Tag: uzuni

  • E FUNDIT/ Uzuni nga minuta e parë, ja 11 kuqezinjtë që do të përballen me Serbinë

    E FUNDIT/ Uzuni nga minuta e parë, ja 11 kuqezinjtë që do të përballen me Serbinë

    Pritjes po i vjen fundi, teksa edhe pak më tepër se një orë na ndan nga fillimi i ndeshjes kundër Serbisë. Silvinjo ka dorëzuar formacionin zyrtar me të cilin do të kërkojë 3 pikët në shtëpinë e Serbisë. Manaj ka fituar balotazhin me Dakun për majën e sulmit, ndërsa në krahë do të ndihmohet nga Broja dhe Uzuni. Ky i fundit ka fituar vendin e titullarit në krahun e majtë, ku Bajrami dhe Hoxha mbeten alternativa për t’u aktivizuar nga stoli./Sport Ekspres/

  • Uzuni nga minuta e parë, Sylvinho vetëm me një befasi në formacionin zyrtar ndaj Serbisë (foto)

    Uzuni nga minuta e parë, Sylvinho vetëm me një befasi në formacionin zyrtar ndaj Serbisë (foto)

    11 Tetor 2025

    18:53

    Telesport

    Shqipëria luan sot ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë. Jo vetëm për shkak të historisë dhe marrëdhënies mes dy vendeve, por kjo ndeshje është bileta e fundit e Shqipërisë për të ëndërruar për kualifikimin në Botëror.
    Në rast fitoreje sot, kjo ëndërr është një hap më afër realitetit, por në rast të një rezultati tjetër, merr fund njëherë e mirë ëndrra e gjithë shqiptarëve për t’u kualifikuar në Botëror.
    Sylvinho nuk ka lënë shumë vend për surpriza, duke rreshtuar nga minuta e parë këtë formacion titullar: Strakosha në portë, Gjimshiti-Ajeti në qendër të mbrojtjes, Mitaj dhe Hysaj në krahë, në mesfushë Shehu-Laçi dhe Asllani. Në sulm, në të majtë Uzuni, që mund të quhet edhe disi surprizë, në qendër Manaj dhe në të djathtë Broja.

  • Shënoi gol në finale, Myrto Uzuni përfshihet mes më të mirëve në SHBA

    Shënoi gol në finale, Myrto Uzuni përfshihet mes më të mirëve në SHBA

    Myrto Uzuni është përfshirë në formacioni më të mirë të javës në US Open Cup. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në finalen e mbrëmshme kundër Nashville-t. Goli i tij ktheu për një moment barazimin 1-1, por kundërshtarët arritën që në fund të merrnin fitoren dhe bashkë me të edhe trofeun.
    Uzuni ka gjetur formën e tij të dikurshme, duke lënë prej kohësh pas vështirësitë e përshtatjes në MLS. Sulmuesi nga Berati, përpos golave, po spikat edhe me lojën e tij në fushë. Paraqitja e tij e fundit është vlerësuar me notën 7.10 nga “Sofascore”, që gjithashtu e ka përfshirë në 11-shen më të mirë në US Open Cup./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Myrto Uzuni futet në historinë e ekipit të MLS, shënon gol në finalen e Kupës

    VIDEO/ Myrto Uzuni futet në historinë e ekipit të MLS, shënon gol në finalen e Kupës

    Myrto Uzuni po gëzon një formë të mirë përpara ndeshjes me Serbinë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Austinit. Lojtari nga Berati ishte protagonist në duelin e vlefshën për finalen e US Open Cup kundër Nashville-it.
    Në minutën e 21-të Uzuni humbi duelin nga pika e bardhë e penalltisë me portierin kundërshtar, por në të 46-n nuk ky i fundit nuk ia ndali dot festën. Uzuni tregoi instiktin e tij të golit në minutën e 46, kur nuk gaboi në përpara portës për ta dërguar topin në rrjetë. Goli i tij solli shpresë për Austinin, por nuk mundi të sillte dot fitoren. Në fund skuadra nga Teksasi u mposht me shifrat 1-2 nga Nashville-i, ndërsa Uzuni hyn sërish në historinë e Austin si lojtari i vetëm që ka shënuar gol në një finale pasi kjo ishte finalja e parë në historinë e Austin./Sport Ekspres/

