Tag: vajza

  • Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin! Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë

    Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin! Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë

    Ardita kuçi-Ardit Bënja

    TIRANË- Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.
    Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
    Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.
    Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi.  Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj  nuk është vënë re nga syri  drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.
    Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë  u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë.  Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD,  i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./Top Channel

  • DOKUMENTI/ Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin. Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë

    DOKUMENTI/ Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin. Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë

    Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.

    Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
    Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga  vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.
    Por kjo dosje nuk mban vetëm  firmat e familjes Ago, por edhe  firmën e  drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi.  Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj  nuk është vënë re nga syri  drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.
    Deri më tani përfituesi  Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë  u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë.  Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD,  i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK.

    Top Channel

  • Tatiana Schlossberg, vajza e Caroline Kennedy, zbulon se vuan nga kanceri terminal

    Tatiana Schlossberg, vajza e Caroline Kennedy, zbulon se vuan nga kanceri terminal

    Tatiana Schlossberg, vajza e Caroline Kennedy dhe Edwin Schlossberg, ka zbuluar se vuan nga kanceri terminal. Në një ese të publikuar të shtunën, më 22 nëntor, në The New Yorker, 35-vjeçarja njoftoi se është diagnostikuar me leukemi mieloide akute pas lindjes së vajzës së saj të dytë në maj 2024. Schlossberg tregoi se mjeku i saj vuri re një numër të jashtëzakonshëm qelizash të bardha në gjak, duke regjistruar 131,000 qeliza për mikrolitër, krahasuar me normën 4-11 mijë.
    Fillimisht, mjeku e vlerësoi se mund të ishte një pasojë e lindjes ose diçka më serioze — dhe më pas diagnostikoi një mutacion të rrallë të quajtur Inversion 3. Schlossberg u shpreh se nuk mund të besonte lajmin: “Dita para se të lindja, kisha notuar një milje në pishinë, ende shtatzënë në muajt e fundit. Nuk ndihesha e sëmurë. Isha një nga personat më të shëndetshëm që njihja.”
    Ajo dhe bashkëshorti, George Moran, kanë një djalë 3-vjeçar dhe një vajzë 1-vjeçare, dhe për Schlossberg, prioritet mbetej kujdesi për fëmijët e saj: “Kisha një djalë që e doja më shumë se gjithçka dhe një të porsalindur që duhej ta kujdesja.”
    Pas lindjes, Schlossberg kaloi pesë javë në Columbia-Presbyterian Hospital, dhe më pas u transferua në Memorial Sloan Kettering për transplantin e palcës së kockës. Ajo ndoqi gjithashtu trajtime kimioterapie në shtëpi, ndërsa mjekët i shpjeguan se një trajtim standard nuk do ta kuronte.
    Tatiana Schlossberg ka bërë publik këtë lajm për të ndarë përvojën e saj dhe për të treguar betejën e vështirë kundër një sëmundjeje të rrallë dhe serioze, duke i dhënë zë një sfide personale dhe familjare që prek çdo njeri.

  • Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza

    Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza

    Dy vajza, të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, kanë rënë në pranga e bluve të Tiranës, pasi dyshohet se janë të përfshira në ngjarjen ku një biznesmen u mbajt peng për disa orë në një apartament në kryeqytet.
    Të arrestuarat janë shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe të cilat në bashkëpunim me shtetasit L. Kimza dhe A. Kimza morën peng 27-vjeçarin, dhe e dhunuan fizikisht atë, në ambientet e apartamentit.

    Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash”.

    Aktualisht po punohet për kapjen e shtetasit K.N. i cili është shpallur në kërkim.

  • Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza në Tiranë

    Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza në Tiranë

    Dy vajza, të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, kanë rënë në pranga e bluve të Tiranës, pasi dyshohet se janë të përfshira në ngjarjen ku një biznesmen u mbajt peng për disa orë në një apartament në kryeqytet.
    Të arrestuarat janë shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe të cilat në bashkëpunim me shtetasit Lusjan Kimza dhe Agustin Kimza morën peng 27-vjeçarin, dhe e dhunuan fizikisht atë, në ambientet e apartamentit.
    Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash”.
    Aktualisht po punohet për kapjen e shtetasit K.N. i cili është shpallur në kërkim.

  • E jashtëzakonshme! Mjekët i dhanë 4 vjet jetë, vajza e lindur pa tru mbush 20 vjeç

    E jashtëzakonshme! Mjekët i dhanë 4 vjet jetë, vajza e lindur pa tru mbush 20 vjeç

    Një histori e jashtëzakonshme vjen nga Nebraska e Shteteve të Bashkuara, ku Alex Simpson, një vajzë 20-vjeçare nga Omaha, ka arritur të festojë ditëlindjen e saj të 20-të, pavarësisht se lindi pa tru për shkak të një sëmundjeje jashtëzakonisht të rrallë, të quajtur hidranencefali.
    Sipas prindërve të saj, Shawn dhe Lorena Simpson, mjekët u thanë që në lindje se vajza e tyre nuk do të mund të jetonte më shumë se katër vjet.
    “Teknikisht, ajo ka vetëm një pjesë shumë të vogël të trurit sa gjysma e gishtit tim të vogël”, tha babai i saj në një intervistë për KETV News. Megjithatë, Alex i ka sfiduar të gjitha parashikimet, dhe prindërit e saj besojnë se arsyeja është “dashuria që ka marrë”.

