Tag: vajza

  • Vajza e Bill Gates tregon sindromën nga e cila vuan babai miliarder

    Vajza e Bill Gates tregon sindromën nga e cila vuan babai miliarder

    Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka zbuluar pa dashje një detaj rreth shëndetit të babait të saj.
    Gjatë një interviste në podcastin e njohur Call Her Daddy, të drejtuar nga Alex Cooper, ajo përmendi në mënyrë të rastësishme se Gates ka sindromën e Aspergerit, një formë e spektrit të autizmit.
    “Babai im është goxha i ngathët në aspektin social. Ai e ka thënë, se ka Asperger,” u shpreh ajo thjesht gjatë bisedës, ndërsa tregonte se si është të sjellësh të dashurin në shtëpi për ta prezantuar me një nga figurat më të njohura dhe më të përfolura në botë.
    Kjo deklaratë ngriti menjëherë dyshime dhe debat në rrjetet sociale, pasi vetë Bill Gates nuk e ka konfirmuar ndonjëherë publikisht një diagnozë të tillë.
    Megjithatë, në kujtimet e tij të vitit 2023, Gates kishte përmendur se nëse do të ishte rritur sot, me shumë gjasë do të diagnostikohej me një çrregullim të spektrit autik. Ai ka treguar për vështirësitë në ndërveprimin social në fëmijëri dhe për tendencat për t’u fiksuar pas temave të caktuara, sjellje që lidhen ngushtë me Aspergerin.
    Phoebe shtoi në podcast se sjellja e babait të saj shpesh e bën të ndjehet në siklet personi që ajo prezanton në shtëpi. Ajo kujtoi një moment të veçantë kur Gates i kishte dërguar në një ballo shkollore me makinë, një situatë që ajo e përshkroi si “shumë e sikletshme, por edhe qesharake”.
    Deri më tani, Bill Gates nuk ka reaguar publikisht për komentet e vajzës së tij, por rrëfimi i saj ka nxitur interes të madh publik dhe diskutime të gjera mbi diagnozën dhe përhapjen e çrregullimeve të spektrit autik te personalitetet e njohura.

  • Djali rekrutonte vajza për prostitucion drejt Italisë, me paratë e pista blinte prona në emër të të atit! Sekuestrohen pasuritë

    Djali rekrutonte vajza për prostitucion drejt Italisë, me paratë e pista blinte prona në emër të të atit! Sekuestrohen pasuritë

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Gj., një apartament dhe dy makina, si person i lidhur me shtetasin I.Gj, i cili është subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar’.
    Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror nr.81, viti 2020, mbi shtetasin I.Gj., i dënuar dhe arrestuar për veprën penale ‘Trafikim i personave të rritur’ parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal, ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme.
    Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, caktoi masën e sigurimit ‘Arrest në burg’.
    Nga hetimet e shtrira tek personat e lidhur me të, rezultoi se i ati i tij, shtetasi A.Gj., me balancë negative në banka, nuk justifikon me të ardhurat blerjen e një apartamenti dhe dy makinave në pronësi të tij. Këto pasuri të paluajtshme, dyshohet se janë fituar nga personi i lidhur A.Gj., si rezultat i përfshirjes së djalit të tij të dënuar I.Gj. nga aktiviteti kriminal në ‘Trafikimin e personave të rritur”.
    Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive në emër të shtetasit A.Gj si më poshtë:
    1. Pasuri e paluajtshme, apartament nr. 3 me sip 117.78 m,2, Pallatet “SANDY” Sh.P.K, Tiranë;2. Pasuri e luajtshme, automjet tip “Renault Scenic”; dhe3. Pasuri e luajtshme, automjet tip “Lancia Musa”.

