Tag: ushtarake

  • Zelensky pranon se situata është kritike, “Pokrovsku në ankth”

    Zelensky pranon se situata është kritike, “Pokrovsku në ankth”

    Bota E Enjte, 13 Nëntor 2025 11:52
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se situata në qytetin lindor të Pokrovsk është “shumë e vështirë”, duke lënë në dorën e komandantëve ushtarakë çdo vendim për tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit.
    Në një intervistë për Bloomberg TV, Zelensky theksoi se: “Askush nuk po i detyron ata të vdesin për hir të rrënojave. Do t’i mbështes ushtarët tanë, veçanërisht komandantët atje, në përpjekjet e tyre për të kontrolluar situatën. Përndryshe, do të jetë shumë e kushtueshme për ne: gjëja më e rëndësishme për ne janë ushtarët tanë.”

    Kjo deklaratë vjen në një moment kritik për forcat ukrainase, të cilat po përballen me presion të shtuar nga trupat ruse në rajonin e Donetskut.

    Pokrovsk ndodhet në një zonë kyçe të konfliktit dhe ka qenë objektiv i sulmeve intensive gjatë javëve të fundit. Situata në terren është përkeqësuar ndjeshëm, duke ngritur shqetësime për humbje të mundshme territoriale dhe për sigurinë e trupave ukrainase.

    Zelensky ka përsëritur se vendimet për tërheqje apo qëndrim në zonat e luftës nuk merren nga udhëheqja politike, por nga komandantët ushtarakë në terren, të cilët kanë vlerësimin më të saktë të situatës operacionale.
    Deklarata e presidentit ukrainas vjen në sfondin e luftës që ka hyrë në vitin e katërt, me intensitet të lartë në lindje të vendit dhe me përpjekje të vazhdueshme për mbështetje ndërkombëtare, furnizime ushtarake dhe zgjidhje diplomatike.

  • Vuçiç “terrorizon” ushtrinë, si protestat e studentëve po e nxjerrin presidentin jashtë kontrollit

    Vuçiç “terrorizon” ushtrinë, si protestat e studentëve po e nxjerrin presidentin jashtë kontrollit

