Një 38-vjeçare është arrestuar nga Policia pasi ka ushtruar dhunë kundër vajzës së saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. K., 38 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 19 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Tag: ushtruar
-

Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet 38-vjeçarja në Fier
-

U dha apartamentin me qira 2 vietnamezeve për të ushtruar prostitucion, arrestohet 31-vjeçari në Berat
Një 31-vjeçar, i cili u dha me qira apartamentin e tij 2 vietnamezeve për të ushtruar prostitucion, është arrestuar nga policia. I riu me iniciale Xh. S., banues në Berat, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja” mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”.
Ai akuzohet se u ka dhënë dy shtetaseve vietnameze me iniciale Th. D., 39 vjeçe dhe Th.(Th.) D., 39 vjeçe, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori” për të ushtruar prostitucion. Ne pranga e policisë kanë rënë edhe dy punonjëset e seksit, si edhe iu janë sekuestrur pasaportat, 4 celularë dhe para të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet pas një hetimi disaditor, nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, operacioni policor i koduar “Kontakti”. Iu dha me qira, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, 2 vietnamezeve, për të ushtruar prostitucion, arrestohet 31-vjeçari. 31-vjeçari, me precedent për disa vepra penale, ndër to tentativë vrasjeje.
Gjithashtu, vihen në pranga 2 shtetaset nga Vietnami. Sekuestrohen pasaportat e 2 shtetaseve, 4 celularë dhe para të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Si rezultat i një hetimi të kryer për rreth një javë, me metoda proaktive, për goditjen e një rasti të qiramarrjes së ambientit, për të ushtruar prostitucion, në kuadër të operacionit “Kontakti”, u vunë në pranga shtetasi Xh. S., 31 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”), si dhe shtetaset vietnameze Th. D., 39 vjeçe dhe Th.(Th.) D., 39 vjeçe.
Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari iu kishte dhënë me qira, 2 shtetaseve, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, në të cilin ato ushtronin prostitucion. Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme. -

Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë, dhunoi vjehrrën dhe e bëri për spital
Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës.
Për shkak të dhunës, vjehrra e shtetasit të arrestuar E.L, përfundoi në spital.
Policia njofton se pasi mori mjekim, e lënduara kali në banesë.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij, e cila pasi mori mjekim në spital, kaloi për në banesë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. -

Iu dha me qira apartamentin e tij dy vietnamezeve për të ushtruar prostitucion, arrestohet 31-vjeçari në Berat
Finalizohet pas një hetimi disaditor, nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, operacioni policor i koduar “Kontakti”.
Iu dha me qira, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, 2 vietnamezeve, për të ushtruar prostitucion, arrestohet 31-vjeçari.
31-vjeçari, me precedent për disa vepra penale, ndër to tentativë vrasjeje.
Gjithashtu, vihen në pranga 2 shtetaset nga Vietnami.
Sekuestrohen pasaportat e 2 shtetaseve, 4 celularë dhe para të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Si rezultat i një hetimi të kryer për rreth një javë, me metoda proaktive, për goditjen e një rasti të qiramarrjes së ambientit, për të ushtruar prostitucion, në kuadër të operacionit “Kontakti”, u vunë në pranga shtetasi Xh. S., 31 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”), si dhe shtetaset vietnameze Th. D., 39 vjeçe dhe Th.(Th.) D., 39 vjeçe.
Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari iu kishte dhënë me qira, 2 shtetaseve, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, në të cilin ato ushtronin prostitucion.
Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Makth në Cërrik! Gruaja dhunohet për orë të tëra nga bashkëshorti, në sy të fëmijëve
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve të tij.
Shtetasi M.M., rreth mesnatës pas një debati me të shoqen, ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike për disa orë, si edhe e ka kërcënuar dhe fyer.
Më pas, ai e ka dhunuar fizikisht për disa minuta. Megjithë ndërhyrjen e fëmijëve të mitur, dhuna ndaj 29-vjeçares nuk është ndalur.
Ajo ka mundur të shpëtojë nga duart e tij dhe ka shkuar komisariatin e policisë së Cërrikut rreth orës 02:25 ku ka bërë denoncim për ngjarjen.
Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e bashkëshortit të saj, ndërsa për 29-vjeçaren është lëshuar urdhër mbrojtje. -

