për Ty” është shokues. 18-vjeçarja nga Vora është e vetmja vajzë në familjen e saj. Ajo tregon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan se nga ana e të atit, ai dhe familjarët e tij nuk dëshironin vajza.
    Hallat kishin tentuar t’ia dështonin shtatzëninë nënës së saj e cila kishte binjakë, por Adriana mbijetoi ndërsa djali jo. I ati e rrihte nënën e Adrianës dhe më pas u ndanë sepse donte ta shiste  vajzën.
    Sot e kësaj dite Adriana nuk e di arsyen pse i ati nuk e donte. Ai e përbuzte që ishte vajzë, por kjo ndodhte jo vetëm tek ai. Edhe hallat i kanë abortuar vajzat, kurse tani që i ati është rimartuar, ka 11 djem.
    Ardit Gjebrea: Po hallat kanë goca vetë?
    Adriana: Jo.
    Ardit Gjebrea: Kanë vetëm çuna?
    Adriana: I kanë dështuar gocat, kanë vetëm çuna dhe prandaj mami është ndarë përgjithmonë prej babit. Tani që është martuar me gruan tjetër, ka 11 çuna.
    Ardit Gjebrea: Babi?!
    Adriana: Po. Ka pasur edhe goca, por i kanë dështuar.
    Ardit Gjebrea: Domethënë ti je e vetmja vajzë që i ke mbijetuar?
    Adriana: Po./ Tv Klan

  • Emri/ Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, sherri nisi pas mesazheve që i kishte dërguar një vajze

    Emri/ Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, sherri nisi pas mesazheve që i kishte dërguar një vajze

    Dy të rinj me origjinë shqiptare, 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar gjatë natës në Prato, pasi dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e një bashkatdhetari mbrëmjen e 8 majit, pak para orës 19:00, në rrugën Corridoni.

     Viktima është identifikuar si Vladimir Lleshi, 37 vjeç.Sipas deklarimeve të dhëna para prokurores Valentina Cosci, ngjarja nisi pas një konflikti për disa mesazhe të dërguara një vajze, shkruajnë mediat italiane. 
    Të rinjtë kishin caktuar një takim me viktimën në lagje, ku ai kishte mbërritur i shoqëruar nga dy persona të tjerë. Aty ka nisur një debat verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në një përplasje fizike. Sipas versionit të të rinjve, të rriturit tentuan t’i sulmonin, ndërsa ata u larguan, por më pas njëri prej tyre goditi 37-vjeçarin me një kaçavidë. Një nga goditjet e ka prekur në zemër, duke i shkaktuar vdekjen.
    Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës, viktima nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Vrasja ndodhi në zonën e gjelbër pranë rrugës Liliana Rossi.
    Të arrestuarit mbrohen nga avokatët Roberta Roviello dhe Massimiliano Tesi. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

    Top Channel

  • U vra në Itali me thikë, shqiptari humbi jetën pas sherrit për një vajzë?

    U vra në Itali me thikë, shqiptari humbi jetën pas sherrit për një vajzë?

    Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë ndaluar nga autoritetet italiane pasi dyshohen si autorë të vrasjes së bashkëkombësit të tyre, Vladimir Lleshi. Viktima, 35 vjeç, humbi jetën pas një sulmi me thikë që ndodhi pasditen e 8 majit, në kryqëzimin mes rrugëve Corridoni dhe Baracca në qytetin e Pratos.

    Të rinjtë u morën në pyetje nga zëvendësprokurorja Valentina Cosci. Sipas deklaratave të tyre, konflikti nisi për shkak të disa mesazheve që kishin të bënin me një vajzë. Takimi me Vladimir Lleshin ishte planifikuar pikërisht në vendin ku ndodhi ngjarja, dhe ai kishte ardhur i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

    Debati u përshkallëzua shpejt në një përplasje fizike që përfundoi me pasoja tragjike për Lleshin. Dyshohet se të rinjtë e sulmuan atë dhe më pas u larguan me nxitim nga vendngjarja.