    Marsela SHYTIA
    Punonjësit e Ushtrisë Serbe po përballen me presion dhe mbikëqyrje në rritje, dhe sipas kolegëve të tyre, Agjencia e Sigurisë Ushtarake (VBA) po monitoron sistematikisht aktivitetet e tyre në mediat sociale, veçanërisht ata që pëlqejnë postimet që lidhen me protestat e studentëve. Ata që shprehin ndonjë mbështetje për studentët, madje edhe përmes komenteve ose pëlqimeve, rrezikojnë të transferohen në pozita të largëta. Siç u raportua së fundmi nga e përjavshmja Vreme, dhe më vonë u konfirmua nga portali Nova.rs, disa anëtarë të ushtrisë janë transferuar tashmë për simpati ndaj veprimeve të studentëve. Vendimet thuhet se justifikohen nga “nevojat e shërbimit”, por burime ushtarake pohojnë se këto janë në të vërtetë masa ndëshkuese kundër atyre që shprehin mendimet e tyre.
    Monitorimi i ushtarëve
    “Dy oficerë nga njësia ime u transferuan brenda natës, të cilët nuk e fshehën mbështetjen e tyre për studentët. Këta janë njerëz të aftë dhe të guximshëm që nuk kanë më frikë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake sot monitoron Facebook-un më shumë sesa merret me krimin dhe mbrojtjen e kundërzbulimit, e cila duhet të jetë puna e tyre kryesore”, tha një major nga Beogradi për Vreme. Burimet pohojnë se urdhrat e transferimit vijnë direkt nga VBA, nëpërmjet Shtabit të Përgjithshëm dhe Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, dhe listat përmbajnë emrat e anëtarëve që “duhet të asgjësohen”. Zyrtarisht, thuhet se kjo është për shkak të nevojës për shërbim, veçanërisht për ata që kanë më pak se katër vjet deri në pension, por komandantët e njësive thonë se e mësojnë gjithçka vetëm kur u dërgohet lista e përfunduar.
    Transferimet e pajustifikuara
    “Nuk është bërë kurrë në këtë mënyrë. Nëse ndonjëri prej nesh do të kishte shkelur rregulloret, duhet të na kishin referuar në Gjykatën Disiplinore Ushtarake. Në këtë mënyrë, nuk ka apel, nuk ka mbrojtje, vetëm një vendim dhe një transferim”, thotë një nga personeli ushtarak. Sipas tij, anëtarët e familjeve të ushtarëve po monitorohen gjithashtu dhe njerëzit po ftohen në “biseda joformale” ku po kërcënohen në mënyrë të fshehtë. Një presion i ngjashëm, pohojnë burimet, ndihet edhe nga anëtarët e sindikatave ushtarake, të cilët janë margjinalizuar pothuajse plotësisht. Për shkak të etiketimeve të tilla, individët nuk i kalojnë kontrollet e sigurisë dhe humbasin të drejtën për arsim dhe ngritje në detyrë. Një oficer i lartë nga Beogradi tha se ata tashmë ishin përpjekur ta ulnin në detyrë, por tani për tani ai po qëndron në postin e tij sepse bën “punë të ndjeshme për të cilën është e vështirë të gjesh një zëvendësim”. Ai shtoi se do të largohej nga ushtria nëse do të përpiqeshin ta transferonin përsëri.
    Emërimet e Vuçiçit
    Ndërsa ata që mbështesin protestat preken dhe frikësohen, oficerët ushtarakë që marrin pjesë në tubimet e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe tubimet në mbështetje të Presidentit Aleksandar Vuçiç shpërblehen. Gjenerali i brigadës, i cili u emërua së fundmi si përfaqësues ushtarak i Serbisë në Vjenë, Mihailo Zogoviç, është një shembull i tillë. Përveç kësaj, sipas një regjistrimi nga Radio Evropa e Lirë, vrasësi i dënuar Vladan Sretenoviç u emërua, me sa duket, si roje në hyrje të kampit të ngritur nga mbështetësit e SNS në Parkun Pionirski në Beograd, pranë institucioneve më të rëndësishme qeveritare, raporton Nova.rs. RSE e identifikoi Sretenović duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale. Nëse kjo është e vërtetë, një burrë që kaloi 15 vjet në burg u emërua për të ruajtur rendin. Në një deklaratë për TV Happy 2021, Sretenoviç dëshmoi se vrau një burrë për shkak të një borxhi financiar dhe sharjeve. Pas kësaj, në vitin 2016, ai rrahu një person dhe u dënua me një vit e gjashtë muaj burg për këtë, shkruan Nova.rs.

  • Forca ushtarake turke në Gaza? Izraeli e përjashton si mundësi

    Forca ushtarake turke në Gaza? Izraeli e përjashton si mundësi

    Tensionet mes Turqisë dhe Izraelit mbeten të larta, pasi marrëdhëniet diplomatike nuk janë në ditët e tyre më të mira.
    Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha sot (9 nëntor) se ushtarët turq nuk do të vendosen në Gaza si pjesë e forcës shumëkombëshe, që pritet të marrë përsipër kontrollin nga ushtria izraelite.
    “Nuk do të ketë ushtarë turq në terren”, u tha gazetarëve zëdhënësi Shos Bedrosian, duke iu përgjigjur një pyetjeje.

    Më herët, ishte ndërhyrja e prerë e presidentit turk, Recep Tajip Erdogan që vuri veton për prezencën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në samitin e Egjiptit, ku u vendos edhe marrëveshja e paqes për Gazën, duke mos e lejuar të merrte pjesë.

  • Britania dërgon trupa dhe pajisje ushtarake në Belgjikë pas dyshimeve për dronë rusë

    Britania dërgon trupa dhe pajisje ushtarake në Belgjikë pas dyshimeve për dronë rusë

    Bota E Diel, 9 Nëntor 2025 15:43
    Britania e Madhe ka dërguar personel dhe pajisje ushtarake në Belgjikë për ta ndihmuar atë në forcimin e mbrojtjes ajrore, pas disa shkeljeve të hapësirës ajrore belge me dronë, që dyshohet se janë kryer nga Rusia.
    Shefi i ri i ushtrisë britanike, Sir Richard Knighton, tha se homologu i tij belg kishte kërkuar ndihmë më herët gjatë javës, dhe se trupat dhe pajisjet janë tashmë në rrugë drejt Belgjikës.

