Tag: ushtarake

  • Rusia i kërkon Vuçiçit t’i shpjegojë deklaratat për shitjen e municionit

    Rusia i kërkon Vuçiçit t’i shpjegojë deklaratat për shitjen e municionit

    Rusia i ka kërkuar të premten Beogradit sqarime në lidhje me deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në Moskë se ai mund të përfundojnë në Ukrainë.
    Në një intervistë rishtazi për revistën gjermane Cicero, Vuçiq u citua të ketë thënë se Serbia ishte e gatshme t’u shiste municion partnerëve evropianë, edhe nëse armët do të përfundonin në Ukrainë.
    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha në konferencën e rregullt për media se Serbia e ka siguruar disa herë Rusinë se municioni i saj nuk do të përfundojë në duart e Ukrainës.

    “Prandaj komentet e Vuçiqit kërkojnë një shpjegim zyrtar nga Beogradi”, tha Zakharova të premten në Moskë.
    “Blerësit le të bëjnë me mallin çfarë të duan”, kishte thënë Vuçiq në intervistën për Cicero më 30 tetor.
    Të premten, sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq, tha se Serbia nuk furnizon me armatim dhe pajisje ushtarake palët që janë në luftë askund në botë.
    Duke iu përgjigjur Moskës, ajo theksoi se Beogradi respekton rreptësishtë rregullat dhe normat ndërkombëtare dhe ato të Kombeve të Bashkuara.
    Ajo shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme është e habitur nga komentet e Zakharovës lidhur me këtë çështje.
    “Dëshirojmë të theksojmë se Serbia është shtet sovran dhe i pavarur, i cili vendimet i merr vetëm në përputhje me interesat e veta kombëtare. Nga përfaqësuesit e vendeve mike presim respektimin e këtij fakti”, deklaroi Jovanoviq.
    Ajo kujtoi gjithashtu se Serbia është i vetmi vend në Evropë jashtë Komunitetit të Shteteve të Pavarura – një organizatë që përfshin disa shtete ish-sovjetike – që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
    “Vlen të kujtohet se vendi ynë nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në procesin e anëtarësimit në BE që nga dhjetori 2021, edhe pse ka mundur ta bëjë këtë. Është mjaft domethënëse, dhe sigurisht jo rastësi, që kjo datë përkon me fillimin e luftës në Ukrainë”, përfundoi Jovanoviq, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë ta udhëheqë politikën e saj sipas interesave të veta.
    Gazeta Ukrainska Pravda, pas intervistës së Vuçiqit për Cicero, raportoi se depot e municionit në Serbi janë të mbushura, veçanërisht me granata mortajash.
    “Serbia është e gatshme t’u ofrojë miqve në Evropë gjithçka që ka dhe kjo është një kontribut i jashtëzakonshëm për sigurinë evropiane”, tha Vuçiq sipas Ciceros.
    Ai shtoi se Serbia është plotësisht e përgatitur të bashkëpunojë me BE-në në çështjet ushtarake dhe se pret përgjigjet nga vendet evropiane për propozimin e saj.
    Pas këtyre deklarimeve reagoi edhe Dmitri Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili tha se Rusia e kupton “presionin e jashtëzakonshëm” që po ushtrohet ndaj Serbisë dhe çështjen e eksportit të armëve serbe e përshkroi si “çështje aspak të thjeshtë”.
    Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR) kishte deklaruar në qershor se kompanitë serbe kanë rritur furnizimet indirekte të armëve për Ukrainën përmes vendeve të BE-së, si Çekia dhe Bullgaria.
    Në të njëjtën kohë, Beogradi njoftoi se kishte pezulluar eksportin e municionit, armatimit dhe pajisjeve ushtarake të prodhuara në Serbi, pas kritikave nga Moska dhe gjatë konfliktit izraelito-iranian.
    Vuçiq deklaroi më 23 qershor se municioni, deri në njoftimin e radhës, do t’u shpërndahej vetëm njësive ushtarake brenda vendit dhe konfirmoi gjithashtu se Serbia i kishte shitur municion Izraelit pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.
    Ministria e Mbrojtjes së Serbisë dhe Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, të dërguara më 6 nëntor, nëse që nga 23 qershori e deri më sot janë eksportuar armë ose pajisje ushtarake nga Serbia.
    Beogradi ka mohuar vazhdimisht se Serbia eksporton drejtpërdrejt armatim në Ukrainë ose Rusi, dhe ka deklaruar se nuk mund të ndikojë nëse armët serbe, pasi shiten në vende të treta, përfundojnë në frontin ukrainas.
    Nuk dihet saktësisht se sa eksporton Serbia, pasi raportet e Ministrisë së Tregtisë nuk janë publikuar prej vitesh. Raporti i fundit i tillë, sipas kërkimit të portaleve zyrtare, është publikuar për vitin 2022.
    Në atë dokument thuhet se gjatë periudhës 2005–2022, vlera totale e licencave të realizuara për eksport të mallrave me përdorim të dyfishtë ka qenë 77.97 milionë dollarë./rel

  • 400 mijë polakë pritet të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake vullnetare

    400 mijë polakë pritet të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake vullnetare

    Ministri polak i Mbrojtjes, Wladysław Kosiniak-Kamysz, njoftoi se deri në 400 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në një program të ri të stërvitjes vullnetare ushtarake vitin e ardhshëm.
    Qeveria polake njoftoi në një konferencë për shtyp se programi i ri i stërvitjes ushtarake i quajtur “Gatishmëri” do të nisë këtë muaj, me versionin pilot që fillon më 22 nëntor.
    Në këtë fazë, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të regjistrohen për kurse mbi sigurinë bazë, mbijetesën, ndihmën e shpejtë dhe sigurinë kibernetike.

