Tag: vajza

  • Nga Kosova në Indonezi/ Shqiptari udhëtoi një vit me biçikletë për të takuar vajzën e ëndrrave….  

    Nga Kosova në Indonezi/ Shqiptari udhëtoi një vit me biçikletë për të takuar vajzën e ëndrrave….  

    Një histori që nisi si një përrallë dashurie dhe përfundoi si një reflektim i thellë mbi jetën dhe kufijtë e ëndrrave. Çekki Hoti një i ri nga Kosova, mori një vendim që shumë pak njerëz do të kishin guximin ta ndërmerrnin. Të përshkonte me biçikletë 23 mijë kilometra për të mbërritur në Indonezi, atje ku jetonte vajza e ëndrrave të tij. Udhëtimi i tij i cili zgjati një vit e tre muaj u bë simbol i dashurisë dhe guximit duke frymëzuar mijëra njerëz. 

    Por, historia nuk pati fundin e pritur, marrëveshja për martesë dështoi për shkak të mos dakordësive me familjen e vajzës, ndërsa ndjenjat mbetën të sinqerta. Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ai rrëfen me emocion historinë e tij, që nisi për dashurinë dhe përfundoi me një mësim të madh për durimin, realitetin dhe ëndrrën për të vazhduar përpara. 

    Çekki Hoti: Ajo vajza është nga Indonezia. Ky rrugëtimi ka një vit e tre muaj dhe një vit e nëntë muaj janë në total, që kam biseduar me atë vajzën. Kemi folur në një program në rrjetet sociale, aty kemi folur dhe na ka pëlqyer njëri-tjetri si bisedë, nuk e kemi parë njëri-tjetrin. Pasi kemi parë fotografitë e njëri-tjetrit na ka pëlqyer dhe pas 2-3 muajsh kemi dalë në “Instagram”, prej atje kemi vazhduar në “Whats Upp”. Pas gjashtë muajsh vendosa që të bëja këtë rrugëtim, që të ishte pak më ndryshe, pak më unike. Vendosa ta bëj udhëtimin me biçikletë për shkak se kam pasur dëshirë që të vizitoj vende të ndryshme dhe kultura të ndryshme. 

    Rudina Magjistari: Ti ishe i sigurt që edhe pas një viti do e gjeje sërish vajzën e zemrës tënde duke të të pritur? 

    Çekki Hoti: Kjo është kur ti beson dhe e ndjen se ka diçka. Edhe në komente më kanë thënë që nuk ka shanse që ajo të të presë kaq gjatë. Por kur i beson një njeriu ndodh e pamundura. 

    Rudina Magjistari: Çfarë të pëlqeu te kjo vajza që re në dashuri me atë? 

    Çekki Hoti: Lidhja shpirtërore më shumë, lidhja e zëmrës, te ajo pashë atë që nuk e kam parë tek një femër tjetër. Zemrën e ka shumë të mirë dhe kam pasur dëshirë që të kishim një lidhje pak më të madhe, por nuk ka qenë kismet. 

    Rudina Magjistari: Si ishte takimi i parë, kur ti shkove dhe mbërrite atje? 

    Çekki Hoti: Natën e parë që kam ardhur këtu kam shkuar në hotel dhe ditën e nesërme e kam pyetur se si i kanë traditat dhe si duhet të shkoj. Shkova takova prindërit e saj të parët. Kur e pashë vajzën ishte më e mirë nga sa kam pritur. 

    Rudina Magjistari: Prindërit e saj si reaguan sepse ti je shprehur jo shumë i kënaqur nga mënyra se si shkuan bisedimet. Çfarë ndodhi? 

    Çekki Hoti: Kur kam shkuar atje jam prezantuar dhe u thashë për çfarë kam ardhur. Më kanë pëlqyer shumë. Pas natës së dytë u kam treguar se çfarë është synimi, ata kanë pranuar, unë po dhe vajza. Unë doja që të shkonim në Mekë, ata nuk janë dakord , iu desh pak kohë. Ata e kishin me radhë, i takon motrës së vetë para, dhe unë nuk kam mundësi të pres. Kam 10 ditë kohë afat për vizë. 