    Të enjten mbrëma, aeroporti kryesor i vendit, Zavantem, u detyrua të mbyllej përkohësisht pasi u vunë re dronë në afërsi të pistës. Dronë të ngjashëm janë vërejtur edhe në zona të tjera, përfshirë një bazë ushtarake.

    Sir Richard tha se nuk ka prova të qarta që dronët janë dërguar nga Rusia, por shtoi se “është e besueshme” që urdhrat të kenë ardhur nga Moska.

    Ai theksoi se vendimi për të ndihmuar Belgjikën është marrë në koordinim me Sekretarin britanik të Mbrojtjes, John Healey, dhe në bashkëpunim me aleatët e NATO-s.
    “Britania do ta ndihmojë Belgjikën duke ofruar pajisjet dhe aftësitë tona teknike, të cilat tashmë po vendosen në terren”, tha Knighton.
    Po ashtu, Gjermania njoftoi të premten se do të ofrojë mbështetje me masa kundër-dronësh pas kërkesës zyrtare nga Brukseli.

  • Dyshimet për dronë rusë, Britania dërgon trupa dhe pajisje ushtarake në Belgjikë

    Dyshimet për dronë rusë, Britania dërgon trupa dhe pajisje ushtarake në Belgjikë

    FOTO ILUSTRUESE

    BELGJIKË-Mbretëria e Bashkuar ka dërguar personel dhe pajisje ushtarake në Belgjikë për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore, pas disa shkeljeve të hapësirës ajrore me dronë, të dyshuara se janë kryer nga Rusia. BBC raporton se incidentet me dronë çuan në mbylljen e përkohshme të aeroportit kryesor të Brukselit, Zaventem, të enjten në mbrëmje, duke shkaktuar kaos në fluturime dhe dëme të mëdha financiare për kompaninë “Brussels Airlines”.
    Dronë janë parë edhe pranë një baze ushtarake belge. Gjermania ka njoftuar gjithashtu se do të mbështesë Belgjikën me masa kundër dronëve, pas një kërkese zyrtare nga Brukseli.
    Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, ka pranuar se nuk ka ende prova konkrete për përfshirjen ruse, por e ka cilësuar situatën si “një kërcënim serioz që prek infrastrukturën civile në disa vende të Evropës”. 

    Dronë të ngjashëm janë parë kohët e fundit edhe mbi hapësirën ajrore të Suedisë, Norvegjisë dhe Danimarkës, duke shkaktuar ndërprerje fluturimesh dhe rritje alarmi në vendet nordike.
    Zyrtarët gjermanë dhe belgë dyshojnë se incidentet mund të lidhen me diskutimet e Bashkimit Europian për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën me një hua prej 140 miliardë eurosh./ZËRI

  • Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

    Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

    Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të dërgojë personel dhe pajisje ushtarake në Belgjikë, për të ndihmuar forcimin e mbrojtjes ajrore pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore nga dronë të paidentifikuar, të dyshuar se janë dërguar nga Rusia. Lajmi u konfirmua nga shefi i ri i ushtrisë britanike, Sir Richard Knighton, i cili deklaroi për BBC se homologu i tij belg kishte kërkuar ndihmë këtë javë.
    Incidentet shkaktuan mbylljen e përkohshme të aeroportit kryesor të Brukselit, Zaventem, të enjten në mbrëmje, ndërsa dronë të tjerë u panë mbi zona të ndryshme, përfshirë një bazë ushtarake, shkruan A2 CNN. Më shumë se 3000 pasagjerë të Brussels Airlines u prekën nga anulimet dhe devijimet e fluturimeve, duke shkaktuar kosto të konsiderueshme për kompaninë.
    Edhe pse Sir Richard nuk konfirmoi origjinën ruse të dronëve, ai e quajti “të besueshme” mundësinë që ato të ishin nisur nga Moska. Dyshimet janë shtuar nga tensionet e rritura në Europën Lindore, ku janë regjistruar shkelje të hapësirës ajrore nga avionë luftarakë rusë dhe dronë të mëdhenj sulmues.
    Ministrat e Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Belgjikës kanë shprehur dyshime të ngjashme, megjithëse ministri belg Theo Francken ka pranuar se ende nuk ka prova konkrete. Ai paralajmëroi se situata po shndërrohet në një kërcënim serioz për infrastrukturën civile në disa vende evropiane.
    Ndërkohë, Rusia ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa disa analistë e lidhin situatën me diskutimet e BE-së për përdorimin e fondeve të ngrira ruse për një hua prej 140 miliardë eurosh në mbështetje të Ukrainës.
    Britania ka intensifikuar angazhimin e saj në kuadër të NATO-s, duke dërguar së fundmi avionë RAF Typhoon për misione mbrojtëse mbi Poloni. Sipas Sir Knighton, këto zhvillime janë një kujtesë e fortë se “paqja nuk është kurrë e garantuar dhe duhet mbrojtur, shpesh me kosto të lartë”.