    Programi i plotë, u lejon qytetarëve të mësojnë se si të përgjigjen në situata krize dhe do të fillojë që nga viti i ardhshëm.
    “Gjatë gjashtë muajve të fundit, ne kemi punuar shumë intensivisht në një projekt të jashtëzakonshëm, programin më të madh të stërvitjes universale vullnetare të mbrojtjes në historinë polake”, tha Kosiniak-Kamysz.

  • Dronët në Belgjikë, ndërhyn NATO: Tani do merren me ne

    Dronët në Belgjikë, ndërhyn NATO: Tani do merren me ne

    NATO-ja ka premtuar të ndihmojë Belgjikën e përballur me shkelje të hapësirës së saj ajrore nga dronë që shkaktuan pështjellim në aeroportin e Brukselit, pasi kishin kaluar mbi disa baza ushtarake.

    Sekretari i Përgjithshëm i aleancës i diskutoi incidentet me ministrin belg të mbrojtjes, Theo Francken, dhe premtoi ndihmën e NATO-s. Takimi erdhi pasi tre aeroportet e Belgjikës në Bruksel, Liezh dhe Charleroi, u mbyllën për rreth dy orë në mbrëmjen e 4 nëntorit, pasi mjete ajrore pa pilot u vunë re mbi hapësirën e tyre ajrore.
    “Sekretari i përgjithshëm i NATO-s foli me Ministrin belg të Mbrojtjes i cili dha një përditësim mbi pamjet e fundit të dronëve në Belgjikë. Aleatët po ofrojnë mbështetje të mirëpritur për t’iu përgjigjur sfidës”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej aleancës.
    Sipas Francken, dronë të paidentifikuar u panë mbi bazën ajrore Florennes, ku janë të stacionuar avionët luftarakë F-35 të SHBA-së të dorëzuar së fundmi, dhe Kleine Brogel, e cila ruan armë bërthamore taktike amerikane.
    Sot ndërkohë, kanë dalë raportime të reja për dronë mbi baza ushtarake. Këshilli i Sigurisë kombëtare i Belgjikës do të mbajë një takim urgjent, pasi pamjet e dronëve në aeroporte shkaktuan kaos për udhëtarët dhe ngjallën shqetësime për sigurinë.

    Top Channel

  • Shfaqja e dronëve në aeroporte dhe baza ushtarake, Belgjika mban takim urgjent sigurie

    Shfaqja e dronëve në aeroporte dhe baza ushtarake, Belgjika mban takim urgjent sigurie

    Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Belgjikës do të mblidhet urgjentisht këtë të enjte, pas një serie incidentesh me dronë që shkaktuan kaos në aeroportet belge dhe ngritën shqetësime serioze për sigurinë kombëtare.
    Të martën në mbrëmje, aeroporti ndërkombëtar i Brukselit, më i ngarkuari në vend, u detyrua të ndalonte për disa orë nisjet dhe mbërritjet, duke çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe vonesa të gjata. Një situatë e ngjashme u shënua edhe në aeroportin e Liège, një qendër e rëndësishme për transportin e mallrave, ku u raportuan anulime dhe devijime fluturimesh.
    Ndërkohë, në qytetin flamand të Diest, policia dhe ushtria raportuan se kishin parë katër dronë që fluturonin mbi bazën ajrore ushtarake Schaffen. Incidenti erdhi vetëm pak ditë pas pamjeve të tjera të dronëve të pashpjeguar mbi disa baza ushtarake, përfshirë Kleine-Brogel, bazë që strehon avionë luftarakë F-16 dhe mendohet se ruan armë bërthamore amerikane.
    Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, tha në një seancë parlamentare se incidentet “duken të koordinuara për të nxitur trazira”, duke përfshirë përdorimin e dronëve të mëdhenj që fluturonin në formacione.
    “Kjo është në përputhje me teknikat hibride të vërejtura në vende të tjera. Nuk bëhet fjalë për dikë që thjesht fluturon një dron për argëtim mbi një aeroport apo bazë ushtarake,” tha ai.
    Një burim i cituar nga agjencia Belga tha se shërbimet e sigurisë “kanë pak dyshime” se pas incidenteve qëndron një aktor shtetëror, “me shumë gjasë Rusia”. Kjo hipotezë pritet të diskutohet gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të enjten, raportoi Le Soir.
    Ngjarjet vijnë në një moment tensionesh të rritura midis Brukselit dhe Moskës. Belgjika është përballur me presion nga partnerët e BE-së për të lejuar përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar ndihmën ndaj Ukrainës.
    Javën e kaluar, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev e quajti Francken “budalla”, pas një interviste ku ministri belg kishte deklaruar se një sulm bërthamor rus ndaj Brukselit “do të çonte në rrafshimin e Moskës nga NATO”.
    Belgjika gjithashtu është kritikuar nga disa vende të BE-së për bllokimin e një plani për t’i dhënë Ukrainës një hua prej 140 miliardë eurosh, të bazuar në asetet e ngrira ruse të mbajtura në Bruksel.
    Aeroporti i Brukselit njoftoi se rreth 95 fluturime u anuluan të mërkurën, ndërsa 400 deri në 500 pasagjerë kaluan natën në terminal për shkak të vonesave. Zyrtarët paralajmëruan se ndërprerjet mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, për shkak të zhvendosjes së avionëve në aeroporte të tjera.

  • “Rusia nuk do të hyjë në luftë për Venezuelën”/ Tensionet me SHBA, a mund ta ndihmojë Moska, Maduron?