     

  • Tragjedi në Greqi: 75-vjeçarja vritet gjatë grabitjes në banesë

    Tragjedi në Greqi: 75-vjeçarja vritet gjatë grabitjes në banesë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Greqi, ku një 75-vjeçare është vrarë gjatë një grabitjeje.
    Mediat helene raportojnë se 75-vjeçarja është gjetur e përgjakur nga vajza e saj.
    Sipas informacioneve, kamerat e sigurisë regjistruan grabitësit duke thyer një dritare në shtëpinë e gruas së moshuar dhe duke hyrë brenda.
    Raportohet gjithashtu se 75-vjeçarja u gjet e vdekur brenda shtëpisë nga vajza e saj. Gruaja e moshuar ka lëndime në kokë, që janë shkaktuar nga autorët në përpjekje për ta grbaitur apo detyruar të tregonte se ku mbante paratë.
    Nuk ka ende informacione të detajuara mbi identitetin apo kombësinë e autorëve, teksa hetimet janë aktive.

  • E rëndë/ Grabitësit hyjnë në banesë dhe vrasin pronaren (DETAJE)

    E rëndë/ Grabitësit hyjnë në banesë dhe vrasin pronaren (DETAJE)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme, ku grabitës ende të paidentifikuar hynë me forcë në një shtëpi në Salaminë dhe vranë një grua.
    Viktima është një grua 75-vjeçare, e cila u gjet e pajetë nga vajza e saj pasditen e sotme.
    Sipas informacioneve, kamerat e sigurisë regjistruan grabitësit duke thyer një dritare në shtëpinë e gruas së moshuar dhe duke hyrë brenda.
    Sipas të njëjtave informacione, 75-vjeçarja u gjet e vdekur brenda shtëpisë nga vajza e saj. Gruaja e moshuar ka lëndime në kokë, që janë shkaktuar nga autorët në përpjekje për ta grbaitur apo detyruar të tregonte se ku mbante paratë.Nuk ka ende informacione të detajuara mbi identitetin apo kombësinë e autorëve, teksa hetimet janë aktive.

  • UEFA Nations League për vajza/ Trajneri Grima: Jam shumë krenar për vajzat, e merituam qëndrimin në Ligën B

    UEFA Nations League për vajza/ Trajneri Grima: Jam shumë krenar për vajzat, e merituam qëndrimin në Ligën B

    Kombëtarja shqiptare e vajzave ka siguruar qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League, pas fitores me rezultatin 3-0 ndaj Qipros në ndeshjen e dytë play-out, të zhvilluar në “Air Albania”.
    Një paraqitje e shkëlqyer e vajzave kuqezi, që dominuan ndeshjen dhe vulosën një fitore të merituar me golat e Qëndresa Krasniqit, Mesuare Begallos dhe Megi Doçit.
    Pas takimit, trajneri Armir Grima u shpreh shumë i kënaqur me performancën e skuadrës dhe suksesin e arritur, duke vlerësuar shpirtin garues dhe punën e vajzave.
    Qëndrimin në Ligën B, si e komentoni këtë sukses? – Jam shumë i kënaqur. Është diçka që ne e kemi merituar, nuk është se e morëm padrejtësisht, është një fitore që mund ta bënim edhe në Qipro, ndoshta me dy-tre gjëra të vogla, sepse edhe atje kemi luajtur shumë mirë. Kemi humbur shumë raste dhe e ndërlikuam pak ndeshjen e kthimit, por unë jam shumë i lumtur për vajzat. Këto vajza e meritojnë. Kanë dhënë shumë për këtë fanellë dhe po japin akoma shumë. Jam shumë krenar për vajzat që kam.
    E ardhmja e ekipit Kombëtar të vajzave? – Grupi B është i vështirë. Na duhet shumë punë për të qëndruar te ky grup. Do të mundohemi të afrojmë edhe vajza të tjera. Jemi në vëzhgim. Shpresoj që në dy ndeshjet që kemi në Turqi të kemi një pjesë të këtyre vajzave që ne kemi biseduar dhe do t’i shohim te ndeshjet që kemi atje, se sa të vlefshme janë për t’u bashkuar me grupin dhe për ta bërë grupin më cilësor. E dimë që na presin ndeshje shumë të vështira.
    Fitorja 3-0 ndaj Qipros, çfarë të pëlqeu? – Ajo që ishte kryesorja dhe që e kërkuan gjatë gjithë lojës ishte grinta. Kjo është diçka që na karakterizon dhe na mungoi realisht në ndeshjen e parë. Sot luajtën me atë grintë që dinë vajzat, me atë dëshirë që kanë për ta fituar ndeshjen. Dolëm te loja që donim ne. Besoj që ishte një lojë e pëlqyeshme edhe për njerëzit që ishin në stadium.

