Tag: vajza

  • Vrasja e Ilaria Sulës në Romë, tronditje e madhe në fshatin e lindjes së prindërve të saj! Banorët e zonës: Nuk na e merrte mendja se ishte vajza jonë

    Vrasja e Ilaria Sulës në Romë, tronditje e madhe në fshatin e lindjes së prindërve të saj! Banorët e zonës: Nuk na e merrte mendja se ishte vajza jonë

    Çerma e Sipërme është vendlindja e prindërve të Iliaria Sulës, vajzës 22 vjeçe që u vra në Romë nga ish i dashuri i saj.

    Lajmi nga Italia mbërriti edhe në këtë zonë, ku fqinjët nuk e fshehin dot tronditjen. Ata e kujtojnë Iirian të vogël, por edhe kur kthehej për pushime
    Sot kjo vile dy katëshe e familjes Sula qëndron e mbyllur. Ne muajin gusht Ilarias, Flamur dhe Gëzime Sula bashkë me vajzën dhe vëllain e saj më të vogël ishin për herë të fundit aty. Banoret tregojnë se ata emigruan ne vitet 90 dhe prej asaj kohe vinin ne Shqipëri rrallëherë.
    “Ekstrem, jo vdekje nuk ma merrte mendja se ishte vajza jonë”, shprehet një banore.
    “Nuk ke fjalë të flasësh, jemi të shokuar të gjithë. Janë njerëz të mirë të gjithë”, thotë një banore tjetër.
    Banoret e Çermës kërkojnë dënimin maksimal te autorit, për mënyrën e tmerrshme të kryerjes se krimit. Pasi vrau Ilarian, trupin e 22 vjeçares e futi në një valixhe dhe e hodhi në greminë.
    “Nuk ka të drejtë tjetri që ta vrasi. Kemi fëmijë vetë”, shprehet një tjetër banor i zonës.
    Vajza shqiptare ishte studente ne universitetin La Sapienca në Romë, ndërsa autori i krimit makabër ish i dashuri i saj 23 vjeçar nga Filipinet u arrestua një javë pas krimit.
     

    Top Channel

  • Vrasja e Ilaria Sulës në Romë, tronditje e madhe në fshatin e lindjes së prindërve të saj! Banorët e zonës: Nuk na i merrte mendja se ishte vajza jonë

    Vrasja e Ilaria Sulës në Romë, tronditje e madhe në fshatin e lindjes së prindërve të saj! Banorët e zonës: Nuk na i merrte mendja se ishte vajza jonë

    Çerma e Sipërme është vendlindja e prindërve të Iliaria Sulës, vajzës 22 vjeçe që u vra në Romë nga ish i dashuri i saj.

    Lajmi nga Italia mbërriti edhe në këtë zonë, ku fqinjët nuk e fshehin dot tronditjen. Ata e kujtojnë Iirian të vogël, por edhe kur kthehej për pushime
    Sot kjo vile dy katëshe e familjes Sula qëndron e mbyllur. Ne muajin gusht Ilarias, Flamur dhe Gëzime Sula bashkë me vajzën dhe vëllain e saj më të vogël ishin për herë të fundit aty. Banoret tregojnë se ata emigruan ne vitet 90 dhe prej asaj kohe vinin ne Shqipëri rrallëherë.
    “Ekstrem, jo vdekje nuk ma merrte mendja se ishte vajza jonë”, shprehet një banore.
    “Nuk ke fjalë të flasësh, jemi të shokuar të gjithë. Janë njerëz të mirë të gjithë”, thotë një banore tjetër.
    Banoret e Çermës kërkojnë dënimin maksimal te autorit, për mënyrën e tmerrshme të kryerjes se krimit. Pasi vrau Ilarian, trupin e 22 vjeçares e futi në një valixhe dhe e hodhi në greminë.
    “Nuk ka të drejtë tjetri që ta vrasi. Kemi fëmijë vetë”, shprehet një tjetër banor i zonës.
    Vajza shqiptare ishte studente ne universitetin La Sapienca në Romë, ndërsa autori i krimit makabër ish i dashuri i saj 23 vjeçar nga Filipinet u arrestua një javë pas krimit.
     