  • Vallja që ia shpëtoi jetën Osman Takës …

    Vallja që ia shpëtoi jetën Osman Takës …

    Legjendat janë të shumta që flasin për vallen e famshme, për prejardhjen e për emrin e saj. Në Çamëri edhe sot e kësaj dite vazhdon që të tregohet një legjendë, legjenda e Valles së Burrave Konispolitë që u quajt më vonë Vallja e Osman Takës.

    Fisi i Takajve ishte me origjinë nga Skrapari. Pas rënies së murtajës në zonën e Konispolit dhe fashitjes së njerëzve në krahinë, fisi u shpërngul aty. Aty edhe ka lindur Osman Taka. Një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror, përfaqësues tipik i familjes aristokrate.

    Historia zhvillohet gjatë kohës së pushtimit të Perandorisë Osmane. Konispoli në atë kohë ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake “Karakolli i Qafë Botës” që ndodhej në kufi me Sajdën. Thënë më mirë posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat. Kjo trupë komandohej nga komanda ushtarake turke në Janinë. Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falte “xhumanë”, njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Këtu nis rrugë edhe tregimi i mrekullueshëm i Osman Takës.Një oficer osman i shoqëruar nga pesë ushtarë sapo kishte falë xhumanë dhe tek po kthehej ndeshë në rrugë dy gra. Atë të premte gratë ishin të veshura mirë, e me fytyrë të mbuluar sipas traditës. Këto dy gra ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për në Cucat për një vizitë.

    I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë dhe u pa fytyrën, duke thënë sa të bukura ishin, “ifrret jalem” marshallah.

    Si të zëna në faj gratë largohen që aty, sakaq mbaruan sebepin në Mullenj dhe u kthyen në shtëpi. Të turpëruara nga ngjarja, se sipas zakonit quhej turp që të shikohej fytyra e femrës nga burra të huaj që nuk janë të familjes së saj, ose nuk është bashkëshorti. Motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa ushtarake turke, që fal të xhumanë, iu kishte zbuluar fytyrën.

    Për këtë turp Osmani do të merrte hak.

    Mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe u mor vendimi. Komandanti me gjithë ushtarët, do të ruheshin me kujdes dhe kur të kanë radhën për t’u falur në xhaminë e Konispolit, do të vriten.

    U tha dhe u bë. u ruajt radha. Trupa u fal në Filat, dhe i erdhi radha për në Konispol. Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pusinë në udhë të re trupës që vinte nga Karakolli turk.

    Komandanti dhe katër ushtarët e tij u vranë, kurse një nga ushtarët u la i gjallë nga Osmani, për t’i çuar porosi komandantit në Janinë.

    Trimi i tha: Po të lë gjallë, t’i tregosh komandantit tënd në Janinë se kush jam unë dhe se nuk ka ushtar e oficer të prekë gruan konispolite. Çoji selam nga Osman Taka i Konispolit!

    Pasi u morr porosia në Janinë, Osman Taka u shpall në kërkim.

    Për kapjen e Osmanit, Veliu i Janinës, me ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri. Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë. Vazhdoi kështu deri sa ra në derën e një miku tradhtar. Nasho Gërxhua ishte një çoban i njohur, i cili kishte tre djem.

    Nashua, pasi mirëpriti në konak Osmanin me shokë, u dha mish e raki. I dehu dhe pasi u sigurua se janë në gjumë, u nis për te karakolli osman i Qafëbotës, që të spiunonte dhe të fitonte 5 mijë napolonët.Ushtarët e pritën: – Lepe Nasho efendi – i thanë, – ç’e mirë të solli. – Unë kam Osman Takën dhe trimat e tij në stanin tim!– Je i sigurt i tha komandanti i Karakollit. – Po – u tha Nashua – edhe i kam dehur!

