Tag: ushtrim

  • Alarm në Fiumicino: Ushtrim antiterrorist shkakton panik mes të shtënave dhe britmave

    Alarm në Fiumicino: Ushtrim antiterrorist shkakton panik mes të shtënave dhe britmave

    Një ushtrim antiterrorizmi dhe mbrojtjeje civile u zhvillua në Terminalin 5 të Aeroportit të Fiumicinos, në Romë, i koordinuar nga Prefektura e Romës dhe forcat e policisë. Aktiviteti kishte për qëllim testimin e gatishmërisë së institucioneve për të përballuar një situatë emergjence dhe për të përmirësuar reagimin ndaj kërcënimeve të mundshme.
    Por kjo shkaktoi panik te udhëtarët e pranishëm.

    Në ushtrim morën pjesë një sërë institucionesh dhe autoritetesh: Aeroporti i Romës, ENAC (Autoriteti Italian i Aviacionit Civil), ENAV (Autoriteti Kombëtar i Aviacionit), Shtabi i Policisë së Romës, Karabinierët, Guardia di Finanza, policia lokale, zjarrfikësit, Autoriteti Portual, Stacioni i Policisë së Fiumicinos, Kryqi i Kuq Italian dhe Ares 118. Ky koordinim kishte për qëllim të simulonte një situatë komplekse me të shtëna, pengmarrje dhe britma, duke testuar koordinimin midis institucioneve të ndryshme.

    Sipas raportimeve të ‘La Repubblica’, ushtrimet u zhvilluan në zonën e Terminalit 5, e cila nuk përdoret për trafikun e pasagjerëve, dhe nuk ndikuan në operacionet normale të aeroportit. Pjesëmarrësit ndoqën skenarin e Planit Kombëtar të Sigurisë, duke vlerësuar reagimin e shpejtë të forcave të sigurisë, koordinimin me zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës, si dhe menaxhimin e situatës nga autoritetet civile.

    Ushtrimi vijoi gjatë gjithë ditës pa ndërprerë fluturimet apo rrezikuar sigurinë e pasagjerëve dhe stafit aeroportual. Aktiviteti synon të forcojë kapacitetet e emergjencës dhe të rrisë gatishmërinë e të gjitha institucioneve të përfshira për situata të mundshme të rrezikshme në të ardhmen.

  • Video/ Panik në aeroportin e Fiumicinos në Romë. Të shtëna me armë, britma dhe pengmarrje, çfarë ndodhi gjatë stërvitjes antiterroriste

    Video/ Panik në aeroportin e Fiumicinos në Romë. Të shtëna me armë, britma dhe pengmarrje, çfarë ndodhi gjatë stërvitjes antiterroriste

    Një ushtrim antiterrorizmi dhe mbrojtjeje civile u zhvillua në Terminalin 5 të Aeroportit të Fiumicino, i koordinuar nga Prefektura e Romës dhe policia.

    Në këtë aktivitet morën pjesë Aeroporti i Romës, ENAC (Autoriteti Italian i Aviacionit Civil), ENAV (Autoriteti Kombëtar i Aviacionit), Shtabi i Policisë së Romës, Karabinierët, Guardia di Finanza, policia, zjarrfikësit, Autoriteti Portual, Stacioni i Policisë së Fiumicino-s, Kryqi i Kuq Italian dhe Ares 118.
    Sipas ‘La Repubblica’, ushtrimet po zhvillohen në zonën e Terminalit 5, e cila nuk është e përdorur për trafikun e pasagjerëve, dhe nuk do të ndikojnë në operacionet normale të aeroportit. Ky ushtrim, pjesë e testimeve periodike të Planit Kombëtar të Sigurisë,  vijojë gjatë gjithë ditës pa ndikuar në rregullsinë e fluturimeve ose sigurinë e pasagjerëve dhe operatorëve.

