Tag: vajzë

  • Zhduket pa lënë gjurmë 15-vjeçarja nga Lushnja, nëna alarmon policinë: Ju lutem ma gjeni vajzën

    Zhduket pa lënë gjurmë 15-vjeçarja nga Lushnja, nëna alarmon policinë: Ju lutem ma gjeni vajzën

    Një vajzë e mitur rezulton e zhdukur pa gjurmë që prej një jave. Ka qenë nëna e saj e cila i është drejtuar policisë për ndihmë duke bërë denoncim për humbjen e së bijës. Burime zyrtare të policisë bënë sot me dije se ngjarja ka ndodhur në Lushnjë dhe e humbura është një vajzë 15-vjeçe, që është larguar nga banesa prej datës 31 gusht dhe nuk është kthyer më.
    “Dje, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, kallëzoi shtetasja M. V., banuese në Kolonjë, se më datë 31 gusht 2025, është larguar nga banesa vajza e saj 15 vjeçe”, njoftoi policia.
    Pas denoncimit kanë nisur kërkimet dhe po punohet për gjetjen e 15-vjeçares, nëpërmjet kontakteve me shoqërinë e saj, të afërmit, telefonit apo rrjeteve sociale, me qëllim lokalizimin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Jona Spahiu bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë

    Jona Spahiu bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë

    Jona Spahiu ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj: ajo është bërë nënë për herë të dytë. Jona ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i ka vendosur emrin Freya. Përmes një postimi të ëmbël në Instagram, ajo publikoi disa foto nga momentet e para me bebushen, duke emocionuar ndjekësit dhe miqtë e saj virtualë.
    Në përshkrimin e postimit, Jona ka shkruar: “Raideni u bë vëlla i madh! Më 27/08/2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish.” Me këtë mesazh të ngrohtë, ndau emocionet e ardhjes në jetë të vajzës së saj, duke treguar edhe gëzimin e djalit të madh, Raiden, që tashmë mban rolin e vëllait të madh.
    Lajmi është pritur me shumë urime dhe komente pozitive nga ndjekësit dhe kolegët e saj, të cilët e kanë përgëzuar për zgjerimin e familjes.
    Jona Spahiu, njihet prej vitesh për stilin e saj, profesionalizmin dhe lidhjen e veçantë me publikun. Me ardhjen në jetë të Freyas, ajo po përjeton një kapitull të ri të jetës familjare, i cili, siç ka treguar edhe vetë, është i mbushur me dashuri dhe lumturi.
    Ky moment shënon një gëzim të madh për familjen e saj dhe një emocion të ndarë publikisht, që u mirëprit me ngrohtësi nga të gjithë.

  • VIDEO/ Bie zjarr në fshatin Vajzë në Selenicë

    VIDEO/ Bie zjarr në fshatin Vajzë në Selenicë

    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Vajzë në Selenicë që prej mbrëmjes së kaluar. Banorët thonë se gjatë natës nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme një mjet zjarrfikës i Selenicës, së bashku me vetë banorët e zonës, kanë nisur punën për të frenuar përhapjen e flakëve. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe pemëtari. Situata mbetet e vështirë, ndërsa banorët shprehen se pa ndërhyrjen e forcave shtesë të emergjencave, rrezikohet që flakët të përfshijnë zona edhe më të gjera.

  • Zjarr në fshatin Vajzë të Selenicës, digjen sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe pemëtari

    Zjarr në fshatin Vajzë të Selenicës, digjen sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe pemëtari

    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Vajzë në Selenicë që prej mbrëmjes së kaluar.

    Banorët thonë se gjatë natës nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme një mjet zjarrfikës i Selenicës, së bashku me vetë banorët e zonës, kanë nisur punën për të frenuar përhapjen e flakëve.
    Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe pemëtari.
    Situata mbetet e vështirë, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar se pa ndërhyrjen e forcave shtesë të emergjencave, rrezikohet që flakët të përfshijnë zona edhe më të gjera.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në Ballsh, 18-vjeçari përplas me makinë vajzën e mitur

    Aksident i rëndë në Ballsh, 18-vjeçari përplas me makinë vajzën e mitur

    Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, kur një automjet me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, përplasi një vajzë 7-vjeçare.
    E mitura është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • Një “VAJZË” që ndez Shqipërinë!

