Tag: ushqimor

  • “Të nxirret urdhri menjëherë”, Rama i ngarkon detyrën ministrit të Financave: AKU duhet të pezullohet, po bën shumë dëm për qytetarët dhe bizneset

    “Të nxirret urdhri menjëherë”, Rama i ngarkon detyrën ministrit të Financave: AKU duhet të pezullohet, po bën shumë dëm për qytetarët dhe bizneset

    Kreu i qeverisë Edi Rama në një takim me fermerët u shpreh se Autoriteti i Kontrollit Ushqimor duhet të pezullohet menjëherë dhe të ngrihet një komision për filtrimin e burimeve njerëzore të saj, pasi sipas tij po bën dëm.

    Rama tha se çdo produkt i freskët dhe ushqimor që tregtohet pa faturë është i rrezikshëm, duke u ndalur te qumështi, teksa tha se pasi të bëhet një proces sensibilizimi, do të ndërhyhet me sekuestro të të gjithë qumështit dhe ushqimeve të pafaturuara.
    “Strukturat e pafaturuara që mund të jenë të rrezikshme dhe mund të sjellin pasoja katastrofike për shëndetin e njerëzve, dhe tatimet duhet të fillojnë dhe t’u thonë bizneseve të vogla që jemi në kushte keqkuptimi, ju kemi lejuar pa taksa por ju kemi kërkuar të jeni aleatë për të garantuar që informaliteti nuk shkon deri në prekjen e shëndetit të njerëzve. Duhet të fillojë sekuestrimi i mallrave ushqimore dhe të freskëta që janë pa faturë. AKU duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë sepse më shumë sesa mirë bën dëm, duhet ngrit komision i posaçëm për të marrë në analizë burimet njerëzore të AKU.
    Në komision duhet të ftohet të jetë pjesë Universiteti Bujqësor i Tiranës. AKU është shqetësimi më i madh i gjithë sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë por dhe për restorantet dhe kafenetë, sepse thashë që më shumë se bën mirë bën dëm.
    Duhet nxjerr urdhri i pezullimit të AKU ministër”, tha Rama.

    Top Channel

  • Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

    Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

    Alfred Trimi është një qytetar që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi në 2018-ën ka zgjidhur martesën në gjykatë dhe gjykata ka caktuar, që duhet të paguante një pension ushqimor për fëmijët 200 mijë lekë të vjetra në muaj.
    Alfredi tregon se pagoi disa kohë dhe më pas nuk pati mundësi, pasi ra pandemia dhe ish-bashkëshortja e tij, iu drejtua një përmbaruesi privat me emrin Elvin Hoxha. Ky i fundit vendosi sekuestron tek një makinë dhe një motori dhe më pas tek dyqani, të cilin e nxori në ankand.
    Vlera e pensionit ushqimor të papaguar është 7 milionë lekë të vjetra. Pasi e nxori në ankand tre herë dyqanin, kaloi tek shtëpia ndërkohë që qytetari shprehet se ka dhe një garazh, që e kalon vlerën që duhet të paguajë dhe përmbaruesi nuk e sekuestroi.
    Madje ai pretendon se e ka njoftuar, por nuk ka marrë përgjigje. Përmbaruesi Ilia Elezi shpjegon procedurën e ekzekutimit nga një përmbarues gjyqësor dhe thotë, se fillon sekuestro nga pasuri të luajtshme në të paluajtshme.
    “Në vitin 2018 kam zgjidhur martesën dhe më është caktuar një pension ushqimor për fëmijët. Pensioni ishte 200 mijë lekë të vjetra, e kam paguar për disa vite rregullisht. Në vitin 2020 edhe mbrapa që filloi pandemia, pata probleme me biznesin dhe që nga ai moment nuk e kam marrë veten ende. Personi në fjalë që ne kemi zgjidhur martesën i drejtohet një përmbaruesi privat, Elvin Hoxha, fillon që të bëjë një ekzekutim në pronat e luajtshme, që nuk u mor fare me to, makina dhe një motor.
    Ndërkohë që futet tek dyqani, një pronë e paluajtshme, që e kalon vlerën që bëhet fjalë për ekzekutim. E lashë të bënte tre ankande, nuk bëra ankimim nuk e shiti, heq dorë nga prova, heq sekuestron dhe sekuestron shtëpinë, që shtëpia e 15 fillon vlerën që bëhet fjalë. Unë kisha dhe garazh që e mbulon dyfish çmimin, por me atë nuk u mor fare dhe një ditë të bukur, zotëria thotë që nuk e di që ke garazh. Iu drejtova gjykatës derisa solli një vendim që e kishte rrëzuar tek Dhoma e Këshillimit, kërkesën për ndalimin e veprimeve përmbarimore që kërkova unë.
    Gjyqtarja e kemi shtyrë për në shtator, gjoja kishte avokaten pa qejf. Unë deri në shtator e kam, ose nuk e kam shtëpinë. Është vërtet mund edhe djersë. A ka mundësi që të shesë ato të tjerat, nuk po them që të mos i shesë, por jo shtëpinë. Po, fëmijët njerëz ku do të rrinë?!”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.
    Si fillim, detyra e përmbaruesit është që t’i drejtohet ASHK-së, për të marrë informacion mbi të gjitha pronat, pavarësisht rasteve, kur debitorët mund të lajmërojnë për pronat.
    Së dyti ai nxjerr në ankand dyqan e garazh. Sipas Elezit, përmbaruesi mund të vendosë sekuestro në të gjitha pronat, por duhet të ketë parasysh, që mos të dëmtojë as debitorin./tvklan.al

