Tag: vajza

  • “Ai më vrau vëllanë”, gazetari bombardon me pyetje vajzën ‘ilegale’ të Putin: Merre në telefon tani…

    “Ai më vrau vëllanë”, gazetari bombardon me pyetje vajzën ‘ilegale’ të Putin: Merre në telefon tani…

    vajza ilegale e putin

    FRANCË- Një moment i pazakontë ka ndodhur në Francë, ku Elizaveta Krivonogi, që dyshohet të jetë vajza jashtë martesës zyrtare e presidentit rus Vladimir Putin, u sulmua nga një gazetar ukrainas në Paris. Gazetari u shpreh se vëllai i tij ka humbur jetën në Ukrainë, ndërsa përgjegjës bën Putin.
    “Tre javë më parë babai yt vrau vëllain tim. Si jeton në Evropë, në këtë kontinent të mallkuar, GayEurope siç e quan ti”, i tha ai fillimisht. 22-vjeçarja iu përgjigj: “Nuk ke leje të më qëllosh”.
    Kur gazetari vazhdoi me presionin e tij ndaj Krivonogit, duke e pyetur nëse e mbështeste të atin, 22-vjeçarja u përgjigj: “Çfarë lidhje ka kjo me mua?”.
    “Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimin e Kievit. Mund të vish në Kiev dhe të veprosh si mburojë njerëzore, më mirë se Patriotët. Mund të shkosh në Pokrofsk, për shembull”, këmbënguli gazetari nga Ukraina.
    “Si e imagjinon që mund të shkoj tani?”, pyeti Elizaveta, të cilës gazetari ukrainas ia ktheu: “Sigurisht që mundesh. Nuk shoh ndonjë pengesë, do të të blej një biletë me paratë e mia”.
    “Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj”, iu përgjigj në fund ajo.

    “Your father killed my brother.”A Ukrainian journalist encountered Putin’s illegitimate daughter, Yelizaveta Krivonogikh, in Paris.She declined to comment. pic.twitter.com/J9dqGifwrk
    — NEXTA (@nexta_tv) December 3, 2025

    Por, kush është Elizaveta Krivonogi?
    Artistja 22-vjeçare lindi në vitin 2003 pas një afere të dyshuar midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlanës, e cila ishte kujdestarja e shtëpisë së presidentit rus në atë kohë.
    Zbulimi u bë për herë të parë pas një hetimi të vitit 2020 nga media ruse Proekt, e cila vuri në dukje ngjashmërinë fenomenale të saj me Putinin. Presidenti rus nuk përmendet në certifikatën e lindjes së Ekaterina-s, e cila shkruan “Vladimirova”, që përkthehet “vajza e Vladimirit”.
    Në vitin 2021, udhëheqësi i vrarë i opozitës ruse, Alexei Navalny, zbuloi Instagramin e 22-vjeçares, i cili, sipas tij, përshkruante jetën e saj luksoze dhe pasurinë e familjes së saj, të cilën shumë ia atribuojnë marrëdhënies së saj me presidentin rus. 

  • I mori jetën vajzës së saj pasi e helmoi dhe tentoi të vriste ish-burrin, gjykata franceze dënon me 30 vite burg 53-vjeçaren

    I mori jetën vajzës së saj pasi e helmoi dhe tentoi të vriste ish-burrin, gjykata franceze dënon me 30 vite burg 53-vjeçaren

    Një gjykatë franceze ka dënuar Maylis Daubon, një nënë nga Franca jugperëndimore, me 30 vjet burg për helmimin e dy vajzave të saj me doza të mëdha ilaçesh dhe përpjekjen për të vrarë ish-burrin e saj.

