Tag: vajza

  • Goditi bashkëshorten 14 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

    Goditi bashkëshorten 14 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

    Eduard Danaj, shqiptari i cili në maj 2024 vrau me thikë gruan e tij Enkelejda Danaj në Athinë, është dënuar me burgim të përjetshëm.
    Sipas mediave greke, ai duhet të paguajë edhe një gjobë prej 5 mijë eurosh për akuzën e mbajtjes dhe përdorimit të armës pa leje.
    “I pandehuri është një njeri i dhunshëm dhe apatik, ai as nuk i mbante mend datat e lindjes së fëmijëve të tij, gjë që është e paimagjinueshme. Ai konsumoi alkool pas vrasjes së gruas dhe jo më parë, siç pretendon ai. Akti i tij ishte i paramenduar. Ai mbante një kapelë, mori një taksi dhe më pas shkoi në një hotel. Kur u arrestua, ai i tha oficerit të policisë “Ia bëra mirë asaj”. Ai ishte i motivuar nga xhelozia dhe zilia ekstreme”, tha gjykatësi i cili shpalli vendimin unanim të Gjyaktës.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj. 50-vjeçari e goditi Enkelejdën më shumë se 14 herë me thikë. 40-vjeçarja humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
    Vajza 22-vjeçare, e cila pas vrasjes brutale të nënës së saj ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël, ishte dëshmitare në gjyqin e të atit.
    Ajo deklaroi se i ati nuk u penduar kurrë për krimin.
    “Folëm një herë. Ai më kërkoi falje, por pastaj filloi ta mallkonte mamin”, tha vajza e 52-vjeçarit.
    “Gjithmonë kishim tensione në shtëpi, babai im ishte i dhunshëm ndaj mamasë sime. Ai e rrihte gjatë gjithë kohës. Më kujtohen incidente të tilla gjatë gjithë fëmijërisë sime . Ai ishte xheloz dhe gjente justifikime.. Mamaja ime na çonte në shkollë dhe kishte gërvishtje në qafë. Ai i thoshte: ‘Do të të vras, do të jemi bashkë në jetë a në vdekje’. Ky ishte arsyetimi i tij ”, tha vajza e viktimës në dëshminë e saj.
    Vajza dëshmoi në detaje: Ai humbi punën dhe pinte. Ai rrinte në shtëpi me orë të gjata dhe grindjet ishin më intensive. Pastaj u ndanë, u divorcuan, unë isha 14 vjeç në atë kohë. Ai iku për në Shqipëri. Unë dhe vëllai im kishim shkuar ta shihnim një herë. Ai më telefononte, më mallkonte dhe më thoshte se e mbështesja mamin tim. Ai nuk e kishte pranuar që po divorcoheshin.
    “E doja”
    Në mbrojtjen e tij, në gjykatë, i pandehuri iu referua njohjes së tij me viktimën kur ajo ishte vetëm 16 vjeç . Ai përmendi gjithashtu se familja e vajzës kundërshtoi martesën e tyre, por ata përfundimisht u martuan në vitin 1999 në Shqipëri.
    “Pastaj erdhëm në Greqi,” tha i pandehuri.
    “E doja shumë, por u grindëm, unë pija,” vazhdoi 52-vjeçari.
    “Nuk e godita . Ajo gjithmonë donte të largohej, unë nuk e lashë,” pohoi ai.

