Tag: vajton

  • Rumi: Pse vallë po qan e vajton…

    Rumi: Pse vallë po qan e vajton…

    Dëgjoje ti zërin e fyellit, pse vallë po qan e vajton,Për dertet e ndarjeve tona, lëndimet e kohës që shkon.

    Kur hyri bariu kallamishtes dhe preu në mes drurin tim,Psherëtimat dhe lotët u derdhën dhe brenda u fsheh dëshpërim.

    Me buzë të dredhur nga malli, plot zjarr do t’i bie gjithmonë,Që afshin pa fund dashuror në zemra të ndez me jehonë.

    Mërguar në dheun e largët, te vatër e huaj po rri,Njeriu i dbuar fatzi, pas natës pret ditën q’u gdhi.

    Fatzinj e të lumtur dëgjojnë si bie me gaz e trishtim,Ky fyelli im ndanë vatrës me tinguj plot mall, përgjërim.

    Kushdo që dëgjoi zërin tim, fatkeq a i lumtur njeriNë shpirtin e fsheht’ e të shenjtë s’ka hyrë dot gjer më tani.

    Si trupi me shpirtin ësht’ shkrirë kuptimi që mbaj unë në gji,Po prapë njeriu zemërngrirë, të fshehtat e shpirtit s’i di.

    *****

    Rënkimi i fyellit është flakë, nuk është er’e lehtë pranverore,Kush mbetet i ftohtë ndaj flakës, s’e ndjen këtë këngë madhështore.

    E ndezur nga afshi i flakës, në shpirt dashuria këndon,Si zjarri që ngrihet prej verës së shenjtë kur vlon e lodron.

    Kushdo që ka humbur një mik, muzikën e fyellit e do,Dhe helm, kundërhelm i magjishëm së toku njësohen kudo.

    Në të janë këngët e dhimbjes nga vdekja e shokut larguar,Në të është rrëfimi i Mexhnunit, Lejlasë së shkretë dashuruar.

    Afroju këtu pranë meje, ti rrofsh çmenduri dashurie,Dhe krahët e tua ti shtriji në shpirtin që ndrit ngrohtësie.Në preksha unë buzët e tua, ashtu si dhe fyellin tim,Do derdh tërë jetën dhe shpirtin, në këngët e mi pambarim.

    Përgatiti: Dalan Shapllo

    *Titulli i origjinalit: “Kënga e fyellit”

    ObserverKult

    —————–

    Lexo edhe:

    SI U TORTURUA SHOQJA E NEXHMIJE HOXHËS, HATLIJE TAFAJ, DERISA U ÇMEND DHE U NDA NGA JETA…