Tag: ushtrinë

  • SHBA-ja trajnon ushtrinë shqiptare për përdorimin e teknologjisë kundër dronëve

    SHBA-ja trajnon ushtrinë shqiptare për përdorimin e teknologjisë kundër dronëve

    Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë.
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri të ditur se ky program është pjesë e Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju-Xhersit (New Jersey).
    Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.
    “Ne ofrojmë armë antidronë Mk4 dhe armë antidron taktike. Është një sistem jo shkatërrues kundër dronëve. Ky sistem për ushtrinë shqiptare do të thotë një qasje për t’iu kundërvënë sistemeve pa pilot, të cilat janë një kërcënim në rritje në të gjithë globin sot. Qëllimi ynë këtu është të zbusim rrezikun për trupat si në distancë, ashtu edhe brenda rrezes së kundërsulmit të sistemeve pa pilot brenda qyteteve në të gjithë vendin”, u shpreh Nate Edwards i Drone Shield, në një video të publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë.

  • Sulm me dron në një çerdhe në Sudan, 50 të vrarë, mes tyre 33 fëmijë

    Sulm me dron në një çerdhe në Sudan, 50 të vrarë, mes tyre 33 fëmijë

    Një sulm me dron në qytetin Kalogi, në rajonin Kordofan të Sudanit, thuhet se goditi një çerdhe, duke vrarë të paktën 50 persona, përfshirë 33 fëmijë.

    BBC raporton se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), grupi paramilitar që lufton ushtrinë në luftën civile të Sudanit, janë akuzuar për sulmin e së enjtes nga një organizatë mjekësore, Rrjeti i Mjekëve Sudanezë dhe ushtria.
    RSF, nga ana tjetër, akuzoi ushtrinë se të premten me një sulm me dron shënjestroi një treg në Darfur, duke synuar një depo karburanti në pikën kufitare Adre me Çadin.

    Top Channel

  • Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës është e dokumentuar mirë.
    Ndoshta më pak i njohur është numri i konsiderueshëm i njerëzve nga Afrika që janë rekrutuar për t’u bashkuar me përpjekjet luftarake të Rusisë.
    Sipas Andrii Sybiha, ministrit të punëve të jashtme të Ukrainës, të paktën 1,436 qytetarë nga 36 vende afrikane po luftojnë aktualisht në radhët e ushtrisë pushtuese të Rusisë në Ukrainë.
    Ai tha se ky numër përfaqëson ata të identifikuar, megjithëse numri real mund të jetë më i lartë.
    “Rusia rekruton shtetas të vendeve afrikane duke përdorur një sërë metodash,” tha ai.
    “Disave u ofrohen para, ndërsa të tjerëve u bëhet mashtrim dhe nuk e kuptojnë se për çfarë po regjistrohen ose detyrohen ta bëjnë këtë nën presion.”
    Ai tha se nënshkrimi i një kontrate për t’u bashkuar me forcat ruse ishte “ekuivalent me nënshkrimin e një dënimi me vdekje”.
    “Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar”, tha ai, shkruan Sky News.
    Sybiha u bëri thirrje njerëzve të mos nënshkruajnë asnjë dokument me autoritetet ruse dhe u bëri thirrje të gjitha qeverive afrikane të lëshojnë deklarata publike duke i paralajmëruar qytetarët e tyre kundër bashkimit me ushtrinë ruse.

  • Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës, është e dokumentuar mirë.
    Sipas mediave të huaja, ndoshta më pak i njohur është numri i konsiderueshëm i njerëzve nga Afrika që janë rekrutuar për t’u bashkuar në luftën e Rusisë në Ukrainë.
    Andrii Sybiha, ministrit të punëve të Jashtme të Ukrainës, pretendon se të paktën 1,436 qytetarë nga 36 vende afrikane po luftojnë aktualisht në radhët e ushtrisë pushtuese të Rusisë në Ukrainë.
    Ai tha se ky numër përfaqëson ata që janë identifikuar, megjithëse numri real mund të jetë më i lartë.
    “Rusia rekruton shtetas të vendeve afrikane duke përdorur një sërë metodash”, tha ai.
    “Disave u ofrohen para, ndërsa të tjerë mashtrohen dhe nuk e kuptojnë se për çfarë po nënshkruajnë ose detyrohen ta bëjnë këtë nën presion”, tha Sybiha.
    Ai tha se nënshkrimi i një kontrate për t’u bashkuar me forcat ruse ishte “ekuivalent me nënshkrimin e një dënimi me vdekje”.
    “Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar”, tha ai.
    “Shumica e tyre dërgohen menjëherë në të ashtuquajturat ‘sulme me mish’, ku vriten shpejt.

  • Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës, është e dokumentuar mirë.

    Sipas mediave të huaja, ndoshta më pak i njohur është numri i konsiderueshëm i njerëzve nga Afrika që janë rekrutuar për t’u bashkuar në luftën e Rusisë në Ukrainë.

    Andrii Sybiha, ministrit të punëve të Jashtme të Ukrainës, pretendon se të paktën 1,436 qytetarë nga 36 vende afrikane po luftojnë aktualisht në radhët e ushtrisë pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

    Ai tha se ky numër përfaqëson ata që janë identifikuar, megjithëse numri real mund të jetë më i lartë.

    “Rusia rekruton shtetas të vendeve afrikane duke përdorur një sërë metodash”, tha ai.

    “Disave u ofrohen para, ndërsa të tjerë mashtrohen dhe nuk e kuptojnë se për çfarë po nënshkruajnë ose detyrohen ta bëjnë këtë nën presion”, tha Sybiha.

    Ai tha se nënshkrimi i një kontrate për t’u bashkuar me forcat ruse ishte “ekuivalent me nënshkrimin e një dënimi me vdekje”.

    “Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar”, tha ai.

    “Shumica e tyre dërgohen menjëherë në të ashtuquajturat ‘sulme me mish’, ku vriten shpejt.

  • “Në 8 muaj i dhashë fund 8 luftërave”, Trump nga Izraeli: Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe armë që s’i ka askush…

    “Në 8 muaj i dhashë fund 8 luftërave”, Trump nga Izraeli: Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe armë që s’i ka askush…

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përgjatë një deklarate në kuvendin izraelit theksoi se ushtria amerikane është më e madhja në botë. 
    Ai tha se se SHBA përgjatë mandatit që po qeveris Trump, ka zgjidhur 8 luftëra brenda 8 muajve. 
    “Jared Kushner ka qenë një ndihmës i jashtëzakonshëm, ka bërë një gjë të veçantë, realizoi marrëveshjen Abrahamike. Pra, kemi njerëz të talentuar të cilët punuan në këtë marrëveshje, është gjithashtu Marco Rubio i cili është këtu me ne. Është me ne edhe Sekretari i Luftës, Sekretari i Mbrojtjes. 
    Ne fituam me vendosmëri luftën e parë dhe të dytë botërore dhe gjithçka tjetër në mes. 
    Ne kemi fituar gjithçka dhe thamë pse të mos ia ndryshojmë emrin pra nga një ministër i Mbrojtjes, në një ministër i Luftës, ne gjithmonë kemi patur ushtrinë më të madhe në botë. Mendoj se kemi zgjidhur 8 luftëra në 8 muaj, duke e mospërfshirë edhe këtë, janë 8 luftëra që janë zgjidhur nga unë, tani që pengjet janë rikthyer në shtëpi. Hillary Clinton tha në debat se ai do të hyjë në luftë me të gjithë se ai ka personalitet për të hyrë në luftë, por unë kam personalitet për t’i dhënë fund luftërave. 
    Por edhe ndryshimi i emrit të Ministrisë së Mbrojtjes nuk do të thotë se do të shkojmë në luftë, por në do ta fitojmë atë luftë. Siç e ka thënë edhe kryeministri izraelit, është diçka për forcën. SHBA ka ushtrinë më të fortë dhe më të madhe në botë, kemi armë që askush nuk i ka ëndërruar, shpresoj të mos i përdorim. 
    Bibi më telefononte disa herë dhe më kërkonte armë, këtë armë e atë armë që unë s’i kisha dëgjuar kurrë, por duhen përdorur mirë. Por ju u bëtë më të fortë dhe më të fuqishëm dhe kjo çoi në paqe. Të mos harrojmë që ky tmerr filloi 2 vite më parë në një kohë feste kur mijëra qytetarë izraelitë u sulmuan në mënyrë të tmerrshme. Mizoria e 7 tetori 2022 goditi shpirtin e njerëzimit. SHBA qëndroi me ju.” tha Trump. 