  • Si e kujtonte e bija Sami Frashërin: “Kur mbaronte korrigjimet, përplaste tri herë duart me njëra-tjetrën…”

    Si e kujtonte e bija Sami Frashërin: “Kur mbaronte korrigjimet, përplaste tri herë duart me njëra-tjetrën…”

    Në librin “Njerëzit e famshëm që nuk i njohim”, me autor gazetarin turk Hikmet Feridun Es, mes personaliteteve spikat edhe enciklopedisti, dramaturgu, gjuhëtari, romancieri, përkthyesi, njeriu i rrallë për të gjitha kohërat, Sami Frashëri – apo Shemseddin Samiu, siç njihet ne historiografinë turke.

    Mes tyre, ai ka përcjellë për lexuesin kujtimet shumë të veçanta, treguar me shumë dashuri dhe besnikëri, nga vajza e madhe e Sami Frashërit, Samija.Gazetari thekson, se e bija ia kishte rrëfyer kujtimet për të atin, kur ishte 60-vjeçe. Kishte kujtesën e një 20-vjeçareje, thekson autori.

    Veç tjerash, ai potencon se Sami Frashëri kishte shumë shokë të ditur të kulturës islame, por nga pikëpamja e besimit fetar ai ishte ndarë nga ata përfundimisht, edhe pse fjala e fundit që ai ka thënë kur ndërroi jetë ishte fjala “Allah”(Perëndi).

    Në shkrimet e tij, gazetari Hikmet Feridun Es, sjell nga kujtimet e Samijes:

    “Sami Frashërin nuk e ka shqetësuar asnjëri. Nëse hapni ngadalë derën e dhomës në katin e dytë, në fillim nuk keni për të mundur të shihni asgjë, vetëm grumbuj-grumbuj librash. Hidhni sytë dhe do t’iu dalë një koke madhështore, tërheqëse, me një mjekër të gjatë dhe krejt të bardhë… Nën dritën e qiririt ai krijoi botën e shkencës… Deri sa të kishte lindur dielli, ai shkruante shkrimet e tij, i redaktonte ato dhe pasi i dërgonte në shtypshkronjë, shtrihej përsëri”.

    “Samiu ulej në një minder, i cili kishte madhësinë që mund të ulej vetëm një person, duke të kujtuar një divan të vogël. Kolltuku i tij i punës kishte disa gjëra specifike. Ishte i harkuar dhe ishte i mbuluar me një copë ngjyrë vishnje. Ulej mbi kolltuk dhe shpinën, kurrizin nuk e mbështeste në asnjë vend.

    Punonte vazhdimisht në një pozicion të përkulur. Letrën e kthente nga njëra anë dhe e mbështeste mbi gjunjë. Gjithashtu, në të njëjtën kohë u drejtohej librave . Për këtë kishte bërë një tavoline me një plan të vetin, në një mënyrë të veçantë. Kjo është një tavolinë mjaft e gjatë, sirtarët e së cilës zgjateshin kur hapeshin me tërheqje të ndryshme.

    Mbi të qëndronin hapur libra në gjuhë të veçanta, ndonjëherë në 6-7 gjuhë të ndryshme, të cilat do t’iu duhej t’i shikonte dhe t’iu drejtohej. Kjo tavolinë gjendet tek vajza e madhe që e ruan atë ashtu siç ka qenë. Zonja Samije Erer, e cila ndodhet përballë tavolinës, thotë: ‘Për librat që ai do të lexonte, kjo tavolinë nuk ishte e mjaftueshme’”.

    “Në mes të grumbujve të librave, të cilët lartësoheshin në çdo cep të dhomës, ai vetes së tij i kishte caktuar një vend, një fole. Duke kaluar përmes cepave të këtyre grumbujve librash qëndronte duke punuar trupi i tij mjaft i lehtë. Në kohën që ju hyni në dhomë, ju nuk mund të shikoni atë nga poshtë qafës. Dhe, akoma më tepër, në hapin e parë ju do të ndjeni një aromë të veçantë. Kjo aromë do të ishte ‘era e librit’, e cila do të godiste menjëherë hundën tuaj. Zonja Samije Erer, me sytë e saj të kredhur në mendime dhe të vërejtur, duke parë tavolinën në të cilën Samiu ka kaluar përballë saj gjithë jetën e tij, shton: ‘Tani, me të hapur një libër të vjetër, me të ndjerë aromën e një libri, është njësoj sikur unë ndjej erën e babait tim’”.

