Tag: vajza

  • Rama me deklaratë sfiduese: Në 2030 vendi do të ketë një kryeministre grua

    Rama me deklaratë sfiduese: Në 2030 vendi do të ketë një kryeministre grua

    Kryeministri Edi Rama lëshoi një deklaratë befasuese, duke thënë se në vitin 2030 Shqipëria do të ketë një kryeministre grua.
    ”E kemi hapur trasenë për të ndërtuar dy ose tre aleanca shumë strategjike që do ta shndërrojnë, mbajeni mend sot këtë fjalë dhe në 2030 me ndihmën e Zotit do të shihemi përsëri, se do të vijmë të mbështesim kryeministren grua. Në vitin 2030 Shqipëria do të drejtohet nga një grua”,-Rama.

    Kryeministri u shpreh edhe se lista e kandidatëve të Partisë Socialiste i ka përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze gratë dhe vajzat shqiptare. Komentet i bëri gjatë një takimi me gra dhe vajza në kryeqytet, ku tha se 52 % e kandidatëve në listat e mbyllura të PS, janë vajza e gra. Ai tha se shumë gra dhe vajza nga Partia Demokratike i janë bashkuar PS-së në këtë fushatë elektorale.

  • Rama: 52 % e kandidatëve në listat e mbyllura të PS janë vajza dhe gra

    Rama: 52 % e kandidatëve në listat e mbyllura të PS janë vajza dhe gra

    Kryeministri Edi Rama, thotë se lista e kandidatëve të PS i ka përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze gratë dhe vajzat shqiptare. Gjatë një takimi, Rama tha se 52 % e kandidatëve në listat e mbyllura të PS janë vajza e gra.
    ”Ju sot keni 71 përfaqësuese në skuadrën tonë të 11 majit. Dhe keni 1/3 e drejtuesve politikë të PS-së. Por shifra më e bukur është 52% i plotë në listën e mbyllur, i cili është i juaji, jo i burrave dhe i djemve.

    Unë kam besuar gjithmonë që hendekun absurd të tifozllëkut, absurditetit mes luftës politike këtu në Shqipëri të trashëguar nga e kaluara, mund ta ngushtojnë vetëm gratë dhe vajzat.
    Kurajo e Zamirës, në listën e Vlorës, për të na u bashkuar ne, duke ardhur nga kampi tjetër, unë jam i bindur që nuk është rastësi dhe rast i veçuar i një momenti elektoral, ndërkohë që gra dhe vajza të kampit tjetër u janë afruar apo bashkuar strukturave tona”, tha Rama.

  • Partia Socialiste çel fushatën zgjedhore! Vajzat dhe gratë socialiste kërkojnë votën për një mandat të katërt

    Partia Socialiste çel fushatën zgjedhore! Vajzat dhe gratë socialiste kërkojnë votën për një mandat të katërt

    “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” është aktiviteti që çeli fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Takimi po mbahet në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku krahas vajzave dhe grave të pranishme, do të ketë lidhje direkte me gratë kandidate nga 11 qarqet e tjera të vendit. Në shkallë vendi, janë të pranishme 38.500 gra e vajza anëtare të PS.
    Sa i takon kandidateve, 38% e listës së mbyllur janë gra e vajza, ndërsa 56% e listës së hapur janë gra e vajza.
    Motorët e fushatës sapo janë ndezur dhe Partia Socialiste synon të marrë një mandat të katër qeverisës.
    Drejtueset politike të qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu, shprehën synimin për të marrë të paktën 19 mandate në qarkun e Tiranës.
    “Me punën e bërë deri më sot, me reformat e ndërmarra e me besimin e plotë të qytetarëve shqiptarë, mbi të gjitha me gjitha me forcën dhe energjinë e grave dhe vajzave, ne do të sigurojmë në Tiranë minimumi 19 mandati dhe të luftojmë për mandatit e 20 në qarkun e Tiranës. me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”.

    Top Channel

  • “38.500 gra dhe vajza në familjen e madhe socialiste”, Evis Kushi: E shndërruam PS në partinë e hapur për të gjithë!

    “38.500 gra dhe vajza në familjen e madhe socialiste”, Evis Kushi: E shndërruam PS në partinë e hapur për të gjithë!