  • Dyshohet helmim ushqimor në një kopsht shtetëror në Gramsh, 12 fëmijë me simptoma

    Dyshohet helmim ushqimor në një kopsht shtetëror në Gramsh, 12 fëmijë me simptoma

    Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në fillim të kësaj jave në një kopsht shtetëror në Gramsh, ku dyshohet se disa fëmijë janë helmuar nga ushqimi i konsumuar. Mësohet se fëmijët janë paraqitur në spital me simptoma si të vjella dhe temperaturë, duke ngritur menjëherë dyshimet për një rast helmimi ushqimor.
    Janë marrë gjithsej 72 mostra për analiza laboratorike, nga të cilat janë përzgjedhur 30 për ekzaminim më të detajuar. Deri më tani, dyshohet se 12 fëmijë janë prekur, ndërsa është konfirmuar zyrtarisht një rast helmimi nga salmonela.

    Rezultatet e analizave kanë zbuluar praninë e bakterit të salmonelës në disa mostra, duke lënë të kuptohet se burimi i mundshëm i helmimit ka qenë ushqimi i ofruar nga një kompani private që furnizon kopshtin me ushqim.
    Autoritetet shëndetësore vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkakun dhe përgjegjësinë për këtë ngjarje.

  • Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

    Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

    Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar duhet të përmbajnë një kod identifikimi të njohur si “lot”, i cili do të vendoset në etiketë për të garantuar gjurmueshmëri të plotë në zinxhirin ushqimor.
    Kjo masë vjen si pjesë e udhëzimit të ri “Mbi treguesit ose shenjat që identifikojnë lot-in të cilit i përket një produkt ushqimor1 të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i botuar në Fletoren Zyrtare, që synon rritjen e sigurisë ushqimore dhe përputhjen me standardet e Bashkimit Evropian.
    “Ky udhëzim ka për qëllim të forcojë sistemin e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore nëpërmjet vendosjes në faza të ndryshme të zinxhirit ushqimor të lot-it, të formuluar me tregues identifikues me shkronja ose numra, duke u mundësuar autoriteteve kompetente dhe operatorëve të biznesit të monitorojnë dhe të menaxhojnë në mënyrë efektive produktet ushqimore”, citohet në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë.
    Sipas këtij udhëzimi, çdo produkt ushqimor do të duhet të ketë të shënuar një tregues unik, të formatuar me shkronja ose numra, që tregon kohën dhe vendin e prodhimit, përpunimit ose paketimit. Ky tregues do t’i paraprijë shkronja “L”, përveç rasteve kur identifikimi është i qartë edhe pa të.
    Udhëzimi parashikon disa përjashtime për produkte që tregtohen pa ambalazh, për paketime shumë të vogla ose produkte të destinuara për përpunim të menjëhershëm. Megjithatë, shumica e produkteve ushqimore të parapaketuara do të duhet të pajisen me këtë kod. Produktet që janë etiketuara përpara hyrjes në fuqi të udhëzimit do të lejohen të qëndrojnë në treg deri në përfundimin e stoqeve, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është ngarkuar të monitorojë këtë proces kalimtar.
    Neni 1 1. Ky udhëzim ka për qëllim të forcojë sistemin e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore nëpërmjet vendosjes në faza të ndryshme të zinxhirit ushqimor të lot-it, të formuluar me tregues identifikues me shkronja ose numra, duke u mundësuar autoriteteve kompetente dhe operatorëve të biznesit të monitorojnë dhe të menaxhojnë në mënyrë efektive produktet ushqimore. 2. Për qëllimet e këtij udhëzimi, “lot” nënkupton një sasi të identifikueshme të një produkti ushqimor të dorëzuar në të njëjtën kohë dhe që është prodhuar, përpunuar ose paketuar praktikisht në të njëjtat kushte.
    Neni 2 1. Produktet ushqimore tregtohen vetëm nëse përmbajnë lot-in me treguesit identifikues të përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi. 2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet: a) për produktet bujqësore, të cilat, pas largimit nga ferma, janë: i. shitur ose dorëzuar në stacionet e magazinimit, përgatitjes ose paketimit të përkohshëm; ii. transportohen tek organizatat e prodhuesve; ose iii. mblidhen për përfshirje të menjëhershme në një proces përgatitjeje ose përpunimi; b) në pikën e shitjes te konsumatori i fundit, kur produktet ushqimore nuk janë të parapaketuara, janë të paketuara me kërkesë të blerësit ose janë të parapaketuara për shitje të menjëhershme; c) për paketimet ose kontejnerët, ana më e madhe e të cilave ka një sipërfaqe më të vogël se 10 cm2 ; ç) në porcione individuale të akullores, treguesi që mundëson identifikimin e lot-it të tregohen në paketimin e kombinuar.
    Neni 3 1. Lot-i përcaktohet në çdo rast nga prodhuesi ose ambalazhuesi i produktit ushqimor, ose shitësi i parë në Republikën e Shqipërisë. 2. Treguesit e përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, përcaktohen dhe vendosen nën përgjegjësinë e operatorëve që kryejnë procese specifike në zinxhirin ushqimor. Treguesit të paraprihen nga shkronja “L”, me përjashtim të rasteve kur dallohet qartë nga treguesit e tjerë në etiketë ose ambalazh.
    Neni 4 1. Në rastin e produkteve ushqimore të parapaketuara, treguesi i përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, dhe sipas rastit, shkronja “L”, do të shfaqet në paketim ose në një etiketë bashkëngjitur.
    Kur produktet ushqimore nuk janë të paketuara paraprakisht, treguesi i përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, dhe sipas rastit, shkronja “L” vendoset në paketim ose në kontejner ose, në rast të kundërt, në dokumentet shoqëruese tregtare. 3. Treguesit të vendosen në të gjitha rastet në mënyrë të tillë që të jenë lehtësisht të dukshëm, qartësisht të lexueshëm dhe të pashlyeshëm.
    Neni 5 1. Kur në etiketë është vendosur data e jetëgjatësisë minimale ose “të përdoret deri …”, treguesit e përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, nuk vendosen në etiketën e produktit ushqimor, me kusht që data konsiston të paktën në tregues të pakoduar të datës dhe muajit duke ruajtur radhën e vendosjes.
    Neni 6 1. Produktet ushqimore të etiketuara përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi do të vazhdojnë të tregtohen deri në mbarimin e stoqeve. Ngarkohet Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të evidentojë sasinë stok të këtyre produkteve deri në shitjen e plotë të tyre.
    Neni 7 1. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Udhëzimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026./MONITOR

  • “Skandali po mbulon skandalin”/ Kreu i Shoqatës së Konsumatorit: Jemi në terrorizëm ushqimor

    “Skandali po mbulon skandalin”/ Kreu i Shoqatës së Konsumatorit: Jemi në terrorizëm ushqimor

    Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka komentuar situatën e rëndë me sigurinë ushqimore në Shqipëri. Resuli i ftuar në emisionin e mengjesit “KAFE SHQETO” në Syri tv u shpreh se ndodhemi në një situatë të kapitullimit të Ministrisë së Bujqësisë.
    Ai theksoi se jemi në situatën që skandali mbulon skandalin gjë e cila sipas tij është e frikshme. Resuli theksoi se edhe vetë ministrja është e ndërgjegjshme se situata i ka rrëshqitur nga duart dhe që nuk e ka mbledhur në kohën e duhur dhe nuk ka bërë lëvizjet e duhura. Sipas tij gjendemi në një terrorizëm ushqimor.
    “Në kemi një kapitullim, jo shthurje, të Ministrisë së Bujqësisë në bërsinë e saj, sepse nëse ne flasim sot për sigurinë ushqimore ka një shkak pasojë, ka një origjinë çdo gjë të cilat vijnë në mënyrë graduale deri ne pikën ku jemi sot, që skandali mbulon skandalin. Dhe kjo në fakt është e frikshme. Edhe rasti i drejtorit të Tiranës i cili e kishte dhënë dorëheqjen në kohë me diell por që ministrja ja mbante letrën për një ditë me shi. E thënë ndryshe edhe vetë ministrja është e ndërgjegjshme se situata i ka rrëshqitur nga duart që nuk e ka mbledhur në kohën e duhur dhe nuk ka bërë lëvizjet e duhura, përkundrazi e ka vënë poshtë kjo situate e cila në fakt në fund të ditës pasojat e rënda i vuajmë ne. I vuajnë fëmijët tanë, u vuan konsumatori.
    Për të mbetur pak tek pjesa teknike. Rastet janë bërë aq të shpeshta sa ne sot gjendemi në një terrorizëm ushqimor. Unë di të them me bindje të plotë që siguria ushqimore në nivel botëror konsiderohet çështje e sigurisë kombëtare. Imagjino tani që një vend armik i Shqipërisë të dojë të fusë një substancë në një produkt ushqimor dhe çfarë ndodh pastaj me të gjithë popullatën shqiptare. Kemi konsumuar mbi 3500 kg fileto pule që mund të ushqesh mbi 1000 njerëz e me dhjetëra fëmijë. Pra ne kemi qene në mëshirë të fatit… Kemi Skandalin e filetove te pulës, atë të mandarinave që u konsuamuan, luleshtrydhet, specat që u kapen në Kroaci…. Nuk përjashtohet mundësia që ne të gjitha këto ti kemi konsumuar. Ministria ka kapitulluar për të përmbushur ligjin dhe për të dhënë garanci për konsumatorin.” tha Resuli.

  • Siguria e produkteve/ Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, skandali po mbulon skandalin!

    Siguria e produkteve/ Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, skandali po mbulon skandalin!

    Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka komentuar situatën e rëndë me sigurinë ushqimore në Shqipëri. Resuli i ftuar në emisionin e mengjesit “KAFE SHQETO” në Syri tv u shpreh se ndodhemi në një situatë të kapitullimit të Ministrisë së Bujqësisë.
    Ai theksoi se jemi në situatën që skandali mbulon skandalin gjë e cila sipas tij është e frikshme. Resuli theksoi se edhe vetë ministrja është e ndërgjegjshme se situata i ka rrëshqitur nga duart dhe që nuk e ka mbledhur në kohën e duhur dhe nuk ka bërë lëvizjet e duhura.
    Sipas tij gjendemi në një terrorizëm ushqimor.
    “Në kemi një kapitullim, jo shthurje, të Ministrisë së Bujqësisë në bërsinë e saj, sepse nëse ne flasim sot për sigurinë ushqimore ka një shkak pasojë, ka një origjinë çdo gjë të cilat vijnë në mënyrë graduale deri ne pikën ku jemi sot, që skandali mbulon skandalin. Dhe kjo në fakt është e frikshme. Edhe rasti i drejtorit të Tiranës i cili e kishte dhënë dorëheqjen në kohë me diell por që ministrja ja mbante letrën për një ditë me shi. E thënë ndryshe edhe vetë ministrja është e ndërgjegjshme se situata i ka rrëshqitur nga duart që nuk e ka mbledhur në kohën e duhur dhe nuk ka bërë lëvizjet e duhura, përkundrazi e ka vënë poshtë kjo situate e cila në fakt në fund të ditës pasojat e rënda i vuajmë ne. I vuajnë fëmijët tanë, u vuan konsumatori.
    Për të mbetur pak tek pjesa teknike. Rastet janë bërë aq të shpeshta sa ne sot gjendemi në një terrorizëm ushqimor. Unë di të them me bindje të plotë që siguria ushqimore në nivel botëror konsiderohet çështje e sigurisë kombëtare. Imagjino tani që një vend armik i Shqipërisë të dojë të fusë një substancë në një produkt ushqimor dhe çfarë ndodh pastaj me të gjithë popullatën shqiptare. Kemi konsumuar mbi 3500 kg fileto pule që mund të ushqesh mbi 1000 njerëz e me dhjetëra fëmijë. Pra ne kemi qene në mëshirë të fatit… Kemi Skandalin e filetove te pulës, atë të mandarinave që u konsuamuan, luleshtrydhet, specat që u kapen në Kroaci…. Nuk përjashtohet mundësia që ne të gjitha këto ti kemi konsumuar. Ministria ka kapitulluar për të përmbushur ligjin dhe për të dhënë garanci për konsumatorin,” tha Resuli.

