Tag: ushtruar

  • Dhunoi nënën e tij, arrestohet 44-vjeçari në Lushnjë

    Dhunoi nënën e tij, arrestohet 44-vjeçari në Lushnjë

    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Lushnjë.

    Një 44-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale P.H.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-E. L., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;-A. A., 63 vjeç, banues në Cakran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 57 vjeç;-A. J., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 19 vjeç.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Gjokutaj: Ish-ambasadorja Yuri Kim ka ushtruar presion në SPAK për ndjekjen penale të Berishës

    Gjokutaj: Ish-ambasadorja Yuri Kim ka ushtruar presion në SPAK për ndjekjen penale të Berishës

    Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj i ka kërkuar trupës gjykuese të GJKKO-së shpalljen të pavlefshme të akteve të ndërmarra deri më tani si dhe rrëzimin e akuzave të ngritura ndaj ish-kryeministrit.
    Ndër të tjera, ai ka përmendur dhe ish-ambasdoren Yuri Kim, për të cilën thotë se ka ushtruar në SPAK për të ndjekur penalisht Berishë,.
    “Nga të dhënat e njoftimit nga SPAK, konstatohet se Berisha në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete, duke marrë akte ligjore dhe nënligjore me qëllim përfitimin e familjeve pronare, ku përfitues ishte edhe Jamarbër Malltezi. Prokuroria ka tejkaluar kompetencën e saj kushtetuese, duke u bazuar në opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në përputhje me ligjin.
    Prokuroria përdor dy standarde, për Sali Berishën vendos masë sigurie ndërsa për bazën detare të Limionit dhe për Teatrin nuk ka masë sigurie. Ambasadorja Yuri Kim ka ushtruar presion në SPAK për te ndjekur penalisht Berishën”, ka thënë Gjokutaj në seancë.

  • Publikimi i dosjes McGonigal, Pollo: Ai u korruptua nga Rama për të ushtruar presion mbi opozitën, zhvati biznesmenë rajonalë…

    Publikimi i dosjes McGonigal, Pollo: Ai u korruptua nga Rama për të ushtruar presion mbi opozitën, zhvati biznesmenë rajonalë…

    Ish deputeti demokrat Genc Pollo ka reaguar me një shënim në facebook pas publikimit te raportit te Departamentit të Drejtësisë në SHBA për dosjen McGonigal.

    “McGonigal u korruptua nga Rama për të ushtruar presion mbi opozitën e Ata gjithashtu u përfshinë në licenca nafte dhe marrëveshje të tjera”, shkruan Pollo.

    “McGonigal u zhvati biznesmenë rajonalë duke i kërcënuar ata me listën e zezë të SHBA-së”, vijon shënimi i Pollos.

    Mesazhi:

    Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së publikon përmbledhje hetimi mbi ish-agjentin special të FBI-së, McGonigal, duke implikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili përmendet 7 herë (linku në koment)

    McGonigal u korruptua nga Rama për të ushtruar presion mbi opozitën e Ata gjithashtu u përfshinë në licenca nafte dhe marrëveshje të tjera.

    McGonigal u zhvati biznesmenë rajonalë duke i kërcënuar ata me listën e zezë të SHBA-së.

    Përmbledhja përqendrohet në marrëveshjet midis një kompanie kineze (CEFC), e cila dyshohet se është një fasadë e agjencive të zbulimit të shtetit komunist kinez, dhe McGonigal-it. Një këshilltar i Ramës (Personi B i prezantoi ata. Opozita thotë se CEFC pagoi për udhëtimin dhe ekspozitën personale të Ramës në Hong Kong. Personi B, sipas aktakuzës së mëparshme, i dorëzoi McGonigalit listën e kundërshtarëve të Ramës që duhej goditur nga FBI.

    Po bëhet gjithnjë e më interesante çdo ditë: sipas njohurive të mia, kjo është hera e parë që një kryetar qeverie aleate e NATO-s shfaqet në një hetim të DoJ/FBI që përqendrohet në kriminalitetin e zyrtarëve të nivelit të lartë dhe potencialisht në tradhtinë.