    “Rusia nuk do të hyjë në luftë për Venezuelën”/ Tensionet me SHBA, a mund ta ndihmojë Moska, Maduron?

    Mund të ndodhë sërish…
    Më 2019, Shtetet e Bashkuara mbështetën një udhëheqës opozitar që synonte ta rrëzonte Nicolas Maduron e Venezuelës. Rusia e kundërshtoi këtë përpjekje, duke ofruar ndihmë diplomatike dhe një dozë të vogël të mbështetjes ushtarake për një qeveri që mund të jetë partnerja më e rëndësishme e Moskës në Amerikën Latine.
    Maduro i mbijetoi krizës kur thirrja e Juan Guaidos për kryengritje ushtarake dështoi si dhe përpjekja e tij për të marrë pushtetin nuk pati sukses – lehtësim i madh për Rusinë dhe një goditje për SHBA-ve, që e konsideron Maduron udhëheqës të jashtëligjshëm. Gjatë mandatit të parë si president i SHBA-ve, Donald Trump, e njohu Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës në janar të vitit 2019.
    Përderisa rrethanat sot janë shumë të ndryshme, SHBA-të sërish po rrisin presionin ndaj Maduros.
    Ajo ka dislokuar një prani të madhe ushtarake në Karaibe, ku tani po dërgon një aeroplanmbajtës – aeroplanmbajtësin USS Gerald R Ford, që gjerësisht njihet si luftanija më e madhe në botë – dhe ka kryer një sërë sulmesh ajrore ndaj anijeve që dyshon se po trafikojnë drogë, duke vrarë dhjetëra persona.
    Zyrtarët amerikanë kanë përmendur një akt-akuzë të vitit 2020 kundër Maduros për krime që lidhen me drogën, teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka quajtur atë “të arratisur nga drejtësia amerikane”.
    Në gusht, SHBA-të dyfishoi shpërblimin për këdo që jep informacione për kapjen e tij, duke bërë që shuma të arrijë në 50 milionë dollarë.
    Në një intervistë të transmetuar në CBS më 2 nëntor, Trump e minimizoi shqetësimin se SHBA-të do të hyjnë në luftë me Venezuelën, por kur u pyet nëse ditët e Maduros ishin të numëruara, ai tha:
    Mendoj se po!
    Raportohet se Maduro po kthehet sërish nga Rusia për mbështetje, por analistët thonë se nëse Uashingtoni bën përpjekje për ta rrëzuar atë, levat e Moskës për ta parandaluar një gjë të tillë janë të kufizuara.
    “Thënë troç, Rusia nuk mund të bëjë shumë nëse SHBA-të janë të vendosura që të rrëzojnë Maduron, përtej lëvizjeve diplomatike”, tha Mark Galeotti, autor, analist për Rusinë dhe profesor nderi në Shkollën për Studime Sllave dhe të Evropës Lindore në Universitetin College të Londrës.
    Lufta e Rusisë kundër Ukrainës “e përjashton dislokimin e trupave ruse në Venezuelë në rast të një ndërhyrjeje nga SHBA-ja”, tha Alexandra Sitenko, analiste politike me seli në Berlin.
    “Megjithatë, s’mund të përjashtohet mbështetja e kufizuar: Rusia mund të transferojë armë, sisteme të mbrojtjes ajrore ose të ofrojë ndihmë në fushën e inteligjencës”.
    “Rusia nuk do të hyjë në luftë për Venezuelën”
    Në një artikull të publikuar më 31 tetor, The Washington Post tha se dokumentet që kishte siguruar tregonin një letër që Maduro i kishte shkruar presidentit rus, Vladimir Putin, duke kërkuar nga Moska që të forcojë mbrojtjen ajrore të Venezuelës përmes dislokimit të avionëve luftarakë të blerë më parë, Sukhoi, duke ndihmuar në riparimin e motorëve dhe radarëve dhe blerjen e raketave si dhe duke ofruar mbështetje logjistike.
    Sipas The Washington Post, letra do të duhej t’i dorëzohej Putinit nga ministri i Transportit i Venezuelës, i cili qëndroi në Moskë në mes të tetorit. Sipas kësaj media, Maduro po ashtu po kërkonte mbështetje edhe nga Kina dhe Irani.
    Është e paqartë nëse letra është dërguar në Kremlin. As zyrtarët në Venezuelë, e as ata në Rusi, nuk kanë komentuar për këtë raportim dhe nuk kanë dhënë asnjë deklaratë publike lidhur me ndonjë mbështetje të re specifike ndaj Qeverisë së Maduros.
    Megjithatë, një aeroplan i madh rus i transportit, i llojit Il-76, arriti në Karakas në fund të tetorit pasi bëri një udhëtim me disa ndalesa, sipas Web-faqes që gjurmon fluturimet, FlightData24. Është e paqartë se çfarë po transportonte ky aeroplan.
    Burimet ruse sugjeruan se mund të ketë dërguar sisteme të mbrojtjes ajrore, sikurse Pantsir-S1, tha Sitenko për Radion Evropa e Lirë.
    “Kjo do ishte në përputhje me vendimin e Moskës për ta ratifikuar me urgjencë një marrëveshje të re partneriteti me Venezuelën, që përfshin dispozita për bashkëpunim ushtarak-teknik për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të ofruar siguri për të dyja vendet”, tha ajo.
    “Por, Rusia nuk do të hyjë në luftë për Venezuelën”, theksoi Sitenko.
    “Gati për të reaguar”
    Më 1 nëntor, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Moska dënon “përdorimin e forcës së tepërt ushtarake në kryerjen e veprimeve në operacionet kundër drogës” dhe “konfirmojmë mbështetjen tonë për udhëheqjen venezuelase në mbrojtjen e sovranitetit të saj kombëtar”.
    Dy ditë më herët, Zakharova deklaroi se Rusia “është në kontakt me partnerët tanë” dhe “është gati për të vazhdojë të reagojë në mënyrë të duhur ndaj kërkesave të tyre, duke marrë parasysh kërcënimet ekzistuese dhe potenciale”.
    Putin dhe Maduro përmbyllën marrëveshjen e partneritetit strategjik me Moskën në maj, dhe ajo hyri në fuqi kur Putin e nënshkroi ligjin e ratifikimit që u miratua me nguti në Parlament në fund të muajit të kaluar.
    Por, pakte të tilla janë një kornizë ligjore dhe kanë pak detaje specifike.