    Një “VAJZË” që ndez Shqipërinë!

    Ju ftojmë të ndiqni tre ditët magjike të edicionit të tretë të “Vajzë Fest 2025”, festës së traditës dhe trashëgimisë në fshatin e vogël që u bë sofra e madhe e Labërisë, por jo vetëm, e krejt Shqipërisë. Në këtë udhëtim tre-ditor, Vajza u bë altari i mallit, i historisë, i kulturës, i etnografisë, i mikpritjes dhe i dashurisë.

    “Vajzë Fest 2025”, nuk u përjetua thjesht si një aktivitet, por si një rit i shenjtë i identitetit. “Vajzë Fest 2025”, është tashmë më shumë se një ngjarje, është kthimi i përvitshëm i një besëlidhjeje me rrënjët, është ftesa për ta parë vendlindjen jo vetëm si kujtim, por si skenë të shpirtit dhe krenarisë sonë kombëtare.

  • ‘Vajzë Fest’ mbyll edicionin e tretë: Tri ditë këngë, valle e art në zemër të Lumit të Vlorës

    ‘Vajzë Fest’ mbyll edicionin e tretë: Tri ditë këngë, valle e art në zemër të Lumit të Vlorës

    Mbrëmja e së dielës ka shënuar mbylljen e edicionit të tretë të “Vajzë Fest”, një aktivitet artistik mbresëlënës, që për tri ditë me radhë mbushi me këngë, valle dhe art krahinor zonën e Lumit të Vlorës.

    Një edicion që i përmbushi të gjitha pritshmëritë sipas njërit prej organizatorëve regjisorit, Armand Bora. “Vendosim pritshmëritë tona, por ato janë tejkaluar. Pa dyshim falë miqve që vijnë, falë popullatës së Vajzës, por edhe të fshatrave përreth,” tha z. Bora.

    Festa bëri bashkë personalitete e banorë të shumtë, të cilët vlerësuan traditën e kësaj treve dhe përcjelljen e saj brez pas brezi.

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, bir i kësaj treve, thotë se vlera mbetet rrënja, e se vlerë mbi vlerë është përcjellja e kulturës e traditës së zonës ndër breza.

    “Në fakt ne e bëjmë për herë të tretë. Unë ndihem shumë krenar për mënyrën sesi zhvillohen aktivitetet në Vajzë. Unë jap mbështetjen për ta, por sigurisht çdo gjë varet nga këta njerëz, që e bëjnë me shumë dashuri, me shumë përkushtim. Më habit shumë që kanë dëshirë për të dhënë kontribute, për ta bërë sa më mirë një festë të tillë,” u shpreh z. Sadushi.

    Në organizim ka kontribuar edhe pushteti vendor, duke e parë aktivitetin si një vlerë të shtuar për turizmin. “Këto aktivitete që bëjmë sot nuk janë takim brezash. Janë aktivitete për të promovuar polifoninë, traditën, gastronominë, sitet arkeologjike…” tha kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bello.

    Banorët, të ardhur edhe nga larg, e shijuan çdo detaj të kësaj feste të bukur.

    Piktura, aktrimi, muzika dhe sporti ishin pjesë e mozaikut të gjerë që e bëri këtë edicion të paharrueshëm/rtsh/KultPlus.com

  • “Vajzë Fest” mbyll edicionin e tretë: tri ditë këngë, valle e art në zemër të Lumit të Vlorës

    “Vajzë Fest” mbyll edicionin e tretë: tri ditë këngë, valle e art në zemër të Lumit të Vlorës