    Nga përplasja mbeti i plagosur edhe një 21-vjeçar shqiptar, i cili kishte ndërhyrë për të ndalur përleshjen. Ai u gjet i lënduar në vendin e ngjarjes dhe u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Ngacmoi seksualisht dy vajza, e pëson keq shqiptari në Romë

    Ngacmoi seksualisht dy vajza, e pëson keq shqiptari në Romë

    Pasditen e 26 prillit, një vajzë 20-vjeçare shkoi në Stacionin e Karabinierëve në Tor Bella Monaca për të denoncuar një rast ngacmimi. Rreth orës 15:30, ndërsa ndodhej pranë stacionit të metrosë C “Due Leoni”, ajo u afrua nga një djalë i panjohur i cili, pasi e kishte sulmuar nga pas, e kishte prekur në pjesët intime. Burri më pas ishte larguar me vrap, falë reagimit të vajzës që bërtiti për ndihmë.
    E reja tregoi gjithashtu përpara karabinierëve se e kishte njohur në agresorin e saj të njëjtin person që, mbrëmjen e 23 prillit, e kishte ndjekur pranë të njëjtit stacion të metrosë C, duke kryer akte të turpshme para saj. Viktima arriti të jepte edhe një përshkrim të makinës që dyshohej të ishte përdorur nga agresori, e cila më pas u gjet e parkuar dhe e mbyllur me çelës në rrugën Partanna, pranë kryqëzimit me rrugën Valledolmo. Kur i dyshuari u kthye për të marrë makinën, forcat e rendit e ndaluan në vend.
    Hetimet e mëvonshme zbuluan prova të rënda ndaj 24-vjeçarit me origjinë shqiptare, duke e lidhur atë edhe me një episod të dytë të dhunës seksuale. Ngjarja daton më 4 prill dhe viktimë ishte një vajzë romane 23-vjeçare, e sulmuar në mënyrë të ngjashme me rastin e mëparshëm.

    Edhe në atë rast, viktima kishte denoncuar se, ndërsa po ecte në rrugën Augusto Casciani, në kryqëzim me rrugën Amico Aspertini, ishte kapur nga pas nga një person i panjohur, i cili e kishte shtyrë, duke e rrëzuar në tokë dhe më pas e kishte prekur në pjesët intime, duke tentuar kot t’i hiqte pantallonat. Për shkak të rezistencës së vajzës, autori më pas ishte larguar me vrap, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

  • Arrestohet shqiptari në Romë, ngacmoi seksualisht dy vajza

    Arrestohet shqiptari në Romë, ngacmoi seksualisht dy vajza

  • 11 bij e bija të fshatit Vajzë në Vlorë shpallen “Dëshmorë të Atdheut”, ministri Vengu: Me anëtarësimin në BE do të çojmë në vend amanetin e tyre

    11 bij e bija të fshatit Vajzë në Vlorë shpallen “Dëshmorë të Atdheut”, ministri Vengu: Me anëtarësimin në BE do të çojmë në vend amanetin e tyre

    Me rastin e 5 Majit, njëmbëdhjetë bij e bija të fshatit Vajzë në Vlorë, që ranë në periudha të ndryshme historike, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit kombëtar u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili mori pjesë në ceremoninë e nderimit, tha para pasardhësve të dëshmorëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe banorëve të zonës se, kjo nuk është thjesht një ceremoni nderimi, por një akt i drejtë moral dhe historik.

