Tag: vajzë

  • “Më dërguan në shtëpinë e një shqiptareje”, e mitura bullgare rrëfen tmerrin se si ra pre e abuzimit

    “Më dërguan në shtëpinë e një shqiptareje”, e mitura bullgare rrëfen tmerrin se si ra pre e abuzimit

    Një vajzë e mitur me origjinë nga Bullgaria ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar para autoriteteve greke. Ajo rrefeu se si ra pre e një rrjeti trafikimi seksual që vepronte në Selanik.
    Pas dëshmisë së të miturës tre anëtarë të grupit kriminal janë arrestuar dhe lënë në burg, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
    Nga ajo që raportojnë mediat greke mësohet se vajza kishte pasur më parë një lidhje romantike në Bullgari dhe kishte lindur një vajzë, por më pas ishte mashtruar nga një bashkatdhetar 12 vite më i madh, i cili i premtoi punë në Itali. Pasi qëndruan atje për disa kohë, ai e bindi të udhëtonte drejt Greqisë, duke i thënë se do të gjente një punë të mirë.

    Por sapo mbërritën në Selanik, burri e la në një apartament nën kujdesin e një gruaje shqiptare rreth 30 vjeçe. E mitura ka treguar se që nga ajo ditë, nisi kalvari i saj i tmerrshëm.
    “Natën vonë vinin klientë në shtëpi. Gruaja shqiptare pinte me ta dhe më pas dilte, duke më lënë vetëm me ta. Ajo më urdhëronte të bëja gjithçka që kërkonin”, ka dëshmuar e mitura.
    Vajza ka treguar se çdo ditë ishte e mbyllur dhe e ruajtur, pa mundësi për t’u larguar. Trafikantët planifikonin ta dërgonin në Gjermani për ta shfrytëzuar sërish në prostitucion. Por një natë, e mitura arriti të arratisej duke thyer qepenin e dritares, dhe u paraqit në Stacionin e Policisë, ku kërkoi ndihmë dhe tregoi gjithçka që kishte përjetuar.
    Hetimet e policisë greke kanë konfirmuar se në apartament janë gjetur prova që lidhen me veprimtarinë e rrjetit të prostitucionit. Autoritetet dyshojnë se gruaja shqiptare dhe partneri i saj kanë luajtur rol aktiv në mbajtjen dhe shfrytëzimin e vajzës së mitur.
    Rasti ka shkaktuar indinjatë të madhe në Greqi, duke nxjerrë në pah rritjen e rasteve të trafikimit të grave dhe vajzave nga Europa Lindore drejt vendeve të BE-së.

  • Sherri nisi për një vajzë, kush është 35-vjeçari që u dhunua në Lezhë (EMRI)

    Sherri nisi për një vajzë, kush është 35-vjeçari që u dhunua në Lezhë (EMRI)

    Petrit Pepkola është 35-vjeçari që u dhunua sot me sende të forta në Lezhë.
    Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë.
    Dyshohet se shkak për sherrin mes 35-vjeçarit dhe autorëve të ketë qenë një vajzë.
    Mësohet se Pepkola është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta ( shkopa bejsbolli) nga autorët.
    Fillimisht ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
    Sipas burimeve gjendja e tij është e rënduar. Ndërsa autorët janë ende të pa identifikuar.
    I dhunuari në deklaratën e parë ka thënë se nuk i ka njohur autorët.
    Sipas burimeve, Peploka nuk është person i skeduar dhe policia po heton për ndonjë konflikt të fundit.
    Po këqyren gjithashtu kamerat e sigurisë të bizneseve për të pare lëvizjet e mundshme te autorit/ëve.

  • EMRI/ Sherri nisi për një vajzë, ja kush është 35-vjeçari që u dhunua në Lezhë

    EMRI/ Sherri nisi për një vajzë, ja kush është 35-vjeçari që u dhunua në Lezhë

    Petrit Pepkola është 35-vjeçari që u dhunua sot me sende të forta në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë. Dyshohet se shkak për sherrin mes 35-vjeçarit dhe autorëve të ketë qenë një vajzë.