    Top Channel

  • Të shtëna, britma dhe pengje/ Stërvitja antiterroriste shkakton panik në aeroportin e Fiumicinos

    Të shtëna, britma dhe pengje/ Stërvitja antiterroriste shkakton panik në aeroportin e Fiumicinos

    moment gjate stervitjes

    ITALI- Një ushtrim antiterrorizmi dhe mbrojtjeje civile u zhvillua në Terminalin 5 të Aeroportit të Fiumicino, i koordinuar nga Prefektura e Romës dhe policia.
    Në këtë aktivitet morën pjesë Aeroporti i Romës, ENAC (Autoriteti Italian i Aviacionit Civil), ENAV (Autoriteti Kombëtar i Aviacionit), Shtabi i Policisë së Romës, Karabinierët, Guardia di Finanza, policia, zjarrfikësit, Autoriteti Portual, Stacioni i Policisë së Fiumicino-s, Kryqi i Kuq Italian dhe Ares 118.

    Sipas ‘La Repubblica’, ushtrimet po zhvillohen në zonën e Terminalit 5, e cila nuk është e përdorur për trafikun e pasagjerëve, dhe nuk do të ndikojnë në operacionet normale të aeroportit. Ky ushtrim, pjesë e testimeve periodike të Planit Kombëtar të Sigurisë,  vijojë gjatë gjithë ditës pa ndikuar në rregullsinë e fluturimeve ose sigurinë e pasagjerëve dhe operatorëve.

  • Ekstradohet nga Italia 32-vjeçari i kërkuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë

    Ekstradohet nga Italia 32-vjeçari i kërkuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë

    Një tjetër rast ekstradimi është finalizuar me sukses falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”.
    Nga Italia në Shqipëri është ekstraduar shtetasi E. C., alias E. Gj., 32 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
     

  • I dënuar në Belgjikë për ‘ushtrim prostitucioni’, i konfiskohet hoteli dhe restoranti në Elbasan

    I dënuar në Belgjikë për ‘ushtrim prostitucioni’, i konfiskohet hoteli dhe restoranti në Elbasan

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskua pasuria e shtetasit A.K. i dënuar në Bruksel, Belgjikë për veprën penale ‘Ushtrim prostitucioni’.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.11 të vitit 2020, prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të shtetasit A.K. në zonën kadastrale nr.2559 në Malasej, Cërrik pasi provoi se shtetasi në fjalë nuk justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit A.K. rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë.
    Ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgim si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.
    Hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin A.K. në Belgjikë.

    Top Channel

  • Ndikoi në punësimin e inspektorit në Fier, Prokuroria kërkon 8 muaj burg për Dritan Lleshin

    Ndikoi në punësimin e inspektorit në Fier, Prokuroria kërkon 8 muaj burg për Dritan Lleshin

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur për gjykim Dritan Lleshin, i akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

    Sipas hetimeve, ai ka premtuar punësimin e një kandidati për inspektor mjedisi në Fier, kundrejt pagesës së 400 mijë lekëve, duke përdorur lidhjet familjare me zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

    Prokuroria ka kërkuar dënimin me një vit burg, i cili është propozuar të ulet me 1/3 në tetë muaj. Gjykimi zhvillohet pas transferimit të çështjes nga gjykata e Fierit në Gjykatën e Posaçme në Tiranë.

    Njoftimi i policisë:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka paraqitur konkluzionet përfundimtare para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë në ngarkim të të pandehurit: Dritan Lleshi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal.

    Në bazë të kësaj dispozite, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e tij me një vit burg, por  sipas nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale u propozua ulja e dënimit me 1/3, në 8 (tetë muaj).

    Gjykimi i të pandehurit vjen pas vendimit me nr.717, i datës 14.10.2024, për shpalljen e moskompetencës lëndore të procedimit penal nr.586, të vitit 2020, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier si dhe dërgimin e akteve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

    Nga hetimi gjyqësor rezulton e provuar se shtetasi A.N, i punësuar në një njësi të shitjes së karburantit “Veliaj Petrol”, është paraqitur më datën 8.10.2020 në Drejtorinë Vendore të Policisë, në fshatin Gorre të Lushnjës dhe ka bërë një kallëzim.

    Sipas këtij kallëzimi, në vitin 2019, i pandehuri Dritan Lleshi, i njohur prej tij me emrin Dritan Ndreca, me origjinë nga Puka, ose Laçi, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë i ka premtuar A.M, bashkëshortes së A.N, punësimin e djalit të tyre, E.N si inspektor mjedisi në Fier, kundrejt shumës prej 400.000 lekësh.

