Tag: ushtarëve

  • ‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

    ‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

    Vladimir Putin shprehu besimin e tij se Rusia do të dalë fitimtare nga lufta që i shpalli në shkurt të vitit 2022 Ukrainës, duke folur nëpërmjet një lidhjeje video me gruan e një ushtari rus që lufton në front.

    “Do të doja t’ju kërkoja t’i përcillni urimet e mia më të mira burrit tuaj dhe shokëve të tij. Ne të gjithë u urojmë atyre suksese dhe fitore, dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë”, tha presidenti rus gjatë një eventi për qendrat rinore në Rusi.
    Ndërkohë, dy persona u vranë dhe të paktën 14 u plagosën kur një dron rus u rrëzua në një ndërtesë të lartë apartamentesh në Odessa të Ukrainës, në Detin e Zi, thanë sot autoritetet.
    Sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper, tre fëmijë ishin midis të plagosurve në sulmin e natës, me njërin prej tyre në gjendje kritike për jetën.
    Rusia ka rritur sulmet me dronë dhe raketa në qytetet ukrainase në javët e fundit, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës kanë dështuar.

    Top Channel

  • Ukraina riatdheson trupat e më shumë se 1.200 ushtarëve të vrarë

    Ukraina tha se ka riatdhesuar më shumë se 1.200 trupa të ushtarëve të vrarë gjatë luftës së nisur nga Rusia më shumë se tre vjet më parë. Kthimi i trupave të pajetë u bë në kuadër të një sërë shkëmbimesh të të burgosurve të luftës dhe të të vrarëve që palët kanë realizuar së fundi.

    “Si rezultat i masave të riatdhesimit, trupat e 1.212 mbrojtësve të rënë janë kthyer në Ukrainë”, thuhet në një njoftim të Shtabit Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, më 11 qershor.

    Agjencia përgjegjëse për shkëmbimin e të burgosurve të luftës tha se trupat janë kthyer me ndihmën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

    Kjo agjenci nuk dha detaje të tjera rreth shkëmbimit dhe tha se ende është në proces të identifikimit të trupave të pajetë. Ky shkëmbim është pjesë e një marrëveshjeje me Rusinë, përmes së cilës të burgosurit e luftës janë transportuar me autobusë në të dy anët e kufirit.

    Kryenegociatori i Rusisë në bisedimet e paqes të mbajtura në Stamboll më 2 qershor, ku u arrit marrëveshja për shkëmbime, tha më 11 qershor se Rusia ka pranuar 27 trupa nga Ukraina.

    Marrëveshja synon riatdhesimin e rreth 12.000 trupave të ushtarëve të vrarë gjatë luftës. Edhe pse bisedimet në Stamboll prodhuan një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, ato nuk sollën asnjë përparim drejt përfundimit të konfliktit.

    Kievi ka shprehur gatishmëri për të pranuar propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor. Moska e ka kundërshtuar këtë ide dhe ka deklaruar se disa kushte – të papranueshme për Ukrainën – duhet të plotësohen paraprakisht.

    Më herët gjatë kësaj jave, të dyja palët shkëmbyen të burgosur të luftës nën moshën 25-vjeçare. Ndër të liruarit kishte pjesëtarë të marinës, forcave tokësore, forcave të mbrojtjes territoriale, forcave ajrore, gardës kombëtare, dhe të tjerë./ REL/ 

  • Kremlini: Po bisedojmë me Ukrainën për shkëmbimin e ushtarëve të vdekur

    Kremlini: Po bisedojmë me Ukrainën për shkëmbimin e ushtarëve të vdekur

    Kremlini thotë se është ende në bisedime me Kievin për kthimin e trupave të ushtarëve ukrainas.

    Në një deklaratë të lëshuar sot, Kremlini tha se disa trupa janë ende duke pritur brenda kamionëve frigoriferikë për t’u dorëzuar.
    Më tej në deklaratë theksohet se nuk ka “asnjë kuptim” se sa ushtarë të vdekur rusë do të dorëzohen nga Ukraina.
    Dje, u shkëmbyen grupe ushtarësh ukrainas dhe rusë nën moshën 25 vjeç të plagosur dhe të plagosur rëndë.
    Kjo ishte faza e parë e një dorëzimi të rënë dakord në bisedimet midis Kievit dhe Moskës në Stamboll javën e kaluar.

    Top Channel

  • Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it, Svecla: Arrestuam një tjetër terrorist

    Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it, Svecla: Arrestuam një tjetër terrorist

    Ministri i Brendshëm në detyrë Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar edhe një nga të dyshuarit për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në protestat e 29 majit 2023 në Zveçan.
    “Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cenuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
    Ndër të tjera ai ka theksuar se pret që drejtësia të veprojë pa asnjë kompromis ndaj të arrestuarit.