    Drejtuesja e Forumit të Grave Socialiste, Evis Kushi, në nisje të takimit ”Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” që po mbahet në TKOB, foli për hapat e saj në politikë dhe ftesën që mori nga PS.
    “Pranova për dy arsye sepse kuptova që suksesi i individit është i lidhur ngushtësisht edhe me jetën e fqinjit. Prandaj e vlerësova ftesën si mundësi të mirë që të bëja diçka për qytetin tim të dashur, Elbasanin. Së dyti, pranova të jepja kontributin tim modest në modelin e të bërit politik, pa urrejtje, shpifje dhe baltë, por me komunikim njerëzor dhe këtë jam përpjekur të bëj çdo ditë”, tha Kushi.
    Më pas, ajo tha se ka mbajtur detyra të ndryshme në PS, por më shumë rëndësi për të ka posti si drejtuese e Forumit të Gruas Socialiste të Shqipërisë. Kushi shtoi se nga një “shtëpi” burrash, PS tashmë është kthyer në një parti për të gjithë, ku gratë përbëjnë 36 për qind.
    “Kam pasur nderin që brenda PS të mbaj detyra të ndryshme por s’ka privilegj më të madh se sa të drejtor Forumin e Gruas Socialiste të Shqipërisë. Sot jemi rreth 38 500 gra dhe vajza në familjen tonë të madhe socialiste, rreth 36% dhe një nga vendimet më të mira që kemi marrë ka qenë bashkë drejtimi i organizatave nga një burrë dhe grua. Kur Rama lancoi këtë nismë në 2019, shumë pak besuan se mund të bëhej realitet, por sot funksionon në 95 për qind të organizatave në të gjithë vendin. Së bashku ne i kemi dhënë vendit energjinë dhe kreativitetin e grave, delikatesën, qëndrueshmërinë dhe pasionin. E kemi shndërruar PS nga shtëpia e burrave të fortë, në partinë e hapur për të gjithë, në shpresën e të gjithë shqiptarëve për progres.”, u shpreh mes të tjerash Kushi.

  • U mundua të krijonte lidhje të re pasi vrau Ilaria Sulën, rrëfehet vajza me të cilën flirtoi Mark Samson: Donte të vinte në shtëpinë time dhe…

    U mundua të krijonte lidhje të re pasi vrau Ilaria Sulën, rrëfehet vajza me të cilën flirtoi Mark Samson: Donte të vinte në shtëpinë time dhe…

    Vrasja makabre e Ilaria Sulës nga ish i dashur i saj, Mark Antony Samson, vijon të jetë në qendër të mediave italiane, me detaje të reja që dalin çdo ditë.

    Pasi vrau studenten shqiptare, 23-vjeçari me origjinë nga Filipinet u duk se kërkoi të niste një jetë të re, kështu vazhdoi të njihej me vajza të tjera.
    Njëra prej tyre, ka rrëfyer në “Rai 3” se Samson i dërgonte mesazhe para dhe pas vrasjes së Ilarias.
    Filipinasi i kishte thënë vajzës se kërkonte të njihte njerëz të rinj, pasi po kalonte një periudhë të vështirë pas ndarjes me studenten shqiptare.
    “Ai më pyeti nëse qëndroja me dikë në shtëpi dhe më 25 mars (një ditë përpara vrasjes së Ilarias) po kërkonte me ngulm që të më takonte. Një mbrëmje, ai kërkoi që të vinte në shtëpinë time dhe të sillte alkool. Por unë refuzova duke thënë se i dashuri im ndodhej në shtëpi, vetëm e vetëm që ai mos të vinte”, u shpreh e reja.

    Në datën 27 mars, kur të gjithë kërkonin Ilarinë, Marku vazhdoi t’i shkruante studentes, ndërkohë që përdorte telefonin e viktimës për t’u dërguar mesazhe të afërmve dhe miqve të shqiptares. Më pas, e reja ka marrë një mesazh nga një mikeshë e cila i ka treguar se Marku ishte ish-i dashuri i Ilaria Sulës. “Gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ‘Kjo mund të më kishte ndodhur mua’”, tha ajo, duke kujtuar momentin kur kuptoi të vërtetën.

    Top Channel

  • ‘Vajza jonë nuk ishte objekt’, prindërit e Ilaria Sulës kërkojnë drejtësi: Autori duhet të kalbet në burg! Nëna e tij të mbahet përgjegjëse

    ‘Vajza jonë nuk ishte objekt’, prindërit e Ilaria Sulës kërkojnë drejtësi: Autori duhet të kalbet në burg! Nëna e tij të mbahet përgjegjëse

    Prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri kanë folur në një intervistë për mediat italiane për humbjen e vajzës së tyre. Flamur, Gëzime dhe Leon Sula kanë kërkuar që autori, Mark Samson, 23 vjeç të dënohet me burgim të përjetshëm

    “Ai duhet të kalbet në burg përjetë. Atë që ai i bëri asaj, nuk ua bëjnë kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt dhe ai e hodhi si të ishte një e tillë. Nuk ishte një triko, nuk ishte një palë këpucë, ishte njeri”, tha babai i Ilarias, pasi i riu e hodhi trupin e pajetë të Ilarias në një shkëmb pasi e vrau dhe e futi në një valixhe.