    Ekspertët thonë se shumica e operacioneve ushtarake të Rusisë në Hemisferën Perëndimore gjerësisht kanë qenë sa për sy e faqe dhe kanë shërbyer si një kujtesë për Perëndimin se forcat e Moskës janë në gjendje të veprojë më larg se sa mundnin kur shteti kishte burime të kufizuara pas kolapsimit të Bashkimit Sovjetik më 1991.
    Në vitin 2018, dy bombardues bërthamorë strategjikë rusë ateruan në një aeroport ushtarak në periferi të Karakasit. Në korrik të vitit 2024, dy anije të marinës ruse u ankoruan në Venezuelë para zgjedhjeve që zgjatën sundimin e Maduros dhe që u cilësuan si farsë nga SHBA-të.
    Gjatë përpjekjes për ta rrëzuar Maduron nga pushteti më 2019, Moska e pranoi se kishte personel ushtarak në terren, pasi disa fotografi treguan afër 100 ushtarë rusë duke dalë nga dy aeroplanë ushtarakë.
    Kufizimet
    Në një raport të publikuar nga Instituti Kennan i Qendrës Wilson më 2020, me seli në SHBA, analisti Vladimir Rouvinski shkroi se “prania e parë e vazhdueshme e personelit ushtarak rus në Hemisferën Perëndimore” që nga tërheqja nga Kuba në fillim të viteve ’90 ishte “një shfaqje e qartë e vendosmërisë së Kremlinit për ta mbajtur Venezuelën brenda orbitës së Rusisë”.
    “Shumë veprime të tjera të sponsorizuara ose të lehtësuara nga Rusia ndihmuan që Maduro të mbante pushtetin”, përfshirë bllokimin që Moska i bëri një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mbështetur nga SHBA-ja, shkroi Rouvinski. Por, në të njëjtën kohë, “kriza në Venezuelë vuri në pah shumë kufizime të politikës ruse”, siç është “mungesa e … burimeve financiare për të mbështetur politikën e saj në Amerikën Latine”.
    Në vitin 2019, tha Sitenko, “faktori vendimtar për mbijetesën e Maduros nuk ishte ndihma ushtarake relativisht e kufizuar e Moskës, por refuzimi i forcave të armatosura venezuelase për të dalë në krahun e opozitës”.
    Sot, burimet financiare dhe ushtarake të Moskës janë më të tkurrura sesa më 2019: Atëherë ishte tre vjet para se Putini të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, duke angazhuar shumicën e personelit dhe burimeve ushtarake për një luftë të kushtueshme, që fundi s’po i duket, dhe duke nxitur një valë sanksionesh ekonomike nga Perëndimi.
    Edhe sikur Rusia të mos ishte e përfshirë në luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945, distanca e saj me Venezuelën do të përbënte kufizime të rëndësishme për një mbështetje të madhe, nëse do të ishte e nevojshme.
    “Mendoj se nëse SHBA-të janë serioze lidhur me ndryshimin e regjimit në Venezuelë përmes forcës, Rusia ka pak gjasa që të mund ta ndihmojë në ndonjë mënyrë”, tha për Radion Evropa e Lirë Oleg Ignatov, analist i lartë për Rusinë në Grupin e Krizave. “Kjo ka qenë e pamundur si para ashtu edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Gjeografia dhe logjistika janë faktorë kyç në këtë situatë”.
    Trump ka dërguar mesazhe të përziera lidhur me atë nëse SHBA-ja po shqyrton sulme ndaj caqeve të lidhura me drogën brenda Venezuelës. “Toka do të jetë hapi i radhës”, tha ai më 23 tetor, duke komentuar sulmet ndaj anijeve.
    Por, më 31 tetor, kur u pyet nëse ishin të vërteta raportet mediatike se ai po shqyrtonte sulmet brenda Venezuelës, presidenti amerikan u përgjigj: “Jo”.
    Rrëzimi i Maduros do të ishte një goditje e rëndë për Moskën, duke e privuar atë nga një prani kyç në Amerikën Latine dhe do të ishte e ngjashme me rrëzimin e Bashar al-Assadit në Siri në dhjetor të vitit 2024, gjë që e dobësoi ndikimin e Kremlinit në Lindjen e Mesme.
    Përveç statusit të Maduros si aleat në konfrontimin gjeopolitik të Moskës me Uashingtonin dhe Perëndimin, Rusia ka investuar shumë në prodhimin e naftës në Venezuelë, e cila i ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, megjithëse sanksionet amerikane bëjnë që të dyja shtetet të synojnë të shesin naftën te disa nga blerësit e njëjtë, sikurse është Kina.
    Llogaritjet gjeopolitike
    Me luftën kundër Ukrainës që ka bërë që Moska të përqendrohet të blejë armë për vete, Karakasi në të kaluarën ka qenë një blerës i madh i armëve ruse. Në mes të rritjes së pranisë amerikane në rajon, Maduro tha më 22 tetor se Venezuela ka 5.000 raketa Igla-S, të prodhimit rus, “në pozita kyç të mbrojtjes ajrore”.
    Pavarësisht lidhjeve të ngushta mes dy shteteve, Moska mund ta shohë rritjen e presionit amerikan ndaj Venezuelës si një zhvillim që e largon vëmendjen e Washingtonit nga Ukraina, duke e ulur mundësinë për rritje të presionit ndaj Moskës për t’i dhënë fund pushtimit.
    Kremlini i Putinit mund të shohë një anë pozitive në largimin e Maduros, nëse SHBA-të do ta detyronte atë që të largohej nga pushteti.
    “Në një mënyrë perverse.. Moska do të përfitonte nga një operacion i tillë, pasi do të forconte pretendimin e saj se është Perëndimi, dhe jo Rusia, armiku i Jugut Global: arrogant, i dhunshëm dhe imperialist”, tha Galeotti në përgjigjet me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.
    “Tek e fundit, Rusia është ende në gjendje të gjejë aleatë dhe klientë në Jugun Global, qoftë për arsye të bindjeve të tyre, por më shpesh për arsye pragmatike, dhe gjithmonë e shfrytëzon aventurizmin perëndimor për të përforcuar pretendimin e saj se rendi liberal global është thjesht një mashtrim për ta nënshtruar botën në shërbim të interesave perëndimore”, tha ai. /REL

