Tag: vajzë

  • 1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Po në Shqipëri?

    1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Po në Shqipëri?

    1 në 5 gra në botë është martuar nën moshën 18 vjeç. Përsa i përket vendit tonë, statistikat tregojnë se vetëm 1.4 % e grupmoshës 15-19 vjeç në Shqipëri rezulton me statusin të martuar.Por ky fenomen sipas sociologëve, edhe pse në shifra i ulët, është ngërc për shoqërine e cila nuk po merr zgjidhje, duke sjellë jo pak pasoja.
    “Nuk duhet ta shikojmë numerikisht çështjen. Kemi pas çdo rasti, një vajzë, një vajzë e vogël e re, të cilës i kemi ndërprerë mundësinë për zhvillim. Por në thonjëza, nën emrin e garantimit të sigurisë së të ardhmes së saj, ne e kemi detyruar atë që të bëjë disa zgjedhje për të cilat ajo nuk është e ndërgjegjshme. Kështu që në një formë do ta konsideroja, një formë dhune”, shprehet sociologia Erisa Dhamo. Ky fenomen është më i përhapur në grupe të caktuara. “Janë kryesisht vajza që vijnë nga grupe jo të mbështetura monetarisht, ose nga komunitete të margjinalizuara, të izoluara, nga familje që kanë përjetuar dhunë apo neglizhim në familjen e tyre apo nga komunitete me vlera dhe kultura të ndryshme”, shprehet sociologia. Sipas OBSH, vajzat e martuara nën këtë moshë, përveç riskut për shtatëzani të hershme, rrezikojnë të bien pre e dhunës, braktisje të shkollës si dhe përjetimi i disa problemeve shëndetësore. Tv Klan

  • ”Fitoi një analfabet”, Laerti godet Gjestin: Çoi një vajzë në gjendje të rënduar

    ”Fitoi një analfabet”, Laerti godet Gjestin: Çoi një vajzë në gjendje të rënduar

    Showbiz E Mërkurë, 23 Prill 2025 15:40
    Laert Vasili, u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother Albania, ishte sot në një rrëfim në Shqipëria Live. Për të Gjesti shkatërroi shtëpinë, por që fitoi një analfabet. ”Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri.
    Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ”notën e mirë””, tha Laerti.

    Sa i përket situatave në shtëpi, ai tha se emri i tij është përdhosur dhe se janë lëshuar shumë ofendime ndaj tij, për të cilat tha se përfaqësuesit e tij ligjor do të shohin nëse do të ketë një padi apo jo.
    ”Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë. Jam ndjerë i përdhosur i përbaltur, është prishur imazhi im sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë. Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë”, tha ai.

  • Kenia/ Luani sulmon për vdekje një vajzë 14-vjeçare

    Kenia/ Luani sulmon për vdekje një vajzë 14-vjeçare

    Një vajzë 14-vjeçare ndërroi jetë pasi u sulmua nga një luan në periferi të Nairobit, kryeqyteti i Kenias, njoftoi Shërbimi i Kafshëve të Egra të vendit (KWS).Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se Luani e ‘rrëmbeu’ vajzën nga një kompleks banesash në një fermë pranë Parkut Kombëtar të Nairobit.
    Alarmi u ngrit nga një tjetër adoleshent dhe rojet e KWS ndoqën gjurmët deri në lumin Mbagathi aty pranë, ku gjetën eshtrat e vajzës së shkollës fillore.Luani nuk është gjetur ende, por KWS tha se kishte vendosur një kurth dhe kishte vendosur ekipe kërkimi për të kërkuar kafshën.
    Agjencia shtoi se ishin marrë masa shtesë sigurie për të parandaluar çdo sulm të mëtejshëm.
    Parku Kombëtar i Nairobit shtrihet vetëm 10 km (gjashtë milje) nga qendra e qytetit dhe është shtëpia e kafshëve si luanët, buallet, gjirafat, leopardët dhe cheetahs./Opinion.al

  • Një vajzë 14-vjeçare vritet nga një luan në periferi të Nairobit

    Një vajzë 14-vjeçare vritet nga një luan në periferi të Nairobit

    Një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi u sulmua nga një luan në periferi të kryeqytetit të Kenias, Nairobi. Ngjarja ndodhi pranë një kompleksi banimi në një fermë ngjitur me Parkun Kombëtar të Nairobit, njoftoi Shërbimi i Kafshëve të Egra në Kenia (KWS).