    Top Channel

  • Vajza i akuzohet për vrasjen e ish-partnerit, flet e ëma e Kejsi Spahillarit: Çdo gjë është sajesë

    Vajza i akuzohet për vrasjen e ish-partnerit, flet e ëma e Kejsi Spahillarit: Çdo gjë është sajesë

    Prokuroria e Korçës ka zbardhur pas 7 vitesh vdekjen e Antonio Karafilit, i cili në vitin 2018 u raportua se kishte vrarë veten duke u varur në një pemë.
    Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për ish-partneren e Karafilit, Kejsi Spahillari, e dyshuar për vrasjen e të riut.
    Sipas Prokurorisë, nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen.
    Motivi i krimit dyshohet të ketë qenë një lidhje paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas ngjarjes, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi vrau veten.
    Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, në një prononcim për Euronews Albania, e ëma e Kejsi Spahillarit mohon përfshirjen e vajzës në krim. Mes lotësh, ajo shprehet se e gjithë çështja është e sajuar dhe se vajza po merret nën akuzë pa prova konkrete.
    Sa i përket gjurmëve biologjike në çarçaf, ajo pohon se e bija ndodhej në vendngjarje pas vetëvrasjes dhe kishte ndihmuar në uljen e trupit nga pema, së bashku me persona të tjerë.
    “Asgjë nuk është e vërtetë. Çdo gjë është sajesë, është e stisur. Nuk e njoh fare personin në fjalë, e dëgjoj për herë të parë. Jam e shokuar.
    Si ka mundësi që në kaq vite nuk u gjet asgjë, dhe tani shpiket kjo histori pa asnjë fakt konkret? Nuk e kuptoj si çdo akuzë merret si e mirëqenë. Vajza më ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje,” deklaron e ëma.

  • “A flet me nusen?”, Big Mama ngacmon Erandin, aktori flet për herë të parë për divorcin

    “A flet me nusen?”, Big Mama ngacmon Erandin, aktori flet për herë të parë për divorcin

    Aktori Erand Sojli ka bërë rikthimin e tij në programin “Ferma VIP” pas një periudhe disa vjeçare shkëputjeje nga ekrani dhe Shqipëria. Ky rikthim ka ndodhur pas divorcit të tij me bashkëshorten, një temë për të cilën aktori ka vendosur të mos flasë. Por gjatë një momenti në “Ferma VIP”, Big Mama e ngacmoi aktorin, duke i drejtuar pyetjen: “A flet me nusen?”
    “Jo”, tha Erandi duke e lënë të nënkuptojë se nuk do të flasë më shumë rreth kësaj teme
    Ndërsa Big Mama e vazhdoi ngacmimin, duke i thënë: “Domethënë je single,” dhe të dy qeshën me këtë moment.

    Disa ditë më parë, vajza e Elinares, e ftuar në “Ferma Club”, foli për mundësinë e krijimit të një romance mes Erandit dhe nënës së saj. Megjithatë, vajza e mohoi këtë mundësi.
    /vizionplus.tv

  • Takimi i madh i Vlorës, Çuçi: Gratë dhe vajzat, garancia jonë për fitoren e 11 majit

    Takimi i madh i Vlorës, Çuçi: Gratë dhe vajzat, garancia jonë për fitoren e 11 majit

    Ne nisje të takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama me gra e vajza të Vlorës, drejtuesi politik i PS në këtë qark, Bledi Çuçi, tha se asgjë nga arritjet e këtyre viteve në qeverisjen qëndrore e lokale nuk do të ishte e mundur pa kontributin e çmuar të grave e vajzave. E po kështu mbështetja e tyre është një shtyllë e rëndësishme për fitoren e 11 majit. Çuçi tha se 50% e listës së kandidatëve të PS në qarkun Vlorë për këto zgjedhje janë gra e vajza të cilat do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvend. Më poshtë pjesë nga fjala e Çuçit.
    “Cfarë energjie fantastike sot!! Salla e këtij pallati sporti po më duket më e bukur se kurrë ndonjëherë më parë me gjithë këto fytyra të shndritshme këtu. Jam shumë i lumtur sot që e mirëpresim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryeministrin tonë, Edi Rama, me vajzat dhe gratë e mrekullueshme të Qarkut Vlorë, forca e të cilave është shtylla mbështetëse e shoqërisë vlonjate dhe shqiptare, si dhe garancia jonë më e fuqishme për fitoren në datën 11 Maj. Mandati ynë i katërt, nën drejtimin e Edi Ramës, do të jetë kurorëzimi i rrugëtimit tonë të përbashkët për një Shqipëri që më në fund bëhet anëtare me të drejta të plota në familjen europiane – me liri dhe dinjitet për çdo qytetar shqiptar në çdo cep të Europës. Dhe asgjë nga këto nuk do të ishte e arritshme, pa energjinë, punën e palodhur, dhe këmbënguljen stoike te vajzave dhe grave në çdo cep të Shqipërisë, të cilat janë kontributoret kryesore të këtij transformimi rrënjësor që ka pësuar Vlora dhe e gjithë Shqipëria. Këtu në Qarkun e Vlorës kemi 3320 vajza dhe gra anëtare të Partisë Socialiste, 362 vajza dhe gra bashkëkryetare të organizatave socialiste në bazë dhe 38 vajza dhe gra anëtare të këshillave bashkiak të Bashkive të Qarkut Vlorë. Gjithashtu, skuadra fituese e qarkut Vlorë për mandatin e katërt përbëhet në 50% nga vajza dhe gra të shkëlqyera, që do të jenë një zë i fortë dhe pa kompromis për Vlorën, Sarandën, Himarën, Selenicën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin në Parlamentin e Shqipërisë”, u shpreh Çuçi.