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin
Mbrëmjen e kësaj të marte, policia e Cërrikut ka arrestuar shtetasin Kastriot Omeri, 55 vjeç, banues në lagjen Malasej, pas një denoncimi për dhunë në familje.
Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases A. T., 51 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në oborrin e banesës .
Dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta, ndërsa menjëherë pas denoncimit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas. Policia ka marrë masat e menjëhershme për ndalimin e autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
-

Akuzohet se dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari në Cërrik
Policia e Cërrikut ka arrestuar mbrëmjen e sotme Kastriot Omerin, 55 vjeç, banues në lagjen Malasej, pas një denoncimi për dhunë në familje. Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Anita Toska, 51 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës, në lagjen numër 2 të qytetit. Gazetari i RTSH-24 raporton se, sipas burimeve jo zyrtare, dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta. Menjëherë pas denoncimit, autoritetet kanë lëshuar një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas.
Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme për ndalimin e autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet policore theksojnë rëndësinë e denoncimit të çdo forme dhune dhe garantojnë trajtimin me seriozitet dhe urgjencë të rasteve të tilla. -

Ndërtimi HEC-it në Kaçinar, banorët kërkojnë pezullimin e menjëhershëm: Kanë ushtruar dhunë dhe kërcënime për jetën
Banorët e Kaçinarit
Banorët e Kaçinarit kanë kërkuar pezullimin e hidrocentraleve dhe ndalimin e dhunës policore ushtruar ndaj tyre, pas protestave të këtyre të fundit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka denonncuar dhunën e ushtruar ndaj banorëve, duke akuzuar përfaqësues të kompanisë që po ndërton hidrocentralet në Kaçinar. Sipas tij, ky projekt përbën një kërcënim serioz për jetën dhe mirëqenien e komunitetit, ndërsa situata ka arritur kulmin me dhunën ndaj banorëve.
“Kontrata koncesionare është shoqëruar me shkelje të shumta të legjislacionit në fuqi, mungesë transparence dhe mungesë të konsultimeve me komunitetin, në të gjitha fazat e saj. Për më tepër, kompania koncesionare, përtej të gjitha afateve ligjore dhe kontraktuale dhe pas skadimit të lejeve mjedisore dhe ujore, nuk ka kryer asnjë punim për më shumë se një dekadë. Vetëm së fundmi, pas një zgjatjeje të dyshimtë të lejes së ndërtimit, është nisur puna përgatitore në terren, në mungesë të çdo transparence”, thuhet në deklaratën për shtyp.
Ai kërkon pezullimin e menjëhershëm të koncesionit, hetim të plotë për ngjarjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të dhunës. Në emër të Partisë Demokratike, shpreh mbështetjen e plotë për banorët e Kaçinarit dhe të gjithë zonës.
Deklaratë për shtyp
Kërkesë për pezullimin e koncesionit të hidrocentraleve në Kaçinar dhe ndalimin e dhunës ndaj banorëve
Prej më shumë se 10 vitesh, banorët e fshatrave Simon, Shpërdhazë, Kaçinar, Arrëz, Shtuf dhe Kuzhnen, pjesë e Njësisë Administrative Kaçinar në Bashkinë Mirditë, kanë kundërshtuar me forcë koncesionin për ndërtimin e katër hidrocentraleve në lumin Shpërdhaza, nga një kompani private.
Ky projekt përbën një kërcënim serioz për jetën dhe mirëqenien e komunitetit, pasi uji i lumit është i pamjaftueshëm për të përballuar njëkohësisht nevojat për ujë të pijshëm, ujitje dhe prodhim energjie. Zbatimi i këtij projekti do të sillte pasoja të parikuperueshme mjedisore dhe sociale, përfshirë tharjen e burimeve ujore dhe shpopullimin e zonës.
Sipas banorëve dhe dokumentacionit të paraqitur, kontrata koncesionare është shoqëruar me shkelje të shumta të legjislacionit në fuqi, mungesë transparence dhe mungesë të konsultimeve me komunitetin, në të gjitha fazat e saj. Për më tepër, kompania koncesionare, përtej të gjitha afateve ligjore dhe kontraktuale dhe pas skadimit të lejeve mjedisore dhe ujore, nuk ka kryer asnjë punim për më shumë se një dekadë. Vetëm së fundmi, pas një zgjatjeje të dyshimtë të lejes së ndërtimit, është nisur puna përgatitore në terren, në mungesë të çdo transparence.
Banorët e zonës kanë reaguar në mënyrë të vazhdueshme përmes protestave, peticioneve, padive dhe kallëzimeve penale. Edhe Bashkia Mirditë ka kërkuar zyrtarisht pezullimin e punimeve. Pavarësisht kësaj, kompania, me mbështetje të qartë politike dhe me mbështetjen e strukturave të Policisë së Mirditës, ka vijuar veprimtarinë, duke ushtruar presion, kërcënime dhe kanosje ndaj banorëve.
“Në qeli, izolimi numërohet me durim dhe qëndresë, jo me orë”, Salianji: Sapo përfundova njohjen me burgun, si realitet i diktaturës së reSituata ka arritur një kulm të papranueshëm: përfaqësues të kompanisë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj z. Kol Ndoji, banor i zonës, duke i shkaktuar dëmtime serioze trupore dhe duke e dërguar atë në spital. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Rrëshenit, në afërsi të stacionit të policisë, një fakt që ngre shqetësime të mëdha për funksionimin e shtetit ligjor.
Kërkojmë menjëherë:
1. Komisariatit të Policisë Mirditë, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë t’i japin përparësi hetimit të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të ndalojnë autorët, duke i nxjerrë përpara drejtësisë.
2. Institucioneve përgjegjëse shtetërore t’u përgjigjen menjëherë kërkesave të komunitetit dhe të vendosin pezullimin urgjent të koncesionit deri në një sqarim të plotë ligjor dhe faktik të situatës.
Në emër të Partisë Demokratike, shpreh mbështetjen e plotë për banorët e Kaçinarit dhe të gjithë zonës, duke theksuar se do të jemi në krah të çdo qytetari në mbrojtje të të drejtave të tij kushtetuese dhe ligjore, përballë çdo interesi privat të padrejtë apo abuziv. -

Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë për të shtyrë dëshminë në gjyqin e korrupsionit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë dhe drejtësinë për të shtyrë dëshminë e tij në gjyqin e korrupsionit, duke ngritur nivelin e kërcënimeve të sigurisë ndaj vetes dhe duke kërkuar masa ekstreme mbrojtjeje, raporton Haaretz.
Burime të gazetës izraelite thanë se përpara dëshmisë së planifikuar, Netanyahu kërkoi nga Inteligjenca Ushtarake të rrisë vlerësimin për kërcënimet ndaj tij, ndërsa përmes aleatëve politikë ushtroi presion mbi agjencitë e sigurisë për të vonuar paraqitjen e tij në gjykatë.
Edhe ministri i Drejtësisë, Yariv Levin, sipas të njëjtit raport, ka ushtruar presion mbi Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (Shin Bet) për të parandaluar dëshminë e kryeministrit. Në të njëjtën kohë, presidenti Isaac Herzog u përpoq të bindte prokuroren e përgjithshme që të lehtësonte situatën për Netanyahun.
Në dhjetor, Netanyahu dëshmoi në një sallë të nëndheshme të Gjykatës së Tel Avivit, por para se të pranohej kjo zgjidhje ai kishte paralajmëruar për një “sulm me raketa” që sipas tij mund të rrëzonte ndërtesën dhe të vriste të gjithë të pranishmit.
Presioni i ushtruar para dëshmisë, që nisi më 10 dhjetor, u shoqërua më pas edhe me ndërhyrjen e presidentit amerikan Donald Trump, i cili publikisht kërkoi anulimin e gjyqit, duke sugjeruar se ndihma ushtarake amerikane për Izraelin mund të vihej në dyshim.
Përpjekje për të shmangur gjyqin me çdo kusht
Kritikët e Netanyahu-t thonë se vonesat në proces janë pjesë e një strategjie për pezullimin e gjyqit dhe zëvendësimin e prokurores së përgjithshme Gali Baharav-Miara me një figurë më të afërt me kryeministrin. Zyra e Netanyahu-t i ka mohuar akuzat se ka ekzagjeruar kërcënimet e sigurisë.
Aktualisht, Netanyahu është i pandehur për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit publik në çështjen e njohur si “dhuratat luksoze” dhe dy raste të tjera ku dyshohet se ka dhënë favore rregullatore në këmbim të mbulimit pozitiv mediatik.
Më 19 tetor, një dron i Hezbollah goditi dritaren e dhomës së gjumit të Netanyahu-t në shtëpinë e tij private në Caesarea, ndërkohë që shtëpia ishte bosh. Incidenti shtoi masat e sigurisë, por gjithashtu u përdor nga Netanyahu për të argumentuar se paraqitja e tij në një vend të fiksuar si gjykata ishte shumë e rrezikshme.
Ai kërkoi që lëvizjet e tij të mos publikoheshin dhe që ai të banonte vetëm në ambiente të mbrojtura nga raketat dhe dronët, por kreu i Shin Bet refuzoi të firmoste dokumentin që përmbante këto kërkesa ekstreme.
Në fund, gjykata i lejoi një shtyrje të dëshmisë nga 2 dhjetori në 10 dhjetor, por Netanyahu vazhdoi të kërkonte vonesa të reja, madje edhe përmes aleatëve të tij në kabinet dhe në Knesset. Ministrat më besnikë të tij u përplasën edhe me prokuroren e përgjithshme në një mbledhje të tensionuar të kabinetit të sigurisë.
Ndërhyrje ndërkombëtare dhe shtyrje e mëtejshme
Në ditët kur ishte planifikuar të dëshmonte, Netanyahu u fotografua duke marrë pjesë në aktivitete publike dhe javën tjetër pritet të vizitojë Shtetet e Bashkuara, gjë që e bën të pamundur paraqitjen e tij para gjykatës para pushimeve verore të sistemit gjyqësor më 20 korrik.
Ndërkohë, sipas Haaretz, aleatët e Netanyahu-t po vazhdojnë përpjekjet për të larguar nga posti prokuroren Baharav-Miara, ndërsa vetë kryeministri po përpiqet të kapitalizojë sukseset e Izraelit kundër Iranit për të fituar mbështetje politike dhe diplomatike për të ndalur gjyqin. -