    Kryetari i gjykatës së Mont-de-Marsan njoftoi se Daubon do të jetë i kualifikuar për lirim me kusht pasi të vuajë 20 vjet, shumë më tepër se pesë të kërkuara nga prokuroria, duke e justifikuar vendimin me “seriozitetin e veprave penale”.
    Gruaja 53-vjeçare u shpall fajtore për vdekjen e vajzës së saj, Enea, 18 vjeç, e cila vdiq pasi mori një sasi të madhe ilaçesh. Testet treguan se vajza e saj më e vogël, Luanne, kishte marrë gjithashtu një dozë të madhe të një pilule gjumi të destinuar për të rritur, por adoleshentja e mbrojti nënën e saj në gjykatë.
    Daubon e dëgjoi vendimin me kokën ulur, pa i hedhur as një vështrim gjyqtarëve. Ajo ka dhjetë ditë kohë për të apeluar.
    Enea, e cila kishte braktisur shkollën një vit para vdekjes dhe po luftonte me probleme psikologjike, pësoi konvulsione më 13 nëntor 2019, në shtëpinë e saj. Hetimi tregoi se vdekja e saj ishte për shkak të marrjes së Propranolol, një medikament që ndihmon zemrën të rrahë më ngadalë, në një sasi “dhjetë herë më të madhe se doza terapeutike”.
    Prokuroria këmbënguli se “asgjë nuk vërtetonte se ishte vetëvrasje”, siç pretendoi nëna. Sipas prokurorit të përgjithshëm, Daubon kishte dy motive: “Kam dikë nën kontrollin tim dhe ai do të çlirohet prej meje, nuk e duroj dot dhe e vras. Kjo është sindroma Munchausen me prokurë. Dhe urrejtja shumë e fortë për babanë”.
    Yannick Reverdi, një ish-lojtar ndërkombëtar i hendbollit, u divorcua nga Daubon në vitin 2009, i cili e akuzoi atë për dhunë dhe më pas humbi kontaktin me vajzat e tij. Ai e dëgjoi vendimin e gjykatës me lot në sy, ashtu si edhe partnerja dhe prindërit e tij.
    Prokurori i përgjithshëm e paraqiti Enean si “një fëmijë të dobësuar nga hiperfarmakologjia, e cila për shkak të nënshtrimit kimik dhe kishte humbur vullnetin e saj të lirë”. Administrimi i Propranololit u bë në mëngjesin e asaj dite. “Ata ia dhanë ose ajo e mori, nuk mund ta them, por administrimi u bë në kushte shtrënguese”, theksoi Marc Bourrage.
    Avokati i nënës theksoi se autoritetet “nuk e vërtetuan fajësinë” e 53-vjeçares, duke theksuar se vajza e saj kishte “probleme serioze dhe kronike psikiatrike” dhe disa nga të afërmit e dinin se ajo kishte tendenca vetëvrasëse. Vajza më e vogël, Luanne, gjithashtu mbrojti nënën e saj, duke përshkruar një fëmijëri “të lumtur” që ishte “e komplikuar” nga divorci i prindërve të saj dhe tendencat e dhunshme të babait të saj.
    Ky i fundit akuzoi ish-gruan e tij se i përdori vajzat e tyre si një “mjet hakmarrjeje” kundër tij.
    Daubon dyshohet se donte të vriste ish-burrin e saj dhe për këtë qëllim u përpoq të korruptonte të burgosurit e tjerë në burgun e Pau-së. Ajo vetë e hodhi poshtë akuzën, duke e quajtur atë “thashethem burgu”, por gjykata e shpalli fajtore.

    Top Channel

  • Duajini prindërit, duajini ata pafund. Një ditë do t’ju mungojnë…

    Duajini prindërit, duajini ata pafund. Një ditë do t’ju mungojnë…

    Vajza në foto është drejtoresha e “Bankës Qendrore të Londrës”. Para se të fillonte ditën e parë në punë, babai i saj i tha: “Mos i trego askujt që je rritur në një familje të varfër dhe se babai yt është pastrues rrugësh, pasi të gjithë kolegët do të tallen me ty”.

    Të nesërmen vajza postoi këtë foto në rrjetet sociale me mesazhin e mëposhtëm:

    “Jam rritur në një familje të varfër dhe babai im punon si pastrues rrugësh… Dua ta falënderoj për arsimimin që më ka mundësuar dhe për kursimet e tij përgjatë gjithë periudhës sime të studimeve. Të dua shumë, babi. Ti je krenaria ime “, transmeton ‘bota.al’.

    Kjo histori na tregon edhe njëherë se sado lart të arrijmë, sado suksese të korrim, nuk duhet ta harrojmë asnjëherë origjinën tonë. Nuk duhet të turpërohemi nga prindërit tanë, pavarësisht se mund të kenë edukim minimal. 