  • “Mami nuk e kaloi lehtë”, vajza e Elinarës rrëfen për divorcin e prindërve pas 20 vitesh bashkë: Ata duhen ende

    “Mami nuk e kaloi lehtë”, vajza e Elinarës rrëfen për divorcin e prindërve pas 20 vitesh bashkë: Ata duhen ende

    E ftuar në Ferma Club, vajza e Elinarës ndau me publikun një rrëfim të ndjerë mbi jetën personale të nënës së saj jashtë kamerave. Ajo foli për ndikimin emocional të divorcit dhe për marrëdhënien aktuale mes prindërve të saj.
    “Mami është shumë dramatike. Është emocionale. Divorcin nuk e kaloi shpejt. Ata ende kanë dashuri për njëri-tjetrin, sepse 20 vite nuk janë pak.”
    Pavarësisht ndarjes, marrëdhënia mes Elinares dhe ish-bashkëshortit mbetet e respektueshme dhe e shëndetshme, për hir të fëmijëve.

    “Ata kanë një marrëdhënie shoqërore, pasi jemi edhe ne, unë dhe motra në mes.”
    Një deklaratë kjo e sinqertë që zbulon një tjetër anë të Elinares, larg dinamikave të lojës në Ferma VIP. Sophie gjithashtu u shpreh mjaft e hapur për të pranuar një romancë të mamasë së saj, edhe nëse lind në fermë.
    /vizionplus.tv

  • A mund të lind diçka më shumë me Erandin në Ferma VIP? Vajza e Elinarës flet për divorcin e prindërve: Ata ende…

    A mund të lind diçka më shumë me Erandin në Ferma VIP? Vajza e Elinarës flet për divorcin e prindërve: Ata ende…

    Një pyetje intriguese u ngrit në studion e “Ferma Club”, kur moderatorja Dieta Berisha tha me kureshtje:
    “A mund të lind një lidhje e mundshme dashurie mes Elinares dhe Erandit?”
    Përgjigjja erdhi pikërisht nga vajza e Elinares, e cila e njoh më mirë se kushdo karakterin e saj:

    “Lidhje shumë e ngushtë shoqërore, po. Por duke njohur mamin tim, e di që nuk ndodh!”
    Sofi nuk nguroi të tregojë edhe pak më shumë për raportin e prindërve të saj, që tashmë janë të divorcuar.
    “Mami ështe shumë dramatike. Është emocioanle. Divorcin nuk e kaloi shpejt. Ata ende kanë dashurinë për njëri-tjetrin, sepse 20 vite nuk janë pak. Ata kanë një marrëdhënie shoqërore pasi jemi edhe ne fëmijët në mes“, tha vajza e Elinarës.
    E pyetur edhe për raportin e tensionuar me Albën, ajo ishte e prerë:
    “Nuk do ketë ndonjëherë kthim pas, sepse Elinara është një karakter që qëndron te opinioni i saj i parë. Vetëm nëse Alba tregon ngjyrat e saj më reale.”
    /vizionplus.tv

  • Ermal Meta zbulon se ka dy vajza 18-vjeçare në Shqipëri: Nuk kam folur kurrë për këtë

    Ermal Meta zbulon se ka dy vajza 18-vjeçare në Shqipëri: Nuk kam folur kurrë për këtë