    Top Channel

  • UEFA Nations League për vajza, arbitret shqiptare do të vendosin drejtësi në ndeshjen Finlandë – Bjellorusi

    UEFA Nations League për vajza, arbitret shqiptare do të vendosin drejtësi në ndeshjen Finlandë – Bjellorusi

    Të premten, më 4 prill, do të luhen ndeshjet e raundit të tretë të UEFA Nations League për vajza, në çdo ligë (A, B dhe C).
    Katër arbitre shqiptare janë caktuar të gjykojnë takimin Finlandë – Bjellorusi në Grupin B3 të UEFA Nations League për vajza.
    Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore, ndërsa Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla asistente. Kejsi Tafili është në rolin e arbitres së katërt.
    Ndeshja Finlandë – Bjellorusi do të zhvillohet të premten, më 4 prill, në stadiumin “Silvio Piola”, Novara, Itali, në orën 17:00.

  • Shfrytëzonin dy vajza të huaja për prostitucion, vihen në pranga autorët nga Turqia

    Shfrytëzonin dy vajza të huaja për prostitucion, vihen në pranga autorët nga Turqia

    Dy persona nga Turqia janë vënë në pranga pasi shfrytëzonin për prostitucion dy vajza të huaja.

    Policia ka sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 3 celularë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Foreigners”.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit turq M. H. dhe S. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Turqia dhe një shtetase nga Azerbajxhani, të cilat e ushtronin prostitucionin në një apartament në Rrugën e Barrikadave.
    Në përfundim të veprimeve, u arrestuan shtetasja M. H., 27 vjeçe dhe shtetasi S. B., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2500 euro dhe 200 dollarë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 celularë”, njoftojnë autoritetet.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • ‘Vajza tha se e donin njëri-tjetrin’/ Vrasja makabër e Ilaria Sulës, babai i 22-vjeçares shqiptare: S’e dija që ishin ndarë…

    ‘Vajza tha se e donin njëri-tjetrin’/ Vrasja makabër e Ilaria Sulës, babai i 22-vjeçares shqiptare: S’e dija që ishin ndarë…

    Të tjera detaje dalin nga ngjarja që mëngjesin e së mërkurës tronditi dy vendet si Italia dhe Shqipëria, pasi studentja 22-vjeçare shqiptare, u masakrua me thikë nga ish-i dashuri i saj filipinas Mark Samson, e më pas, trupi i saj u gjet brenda një valixheje.

    Mirëpo, vrasja e Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22-vjeçare e cila jetonte në Terni të Italisë, ka ngritur shumë pikëpyetje.

    Babai i viktimës, Flamur Sula ka folur në programin italian “On Chi l’ha visto?”, i cili ka deklaruar se: “Ata ishin bashkë prej gati një viti e gjysmë”, duke iu referuar marrëdhënies së vajzës së tij me 23-vjeçarin filipinas.

    I ati i Ilarias ka rrëfyer se nuk e dinte që ishin ndarë:

    “Vajza ime nuk tha asgjë, vetëm se duheshin”.

    Ditët e fundit familja kishte dëgjuar rrallë për vajzën.

    “Ajo më tha se duhej të studionte për një provim dhe se do të kthehej të shtunën”, deklaroi Flamur Sula. Më pas dyshimi i fortë se vajza e tij ishte në rrezik.

    “E dija që ishte zhdukur, ndryshe do të më kishte telefonuar” .

    Trupi i vajzës i Ilarias u gjet mëngjesin e së mërkurës në një luginë në Poli, në provincën e Romës. Trupi ishte fshehur në një valixhe.

    Të shtunën, babai e raportoi të zhdukur vajzën e tij dhe tha në intervistë se Mark Samson madje e kishte përqafuar.

    “Që nga e shtuna së bashku  me shoqet e dhomës së Ilarisë kemi marrë mesazhe të çuditshme nga numri i vajzës sime, sikur dikush donte të na bënte të besonim se viktima ishte ende gjallë.

    Më shkroi: ‘Babi, mos u shqetëso, jam mirë, do të kthehem në Terni pas një muaji’”.

    Megjithatë, kur miqtë dhe familjarët u përpoqën të telefononin Ilaria-n, celulari dilte i fikur.

    Ndërsa Mark Samson deklaroi se e kishte hedhur në një pusetë. 23-vjeçari, me origjinë filipinase, ka rrëfyer se ka vrarë ish-të dashurën e tij Ilaria Sula.

    Por ka shumë pyetje që mbeten pa përgjigje.

    -Ku e vrau?

    -Në shtëpinë e tij, në lagjen afrikane të Romës, në Via Homs? Dhe kur?

    -A kanë qenë vërtet të pranishëm prindërit e tij në momentin e krimit dhe çfarë dinë ata?

    -Si arriti të merrte vetë një valixhe aq të madhe?

