Turizmi është “fati” që i trokiti në derë Shqipërisë në një moment kritik. Vendi po vuante rënien e konsumit për shkak të tkurrjes së popullsisë.
E orientuar gjithnjë e më shumë mbi shërbimet, ekonomia do të shënonte rënie të fortë nëse milionat e turistëve nuk do të vinin të vizitonin qytetet, bregdetin e malet dhe atraksionet e tjera natyrore e kulturore që i kemi me shumicë.
Në vitin 2024, në vend hynë një rekord prej 11.7 milionë shtetasish të huaj, dy herë më shumë se në vitin 2019.
Turistët nxitën një sërë biznesesh, duke filluar nga akomodimi e shërbimi ushqimor e sektorët mbështetës. Në fund të vitit 2024, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor zuri 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Deri në vitin 2017, akomodimi dhe shërbimi ushqimor kontribuonte më pak se 2% të PBB-së.
Në vlerë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor prodhoi 176 miliardë lekë, ose gati 1.8 miliardë euro në vitin 2024, sipas INSTAT, duke arritur një nivel rekord, i ndikuar nga vrulli i turizmit. Megjithatë ritmet e rritjes reale u ngadalësuan në 8.5% në 2024-n, nga 36% vitin e mëparshëm.
Edhe efekti në ekonomi ka qenë më i ulët. Kjo tendencë lidhet me faktin që ndryshe nga të ardhurat (prodhimi, që mat xhiron e përgjithshme të sektorit, me çmime bazë, përpara se të zbriten kostot e prodhimit), vlera e shtuar e sektorit (që përfshin pagat, fitimin dhe taksat që krijohen nga ajo kompani) po rritet më ngadalë.
Kjo tregon se shumica e rritjes së të ardhurave po shkon për të mbuluar kostot (materiale, energji, transport), jo për shtim të fitimit apo të pagave.
Në analizat e strukturës ekonomike, ky raport përdoret shpesh për të treguar zhvillim “sasior” pa rritje cilësore në efikasitetin ekonomik.
Rënia e Euros është një faktor kryesor, që ka ulur performancën e sektorit. Sipërmarrësi Behar Male, aksioner në hotelin më të madh për nga të ardhurat në kryeqytet, thotë se arsyeja kryesore lidhet me rënien e Euros, që ka zhvlerësuar të ardhurat. “Euro po e shkatërron biznesin e hotelerisë”, pohon ai.
“Na është rritur kostoja e çdo lloj malli e shërbimi vetëm nga zhvlerësimi i Euros. Kësaj i shtohen dhe kostot e larta të energjisë për subjektet e mëdha, pagat e personelit e të tjera”.
Rënia e Euros dhe shtimi i kostove nuk arrin të kompensohet nga çmimet e dhomave, që mbeten të ulëta përballë turistëve me aftësi të ulët paguese.
Sipas një kërkimi në booking, hotelet me 5 yje në kryeqytet shesin dhoma, duke filluar nga 180 euro nata dhe ato me 4 yje, edhe më pak se 100 euro/nata.
Në Milano, sipas platformës KAYAK, për hotele me 5 yje në Milano, çmimi është rreth 620 euro për natë, ndërsa ato me 4 yje, në rreth 200-230 euro/nata.
Rritja e turizmit ka nxitur dhe investimet në hoteleri, sidomos në zonat bregdetare. Vitet e fundit është shtuar numri i hoteleve që renditen në listën e më të mëdhenjve, si nga xhiro, ashtu dhe fitimi.
Në vitin 2023, për herë të parë, një strukturë hoteliere hyri në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve. Në vitin 2024, janë dy të tilla.
Megjithatë, norma e fitimit të tyre në pjesën më të madhe mbetet e ulët, në raport me ndërtimet rezidenciale dhe fshatrat turistikë, duke “justifikuar” dhe rendjen drejt këtyre të fundit në zonat bregdetare.
Teksa në kryeqytet ka shumë projekte ndërtimi hotelesh, që po tentojnë tërheqjen e markave të njohura, nuk dihet nëse do të ketë punë për të gjithë. “Tirana ka kërkesë për akomodim në hotele që zihen gjithë kapacitetet maksimumi 10-15 ditë në vit”, thotë z. Male.
“Unë vë re që në Tiranë janë dhënë apo janë në proces shumë leje për hotele. Dyshoj që Tirana të ketë kërkesë për hoteleri apo që do të ketë trend rritës të saj. Me ato leje që janë në proces pra, që nuk janë futur ende në treg, mendoj se do të ketë shumë struktura të panevojshme”.
Ai shton se vendi ka mangësi për struktura të mirëfillta turistike në bregdet, që janë marka. “Kemi hotele, por jo struktura që mbledhin grupe të organizuara në numër të konsiderueshëm”, pohoi ai në citimin për publikimin e “Monitor 200” për vitin 2023.
Të dhënat e 2024-s e konfirmojnë shqetësimin e sipërmarrësit. Hotelet aktuale në kryeqytet janë për “mbijetesë”, duke deklaruar fitime minimale.
Në kontrast, strukturat hoteliere në bregdet, sidomos ato që segmentojnë turistët me të ardhura të larta e shesin dhoma të shtrenjta, po gjenerojnë kthime të larta.
Në vitin e dytë të plotë të aktivitetit, të ardhurat arritën në gati 1.7 miliardë lekë, me rritje prej 41.5% në krahasim me 2023, kur filloi funksionimin. Fitimet u rritën me 49%, në 334 milionë lekë. Norma e fitimit ishte 19.7%.
Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion tërheqës për investime, falë vijës së saj të paprekur bregdetare, mjedisit pro-biznes dhe vendndodhjes strategjike”./Marrë nga Monitor
Tag: ushqimor
-