    I pandehuri i ka thënë se kishte një vëlla në Tiranë, me emrin P.N, i cili punonte në Ministrinë e Brendshme dhe përmes tij do të ndërhynte që djali i kallëzuesit të fitonte konkursin për inspektor mjedisi në Fier ose Lushnjë. Sipas planit të prezantuar prej të pandehurit Dritan Lleshi, , kjo do të realizohej në muajin qershor të 2019, kohë kur A.N i ka dorëzuar edhe një kapar prej 200.000 lekësh Dritan Lleshit, i cili më pas e shtyu mundësinë për punësim në shtator të të njëjtit vit.

    Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar se i pandehuri Dritan Lleshi, me lidhje familjare me P.N (djali i xhaxhait), ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur procedimin penal 16/2025, në ngarkim të shtetasit A.N për veprën penale : Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1 i Kodit Penal.

  • Kontingjenti i FSK-së merr pjesë në stërvitjen ushtarake në Fort Johnson, SHBA

    Kontingjenti i FSK-së merr pjesë në stërvitjen ushtarake në Fort Johnson, SHBA

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në stërvitjen rotacionale në Qendrën e Gatishmërisë për Luftim, Joint Readiness Training Center (JRTC), në Fort Johnson, Luiziana, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Ajovës, kontingjenti i FSK-së është pjesëmarrës aktiv në këtë ushtrim fushor, i cili synon përgatitjen intensive të njësive ushtarake për operacione komplekse.JRTC, një qendër trajnuese e njohur e ushtrisë amerikane, specializohet në përgatitjen e forcave për misione luftarake dhe sfida taktike. Ajo ofron një ambient stërvitor realist, duke përdorur Forcën Opozitare dhe simulime të avancuara të luftës për të testuar gatishmërinë operative të njësive.Stërvitja fokusohet në operacione të përbashkëta dhe ndërveprime me forca aleate, duke i ndihmuar njësitë të përgatiten për dislokime në zona të ndryshme dhe për sfida taktike të ndryshme.Ky ushtrim forcon edhe më shumë bashkëpunimin dhe partneritetin mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcave amerikane, duke rritur kapacitetet operacionale të FSK-së në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në stërvitjen rotacionale në Qendrën e Gatishmërisë për Luftim, Joint Readiness Training Center (JRTC), në Fort Johnson, Luiziana, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Ajovës, kontingjenti i FSK-së është pjesëmarrës aktiv në këtë ushtrim fushor, i cili synon përgatitjen intensive të njësive ushtarake për operacione komplekse.JRTC, një qendër trajnuese e njohur e ushtrisë amerikane, specializohet në përgatitjen e forcave për misione luftarake dhe sfida taktike. Ajo ofron një ambient stërvitor realist, duke përdorur Forcën Opozitare dhe simulime të avancuara të luftës për të testuar gatishmërinë operative të njësive.Stërvitja fokusohet në operacione të përbashkëta dhe ndërveprime me forca aleate, duke i ndihmuar njësitë të përgatiten për dislokime në zona të ndryshme dhe për sfida taktike të ndryshme.Ky ushtrim forcon edhe më shumë bashkëpunimin dhe partneritetin mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcave amerikane, duke rritur kapacitetet operacionale të FSK-së në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

  • “Defender Europe 2025” nis sot stërvitjen në Kosovë, 25 mijë ushtarë të përfshirë

    “Defender Europe 2025” nis sot stërvitjen në Kosovë, 25 mijë ushtarë të përfshirë

    Këtë të dielë në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe Afrikë. Ky ushtrim ka për qëllim të demonstrojë aftësinë e NATO-s për të mbrojtur kufijtë e saj lindorë dhe për të forcuar gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërmjet aleatëve dhe partnerëve të saj.
    Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesëmarrëse në ushtrimin më të madh ndërkombëtar të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë.
    Ai gjithashtu njoftoi se Kosova është shtet pritës i Shtabit të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikanë, si dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
    Në këtë ushtrim janë të angazhuar 25 mijë ushtarë nga 29 shtete pjesëmarrëse.
    Këto ushtrime zhvillohen në 18 shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Kroacinë, Çekinë, Finlandën, Greqinë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Suedinë.
    Për dy javë, Kosova do të jetë mikpritëse e këtij ushtrimi ushtarak dhe Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga e hëna e deri më 9 qershor do ketë lëvizje të konvojeve nga bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
    “Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në prag të nisjes së këtij ushtrimi, më i madhi ndërkombëtar i drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë.