    -Me cilën makinë keni shkuar në Bashkinë e Polit?

  • Sherr i madh mes vajzash në Durrës, ndërhyn policia

    Sherr i madh mes vajzash në Durrës, ndërhyn policia

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të rastit.
    Sipas dëshmitarëve, ngjarja shpërtheu në një moment tensioni të papritur, duke shkaktuar shqetësim tek ata që ishin në zonë.
    Për të ndërhyrë dhe qetësuar situatën, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Autoritetet janë duke hetuar shkakun e këtij konflikti dhe do të ndërmarrin hapa për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
    Mësohet se vajza nuk ka pranuar të dalë nga makina pa praninë e policisë. Pas mbërritjes së dy furgonave të policisë dhe forcave të “Shqiponjave”, është bërë e mundur shoqërimi i vajzës në komisariatin e Durrësit për hetime të mëtejshme.

  • Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, babai i viktimës: E takuam në komisariat të dashurin e saj dhe më përqafoi!

    Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, babai i viktimës: E takuam në komisariat të dashurin e saj dhe më përqafoi!

    Ilaria Sula dhe Mark Samson

    ROMË- Babai i 22-vjeçares, Ilaria Sula, që u vra nga ish-i dashuri i saj, Flamur Sula tha se ata e kishin denoncuar të shtunën zhdukjen e saj. Më tej, ai rrrëfen se të dielën kishte takur në komisarit ish-partnerin e të bijës, Mark Somson, i cili i kishte thënë se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Babai i viktimës shprehet se ata filluan të shqetësoheshin, pasi vajza e tyre po iu shkruante mesazhe dhe nuk po i telefononte më.
    “Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën”, tregon ai në një intervistë në programin “Chi l’ha Visto?”
    “Ajo jeton me shoqet në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam jashtë me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”.
    Më tej, Flamur Sula vazhdon: Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, të dashurin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq dhe se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Duket i qetë, madje më përqafoi.
    22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen./ZËRI

  • Ngjarje shqetësuese në Durrës, dy vajza përfshihen në përplasje, ndërhyn policia dhe ambulanca

    Ngjarje shqetësuese në Durrës, dy vajza përfshihen në përplasje, ndërhyn policia dhe ambulanca

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të rastit.
    Sipas dëshmitarëve, ngjarja shpërtheu në një moment tensioni të papritur, duke shkaktuar shqetësim tek ata që ishin në zonë.

    Për të ndërhyrë dhe qetësuar situatën, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
    Autoritetet janë duke hetuar shkakun e këtij konflikti dhe do të ndërmarrin hapa për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

    Mësohet se vajza nuk ka pranuar të dalë nga makina pa praninë e policisë. Pas mbërritjes së dy furgonave të policisë dhe forcave të “Shqiponjave”, është bërë e mundur shoqërimi i vajzës në komisariatin e Durrësit për hetime të mëtejshme.
     

  • VIDEO / Dy vajza rrihen për parkingun në Durrës, policia dhe ambulanca në vendngjarje

    VIDEO / Dy vajza rrihen për parkingun në Durrës, policia dhe ambulanca në vendngjarje

    Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.
    Sipas dëshmitarëve, situata është përshkallëzuar papritur, duke shkaktuar shqetësim në zonë. Për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
    Autoritetet po hetojnë shkaqet e përplasjes dhe pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një parkim që njëra prej vajzave ka pretenduar se ishte i saj.

  • “Na mungon pa fund”/ Katër vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos rikujton ish-kryeministrin: Me ty çdo fitore ishte..

    “Na mungon pa fund”/ Katër vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos rikujton ish-kryeministrin: Me ty çdo fitore ishte..

    Vajza e Bashkim Finos, Megi Fino, përmes një postimi në rrjete sociale ka kujtuar të atin i cili u nda nga jeta katër vite më parë.
    Krahas fotos së të atit, Megi Fino ka shprehur mungesën e pranisë së tij në familje, ndërsa shton se e ka të atin ende forcë të madhe.
    “Katër vite pa ty, por çdo ditë e ndjejmë praninë tënde. Si gjithmonë, je mbështetja dhe forca ime më e madhe. Na mungon pafund”, ka shkruar ajo krahas fotos.
    Vajza e ish-kryeministrit ka publikuar edhe një shprehje të Ben Blushit për Bashkim Finon.
    “Me Bashkimin çdo fitore ishte e sigurt dhe çdo humbje ishte një fitore, qoftë ajo një domino, një ndeshje apo një palë zgjedhje kombëtare.”