    Menjëherë u lajmërua Janina dhe u nisën taborrët me ushtarë.

    Nashua i thotë komandantit turk “Dua paret, 5 mijë napolonat flori, që i keni taksur, për kokën e Osmanit”, ndërsa komandanti i tha “Nasho do t’i marrësh, por pasi të zemë të gjallë Osman Takën”.

    Pasi i lidhen duar e këmbë e mbajtën sa erdhën trupat ushtarake nga Janina. Trupat ushtarake me Nashon të lidhur, ecën me shpejtësi dhe e rrethuan stanin. U folën djemve të Nashos që të dorëzonin vrasësit të gjallë, në të kundërt do digjeshin të gjithë. Osmani me trimat, filluan menjëherë të qëllojnë kundër turqve.

    Gjatë luftimeve ndërmjet taborrëve turq dhe Osman Takës e trimave të tij, u vranë dy djem të Nasho Gërxhos, një nga shokët e Osman Takës. Në fund pasi u mbaruan fishekët, Osman Takën dhe tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës. Pas një muaji, Gjykata e Janinës i dënon me vdekje, varje në litar.

    Lajmi u përhap në gjithë qytetin e më gjerë. Ekzekutimin do ta ndiqte vetë Veliu i Janinës, Hasan Beu me të shoqen. Kryerjen e ekzekutimit do ta bënte Kadiu Mexhit Bej, i cili më parë i pyeti të dënuarit se cila ishte kërkesa e tyre e fundit për këtë botë? Osman Taka i tha: Kërkesa ime e fundit në këtë botë është e çuditshme.

    Dua një sufra (tepsi shumë e madhe në të cilat bëhej bakllavaja) dhe sazet e Filatit të Konispolit, për të kërcyer një valle që ne e quajmë “Vallja e Burrave të Konispolit”. Dua orkestrën e Braho Salametit. Kërkesa u plotësua! Melodia e sazeve filloi! E rrallë dhe e bukur!

    “Çish të shikoje Osmanin një valltar elegant, me pamje të rrallë. Burrë që kërcente aq bukur, sa që Hasan Bej, me gruan e tij Xhemile Hanëmin u çuan në këmbë. Ajo tha: Po ky është rrap. Nuk kam parë burrë si ky. I hjeshëm, trim, elegant. Nuk kam lënë vend të perandorisë pa shkelur dhe nuk kam parë të tillë div, të tillë artist. Ky është lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe ne!”

    Xhemile Hanemi ju drejtua, Mexhit beut:

    “Gjynah të varet ky njeri dhe këta burra. Unë do të ndryshoj fermanin në Portën e Lartë dhe u ngjit në podiumin e varjes dhe kërkoj vallen të luhej përsëri, ku Osmani e kërceu më me krenari.

    Kështu, një valle që dikur quhej Vallja e Burrave të Konspolit, i shpëtoi jetën një njeriu, emrin e të cilit e mban sot vallja, “Vallja e Osman Takës”.

    * Pjesë të shkëputura nga kujtimet e Petrit Ali Mullës

    ObserverKult

    —————

    Lexo edhe:

    VALLET SHQIPTARE, PJESË E RËNDËSISHME E TRADITËS DHE KULTURËS SONË

  • Prezantohet autokolona e parë autonome ushtarake e Evropës

    Prezantohet autokolona e parë autonome ushtarake e Evropës

    Autokolona e parë autonome ushtarake e Evropës përfundoi së fundmi demonstrimin e saj përfundimtar në Spanjë.
    Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian demonstroi një flotë automjetesh tokësore autonome që kryenin logjistikë të koordinuar, mbështetur nga një sistem navigimi që përdor inteligjencën artificiale.
    Projekti quhet ”Convoy Operations with Manned-unManneD Systems” ose konsorciumi “COMMANDS, dhe koordinohet nga kompania spanjolle e aeronautikës dhe mbrojtjes ”Sener”.
    Ai u prodhua nga një grup prej 21 partnerësh evropianë dhe u financua me një investim prej 24,8 milionë euro nga “Fondi Evropian i Mbrojtjes”.
    Grupi “COMMANDS” thotë se koordinon sistemet e pilotuara dhe jo-pilotuara në tokë dhe ajër, dhe përmirëson mënyrën se si automjetet ushtarake operojnë në mjedise “jo të strukturuara” dhe me sinjale satelitore të dobëta ose të degraduara.
    Njësitë në Spanjë kontrolloheshin nga sistemi “Naviground”, i prodhuar nga “Sener”. Ai përdor një kombinim sensorësh, IA, mësim makinerik dhe rrjete telekomunikimi 5G, që i lejon një automjeti tokësor të kuptojë mjedisin përreth dhe të lëvizë në mënyrë autonome.
    Sener kishte testuar më parë sistemin “Naviground” në një seri automjetesh ushtarake që përfshinin një asistent logjistik dhe disa tanke.
    Në një video promovuese, kompania e përshkroi sistemin si “një nga armët e mëdha sekrete” për të përmirësuar mënyrën se si automjetet ushtarake bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacion. /Kosovapress/