    Sipas ministrit Vengu, “shpallja e 11 bijve të fshatit Vajzë ‘Dëshmorë të Atdheut’ është një borxh, që historia u ka atyre që nuk jetojnë më e që jetën e tyre nuk e lanë në rehati, por formësuan rezistencë, u bënë ballë sfidave të mjegullta të kohës që jetuan dhe dhanë frymën e fundit kurorëzuar me simbolin e atdheut”.
    “Këtu në Vajzë, çdo pëllëmbë tokë është dëshmitare e përpjekjeve të përgjakshme për lirinë dhe dinjitetin. Është një truall ku trimëria ka gjetur imazhin e vet ndër breza. Një copëz hartë Shqipërie e munduar nga luftërat, ku hasim një përqendrim të pazakontë trimash”, – theksoi më tej, ministri Vengu.
    Ministri i Mbrojtjes nënvizoi se, “Dhënia e statusit të ‘Dëshmorit të Atdheut’ për njëmbëdhjetë të rënë të periudhave të ndryshme historike, sot është një premtim ndaj së shkuarës dhe historisë, për më tepër një përgjegjësi e re përballë sfidave, që koha na dikton. Obligimi ynë nuk mund të fillojë dhe të mbarojë te lapidarët apo certifikatat, por shumë më tepër se kaq. Është një stafetë brezash. Vetëm kur flamuri krenar i dëshmorëve tanë të valojë si i barabartë mes të barabartëve në selinë e Bashkimit Evropian, do të ndjejmë veten të lehtësuar nga ky detyrim i yni ndaj këtij trualli dhe dëshmorëve tanë, për të qenë në lartësinë e idealeve të të rënëve dhe për të çuar më tutje amanetin e tyre për Shqipërinë”.
    Ministri Vengu shprehu mirënjohje dhe respekt për kontributin e paçmuar të të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për atdheun, duke theksuar se, “kujtimi i tyre të jetë bekim i brezave që do të vijnë”.
    Në nderim të Ditës së Dëshmorëve, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilluan homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, si pjesë e ceremonisë shtetërore, ku të pranishëm ishin presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, drejtues të pushtetit vendor dhe pasardhës të të rënëve në luftën për çlirimin e vendit.

  • Andrea rrëfen reagimin kur mësoi se fëmija i parë ishte vajzë: I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote

    Andrea rrëfen reagimin kur mësoi se fëmija i parë ishte vajzë: I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote

    Një rrëfim i Andreas në Ferma VIP ka shkaktuar shumë diskutime mes ndjekësve të reality show-t unik. Fermeri ka ndarë me banorët e tjerë reagimin e tij kur mori lajmin se fëmija i tij i parë ishte vajzë.
    “Po punoja në serë kur më lajmëruan që është vajzë. Janë rritur me mentalitetin që italianët i duan vajza. I thash nusen ik te nëna jote. Bëj valixhen gati dhe ik. Debat i madh. Derisa më morën njerëzit e mi thanë mos i bëj kështu”, rrëfen fermeri.
    Por Andrea zbulon se me vajzën e dytë ka qenë krejt e kundërta.

    Kur më lindi e dyta mezi e prita sepse e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë”, rrëfen ai.
    /vizionplus.tv

  • Andrea rrëfen reagimin kur mësoi se fëmija i parë ishte vajzë: I thash nuses merr valixhet ik te nëna jote

    Andrea rrëfen reagimin kur mësoi se fëmija i parë ishte vajzë: I thash nuses merr valixhet ik te nëna jote

    Një rrëfim i Andreas në Ferma VIP ka shkaktuar shumë diskutime mes ndjekësve të reality show-t unik. Fermeri ka ndarë me banorët e tjerë reagimin e tij kur mori lajmin se fëmija i tij i parë ishte vajzë.
    “Po punoja në serë kur më lajmëruan që është vajzë. Janë rritur me mentalitetin që italianët i duan vajza. I thash nusen ik te nëna jote. Bëj valixhen gati dhe ik. Debat i madh. Derisa më morën njerëzit e mi thanë mos i bëj kështu”, rrëfen fermeri.
    Por Andrea zbulon se me vajzën e dytë ka qenë krejt e kundërta.

    Kur më lindi e dyta mezi e prita sepse e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë”, rrëfen ai.
    /vizionplus.tv

  • “Më vjen keq që nuk keni vajzë”, Rama i përgjigjet këngëtares në Elbasan: Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja

    “Më vjen keq që nuk keni vajzë”, Rama i përgjigjet këngëtares në Elbasan: Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja

    Pas takimit me qytetarët e Gramshit, kryeministri Edi Rama është ndalur në Elbasan për të zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë.

    Kryesocialisti ka shkëmbyer batuta edhe me një këngëtare, e cila këndoi këngën “kush ka vajza botën ka”, dhe i tha Ramës se ndihet keq që ai nuk e ka pasur një vajzë.
    “Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja. Do ta këndosh dhe një këngë tjetër, ça të duash.
    Ne jemi sipas atyre të tallavasë, ata janë të pianos, me Bethovein Ilir Vrenozin e Korçës, janë klasë e lartë. Janë aristokratë, janë të djathtë vdeksha unë janë të djathtë, prandaj duan të na ngrenë dhe tavanin”-u përgjigj Rama.

    Top Channel