    “Ne të dy anët e tavolinës, ndodheshin dy mbështetëse. Dhe në këto qëndronin letrat e dijetarit, dorëshkrimet, boja, pena. Drita vazhdimisht vinte nga mbrapa. Për këtë ai kishte bërë rafte të posaçëm për të vendosur qiririn. Në raftin i cili ndodhej mbrapa, qëndronte një shandan trekëndor. Kurse në mbështetëset, ne secilën prej tyre, ishte vendosur një qiri. Dijetari, sipas nevojës, i tërhiqte nga atje-këtu, djathtas-majtas. Sipas nevojës, shkonte në tavolinë për të hapur librat voluminozë me trashësi të madhe. Vendosjen e qirinjve e kishte bërë në atë mënyrë që të kryqëzoheshin në të njëjtën kohë me syrin e tij”.

    “Vazhdimisht shkruante në letër me madhësi të gjatë dhe ngjyre të kaltër të errët, jo të hapur. Pjesët anësore të letrës gjithmonë i përthyente dhe i linte bosh për të bërë korrigjimet dhe shtesat e tjera të mëvonshme. Rregullisht në shkrimet e tij përdorte vetëm bojën e zezë. Mirëpo, në veprat me tre tekste, për të mos i ngatërruar ato me njëri-tjetrin, përdorte tre lloj ngjyrash – të kuqe, të kaltër dhe të gjelbër. Mirëpo, ngjyrën e kaltër nuk e ndryshoi. Penën e tij do ta përgatiste me kujdes të veçantë, përpara se të fillonte të shkruante. E përthyente, i jepte asaj një formë të hollë dhe të trashë. Ndiente kënaqësi nga përthyerja e penës. Shishja e bojës përbehej nga qelqi dhe ishte në atë formë që po të përmbysej, boja nuk derdhej dhe ishte nga lloji më i lirë”.

    “Në kohën që punonte, nuk do të futej asnjëri në dhomën e tij. Mirëpo, me të mbaruar punën, ai bënte diçka të veçantë. Kur mbaronte korrigjimet, përplaste tri herë duart me njëra-tjetrën. Kjo përplasje e duarve ishte e vetmja shenjë që thërriste vajzën e madhe, Samijen Ererin. Ajo ndodhej në dhomën ngjitur me atë të Samiut.

    Me të dëgjuar zhurmën e duarve, vajza e re fluturonte nga krevati dhe do të vraponte pranë babait të saj. Në këtë kohë do të ishin orët më të mira të babait me vajzën, e cila kishte ngelur pa nënë që në moshën gjashtëvjeçare”.

    “Samiu kishte një zakon në orët e mëngjesit: të përgatiste një ponç me konjak, limon dhe çaj. Çajin e ziente me dorën e tij. ‘Babai e pinte këtë çaj, filxhan mbas filxhani’. Samiu tregonte mjaft tregime të bukura. Pastaj, vajza e re Samije, duke thënë ‘Babaxhem, Perëndia të dhëntë qetësi’, do të dilte nga dhoma, sepse dijetari i madh mbasi dërgonte dorëshkrimet në shtypshkronjë, shtrihej për të fjetur”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    IDEJA E SAMI FRASHËRIT: KRYEQYTETI I SHQIPËRISË DO TË ISHTE…