    Mbrëmja e së dielës ka shënuar mbylljen e edicionit të tretë të “Vajzë Fest”, një aktivitet artistik mbresëlënës, që për tri ditë me radhë mbushi me këngë, valle dhe art krahinor zonën e Lumit të Vlorës.
    Një edicion që i përmbushi të gjitha pritshmëritë sipas njërit prej organizatorëve regjisorit, Armand Bora. “Vendosim pritshmëritë tona, por ato janë tejkaluar. Pa dyshim falë miqve që vijnë, falë popullatës së Vajzës, por edhe të fshatrave përreth,” tha z. Bora.
    Festa bëri bashkë personalitete e banorë të shumtë, të cilët vlerësuan traditën e kësaj treve dhe përcjelljen e saj brez pas brezi.
    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, bir i kësaj treve, thotë se vlera mbetet rrënja, e se vlerë mbi vlerë është përcjellja e kulturës e traditës së zonës ndër breza.
    “Në fakt ne e bëjmë për herë të tretë. Unë ndihem shumë krenar për mënyrën sesi zhvillohen aktivitetet në Vajzë. Unë jap mbështetjen për ta, por sigurisht çdo gjë varet nga këta njerëz, që e bëjnë me shumë dashuri, me shumë përkushtim. Më habit shumë që kanë dëshirë për të dhënë kontribute, për ta bërë sa më mirë një festë të tillë,” u shpreh z. Sadushi.
    Në organizim ka kontribuar edhe pushteti vendor, duke e parë aktivitetin si një vlerë të shtuar për turizmin. “Këto aktivitete që bëjmë sot nuk janë takim brezash. Janë aktivitete për të promovuar polifoninë, traditën, gastronominë, sitet arkeologjike…” tha kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bello.
    Banorët, të ardhur edhe nga larg, e shijuan çdo detaj të kësaj feste të bukur.
    Piktura, aktrimi, muzika dhe sporti ishin pjesë e mozaikut të gjerë që e bëri këtë edicion të paharrueshëm.