Hoteleria: Bregdeti prodhon milionat, “braktiset” Tirana
-

Rritje pagash për ushtarakët e Forcave të Armatosura, zbardhet shifra në lekë dhe kategoritë që përfitojnë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë dje me dije rritjen e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura. Përmes një postimi në rrjetet sociale Vengu theksoi se me projektbuxhetin e vitit 2026, rritja për kategoritë Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti do të jetë +5,875 lekë. Ndër të tjera ai shtoi se kjo rritje pagash vjen, jo vetëm si pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të qeverisë për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe jetesës, por edhe si një vlerësim për ata të cilët shërbejnë me përkushtim. “Më shumë vlerësim për ata që shërbejnë me përkushtim. Rritja e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura është pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese. Me Projektbuxhetin 2026, pagat përfshijnë rritje që shkon deri në +5,875 lekë, nga Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti, së bashku me shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor”, shkruan ministri Vengu në “Facebook”.
Si pritet të rriten pagat për ushtarakët:Ushtar IV: + 2 mijë e 13 lekë dhe shtesa plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor.
Tetar: + 2 mijë e 63 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
Kryekapter: + 2 mijë e 400 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
Oficerë/Major: +2 mijë e 963 mijë lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
Oficerë/Nënkolonel: + 3 mijë e 488 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
Oficerë/Kolonel: + 4 mijë e 88 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
Oficerë të lartë, Gjeneral Brigade: + 4 mijë e 750 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
Oficerë të lartë, Gjeneral Lejtnant: + 5 mijë e 875 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimorMinistri i Financave flet për pagat
Ndërkohë gati 100 milionë euro janë parashikuar në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm për rritjen e pagave në administratën qendrore dhe vendore. Ministri i Financave, Petrit Malaj zbuloi në Komisionin e Ekonomisë se do të jenë 144 mijë punonjës që do të përfitojnë. “Kostoja e përgjithshme e këtyre ndërhyrjeve në paga, përfshirë edhe rritjen e pagës minimale dhe indeksimin periodik, është vlerësuar në rreth 10 miliardë lekë dhe prek mbi 144.000 punonjës në administratën qendrore dhe vendore. Në tërësi ky buxhet përfaqëson një balancë të qëndrueshme midis politikave sociale dhe disiplinës fiskale, duke krijuar hapësirë reale për zhvillim, drejtësi sociale dhe përmirësim të standardeve të jetesës”, tha Malaj. Malaj dha edhe disa shembuj se si do të rriten pagat për kategori të caktuara nga mësuesit tek bluzat e bardha.
“Pagat e mësuesit të shkollës nëntëvjeçare do të rriten me 3000 lekë në muaj duke e çuar pagën mesatare bruto të këtyre mësuesve nga 96300 lekë në muaj në rreth 100000 lekë në muaj. Paga mesatare bruto, e mjekut të përgjithshëm, me rritjen e parashikuar, do të arrijë në rreth 143,446 lekë në muaj, ndërsa ajo e infermierëve do të arrijë në 92,526 lekë në muaj. Paga bruto mesatare në administratën publike, për punonjësit buxhetorë në vitin 2026 do të shkojë rreth 112,000 lekë në muaj”, tha Malaj. Për herë të parë në vitin e ardhshëm pagat e administratës publike do të indeksohen me 2.5%, për të kompensuar rritjen e inflacionit. Qeveria pret që indeksimi i pagave me normën e inflacionit të ndiqet edhe nga privati.
A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026?
Nga ana tjetër, dje në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët do të marrin bonus në fundvitin që vjen. Z. Malaj theksoi se diçka e tillë nuk parashikohet në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, por theksoi se përcaktuese për bonusin e dhjetorit 2026 do të jetë rritja ekonomike e vendit. “Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ në varësi të rritjes ekonomike do japim bonusin”, deklaroi dje Malaj. -