  • Anthony Hopkins flet për ndarjen nga vajza: E lashë pas, bëra çfarë munda

    Anthony Hopkins flet për ndarjen nga vajza: E lashë pas, bëra çfarë munda

    Aktori legjendar uellsian, Anthony Hopkins, ka folur hapur për marrëdhënien e tij të ndërlikuar me vajzën, Abigail Hopkins, me të cilën nuk ka qenë në kontakt për plot 24 vjet. Në një intervistë për The New York Times, fituesi i çmimit “Oscar” tregoi se edhe përpjekjet e bashkëshortes së tij aktuale, Stella Arroyave, për t’i afruar, kanë dështuar.
    “Sapo nuk mora përgjigje, thashë: në rregull, mirë. I uroj gjithë të mirat, por nuk do të ndahem shpirtërisht për këtë. Nëse dikush dëshiron të jetojë me hidhërim, është zgjedhja e tij,” u shpreh aktori.
    Hopkins, i njohur për rolet e tij të paharrueshme në filma si The Silence of the Lambs dhe The Father, tha se e ka pranuar situatën dhe nuk mban më mllef. “Duhet ta pranosh që jemi të papërsosur. Nuk jemi shenjtorë, jemi njerëz që bëjmë më të mirën që mundemi,” tha ai.
    Aktori shtoi se ka bërë gjithçka për të kontaktuar me vajzën, por tani dëshiron ta lërë pas këtë pjesë të jetës. “Jeta është e dhimbshme. Njerëzit lëndohen, edhe ne lëndohemi, por nuk mund të jetosh në të kaluarën. Duhet të thuash: ‘Kaloje’. Unë bëra çfarë munda, dhe kaq,” shtoi Hopkins.
    Ai pritet të publikojë muajin e ardhshëm autobiografinë e tij me titull “Ne ia dolëm mbanë, fëmijë”, por kur u pyet nëse shpreson që vajza ta lexojë librin, u përgjigj shkurt: “Nuk do t’i përgjigjem kësaj. Jo, nuk më intereson.”

  • “Mamaja ime vuan nga ankthi për shkak të akuzave ndaj saj”, dëshmia e vajzës së Brigitte Macron në gjyq: Ngacmohet çdo javë online për gjininë e saj

    “Mamaja ime vuan nga ankthi për shkak të akuzave ndaj saj”, dëshmia e vajzës së Brigitte Macron në gjyq: Ngacmohet çdo javë online për gjininë e saj

    Vajza e Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, dëshmoi sot në një gjykatë në Paris, duke përshkruar “dëmin e thellë psikologjik” të shkaktuar nënës së saj nga një fushatë online dezinformimi rreth gjinisë së saj.

    Tiffin Ozier, 41 vjeç, vajza e Brigitte Macron nga martesa e saj e parë me André-Louis Ozier, tha se e ndjente detyrë të dëshmonte në gjyqin e dhjetë personave të akuzuar për ngacmim online të Zonjës së Parë tw Francws. Të pandehurit dyshohet se kanë përhapur akuza të rreme dhe “keqdashëse” rreth gjinisë dhe seksualitetit të gruas së presidentit francez, Emmanuel Macron.
    “Nuk kalon asnjë javë që ajo të mos ngacmohet. Askush nga rrethi i saj profesional ose personal nuk shmang përmendjen e këtyre akuzave”, tha Ozier, duke përshkruar se si nëna e saj tani jeton në frikë dhe ankth të vazhdueshëm.
    Siç tha ajo, Brigitte Macron i kushton vëmendje çdo detaji të pamjes së saj, madje edhe mënyrës se si lëviz në publik, nga frika se çdo imazh i saj mund të “keqinterpretohet” dhe të përdoret kundër saj online.
    Vajza e Zonjës së Parë vuri në dukje se gjendja e saj psikologjike është përkeqësuar ndjeshëm, gjë që konfirmohet edhe nga raportet mjekësore.
    “Ajo i lexon komentet e postuara që i shfaqen, por nuk dëshiron më t’i shohë ato”, shtoi ajo. Në të njëjtën kohë, ajo zbuloi se rasti ka prekur thellësisht edhe pjesën tjetër të anëtarëve të familjes, duke thënë se nëna e saj “është e shkatërruar që nipërit e mbesat e saj po dëgjojnë atë që thuhet” dhe se “ajo nuk di si ta ndalojë atë”.
    Çështja lidhet me një padi të ngritur nga avokati i Brigitte Macron në gusht 2024 për ngacmim kibernetik, i cili çoi në dy valë arrestimesh në shkurt dhe mars 2025. Prokurorët identifikuan postime që vinin në dyshim gjininë dhe seksualitetin e Zonjës së Parë, ndërsa në disa raste diferenca e saj në moshë me Presidentin Macron u përshkrua si “pedofili”.
    Tetë burra dhe dy gra, të moshës 41 deri në 60 vjeç, përfshijnë një zyrtar të zgjedhur, një pronar galerie, një specialist IT, një mësues, një menaxher pronash dhe një biznesmen.
    Një nga të pandehurit është reklamuesi 41-vjeçar Aurélien Poirson-Atlan, i njohur në internet me pseudonimin “Zoé Sagan”, llogaria e të cilit në platformën X është pezulluar tashmë. Nëse dënohen, të pandehurit përballen me burg deri në dy vite.

