Tag: vajzë

  • Kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, hap edicionin e Vajzëfest 2025

    Kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, hap edicionin e Vajzëfest 2025

    Nata e parë e “Vajzëfest – Art, Film, Trashëgimi” ka sjellë atmosferë të veçantë në fshatin Vajzë të Vlorës, duke e kthyer këtë zonë në një qendër të artit, kulturës dhe mikpritjes shqiptare. Kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, në një postim në rrjetet sociale ka ndarë momente nga hapja e festës, duke ftuar qytetarët të bashkohen në aktivitetet e ditëve në vijim.
    “Me këto momente nga nata e parë e Vajzë Fest, ju mirëpresim sot në orën 17:00 në Amantia në natën Olimpike”, ka shkruar ai.

    Një nga risitë e këtij edicioni është “Dita Olimpike” në Parkun Arkeologjik të Amantias, nën kujdesin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke rikthyer simbolikisht shpirtin e lojërave të lashta në një hapësirë historike.
    Vizitorët mund të marrin pjesë edhe në ecje malore, kampingje nën yje dhe eksplorime të natyrës, nga ujvara e Rasalit te rrënojat e Amantias, ndërsa përvoja pasurohet me shijen e gatimeve tradicionale dhe mikpritjen karakteristike të banorëve të Vajzës.
    Festa organizohet nga Shoqata e fshatit Vajzë në bashkëpunim me Bashkinë Selenicë dhe synon të ruajë e promovojë trashëgiminë kulturore, duke e lidhur me rrymat bashkëkohore të artit.
    👉 VAJZA ju pret deri më 24 gusht me art, kulturë dhe mikpritje tradicionale.

  • Tragjedi/ 4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile, arrestohet nëna e së miturës

    Tragjedi/ 4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile, arrestohet nëna e së miturës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë.
    Vogëlushja, vajzë e vetme e një familjeje shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në ishull, kishte dalë për të luajtur në kopshtin e shtëpisë së saj rreth orës 15:00.
    Sipas informacioneve, në një moment ajo i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u zhduk.
    Nëna, e alarmuar, nisi menjëherë kërkimet bashkë me fqinjët, por pa rezultat.
    Vetëm pak më vonë, rreth 150 metra larg shtëpisë së familjes, vajza u gjet në pishinën e një vile nga kuzhinieri i saj, i cili kishte mbërritur për të filluar punën.
    Në atë kohë, turistët që qëndronin në vilë nuk ndodheshin aty.
    Policia u njoftua menjëherë dhe e mitura u dërgua në qendrën shëndetësore të ishullit, ku mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, por pa sukses.
    Ndërkohë, nëna e 4-vjeçares ndodhet në komisariatin e Paksos dhe pritet të dalë para prokurorit.

  • Tragjedi në ishullin grek, 4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile! Arrestohet nëna e së miturës

    Tragjedi në ishullin grek, 4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile! Arrestohet nëna e së miturës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë.

    Vogëlushja, vajzë e vetme e një familjeje shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në ishull, kishte dalë për të luajtur në kopshtin e shtëpisë së saj rreth orës 15:00.

    Sipas informacioneve, në një moment ajo i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u zhduk. Nëna, e alarmuar, nisi menjëherë kërkimet bashkë me fqinjët, por pa rezultat.

    Vetëm pak më vonë, rreth 150 metra larg shtëpisë së familjes, vajza u gjet në pishinën e një vile nga kuzhinieri i saj, i cili kishte mbërritur për të filluar punën. Në atë kohë, turistët që qëndronin në vilë nuk ndodheshin aty.

    Policia u njoftua menjëherë dhe e mitura u dërgua në qendrën shëndetësore të ishullit, ku mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, por pa sukses.

    Ndërkohë, nëna e 4-vjeçares ndodhet në komisariatin e Paksos dhe pritet të dalë para prokurorit.

  • Rrezikon të mbytet në det një vajzë në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

    Rrezikon të mbytet në det një vajzë në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

    Një vajzë që po notonte në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ka rrezikuar ditën e sotme të mbytet.
    Burime bëjnë me dije se ajo u nxor në breg dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
    Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të detajeve të ngjarjes.
    Kujtojmë se për shkak edhe të mungesës së rojave bregdetare, disa persona janë mbytur ose kanë rrezikuar të mbyten në plazhet e Shqipërisë

  • Tragjedi në Lin-Pogradec/ Automjeti përplas një të moshuar dhe një vajzë të vogël

    Tragjedi në Lin-Pogradec/ Automjeti përplas një të moshuar dhe një vajzë të vogël

    Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore.
    Në momentin e aksidentit, ata po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës. Mësohet se e moshuara ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë.
    Aktualisht më vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • Momente frike në Vlorë, pushuesit shpëtojnë një vajzë nga mbytja, dërgohet në spital

    Momente frike në Vlorë, pushuesit shpëtojnë një vajzë nga mbytja, dërgohet në spital

    Një vajzë ka rrezikuar të mbytet sot në zonën e Plazhit të Ri në Lungomare, Vlorë.
    Sipas dëshmitarëve, janë pushuesit ata që i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, duke e nxjerrë nga uji dhe duke parandaluar një tragjedi.
    Vajza është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, ndërsa aktualisht nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen e saj shëndetësore. Autoritetet lokale paralajmërojnë pushuesit për kujdes maksimal gjatë qëndrimit pranë detit.