    Shumica prej tyre nuk kanë arsimim shumë të lartë, pasi kanë lindur në një periudhë ku varfëria dhe fanatizmi ishin në ekstremet e mundshme. Ama prej tyre jemi këta që jemi, pasi nëse ata nuk do të sakrifikonin, ne nuk do të kishim bërë asnjë vit shkolle.

    Nëse ata nuk do të kursenin, nuk do të mund të na siguronin kushtet e nevojshme për shkollim.

    Duhet të jemi krenarë për prindërit tanë dhe gjithë sakrificat e tyre. Madje, sikurse vajza e përmendur në këtë artikull, duhet t’i falënderojmë ata sa herë na jepet mundësia.

    Asnjëherë nuk i dihet se për sa kohë do i kemi pranë, ndaj duhet që në çdo moment t’ia shprehim vlerat dhe rëndësinë që kanë në jetën tonë.

    Duajini prindërit, duajini ata pafund. Një ditë do t’ju mungojnë…

    ObserverKult

    ———————————————————

    LEXO EDHE: E DESHA, E DESHA PËR TË PAKTËN DYZET VJET…

    -E desha a e di, e desha për të paktën dyzet vjet.-Vërtet, po si ja ke arritur ta duash pa reshtur gjithë këto vite?Kam luftuar miku im…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

  • Holandë/ Dy vëllezër vrasin motrën 18-vjeçare pasi zbuluan se kishte të dashur

    Holandë/ Dy vëllezër vrasin motrën 18-vjeçare pasi zbuluan se kishte të dashur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku dy vëllezër kanë vrarë motrën e tyre 18-vjeçare në një kënetë në Lelystad, pas urdhrit të babait. Sipas prokurorisë, motivi i krimit ishte se vajza kishte një marrëdhënie romantike që familja e konsideronte të papërshtatshme.
    Mediat holandeze raportojnë se 18-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e familjes në Jura dhe u gjet e vdekur gjashtë ditë më vonë. Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i ishin lidhur pas shpine dhe kyçet e këmbëve me shirit ngjitës. ADN-ja e babait u gjet nën thonjtë e saj, duke treguar se vajza kishte rezistuar.
    Dy vëllezërit, Mohammed 23-vjeç dhe Muhannad 25-vjeç, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, ndërsa babai, Khaled, u arratis në Siri dhe do të gjykohet në mungesë. Ai ka pretenduar përmes email-eve se djemtë e tij janë të pafajshëm, por prokuroria thotë se krimi u krye me urdhrin e tij.
    Vlen të theksohet se vajza ishte më parë nën mbrojtje policore, e cila u ndërpre para vrasjes, pa dhënë arsye të qarta.

  • 39 trajnerë të rinj nisin rrugëtimin e ri në Shqipëri! Mes tyre 4 vajza

    39 trajnerë të rinj nisin rrugëtimin e ri në Shqipëri! Mes tyre 4 vajza

    28 Nëntor 2025

    17:41

    Telesport

    Kursi i Federatës së Futbollit për trajnerët e licencës UEFA C, i zhvilluar në qytetin e Tiranës, ka përmbyllur me sukses edicionin e radhës.
    Në total u diplomuan 39 kursantë, mes tyre edhe 4 vajza, duke treguar rritjen e vazhdueshme të përfshirjes dhe interesit për profesionin e trajnerit.
    Ceremonia e diplomimit u mbajt në “Shtëpinë e Futbollit”, ku morën pjesë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Gjergji Petro, si edhe stafi i Drejtorisë së Edukimit; Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe Erion Stavri.
    Të diplomuarit, pasi kanë përfunduar me sukses programin teorik dhe praktik, tashmë janë të pajisur me licencën UEFA C dhe mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator, si edhe të punojnë si zëvendës-trajnerë në ekipet e moshave që marrin pjesë në garat e organizuara nga FSHF.