Rritje pagash edhe për ushtarakët, Vengu: Pjesë e politikave për të garantuar kushte më të mira
Në projektbuxhetin e vitit 2026 është parashikuar një rritje e pagave edhe për ushtarakët duke nisur nga Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti.
Lajmin e jep ministri Pirro Vengu, i cili thotë se ky është vlerësim për të gjithë ata që shërbejnë me përkushtim.
“Më shumë vlerësim për ata që shërbejnë me përkushtim. Rritja e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura është pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese”, tha Vengu në rrjetet sociale.
Si pritet të rriten pagat për ushtarakët:
Ushtar IV: + 2 mijë e 13 lekë dhe shtesa plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor.
Tetar: + 2 mijë e 63 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
Kryekapter: + 2 mijë e 400 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
Oficerë/Major: +2 mijë e 963 mijë lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
Oficerë/Nënkolonel: + 3 mijë e 488 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
Oficerë/Kolonel: + 4 mijë e 88 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
Oficerë të lartë, Gjeneral Brigade: + 4 mijë e 750 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor
Oficerë të lartë, Gjeneral Lejtnant: + 5 mijë e 875 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor -

Skandal ushqimor në Peshkopi: Mish pa kontroll veterinar shitet në treg, rrezik për shëndetin publik
Një investigim i realizuar nga emisioni investigativ Fiks Fare ka zbuluar një rast alarmant që ngre shqetësime të mëdha për sigurinë ushqimore në qytetin e Peshkopisë.
Sipas raportimit të emisionit të transmetuar në Top Channel, mishi që therret në mënyrë të pakontrolluar dhe në kushte skandaloze higjieno-sanitare po përfundon në tregjet lokale, madje edhe në Tiranë. Ky mish, i cili nuk kalon nëpër asnjë filtër kontrolli veterinar, përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik.
Investigimi nisi pas denoncimit të një qytetari, i cili sinjalizoi për një dyqan mishi në Peshkopi që operon në kushte të dyshimta. Ai pretendoi se mishi shitet pa asnjë certifikim apo kontroll veterinar.
Për më tepër, reporterët zbuluan se dyqani i mishit ndodhej ngjitur me një dyqan tjetër që tregton plehra kimike dhe pesticide, duke krijuar një ambient të rrezikshëm dhe plotësisht të papërshtatshëm për ruajtjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore.
Rasti ka ngritur alarmin për autoritetet përgjegjëse, të cilat pritet të reagojnë për të marrë masa urgjente ndaj situatave të tilla që cënojnë rëndë sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve.
Emisioni Fiks Fare thekson se raste të tilla nuk janë të izoluara dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat përkatëse të kontrollit ushqimor. -

