Tag: vainit

  • Rritet rreziku i përmbytjeve, çahet sërish argjinatura e Lagunës së Kune Vainit

    Rritet rreziku i përmbytjeve, çahet sërish argjinatura e Lagunës së Kune Vainit

    Vetëm një javë pas mbylljes, argjinatura e Lagunës së Kune Vainit është çarë sërish. Dëmtimi ka ndodhur disa metra mbi çarjen e mëparshme, duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonë.

    Pak ditë më parë, argjinatura pësoi dëmtime për shkak të reshjeve të dendura, duke përmbytur disa banesa dhe duke rrethuar me ujë të tjera, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.
    Po ashtu, nën ujë u gjendën edhe toka bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Autoritetet lokale janë në terren ku ka filluar serish ndërhyrja

    Top Channel

  • Alarm për përmbytje në Lezhë/ Çahet argjinatura e lagunës së Vainit

    Alarm për përmbytje në Lezhë/ Çahet argjinatura e lagunës së Vainit

    Zona e Lezhës po përballet sërish me rrezik përmbytjesh, pasi në argjinaturën e lagunës së Vainit është konstatuar një çarje e re.
    Ky dëmtim ndodhet vetëm pak metra mbi prishjen e mëparshme që ka pësuar argjinatura e laguës, duke rritur mundësinë që uji të depërtojë drejt tokave bujqësore dhe banesave të zonës.
    Ekipet e emergjencës janë në terren, ku po monitorojnë nga afër gjendjen.
    Aktualisht po punohet për të marrë masat e menjëhershme për stabilizimin dhe forcimin e argjinaturës.

  • Çahet argjinatura e Vainit, rikthehet rreziku i përmbytjeve në zonat përreth

    Çahet argjinatura e Vainit, rikthehet rreziku i përmbytjeve në zonat përreth

    Situata e re ka krijuar ankth dhe panik tek banorët e Rrilës, Barbullonjës dhe Myltes, të cilët gjatë çarjes së parë të argjinaturës qëndruan për më shumë se 10 ditë nën ujë.
    Kjo ngre dyshime për dobësimin strukturor të argjinaturës dhe mungesën e ndërhyrjeve afatgjata që mund të zgjidhin njëherë e mirë problemin e erozionit dhe presionit hidrik mbi lagunë.

  • Përmbyti toka dhe banesa/ Mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

    Përmbyti toka dhe banesa/ Mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

    Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e çarë në Rrile.
    Mjete të shumta të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private u bashkuan në ndërhyrjen emergjente për të vënë nën kontroll prurjet e ujërave të lagunës së Vainit.
    Prurjet e pazakonta kishin depërtuar përmes çarjes, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke rrethuar dhjetëra banesa.
    Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për ngritjen e mëtejshme të argjinaturës, me qëllim parandalimin e çdo rreziku të ri nga rritja e nivelit të ujërave në lagunë.

  • Çahet argjinatura mbrojtëse në zonën e Vainit, përmbyten toka bujqësore

    Çahet argjinatura mbrojtëse në zonën e Vainit, përmbyten toka bujqësore

    Probleme serioze janë shfaqur në zonën e Vainit, ku një çarje rreth 40 metra e argjinaturës mbrojtëse në pjesën jugore të lagunës ka shkaktuar përmbytje dhe prurje të ujit të kripur drejt kanaleve bujqësore.
    Gjatë gjithë natës, ekipet në terren kanë punuar për të bllokuar çarjen, duke hedhur inerte me 12 kamionë 2 të Forcave të Armatosura, 10 të bashkisë dhe subjekteve private.
    Situata mbetet e rënduar, pasi uji i kripur i lagunës vazhdon të derdhet në kanalin e Hidrovorit të Tales, duke ndryshuar rrjedhjen natyrore të tij nga perëndimi drejt lindjes dhe duke shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore të zonave depresive.

  • Moti i keq, çahet argjinatura e Vainit

    Moti i keq, çahet argjinatura e Vainit

    Për shkak të motit të keq dhe prurjeve të shumta të ujit ka çarje në argjinaturën e lagunës së Vainit ku sasi të mëdha uji po derdhen drejt kanalit kullues.
    Pamjet me dronë tregojnë dëmtimet dhe përmbytjen e dhjetëra hektarëve tokë bujqësore.
    Autoritet thonë se po merren masa ndërsa banorët të alarmuar tregojnë se rrezikohen edhe zona e banuar e Bregut të Matës.

    Ekipet emergjente ndodhen në terren dhe po hedhin inerte për të frenuar rrjedhjen e ujit.

  • VIDEO/ Çahet argjinatura në lagunën e Vainit, banorët në alarm: Rrezikohen zonat e banuara

    VIDEO/ Çahet argjinatura në lagunën e Vainit, banorët në alarm: Rrezikohen zonat e banuara

    Çarja në argjinaturën e lagunës së Vainit, ka sjellë sasi të mëdha uji që po derdhen drejt kanalit kullues.

    Pamjet me dronë tregojnë dëmtimet dhe përmbytjen e dhjetëra hektarëve tokë bujqësore.

    Autoritet thonë se po merren masa ndërsa banorët të alarmuar tregojnë se rrezikohen edhe zona e banuar e Bregut të Matës.

    Ekipet emergjente ndodhen në terren dhe po hedhin inerte për të frenuar rrjedhjen e ujit.