  • E rëndë në Fier/17-vjeçarja dhunon të miturin gjatë sherrit mes të rinjve

    E rëndë në Fier/17-vjeçarja dhunon të miturin gjatë sherrit mes të rinjve

    Një 17- vjeçare është vënë nën hetim nga policia, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një 10- vjeçari në Ballsh.
    Në njoftimin zyrtar të Policisë së Fierit bëhet e ditur se shkak i dhunës dyshohen motivet e dobëta, ndërsa e ka goditur me sende të forta të miturin.
    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 shtatorit në lagjen ‘5 Shkurti’ ku 17- vjeçarja ka ndërhyrë për të shuar një konflikt mes 10- vjeçarit dhe vëllait të saj, por në përpjekje për ti ndarë ka ushtruar dhunë duke e kapur për fyti dhe duke i shkaktuar lëndime në kokë pas goditjes me sende të forta.10 vjeçari është dërguar në spital për kontroll, ndërsa ndaj 17 vjeçares ka nisur hetimi dhe materialet në ngarkim të saj i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 73-vjeçari në Durrës

    Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 73-vjeçari në Durrës

    Një 73-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
    Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
    Njoftim i Policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 73 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
     
     
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

  • Ngjarje e paprecedentë/ Vëllezërit rrihen mes tyre, njëri nuk ‘kursen’ as nënën, policia i arreston që të dy

    Ngjarje e paprecedentë/ Vëllezërit rrihen mes tyre, njëri nuk ‘kursen’ as nënën, policia i arreston që të dy

    Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kanë rrahur njëri-tjetrin pas një sherri në familje dhe njëri prej tyre nuk ka ‘kursyer’ as nënën e tij.
    Policia vendore njoftoi sot (27 gusht) se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit arrestuan në flagrancë D. Y., 41 vjeç dhe B. Y., 46 vjeç, të dy banues në Durrës.
    “Ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, për motive të dobëta. Gjithashtu, B. Y. ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, si dhe ka dëmtuar me sende të forta automjetin e vëllait të tij”, bëri me dije policia.
    Hetimet për rastin i kanë kaluar Prokurorisë, për të zbardhur shkaqet e vërteta të konfliktit dhe dinamikën e ngjarjes që mund të përfundonte në krim të rëndë në familje.

  • Dhunoi bashkëshorten dhe tentoi ta digjte, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

    Dhunoi bashkëshorten dhe tentoi ta digjte, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

    foto ilustruese

    TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
    Mesohet se shtetasi A.Ll pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre. Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 1 një kryeqytet, ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
    Njoftimi i Policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
    -A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre. /ZËRI

  • Përndoqi 30 vjeçaren dhe e dhunoi, pranga 38-vjeçarit në Lushnje

    Përndoqi 30 vjeçaren dhe e dhunoi, pranga 38-vjeçarit në Lushnje

    Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 38 vjeçar pas kallëzimit të një të reje.
    30 vjeçarja denoncoi në polici se ky shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj.
    Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte.

  • Përndoqi 30 vjeçaren dhe e dhunoi/ Lushnje, pranga 38 vjeçarit

    Përndoqi 30 vjeçaren dhe e dhunoi/ Lushnje, pranga 38 vjeçarit

    Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 38 vjeçar pas kallëzimit të një të reje.
    30 vjeçarja denoncoi në polici se ky shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi Fatjon Ahmetaj, 38 vjeç, banues në Lushnjë.
    Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte.

  • 41-vjeçari dhunon bashkëshorten në Maliq/ Pas ngjarjes, daja i saj merr hak! Arrestohen të dy

    41-vjeçari dhunon bashkëshorten në Maliq/ Pas ngjarjes, daja i saj merr hak! Arrestohen të dy

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasit G. Xh., 36 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, pasi 36-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa 41-vjeçari, daja i bashkëshortes, ka ushtruar dhunë ndaj 36-vjeçarit.

    Top Channel