Tag: ushtruar

  • Goditi vjehrrën, arrestohet 57-vjeçari në Gjirokastër

    Goditi vjehrrën, arrestohet 57-vjeçari në Gjirokastër

    Një 57-vjeçar me iniciale A.Ll është arrestuar nga policia e Gjirokastrës.
    Blutë bëjnë me dije se burri ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 57 vjeç, banues në fshatin Palokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij”, njoftoi policia.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

  • Arrestohet në Durrës një 42-vjeçar kolumbian, dhunoi bashkëjetuesen suedeze

    Arrestohet në Durrës një 42-vjeçar kolumbian, dhunoi bashkëjetuesen suedeze

    Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas kolumbian, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë 42-vjeçarin C. R., banues në Suedi. Sipas burimeve zyrtare, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases suedeze J. R.
    Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

    Top Channel

  • Gomone me drogë nga Shqipëria, zbulohen 80 kilogramë marijuanë. Në pranga 50-vjeçari

    Gomone me drogë nga Shqipëria, zbulohen 80 kilogramë marijuanë. Në pranga 50-vjeçari

    Pas hetimeve nga policia janë gjetur 80 kilogramë marijuanë në gomonen e kapur një ditë më parë në hapësirën detare mes Korfuzit dhe Igumenicës.
    Policia greke ka ushtruar kontroll në mjetin lundrues që ishte gjysmë i fundosur, duke zbuluar edhe sasinë e lëndës narkotike.

    Dyshohet se 50-vjeçari nga Saranda është detyruar të lëshojë sinjalin “SOS” për shkak të avarisë së shkaktuar deti i trazuar.

    Për ngjarjen ka pasur bashkëpunim edhe më policinë kufitare të Sarandës, efektivët e së cilës në bashkëpunim me oficerët e sektorit të anti-drogës kanë ushtruar kontrolle banesash gjatë pasdites së të premtes në Sarandë, por deri tani pa rezultat.

    Kontroll është ushtruar në banesën e E. Musait i njohur ndryshe si “Çimoni” dhe familjarëve të tij.
    Paraprakisht mendohet se mjeti lundrues është nisur nga Saranda mbrëmjen e së enjtes dhe ka pësuar avari në orët e para të mëngjesit të së premtes. Pasi vetë skafisti ka kërkuar ndihmë, Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit (EKSED) e Shtabit të Përgjithshëm të Marines greke ka informuar autoritetet e Korfuzit dhe Igumenicës, të cilat kanë gjetur mjetin në të gdhirë.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, po hetohet në lidhje me këtë rast të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas burimeve policore, 50-vjecari E. Musa, njihet si një prej skafistëve më të vjetër në qytet, i dyshuar shpesh se kryente linjën e trafikut të drogës drejt Korfuzit me gomone ose jet-ski.

  • SPAK godet aferën e Limionit: Sekuestro ndaj Dulakut, kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

    SPAK godet aferën e Limionit: Sekuestro ndaj Dulakut, kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

    Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për koncesionin e Portit të Limionit në Sarandë, e cila është pronë e ushtrisë.

    Më konkretisht janë zbardhur emrat e 6 personave, ndaj të cilëve një ditë më parë, oficerët e BKH-së ushtruan kontrolle për çështjen në fjalë, ku burime për mediat bëjnë me dije se u janë sekuestruar celularët, si dhe u janë sekuestruar prova të tjera materiale, të cilat mund të ndihmojnë autoritetet.