  • Ul siparin skena e “Vajza Fest 2025”, në një natë spektakolare festive

    Ul siparin skena e “Vajza Fest 2025”, në një natë spektakolare festive

    Nga Albert Vataj
    Mbylli siparin në mesnatën e mbrëmshme me një atmosferë shpërthyese fetive, në një skenë gjigande me kënge dhe valle, “Vajza Fest 2025”, një event që nisi si takim brezash për t’u shndërruar në një traditë.Për tre ditë me radhë, fshati Vajzë i Labërisë u shndërrua në një tempull arti, kulture dhe kujtese. Nga çdo anë e Shqipërisë, njerëzit u mblodhën për të festuar, për të kënduar dhe për të rikthyer në gjallëri hijen e rrënjëve të tyre. Aty ku polifonia ngjizet me gurin, ku vargjet e poetëve zgjohen bashkë me aromën e gjethes, ku loja e aktorëve përplaset me sfidën e garës, dhe ku malli për traditën gërshetohet me shijen e gatimeve, “Vajza Fest 2025” kurorëzoi një ngjarje që nuk është vetëm festë, por një kthim në burim, një ringjallje e fshatit si prag i kujtimeve të fëmijërisë, si strehë e shpirtit të përbashkët.Në ditën e tretë të “Vajza Fest 2025”, atmosfera u ndez me një mbrëmje të vërtetë festive, ku fshati Vajzë u bë skenë e dritës, këngës dhe artit. Banorë të fshatit, miq nga zonat përreth, të ardhur nga çdo skaj i Shqipërisë dhe diaspora, u mblodhën për të ndarë emocionin e këtij manifestimi kulturor.Ceremonia nisi me përshëndetjet e personaliteteve dhe të ftuarve të nderit, për të vijuar me një valle solemne të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, që ndezi duartrokitjet e publikut. Në skenë u ngjit aktori i mirënjohur Gent Hazizi, i cili me zërin dhe shpirtin e tij u bashkua me grupin polifonik të fshatit Vajzë, duke sjellë një këngë që përqafoi traditën dhe artin në një tingull të vetëm.Magjia e mbrëmjes u gjallërua më tej me numrat e cirkut, që sollën gëzim dhe entuziazëm, duke përfshirë publikun në lojën e spektaklit. Një moment i veçantë ishte përshëndetja e ikonës së skenës shqiptare, Luiza Xhuvani, e cila me fjalët e saj e bëri mbrëmjen edhe më të ndjeshme. Pas saj, polifonia e grupit “Djemtë e Delvinës” u bë jehonë e shpirtit jugor.Emocione të tjera sollën Maya dhe West Side Family, të cilët ndezën skenën me energjinë e tyre, ndërsa Grupi i Dukatit solli meloditë e rrënjës dhe traditës.Në këtë mbrëmje madhështore nderuan me praninë e tyre personalitete të politikës, kulturës, artit dhe sportit, të cilët përshëndetën dhe falënderuan organizatorët, duke vënë në pah historinë, trashëgiminë, kulturën dhe traditat e fshatit Vajzë, thesare të gjalla që e bëjnë atë një qendër krenarie dhe përfaqësimi për mbarë Vlorën dhe Shqipërinë.Kjo fest, tashmë në vitin e tij të tretë, nuk mjaftohet të jetë thjesht një traditë. Ai është dëshmi dhe shembull i gjallë se si mund të rikthehemi te vendlindja, te kujtimet dhe te rrënjët, që rrepet e lashtë të Vajzës të mos mbeten vetëm simbole hijerënda, por të vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë, duke u bërë shenjë e një vazhdimësie brezash. Nga 22 deri më 24 gusht, nën kujdesin e posaçëm të Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, Vajza nuk ishte më thjesht një fshat, ajo u bë një skenë e hapur ku fryma e Labërisë u ngjit në qiell si këngë dhe u shtri në tokë si kujtesë.Në rrëzë të Amantias së lashtë, mbi gurët që kanë mbajtur mbi shpinë legjendën e Ilirisë, në gjirin e gjelbër të natyrës, “Vajza Fest 2025” u ngrit si një ftesë për ta përjetuar kulturën shqiptare jo si një kujtim të zverdhur në faqe librash, por si një frymëmarrje të gjallë që rrah në çdo varg polifonik, në çdo valle, në çdo tingull fyelli apo lahute.Çdo hap i vizitorit është një udhëtim i dyfishtë: në të tashmen festive dhe në të shkuarën e lavdishme që rron nën gurë. Dhe mbi këtë sfond jehon ende vargu i Ali Asllanit: “Në krye të fshatit ka një delí krua, uj’ i tijja akull derdhet në përrua…”Një këngë e gdhendur në poezi, që edhe sot mbart freskinë e shpirtit të Vajzës.“Vajza Fest 2025” nuk është thjesht një event aktivitetesh artistike. Është takim brezash, është shkrirje e traditës me frymën bashkëkohore, është dëshmi se historia nuk rron vetëm mes faqeve të librave apo nën rrënoja të heshtura, por merr jetë mes këngës, lojës, artit dhe kujtesës kolektive. Në fundin e gushtit, ky fshat i vogël i Labërisë u ngrit si kryeqyteti i kulturës shqiptare, duke treguar se edhe qendra e botës mund të jetë një vend i vogël, për sa kohë mbart madhështinë e shpirtit dhe jehonën e kujtesës.Që gjithçka kaq domethënëse dhe e bukur, kaq shprehëse dhe frymëzuese, kaq origjinale dhe kaq përjetuese, do të bëhej e mundur nga ideatorët dhe organizatorët, nga ata që janë shpirti i kësaj feste, zemra e gjallë e kësaj thirrje për të kujtuar dhe fetuar, kryebashkiaku, Selenicë, Nertil Bellaj, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, shoqata e fshatit Vajzë, dhe patjetër me punën e shkëlqyer të atij që ishte truri i mekanizmit të këtij eventi, biri i Vajzës, Armando Bora.

  • Aksidenti tragjik u merr jetën dy motrave në Sarandë! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, një tjetër vajzë e plagosur

    Aksidenti tragjik u merr jetën dy motrave në Sarandë! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, një tjetër vajzë e plagosur

    Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.

    Ky është bilanci i rëndë i një aksidenti që iu mori jetën dy motrave nga fshati Kopaçëz i Delvinës mbrëmjen e kësaj të diele.
    Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjecari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.
    Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër. Antonela Zhupa 24 vjece rezulton e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës
    Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”. Në vendin e aksidentit shkuan forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

    Top Channel