    Mësohet se Pepkola është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta ( shkopa bejsbolli) nga autorët.

    Fillimisht ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

    Sipas burimeve gjendja e tij është e rënduar. Ndërsa autorët janë ende të pa identifikuar. I dhunuari në deklaratën e parë ka thënë se nuk i ka njohur autorët. Sipas burimeve, Peploka nuk është person i skeduar dhe policia po heton për ndonjë konflikt të fundit.

    Po këqyren gjithashtu kamerat e sigurisë të bizneseve për të pare lëvizjet e mundshme te autorit/ëve.

  • Akuzohet për përdhunimin e një vajze, portieri i njohur rrezikon 20 vite burg

    Akuzohet për përdhunimin e një vajze, portieri i njohur rrezikon 20 vite burg

    Gjyqi i Baptiste Valete, 33 vjeç, ish-portierit të Nanci, i akuzuar për përdhunim të rënduar për ngjarje që datojnë që nga 15 dhjetori 2019, do të fillojë sot në gjykatën penale Meurthe-et-Moselle.822d9Valete, 27 vjeç në atë kohë dhe futbollist i Nanci në Ligue 2, akuzohet për përdhunimin e dyshuar të një vajze 18-vjeçare, një incident i cili, sipas prokurorisë, ndodhi jashtë një klubi nate në qendër të qytetit.
    Lojtari, i cili ishte i dehur në atë kohë, siç e pranoi vetë, pohon se takimi ishte konsensual dhe deklaroi se përdori një emër të rremë për të shmangur identifikimin. Megjithatë, vajza e re i tha policisë se kishte shprehur vazhdimisht mospajtimin e saj dhe e kishte akuzuar Valete se e kishte detyruar të kryente akte të shumëfishta seksuale kundër vullnetit të saj. Ekspertët që e ekzaminuan dy vjet më vonë besojnë se ajo ende vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik, ndërsa të njëjtët specialistë theksojnë se futbollisti nuk duket se e kupton seriozitetin e akuzave.

  • Abuzuan me një vajzë pas diskotekës, shqiptari 22-vjeçar dhe shoku i tij marrin 7 vite dënim për sulmin seksual

    Abuzuan me një vajzë pas diskotekës, shqiptari 22-vjeçar dhe shoku i tij marrin 7 vite dënim për sulmin seksual

    Dy të rinj, një shqiptar 22-vjeçar dhe një shtetas nga Kepi i Gjelbër 20-vjeçar, u dënuan me nga shtatë vjet burg secili, pasi u shpallën fajtorë për përdhunimin e një vajze jashtë një klubi nate në natën e 15 gushtit të vitit të kaluar.

    Vendimi u dha me procedurë të shkurtuar nga gjyqtarja Caterina Lungaro.

    Të pandehurit, të mbrojtur nga avokatët Nicola Scodnik, Andrea Sighieri dhe Leonardo Nicotra, u arrestuan në tetor 2024. Aktualisht ata ndodhen në arrest shtëpie me byzylyk elektronik. Njëri prej tyre u shpall i pafajshëm për akuzën e ‘pornografisë së hakmarrjes’.

    Sipas hetimeve, viktima kishte kaluar mbrëmjen në një klub nate dhe, pasi doli jashtë, u ndoq nga dy të rinjtë. Pas sulmit, ajo njoftoi menjëherë policinë. Hetimet e udhëhequra nga prokurorja Valentina Grosso dhe të zhvilluara nga Skuadra Flying i identifikuan autorët përmes kamerave të sigurisë brenda klubit dhe përgjatë rrugës, si edhe falë dëshmive të ndryshme.

  • Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 1 viktimë dhe 9 të plagosur në rajonin e Kharkivit

    Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 1 viktimë dhe 9 të plagosur në rajonin e Kharkivit

    Sulmet me raketa nga forcat e armatosura ruse vranë një vajzë 17-vjeçare dhe plagosën nëntë të tjerë në rajonin e Kharkivit, në pjesën verilindore të Ukrainës, tha një zyrtar lokal në orët e para të mëngjesit.