  • ”Vajzë Fest” po vjen. Nga datat 22-24 gusht do jetë kryeqendra e Shqipërisë

    ”Vajzë Fest” po vjen. Nga datat 22-24 gusht do jetë kryeqendra e Shqipërisë

    Në fund të çdo gushti, Vajza e Vlorës, fshati i Ali Asllani shndërrohet në një qendër pulsuese të artit, krijimtarisë dhe mikpritjes shqiptare. Edhe këtë vit, nga 22 deri më 24 gusht, ju ftojmë në “Vajzëfest-Art, Film, Trashëgimi”, një festë që lidh traditën me risinë, kujtesën me shpirtin bashkëkohor.

  • ‘Vajzë Fest’ rikthehet në Vlorë: Tri ditë art, film, trashëgimi dhe mikpritje në zemër të Labërisë

    ‘Vajzë Fest’ rikthehet në Vlorë: Tri ditë art, film, trashëgimi dhe mikpritje në zemër të Labërisë

    Për të tretin vit radhazi, fshati Vajzë në Vlorë kthehet në një qendër të gjallë arti dhe kulture me “Vajzë Fest”, që zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht 2025.

    Festivali sjell bashkë artistë, kineastë, muzikantë, poetë dhe figura publike në një mozaik aktivitetesh që përfshijnë film, teatër, këngë polifonike, valle popullore, muzikë bashkëkohore dhe ekspozita.

    Risia e këtij edicioni është “Dita Olimpike” në Parkun Arkeologjik të Amantias, organizuar në bashkëpunim me KOKSH, si një rikthim simbolik i shpirtit të garave të lashta. Për të rinjtë dhe dashamirësit e natyrës do të ketë hiking, kampingje nën yje, net me zjarre dhe eksplorime në shpellat dhe ujëvarat e zonës.

    Përvoja pasurohet me kuzhinën tradicionale të Labërisë – gatime shtëpie, bulmet të freskët, mish të pjekur, raki dhe verë, të shërbyera në ambientin natyror të Shpellës së Bletës.

    Eventi organizohet nga Shoqata e fshatit Vajzë, në bashkëpunim me bashkinë Selenicë dhe komunitetin vendas, duke e kthyer Vajzën në një destinacion unik për artin, natyrën dhe trashëgiminë shqiptare.

  • ”Vajzë Fest”, Edi Rama: Ejani ta jetojmë traditën bashkë, aty ku çdo hap është histori

    ”Vajzë Fest”, Edi Rama: Ejani ta jetojmë traditën bashkë, aty ku çdo hap është histori

    Në fund të çdo gushti, ”Vajza e Vlorës” shndërrohet në një qendër ku shpaloset arti dhe mikpritja shqiptare. Kryeministri Edi Rama fton të gjithë qytetarët që ti bashkohen ”Vajzë Fest”, që mbahen për 3 ditë në fshatin Vajzë në Vlorë. ”Tre ditë që kthejnë Vajzën në një skenë magjie! Nga tingujt e këngëve labe te shijet e sofrës së amvisave, nga pjesët teatrore tek ecjet në natyrë e netët me vallëzim gjithçka merr jetë në Vajzë Fest’ 2025.  22–24 Gusht-Vajzë, Vlorë Ejani ta jetojmë traditën bashkë, aty ku çdo hap është histori dhe çdo buzëqeshje mikpritje”,-shkruan Rama.

    Reportazh/ Vajza që u bë ZONJË! (FSHATI VAJZË)

  • Zbardhen detaje të reja nga aksidenti në Berat/ “Janë njohur që në gjimnaz, prindër të një vajze”, viktima…

    Zbardhen detaje të reja nga aksidenti në Berat/ “Janë njohur që në gjimnaz, prindër të një vajze”, viktima…

    Një aksident i rëndë me pasojë një viktimë ndodhi mëngjesin e së dielës në Berat, ku humbi jetën 29-vjeçari Ornel Caushaj. I riu po udhëtonte me bashkëshorten e tij, Sindi Salaj, e cila fatmirësisht ka arritur të shpëtojë e nga aksidenti. Sindi me profesion gazetare, është nënë e një vajze dy vjeçare.
    Lidhur me ngjarjen ka reaguar Sara Gjordeni, e cila shprehet se edhe Orneli dhe Sindi, të dy nga Kuçova janë prindër të një vajze 2-vjeçare. Ajo tregon se të dy ishin njohur në bankat e gjimnazit.
    “Këto janë lajmet me të cilat NUK dua të zgjohem. Quhej Ornel Caushaj dhe nusja e tij Sindi Salaj. Me Ornelin kam qene ne klase ne fillore dhe gjimnaz ne Kuçove, Sindi ka qenë në klase paralele me ne. Te dy janë dashuruar qe shume te vegjël, nuk ja kane lëshuar kurrë dorën njeri tjetrit. I shihja me admirim sesi sfidat e jetës nuk i ndanë kurrë.
    Jeta se fundmi u dha dhe një vajze qe s’besoj se është me shume se dy vjeç. Ishin shume te lumtur dhe vetëm pardje me ra te flisja për ta me dikë. Sindi ka shpëtuar, Orneli jo! S’do doja sot te kisha qene ne vendin e saj, asnjëherë!!!
    Për ju qe komentonit mallkime sesi shoferet ecin shpejt, ju siguroj qe as Orneli as Sindi nuk kane qene njerëz te papërgjegjshëm, as te dehur qe ne shtëpi i prisnin te vogël te tyret!
    Duhet te vini te shihni infrastrukturën e rrugëve, fshatrave të Beratit e më pas të gjykoni. Kjo ngjarje më ka bërë edhe një herë tjetër të kuptoj sesa e shkurtër është jeta dhe sa shumë duhet vlerësuar çdo moment me të dashurit tuaj të zemrës.
    Jam ende në mosbesim kur mendoj sa mirë i njoh të dy… Ngushëllimet me të mëdha e me zemër për prindërit e Ornelit, Sindit dhe çdokujt tjetër të prekur nga kjo fatkeqësi”.