Gara teknologjike dhe ushtarake mes fuqive të mëdha po përshpejtohet, dhe në qendër të saj janë armët me lazer, të afta të neutralizojnë një nga kërcënimet më serioze të kohës moderne: dronët e luftës.
Kina ka prezantuar së fundmi sistemin e saj të quajtur “Hurricane”, një armë e fuqishme, duke alarmuar Pentagonin që të mos mbetej pas. Si kundërpërgjigje, SHBA ka shfaqur publikisht armën e vet, të njohur si “Leonidas”, e zhvilluar nga kompania amerikane Epirus.
Në një demonstrim dyorësh, Leonidas tregoi fuqinë e tij duke rrëzuar në të njëjtën kohë deri në 49 dronë, duke dëshmuar se mund të neutralizojë edhe sulme masive me dronë. Ky sukses ka nxitur diskutime se armë të tilla nuk do të përdoren vetëm në fushëbetejë, por edhe për mbrojtjen e aeroporteve, porteve dhe stadiumeve, duke ofruar siguri për qytetarët në rast të një kërcënimi të papritu.
Ekspertët theksojnë se në kohën kur dronët po shndërrohen në mjete kryesore të luftës moderne, aftësia për t’i ndalur me teknologji të avancuar është një element vendimtar për të ruajtur supremacinë ushtarake globale.
Tag: ushtarake
-

Rivaliteti Kinë-SHBA për armën që mund të rrëzojë deri në 50 dronë në minutë
-

NATO tregon “dhëmbët”, nis stërvitja e madhe ushtarake në Hamburg
Një stërvitje 3-ditore e NATO-s ka filluar në Hamburg, duke u klasifikuar si një nga manovrat më të mëdha ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Sipas raporteve të mediave lokale si NDR, stërvitja do të mbulojë nevojën e mundshme për të zhvendosur trupa në krahun lindor të Aleancës duke insinuuar një “incident serioz”, si dhe menaxhimin e protestave atje.
“Sot duhet të riushtrojmë atë që ishte pjesë e jetës së përditshme në shumë rajone gjatë Luftës së Ftohtë”, tha zëdhënësi i ushtrisë Juergen Bredtmann. -

Kërcënim i ri për Danimarkën/ Sulme të dyshuara hibride me dronë mbi aeroporte dhe baza ushtarake
Incidentet e fundit me dronë në Danimarkën perëndimore, që përfshinë aeroporte dhe baza ushtarake në Jutland, kanë tronditur vendin dhe kanë ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë kombëtare.
Qeveria daneze e ka cilësuar situatën si “sistematikisht të koordinuar” dhe nuk përjashton përfshirjen e aktorëve të huaj, përfshirë Rusinë. Deri më tani, asnjë dron nuk është rrëzuar, por autoritetet po shqyrtojnë masat për mbrojtje të integruar ajrore.
Dronë janë vërejtur mbi aeroportet e Aalborg dhe Billund, si dhe mbi bazat ushtarake në Esbjerg, Sonderborg, Skrydstrup dhe regjimentin e Dragoonit të Jutlandit në Holstebro.
Aeroportet u mbyllën përkohësisht, përfshirë mbylljen e përsëritur të Aalborgut për shkak të pamjeve të dyshuara. Asnjë incident fizik apo dëmtim nuk është raportuar deri tani.
Ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, e përshkroi ngjarjen si “sulm hibrid”, ndërsa Kryeministrja Mette Frederiksen nuk përjashtoi përfshirjen ruse.
Ambasada ruse në Kopenhagen i quajti incidentet “provokime të inskenuara” dhe mohoi çdo përfshirje.
Policia dhe ushtria janë në gatishmëri dhe po shqyrtojnë mundësinë e rrëzimit të dronëve, në varësi të rrezikut që paraqesin.
Autoritetet janë gjithashtu duke hetuar aktivitetin e dyshimtë të dronëve mbi platforma të naftës dhe gazit në Detin e Veriut dhe pranë portit të Korsorit.
Incidentet në Danimarkë vijnë në të njëjtën kohë me shkelje të hapësirës ajrore nga dronë dhe avionë rusë në Poloni dhe Estoni.
-