    Edhe pse Alex nuk mund të shohë apo të dëgjojë, familja e saj thotë se ajo ndien praninë e njerëzve që e duan. “Kur i fola pak më parë, ajo nisi të më kërkonte me sytë e saj”, tha i ati. Prindërit shtojnë se besimi dhe forca shpirtërore i kanë ndihmuar të përballojnë sfidat e jetës me të bijën. “Ishim të frikësuar në fillim, por besimi na mbajti gjallë”, tha Lorena, duke e përshkruar vajzën e tyre si një “luftëtare”.

    Edhe vëllai i saj 14-vjeçar, SJ, u shpreh krenar për motrën e tij: “Kur njerëzit më pyesin për familjen, gjithmonë filloj me Alex, motrën time me aftësi të kufizuara. Ajo është pjesa më e rëndësishme e jetës sonë,” tha ai.
    Sipas Klinikës Cleveland, hidranencefalia është një sëmundje që prek 1 në çdo 5.000 deri 10.000 shtatzëni, dhe shumica e fëmijëve me këtë gjendje nuk mbijetojnë më shumë se një vit, çka e bën historinë e Alex një mrekulli të rrallë mjekësore dhe njerëzore.
    /vizionplus.tv

  • Vajza turke merr propozimin për martesë në finishin e garës, në Maratonën e Athinës

    Vajza turke merr propozimin për martesë në finishin e garës, në Maratonën e Athinës

    Një vajzë turke, Nur Aygun, në momentin e fundit të vrapimit mori një propozim martese nga i dashuri i saj.
    Vrapuesja turke Nur Aygun mori një porpozim martese në vijën e finishit të garës 10 km në stadiumin Panathenaic të Athinës gjatë Maratonëps Klasike të së dielës.Maratona Klasike e Athinës ofron emocione, shumë momente të vogla të bukura dhe surpriza nga më të ndryshmet dhe çuditshmet
    Ashtu si ajo që përjetoi vajza turke Nur Aygun në momentin e finishit pas 48 minutash e 30 sekondash, kur mori propozimin e martesës nga i dashuri i saj. Dhe sigurisht ajo tha “po”, duke vendosur unazën e simbolike të rastit dhe duke i dhënë të dashurit të saj një përqafim për këtë suprizë të veçantë.

  • Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist, arrestohen tre vajza në Paris

    Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist, arrestohen tre vajza në Paris

    Prokurorët francezë të antiterrorizmit kanë akuzuar dhe burgosur tre vajza, të dyshuara për planifikimin e një sulmi terrorist.

    Vajzat të moshave, 18, 19 dhe 21 vjeç, u vunë zyrtarisht nën hetim dhe u lanë në paraburgim, sipas Zyrës së Prokurorit Kombëtar Antiterrorizëm të Francës.
    Sipas Le Parisien , një nga të dyshuarat, e referuar si ‘B’, kishte rreth 20,000 ndjekës në TikTok, ku dyshohet se postonte përmbajtje pro-xhihadiste.
    Hetuesit besojnë se ajo mund të ketë luajtur një rol udhëheqës në grupin me tre vajza.
    Dyshohet se vajzat kanë diskutuar për veprime të dhunshme në internet, ku kanë përmendur armë zjarri  si dhe objektiva të mundshme si një sallë koncertesh ose një bar në Paris.

    Top Channel

  • “E bëri nga xhelozia”/ Vrau 13-vjeçaren, gjykata dënon me 17 vite burg adoleshentin, flet nëna: Instinkti më tha…

    “E bëri nga xhelozia”/ Vrau 13-vjeçaren, gjykata dënon me 17 vite burg adoleshentin, flet nëna: Instinkti më tha…