  • Ja ushtrimi fizik që nuk kërkon pajisje të komplikuar dhe rregullon qëndrimin e trupit

    Ja ushtrimi fizik që nuk kërkon pajisje të komplikuar dhe rregullon qëndrimin e trupit

    Nëse kaloni shumë orë përkulur mbi kompjuter ose telefon, ndjeni lodhje në shpinë apo dëshironi të humbni peshë pa palestër, ka një ushtrim të thjeshtë por jashtëzakonisht efektiv që mund ta bëni në shtëpi: ecja e fermerit.

    Ky ushtrim i njohur në botën e fitnesit dhe të fizioterapisë kërkon pak hapësirë dhe asnjë pajisje të komplikuar, mjaftojnë dy pesha të barabarta, si shtanga dore, shishe uji apo objekte të ngjashme.

    Si funksionon?

    Ecja e fermerit konsiston në ecjen e drejtë për disa metra duke mbajtur peshë në të dyja duart, me trupin të stabilizuar, shpatullat prapa dhe gjoksin lart. Sfida kryesore nuk është vetëm pesha që mbani, por ruajtja e posturës së saktë gjatë gjithë kohës.

    “Është një nga ato ushtrime që duket e thjeshtë derisa ta provosh,”, shpjegon fizioterapistja María Pérez për revistën spanjolle Telva.

    Përfitimet

    Ecja e fermerit aktivizon të gjithë trupin, duke përfshirë muskujt e:

    -vitheve
    -këmbëve
    -parakrahëve
    -shpinës
    -shpatullave

    Por më tepër se kaq, ai forcon edhe sistemin e brendshëm të stabilizimit të trupit, përfshirë dyshemenë pelvike, një zonë shpesh e lënë pas dore në stërvitjet e zakonshme.

    Ky ushtrim ndihmon në:

    1.Përmirësimin e ekuilibrit dhe koordinimit
    2.Parandalimin e dhimbjeve të shpinës dhe shpatullave
    3.Rritjen e forcës funksionale për aktivitete të përditshme

    Si ta bëni në shtëpi?

    Zgjidhni dy pesha të barabarta: shtanga dore, shishe uji ose qese me produkte të ngjashme.
    Qëndroni drejt: shiko përpara, gjoksi lart, shpatullat prapa.
    Ecni për 30 deri në 60 sekonda në vijë të drejtë, me hapa të qëndrueshëm.
    Pushoni dhe përsëriteni 3-4 herë.

    Për të maksimizuar përfitimet, eksperti sugjeron që pesha të jetë sfiduese, por jo aq sa të dëmtojë qëndrimin. Syri.net-Bovary.gr.

  • “BE është lokomotiva”, eksperti i integrimit: Samiti në Tiranë, një ushtrim tjetër për Shqipërinë

    “BE është lokomotiva”, eksperti i integrimit: Samiti në Tiranë, një ushtrim tjetër për Shqipërinë

    I ftuar në “Opinion” në News24, Geron Kamberi, ekspert për integrimin evropian, foli për Samitin e Komunitetit Politik Europian mbajtur në Tiranë, të cilën e quajti një ushtrim të kaluar me sukses.
    Eksperti Kamberi pohoi gjithashtu se BE-ja është lokomotiva e integrimit, sigurisë dhe paqes, jo më kot ka marrë edhe çmimin Nobel për paqe.
    “Samiti në Tiranë, për Shqipërinë ishte një ushtrim tjetër nëse është e aftë të organizojë samite të tilla, qoftë edhe për sigurinë. E pamë të gjithë, duke e thënë jo vetëm ne, që kaloi me sukses. Nuk ishte hera e parë që mblidhen krerë shtetesh.
    Samiti i Komunitetit Politik Europian është më shumë një format dialogu. Për këtë, lokomotiva është BE, që përherë merr iniciativa të tilla, edhe pse në këtë samit marrin pjesë jo vetëm vende të BE, por edhe shtete të tjera, që me demokracinë janë ende të brishta” – u shpreh ndër të tjera Kamberi.