  • Trupa të huaja ushtarake në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

    Trupa të huaja ushtarake në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

    Trupa të huaja dhe një administratë e udhëhequr nga SHBA-ja me një mandat prej të paktën dy vitesh, nga janari 2026 deri në dhjetor 2027. Ky është plani amerikan për Rripin e Gazës. Shtetet e Bashkuara u kanë paraqitur disa anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projektrezolutë që detajon strukturën e mundshme ushtarake dhe politike të Gazës në të ardhmen. Në krye të piramidës është Bordi i Paqes, një këshill paqeje i kryesuar nga amerikanët që do të funksiononte në mënyrë efektive si një qeveri, ndërsa vepronte nga jashtë. Do të kishte personalitet juridik ndërkombëtar dhe fuqinë për të “përcaktuar kornizën dhe për të koordinuar fondet e rindërtimit derisa Autoriteti Palestinez të ketë përfunduar në mënyrë të kënaqshme programin e tij të reformës” që është “i pranueshëm” për Këshillin. Nën dhe në varësi të Bordit të Paqes, do të kishte një administratë ekspertësh palestinezë, apolitike, por të tërhequr nga Rripi, siç kërkohet nga Hamasi dhe fraksione të tjera, “të cilët do të jenë përgjegjës për operacionet e përditshme të shërbimit civil dhe administratës së Gazës”.
    Aspekti i tretë dhe thelbësor i planit është Forca e Stabilizimit të Gazës (ISF), e cila jo vetëm që duhet të ruajë kufijtë, por edhe të veprojë brenda Rripit së bashku me një forcë policore palestineze të rigjallëruar për të çarmatosur Hamasin dhe për të demilitarizuar enklavën. Forca e Stabilizimit “do të bashkëpunojë me Izraelin dhe Egjiptin”, së bashku me “forcat policore palestineze të trajnuara dhe të verifikuara rishtazi, për të ndihmuar në sigurimin e sigurisë së zonave kufitare”, por gjithashtu do të ngarkohet me “sigurimin e procesit të demilitarizimit të Rripit të Gazës, duke përfshirë shkatërrimin dhe parandalimin e rindërtimit të infrastrukturës ushtarake, terroriste dhe ofensive, si dhe heqjen e përhershme të armëve të mbajtura nga grupet e armatosura jo-shtetërore”.
    Kjo rrezikon të jetë pika më e madhe e fërkimit me shtetet arabe, shumë prej të cilave, duke filluar me Jordaninë, e kanë bërë të qartë tashmë se nuk kanë ndërmend të dërgojnë trupa në terren për qëllime të zbatimit të paqes, domethënë, për të luftuar kundër milicive të armatosura. Turqia, e cila priti një samit të vendeve arabe dhe myslimane të hënën, është ofruar të dërgojë trupat e saj, por po kërkon një orar të qartë për tërheqjen e Izraelit nga i gjithë Rripi i Gazës. Megjithatë, Izraeli kundërshton përfshirjen e Ankarasë. Ushtria, sipas draftit të SHBA-së, do të duhet të “mbrojë civilët, duke përfshirë operacionet humanitare, të trajnojë dhe të ofrojë mbështetje për forcat policore të kontrolluara nga palestinezët dhe të koordinohet me shtetet e interesuara për të siguruar korridore humanitare”, të cilat do të menaxhohen nga Kombet e Bashkuara, Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe.

  • U mbyll pas pranisë së dronëve, Aeroporti i Brukselit pritet të rihapet sot

    U mbyll pas pranisë së dronëve, Aeroporti i Brukselit pritet të rihapet sot

    Aeroporti kryesor i kryeqytetit të Belgjikës pritet të  rifillojë punën të mërkurën, pasi ndaloi rreth 80 fluturime për shkak të dyshimeve për praninë e dronëve, tha një zëdhënëse.
    Rreth 400-500 udhëtarë u detyruan ta kalonin natën në aeroportin Zaventem për shkak të pranisë së dronëve, tha për AFP-në zëdhënësja e aeroportit të Brukselit, Ariane Goossens.
    “Situata do të kthehet në normalitet gjatë ditës” me rifillimin e fluturimeve, shtoi ajo.