  • Euro U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Luksemburgut

    Euro U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Luksemburgut

    Shqipëria U-19 për vajza zhvilloi sot ndeshjen e parë të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Luksemburgut. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfaqësuesja kuqezi u mposht me rezultatin 0-3.
    Trajnerja Daniela Kodra e nisi takimin me formacionin titullar: Mone (GK), Bajramaj, Hasaj, Mustafaj, Hysa, Ago, Kadiolli, Vata, Ndoj, Qose, Reci.
    Luksemburgu shënoi që në minutën e 10-të me Konsbruck, duke kaluar në avantazh. Pavarësisht përpjekjeve të vajzave kuqezi dhe rasteve të krijuara, pjesa e parë u mbyll nën epërsinë e skuadrës mike.
    Në minutën e 55-të, Ribeiro dyfishoi shifrat për Luksemburgun, ndërsa në të 96-tën vulosi rezultatin me golin e tretë. Shqipëria pati disa mundësi të mira për të ngushtuar dhe barazuar rezultatin, por portierja mike u tregua vendimtare në disa momente.
    Ndërkohë, takimi tjetër i ditës, i luajtur në “Air Albania” mes Lihtenshtejnit dhe Sllovakisë, përfundoi me fitoren e këtyre të fundit, 0-11.
    Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e radhës më 28 nëntor, në “Arena Egnatia”, ndaj Sllovakisë, në ora 14:00. Takimi do të transmetohet live në FSHF TV.
     

  • Euro U-19 për vajza: Shqipëria dështon ndaj Luksemburgut dhe mundet thellë

    Euro U-19 për vajza: Shqipëria dështon ndaj Luksemburgut dhe mundet thellë

    Shqipëria U-19 për vajza zhvilloi sot ndeshjen e parë të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Luksemburgut. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfaqësuesja kuqezi u mposht me rezultatin 0-3.
    Trajnerja Daniela Kodra e nisi takimin me formacionin titullar: Mone (GK), Bajramaj, Hasaj, Mustafaj, Hysa, Ago, Kadiolli, Vata, Ndoj, Qose, Reci.
    Luksemburgu shënoi që në minutën e 10-të me Konsbruck, duke kaluar në avantazh. Pavarësisht përpjekjeve të vajzave kuqezi dhe rasteve të krijuara, pjesa e parë u mbyll nën epërsinë e skuadrës mike.
    Në minutën e 55-të, Ribeiro dyfishoi shifrat për Luksemburgun, ndërsa në të 96-tën vulosi rezultatin me golin e tretë. Shqipëria pati disa mundësi të mira për të ngushtuar dhe barazuar rezultatin, por portierja mike u tregua vendimtare në disa momente.
    Ndërkohë, takimi tjetër i ditës, i luajtur në “Air Albania” mes Lihtenshtejnit dhe Sllovakisë, përfundoi me fitoren e këtyre të fundit, 0-11.
    Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e radhës më 28 nëntor, në “Arena Egnatia”, ndaj Sllovakisë, në ora 14:00. Takimi do të transmetohet live në FSHF TV.

  • “Ju lutem, ju lutem”/ Policia arreston babanë në sy të fëmijës së mitur, vajza qan e traumatizuar (VIDEO)

    “Ju lutem, ju lutem”/ Policia arreston babanë në sy të fëmijës së mitur, vajza qan e traumatizuar (VIDEO)

    Arrestimi i një babai në Vlorë është filmuar në kamera nga vajza e tij e mitur, e cila dëgjohet teksa qan me të madhe gjatë gjithë kohës.
    Shtetasi L.SH ka qenë në makinën e tij kur efektivi i policisë ka kërkuar ta shoqërojë, por ai nuk ka pranuar të dalë nga mjeti dhe ka shtrënguar dorën fort në timon. Në video dëgjohet vajza që bërtet e traumatizuar për mos t’i marrë të atin.
    Policia sqaroi se shoqërimi i personit në fjalë është bërë sepse përveç shkeljes rrugore, gjatë kontrollit në mjet i është gjetur një sasi lëndë narkotike dhe një thikë.
    “Punonjësi i Policisë është hasur fillimisht me kundërshtim me fjalë dhe më pas me kundërshtim me veprime të dhunshme nga shtetas L. Sh. Në këto kushte, është bërë menjëherë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë, nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasit L. Sh., 45 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./ A2 CNN

  • Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin; si u bënë “rrush e kumbulla” fondet e IPARD

    Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin; si u bënë “rrush e kumbulla” fondet e IPARD

    Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja. Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
    Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja. Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi. Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj nuk është vënë re nga syri drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi, raporton “TCH”.
    Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë. Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD, i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK.

  • AZHBR shpalli fitues projektin e babait të inspektores, vajza e firmosi

    AZHBR shpalli fitues projektin e babait të inspektores, vajza e firmosi

    Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.
    Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
    Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.
    Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi. Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj nuk është vënë re nga syri drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.
    Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë. Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD, i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./ Voxnews.al