    Flamur Sula, gjatë intervistës tha se vajza e tij ishte një studente e shkëlqyer dhe kishte shumë ëndrra dhe aspirata për të ardhmen, por ajo e humbi jetën në një mënyrë tragjike. Ai e përshkroi Ilarian si një vajzë që kishte arritur shumë dhe që priste të merrte titullin e diplomës në fushën e statistikave financiare këtë vit. Nëna, Gëzimja, ka treguar se e bija i kishte lajmëruar se do vinte ti takonte, por kur i vëllai kishte shkuar ta priste në stacionin e trenit, ajo nuk kishte ardhur.

    “E prisnim atë fundjavë. Vëllai i saj shkoi ta merrte në stacion, treni mbërriti dhe u largua përsëri dhe Ilaria nuk ishte aty. Ne u përpoqëm ta telefononim, por telefoni i saj ishte i fikur. Aty kuptuam se diçka kishte ndodhur”, tha ajo.

    Për sa i përket nënës së Mark Samsonit, e cila rrëfeu se e kishte ndihmuar të birin të fshinte gjurmët e gjakut në dhomën e tij, pasi kishte vrarë Ilarian, prindërit e kësaj të fundit shprehen se ajo nuk duhet kurrë ta kishte bërë diçka të tillë. Ata kërkojnë që ajo të mbahet përgjegjëse për ndihmën e ofruar në fshehjen e krimit.

    “Si mund ta bësh një gjë të tillë? Ajo duhet të kishte thirrur për ndihmë, një ambulancë, policinë. Mos ta ndihmonte të pastrojë të gjitha, të mbulojë krimin. Ajo nuk është nënë”, u shpreh Flamur Sula.

  • EMRI/ U përplas kokë më kokë me kamionin, humb jetën 46-vjeçarja shqiptare në Itali! Në gjendje të rëndë vajza e mitur

    EMRI/ U përplas kokë më kokë me kamionin, humb jetën 46-vjeçarja shqiptare në Itali! Në gjendje të rëndë vajza e mitur

    Një 46-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali një ditë më parë, 7 prill.

    Sipas mediave italiane, makina e drejtuar nga Dorina Bardhi është përplasur me një kamion. Si pasojë Dorina, 46 vjeç humbi jetën, ndërsa vajza e saj 9-vjeçare, e cila ndodhej në makinë së bashku me të ëmën ndodhet në gjendje të rëndë.

    Dorina Bardhi

    Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së djeshme.

    Makina në të cilën udhëtonin nëna dhe vajza, një Opel Meriva, u përplas kokë më kokë me një kamion.  Dinamika e tragjedisë po hetohet ende nga Policia.

    Makina me të cilën udhëtonte Dorina Bardhi

    Dorina la pas burrin dhe tre vajzat e saj.

    “Një grua e mrekullueshme”, tha një e njohur, “e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe gjithashtu ndaj komunitetit, për të cilin ajo bëri shumë”.

    Dorina ishte e njohur, bashkëpunonte me shoqata, me famulli e oratori dhe ishte gjithmonë në ballë, e qeshur dhe entuziaste në organizimin e ahengjeve e eventeve, kushtuar mbi të gjitha fëmijëve./vizionplus.tv

  • EMRI+FOTO/ Makina e shqiptares përplaset kokë më kokë me kamionin, humb jetën në vend 46-vjeçarja në Itali, vajza e mitur e saj në gjendje kritike

    EMRI+FOTO/ Makina e shqiptares përplaset kokë më kokë me kamionin, humb jetën në vend 46-vjeçarja në Itali, vajza e mitur e saj në gjendje kritike

    Një aksident tragjik është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një 46-vjeçare shqiptare. Aksidenti iu regjistrua ditën e djeshme rreth orës 14:00 mes Inzago dhe Pozzuolo Martesana, Milano. Viktima është identifikuar si Dorina Bardhi. 46-vjeçarja u gjet e pajetë brenda mjetit i cili u përplas kokë më kokë me një kamion.

    Shqiptarja ishte duke udhëtuar bashkë me vajzën e saj, vetëm 9 vjeçe kur u përplas me mjetin tjetër. Makina sapo kishte kaluar mbikalimin pas kryqëzimit dhe kishte hyrë në rrugën kryesore drejt Cassano d’Adda. Këtu për arsye ende të paqarta ka devijuar dhe është përplasur me mjetin e rëndë i cili po vinte në drejtim të kundërt. Një përplasje vdekjeprurëse pasi makina e vogël u kthye në një grumbull hekurishtesh dhe doli nga rruga.