    Të martën në mbrëmje, trafiku ajror u pezullua gjithashtu për arsye sigurie në aeroportin e dytë më të madh në Sharleua, njoftuan operatorët atje.
    Skeyes, kompania përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror në Belgjikë, ndaloi fluturimet dy herë të martën në mbrëmje, rreth orës 20:00 dhe sërish rreth orës 22:00, pasi dronë të dyshuar u panë pranë aeroportit të Bruksel-Zaventem dhe atij të Liezhit.
    Ndërprerjet e fluturimeve vijnë pas një sërë incidentesh misterioze me dronë që kanë shënjestruar aeroporte dhe zona të ndjeshme ushtarake në disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Danimarkën.
    Dyshimet janë përqendruar mbi përfshirjen e mundshme ruse në rritjen e aktivitetit të dronëve në Evropë, në një kohë kur tensionet mbeten të larta ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon në vitin e saj të katërt.
    Gjatë fundjavës, autoritetet belge raportuan aktivitet dronësh mbi bazën ushtarake Kleine-Brogel, ku besohet se ruhen një numër armësh bërthamore amerikane.
    Inteligjenca ushtarake belge tha se po zhvillon një hetim për praninë e këtyre dronëve.
    Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, të hënën nuk e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë, por tha se duket të jetë një operacion i koordinuar i kryer nga “profesionistë”.
    “Ata po përpiqen të përhapin panik në Belgjikë. Ky është destabilizim”, tha Francken për mediat lokale.

  • Trump propozon krijimin e një forcë ushtarake ndërkombëtare në Gaza, qëllimi çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i vendit

    Trump propozon krijimin e një forcë ushtarake ndërkombëtare në Gaza, qëllimi çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i vendit

    Propozimi i administratës Trump për të krijuar një forcë ushtarake ndërkombëtare në Gaza ka shkaktuar trazira, pasi planifikon të dërgojë një forcë ndërkombëtare sigurie në rajon për dy vjet, sipas Axios.
    Sipas një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e ashtuquajtura Forcë Ndërkombëtare e Stabilizimit (ISF) do të merrte nën kontroll kufijtë e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, do të garantonte sigurinë e civilëve dhe zonave humanitare dhe do të trajnonte oficerë të rinj policie palestinezë.
    ISF kërkon gjithashtu çarmatimin e Hamasit. Drafti deklaron se Forcat e Sigurisë Islamike (ISF) do të stabilizojnë mjedisin e sigurisë në Gaza duke demilitarizuar Rripin e Gazës, duke shkatërruar infrastrukturën ushtarake dhe duke çmontuar armët nga grupet e armatosura jo-shtetërore.

    Propozimi gjithashtu kërkon që forca të kryejë “detyra shtesë”, në bashkëpunim të ngushtë me Izraelin dhe Egjiptin, në mënyrë që të mbështesë marrëveshjen e Gazës.
    Komuniteti ndërkombëtar po pret të shohë se si do të zhvillohet propozimi, duke pasur parasysh parametrat politikë dhe gjeopolitikë të rajonit.

    🚨🚨🚨SCOOP: READ HERE THE FULL TEXT OF THE DRAFT SECURITY COUNCIL RESOLUTION ON THE GAZA INTERNATIONAL FORCE:
    The Security Council,
    Welcoming the Comprehensive Plan to End the Gaza Conflict of 29 September 2025 (“Comprehensive Plan”), and applauding the states that have… https://t.co/yG5VPWkhNW
    — Barak Ravid (@BarakRavid) November 4, 2025

    Në të njëjtën kohë, rezoluta i referohet krijimit të Këshillit të Paqes të propozuar nga Presidenti Trump, i cili do të ketë rolin e një “qeverie kalimtare” me personalitet juridik ndërkombëtar dhe do të marrë përsipër financimin dhe rindërtimin e Gazës derisa të përfundojnë reformat e Autoritetit Palestinez.
    Ky propozim nxjerr në pah tensionin dhe kontradiktat e politikës ndërkombëtare në rajon, pasi Izraeli dhe Egjipti thirren të bashkëpunojnë me një forcë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen palestineze.
    Rezoluta e OKB-së për Paqen dhe Sigurinë
    Vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zbatuar Planin për Përfundimin e Konfliktit në Gaza (29 shtator 2025) është një moment historik në përpjekjet për të sjellë stabilitet dhe paqe në rajon.
    Plani, i miratuar nga shtetet anëtare të OKB-së, përfshin krijimin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) dhe një Bordi të Paqes (BOP), me qëllim demilitarizimin e Rripit të Gazës, mbrojtjen e civilëve dhe rindërtimin e zonës.
    Forca e Stabilizimit (ISF) do të jetë përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve të Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet lokale dhe forcat e armatosura izraelite dhe egjiptiane.
    Në të njëjtën kohë, ISF do të sigurojë demilitarizimin e Gazës, shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake dhe çmontimin e përhershëm të armëve nga grupet e armatosura jo-shtetërore, siç është Hamasi.
    Këshilli i Sigurimit i OKB-së u bën thirrje vendeve pjesëmarrëse dhe organizatave ndërkombëtare të bashkëpunojnë me Këshillin e Paqes për të siguruar financimin dhe mbështetjen teknike, si dhe për zbatimin e plotë të Planit. Plani gjithashtu parashikon krijimin e një fondi të posaçëm për rindërtimin e Gazës, i cili do të financohet nga donacionet dhe Shtetet Anëtare.