SYRI TV/ Tatimet aksion te zyrat e ‘Bankers Petroleum’, në pranga drejtori kinez i kompanisë
Evazioni dhe pastrimi i parave ka dërguar në qeli drejtorin e “Bankers Petroleum”, shtetasin kinez Hongping Xiao.
Arrestimi ka ardhur pas kontrollit të ushtruar nga drejtoria e Tatimeve në zyrat e “Bankers Petroleum” në Marinzë të Fierit. Punonjësit e tatimeve janë penguar nga drejtori i financës së firmës, por është dashur ndërhyrja e policisë që situata të qetësohet.
Drejtorit të “Bankers Petroleum”, shtetasit kinez Hongping Xiao, i janë vënë prangat e policisë pas kontrollit të ushtruar në kompaninë e nxjerrjes së naftës. Burimet bëjnë me dije se drejtoria e Tatimeve ka zbarkuar në “Bankers Petroleum” për të ushtruar kontrolle në këtë firmë.
Në zyrat qendrore në Marinzë të Fierit kanë mbërritur makina të drejtorisë së Tatimeve, por edhe furgonë të policisë së shtetit. Teksa punonjësit e tatimeve kanë tentuar të futen në brendësi të godinës së firmës, Lianyi Wang, Drejtor i financës i “Bankers Petroleum”, i ka penguar dhe nuk i ka lejuar të ushtrojnë kontroll në zyrë. Kjo situatë e tensionuar është qetësuar në momentin që ka mbërritur furgoni i policisë.Me ndërhyrjen e uniformave blu, punonjësit e tatimeve janë futur në brendësi të zyrave për të ushtruar kontroll.
Pas ushtrimit të kontrolleve ka ardhur edhe prangosja e drejtorit aktual të Bankers. Burimet nga policia bëjnë me dije se aksioni për kontrollin në këtë firmë ka ardhur pas dyshimeve për evazion dhe pastrim parash. Kompania Bankers nuk është një emër i panjohur për shtetin shqiptar.
Ajo është akuzuar më herët nga Drejtoria e Tatimeve se nuk ka likuiduar detyrimet fiskale ndaj shtetit, administratës tatimore dhe asaj doganore. Madje shpesh herë Bankers ka edhe akuza për ndotjen që shkakton në zonë, si rezultat i aktivitetit naftënxjerrës.