  • Siguria e produkteve, Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, në pikën kur skandali mbulon skandalin…

    Siguria e produkteve, Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, në pikën kur skandali mbulon skandalin…

    I ftuar në emisionin e mengjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar Ervin Resuli.

    Ne bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën e rëndë me sigurinë ushqimore në Shqipëri.

    Ervin Resuli: Në kemi një kapitullim, jo shthurje, të Ministrisë së Bujqësisë në bërsinë e saj, sepse nëse ne flasim sot për sigurinë ushqimore ka një shkak pasojë, ka një origjinë çdo gjë të cilat vijnë në mënyrë graduale deri ne pikën ku jemi sot, që skandali mbulon skandalin. Dhe kjo në fakt është e frikshme. Edhe rasti i drejtorit të Tiranës i cili e kishte dhënë dorëheqjen në kohë me diell por që ministrja ja mbante letrën për një ditë me shi. E thënë ndryshe edhe vetë ministrja është e ndërgjegjshme se situata i ka rrëshqitur nga duart që nuk e ka mbledhur në kohën e duhur dhe nuk ka bërë lëvizjet e duhura, përkundrazi e ka vënë poshtë kjo situate e cila në fakt në fund të ditës pasojat e rënda i vuajmë ne. I vuajnë fëmijët tanë, u vuan konsumatori.

    Për të mbetur pak tek pjesa teknike. Rastet janë bërë aq të shpeshta sa ne sot gjendemi në një terrorizëm ushqimor. Unë di të them me bindje të plotë që siguria ushqimore në nivel botëror konsiderohet çështje e sigurisë kombëtare. Imagjino tani që një vend armik i Shqipërisë të dojë të fusë një substancë në një produkt ushqimor dhe çfarë ndodh pastaj me të gjithë popullatën shqiptare. Kemi konsumuar mbi 3500 kg fileto pule që mund të ushqesh mbi 1000 njerëz e me dhjetëra fëmijë. Pra ne kemi qene në mëshirë të fatit… Kemi Skandalin e filetove te pulës, atë të mandarinave që u konsuamuan, luleshtrydhet, specat që u kapen në Kroaci….

    Nuk përjashtohet mundësia që ne të gjitha këto ti kemi konsumuar.

    Ministria ka kapitulluar për të përmbushur ligjin dhe për të dhënë garanci për konsumatorin…

  • Ushqimet më të mira për rënie nga pesha

    Ushqimet më të mira për rënie nga pesha

    Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe.
    Pesha e shëndetshme ndihmon në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak dhe ul gjasat e komplikacioneve të tjera siç mund të jetë ishemia ose ataku në zemër.
    Për arritjen e peshës së duhur, një diabetik duhet të zbatojë një plan të mirëfilltë ushqimor për rënien nga pesha.