  • VIDEO/ Trump: SHBA do të investojë 1 trilion dollarë në ushtri

    VIDEO/ Trump: SHBA do të investojë 1 trilion dollarë në ushtri

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se planifikon të shpenzojë mbi 1 trilion dollarë për ushtrinë në vitin 2026, duke e cilësuar këtë si investimin më të madh ushtarak në historinë e vendit.

    Gjatë një fjalimi përballë mbështetësve të tij, Trump u shpreh ‘jam zotuar të shpenzoj mbi 1 trilion dollarë për ushtrinë tonë në vitin 2026, më shumë se çdo herë tjetër në historinë e vendit tonë. Shpresoj t’ju pëlqejë kjo’.

    Duke iu drejtuar audiencës me stilin e zakonshëm ironik, ai shtoi ‘Zonja dhe zotërinj, shpresoj t’ju pëlqejë. Është një shumë marramendëse parash’.

    Kjo deklaratë vjen në një kohë kur çështjet e sigurisë kombëtare dhe fuqizimi ushtarak janë rikthyer në qendër të debatit politik në SHBA, veçanërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale.

    Premtimi i Trumpit për rritje rekord të buxhetit të mbrojtjes pritet të ngjallë diskutime të gjera si në Uashington, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

    Ndryshe, SHBA-ja është shteti që më së shumti investon në aleancën ushtarake të NATO-s.

  • “Ushtria fik radarët, kultivon drogë”, Çollaku godet qeverinë e Ramës: Krimi ndërkombëtar dhe droga pushtojnë vendin

    “Ushtria fik radarët, kultivon drogë”, Çollaku godet qeverinë e Ramës: Krimi ndërkombëtar dhe droga pushtojnë vendin

    Gazetari Basir Çollaku ka komentuar situatën e kriminalitetit dhe luftës kundër karteleve të drogës në Shqipëri, gjatë një interviste në një studio televizive.
    Në qendër të diskutimit ishte raporti i fundit i Departamenti Amerikan të Shtetit për lirinë e të bërit biznes në Shqipëri.Gjatë debatit, Çollaku ka komentuar deklaratat publike të Ambasadës së SHBA në Tiranë, që sipas tij ditët e fundit, po tregon më shumë angazhim publik sesa institucionet shqiptare.
    ‘Ambasada e SHBA po flet më shumë se SPAK dhe Ministria e Brendshme, të dyja bashkë,’ u shpreh Çollaku. Ai vuri në dukje se mesazhet që vijnë nga autoritetet shqiptare janë të vakëta dhe shpesh reduktohen në një refren të përsëritur.
    ‘Një fjali që është refreni i tyre dhe tek kjo kam pak optimizëm se janë duke shtyrë drejt thellimit të hetimeve është: ‘do të luftojmë bashkë’. ‘Do të luftojmë bashkë’ se këta nuk e bëjnë dot vetëm? Nga mungesa e vullnetit, dëshirës dhe nga frika, dhe ata nuk duan t’i lënë që këta ta bëjnë vetëm, se mund të ketë firo rrugës, siç ka ndodhur në shumë raste,’ u shpreh ai.
    Sipas gazetarit, kartelet e drogës janë tashmë të integruara me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe me financimet terroriste, duke i dhënë kësaj çështjeje përmasa më të rënda.
    ‘Ky refren i ambasadës, dhe tashmë nuk ka një ndarje kartel droge apo terrorizëm, tani janë 1. I marrin paratë nga droga.
    Francezët kanë nxjerrë ushtrinë.
    Belgët kanë nxjerrë ushtrinë, amerikanët po se po. Problemi është se, ne çfarë nxjerrim këtu? Ushtrinë që fik radarët, që kultivon drogë në reparte,’ vijoi më tej gazetari Çollaku.
    Ai theksoi gjithashtu se edhe nëse SPAK ka vullnet të luftojë krimin, nuk ka mbështetjen e nevojshme nga strukturat e tjera shtetërore.
    ‘SPAK edhe sikur të dojë, ka ushtrinë, policinë, një pjesë të kolegëve përballë dhe nuk i kanë në krah,’ theksoi ndër të tjera gazetari Basir Çollaku

  • Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë

    Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë

    Brukseli së shpejti mund të ketë ushtrinë në rrugët e tij. Ministri i Brendshëm dhe i Sigurisë, Bernard Quintin, ka njoftuar një plan për të pasur ushtarë që patrullojnë qytetin në ekipe të përziera me policinë për të ndaluar një valë dhune të lidhur me drogën që ka tronditur kryeqytetin belg në muajt e fundit.
    “Ushtria duhet të mbrojë territorin. Zakonisht e bën këtë në kufijtë tanë ose shumë përtej tyre, por lufta kundër krimit të drogës është gjithashtu për mbrojtjen e territorit tonë“, tha Quintin për De Standardaard.
    Sipas prokurorëve, Brukseli ka regjistruar tashmë 57 të shtëna me armë këtë vit, 20 prej të cilave ndodhën gjatë verës. Kryeprokurori i Brukselit, Julien Moinil, i cili është vendosur vetë nën mbrojtjen e policisë pas kërcënimeve nga kontrabandistët, paralajmëron se qytetarët janë në rrezik serioz.
    “Kushdo në Bruksel mund të bëhet viktimë e një plumbi të humbur“, tha ai.
    Moinil kishte kërkuar më parë 10 milionë euro për të forcuar sigurinë, por pretendon se autoritetet nuk i kanë siguruar atij fondet e nevojshme.
    Sipas propozimit të Quintin, ushtria dhe policia do të patrullojnë së bashku rreth stacioneve të metrosë dhe në pjesët problematike të qytetit, siç është distrikti Peterbos në komunën Anderlecht.

    Ministri i Mbrojtjes Theo Francken konfirmoi se korniza ligjore është tashmë gati dhe se propozimi së shpejti do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave. “Kryeqyteti ynë, Brukseli, është një katastrofë sigurie. Ne duhet të marrim përsëri kontrollin”, tha Francken.
    Edhe pse vendimi politik për të dërguar ushtrinë është marrë tashmë, plani ka hasur në kritika. Deputeti liberal Frédéric De Gucht tha se autoritetet mund të fillojnë të financojnë prokurorinë.
    “Nuk ka nevojë për asnjë kornizë ligjore për këto 10 milionë euro“, deklaroi ai.
    Propozimi i Quintin është pjesë e një plani për qytetet e mëdha që përfshin mbikëqyrje të shtuar me kamera dhe masa shtesë sigurie jo vetëm në Bruksel, por edhe në Antverp, Ghent, Liège, Charleroi dhe Mons.

    E gjithë situata po zhvillohet në hijen e një bllokimi politik prej kohësh. Brukseli ende nuk ka qeveri rajonale, më shumë se një vit pas zgjedhjeve të qershorit 2024. Udhëheqësi lokal i partisë liberale MR të Quintin, David Leisterh, ka paralajmëruar se në rrethana të tilla mund të duhet të thirren zgjedhje të reja, ndërsa presidenti i partisë Georges-Louis Bouchez beson se Brukseli do të përfundojë në mënyrë të pashmangshme nën kontrollin e qeverisë federale.