  • Myrto Uzunit i bëjnë trajtim të veçantë në MLS, shqiptari bëhet gati për finalen e historisë

    Myrto Uzunit i bëjnë trajtim të veçantë në MLS, shqiptari bëhet gati për finalen e historisë

    Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të mirë në MLS. Sulmuesi shqiptar ka shënuar disa gola në ndeshjet e fundit, ndërsa për ndeshjen e djeshme të Austin në kampionat është lënë në stol.
    Trajneri ka vendosur që të hedh Uzunin në minutën e 62, por pa shmangur humbjen 3-1 në kampionat. Arsyeja e lënies në stol të shqiptarit ishte finalja që Austin do të luajë në Kupë në datën 2 tetor ndaj Nashville.
    Për herën e parë në historinë e Austin kanë arritur që të mbërrijnë në finale dhe kjo ishte arsyeja që Myrto Uzuni ndodhej në stol, për të qenë sa më i freskët në datën 2 tetor. Një trajtim i veçantë për sulmuesin e Kombëtares që mund të grumbullohet kundër Serbisë me një trofe të veçantë të grumbulluar në karrierë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • Myrto Uzuni në formacionin e javës në MLS amerikane, së bashku me Mesin

    Myrto Uzuni në formacionin e javës në MLS amerikane, së bashku me Mesin

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses po kalojnë momente të mira dhe sidomos java e shkuar ishte vërtet frytdhënëse për disa futbollistë, të cilët lanë gjurmën e tyre në fushën e blertë, me gola e asiste e portierët me pritjet e tyre të bukura. Por Silvinjo kërkon më shumë në duelin e 11 tetorit kundër serbisë, ai do lojtarë që të jenë në formë optimale. Ditët e fundit ka shkëlqyer në Amerikë sulmeusi Myrto Uzuni. Kurse Mario Mitaj në Arabi duket se ka probleme. Nga ana tjetër, dëmtimi i Marash Kumbullës detyron Silvinjon të fokusohet më mirë te mbrojtja.
    Uzuni në formacionin e më të mirëve me Mesin
    Shqiptari Myrto Uzuni u kthye në këtë fundjavë në heroin e skuadrës së Austin teksa në ndeshjen e javës së 35-të në MLS të ekipit të tij përballë Siatëllit, i dha fitoren 2-1 ekipit me një gol në minutën e 6-të shtesë. Paraqitja e tij ka bërë që sulmuesi të zgjidhet nga MLS në ekipin e javës. Për Uzunin është hera e tretë që kur ka zbarkuar në SHBA që bëhet pjesë e ekipit të javës, edhe këtë radhë në stolin e zëvendësuesve të një skuadre që është e mbushur me yje. Në 11-shen titullare për shembull në fazën e sulmit janë përzgjedhur Lionel Mesi dhe Heung-min Son, ndërsa Almiron e Benteke ishin mes zëvendësuesve në ekipin e javës përkrah sulmuesit shqiptar. Ky ishte goli i 5-të në 7 ndeshjet e fundit si titullar për Uzunin, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist me klubin i cili lufton për të qenë pjesë e play-off për titullin në MLS në Konferencën e Perëndimit.
    Mesazhi i Kumbullës për tifozët
    Mbrojtësi i Kombëtares Marash Kumbulla, i cili konfirmohet nga klubi i tij, Majorka, se është dëmtuar dhe do të mungojë për një muaj, nuk do të jetë në ndeshjen me Serbinë më 11 tetor në transfertë. Ai ka dalë me një mesazh edhe për tifozët e majorkës. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Do të shikohemi shpejt”, shkruan mbrojtësi i Kombëtares. Kumbulla kishte fituar menjëherë vendin e titullarit te Majorka. Sfida e fundit ishte me Atletiko Madrid, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 36-të. Duhet thënë se sai luan qendërmbrojtës dhe përgjithësisht pëlqehet nga trajnerët e skuadrave që e kanë pasur në klubet e tyre.
    Mario Mitaj ka shqetësime në Arabinë Saudite
    Mario Mitaj është si opsion për t’u lënë jashtë listës së Al Itihad, që do të presë Al Nasr më 26 shtator. Sfida është e vlefshme për kampionatin arab dhe ka të gjithë vëmendjen e javës së katërt, pasi kampionët presin ekipin ku luan Kristiano Ronaldo. Trajneri Lorent Blank duhet të marrë një vendim në vazhdim. Në Arabi tregojnë se Mitaj mund të mbetet jashtë listës së lojtarëve, për shkak të rregullit me numrin e futbollistëve të huaj që lejohet. Në total janë 8 lojtarë të huaj, të cilët kanë të drejtën të grumbullohen. Dhe rikthimet e Benzema dhe Rajkoviçc, sipas mediave që mbulojnë aktivitetin në Arabi, rrezikojnë vendin e Mitajt. Futbollisti shqiptar humbi sfidën e javës së dytë, për shkak se ishte i grumbulluar me Kombëtaren. Në dy të tjerat ka luajtur, ndërsa Al Itihad i ka pikët e plota.