Oficerët ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota urdhërohen me urgjencë të shkojnë në Pentagon
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka ftuar oficerë të lartë ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota në një takim në Quantico të Virxhinias, javën e ardhshme, thanë pesë zyrtarë për Reuters të hënën.
Është një takim i rrallë i udhëheqësve ushtarakë amerikanë në një vend. Nuk është e qartë pse Hegseth urdhëroi gjeneralët dhe admiralët të takoheshin në një vend me një njoftim kaq të shkurtër dhe dy nga zyrtarët thanë se kjo ka krijuar pasiguri midis pjesëmarrësve të pritur. Zyrtarë të lartë ushtarakë në disa raste komandojnë mijëra trupa. Shumica kanë plane të detajuara javë më parë, të cilat tani janë shtyrë.
“Njerëzit po nxitojnë të ndryshojnë planet e tyre dhe të shohin nëse duhet të marrin pjesë”, tha një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti.
Nuk ishte e qartë se sa zyrtarë do të merrnin pjesë në takim, por është e rrallë të kesh kaq shumë zyrtarë të lartë në të njëjtën dhomë në të njëjtën kohë.
I pyetur për të komentuar mbi këtë takim, zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha: “Sekretari i Luftës do t’i drejtohet udhëheqjes së tij të lartë ushtarake në fillim të javës së ardhshme”.
Zyra e Parnell nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me numrin e oficerëve, qëllimin e takimit apo pse Hegseth i thirri ata kaq papritur.
Trump ka urdhëruar që departamenti të riemërtohet në Departamentin e Luftës, një ndryshim që do të kërkojë miratimin e Kongresit.
SHBA-të kanë trupa në të gjithë botën, duke përfshirë vende të largëta si Koreja e Jugut, Japonia dhe në të gjithë Lindjen e Mesme — të komanduara nga gjeneralë dhe admiralë me dy, tre dhe katër yje.
Hegseth, një ish-prezantues i Fox News, ka vepruar me një shpejtësi të habitshme për të riorganizuar departamentin, duke shkarkuar gjeneralë dhe admiralë të lartë, ndërsa kërkon të zbatojë axhendën e sigurisë kombëtare të Trump dhe të eliminojë iniciativat e diversitetit që ai i quan të anshme. Në shkurt, ai shkarkoi gjeneralin e Forcave Ajrore Charles Brown, kryetar i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, së bashku me pesë admiralë dhe gjeneralë të tjerë, në një riorganizim të paparë të udhëheqjes ushtarake amerikane.
Muajin e kaluar, Hegseth shkarkoi shefin e inteligjencës së Pentagonit dhe dy komandantë të tjerë të lartë ushtarakë. Në maj, Hegseth urdhëroi një ulje prej 20% të numrit të oficerëve më të lartë të ushtrisë. Në atë memo të majit, Hegseth tha se do të kishte gjithashtu një ulje prej të paktën 20% të numrit të oficerëve të përgjithshëm në Gardën Kombëtare dhe një ulje shtesë prej 10% midis oficerëve të përgjithshëm në të gjithë ushtrinë. “Më shumë gjeneralë dhe admiralë nuk çojnë në më shumë sukses”, tha Hegseth në atë kohë.
“Ndoshta është më e zakonshme nga sa mendojnë njerëzit… (por) mungesa e qartësisë nuk ndihmon”, tha zyrtari.Top Channel
-