  • Kastro Zizo rrëfen me dhimbje: Vajza ime është në spektrin autik, nuk më lejuan ta shihja për 10 vite

    Kastro Zizo rrëfen me dhimbje: Vajza ime është në spektrin autik, nuk më lejuan ta shihja për 10 vite

    Këngëtari dhe artisti Kastro Zizo ka ndarë një rrëfim tronditës mbi marrëdhënien me vajzën e tij dhe betejën ligjore për të qenë pranë saj, pasi i është mohuar kontakti për më shumë se një dekadë. Në një deklaratë per Top Albania Radio, Zizo zbulon se vajza e tij, tashmë 13 vjeçe, është në spektrin autik, një fakt që ai e ka mësuar vetëm pas shumë vitesh shkëputjeje të detyruar. Artisti pohon se për rreth 10 vite nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me të bijën, e cila është rritur në kushte që ai i cilëson “të tmerrshme”.
    “Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj,” – shprehet Kastro.
    Ai shton se është në një proces ligjor për të rregulluar marrëdhënien me vajzën, dhe se kjo betejë është më shumë sesa një çështje prindërore, është një përballje me padrejtësinë.
    “Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë.”
    Ai rrëfen gjithashtu se ka udhëtuar vetë drejt Prishtinës për të mësuar mbi situatën e vajzës, pas informacioneve nga shërbimet sociale.
    “Vajza është marrë nga unë në kushte të tmerrshme. Shkova në Prishtinë, u lajmërova nga shërbimet sociale, jetonte me të ëmën”.

  • 1 vit në Dubai, Arbenita Ismajli tregon sesi ka ndryshuar jeta për të dhe vajzën

    1 vit në Dubai, Arbenita Ismajli tregon sesi ka ndryshuar jeta për të dhe vajzën

    Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndarë një reflektim prekës përmes një postimi në Instagram, teksa ka shënuar plot një vit që prej momentit kur ajo dhe vajza e saj, Nina, janë zhvendosur në Dubai. Në një kohë kur emri i saj vijon të përmendet shpesh për shkak të përballjes ligjore dhe mediatike me ish-partnerin, reperin Fero, Arbenita ka zgjedhur të ndajë një mesazh më personal, larg polemikave dhe pranë asaj që për të ka më shumë rëndësi, roli si nënë.
    “U bë një vit që u zhvendosëm në Dubai, dhe të shoh ty të rritesh e të lulëzosh më shëron aq thellë,” – ka shkruar ajo, duke iu referuar vajzës së saj, Ninës.
    Në fotografinë e postuar, Nina shihet me një buzëqeshje të pastër fëmijërore, ndërsa mbi sup mban një papagall shumëngjyrësh, një imazh i qetësisë dhe stabilitetit që Arbenita duket se ka arritur pas një periudhe të trazuar.
    Ky postim vjen si një mesazh i qartë për forcën dhe shërimin, duke treguar se pavarësisht vështirësive dhe sfidave publike, modelja ka gjetur ekuilibrin e saj në një jetë të re, përqendruar te vajza dhe lumturia e tyre e përbashkët.
    Ajo vazhdon karrieren si modele, duke mos lene pas edhe detyren me kryesore qe ka, ate te nenes.

  • FOTO/ Nuk është Manaj, vajza e Silvinjos për futbollistin tjetër të Kombëtares: Meriton një çmim

    FOTO/ Nuk është Manaj, vajza e Silvinjos për futbollistin tjetër të Kombëtares: Meriton një çmim

    Shqipëria e Silvinjos mori fitore historike mbrëmë ndaj Serbisë. Kuqezinjtë triumfuan me golin e Rei Manajt, i cili pati vlerë për 3 pikë të arta.
    Tati Mendes, vajza e trajnerit Silvinjo, prej kohësh reagon kur luan Kombëtarja. Dhe në ndeshjen historike ndaj Serbisë ka qëndruar po ashtu aktive.

    Nëse një lojtar do duhej të veçohej mbrëmë, të gjithëve mund t’u shkojë mendja te Manaj si autor i golit vendimtar. Në anën tjetër, Tati ka pikasur portierin Strakosha.
    “Ky portier meriton një çmim”, shkruan vajza e Silvinjos në bisedën e publikuar duke vlerësuar gardianin, që mbajti portën e paprekur. Strakosha ishte ndër protagonistët me pritjet dhe daljet e tij.
    56
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Meriton një çmim”, vajza e Sylvinjos zbulon “të preferuarin” e saj nga kuqezinjtë dhe nuk është Manaj

    “Meriton një çmim”, vajza e Sylvinjos zbulon “të preferuarin” e saj nga kuqezinjtë dhe nuk është Manaj

    Fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë, me rezultatin në favorin tonë falë golit të Rei Manajt, ka ngjallur emocione të mëdha jo vetëm në mesin e tifozëve kuqezi, por edhe tek të afërmit e trajnerit Silvinjo.
    Vajza e tij, e njohur për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kombëtares shqiptare, ka reaguar në mënyrë të veçantë pas triumfit të mbrëmshëm. Ajo ka publikuar një bisedë ku shihet duke përjetuar me shumë emocion minutat e fundit të ndeshjes dhe ka vlerësuar në veçanti portierin Thomas Strakosha.
    “Ky portier meriton një çmim”, shkruan Tati, duke vënë në pah rolin kyç të Strakoshës në mbajtjen e portës së paprekur dhe në sigurimin e fitores me pritjet vendimtare.

    Përveç reagimit për lojën, Tati Mendes ka ndarë edhe një dedikim prekës për të atin, duke theksuar lidhjen e fortë emocionale me punën dhe sukseset e tij si trajner i Kombëtares:
    “Fitoret e tua janë edhe të miat”, ka shkruar ajo, në një mesazh që reflekton krenari dhe dashuri familjare në një moment historik për futbollin shqiptar.

  • Dëshmi tronditëse rreth plagosjes së kryebashkiakes në Gjermani, ja se si e torturoi vazja e birësuar

    Dëshmi tronditëse rreth plagosjes së kryebashkiakes në Gjermani, ja se si e torturoi vazja e birësuar

    Bota E Shtunë, 11 Tetor 2025 14:44
    Tronditja që ndodhi në Gjermani, ku kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke, Iris Staltzer, 57 vjeçe dhe nga rradhët e social-demokratëve u sulmua rëndë me thikë në shtëpinë e saj.
    Ajo ishte gati të merrte detyrën në nëntor, por sulmi i javës së kaluar pothuajse i kushtoi jetën.

    Policia raportoi se Staltzer u gjet e plagosur rëndë në një kolltuk në shtëpi dhe u transportua me helikopter në spital. Për sulmin konsiderohet përgjegjëse vajza e saj e birësuar, 17 vjeç.

    Staltzer tregoi se vajza e kishte torturuar për orë të tëra në bodrum dhe madje tentoi t’i vinte zjarr me një deodorant dhe çakmak, përpara se ta godiste në kokë me një objekt të rëndë dhe ta qëllonte disa herë me dy thika të ndryshme.

    Mjekët zbuluan 13 plagë nga thikat, hemorragji dhe fraktura në kafkë. Pas sulmit, kryetarja arriti të tërhiqej brenda shtëpisë.
    Vajza thuhet se i tha nënës së saj se kërkonte “hakmarrje”, por motivi mbetet i paqartë. Policia gjeti një thikë të përdorur në sulm në çantën e shpinës së djalit 15-vjeçar të birësuar të Staltzer, së bashku me rroba të njolla gjaku që besohet se janë të vajzës.
    Ekspertët vunë re edhe përpjekje për të pastruar gjurmët e gjakut në shtëpi para se fëmijët e birësuar të njoftonin autoritetet.
    Më parë kishte tensione në familje dhe gjatë verës kishte pasur një konflikt mes Staltzer dhe fëmijëve të saj, ku ishte përdorur një thikë.
    Dita para sulmit të egër, kryetarja kishte shkuar në polici duke kërkuar ndihmë pasi ndjehej e kërcënuar nga vajza, por nuk mori ndihmë, dhe ditën pasuese ndodhi sulmi.
    Prokuroria vendosi të mos ushtrojë ndjekje penale për tentativë vrasjeje ndaj fëmijëve, por për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore, duke marrë në konsideratë që vajza telefonoi vetë autoritetet për ndihmë. Të dy fëmijët ndodhen tani nën kujdesin e shërbimeve sociale, ndërsa hetimet vazhdojnë.