  • Gol vendimtar në fund me Austin FC, Uzuni në formacionin e javës në MLS

    Gol vendimtar në fund me Austin FC, Uzuni në formacionin e javës në MLS

    Myrto Uzuni i dhuroi fitoren Austin FC në ndeshjen ndaj Seattle, duke shënuar një gol në fund. Paraqitja e sulmuesit shqiptar ka marrë vlerësimet e duhura, teksa ai është përfshirë në formacionin e javës në MLS.
    Edhe pse jo në 11-shen titullare të formacioni, Uzuni shihet në stolin e zëvendësuesve.

    Sulmuesi 30-vjeçar, në 25 ndeshje me fanellën e Austin FC, ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.
     
    Auto Form1758648055
    © BalkanWeb

  • Nga Lionel Mesi te Son dhe Myrto Uzuni, përcaktohet formacioni i javës në MLS, shqiptari krah emrave gjigand të futbollit botëror

    Nga Lionel Mesi te Son dhe Myrto Uzuni, përcaktohet formacioni i javës në MLS, shqiptari krah emrave gjigand të futbollit botëror

    Myrto Uzuni është duke përjetuar një tjetër kulm të karrierës, këtë herë në MLS me Austin. Futbollisti shqiptar ka zhvilluar disa ndeshje fantastike radhazi dhe në takimin e fundit të Austin ishte heroi i ekipit.
    Një fitore 2-1 dhe një gol i shënuar në aksionin e fundit mjafton për të kuptuar rëndësinë e këtij lojtari për skuadrën. Ndërkohë shpërblimi ka ardhur edhe nga specialistët e futbollit në MLS që e kanë lënë Myrto Uzunin në ekipin ideal të javës krahë emrave si Son apo Lionel Mesi. Uzuni duket se e ka ndezur turbon para takimit të tetorit me Serbinë. /Sport Ekspres/

     

  • VIDEO/ Një gol fitore në aksionin e fundit, Myrto Uzuni dhuron spektakël në MLS

    VIDEO/ Një gol fitore në aksionin e fundit, Myrto Uzuni dhuron spektakël në MLS

    Një gol fitore në aksionin e fundit! Më mirë nuk mund të kishte për Myrto Uzunin në MLS, teksa lojtari shqiptar është kthyer në heroin e Austin. Kjo skuadër arriti të fitonte në shifrat 2-1 kundër Seattle Sounders.
    Në aksionin e fundit të ndeshjes, Uzuni sulmoi bukur zonën duke vjedhur kohën e kundërshtarëve dhe më pas tundi rrjetën. Tre pikë shumë të çmuara dhe një finale për t’u luajtur pas disa ditësh për shqiptarin, teksa është finalja e parë në historinë e klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Uzuni sërish tund rrjetën dhe Silvinjo “fërkon duart”, Bajrami në udhëkryq te Rejnxhërsi