    Top Channel

  • Nations League/ Shqipëria e vajzave mposht Qipron dhe qëndron në Ligën B

    Nations League/ Shqipëria e vajzave mposht Qipron dhe qëndron në Ligën B

    Në ndeshjen e luajtur sot në ‘Air Albania’ (play off, B/C) Shqipëria për vajza, mposhti 3-0 Qipron duke merituar qëndrimin në Ligën B të Nations League. Golat u shënuan nga Qëndresa Krasniqi në të 16′, Sara Begallo në të 38′ dhe Megi Doçi me penallti në të 67′.

    Për këtë arritje të Kombëtares kuqezi për vajza ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka:

    Sonte vajzat kuqezi e ndriçuan “Air Albanian”! Me pasion, grintë dhe një lojë fantastike, ato mposhtën Qipron dhe siguruan qëndrimin e merituar në Ligën B! Urime vajza për këtë fitore të madhe! /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Nusja vret veten në…/ Familja e burrit e kritikoi se fustani i nusërisë ishte ‘provokues’

    Nusja vret veten në…/ Familja e burrit e kritikoi se fustani i nusërisë ishte ‘provokues’

    Një nuse vrau veten pasi familja e burrit të saj e kritikoi fustanin e saj të nusërisë si ‘shumë zbulues’ dhe ‘provokues’. 
    Lyaman Mammadli, 19 vjeç, u akuzua se dukej ‘lakuriq’ në ditën e saj të madhe sepse supet e saj ishin lënë të zbuluara, transmeton Telegrafi. 
    Babai i saj, Murad Bayramov, tha se ajo ishte shqetësuar nga kritikat dhe menjëherë pas kësaj i mori jetën vetes në kopshtin e shtëpisë së prindërve të saj në Mingachevir, Azerbajxhan. 
    “Dhëndri i vajzës sime dhe prindërit e tij shkaktuan një sherr në shtëpinë time për shkak të fustanit të saj të nusërisë. Vajza ime nuk mundi ta duronte dhe i mori jetën vetes”, tha ai. 
    Edhe pse feja e Mammadli-t nuk është raportuar, Azerbajxhani është një komb me shumicë myslimane. 
    Babai i saj i mohoi me forcë raportet e medias se vajza e tij mund të jetë ndjerë e detyruar të martohej me një burrë më të vjetër, Elnur Mamedli, 33 vjeç. 
    “Pas festimit, Elnur erdhi në shtëpinë tonë me prindërit e tij dhe shkaktoi një grindje të madhe. Ata thanë: ‘Çfarë turpi. Si mund ta lejosh vajzën tënde të veshë një fustan nusërie kaq të turpshëm dhe zbulues’”, tha babai. 
    “Ne u përgjigjëm se ishte një fustan normal – lloji që veshin shumë nuse. Por ato nuk u qetësuan dhe vazhduan të grindeshin. Gabimi vazhdoi të nesërmen”, shtoi babai i të ndjerës. 
    Prindërit e burrit e akuzuan atë për “turpërim të djalit dhe familjes së tyre”. Babai i pikëlluar tha: “Vajza ime nuk mundi ta duronte. Në ankthin dhe trazirat e saj emocionale, ajo i dha fund jetës së saj”. 

  • “Brigitte Macron është burrë”, vajza e saj në gjykatë: Lajmet e rreme i kanë përkeqësuar shëndetin! 

    “Brigitte Macron është burrë”, vajza e saj në gjykatë: Lajmet e rreme i kanë përkeqësuar shëndetin! 