    “Armiku nisi sulme me raketa në qytetin e Berestinit”, raportoi fillimisht guvernatori rajonal i Kharkivit Oleh Sinekhubov nëpërmjet Telegram, duke shtuar më vonë se “një vajzë 17-vjeçare që u plagos rëndë ndërroi jetë nga plagët në spital”, ndërsa nëntë persona të tjerë u plagosën, shtatë prej të cilëve u shtruan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

    Top Channel

  • Policia në Gjermani qëllon një vajzë 12-vjeçare pasi ajo i sulmoi me thikë, e mitura në gjendje kritike

    Policia në Gjermani qëllon një vajzë 12-vjeçare pasi ajo i sulmoi me thikë, e mitura në gjendje kritike

    Oficerët e policisë në Gjermani qëlluan me armë një vajzë 12-vjeçare, e cila i sulmoi ata me dy thika. Ngjarja ka shkaktuar debate në Gjermani. Sipas mediave  vendase, vajza e cila nuk dëgjon është në gjendje kritike.
    Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes në Bochum kur e mitura u raportua e zhdukur nga familja e saj, të cilët thanë se ajo kishte nevojë për ilaçe urgjente pasi ishte e sëmurë dhe nuk dëgjon.
    Gjatë hetimit, u zbulua se fëmija ishte me nënën e saj, e cila  gjithashtu nuk dëgjon dhe kishte humbur kujdestarinë e së miturës.

    Policia mbërriti në shtëpinë e gruas në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe hapi derën e përparme me çelës.
    Ndërsa po kontrollonte apartamentin, policia u sulmua nga vajza 12-vjeçare, e cila mbante dy thika dhe u sul drejt tyre.
    Në këtë momend efektivët e qëlluan duke e lënë të plagosur rëndë./vizionplus.tv

  • Ngjarje e rëndë në Rrogozhinë, një makinë përplas një vajzë 2 vjeç

    Ngjarje e rëndë në Rrogozhinë, një makinë përplas një vajzë 2 vjeç

    Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 15:47
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Rrogozhinë, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2 të qytetit. Drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar me inicialet F. Xh., banues në Rrogozhinë, dyshohet se ka goditur të miturën gjatë momentit kur po kryente manovrën e kthimit të automjetit në rrugicën e lagjes.
    Si pasojë e përplasjes, e mitura ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për procedurat e mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

  • “Babai im është bërë katragjysh”/ Arta Dade shijon statusin si stërgjyshe

    “Babai im është bërë katragjysh”/ Arta Dade shijon statusin si stërgjyshe

    Një nga gratë më të spikatura në politikën shqiptare, me sharm e elegancë, por mbi të gjitha me një personalitet të fortë. Arta Dade është një nga politikanet më të njohura dhe tashmë i është dedikuar një kauze shumë të dashur për të, përparimit të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

    Siç shprehet në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo i ka dashur gjithnjë fëmijët ndaj roli si presidente e bordit të CRCA Albania është një angazhim profesional që e bën me shumë përkushtim. Në këtë pikë, duket se jeta profesionale ka përkuar edhe me një arritje të rëndësishme në atë personale: prej gjashtë muajsh, Arta Dade është bërë stërgjyshe. Statusi i ri ka sjellë një atmosferë ndryshe në familje, por s’mbaron me kaq, babai i saj tashmë është bërë katragjysh.

    Arta Dade: Tani në trenin e jetës janë disa stacione. Ju thatë që jeni bërë nënë herët, por në fakt unë për tri javë mbusha 24 vjeç, nuk ishte edhe aq herët për kohën, kisha një vit e gjysmë që kisha mbaruar edhe studimet. Djali im është bërë baba herët, 20 vjeç dhe për fat unë kam edhe babain kështu që babai im është bërë katragjysh.

    Të qenët e rrethuar nga fëmijët ka simbolizuar një gëzim gjithnjë të veçantë për Arta Daden.