    Sipas autoriteteve, alarmi u dha nga një tjetër adoleshente, ndërsa rojet e KWS ndoqën gjurmët deri te lumi Mbagathi, ku më pas u zbuluan eshtrat e vajzës. Luani që dyshohet për sulmin nuk është gjetur ende, por janë ngritur kurthe dhe janë vendosur ekipe kërkimi për të identifikuar dhe kapur kafshën.

    Agjencia bëri të ditur se janë ndërmarrë masa shtesë sigurie për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen. Parku Kombëtar i Nairobit, që ndodhet vetëm 10 kilometra nga qendra e qytetit, është i njohur për praninë e luanëve, bualleve, gjirafave, leopardëve dhe cheetah-ve. Megjithëse është i rrethuar nga tri anë, parku është i hapur në jug për të lejuar migrimin natyral të kafshëve.

    Sulmet ndaj njerëzve nga luanët në Kenia janë të rralla, ndonëse shpesh regjistrohen konflikte me bagëtinë. Vlen të përmendet se vitin e kaluar, pamjet e kamerave të sigurisë treguan një luan që rrëmbeu një qen Rottweiler nga një shtëpi pranë të njëjtit park.

    Ndërkohë, KWS raportoi edhe për një tjetër incident tragjik këtë fundjavë, ku një burrë 54-vjeçar u vra nga një elefant në qarkun Nyeri, rreth 130 kilometra në veri të Nairobit. Sipas raportit, elefanti ndodhej në pyllin Mere kur sulmoi burrin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore që çuan në vdekjen e tij në spital.

    Ekspertja e ruajtjes së kafshëve të egra, Paula Kahumbu, e cilësoi situatën alarmante dhe i kërkoi KWS të përmirësojë sistemet e monitorimit dhe komunikimit për të paralajmëruar banorët në kohë reale për rreziqet që vijnë nga fauna e egër. Ajo bëri thirrje që të gjitha ndërtimet afër zonave me rrezik të lartë, si Savannah Ranch, të pajisen me masa mbrojtëse si ndriçim, sisteme alarmi dhe gardhe të sigurta.

  • Rama për kandidaten nga komuniteti rom: Nëse s’do jetë në Kuvend, do jetë në qeveri

    Rama për kandidaten nga komuniteti rom: Nëse s’do jetë në Kuvend, do jetë në qeveri

    Një përfaqësuese e komunitetit rom mund të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Edi Ramës, nëse ky i fundit fiton zgjedhjet e 11 Majit. Këtë e bëri të ditur vetë kryesocialisti Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Korçë.

    “Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama.
    Rama vlerësoi rolin e gruas në shoqëri e politikë, teksa theksoi se edhe nisma për mbylljen e Tik Tok nuk do të arrihej pa to.
    “E kam thënë dhe herë tjetër, nuk e di nëse ne do arrinim ta mbyllnim Tik-Tok nëse nuk do të kishim mbështetjen absolute të grave dhe nëse do ishte vetëm muhabet burrash kam frikë se nuk do kishte kaq shumë mbështetje mbyllja dhe marrja në mbrojtje e fëmijeve nga kanosja që i bën Tik-Tok”.
    Por, kryesocialiste nuk kurseu as batutat me gratë e vajzat, të cilave ju kërkoi të mos bëjnë krushqi me opozitën.
    “Krushqia me çdo demokrat bazohet tek ‘je me me BE-në apo je me kënetën”. Nëse je me BE-në, të trashëgoheni! Nëse je me kënetën, nuk ka vajzë për ty! Rrofshin gratë e Korçës, Pogradecit, Maliqit, Pustecit, Devollit dhe të Kolonjës”.