    Dieta Mesdhetare
    Ky regjim ushqimor, ndër më të rekomanduarit në botë, përfshin: perimet, drithërat e plota, frutat, arrorët, farat, barishtet, vajin e ullirit, peshkun dhe vezët.
    Ky regjim është më i përshtatshem për mbajtjen nën fre të glukozës dhe rënien nga pesha.
    Dieta e Karbohidrateve
    Ulja e nivelit të karbohidrateve në konsum është baza e një regjimi të tillë. Ai ka të bëjë me kufizimin e sasisë së karbohidrateve dhe rritjes së sasive të proteinës dhe yndyrnave të shëndetshme,
    Nëse dëshironi të ndiqni një regjim të tillë, atëherë duhet të shmangni: patatet, orizin, bukën e bardhë, ëmbëlsirat dhe makaronat.
    Ju mund të konsumoni më shumë proteinë nga peshku, mishi pa dhjamë dhe vezët por nuk duhet të konsumoni më pak se 20 gramë karbohidrate në ditë.
    Dieta Paleolitike
    Ky regjim ushqimor përfshin shumë fruta, perime, mish pa dhjamë dhe peshk.
    Ushqimet e lejuara në këtë regjim janë thuajse të ngjashme me dietë me pak karbohidrate.
    Ekspertët thonë se rënia nga pesha me këtë dietë është e madhe por njeriu e ka të vështirë ta ruajë atë
    Dieta Vegane
    Një regjim i tillë u vjen në ndihmë diabetikëve të arrijnë objektivin e tyre për rënien nga pesha.
    Ajo këshillon konsumin e drithërave të plota, frutave, perimeve dhe mishit pa dhjamë.
    Mirëmbajtja e peshës mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në menaxhimin e sëmundjes.
    Shumë prej regjimeve të lartpërmendura e ndihmojnë një diabetik që të humbasë kilogramët e tepërt në mënyrë të shëndetshme.

  • Gabimet që bëjnë të gjithë kur nisin dietën për rënie nga pesha

    Gabimet që bëjnë të gjithë kur nisin dietën për rënie nga pesha

    Zbatimi i një regjimi më të shtrënguar ushqimor kërkon disa elementë të rëndësishëm: mendësinë e duhur, aktivitetin fizik dhe një plan ushqimor që plotëson shumë nevoja të organizmit.
    Por, cilat katër gabimet që bëni në nisjen e dietës, të cilët pengojnë suksesin e saj?
    Zgjedhja e ushqimeve të lehta

    Në ditët e sotme, tregjet janë të stërmbushura me produkte të ashtuquajtura të lehta që kanë pak kalori.
    Këto produkte janë pakëz gënjeshtare për vetë faktin se mund të kenë më pak kalori por kjo nuk do të thotë se nuk kanë sheqer ose yndyrna. Për shembull, lëngjet e gazuara që reklamohen si pa sheqer, padyshim që kanë sheqer, thjesht në forma të ndryshme.
    Për rënien nga pesha, hiqni dorë nga këto lëngje dhe pini ujë. Një shembull tjetër është lëngu i portokallt. Ai është krejt natyral ama në mungesë të fibrës është i gjithi sheqer. Portokalli është më efikas kur hahet dhe jo kur pihet.
    Mosplotësimi i dëshirave të caktuara
    Nëse i nënshtroheni një regjimi shtrëngues ushqimor, kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga llastimi i vetes herë pas here. Nëse dieta juaj ndalon të ëmblat por juve ju pëlqen çokollata, ju nuk do reshtni së menduari për të. Nuk duhet të hiqni dorë nga çokollata, por të zgjidhni atë që ka sasinë më të madhe të kakaos në përmbajtjen e saj.
    Mjafton pak çokollatë në ditë dhe trupi dhe mendja do të jenë të kënaqur.
    Uria e vazhdueshme
    Gabimi i tretë që bëjnë njerëzit që janë në dietë është se qëndrojnë gjatë në kthetrat e urisë. Dieta nuk ka të bëjë me urinë por me shëndetin. Hani më shumë fruta, perime dhe ushqime natyrale dhe mos lini nivelin e kalorive në një minimum të rrezikshëm.
    Nëse ju hani mbi 3 vakte në ditë në sasitë e duhura dhe me ushqime të shëndetshme- jo vetëm që nuk do ju marrë uria, por edhe do të humbisni më shumë në peshë.

