Tag: ushtruar

  • Bardhi:Policia ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD

    Bardhi:Policia ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza se policia e shtetit ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD, Silva Hasaj.
    Përmes një reagimi në rrjete sociale, Bardhi theksoi se urdhërat jepen nga kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku.
    Bardhi i ka bërë thirrje OSBE/ODIHR dhe çdo institucioni ndërkombëtar të monitorojë nga afër sjelljen e Policisë së Shtetit në zgjedhje.
    Reagimi i Gazment Bardhit:
    Dënoj me forcë çdo akt presioni dhe intimidimi që Policia e Shtetit, nën ndikimin e drejtpërdrejtë politik, ka ushtruar ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD, znj. Silva Hasaj.
    Këto veprime përfaqësojnë një përshkallëzim të rrezikshëm të përpjekjeve për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e lirë të tyre përmes shantazhit dhe dhunës institucionale.
    Kjo është një shfaqje e qartë e kapjes së shtetit, ku organet e rendit, në vend që të jenë në shërbim të ligjit dhe qytetarëve, përdoren si instrumente të pushtetit për të goditur kundërshtarët politikë. Tentativa për të shkrirë bashkë Policinë e Shtetit, politikën dhe krimin e organizuar, është një rrezik serioz për demokracinë dhe stabilitetin e vendit.
    Ky akt i përsëritur i përfshirjes së Policisë së Shtetit në këtë fushatë zgjedhore në qarkun Fier, garantoj se nuk do të mbeten pa pasoja. Edi Rama dhe Belinda Balluku, që i urdhërojnë dhe ata që i zbatojnë do të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë përpjekje për të frikësuar opozitën nuk do të ketë sukses.
    I bëjmë thirrje OSBE/ODIHR dhe çdo institucioni ndërkombëtar të monitorojë nga afër sjelljen e Policisë së Shtetit në  zgjedhje dhe çdo përpjekje për të minuar standardet demokratike në një proces zgjedhor.

  • Dhunoi vajzën e tij, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

    Dhunoi vajzën e tij, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

    Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Policia e Tiranës, përmes një njoftimi, bëri me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar shtetasin B. S., i cili akuzohet për dhunë ndaj së bijës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin B. S., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

  • Dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e mitur/ Arrestohet 43 vjeçari në Shkodër

    Dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e mitur/ Arrestohet 43 vjeçari në Shkodër

    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 43 vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe fëmijëve të mitur.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin E. A., 43 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur”, njofton policia.

  • “Çmendet” 35-vjeçari në Fier, dhunon kunatën dhe fëmijët e saj

    “Çmendet” 35-vjeçari në Fier, dhunon kunatën dhe fëmijët e saj

    Policia ka vënë në pranga Marklel Caushaj 35-vjeç, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur.

    Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier, njoftim:Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Dhunoi kunatën dhe dy fëmijët e saj të mitur, pranga 35-vjeçarit në Fier

    Dhunoi kunatën dhe dy fëmijët e saj të mitur, pranga 35-vjeçarit në Fier

    Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Dhunoi kunatën dhe fëmijët e saj të mitur, arrestohet 35-vjeçari

    Dhunoi kunatën dhe fëmijët e saj të mitur, arrestohet 35-vjeçari

    Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur.

    Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    Njoftimi i policisë:

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier

    Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

     

  • Çfarë ndodhi në Tiranë? Bien në pranga  2 persona, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

    Çfarë ndodhi në Tiranë? Bien në pranga 2 persona, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar për ushtrim dhune ndaj familjarëve të tyre.
    Shtetasja L. K., 38 vjeçe, është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur, 17 vjeç. Materialet për rastin e saj janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
    Shtetasi P. R., 55 vjeç, është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në proces divorci.
    Hetimet për të dyja rastet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.