Takim i papritur/ Shefi i Pentagonit, Hegseth thërret me urgjencë krerët ushtarakë amerikanë..
New York – Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, do të mbledhë javën e ardhshme në Virxhinia qindra gjeneralë, admirale dhe zyrtarë të tjerë nga e gjithë bota, shkruan Washington Post, për një takim për të cilin «edhe gjeneralët më të lartë dhe stafet e tyre nuk e dinë arsyeën».
Takimi, për të cilin janë ftuar me një udhëzim edhe drejtuesit e të gjitha komandave amerikane – në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi-Paqësor – duke ngritur disa shqetësime për sigurinë dhe largimin e krerëve ushtarakë nga zonat e krizës, do të mbahet në bazën e Marinës së Quantico javën e ardhshme. Një zëdhënës i Pentagonit e ka konfirmuar takimin, por nuk ka dhënë asnjë detaj ose shpjegim.
Kjo është diçka krejtësisht e pazakontë (askush nuk e kujton një rast të ngjashëm) që po shkakton «konfuzion dhe alarm», sipas Washington Post, duke marrë parasysh që disa drejtues të forcave të armatosura janë shkarkuar tashmë këtë vit (në maj Hegseth tha se krerët ushtarakë duhet reduktuar «të paktën» me 20% dhe se duhet «të shkarkohen» rreth 100 gjeneralë dhe admirale nga rreth 800 në Shtetet e Bashkuara dhe disa dhjetëra jashtë vendit) dhe duke marrë parasysh që administrata amerikane sapo ka njoftuar qëllimin për të bërë prerje drastike të personelit federal në rast të bllokimit të qeverisë (nëse Kongresi refuzon të financojë qeverinë nga 1 tetori).
Hegseth po përgatit gjithashtu një strategji të re kombëtare mbrojtjeje për atë që është ribërë «departamenti i Luftës»: pritet që «siguria dhe mbrojtja e brendshme» të bëhet prioriteti kryesor i forcave të armatosura (të cilat tashmë janë dërguar, për shembull, në kufirin me Meksikën) pas viteve kur Kina ishte konsideruar rreziku kryesor për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Disa mendojnë se kjo mund të diskutohet në takim, por frika nga shkarkime të reja është shumë e madhe.
Muajin e kaluar Hegseth shkarkoi gjeneralin Jeffrey Kruse, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, nënadmiralen Nancy Lacore dhe figura të tjera, pa dhënë asnjë shpjegim. Sapo u vendos në detyrë, Trump kishte shkarkuar kreun e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, gjeneralin Charles Q. Brown Jr.; kreun e operacioneve detare, admiralen Lisa Franchetti; komandanten e Gardës Bregdetare, admiralen Linda Fagan; dhe zv/kryetarin e stafit të Forcave Ajrore. Një listë që përfshin shumë gra.
-

‘Kundërshtime për akt-ekspertizën tekniko-ushtarake’/ Mediu: Procesi po shkon drejt absurdit, çështjet teknike nuk janë detyrë e ministrit
Në Gjykatën e Posaçme nisi sot procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu,ku në seancë, Mediu paraqiti kundërshtimet e tij në lidhje me akt-ekspertizat tekniko-ushtarake.
“Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë,” deklaroi Mediu, duke shtuar se prokurori në sallë pranoi se nuk kishte njohuri për kalibrat pasi ishte jurist. Ai tha se procedimi penal ishte ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës dhe se ministri nuk merret me çështje ushtarake, për të cilat, sipas tij, përgjegjësia i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak.
Në një deklaratë jashtë Gjykatës së Posaçme, Mediu theksoi rëndësinë e kontrollit civil dhe ushtarak për një vend anëtar të NATO-s dhe u shpreh se çështjet teknike nuk janë brenda kompetencave të ministrit. “Ministri i Mbrojtjes është civil,” tha ai, duke nënvizuar se kundërshtimet dhe pyetjet e tij janë paraqitur edhe në një përmbledhje zyrtare të dorëzuar në seancë.
Sa i përket paraqitjes së provave, Mediu u shpreh i habitur dhe kritik ndaj procesit, duke theksuar mungesën e një shkrese të kundërligjshme nga kryeministri në dokumentacionin e paraqitur dhe duke e quajtur rrjedhën e procesit drejt absurdit. Ai argumentoi se pretendimet se uzinat ushtarake kryenin demontime nuk përputhen me dëshmitë se në vitin 2007 ato kanë punuar me kapacitet të plotë.
Mediu përmendi gjithashtu se ministri kishte dërguar në qeveri relacione sipas të cilave municionet e kalibrave të mëdhenj demontoheshin në uzinat ushtarake. Ai shtoi se relacionet i përgatiten nga stafi teknik dhe se nuk ka thënë se ekzistonin vetëm municione të vogla apo të mëdha; sipas tij, nuk është detyrë e ministrit të dijë detaje teknike si përkatësia e municioneve sipas milimetrave.
Mediu:
Ka një normë shumë të rëndësishme për një vend anëtar të NATO-s, kontrolli civil dhe ushtarak i forcave të armatosura, me çështje teknike nuk merret ministri.
Megjithatë ne kemi bërë kundërshtimin edhe pyetje pas pyetje, edhe në një përmbledhje të sotme të cilën e kemi paraqitur.Për sa i përket çështjes së dytë, paraqitjes së provave, të them të drejtën jam jashtëzakonisht i habitur, që tregon se ky proces po shkon drejt absurdit për faktin që në gjithë prezantimin që u bë nuk shikohet dhe nuk tregohet një shkresë e kundërligjshme e kryeministrit, përveçse aludimeve për sa i përket procedurës administrative.
Ta bëjmë më të thjeshtë, thuhet se uzinat ushtarake bënin demontime, po ju them që në 2007, uzinat ushtarake, sipas edhe dëshmive të ushtarakëve të Shtabit të Përgjithshëm, kanë punuar me kapacitet të plotë.
Thuhet për shembull: ministri çoi një relacion në qeveri dhe tha që municionet e kalibrit të madh demontoheshin në uzinat ushtarake.Relacionet janë që i përgatit stafi teknik, as kam thënë ka municione të vogla, as kam thënë ka municione të mëdha, por nuk është detyrë e ministrit të dijë se kush është municion i vogël dhe kush i madh, aq më tepër të dijë milimetrat e municioneve.
-