  • Gjendet edhe trupi i ushtarit të katërt amerikan të zhdukur në Lituani

    Gjendet edhe trupi i ushtarit të katërt amerikan të zhdukur në Lituani

    Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur pranë Pabrades, në Lituani, bëri të ditur Ushtria amerikane përmes një deklarate më 1 prill.
    Operacionet e kërkim-shpëtimit, të mbështetura nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe teknologjia e avancuar, zgjatën për disa ditë pasi një automjet ushtarak me katër ushtarë amerikanë u fundos në një zonë moçalore më 25 mars.
    Trupat e tre ushtarëve amerikanë si dhe automjeti i tyre i blinduar M88A2 Hercules, u gjetën një ditë më parë.
    “Kjo javë ka qenë shkatërruese. Sot, zemrat tona mbajnë peshën e një dhimbjeje të padurueshme me humbjen e ushtarit tonë”, tha gjeneralmajor Christopher Norrie.
    Kërkimet ishin intensifikuar në 24 orët e fundit me mbërritjen e personelit dhe pajisjeve të specializuara. Qentë e shpëtimit dhe dy sisteme të avancuara dronësh, ndihmuan në operacionin e kërkimit.
    Qindra ushtarë të Divizionit të tretë të Këmbësorisë, së bashku me zhytës të Marinës amerikane, Forcat e Armatosura të Lituanisë, inxhinierë polakë, policinë ushtarake të Estonisë, agjenci civile shumëkombëshe dhe ekspertë teknikë nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane morën pjesë në operacionin e kërkimit.
    Emrat e ushtarëve të vdekur nuk janë bërë publikë deri në njoftimin zyrtar të familjarëve.
    Hetimet kanë nisur mbi këtë tragjedi. Autoritetet po shqyrtojnë rrethanat që çuan në incident, përfshirë terrenin, kushtet atmosferike dhe gjendjen e automjetit.
    Zhdukja e automjetit dhe e ushtarëve nxiti një operacion të gjerë ndërkombëtar shpëtimi, dhe gjeneralmajor Curtis Taylor, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në këtë operacion.
    “Nuk mund t’i falënderojmë aq sa duhet aleatët dhe kolegët tanë, veçanërisht lituanezët, të cilët nuk kursyen asnjë burim për të mbështetur këtë mision”, tha ai. “Së bashku, e mbajtëm premtimin për të mos lënë kurrë pas një ushtar të rënë”.
    Lituania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është mikpritës i më shumë se 1.000 trupa amerikane që janë të stacionuar në këtë shtet baltik në baza rotative./REL

  • Gjendet trupi i ushtarit amerikan të zhdukur në Lituani

    Gjendet trupi i ushtarit amerikan të zhdukur në Lituani

  • Ishin shpallur të humbur nga 25 marsi, gjenden trupat e tre ushtarëve amerikanë që ishin me mision në Lituani

    Ishin shpallur të humbur nga 25 marsi, gjenden trupat e tre ushtarëve amerikanë që ishin me mision në Lituani

    Ushtria tha se trupat e tre prej katër ushtarëve amerikanë që u raportuan të zhdukur pasi automjeti i tyre u zhyt në një moçal në Lituani javën e kaluar janë gjetur.

    “Ushtarët që kemi humbur në këtë tragjedi nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin pjesë e familjes sonë. Zemrat tona janë të rënduara nga një pikëllim që jehon në të gjithë Divizionin Marne”, tha në një deklaratë gjeneralmajori, Christopher Norrie, gjeneral komandues i Divizionit të 3-të të Këmbësorisë.
    “Ne jemi në pikëllim me familjet dhe të dashurit e këtyre ushtarëve të të jashtëzakonshëm gjatë kësaj kohe të vështirë. Por kërkimi nuk ka përfunduar derisa të gjithë të jenë në shtëpi. Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen tonë për ata që punojnë gjatë gjithë kohës gjatë këtyre përpjekjeve të gjera kërkimi dhe rimëkëmbjeje dhe angazhimin tuaj të palëkundur për të mos pushuar derisa të gjenden të gjithë”, tha Norrie.
    Operacionet e kërkimit dhe rikuperimit vazhdojnë për të gjetur ushtarin e katërt, thuhet në deklaratë.
    Katër ushtarët u caktuan në Brigadën e Parë të Blinduar, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë nga Fort Stewart, Gjeorgji. Identiteti i tyre po mbahet konfidencial deri në njoftimin e familjarëve.
    Ushtarët dhe automjeti, janë zhdukur që në mëngjesin e 25 marsit, kur ata po kryenin një mision trajnimi mirëmbajtjeje, duke rikuperuar një tjetër automjet amerikan në një zonë stërvitore në Lituani. Mjeti u gjet mëngjesin e 26 marsit; Forcat ushtarake të SHBA-së dhe partnerëve të saj kanë punuar gjatë gjithë kohës për të nxjerrë automjetin prej gati 70 tonësh nga këneta.
    Operacioni e rikuperimit përfshinte “burime të jashtëzakonshme nga Lituania”, si dhe “qindra pjesëtarë të shërbimit nga Ushtria e SHBA, Marina e SHBA, Forcat e Armatosura të Lituanisë dhe Forcat e Armatosura Polake, së bashku me elementë të tjerë nga qeveria lituaneze dhe agjencitë civile”.

    Top Channel

  • Ishin shpallur të humbur nga 25 marsi, gjenden trupat e tre ushtarëve amerikan që ishin me mision në Lituani

    Ishin shpallur të humbur nga 25 marsi, gjenden trupat e tre ushtarëve amerikan që ishin me mision në Lituani