    Uzuni sërish tund rrjetën dhe Silvinjo “fërkon duart”, Bajrami në udhëkryq te Rejnxhërsi

    Adriatik BALLA
    Performanca e disa lojtarëve të Kombëtares me skuadrat e tyre në Europë e ka ngrohur trajnerin Silvinjo në prag të ndeshjeve të shtatorit që Shqipëria do të luajë kundërt Gjibraltarit dhe Letonisë. Kërkohet perfeksion dhe rezultat maksimal, e për këtë duhen lojtarë në formë. Uzuni, Kumbulla, Manaj e ndonjë tjetër kanë dhënë shenja të mira për cilësitë e tyre dhe pritet të jenë armë e fortë në ndeshjet që përfaqësuesja do të luajë pas pak ditësh. Trajnerit Silvinjo i duhen lojtarë me minuta dhe efikasë në pozicionet e tyre dhe shenjat e disa lojtarëve gjatë këtyre ditëve kanë qenë premtuese. Problem mbeten disa dëmtime me pasojë mungesë për ndeshjet e radhës si Ismajli, Ramadani e ndonjë tjetër.
    Uzuni se harron zakonin, tjetër gol me Austin në SHBA
    Lajme të mira për sulmuesin kuqezi, Myrto Uzuni, i cili është rreziku kryesor i Austin në Amerikë dhe komentatori i MLS e kishte paralajmëruar, para ndeshjes me San Hoze Urthkuejks. Austin fitoi 3 me 1, ndërsa goli i dytë mbajti firmën e Uzunit dhe ishte pikërisht ai që i dha qetësinë skuadrës. Uzuni nuk mund të gabonte me portën bosh. Kështu konfirmon formën e mirë, ndërsa është ftuar nga Kombëtarja për ndeshjet e shtatorit. “Është njeriu i 12 milionë dollarëve”, u shpreh komentatori gjatë festës së golit. Kjo është pikërisht shifra që Austin shpenzoi për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar. Dhe Uzuni tashmë ka formën më të mirë. Në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 2 të tjerë.
    Bajrami në udhëkryq te Rejnxhërsi
    Mesfushori kuqezi, Nedim Bajrami, është përballur me një situatë të pakuptimtë në Skoci. Pasi shënoi gol në Kupë me Rejnxhërs, nuk u bë pjesë e skuadrës në tre ndeshjet e radhës zyrtare. Kështu Bajrami humbi rreth dy javë me ekipin, ndërsa gjithçka duket se po merr tjetër rrjedhë. Pas ftesës nga Silvinjo në Kombëtaren shqiptare, fantazisti është rikthyer sërish në skuadër. Sot qëndron i gatshëm në stol, ndërsa luhet ndeshja delikate me Sëlltik. Sfida është e vlefshme për javën e katërt të kampionatit. Deri tani Rejnxhërs ka vuajtur në grumbullimin e pikëve. Përgjatë tre javëve të kaluara ka grumbulluar vetëm 3 pikë.
    Rashica drejt largimit nga Beshiktashi, nuk e do trajneri i ri
    Beshiktashi do të vlerësojë ofertat për Milot Rashicën, i cili nuk bën pjesë në planet e skuadrës. Pas eliminimit nga Lozane në “play-off” të UEFA Conference League dhe mbylljes së aventurës evropiane, klubi bardhezi po merr vendime të rëndësishme. Pasi vendosi të ndahet me Ole Gunar Solskjaer dhe të emërojë në vend të tij Sergen Jalçin, Beshiktashi ka marrë vendimin edhe për Milot Rashicën. Jalçin ka kërkuar nga presidenti i klubit Serdal Adalı, që të largojë nga skuadra 3 lojtarë, Svenson, Zhao Mario dhe Milot Rashica. Sezonin e kaluar reprezentuesi i Kosovës zhvilloi 41 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 8 asistime. Vlera e tij aktuale është 6.5 milionë euro. Sulmuesi anësor kosovar ka luajtur deri tani në 4 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 1 gol.