  • Angazhimi i aktorit të famshëm në ushtrinë gjermane — Intervista ekskluzive me Aleksandër Moisiun në Berlin

    Angazhimi i aktorit të famshëm në ushtrinë gjermane — Intervista ekskluzive me Aleksandër Moisiun në Berlin

    Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Shtator 2025

    “La Tribuna” ka botuar, të dielën e 7 shkurtit 1915, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Aleksandër Moisiun në Berlin rreth angazhimit të tij asokohe në ushtrinë gjermane, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

    Një intervistë me Moisiun, aktor dhe ushtar

    Burimi : La Tribuna, e diel, 7 shkurt 1915, faqe n°3

    Në një nga shumë kafenetë e modës, të cilat, pavarësisht luftës, janë shumë të mbushura me njerëz, një ushtar këmbësorie bisedon me dy të rinj. Sa ushtarë ka rreth nesh që flasin me miqtë e tyre ? Megjithatë, rreth këtij ushtari shumë modest mblidhet gradualisht një rreth i vogël njerëzish ; ushtari flet italisht dhe flet me përsosmëri në formë dhe theks dhe me diçka të përzemërt dhe nostalgjike që duket si jehona e zbehtë e një kënge lagune. Ushtari duket se nuk e vëren kureshtjen që ngjall ; një e re më e guximshme i ofron një kartolinë me fotografi dhe një stilolaps ; ushtari buzëqesh dhe firmos, e reja falenderon dhe biseda italiane vazhdon. Por shpejt ndërpritet ; këtë herë nga dy zotërinj :

    — “Ist es wahr, dass Sie an die Front gehen?” (A është e vërtetë që do të shkoni në front ?)

    — “Ja, morgen oder übermorgen”. (Po, nesër ose pasnesër).

    E reja që nuk u largua, ka një moment emocioni ; përgjigjia e ushtarit përhapet nëpër kafenenë dhe së shpejti një turmë formohet rreth nesh. Pse kaq shumë emocion për këtë ushtar që po largohet ndërkohë që çdo ditë qindra ushtarë nisen për në front, ndërkohë që shumë prej po atyre të rinjve që janë të gëzuar këtë mbrëmje këtu në “Caffè des Westens” do të jenë në rreziqet dhe ashpërsinë e llogoreve brenda një jave ? Sepse ky ushtar është Aleksandër Moisiu, aktori i madh që publiku gjerman idhullon nga Kronprinz-i (Princi trashëgimtar) deri te qytetari më modest ; ai është aktori i madh që pasi luajti në tragjeditë e mëdha ritmike, nuk mundi të dorëzohej për të qenë vetëm spektator i kësaj tragjedie të madhe njerëzore.

    Turma përreth tij tani është e madhe dhe zhurmuese : biseda është e vështirë.

    — Ejani nesër në shtëpinë time, tha Moisiu, të cilin e kam njohur në Itali.

    Ja ku jam në shtëpinë e Moisiut : nga dritarja e hapur në diellin e ndrojtur të Berlinit mund të shohim Spraa-në. Moisiu, i cili ka veshur një uniformë gri lufte, rrëfehet :

    — Ju jeni habitur kur më gjetët një ushtar gjerman ? Kur shpërtheu lufta, kërkova të bashkohesha me ushtrinë gjermane, jo vetëm nga mirënjohja ndaj këtyre njerëzve që kanë qenë gjithmonë shumë dashamirës ndaj artit tim, por nga një konsensus admirimi aktiv për shembullin e admirueshëm të entuziazmit dhe harmonisë kombëtare që gjermanët po i jepnin botës. Kam performuar në Paris, në Londër, në Petersburg, në Bruksel dhe kudo që kam pasur një mirëseardhje shumë dashamirëse ; detyra ime e mirënjohjes si artist shtrihet edhe në kombet e tjera, por duke u regjistruar në ushtrinë gjermane, nuk kam përmbushur një detyrë mirënjohjeje si artist, por një akt të vetëdijshëm pëlqimi. Tregojuni në Itali dhe thuajuni gjithashtu se nuk kam hequr dorë nga dashuria për Italinë për asnjë moment. Unë e dua Italinë, që është atdheu im, por ashtu siç kishte italianë që besonin se po përmbushnin një detyrë duke u bashkuar me ushtrinë franceze, kështu besoja se po përmbushja një detyrë duke u bashkuar me ushtrinë gjermane.