    Gjykata për të mitur në Bolonjë ka dënuar me 17 vite burg një 16-vjeçar të akuzuar për vrasjen e shqiptares Aurora Tila, 13-vjeçares që humbi jetën pasi ra nga ballkoni i apartamentit të saj në katin e shtatë në Piacenza, më 25 tetor 2024.
    I pandehuri, i cili kishte pasur një lidhje me viktimën, e cila më vonë e kishte ndërprerë marrëdhënien, u gjykua me procedurë të shkurtuar, çka i siguron një ulje të një të tretës së dënimit. Prokurori kishte kërkuar 20 vite e 8 muaj burg, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar shfajësimin e plotë.
    Sipas akuzës, të cilën Gjykata e pranoi, ishte pikërisht i riu, atëherë 15 vjeç, ai që e shtyu Auronën nga ballkoni pas një zënke. Kur vajza ishte përpjekur të mbahej pas parmakut, ai e kishte goditur në duar me gjunjë për ta bërë të binte. Dëshmitarë të ndryshëm kanë rrëfyer se panë skenën tragjike.
    Nga ana tjetër, mbrojtja e të pandehurit ka pretenduar se bëhej fjalë për një aksident ose një akt të vetëdijshëm nga vajza. Megjithatë, gjykatësit kanë pranuar të gjitha rrethanat rënduese, përfshirë stalking-un, pikë që u theksua edhe nga ekipi ligjor i nënës së vajzës, Morena Corbellini.
    E vetmja rrethanë lehtësuese e pranuar për të riun, i cili ka mohuar gjithmonë akuzat dhe e ka shpallur veten të pafajshëm, ishte mosha e mitur. Arsyetimi i plotë i vendimit do të publikohet brenda 90 ditëve.
    Reagimi i nënës së Aurora Tilës:
    Nëna e Aurora-s, Morena Corbellini, ishte si gjithmonë e pranishme në sallë.
    “Jam e kënaqur me dënimin prej 17 vitesh, edhe pse do të kisha dashur të ishin 20. Por të paktën drejtësia u bë. Kam besuar gjithmonë te drejtësia, që në fillim,” – u shpreh ajo.
    Corbellini konfirmoi gjithashtu se synon të krijojë një shoqatë në emër të vajzës së saj.
    “Qëllimi i shoqatës do të jetë që situata të tilla të mos ndodhin më. Dua të udhëtoj, të informoj dhe të ndihmoj djemtë e vajzat që përballen me probleme të mos bien pre e personave si ai djalë që takoi vajza ime”, tha ajo.
    Para dhënies së vendimit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Corbellini deklaroi se ai e vrau vajzën e saj nga xhelozia dhe dëshira për ta pasur vetëm për vete.
    “Pavarësisht nëse ka apo jo probleme mendore, ai e vrau Auronën sepse është një vrasës nga natyra. E vrau nga xhelozia? Mund të jetë. Por më shumë nga dëshira për ta zotëruar, sepse ajo i kishte thënë ‘jo’, nuk e donte më”, tha ajo.

  • Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues

    Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues

    Një nënë nga Shkodra ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” një rast tronditës që lidhet me zbatimin e vendimeve gjyqësore për takimet e vajzave të saj të mitura me të atin. Për të mënyra se si po zbatohet vendimi është çnjerëzore dhe po dëmton rëndë gjendjen emocionale dhe fizike të fëmijëve. Sipas vendimeve të gjykatës, takimet midis babait dhe vajzave duhet të zhvillohen nën mbikëqyrjen e punonjësve të bashkisë. Por në praktikë, kjo ka sjellë një situatë absurde: vajza vetëm 3 vjeç detyrohet të qëndrojë për 7 orë në zyrat e bashkisë, nën vëzhgimin e punonjësve sociale dhe të babait.
    Nëna tregon se vajzat nuk duan të shkojnë në takim, qajnë dhe kundërshtojnë, por ajo është e detyruar t’i çojë, pasi përmbarimi i kërkon zbatimin e vendimeve. Ajo mban në dorë edhe një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, i cili, paradoksalisht, përcakton sërish takime me të. “Kështu vajzat po torturohen. Çdo herë më vijnë shkresa për detyrimin e takimeve. Askush nuk më dëgjon”, shprehet ajo me lot në sy.

    Nëna ka vënë në dispozicion të redaksisë së emisionit investigativ video dhe audio, ku dëgjohet vajza e vogël duke qarë dhe duke thënë “nuk dua të shkoj te babi”. Një tjetër video tregon momentin kur vajza, pas takimit, bie në gjumë në makinë, e rraskapitur. Më pas, e ëma e çon në spital, pasi trupin e kishte plot me shenja. Nga ana tjetër, punonjëset sociale, të cilat duhet të monitorojnë takimet, mohojnë çdo incident. “S’ka ndodhur asgjë”, kanë deklaruar ato, ndonëse përmbaruesja pranon se është në dijeni të ngjarjes. Gazetarët e “Fiks Fare” janë drejtuar edhe te zyra e përmbarimit. Përmbaruesja e çështjes ka pranuar se ndodhen përballë një rasti të pazakontë.

    “Janë dy vendime gjykate, dhe është hera e parë që më ndodh një rast i tillë. Fëmijët nuk duan të qëndrojnë në takime, por unë jam e detyruar të kërkoj zbatimin e vendimit. E di edhe për incidentin që vajza ka përfunduar në spital, por punonjëset e bashkisë nuk më kanë njoftuar zyrtarisht”, deklaron ajo, duke shtuar se do t’i drejtohet gjykatës për udhëzime të mëtejshme. Ndërkohë, punonjëset sociale të Bashkisë së Shkodrës vazhdojnë të mohojnë çdo incident, ndonëse videot e siguruara nga nëna flasin vetë. Nëna apelon për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse: “Nuk kërkoj asgjë më shumë, veçse vajzat të mos torturohen. Është e pamundur që një fëmijë 3 vjeç të mbahet me detyrim 7 orë në një zyrë. Dua që gjykata të shohë realitetin, jo vetëm letrat”.