    Burime bëjnë me dije se BKH ka ushtruar kontrolle tek biznesmeni Artan Dulaku, si dhe tek Genard Kastrati, administrator i kompanisë “MARINA BAY SARANDA”, e cila ka fituar koncesionin. Kontrolli është kryer edhe në selinë e kompanisë “Maryna Bay Saranda”, ku Artan Dulaku është aksion me 50% të aksioneve.
    Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe tek ish-deputeti socialist Bardhyl Kollçaku, i cili ka qenë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
    Po të njëjta burime bëjnë me dije se ndër zyrtarët ku është ushtruar kontroll janë edhe administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, si dhe Teuta Balili, pjesë e stafit të Ministrisë së Infrastrukturës. Dyshohet se kontrollet e ushtruara ndaj Karakacit dhe Balilit lidhen me funksionet që ata kanë pasur në përgatitjen e dokumentacionit dhe kontratës midis shtetit dhe biznesmenit Dulaku, për marrjen në përdorim të pronës në Portin Ushtarak të Sarandës.
    Në listën e personave ku është ushtruar kontroll figuron edhe Belioza Çoku, ish-drejtoreshë e kabinetit të ish-ministres së Mbrojties, Olta Xhaçka.  Hetimi për këtë dosje po ndiqen nga prokurorja e posaçme Manjola Kajana.
    SEKUESTRIMI
    Baza detare e portit të Limionit në Sarandë u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i bazës kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare. Këtë vendim e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit të Posaçëm, por edhe nga Gjykata e Lartë.
    Pas vendimit të tre shkallëve të mëparshme të gjyqësorit, shoqëria “Marina Bay Saranda” iu drejtua Kushtetuese, por edhe kjo e fundit la në fuqi të njëjtin vendim.
    Në 1 korrik të vitit 2020, Ministria e Financave nënshkroi me kompaninë Marina Bay Saranda një kontratë qiraje me vlerën 1 euro për dhënien e 265 mijë metër tokë publike në Gjirin e Limionit, në Sarandë. Sipas projektit, kompanitë do të ndërtonin aty një port jahtesh si dhe një resort turistik me vila, hotele dhe apartamente.
    Por brenda sipërfaqes prej 265 mijë metrash, gjenden dhe 40 mijë metër tokë, pjesë e bazës detare të Sarandës, që është në pronësi të Flotës Detare. Për këtë shkak, kontrata u kallëzua në SPAK nga ish komandanti i Flotës Artur Meçollari, i cili pretendon se privatizimi i pronës së Flotës është bërë në kundërshtim me ligjin dhe cënon kapacitetet mbrojtëse të vendit.
    Ndërkohë që gjatë kësaj kohe për këtë çështje është thirrur disa herë në SPAK ministrja Olta Xhaçka, por edhe funksionarë të lartë të forcave të armatosura, përfshirë ish-shefin e Shtabit, Bardhyl Kollçaku.
    RAMA SULMOI DREJTËSINË PËR SEKUESTRON
    Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e ka sulmuar drejtësinë për sekuestron e vendosur ndaj portit të Limianit në Sarandë. Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS-së më 17 Mars të këtij vitit, Rama e konsideroi si një absurd këtë vendim të drejtësisë, teksa sipas tij, të hetosh sesi u lidh një kontratë e shtetit me një sipërmarrje private, nuk të jep asnjë të drejtë ta bllokosh investimin e asaj sipërmarrjeje.
    Kreu i qeverisë deklaroi se ky është një arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte shtetit shqiptar qimet e kokës në rast se investitorët do të ishin cinikë ta çonin në Arbitrazh.
    “Absurdi arrin deri në pikën ku merret peng me sekuestro preventive, në emër të NATO-s një investim me rëndësi strategjike, 200 milionë euro, rreth, në limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për Marinë turistike dhe është pjesë e Programit tonë qeverisës, ndërkohë që prej 2 a 3 vjetësh rri i bllokuar se hetohet mënyra sesi është lidhur kontrata. 
    Unë nuk dua të komentoj, nuk e bëj asnjëherë, arsyet e atij hetimi, kjo nuk është puna ime, ama nuk duhet një diplomë në juridik për të kuptuar se të hetosh sesi u lidh një kontratë e shtetit me një sipërmarrje private, nuk të jep asnjë të drejtë ta bllokosh investimin e asaj sipërmarrjeje, aq më tepër ta bësh këtë në emër të NATO-s dhe të sigurisë kombëtare, duke e bërë NATO-n të qeshë, kur e dëgjon këtë histori dhe duke ndërhyrë në kompetencën e një pushteti tjetër të pavarur, i cili është sovran në vendimmarrjet e veta për sigurinë kombëtare.
    Ky është një arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte shtetit shqiptar qimet e kokës në rast se investitorët e huaj do të ishin cinikë ta çonin në Arbitrazh, por e solla këtë këtu për faktin se kjo buron nga një arbitraritet që shkon shumë përtej horizontit të një hetuesi dhe lidhet me një mendësi të vjetër dhe të gabuar për mbrojtjen e kohëve të sotme dhe për atë që duhet të bëjmë ne në funksion të mbrojtjes.” – tha Rama në atë kohë.
    NJË VIDEO NË “DUART” E SPAK
    Një ditë më parë, getari Elton Qyno, gjatë një interviste televizive tha se procedimi penal është regjistruar që në vitin 2022, por më 15 shtator të këtij viti, avokati Arben Llangozi ka dorëzuar një video 5 orëshe në Prokurorinë e Posaçme.
    Sipas gazetarit, pasi është administruar dhe kqyrur i gjithë diskutimi i kësaj videos ku shfaqen gjeneralët kryesorë të ushtrisë dhe të Shtabit të Përgjithshëm, SPAK më pas ka kërkuar miratimin e Gjykatës për të ushtruar kontrolle.
    “Për të diskutuar për këtë çështje unë do të jap disa detaje teknike të cilat vijnë jo vetëm nga aksioni i sotshëm pë kryerjen e kontrolleve dhe nga mënyra se si ka marrë spunto ky operacion. Kjo çështje është regjistruar qysh prej fillimit të vitit 2022, kryesisht është bazuar tek një denoncim të ish admiralit të flotës detare Artur Meçollari dhe më pas ka filluar me mbledhjen e dokumenteve, por ajo që i dha një spunto pas vendimit të sekuestros së kësaj prone. Thjesht është sekuestruar dhe është kaluar në menaxhim nga drejtoria e pronave të sekuestruara.
    Por që të vijmë tek aksioni i sotshëm është një video 5 orësh që është dorëzuar në SPAK me 15 shtator të këtij viti nga avokati Arben Llanagozi i cili ka hyrë në dijeni të kësaj videoje dhe më pas e ka publikuar këtë video. Pikërisht pas publikimit, oficeri i çështjes që ndjek këtë hetim dhe prokurorja e dosjes kanë urdhëruar që kjo video të administrohej si provë materiale në SPAK. Dhe pasi është administruar dhe është këqyrur i gjithë diskutimi i kësaj videos ku shfaqen gjeneralët kryesorë të ushtrisë dhe të Shtabit të Përgjithshëm, atëherë vendoset dhe i drejtohet Gjykatës me kërkesën për lejimin e kontrolleve në disa banesa siç janë bërë gjatë ditës së sotme tek dy biznesmen dhe tek ish Shefi i Shtabit të Ushtrisë..” – tha Qyno.