    Showbiz E Shtunë, 26 Prill 2025 09:55
    Në një rrëfim të fundit personal për ‘Vanity Fair Italia’, këngëtari shqiptar Meta tregon se dikur kishte frikë të bëhej baba nga frika se mos i ngjante të atit.
    Por gjithçka ndryshoi me lindjen e vajzës së tij, Fortuna. Por historia më prekëse lidhet me dy vajza nga një jetimore në Shqipëri, të cilat ai dhe partnerja e tij Chiara i kanë ndjerë si fëmijët e tyre prej tre vitesh dhe që më në fund, do të mund të jetojnë me ta.

    “Unë dhe Chiara, partnerja ime, së shpejti do të kemi me vete dy vajzat tona të tjera, që deri tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I njohëm kur ishin 15 vjeçe, por si çift i pamartuar nuk mund t’i adoptonim. Në qershor mbushin 18 vjeçe dhe do të mund të jetojnë me ne. Por për ne, ato janë vajzat tona prej tre vitesh. Nuk kam folur kurrë për këtë…”
    Kjo histori prekëse tregon anën e ndjeshme të artistit, përtej muzikës.

  • Albano puthi në buzë Elinarën, vajza e fermeres “kritika” kryeplakut! Çfarë deklaroi në Ferma VIP?

    Albano puthi në buzë Elinarën, vajza e fermeres “kritika” kryeplakut! Çfarë deklaroi në Ferma VIP?

    Elinara është surprizuar në spektaklin e kësaj të premte nga vajza e saj Sofia. E emocionuar, fermerja festoi ditëlindjen e saj të 50-të.
    Veç emocioneve të forta, në Ferma VIP nuk munguan as batutat.
    Albano Bogdo, kryeplaku i Ferma VIP deklaroi se Sofia e kishte kritikuar atë për puthjen që i dha në buzë Elinarës.

     “Sofia sa për dijeni, më takoi mua në prapaskenë edhe më tha: Kujdes me ato puthjet me mamatë e botës”, tha Albano.
    Por, e pyetur nga e ëma, Sofia tha se nuk e kishin problem fare, madje tha ajo e kishin marrë me sportivitet.
    /vizionplus.tv

  • Rama: Gratë dhe vajzat janë pararoja e fitores tonë në 11 maj

    Rama: Gratë dhe vajzat janë pararoja e fitores tonë në 11 maj

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, gjatë vizitës në Shkodër është dalur në një takim me gratë dhe vajzat ku ka prezantuar kandidatet në këtë qark.
    Në fjalën e tij ai vlerësosi edhe njëherë rolin e madh të grave dhe vajzave në arritjet e mëdha të Shqipërisë në vitet e fundit.
    Sipas tij falë kontributit të grave dhe vajzqave Shqipëria dhe Partia Socialiste ka ndryshuar.

    “Nëse Shqipëria pati një periudhë aq të vështirë, dhe vuajti nga shumë vendime të gabuara një nga arsye të gabuara ishte se mungonte zëri i gruas. Edhe ato shumë pak gra që patën kurajo të ngjiten në skenën e përballjes publike dhe politike dukeshin aq të vetmuara sa shpesh detyroheshin të silleshin si burra. Sot duke kthyer kokën pas me një PS që kishte 12% gra dhe vajza të regjistruara por jo aktive pasi askush nuk i thërriste, sot ne kemi 40% gra dhe vajza. Sot ju jeni 39 mijë, por ne nuk duhet të ndalemi deri sa gratë dhe vajzat në këtë familje të madhe politike të jenë 50 miijë. Ajo që është më kuptimplotë, shikojeni skuadrën tonë në Shkodër, jo vetëm që janë gjysmat gra dhe vajza të listës së deputeteve, por dhe në listën e mbyllur ne kemi gjysmat që janë gra dhe vajzat, në rang republike kemi numrin më të madh të grave dhe vajzave kandidate. Jemi partia me numrin më të madh të grave dhe vajzave deputete pasi 52% e listave të mbyllura janë gra dhe vajza. Gratë dhe vajzat nuk jaën thjeshtë votues por janë pararoja e fitores tonë të 11 majit”, tha Rama.