    Këtë të martë, më 28 tetor, ishte dita e dytë e procesit gjyqësor ndaj dhjetë të pandehurve të akuzuar për ngacmimet seksiste online ndaj zonjës së parë të Francës, për përhapjen e teorive konspirative që e paraqesin bashkëshorten e presidentit Emannuel Macron si një grua transgjinore dhe madje si pedofile. 
    “Jam këtu si vajzë, si grua, si nënë.” Me zë të vendosur, Tiphaine Auzière, vajza më e vogël e Brigitte Macron, foli para gjykatës së Parisit. Brigitte Macron nuk ishte e pranishme, por Tiphaine u paraqit në sallë si dëshmitare për të shprehur “vuajtjen” që ka shkaktuar fushata e baltosjes në rrjetet sociale ndaj nënës së saj, e përqendruar në teori konspirative. 
    “Është e rëndësishme të jem këtu sot për të treguar paragjykimin që ka pësuar nëna ime,” shpjegon Auzière, edhe ajo avokate, shkruan La Repubblica. “Doja të tregoja se si ka ndryshuar jeta e saj që kur nisi kjo fushatë urrejtjeje në internet.” 
    Sipas saj, lajmet e rreme, që kanë marrë përmasa globale dhe janë përhapur deri në SHBA, kanë shkaktuar një përkeqësim të dukshëm të kushteve të jetës së bashkëshortes së presidentit francez. 
    “Kam vërejtur një ndryshim real dhe një përkeqësim të shëndetit të saj, edhe pse nuk jam mjeke dhe vetëm një mjek mund ta certifikojë. Por është e dukshme.” Një certifikatë mjekësore e firmosur nga mjeku i zonjës së parë është bashkëngjitur në dosje dhe konfirmon ndikimin në shëndetin psikofizik, “të shkaktuar nga mesazhet që janë përjetuar si ngacmime.” 
    Tiphaine Auzière, 41 vjeç, e njohur edhe si personazh publik për lidhjen e saj me prezantuesin e njohur televiziv Cyril Hanouna, përshkruan një mundim të përditshëm që ndikon në zakonet e nënës së saj. 
    “Që kur disa foto të bëra në kontekste familjare janë manipuluar, ajo është e detyruar të tregojë kujdes ekstrem për veshjen, qëndrimin, çdo detaj. E di shumë mirë që çdo imazh mund të shtrembërohet dhe të përdoret për të ushqyer gënjeshtra mbi identitetin dhe nderin e saj,” shpjegon vajza. “Përballet vazhdimisht me sulme. Lexon postimet që flasin për të, dhe kur nuk i lexon, ka nga ata që ia përmendin në kontekste profesionale dhe private.” 
    Edhe pse pranon se nëna e saj “është mësuar të jetojë me këtë”, Auzière thekson se dhimbja më e madhe për Brigitte Macron mbeten “pasojat te fëmijët dhe nipërit.” 
    “Është një person që nuk është zgjedhur, nuk ka kërkuar asgjë, dhe gjendet e ekspozuar ndaj dhunës së panevojshme, ndërkohë që të gjitha nismat ku angazhohet janë për të mirën e përbashkët.” 
    Gjatë seancës, vajza e zonjës së parë u pyet edhe nga avokatët e palëve civile. Disa nga të pandehurit vazhdojnë të mbështesin tezën se Brigitte Macron dhe vëllai i saj Jean-Michel Trogneux janë në fakt i njëjti person. Auzière u përgjigj pa hezitim: “E kam parë xhaxhain tim disa muaj më parë.” 
    Avokatët e mbrojtjes i kritikuan përgjigjet si “boshe” dhe mungesën e zonjës së parë në seancë. “Shkon në sfilata mode, por nuk vjen në gjykatë,” ironizoi një nga avokatët e të pandehurve. Në bankën e të akuzuarve është edhe publicisti Aurélien Poirson-Atlan, i cili ka përhapur teori konspirative me pseudonimin Zoé Sagan, dhe profili i tij në X është bllokuar. Poirson-Atlan ka mbrojtur të drejtën e tij për të shprehur, si “satirë”, një “pikëpamje alternative ndaj medias kryesore.” “Jam absolutist i lirisë së shprehjes,” shtoi ai. 
    Prokurori ka kërkuar dënime nga 3 deri në 12 muaj burg për nëntë nga dhjetë të pandehurit. Vendimi pritet të jepet në javët e ardhshme. Ndërkohë, zonja e parë ka një tjetër proces në Gjykatën e Kasacionit kundër dy grave që kishin përhapur lajmin e rremë katër vite më parë. Çifti presidencial ka paditur gjithashtu influenceren amerikane Candace Owens në Gjykatën e Lartë të Delaware.