  • Dhunoi dhe kërcënoi me thikë prindërit, arrestohet 39-vjeçari në Pogradec

    Dhunoi dhe kërcënoi me thikë prindërit, arrestohet 39-vjeçari në Pogradec

    Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
    Por duket se nuk ka mjaftuar me kaq, pasi shtetasi me inicialet R.I., dyshohet se i ka kanosur prindërit me thikë.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata, me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit u pajisën me urdhër mbrojtjeje.”, sqaron policia.

  • “Mori hak për vëllanë”/ Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit, kush e dha urdhrin e ekzekutimit (EMRI)

    “Mori hak për vëllanë”/ Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit, kush e dha urdhrin e ekzekutimit (EMRI)

    viktima Klevis Lleshi

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në qytetin e Burrelit. Mësohet se janë lëshuar 4 urdhër arreste, njëri prej të cilëve është ekzekutuar. Ndërkohë, 3 personat e tjerë janë shpallur në kërkim.
    Aurel Hoxha konsiderohet si urdhëruesi i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit.
    Hoxha është pronari i lokalit ‘Monopol’, ku edhe janë ushtruar kontrolle nga FNSH. Kontrolle janë ushtruar edhe në qytetet të tjera. Mësohet se Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk.
    Klevis Lleshi nga Burreli u zhduk pa lënë gjurmë në gusht të vitit 2020, u vra dhe gropos në fshatin Shpërdhet të Kurbinit. Mbetjet kockore dolën në sipërfaqe nga fenomeni eroziv në këtë zonë që solli rrëshqitjen e tokës në një sipërfaqe të konsiderueshme. Trupi i viktimës u zbulua si rezultat i erozionit të tokës nga banorët e zonës ku pas testit të ADN-së, ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi./ZËRI

  • Kapet 20-vjeçari i shpallur në kërkim, tentoi të trafikonte armë duke e fshehur brenda televizorit

    Kapet 20-vjeçari i shpallur në kërkim, tentoi të trafikonte armë duke e fshehur brenda televizorit

    Një 46-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, pasi ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-vjehrrës së tij.

    Pas ngjarjes, ajo e ka denoncuar në polici, e ku më pas u pajis me urdhër-mbrojtjeje.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-vjehrrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • U ekzekutua më 10 shtator/ Charlie Kirk kujtohet në Tiranë, Berisha: U vra duke ushtruar lirinë e fjalës

    U ekzekutua më 10 shtator/ Charlie Kirk kujtohet në Tiranë, Berisha: U vra duke ushtruar lirinë e fjalës

    Edhe në Tiranë u zhvillua mbrëmjen e të dielës një aktivitet në përkujtim të aktivistit Charlie Kirk.

    Njerëz të besimit, përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë, përfaqësues të huaj të akredituar në vendin tonë, por edhe qytetarë të shumtë u mblodhën në Sheshin “Nënë Tereza”, në nder njeriut që doli kundër të majtës dhe zërit që frymëzoi miliona të rinj të së djathtës.
    Përkujtimorja në nder të Charlie Kirk në Tiranë u organizua nga Institute for Liberty&Heritage.
    Aktiviteti përcolli mesazhin e fortë dhe të panegocueshëm të aktivistit të ndjerë amerikan ndaj: Lirisë-Besimit-Familjes-Atdheut.
    “Sot, në Tiranë, u mbajt një vigjilje në kujtim të Charlie Kirk, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern. Ai u vra duke ushtruar lirinë e fjalës në Universitetin e Utah nga një ekstremist i majtë. Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga Institute for Liberty and Heritage, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm”, shkruan Berisha.

    Top Channel

  • Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

    Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

    Policia ka arrestuar dje Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), një OJQ me status këshillimor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, Alma Bime, e cila mban postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në ministrinë e Brendshme.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
    -arrestuan shtetasin M. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij”,- njoftuan blutë.
    Lidhur me këtë ngjarje, policia reagoi edhe ditën e sotme, duke përgënjeshtruar pretendimet e disa mediave se rasti nuk u raportua për publikun.
    “Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se është mbajtur e fshehtë nga ana e Policisë arrestimi i shtetasit M. T., ju informojmë se:
    Më datë 16.09.2025, në përmbledhjen ditore ndodhet njoftimi i dhënë për media, i cili gjithashtu është pasqyruar në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”,- njoftoi sot policia.