  • Përfitimet e dietës me pak kripë, ja cilat ushqime rekomandohen

    Përfitimet e dietës me pak kripë, ja cilat ushqime rekomandohen

    Termi “regjim ushqimor i ulët në natrium ” nënkupton që në përditshëmri marrja e sasisë së kripës jo vetëm që nuk duhet t’i kalojë limitet por duhet të jetë edhe më e ulët.
    Ndjekja e një regjimi ushqimor me pak natrium është diçka që shumë njerëz përpiqen të bëjnë për të përmirësuar shëndetin e tyre. E kjo sidomos nëse vuajnë nga sëmundje të cilat përkeqsohen nga konsumi i tepërt i kripës, të tilla si presioni i lartë i gjakut apo sëmundjet e veshkave.
    Nëse po përpiqeni të ulni sasinë e natriumit që merrni në përditshmëri, AgroWeb.org ju vjen në ndihmë me këshillat e duhura.
    Cila është sasia e rekomanduar e natriumit?
    Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të rriturit të marrin më pak se 2,300 miligramë natrium në ditë. Me një kufi ideal prej 1,500 mg në ditë për shumicën e të rriturve, veçanërisht për ata me presion të lartë të gjakut.
    Por duke qenë se sasi të tepërta kripe mund të gjenden në shumë ushqime të paketuara dhe të parapërgatitura, kjo mund të jetë sfiduese. Disa nga ushqimet që janë burime më pak të dukshme të natriumit janë mishi i pulës dhe i gjelit të detit, makaronat, buka dhe erëzat.
    Megjithatë, sasia e rekomanduar mund të ndryshojë, në varësi të shëndetit tuaj dhe historikut familjar të sëmundjeve të trashëgueshme.
    Cilat janë përfitimet e një regjimi ushqimor me pak natrium
    Edhe pse natriumi ose kripa është një përbërës që i jep shije gatimeve, ndjekja e një regjimi ushqimor me pak natrium lidhet me shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë:
    Presion të shëndetshëm të gjakut.Zvogëlohet rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.Përmirësimi i shëndetit të trurit.Funksioni i shëndetshëm i veshkave.Mund të përjetoni efekte afatshkurtra, të tilla si: të ndiheni më pak të fryrë ose të keni më pak etje.Lista e ushqimeve me sasi të ulëta natriumi
    Në mënyrë tipike, ushqimet që shijohen të papërpunuara kanë më pak natrium sesa ato që janë më të përpunuara. Mbani mend se disa nga këto ushqime mund të jenë të pasura me minerale që njerëzit me sëmundje kronike të veshkave duhet t’i kufizojnë sepse kanë sasi të larta kaliumi. Prandaj AgroWeb.org këshillon që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj.
    Frutat dhe perimet
    Frutat dhe perimet që shijohen të freskëta janë pa kripë apo natrium të shtuar. Të tilla janë mollët, rrushi, luleshtrydhet, patatet, shpargu, kërpudhat, shalqini, portokallet, spinaqi, karrotat etj. Kur bëhet fjalë për frutat e konservuara, kripa iu shtohet shumë rrallë. E sa i përket perimeve të konservuara, zgjedhja më e mirë është ajo që në etiketë shkruan “pa kripë”.
    Drithërat
    Shumica e drithërave mund të jenë pjesë e rëndësishme e një regjimi ushqimor me natrium të ulët. Disa zgjedhje të pasura me lëndë ushqyese përfshijnë kinoan, orizin kaf, makaronat me drithëra të plota, tërshërën etj.
    Proteinat
    Proteina luan shumë role të rëndësishme në trup dhe fatmirësisht shumë burime të proteinave janë natyrishëm pa natrium. Mishrat e tymosur, ato të pjekur dhe të konservuar, zakonisht janë të mbushur me kripë ose me përbërës me natrium. Megjithatë, mishi i freskët i viçit, i pulës, i peshkut janë të pranueshëm kur ndiqni në regjim me pak natrium. Disa burime të tjera proteinash përfshijnë vezët, fasulet, arrorët, kikirikët pa kripë etj.
    Qumështi dhe nën produktet e tij
    Shumë produkte të qumështit janë të mbushura me magnez, kalium dhe kalcium, lëndë ushqyese që mbështesin presionin e shëndetshëm të gjakut. Por disa, të tilla si djathi, mund të përmbajnë gjithashtu shumë natrium. Fatmirësisht, ushqime si vetë qumështi, kosi, gjalpi pa kripë dhe kefiri, janë disa nga produktet që mund të konsumoni pa frikë.
    Yndyrnat e shëndetshme
    Disa burime yndyrnash të shëndetshme që janë krejtësisht të pranueshme në një regjim me natrium të ulët përfshijnë vajin e ullirit, avokadon, salmonin, peshkun ton, sardelet, farat e lirit, farat chia, arrorët e pakripur dhe gjalpin e tyre.