    Menjëherë ekipi i shpëtimit ka mbërritur në vendngjarje për të nxjerrë 46-vjeçaren nga mjeti por ata nuk bën dot asgjë për ta shpëtuar pasi ajo kishte ndërruar jetë në vend. Vajza e mitur është dërguar me helikopter në spitalin e Bergamos ku po lufton për jetën e saj.

  • “Zoti bën mrekulli”, vajza e trajnerit Sylvinho pëson aksident, publikon pamjet nga spitali

    “Zoti bën mrekulli”, vajza e trajnerit Sylvinho pëson aksident, publikon pamjet nga spitali

    Vajza e trajnerit të njohur Sylvinho ka ndarë një mesazh prekës në Instagram, duke treguar historinë e saj të shërimit pas një aksidenti tragjik që ndodhi një vit më parë. Ajo ka treguar se më 05/04/2024, kishte djegur të dyja këmbët me ujë të nxehtë dhe kishte qëndruar për 5 ditë në spital, me rrezik të madh për të nevojitur një transplant në këmbën e djathtë. Megjithatë, për fat të mirë, Zoti e shpëtoi dhe e ndihmoi të shërohej.
    Një vit pas atij momenti të tmerrshëm, ajo ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën gjatë periudhës më të vështirë të jetës së saj.
    “365 ditë më vonë, vazhdoj të jem dëshmi e gjallë se Zoti bën mrekulli.

    Më 05/04/2024, më digjën të dyja këmbët me ujë të nxehtë. Qëndrova e shtruar për 5 ditë, me rrezik shumë të lartë që të nevojitej një transplant në këmbën e djathtë, por Zoti nuk e deshi kështu.
    Një vit më vonë, jam plotësisht e shëruar dhe me gati asnjë shenjë.
    Zoti më dha një ekip të mrekullueshëm që më mbështeti në një nga momentet më të vështira të jetës sime. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për çdo person që më vizitoi, më telefonoi, u shqetësua për mua dhe bëri gjithçka që të më nxirrte një buzëqeshje.
    Sot, jam e shëruar, e rinovuar dhe më e fortë se kurrë.💌
    MOS PËRDORNI BORSA ME UJË TË NGROHTË, ATO SHPËRTHYHEN.“, shkruan ajo.
    /vizionplus.tv

  • Nations League, vajza/ Kombëtarja fiton thellë me Kroacinë

    Nations League, vajza/ Kombëtarja fiton thellë me Kroacinë

    Nations League, vajza, Grupi B 4: Shqipëri- Kroaci 4-0 ( Berisha 14′, Hilaj 24′, Doçi 72′, Hamonikaj 90′)

    U zhvillua sot pasdite në “Loro Boriçi” të Shkodrës dueli i tretë në Grupin B4 të Ligës së Kombëve për vajza mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

    Ndonëse kroatet e nisën më mirë duke ushtruar preion në 10′ e para ishte ombëterja kuqezi e trajnerit Armir grima ajo që shënoi e para. Në minutën e 14′ Fortesa Berisha arriti të godasë një top të kthyer në gjysmëlartësi duke realizuar një gol mjaft të bukur. Më pas vjen radha e Alma Hilajt për të devijuar një top te shtylla e dytë duke sigluar të dytin.

    Në pjesën e dytë Megi Doçi nxjerr nga repertori i saj një goditje speciale duke gjetur edhe golin e tretë. Me Kroacinë e cila nga minuta e luajti me një futbolliste më pak (Çanjevac dy kartonë të verdhë, 66′),Shqipëria i’a del të shënojë të katrëtin në minutën e 90′ me Hamonikaj.

    Ndërkaq pas kësaj sfide Shqipëria ngjitet në vendin e tretë me tri pikë. Kryesojnë Çekia e Ukraina me nga 6-të pikë.

    Sakaq, trajneri Armir Grima e nisi takimin me këtë formacion titullar: Viona Rexhepi (GK), Arbenita Curraj, Arbiona Bajraktari, Fortesa Berisha, Valentina Troka, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi (C), Ezmiralda Franja, Ilarja Zarko, Klea Hamonikaj dhe Alma Hilaj.

    Shqipëria e vajzave do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Grupin B4 po ndaj Kroacisë, këtë herë në transfertë. Takimi do të luhet më 8 prill, në “Sport Centre Rudes”, në orën 16:00./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin