Tag: vajza

  • Nuk i lejohet të takojë vajzën, Fero akuzon motrën e presidentes Osmani, pretendon se ajo ka ndikuar në këtë situatë

    Nuk i lejohet të takojë vajzën, Fero akuzon motrën e presidentes Osmani, pretendon se ajo ka ndikuar në këtë situatë

    Reperi i njohur, Fero, ka bërë një reagim publik përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë shqetësimet e tij mbi mungesën e të drejtës për të parë vajzën e tij, Ninën, si dhe ka folur për rikthimin e tij në muzikë.
    Në një seri postimesh, Fero theksoi se po përballet me një padrejtësi të rëndë dhe se ndihet i pafuqishëm për shkak të pamundësisë për të pasur kontakt me vajzën e tij. Ai kritikoi sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke thënë se ai funksionon vetëm për ata që kanë para.
    “Ju e dini që tash e një kohë jam përballur dhe po përballem ende me një padrejtësi të rëndë: mungesën e të drejtës për të parë vajzën time, Ninën. Kam bërë shumë përpjekje, dhe vetëm prindërit që kanë kaluar në këtë fazë, të cilën unë po e kaloj për kaq shumë kohë, e kuptojnë dhimbjen dhe sa i pafuqishëm ndjehesh kur nuk mundësohet asnjë formë kontakti me fëmijën tënd. Gjykata ka dështuar të marrë masa ndaj shkeljeve të vendimeve të saj, duke treguar se drejtësia në Kosovë funksionon vetëm për ata që kanë para”.
    Ai gjithashtu deklaroi se nuk do të lejojë që vajza e tij të rritet pa praninë e tij dhe ka angazhuar avokaten Bedrije Rexhepi për të mbrojtur të drejtat e tij ligjore. Fero akuzoi motrën e presidentes së Kosovës, duke thënë se ajo, si avokate e palës tjetër, ka ndikuar në këtë situatë.
    “Dhe mbi të gjitha, unë asnjëherë nuk do të lejoj që vajza ime të rritet pa praninë time. Tani kam angazhuar avokaten time për çështje juridike, Bedrije Rexhepi, dhe unë besoj dhe shpresoj që ajo do të më ndihmojë në kthimin e drejtave të mia. Për më tepër, manipulimet dhe ndikimi i motrës së presidentes, e cila është avokate e palës tjetër, kanë ndikuar në këtë situatë të padrejtë”.

    Sa i përket rikthimit të tij në muzikë, reperi sqaroi se është i vetëdijshëm për debatet rreth kësaj çështjeje, por se ai nuk i jep llogari askujt për vendimet e tij përveç Zotit.
    “E di që jeni duke pyetur shumë për rikthimin tim në muzikë. Është shumë e lehtë të drejtohet gishti nga dikush dhe të bëhet tabelëqitje, por, edhe pse po rikthehem në muzikë, unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është e ndaluar dhe e lejuar në besimin tim, dhe besoj se nuk kam arsye t’i jap llogari askujt për vendimet e mia, përveç Krijuesit tim”.
    Në fund, Fero shprehu bindjen se e vërteta do të dalë në pah dhe se një ditë vajza e tij do të kuptojë se kush kishte të drejtë dhe kush kishte faj. Ai falënderoi besimtarët që e kanë mbështetur dhe përfundoi me një mesazh frymëzues.
    “Sido që të shkojë puna me padrejtësinë time, një ditë muzika dhe gjithçka që do të bëj do të shkojnë në veshin e Ninës, dhe atëherë vajza ime do të kuptojë kush kishte faj dhe kush kishte të drejtë. Jam falënderues ndaj besimtarëve të besimit tim që më kanë mbështetur dhe më kanë ndihmuar në momente të vështira. Në fund, të gjithë ne jemi të gabueshëm, ndërsa i pagabueshëm dhe i përsosur është vetëm Zoti i Lartësuar”.
    Këto deklarata të Feros kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa fansat presin zhvillimet e mëtejshme lidhur me situatën e tij personale dhe rikthimin në muzikë.

  • “Vajza e politikanit u kap duke u droguar në Dhërmi”, Karamuço: Deputeti i tha Policisë vetëm ma gjeni gjallë!

    “Vajza e politikanit u kap duke u droguar në Dhërmi”, Karamuço: Deputeti i tha Policisë vetëm ma gjeni gjallë!

    Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi për “Top Story” një rast të një adoleshenteje që rrezikoi jetën për shkak të varësisë ndaj lëndëve narkotike.
    Karamuço rrëfeu se ishte vajza e një politikani në vendin tonë, që u gjet në gjendje të rëndë në një shtëpi të braktisur në Dhërmi, aty ku drogohej dhe jetonte në kushte të papërshtatshme.
    “Politikan shumë i lartë në Shqipëri. Në këto 34 vite, ka qenë një politikan në nivele shumë të larta të qeverisjes ekzekutive. I iku vajza nga shtëpia, përdoruese droge. U angazhua e gjithë Policia e Shtetit në atë kohë, madje drejtorët e policisë u ndanë në linja të veçanta rrugore, që përfshinin qytete në juglindje, jugperëndim. Nga bregdetet, se andej arratisej. Ai qeveritari thoshte vetëm ma gjeni gjallë, se e dinte çfarë bënte ajo kur largohej. Ikte me javë të tëra. U gjet në shtëpi të braktisur afër Dhërmiut, e vetme, me ato shiringat aty, kishte marrë një pije. Aty e gjetën rastësisht. Ishte 17 vjeçe në atë kohë. Babai i saj ka vdekur, ndërsa ajo sot është rikthyer në jetë”, tha Karamuço, duke paralajmëruar kështu rrezikun e lëndëve narkotike dhe nevojën për më shumë kontrolle, që këto substanca të mos bien sidomos në duart e të miturve.

  • “Vajza e politikanit u gjet e droguar”, Karamuço: U angazhua e gjithë Policia! Ai tha ‘vetëm ma gjeni gjallë’

    “Vajza e politikanit u gjet e droguar”, Karamuço: U angazhua e gjithë Policia! Ai tha ‘vetëm ma gjeni gjallë’

    Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi për “Top Story” një rast të një adoleshenteje që rrezikoi jetën për shkak të varësisë ndaj lëndëve narkotike.
    Karamuço rrëfeu se ishte vajza e një politikani në vendin tonë, që u gjet në gjendje të rëndë në një shtëpi të braktisur në Dhërmi, aty ku drogohej dhe jetonte në kushte të papërshtatshme.
    “Politikan shumë i lartë në Shqipëri. Në këto 34 vite, ka qenë një politikan në nivele shumë të larta të qeverisjes ekzekutive. I iku vajza nga shtëpia, përdoruese droge. U angazhua e gjithë Policia e Shtetit në atë kohë, madje drejtorët e policisë u ndanë në linja të veçanta rrugore, që përfshinin qytete në juglindje, jugperëndim. Nga bregdetet, se andej arratisej. Ai qeveritari thoshte vetëm ma gjeni gjallë, se e dinte çfarë bënte ajo kur largohej. Ikte me javë të tëra. U gjet në shtëpi të braktisur afër Dhërmiut, e vetme, me ato shiringat aty, kishte marrë një pije. Aty e gjetën rastësisht. Ishte 17 vjeçe në atë kohë. Babai i saj ka vdekur, ndërsa ajo sot është rikthyer në jetë”, tha Karamuço, duke paralajmëruar kështu rrezikun e lëndëve narkotike dhe nevojën për më shumë kontrolle, që këto substanca të mos bien sidomos në duart e të miturve.

  • Tragjedia me 59 viktima në Koçan, arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Pulse”

    Tragjedia me 59 viktima në Koçan, arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Pulse”

    Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov Deko, ku janë konfiskuar pesë telefona dhe ato ende ndodhen në polici.
    Policia ka kryer bastisje edhe në një tjetër objekt në pronësi të pronarit të diskotekës “Puls” dhe ka hyrë për kontroll në zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan, ndërsa pronari i diskotekës “Puls” ndodhet në një spital të Lituanisë. Ai është njëri prej katër pacientëve që po kurohen në këtë vend.
    Ndërkaq, numri total i të dyshuarve për zjarrin katastrofik në diskotekën “Puls” në Koçan ka arritur në 34 persona dhe është hapur një procedurë hetimore ndaj 27 individëve dhe tre personave juridikë, pas hetimeve të para që përfshinë shtatë nënpunës policor nga SPB Shtip dhe Koçan.
    Aktualisht, janë ngritur akuza për vepra penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe për “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.
    Hetimi për rastin në Koçan kryehet nga 11 prokurorë nga Shkupi, Koçani dhe Shtipi.
    Prokuroria Publike ka njoftuar se është duke vazhduar me kontrollet dhe masat e tjera hetimore që ndërlidhen me tragjedinë e madhe e të tmershme të 16 marsit në Koçan.
    Organi i akuzës ka njoftuar se ka kryer bastisje në Koçan dhe Shkup, ka konfiskuar pajisje elektronike dhe mjetet e provës janë dorëzuar për ekspertizë. Në hetim do të përfshihet edhe Policia Financiare mbi dyshimet për inkriminimin e subjekteve të caktuara në tragjedinë e Koçanit.
    Në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, mbi 650 persona, kryesisht të rinj, ishin duke u argëtuar në diskotekën Puls në Koçan, ku gjatë performancës së grupit muzikor të njohur DNK, pa pritmas shpërtheu një zjarrë i madh, gjë që bëri të humbin jetën 59 persona dhe mbi 190 persona të tjerë u lënduan, madje disa prej tyre ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore.