Tag: ushtruar

  • Krimet zgjedhore, Dumani: Janë ushtruar kontrolle banesash dhe zyrash, u sekuestruan dokumente të rëndësishme

    Krimet zgjedhore, Dumani: Janë ushtruar kontrolle banesash dhe zyrash, u sekuestruan dokumente të rëndësishme

    Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar këtë të enjte lidhur me krimet zgjedhore të 11 majit në eventin me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”.

    Ai u shpreh se janë ushtruar kontrolle në banesa dhe zyra si dhe janë sekuestruar dokumente të rëndësishme.
    Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit, theksoi kreu i Prokurorisë së Posaçme gjatë fjalës.
    “Janë ushtruar disa kontrolle banese, zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishme që do i shërbejnë procesit të hetimit.
    Sfidat nuk janë të pakta, referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota.
    Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit”, tha Dumani.
    Të pranishëm në event ishin edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ambasadori britanik Nick Abbott dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda.

    Top Channel

  • Dhunoi vjehrrën, procedohet penalisht dhëndri 40-vjeçar në Ersekë

    Dhunoi vjehrrën, procedohet penalisht dhëndri 40-vjeçar në Ersekë

    Një 40-vjeçar është proceduar penalisht në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij.
    Ngjarja është raportuar menjëherë në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. I., 40 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij”, njoftoi policia.
    Ndërkohë, materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

  • SPAK nuk i ndahet Bashkisë së Tiranës, sekuestrohen 5 celularë

    SPAK nuk i ndahet Bashkisë së Tiranës, sekuestrohen 5 celularë

    Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbarkuar në Bashkinë e Tiranës, teksa mbrëmjen e djeshme kanë ushtruar kontrolle me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
    Sipas burimeve për mediat, bëhet me dije se ky aksion i BKH-së nuk ka lidhje me çështjen e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndërkohë mësohet se bëhet fjalë për një hetim për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, ndërsa kontrolli është ushtruar në zyrat e dy drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

    Në kuadër të këtij kontrolli janë sekuestruar dokumentacione tek Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit dhe Punëve Publike të Bashkisë. Po ashtu me vendim gjykate janë sekuestruar edhe 5 aparate celularë, nga zbërthimi i të cilëve mund të hidhet më shumë dritë mbi aferën që po hetohet.
    Teksa nuk dihen ende detajet, sipas WebLajm, Bashkia e Tiranës e ka mohuar një gjë të tillë. Ndërsa, WebLajm.com ka verifikuar lajmin dhe rezulton se veprimet hetimore janë kryer me kërkesë të prokurores Elida Kaçkini dhe miratuar nga Gjykata e Posaçme.

  • Letërporosia – Policia belge kontrolle në Berat/ Arrestohet një person – Emri

    Letërporosia – Policia belge kontrolle në Berat/ Arrestohet një person – Emri

    Oficerë të policisë belge, SPAK, BKH dhe DVP Berat kanë zhvilluar kontrolle në 4 banesa në qytetin e Kuçovës. Në pranga ka rënë 33-vjeçari Hyda Vila. Ndërkohë që kontrollet janë zhvilluar me letërporosi nga autoritetet belge.

    Oficerë të Policisë të shtetit Belg, SPAK,BKH dhe specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Berat, kanë ushtruar mbrëmjen e djeshme kontrolle në 4 banesa në qytetin e Kuçovës. Kontrollet janë ushtruar në lagjen “11 Janari” dhe “1 Maji” në këtë qytet. Në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge,me grupet shqiptare të kontrolleve ishin edhe efektivë të policisë belge.

    Fillimisht kontrollet u ushtruan në 3 familje me mbiemër Zeneli (2 vëllezër dhe një kushëri) në lagjen “1 Maji” ku nuk u gjet asgjë e kundraligjëshme dhe më pas është ushtruar kontroll në familjen e shtetasit Hyda Vila,në lagjen “11 Janari” në Kuçovë. Në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan 1 kartë identiteti greke  dhe 1 leje drejtimi për automjet greke, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu. 33-vjeçari Hyda Vila u arrestua dhe materialet procedurale ndaj tij i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme hetimore.

    Burime konfidenciale pranë DVP Berat konfirmojnë se, letërporositë e mbërritura nga autoritetet belge për këta shtetas kishin për synim verifikimin e pasurive të tyre (të luajtshme dhe të paluajtshme) si dhe kontrollet në banesa për gjetjen e sendeve të kundraligjëshme apo shuma parash të përfituara nga aktivitete kriminale, pasi në shtetin belg ata dyshohet se kanë ushtruar aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike.

  • Pogradec, 50-vjeçari me bashkëshorten dhe djalin dhunon nënën dhe motrat e tij

    Pogradec, 50-vjeçari me bashkëshorten dhe djalin dhunon nënën dhe motrat e tij

    Një 50-vjeçar, së bashku me bashkëshorten e tij 49-vjeçare dhe djalin 27-vjeçar, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të tij.

    Policia bën me dije se ka arrestuar 50-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, ndërsa ka proceduar penalisht djalin.

    Dyshohet se shtetasi I. B., 50 vjeç, bashkëshortja e tij E. B., 49 vjeçe, dhe djali i tyre, shtetasi Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit.

    Njoftimi i policisë

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec: arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 50 vjeç, dhe E. B., 49 vjeçe (bashkëshortë), dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për djalin e tyre, shtetasin Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • ZGJEDHJET 2025/ Voton Lim Hoti, del nga Ferma VIP për të ushtruar të drejtën e tij

    ZGJEDHJET 2025/ Voton Lim Hoti, del nga Ferma VIP për të ushtruar të drejtën e tij

    Për herë të parë në Shqipëri një pjesëmarrës në një reality show ka lënë garën për të ushtruar të drejtën e votës. Fermeri Lim Hoti, konkurrent në spektaklin “Ferma VIP”, ka dalë nga programi përkohësisht për të votuar në qendrën e tij të votimit, në shkollën e mesme në Babrru.
    Udhëtimi i tij është ndjekur live nga produksioni i Ferma VIP, Tring dhe Vizion Plus, duke e kthyer momentin në një ngjarje mediatike me simbolikë të fortë qytetarie.
    “Është shumë speciale, vendimin e kam marrë ka kohë. Mos e humbni besimin. Rruga e duhur dihet kush është. Dy zgjedhje në vit – fituam në Fermë, do fitojmë edhe këtu. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë, votoni dhe mos humbni besimin“, u shpreh Hoti pasi hodhi votën.

    /vizionplus.tv

  • Dhunë ndaj familjarëve dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes, tre të arrestuar në Fier

    Dhunë ndaj familjarëve dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes, tre të arrestuar në Fier

    Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për dhunë. Një 35 vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ndërkohë në fshatin Visokë është arrestuar një 53 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij. Në Lushnje një 66 vjeçar është vënë në pranga pasi ka kanosur ish- bashkëshorten e tij, e cila kishte urdhër mbrojtjeje.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier:
    Arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Visokë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë:
    Arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ky shtetas u kap në flagrancë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur”

  • Gjermani/ Ekspozitë në Rosenheim për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në Kosovë

    Gjermani/ Ekspozitë në Rosenheim për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në Kosovë

    Në Rosenheim të Gjermanisë Shoqata BKSA “Shqiponja” e. V., në bashkëpunim me FNLK For New Life Kosovo nga Drenasi, në kujtim të ngjarjeve tragjike organizon ekspozitë për masakrat dhe krime e bëra nga shteti kriminal serb, në luftën e fundit në Kosovë. Ndaj, përmes fotografisë, videove do të pasqyrohet gjenocidi i shtetit kriminal Serb, të ushtruar mbi popullatën e pafajshëm shqiptare.Për këtë ekspozitë janë ftuar të gjithë bashkëkombësit të jenë pjesë e këtij organizime, duke ofruar përjetime, materiale dhe dëshmi tjera si argument për miqtë vendor gjerman dhe të komuniteteve tjera, që ata përmes kësaj ekspozite ta kuptojnë se edhe në fund të shekullit XX-të është ushtruar gjenocid mbi popullatën shqiptare.Ekspozitë ka për qellim ta pasqyron të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë, në sy të botës demokratike, një gjenocid i përmasave biblike, i cili nuk ka kursyer therje fëmijësh, gra e pleq, vetëm e vetëm për të arritur dhe realizuar shfrenimin e tyre shtazarake.Përkrahja dhe pjesëmarrje e juaj, sa ma e madhe në këtë ekspozitë, jo vetëm që është një obligim moral e kombëtar, është edhe një zë i fuqishëm e sensibilizues për të pasqyruar denjësisht krimet dhe gjenocidin serb të ushtruar ndaj popullatës shqiptare, që si qëllimi kishte shfarosjen e popullit autokton nga trojet e tyre etnike.Motoja e kësaj ekspozite është: shkruaj, dëshmo e dokumento, kudo që të jesh, për të zbardhur fatin e mijërave të vrarëve, të egzektuarëve, të dhunuarve, që me këto dëshmi të dëshmohet realiteti mbi fatin e shqiptarve dhe të regjistrohet në memorien gjeneratave të ardhshme se ka ndodhur gjenocid.Edhe ti je i/e mbijetuar i/e gjenocidit serbo-malazez në luftën e fundit dhe familja jote është e mbijetuar nga gjenocidi serbo – malazez – maqedonas – grek – turk ndër shekuj!Mos e harro gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, mos e fal!Lavdi gjithë të rënëve ndër breza për lirinë që e gëzojmë sot!Takimi i Ekspozitës mbahet më 10 Maj 2025, në ora: 13:00Adresa: Wittelsbacherstr. 33 (Foyer), 83022 Rosenheim.Këshilli Organizativ fton çdo bashkëkombës të jetë i pranishëm në këtë ekspozitë, se të bashkuar arrijmë ta tregojmë të vërtetën. Ardhja e juaj është edhe një reflektim i vetëdijes se nuk e kemi harruar gjenocidin e shteti kriminal serb, por jemi që drejtësia ta vë të drejtën në anën e drejtësisë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në Rosenheim të Gjermanisë Shoqata BKSA “Shqiponja” e. V., në bashkëpunim me FNLK For New Life Kosovo nga Drenasi, në kujtim të ngjarjeve tragjike organizon ekspozitë për masakrat dhe krime e bëra nga shteti kriminal serb, në luftën e fundit në Kosovë. Ndaj, përmes fotografisë, videove do të pasqyrohet gjenocidi i shtetit kriminal Serb, të ushtruar mbi popullatën e pafajshëm shqiptare.Për këtë ekspozitë janë ftuar të gjithë bashkëkombësit të jenë pjesë e këtij organizime, duke ofruar përjetime, materiale dhe dëshmi tjera si argument për miqtë vendor gjerman dhe të komuniteteve tjera, që ata përmes kësaj ekspozite ta kuptojnë se edhe në fund të shekullit XX-të është ushtruar gjenocid mbi popullatën shqiptare.Ekspozitë ka për qellim ta pasqyron të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë, në sy të botës demokratike, një gjenocid i përmasave biblike, i cili nuk ka kursyer therje fëmijësh, gra e pleq, vetëm e vetëm për të arritur dhe realizuar shfrenimin e tyre shtazarake.Përkrahja dhe pjesëmarrje e juaj, sa ma e madhe në këtë ekspozitë, jo vetëm që është një obligim moral e kombëtar, është edhe një zë i fuqishëm e sensibilizues për të pasqyruar denjësisht krimet dhe gjenocidin serb të ushtruar ndaj popullatës shqiptare, që si qëllimi kishte shfarosjen e popullit autokton nga trojet e tyre etnike.Motoja e kësaj ekspozite është: shkruaj, dëshmo e dokumento, kudo që të jesh, për të zbardhur fatin e mijërave të vrarëve, të egzektuarëve, të dhunuarve, që me këto dëshmi të dëshmohet realiteti mbi fatin e shqiptarve dhe të regjistrohet në memorien gjeneratave të ardhshme se ka ndodhur gjenocid.Edhe ti je i/e mbijetuar i/e gjenocidit serbo-malazez në luftën e fundit dhe familja jote është e mbijetuar nga gjenocidi serbo – malazez – maqedonas – grek – turk ndër shekuj!Mos e harro gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, mos e fal!Lavdi gjithë të rënëve ndër breza për lirinë që e gëzojmë sot!Takimi i Ekspozitës mbahet më 10 Maj 2025, në ora: 13:00Adresa: Wittelsbacherstr. 33 (Foyer), 83022 Rosenheim.Këshilli Organizativ fton çdo bashkëkombës të jetë i pranishëm në këtë ekspozitë, se të bashkuar arrijmë ta tregojmë të vërtetën. Ardhja e juaj është edhe një reflektim i vetëdijes se nuk e kemi harruar gjenocidin e shteti kriminal serb, por jemi që drejtësia ta vë të drejtën në anën e drejtësisë.

  • Krimet zgjedhore, BKH dhe policia kontrolle në disa zona të Shkodrës

    Krimet zgjedhore, BKH dhe policia kontrolle në disa zona të Shkodrës

    Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të mbështetur edhe nga policia kanë ushtruar kontrolle dhe janë duke kryer veprime hetimore në disa zona në Shkodër.
    Kontrolle janë ushtruar në Malësinë e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë.

    Mësohet se behët fjalë për procedimet penale që jane regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për krime zgjedhore në Shkodër.

  • Berat/ Dhunoi djalin e mitur të bashkëshortit, procedohet 41-vjeçarja

    Berat/ Dhunoi djalin e mitur të bashkëshortit, procedohet 41-vjeçarja

    Një 41-vjeçare në Berat është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit 15-vjeçar të bashkëshortit të saj.
    Mbi 41-vjeçaren rëndon vepra penale “Dhuna në familje”.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. I., 41 vjeçe, banuese në fshatin Kamçisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit 15-vjeçar të bashkëshortit të saj”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhuna në familje”.