  • Trump kërcënon Nigerinë me luftë! A po synojnë kryengritësit islamistë vetëm grupet e krishtera?

    Trump kërcënon Nigerinë me luftë! A po synojnë kryengritësit islamistë vetëm grupet e krishtera?

    Një situatë e re lufte po bëhet gati në Afrikën Perëndimore. Nigeria është vënë në shënjestrën e Uashingtonit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes të përgatitet për një veprim të mundshëm ushtarak “të shpejtë” në Nigeri nëse kombi në Afrikën Perëndimore nuk arrin të ndalojë vrasjen e të krishterëve. Qeveria e SHBA-së gjithashtu do të ndalojë menjëherë të gjitha ndihmat dhe asistencën për Nigerinë, kombin më të populluar të Afrikës dhe prodhuesin më të madh të naftës, tha Trump në një postim në Truth Social.
    Nëse Shtetet e Bashkuara dërgojnë forca ushtarake, ato do të hyjnë në veprim “me armë zjarri”, për të zhdukur plotësisht terroristët islamikë që po kryejnë këto mizori të tmerrshme”, shkroi Trump, pa dhënë asnjë provë specifike rreth trajtimit të të krishterëve në Nigeri. Trump e quajti Nigerinë një “vend të turpëruar” dhe paralajmëroi se qeveria e saj duhet të veprojë shpejt. “Nëse sulmojmë, do të jetë e shpejtë, e egër dhe e ëmbël, ashtu si banditët terroristë sulmojnë të krishterët tanë të dashur!” shkroi ai, shkruan A2 CNN.
    “Ky nuk është një gjenocid i krishterë sepse faktet nuk e mbështesin atë. Nëse shikoni zonat ku ky konflikt është i përhapur, edhe nëse merrni vetëm shtetin Borno, shumë nga këto komunitete janë të dominuara nga myslimanët. Pra, shumica e viktimave të dhunës së Boko Haram janë myslimanë. Kjo është arsyeja pse thamë se nuk është e drejtë, nuk është mirë, nuk është e dobishme ta ngushtojmë këtë konflikt vetëm te feja. Ajo që është thelbësore është që qeveria nigeriane e sheh këtë kërcënim si një kërcënim për jetën e çdo nigeriani. Pra, trajtimi i tij është shumë, shumë i rëndësishëm. Dhe nëse qeveria dështon ta bëjë këtë, nuk mund t’i fajësoni qytetarët nëse e kualifikojnë atë qoftë si gjenocid i krishterë, gjenocid mysliman apo çfarëdo qoftë. Sa i përket nigerianëve, ata thjesht duan të flenë me dy sy mbyllur. Pra, dështimi i qeverisë për ta siguruar këtë shkakton narrativa të ndryshme, por fakti në terren i mbështetur nga të dhënat përkatëse nuk e mbështet këtë si një gjenocid të krishterë”, tha Malik Samiel, Qeverisja e Mirë Afrikane.
    Përpara se Trump të publikonte kërcënimin e tij me sulm, presidenti i Nigerisë, Bola Tinubu, një mysliman nga Nigeria jugore i martuar me një pastor të krishterë, kundërshtoi akuzat për intolerancë fetare dhe mbrojti përpjekjet e vendit të tij për të mbrojtur lirinë fetare. Kur bën emërime kyçe qeveritare dhe ushtarake, Tinubu, ashtu si paraardhësit e tij, është përpjekur të gjejë një ekuilibër për t’u siguruar që myslimanët dhe të krishterët të përfaqësohen. Javën e kaluar, Tinubu ndryshoi udhëheqjen ushtarake të vendit dhe emëroi një të krishterë si shefin e ri të mbrojtjes. Nigeria, një vend me më shumë se 220 milionë banorë dhe rreth 200 grupe etnike, është e ndarë midis veriut kryesisht mysliman dhe jugut kryesisht të krishterë.
    “Nigeria ka qenë një partner kyç i SHBA-së për vite me radhë, kështu që çdo ndihmë që vendi mund të marrë nga SHBA-ja për të luftuar terrorizmin, jo vetëm terrorizmin, pasigurinë në përgjithësi, mendoj se është e mirëpritur. Por përsëri, Nigeria ka të drejtë të tërhiqet nga sovraniteti i saj. Pra, çdo ndihmë që ofron SHBA-ja duhet të jetë në kushte të barabarta si partnerë. Pra, bisedat nga SHBA-ja për një operacion të mundshëm ushtarak ose pushtim çfarëdo qoftë, mendoj se janë mungesë respekti ndaj Nigerisë si një vend sovran, por gjithashtu jo të dobishme për nigerianët që përballen me vrasje nga këto grupe të ndryshme të armatosura, qofshin grupe ekstremiste të dhunshme apo të ashtuquajtur banditë”, tha Malik Samiel, Qeverisja e Mirë Afrikane.
    Kryengritësit islamistë si Boko Haram dhe Shteti Islamik Provinca e Afrikës Perëndimore kanë shkaktuar kaos në vend për më shumë se 15 vjet, duke vrarë mijëra njerëz, por sulmet e tyre janë kufizuar kryesisht në verilindje të vendit, ku shumica është myslimane. Ndërsa të krishterë janë vrarë, shumica dërrmuese e viktimave kanë qenë myslimanë, thotë Malik Samuel, studiues i lartë në OJQ-në – Good Governance Africa.
    “Pra, shumica e viktimave të dhunës së Boko Haram janë myslimanë. E dini, kjo është arsyeja pse thamë se nuk është e drejtë, nuk është mirë, nuk është e dobishme ta ngushtojmë këtë konflikt vetëm te feja”, shtoi ai, duke thënë se dështimi i qeverisë për të luftuar kryengritjen ka çuar në shtyrjen e narrativave të tjera.
    Në Nigerinë qendrore ka pasur përleshje të shpeshta midis barinjve kryesisht myslimanë dhe fermerëve kryesisht të krishterë për akses në ujë dhe kullota, ndërsa në veriperëndim të vendit, persona të armatosur sulmojnë rregullisht fshatrat, duke rrëmbyer banorët për shpërblim.
    Një hulumtim nga grupi amerikan i monitorimit të krizave ACLED tregon se nga 1,923 sulme ndaj civilëve në Nigeri deri më tani këtë vit, numri i atyre që kanë synuar të krishterët për shkak të fesë së tyre ishte 50. Analistët thonë se pretendimet e fundit që qarkullojnë midis disa qarqeve të krahut të djathtë në SHBA se deri në 100,000 të krishterë janë vrarë në Nigeri që nga viti 2009 nuk mbështeten nga të dhënat e disponueshme.
    Por ai i duhet Nigerisë ndihmë e jashtme për të përballuar kërcënimet militante brenda vendit? Nigeria tha të dielën e 2 nëntorot se do të mirëpriste ndihmën e SHBA-së në luftën kundër kryengritësve islamistë për sa kohë që respektohet integriteti i saj territorial. Në kryeqytetin Abuja, disa të krishterë që po shkonin në Meshën e së dielës thanë se do të mirëprisnin një ndërhyrje ushtarake amerikane për të mbrojtur komunitetin e tyre.
    “Nigeria varet kryesisht nga operacionet ushtarake, të cilat nuk kanë qenë aq të suksesshme në mposhtjen dhe luftimin e pasigurisë. Kështu që unë do të sugjeroja, dhe studiuesit gjithashtu e mbështesin këtë, se vetëm një zgjidhje ushtarake nuk është e mjaftueshme për t’u përballur me pasigurinë. Pra, ajo që është më e mira është të plotësohet strategjia aktuale me strategji të tjera si strategjitë jo-kinetike, të cilat në thelb shikohen si shkaqet rrënjësore të kësaj pasigurie. Dhe një nga shkaqet rrënjësore që kemi parë të pasigurisë janë çështjet e qeverisjes, mungesa e pranisë së shtetit në zonat e largëta, mungesa e mundësive për të rinjtë e shumtë, veçanërisht në komunitetet e largëta, mungesa e lehtësirave themelore në këto fshatra, të cilat e bëjnë shumë të lehtë rekrutimin nga këto grupe ekstremiste të dhunshme. Pra, Nigeria duhet të shikojë strategjinë e saj aktuale, a po funksionon? A nuk po funksionon? Nëse nuk po funksionon, duhet ta ripërshtatë atë. Por ne duhet të largohemi nga mbështetja e madhe në zgjidhjet ushtarake në luftën kundër pasigurisë”, tha Malik Samiel, Qeverisja e Mirë Afrikane.