  • Plagosja e kryebashkiakes gjermane, detaje të rënda: 57-vjeçarja u torturua për orë të tëra në bodurm nga vajza e saj! E mitura autore e sulmit

    Plagosja e kryebashkiakes gjermane, detaje të rënda: 57-vjeçarja u torturua për orë të tëra në bodurm nga vajza e saj! E mitura autore e sulmit

    GJERMANI – Detaje tronditëse kanë dalë në dritë pas plagosjes së kryebashkiakes gjermane të Herdecke, Iris Stalzer.
    Autorja e dyshuar e ngjarjes është vajza e saj e adoptuar, e cila, sipas raportimeve të mediave gjermane, e torturoi atë për orë të tëra.Lexo edhe :Related Posts
    Edhe pse paraprakisht u raportua se 57-vjeçarja u sulmua nga burra të panjohur, hetimi i policisë zbuloi se autorja e krimit ishte vajza e saj e adoptuar, e cila telefonoi autoritetet duke pretenduar se e kishte gjetur nënën e saj të plagosur në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre.

    Siç u zbulua, Stalzer kishte 13 plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit, si dhe shumë plagë dhe fraktura në kafkë.
    Pavarësisht lëndimeve të shumta, politikania e SPD-së mbijetoi dhe, duke folur me policinë, zbuloi të vërtetën rreth sulmit që, siç tha ajo, mori nga vajza e saj e adoptuar.
    Siç raporton Bild, politikania 57-vjeçare përshkroi se u torturua nga vajza e saj e adoptuar në bodrumin e shtëpisë për orë të tëra.
    Sipas të njëjtit burim, Stalzer i tha policisë se 17-vjeçarja e kishte therur me dy thika të ndryshme, e kishte goditur në kokë me një objekt të rëndë dhe i kishte djegur flokët dhe rrobat duke i vënë flakën me deodorant dhe çakmak.
    Pas kësaj dëshmie, policia gjeti një nga thikat e përdorura në sulm në çantën e shpinës së djalit 15-vjeçar, gjithashtu të adoptuar, si dhe rroba të njollosura me gjak që besohet se i përkisnin autores 17-vjeçare.
    Stalzer u gjet në një kolltuk në dhomën e ndenjes së shtëpisë së saj. Ende nuk dihet se si ka arritur 57-vjeçarja të arratiset nga bodrumi ku mbahej nga 17-vjeçarja.
    Megjithatë, ekipi i mjekësisë ligjore gjeti prova se ishin bërë përpjekje për të hequr gjakun dhe prova të tjera nga zona përreth kolltukut ku u gjet 57-vjeçarja.
    Ndërsa motivi mbetet i paqartë, media gjermane raportoi se kishte pasur një mosmarrëveshje midis nënës dhe fëmijëve të saj të adoptuar gjatë verës.

  • Gjermani, kryebashkiakja humbi jetën në rrethana tragjike, konfirmohet  si autore të krimit vajzën e saj të adoptuar

    Gjermani, kryebashkiakja humbi jetën në rrethana tragjike, konfirmohet si autore të krimit vajzën e saj të adoptuar