“Gërdeci”, Mediu kundërshton akt-ekspertizën: Ministri nuk merret me çështje ushtarake!
Në Gjykatën e Posaçme vijoi procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gërdecit.
Gjatë seancës Mediu pretendoi se ekspertët e thirrur nga prokuroria për akt-ekspertizat tekniko-ushtarake ishin në një nivel të ulët ushtarak.
Mediu tha se disa ushtarakë të lartë kishin kundërshtuar këto ekspertiza, ndërsa prokurori kishte deklaruar se nuk kishte njohuri për kalibrat, pasi ishte jurist. Mediu paraqet kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake.
“Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, tha ai. -

“Ministri nuk merret me çështje ushtarake”/ Gërdeci, Mediu kundërshton në GJKKO, aktekspertizën tekniko-ushtarake
Në Gjykatën e Posaçme vijoi procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gërdecit. Gjatë seancës Mediu pretendoi se ekspertët e thirrur nga prokuroria për akt-ekspertizat tekniko-ushtarake ishin në një nivel të ulët ushtarak.
Mediu tha se disa ushtarakë të lartë kishin kundërshtuar këto ekspertiza, ndërsa prokurori kishte deklaruar se nuk kishte njohuri për kalibrat, pasi ishte jurist. Mediu paraqet kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake.
“Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, tha ai. -

Bombarduesit rusë në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka aktivizuar nenin 4 pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga dy bombardues rus.
Në takimin e saj NATO ka paralajmëruar Rusinë kundër shkeljeve të mëtejshme të hapësirës ajrore nën kërcënimin e forcës. NATO dhe aleatët e saj do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, për të mbrojtur veten dhe për të penguar kërcënimet nga të gjitha drejtimet, sipas një deklarate të lëshuar nga të 32 anëtarët e aleancës pas konsultimeve në Bruksel.
Incidenti është pjesë e një modeli veprimesh të kohëve të fundit nga Rusia që janë “përshkallëzuese, rrezikojnë llogaritje të gabuara dhe rrezikojnë jetë”, tha NATO. Incidenti ndodhi pas një fluturimi dymbëdhjetë-minutësh të avionëve luftarakë rusë mbi territorin estonez dhe ndërhyrjes së më shumë se 20 dronëve rusë në hapësirën ajrore polake.
Thuhet gjithashtu se një dron rus ka fluturuar në hapësirën ajrore të partnerit të NATO-s, Rumanisë. Në fund të takimit pati një reagim edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.