    Arta Dade: Unë i kam mbajtur të gjithë fëmijët, i kam parë tek rriten, i kam ndjekur dhe kam qenë një gjyshe e përkushtuar dhe tani më duket si diçka tjetër që sa rritet njëri, vjen tjetri, sa rriten dy, vijnë dy të tjerë, kështu që nuk kam ngelur asnjëherë pa mbajtur një bebe nëpër duar.

    Ish-ministrja ndan edhe momentin kur mësoi për herë të parë që do të bëhej stërgjyshe, ku peshën më të madhe të gëzimit e mbante edhe fakti që ishte vajzë.

    Arta Dade: Kur mora vesh që do të bëhesha edhe që do të ishte vajzë, vërtet u lumturova sepse ngaqë kam katë nipër, vetë s’kam pasur vajzë, u lumturova se na u shtuan vajzat në familje, vetëm Ninën kemi mbesë dhe që është në klasë të dytë, janë pak a shumë si binjakë me Krisin dhe kur thanë që është vajzë, lumturia ishte akoma më e madhe. Nuk isha këtu kur lindi, do të kisha shumë dëshira, isha jashtë vendit dhe ka gjashtë muaj se goca tani është gjashtë muajshe.

  • Pezullimi për testin e gjinisë, reagon nëna e Nayarës dhe i publikon fotot: Është vajzë, mjaft e traumatizuat

    Pezullimi për testin e gjinisë, reagon nëna e Nayarës dhe i publikon fotot: Është vajzë, mjaft e traumatizuat

    Tashmë çështja “Nayara” ka kërcyer sportin dhe diskutimin mbi një sportiste, për të kaluar në një situatë më të gjerë dhe më delikate, njerëzore dhe shoqërore. 
    Ajo ndihet e diskriminuar siç e përmendi në intervistën dhënë eksklzuvisht për Top Channel ditën e hënë, por gjithsesi e izoluar, vetëm, në Tiranë dhe thjesht me mbështetjen e psikologes të vendosur nga klubi dhe nga vetë vajzat e ekipit. 
    Edhe pse disa mijë km larg, nëna e sajë ka kontaktuar Top Channel për të thënë diçka rreth çështjes, por mbi të gjitha për të kërkuar ndihmë për vajzën e saj. 
    “Përshëndetje, jam nëna e Nayarës dhe jam shumë e kënaqur që kam vënë re se po e ndihmoni dhe mbështesni vajzën time, kjo sepse për fat të keq, unë jam shumë larg saj dhe jam mërzitur shumë që ajo po vuan. Do të doja të kishte dhe një avokat që të merrej e ti ngarkonte të gjithë përgjegjësinë atyre që po ja bëjnë këtë gjë, dhe që po e bëjnë të përjetojë këtë situatë të vështirë”, shprehet Claudia Goulart. 
    Si për të dalë hapur kush ka dyshime për gjininë e sajë, nëna e Nayarës na ka dërguar edhe këto foto, për të ilustruar fëmijërinë e një fëmije vajzë, madje shumë të bukur: “Ajo është një vajzë që e do e gjithë familja e sajë, pasi ajo është rritur vetëm nga unë. Kam qenë nënë dhe baba për të dhe kjo që po ndodh është e pafalshme. Uroj që drejtësia të merret me këtë gjë dhe ajo të kompensohet për të gjithë dëmin moral që po i shkaktohet dhe të ndëshkohen të gjithë njerëzit e këqij që i janë vënë kundër”. 
    Duke kërkuar edhe një herë mirëkuptimin dhe sensibilizimin ndaj një vajze të huaj, disa mijëra km larg shtëpisë, e vetme dhe përballë një furtune mediatike dhe publike që u gjend pa dëshirën e saj, nëna e Nayarës ndan edhe një intimitet familjarë njerëzor, të dhimbshëm. 
    “Ajo padyshim që është femër dhe më vjen keq për ca po ndodh, që e vogël është rritur me trauma, duke parë babain e saj se si më dhunonte, kur isha ende e martuar”, thotë Goulart.