  • Hapën pakon e dyshimtë me pluhur të bardhë, 7 persona në një bazë ushtarake në SHBA përfundojnë në spital

    Hapën pakon e dyshimtë me pluhur të bardhë, 7 persona në një bazë ushtarake në SHBA përfundojnë në spital

    Shtatë persona u sëmurën nga një pako me substancë të dyshimte, e cila u dërgua në një bazë ushtarake në Maryland, SHBA.

    Pakoja përmbante një pluhur të bardhë, e cila po hetohet për të zbuluar përmbajtjen e saj. Personat që u sëmurën u transportuan menjëherë në Qendrën Mjekësore Malcolm Grow pasi u hap pakoja.
    Ata morën ndihmën e nevojshme dhe më pas dolën nga spitali. Dhoma ku u hap pakoja, e vendosur në një ndërtesë ku ndodhet Qendra e Gatishmërisë së Gardës Kombëtare Ajrore, mbetet e mbyllur.
    Baza e Përbashkët Andrews është baza ushtarake përmes së cilës personalitete të rëndësishme si presidenti, zëvendëspresidenti dhe sekretarët e kabinetit udhëtojnë rregullisht për punë zyrtare. Presidenti Donald Trump ishte në Bazën e Përbashkët Andrews të mërkurën.
    Qendra e Gatishmërisë së Gardës Kombëtare Ajrore funksionon si një ndërlidhës midis Byrosë së Gardës Kombëtare dhe njësive të Gardës Kombëtare Ajrore në çdo shtet dhe territor.

    Top Channel

  • Hapën pakon e dyshimtë në bazën ushtarake, 7 persona bëhen për spital

    Hapën pakon e dyshimtë në bazën ushtarake, 7 persona bëhen për spital

     

    Shtatë persona u dërguan në spital pasi një pako e dyshimtë që përmbante një pluhur të bardhë u hap në një bazë ushtarake pranë kryeqytetit amerikan, ku ndodhet edhe Air Force One, avioni presidencial, raportojnë mediat amerikane.

    Sipas CNN, testet fillestare të kryera nga ekipi i materialeve të rrezikshme (HAZMAT) treguan se substanca nuk ishte e rrezikshme, megjithatë hetimet vijojnë. Personat që u dërguan në spital nga baza ushtarake bo Andrews të enjten, u liruan më pas, njoftoi rrjeti televiziv.

    Sipas Fox News, disa prej tyre kishin raportuar dhimbje koke. CNN, duke cituar burime të afërta me hetimin, raportoi se në pako kishte gjithashtu materiale të përshkruara si ‘propagandë politike’.

    ‘Joint Base Andrews reagoi ndaj një incidenti pasi një individ hapi një pako të dyshimtë. Për arsye sigurie, ndërtesa dhe ajo ngjitur me të u evakuuan. Reagimi i menjëhershëm tregoi se nuk kishte kërcënime të menjëhershme, dhe më pas çështja iu kalua Zyrës së Hetimeve Speciale’, thuhet në deklaratën e bazës për mediat amerikane.

    Baza Joint Base Andrews, që ndodhet në Maryland vetëm pak minuta larg Uashingtonit, përdoret nga zyrtarët më të lartë të qeverisë amerikane. Presidenti Donald Trump kishte zbritur në këtë bazë vetëm një ditë më parë, pas kthimit nga një forum biznesi në Florida.

    CNN shtoi se pakoja ishte hapur në një ndërtesë ku ndodhet Qendra e Gatishmërisë e Gardës Kombëtare Ajrore.