    Top Channel

  • “Një vajzë nga Delvina…” Rama zbulon kandidaten për deputete që do të jetë ministre: Vjen nga komuniteti rom. Për të parën herë…

    “Një vajzë nga Delvina…” Rama zbulon kandidaten për deputete që do të jetë ministre: Vjen nga komuniteti rom. Për të parën herë…

    Gjatë takimit me gratë në Korçë, kryeministri Edi Rama tha se PS ka bërë më shumë se çdo forcë tjetër politike për familjet që i përkasin komuniteteve të tjera në vend.
    Kryeministri promovoi kandidaten socialiste në listën e Qarkut të Vlorës, Ina Majko për të cilën tha se përfaqëson vajzat e margjinalizuara.
    Rama tha se Majko vjen nga komuniteti rom dhe paralajmëroi se nëse ajo nuk zgjidhet deputete në 11 maj, do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme socialiste në rast se PS fiton parlamentaret.

    Edi Rama: Do japim më shumë bursa për fëmijë që vijnë nga familje në ndihmë ekonomike dhe për shumë prej tyre që vijnë nga familje egjiptiane dhe rome.
    Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom.

    Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë, por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë, patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm.

  • Rama merr dhuratën e veçantë simbolike nga një vajzë në Kashar

    Rama merr dhuratën e veçantë simbolike nga një vajzë në Kashar

    Një dorë me numrin 5, ka qenë kjo dhurata simbolike që kryesocialisti Edi Rama ka marr si dhuratë sapo u ngjit në podium nga një vajzë në Kashar. Rama ndodhet këtë mbrëmje në Kashar, ku vijon takimet e tij për të kërkuar votën në 11 maj për PS.
    Rama në Kashar: Anëtarësimi në BE 10-fishon mbështetjen financiare për të rinjtë në teknologji

    Rama: 11 maji interes i drejtpërdrejtë për të rinjtë

  • “Saliu sillet si vajzë që fejohet për pasurinë e babait të djalit”, Çupi për lidhjen Berisha–LaCivita: Përdori…

    “Saliu sillet si vajzë që fejohet për pasurinë e babait të djalit”, Çupi për lidhjen Berisha–LaCivita: Përdori…

    Në një intervistë për një emision televiziv analisti Frrok Çupi, komentoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur tek daljet e Berishës në fushatë më LaCivita.
    Çupi u shpreh se ish-kryeministri Berisha e përdor LaCivita për Trump.
    “LaCivita ndodhet jashtë tipologjisë së një këshilltari. A është këshilltar, a është strateg? A është një njeri që dëgjon gjithçka, si thotë dikush në PD. A është një njeri që nuk e ka shumë idenë se çfarë është Shqipëria…Me sa shoh Berisha ka shkuar te LaCivita, dhe mendon se me anë të tyre shkon te Donald Trump… E gjitha si një fejesë e një vajzë që fejohet me një djalë që ka babanë të pasur. Pra në gjithë këtë situatë, Brenda kësaj gjeje zhvillohet një repos i çuditshëm. Berisha e ka përdorur ambasadorin amerikan si vegël, pastaj përdori Arsidin, një njeri po kaq privat dhe që u paraqit me një dekoratë çokollate…Për mendimin tim ai e ka kompleksin e inferioritetit të të huajt. Kur erdhi në PD Berisha puna e parë që bëri, ishte tentoi izolimin ndaj atyre që e kishin bërë PD.  Berisha sa më shumë është në vështirësi, i beson një gjëje që nuk ekziston…”, tha ai.

  • Ra nga kati i shtatë i banesës, vdes tragjikisht një vajzë në Prishtinë

    Ra nga kati i shtatë i banesës, vdes tragjikisht një vajzë në Prishtinë

    Një ngjarje tragjike tronditi sot Prishtinën.
    Një vajzë, afro 26 vjeç, dyshohet të ketë rënë nga kati i shtatë i banesës.
    Viktima raportohet se nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
    Tragjedia ka ndodhur në lagjen Lakrishtë.
    I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë, të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ekipin e Forenzikës kanë nisur hetimet.
    Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Përndiqte një vajzë, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër

    Përndiqte një vajzë, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 38 vjeç, banues në fshatin Valare, pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.