    — Dhe nuk keni hasur ndonjë vështirësi ?

    — Jo, iu drejtova Kronprinz-it (Princit trashëgimtar) që më ka nderuar gjithmonë me dashamirësinë e tij. Kronprinz-i m’u përgjigj me një telegram të përzemërt falënderimi dhe në pesëmbëdhjetë minuta u bëra një këmbësor gjerman. Unë e kam kryer gjithmonë detyrën time si ushtar, duke shkuar çdo ditë në kazermë për të kryer udhëzimet dhe duke mos kërkuar ndonjë trajtim të veçantë. Në të vërtetë, do t’ju them se që kur u bëra ushtar nuk kam recituar më, edhe sepse të gjitha tragjeditë zbehen në krahasim me këtë tragjedi të madhe që trondit Evropën, dhe sepse nuk doja që askush të mendonte as nga larg se doja të përdorja uniformën time të ushtarit për të fituar një favor edhe më të madh me publikun e Berlinit.

    Moisiu flet qetë, thjesht, me emocion ;  zëri i aktorit të madh ka një butësi bindëse, të përtypur. Edhe nga biseda e tij ne mund të shohim fuqinë e artit të tij përfaqësues. Ai më tregon për “Kronprinz-in” :

    — Kronprinz-i (Princi trashëgimtar) e do Italinë ; Unë kam kaluar shumë orë me të në pallatin e tij, vetëm unë me të dhe qenin e tij të besueshëm dhe shpesh flisnim për Italinë, shpesh edhe në italisht. Unë kurrë nuk kam gjetur një person me karakter kaq të thjeshtë si Kronprinz-i ; ai shpesh skuqet kur flet… Dhe ai nuk është në gjendje t’i thotë askujt asgjë më pak se të këndshme. Princesha trashëgimtare është një engjëll ; Unë drekova me të dhe mund t’ju them se ajo e adhuron burrin e saj dhe se është gruaja më e mirë dhe nëna më e dashur.

    Moisiu u takua gjithashtu me Mbretëreshën e Belgjikës dhe ka një kujtim mirënjohës dhe të mirë për të ; është e çuditshme të dëgjosh këtë ushtar gjerman të flasë italisht dhe të këndojë lavdërimet e Mbretëreshës së Belgjikës. Por historia e kësaj ore ka shumë konflikte tragjike ; dhe cilat do të jenë konfliktet e së nesërmes ? Mendja e njeriut humbet duke menduar për to.

    Do të doja që Moisiu të më fliste për artin dhe projektet e tij ; më thotë se, derisa të mbarojë lufta, arti duhet të heshtë ; ai tani ndjen gjithë kotësinë (vanitetin) e asaj që nuk është veprim i drejtpërdrejtë. Vetëm muzika e ngushëllon dhe dehet nga ajo. Vitin e kaluar, më thotë, kishte planifikuar një “tur” për në Itali me Duse-n ;  do të luanim “Fantazmat”. Për gjashtë javë, Moisiu dhe Duse jetuan në Venecia në lodhjen e vazhdueshme të provave ; më pas një vështirësi përtej kontrollit të tyre kaloi rrugën dhe më pas, papritmas, Duse u zhduk.

    “Por projekti — shton Moisiu — nuk ka vdekur, thjesht është pezulluar… Dhe unë do të përfaqësoj edhe veprat e Benellit, e kam premtuar dhe kam ndërmend ta mbaj premtimin.”

    Tashmë biseda është për Italinë, për artin e saj, për shpresat e saj ; duke veshur uniformën e një ushtari gjerman, Moisiu nuk e ka pakësuar dashurinë për tokën e tij të ëmbël të Adriatikut… Aktori i njohur reciton disa vargje veneciane.

    Pastaj papritmas shikon orën e tij :

    — Ora është katër e një çerek, duhet të shkoj në kazermë./ KultPlus.com