    Samuel tha se Nigeria ka nevojë për ndihmë me mbledhjen e inteligjencës dhe veprimet që kërkojnë të kufizojnë financimin e grupeve më të mëdha militante që veprojnë në vend.

    Ai mendonte se çdo ndihmë që ofron SHBA-ja duhet të jetë sipas kushteve të Nigerisë dhe ata duhet të punojnë si partnerë në vend që administrata Trump të veprojë vetëm, pasi kjo ishte “mosrespektuese”. Samuel tha se është koha që qeveria nigeriane të largohet nga zgjidhjet ushtarake në luftën kundër pasigurisë.
    “SHBA-të mund të forcojnë kapacitetin e Nigerisë në mbledhjen e inteligjencës sepse (është) shumë e rëndësishme në mposhtjen e këtij grupi përdorimi dhe vendosja e inteligjencës. Por përtej kësaj, fusha që është shumë, shumë e rëndësishme, përsëri, në fushën e financimit të terrorizmit dhe SHBA-të, kanë të gjithë ekspertizën me të cilën mund ta ndihmojnë Nigerinë. Një gjë që dimë është se ky grup ekstremist i dhunshëm, pavarësisht nëse i quani dy fraksionet e Boko Haram JAS (Jama’atu Ahlis Sunna Lidda’aëati Wal-Jihad) ose ISWAP (Shteti Islamik Provinca e Afrikës Perëndimore), apo edhe grupi i ri imagjinuar në veriperëndim të Nigerisë, quhet Lakurawa. Këto grupe po mbledhin të ardhura rreth komuniteteve kufitare për të çuar përpara operacionet e tyre”, tha Malik Samiel, Qeverisja e Mirë Afrikane.
    Grupet militante që veprojnë në Nigeri kanë përfituar nga kufijtë porozë për të lëvizur midis vendeve fqinje Kamerun, Çad dhe Niger. Analistët thonë se militantët kanë përfituar nga kufijtë e lirshëm për të ndihmuar në financimin e operacioneve të tyre dhe për të rekrutuar, duke ushtruar presion mbi të rinjtë, veçanërisht ata që jetojnë në zona rurale të varfra dhe të lëna pas dore. Samuel tha se grupe si fraksionet e Boko Haram JAS (Jama’atu Ahlis Sunna Lidda’aëati Wal-Jihad) ose ISWAP (Shteti Islamik Provinca e Afrikës Perëndimore), apo edhe Lakurawa, po mbledhin të ardhura rreth komuniteteve kufitare për të financuar operacionet e tyre.