Tag: vajgurore

  • Qytetari denoncon ndërtimin e një pallati në Urën Vajgurore: Pa leje, vjen policia dhe…

    Qytetari denoncon ndërtimin e një pallati në Urën Vajgurore: Pa leje, vjen policia dhe…

    pamje e nderteses

    BERAT- Ndërtimet pa leje dhe prishja e ndërtesave të ndërtuara pa leje kanë ngitur shqetësim te qytetarët. Të shpeshta janë denoncimet e qytetarëve që sipas tyre, veprohet me një ndarje selektive. Një denoncim i fundit vjen një banor i fshatit Kutalli, komuna e Urës Vajgurore, Berat. Qytetari ka denoncuar ndërtimin e një pallati 3 katësh pa leje, dhe për të disatën herë, policia shkon herë pas herë në vendin ku po ndërtohet, por largohet menjëherë sapo marrin rryshfet, ndërsa bën fajtore edhe kryetaren e Bashkisë. Siç shihet në pamjet e shpërndara nga JOQ, pallati 3 katësh është në ndërtim e sipër…
    IKMT prej muajsh ka vijuar me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje më urdhër të kryeministrit Edi Rama. Nga veriu në jugu, janë prishur një numër i konsideruar i objekteve të ndërtuara pa leje./ZËRI

  • Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i GJKKO lë në burgim të përjetshëm Fran Marashin

    Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i GJKKO lë në burgim të përjetshëm Fran Marashin

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit. Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.
    Në prill të këtij viti Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e të dënuarit Fran Pal Marashi, i cili kundërshtonte vendimin e Ministrit të Drejtësisë për vendosjen e tij në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë.
    Marashi kishte depozituar më 16 prill kërkesën për kundërshtimin e urdhrit nr. 620, datë 13.12.2024, që kufizon të drejtat e tij në kuadër të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
    Trupi gjykues vendosi mospranimin e kërkesës së Fran Marashit, me argumentin se ishte depozituar jashtë afatit ligjor.
    Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë 5 punonjës policie gjatë trazirave të vitit 1997.

  • Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë, Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm ndaj Fran Marashit

    Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë, Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm ndaj Fran Marashit

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
    Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.
    Në vitin 1997, ngjarja e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore” tronditi vendin, ku u vranë 5 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas shumë vitesh, drejtësia po përpiqet të sqarojë plotësisht këtë ngjarje tragjike dhe të sigurojë një proces të drejtë për të gjithë të akuzuarit.

  • Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Fran Marashin

    Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Fran Marashin

    fran marashi

    TIRANË- Gjykata e posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit, i akuzuar për masakrën e Urws Vajgurore në vitin 1997. Në mars të 2025, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm, Fran Marashin.

    Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e datës 17 qershor 1997, ku u vranë katër punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e Policisë së Shtetit po ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur janë qëlluar me armë 150-200 metra larg vilës së Protoduarëve. Dëshmitarët okularë kanë dëshmuar në gjyq se mbi blindin e policisë janë hedhur shishe me lëndë djegëse nga Lek Lorja e Fran Marashi që kanë hipur në tank. Marashi momentalisht ndodhet në Regjimin e Posaçëm “41-bis”./ZËRI

  • Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë/ Në Apel mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm ndaj Fran Marashit 

    Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë/ Në Apel mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm ndaj Fran Marashit 

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit.  
    Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë. 
    Në vitin 1997, ngjarja e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore” tronditi vendin, ku u vranë 5 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas shumë vitesh, drejtësia po përpiqet të sqarojë plotësisht këtë ngjarje tragjike dhe të sigurojë një proces të drejtë për të gjithë të akuzuarit. 

  • Masakra e Urës Vajgurore me 4 të vrarë! Fran Marashi kërkon lirinë: S’kam gisht

    Masakra e Urës Vajgurore me 4 të vrarë! Fran Marashi kërkon lirinë: S’kam gisht

    Fran Marashi

    TIRANË-Autori i masakrës së ndodhur në Urën Vajgurore në Berat, ku mbetën të vrarë 4 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë ka kërkuar pafajësi në Gjykatën e Posaçme. Marashi pretendon se nuk ka gisht në masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997. Vendimi për fajësinë ose jo të tij do të merret më 26 shtator, teksa SPAK ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë që e dënoi përjetë. 
    “I bëj thirrje organit hetues të thellohet në hetimin e kësaj ngjarjeje dhe të zbulojë autorët e vërtetë. Nuk kam gisht në këtë ngjarje”,- është shprehur Fran Marashi në sallën e gjyqit.

    Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e datës 17 qershor 1997, ku u vranë katër punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e Policisë së Shtetit po ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur janë qëlluar me armë 150-200 metra larg vilës së Protoduarëve. Dëshmitarët okularë kanë dëshmuar në gjyq se mbi blindin e policisë janë hedhur shishe me lëndë djegëse nga Lek Lorja e Fran Marashi që kanë hipur në tank. Marashi momentalisht ndodhet në Regjimin e Posaçëm “41-bis”./ZËRI

  • Masakra e Urës Vajgurore më ‘97/ I dënuar me burgim të përjetshëm, Fran Marashi kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO

    Masakra e Urës Vajgurore më ‘97/ I dënuar me burgim të përjetshëm, Fran Marashi kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO

    Fran Marashi ka kërkuar pafajësi gjatë mbrojtjes së tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
    Ai pretendoi se nuk ka gisht në masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997 ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.
    Vendimi për fajësinë ose jo të tij do të merret me 26 shtator teksa SPAK ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë që e dënoi përjetë.
    Marashi mbahet prej kohësh në regjimin e posaçëm 41 biss.
    Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet u rigjykuara sërish në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion pas rikthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë.
    Pervec Fran Marashit, me burg përjetë janë dënuar edhe Musa Protoduari si dhe Shkëlqim Protoduari si dhe disa persona të tjerë me 25 vite burg.
    Marashi: I bëj thirrje organit hetues të thellohet në hetimin e kësaj ngjarje, dhe të zbulojë autorët e vërtetë. Nuk kam gisht në këtë ngjarje
    Në seancë mbrojtja kërkoi që në rast fajësie, të aplikohet gjykimi i shkurtuar. Të pranishëm ishin edhe familjarë të viktimave ku pati edhe një dialog mes njërit prej tyre dhe Fran Marashit
    Familjari: Jam rritur jetim
    Marashi: Ti ke të drejtë të kërkosh drejtësi por nuk kam gisht në ngjarje

  • 28 vite nga vdekja e 4 efektivëve në përleshjen me bandat kriminale

    28 vite nga vdekja e 4 efektivëve në përleshjen me bandat kriminale

    28-vite më parë, u shënua masakra Urës-Vajgurore, ku pas përplasjes me bandat kriminale mbetën të vrarë e të djegur brenda mjetit të blinduar të policisë 4 efektivët e policisë: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj.
    Këtë të martë, drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës kanë përkujtuar e nderuar të afërmit e tyre, duke vendosur kurora e buqeta me lule në lapidarin kushtuar 4 policëve që dhanë jetën në krye të detyrës.

    Zv/Drejtori i DVP-së Berat, Luan Mema tha se vepra e tyre heroike do të mbahet mend gjatë jo vetëm mes radhëve të policisë së shtetit për faktin se ata ishin efektivë policie por edhe në qytetin e Urës-Vajgurore, banorët e të cilës e panë me sytë e tyre luftën mes policisë dhe bandave kriminale që strehoheshin asokohe brenda vilës së Protoduarve.

  • Tym sterrë i zi nga guroret e Urës Vajgurore, banorët: Nuk duam të vdesim

    Tym sterrë i zi nga guroret e Urës Vajgurore, banorët: Nuk duam të vdesim

    Banorët e zonës së Urës Vajgurore kanë ngritur alarmin pas intensifikimit të aktivitetit të guroreve, të cilat, sipas tyre, janë kthyer në një kërcënim serioz për jetën dhe shëndetin publik.
    Në një denoncim të bërë në media:
    “Sapo mori mandatin Edi Rama, shikoni çfarë po ndodh me guroret! Kjo është krim! Nuk kemi faj pse të tjerë votojnë për interesa personale, ndërsa ne detyrohemi të jetojmë mes pluhurit, zhurmës dhe frikës. Nuk duam të vdesim për një jetë që po na mohohet.”
    Banorët shprehen se puna e pandërprerë e guroreve po shkakton ndotje masive, rritje të rrezikut për sëmundje respiratore, si dhe dëmtime të infrastrukturës, ndërsa institucionet shtetërore nuk kanë marrë asnjë masë konkrete.
    Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Berat, Ministrisë së Mjedisit dhe Inspektoriatit të Mjedisit që të ndërhyjnë urgjentisht për të pezulluar aktivitetin e paligjshëm dhe të mbrojnë jetën e qytetarëve.

  • I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore, Fran Marashi mbetet në “41 bis”

    I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore, Fran Marashi mbetet në “41 bis”

    Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit, për të dalë nga regjimi “41 bis” ku ndodhet i izoluar që prej dhjetorit të 2024-ës. Vendimi për të rrëzuar kërkësën u dha nga gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani.
    Fran Marashi kundërshtonte urdhrin e datës 13 dhjetor 2024 të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, që e vendoste atë nën kufizime të veçanta në ushtrimin e të drejtave në burg.
    Në vitin 1997, ngjarja e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore” tronditi vendin ku 5 punonjës policie u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën.
    Pas shumë vitesh, drejtësia po përpiqet të sqarojë plotësisht këtë ngjarje tragjike dhe të sigurojë një proces të drejtë për të gjithë të akuzuarit. Të dënuar me burgim të përjetshëm për të njëjtën ngjarje janë edhe Musa e Shkëlqim Protoduari.
    Ndërkohë Marashi ka pretenduar se është dënuar padrejtësisht dhe se në kohët kur gjykata ka dhënë vendimin, nuk ka pasur dijeni se ndaj tij zhvillohej një proces hetimor.