    Kryebashkiakja gjermane Iris Stalzer, e cila mbeti e vdekur pas një goditjeje me thikë, është vrarë nga vajza e saj adoleshente e adoptuar. 
    Viktima, 57-vjeçarja Iris Stalzer, ishte zgjedhur së fundmi kryebashkiake për Partinë Social Demokrate me prirje të majtë, me mbështetjen e Partisë së Gjelbër, dhe pritej të merrte detyrën në nëntor. 
    Mediat e huaja shkruajnë se Stalzer u sulmua në shtëpinë e saj, në qytetin Herdecke në Gjermaninë perëndimore. Hetuesit thanë se Stalzer u gjet në shtëpinë e saj me plagë thike. Ajo është vrarë me thikë nga vajza e saj adoleshente. 57-vjeçarja  u dërgua në spital me helikopter, pr nuk u mbijetojë dot plagëve. 
    Mjekët thanë se politikanja pësoi 13 plagë me thikë, në disa hematoma dhe fraktura të kafkës. Autoritetet gjermane thanë se Stalzer ishte torturuar për orë të tëra në bodrum, nga vajza e saj 17-vjeçare e adoptuar, e cila dyshohet se përdori një deodorant dhe çakmak për t’i vënë flakën përpara se ta godiste disa herë. 
    Hetuesit më vonë gjetën një thikë që besohet të jetë përdorur në sulm brenda një çante shpine që i përkiste djalit 15-vjeçar të adoptuar të Stalzer, së bashku me rroba të njollosura me gjak që mendohet se i përkisnin vajzës. Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan gjithashtu se gjurmë të konsiderueshme gjaku në shtëpi duket se ishin pastruar para se të thirreshin shërbimet e urgjencës. Policia konfirmoi se kishte pasur tensione në familje, përfshirë një grindje të mëparshme familjare që përfshinte një thikë. 

  • Hulumtim i ri: Cilët faktorë përcaktojnë gjininë e fëmijës sonë

    Hulumtim i ri: Cilët faktorë përcaktojnë gjininë e fëmijës sonë

    Gjinia e një foshnjeje nuk është thjesht e rastësishme, por rezultat i një sërë faktorësh, çka mund të shpjegojë pse disa familje kanë kryesisht djem, ndërsa të tjera vetëm vajza. Kjo ide mbështetet nga një studim i ri i publikuar në revistën Science Advances.

    Studiuesit nga Universiteti i Harvardit analizuan të dhëna nga mbi 146,000 shtatzëni, të mbledhura nga 58,000 infermiere në SHBA midis viteve 1956 dhe 2015. Ata zbuluan se familjet që kanë tashmë tre ose më shumë fëmijë të të njëjtit seks kanë më shumë gjasa të kenë sërish një fëmijë të së njëjtës gjini, nëse vendosin të kenë një tjetër.

    Siç shpjegon studiuesi kryesor i studimit, Jorge Chavarro:

    “Nëse tashmë keni dy ose tre vajza dhe po përpiqeni për një djalë, gjasat nuk janë 50-50. Ka më shumë mundësi që të keni edhe një vajzë tjetër.”

    Sipas rezultateve:

    Familjet me tre vajza kishin 58% gjasa që edhe fëmija i katërt të ishte vajzë

    Ndërsa ato me tre djem kishin 61% gjasa që të thoshin sërish: “Është djalë!”

    Çfarë ndikon në përcaktimin e gjinisë?

    Një nga faktorët që studiuesit identifikuan ishte mosha. Gratë që nisnin të kishin fëmijë pas moshës 28 vjeç kishin pak më shumë gjasa të lindnin fëmijë të së njëjtës gjini, vetëm djem ose vetëm vajza. Kjo mund të lidhet me ndryshime biologjike që ndodhin me kalimin e kohës, si rritja e aciditetit në mjedisin vaginal, që teorikisht favorizon lindjen e një djali.

    Gjithashtu, u identifikuan dy gjene që duket se lidhen me gjininë e foshnjave, ndonëse mekanizmi i kësaj lidhjeje nuk u kuptua plotësisht.

    Megjithatë, Iain Mathieson, profesor i gjenetikës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Pensilvanisë, theksoi se rezultatet që lidhen me faktorët gjenetikë duhen trajtuar me kujdes, pasi mostra e studiuar ishte relativisht e kufizuar dhe mund të ndikohet nga faktorë të tjerë që nuk janë përfshirë në analizë.

    Edhe pas përjashtimit të faktorëve të tjerë, modeli mbetet i njëjtë