Dyshimi i mjekëve të QSUT/ Intoksikacion ushqimor nga karkalecat që Dumani mbante në frigorifer…?
Kanë dalë dyshimet e para mbi situatën e shtrimit me urgjencë në reanimacionin e kirurgjisë në QSUT-ë të bashkëpuntorit të prokurorisë së Posaçme SPAK, Nuredin Dumani.
Teksa kanë kryer një seri analizash laboratorike, mjekët e spitalit të urgjencës qëndrore, kanë krijuar bindje të fortë se shëndeti i Nuredin Dumanit, është përkeqësuar për shkak të një intoksikacioni ushqimor.
Të paktën deri në mëngjesin e sotëm kjo ka qënë diagnoza bindëze që mjekët kanë dyshuar, për rastin e Nuredin Dumanit.
Megjithatë në orët e mesditës së sotme, mjekët do njihen me të gjitha analizat e kërkuara në laboratorin qëndror, për të krijuar një rezyme më të plotë rreth kësaj situate të krijuar dy ditë më parë.Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se Nuredin Dumani ka konsumuar karkaleca të ndenjur, të cilat kishte disa ditë që i mbante në frigoriferin e qelisë së tij.
Ndaj kjo ka sjellë dhe përkeqësimin e shëndetin duke e çuar atë në gjëndjen e të fiktit dhe ndërprerë komunikimin me personat për rreth.
Dumani është përmendur vetëm pasi është ushtruar me shumë urgjencë në reanimacionin e kirurgjisë së Urgjencës Qëndrore në QSUT.
Ku pas kryerjes së analizave, mesditën e djeshme ai është larguar nga spitali, duke u çuar sërisht në qelinë e tij që ndodhet në paraburgimin Nr.313 në Tiranë.
Pritet që shumë shpejt, Nuredin Dumani dhe persona e tjerë të dalin para gjykatës së Posaçme, ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundër disa të pandehurve të akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal./Elton Qyno, ora news/
-

AKU bllokon 3 ton fruta-perime dhe vendos 8 gjoba në aksion kontrolli në Shkodër
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor të Shkodrës, me fokus garantimin e sigurisë ushqimore dhe luftimin e informalitetit.
Gjatë verifikimeve në pika shitjeje të produkteve ushqimore, u evidentuan shkelje të rënda në standardet e ruajtjes dhe mungesë dokumentacioni të origjinës së produkteve.Si rezultat, AKU vendosi 8 masa administrative me gjobë dhe bllokoi rreth 3 mijë kilogramë fruta dhe perime, të cilat nuk plotësonin kriteret ligjore për tregtim.
AKU bëri me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet të shtuar në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë për konsumatorin dhe rritjen e formalizimit në sektorin ushqimor. -

AKU dhe Tatimet godasin tregun agro-ushqimor në Shkodër/ Sekuestrohen 839 kg produkte pa dokumentacion
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi të premten një aksion kontrolli në tregun agro-ushqimor me shumicë në qytet. Dy ekipe inspektuese realizuan katër verifikime, ku u konstatuan shkelje të rënda të ligjeve fiskale dhe atyre ushqimore.
Si rezultat, u vendosën tetë masa administrative:
4 gjoba për tregtim të produkteve pa faturë tatimore
4 gjoba për moslëshim të autofaturës
Gjithashtu, u sekuestruan 839 kilogramë produkte pa dokumentacion tatimor, të cilat po tregtoheshin në kundërshtim me ligjin.
Tatimet njoftuan se kontrollet në tregjet me shumicë dhe pakicë do të vijojnë me intensitet, me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme. -

Alarm në Itali! Një viktimë dhe disa të shtruar në spital pas konsumimit të brokolit të konservuar, sekuestrohet produkti në gjithë vendin
Një ngjarje tragjike që ka ndodhur në vetëm pak orë në Kalabri, por tashmë ka ndezur alarmet në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor kombëtar në Itali.
Prokuroria e Paolës ka urdhëruar sekuestrimin urgjent, në shkallë kombëtare, të një produkti ushqimor të dyshuar për helmim: bëhet fjalë për kavanozë me brokoli në vaj, që mendohet se kanë shkaktuar një intoksikim të rëndë nga botulizmi në provincën e Cosenza-s.
Bilanci është i rëndë: një viktimë dhe nëntë persona të shtruar në spital, mes tyre edhe dy familjarë të viktimës. I ndjeri është Luigi Di Sarno, 52 vjeç, turist nga Cercola (Napoli), i cili po kalonte pushimet në Kalabri.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, pasi kishte shfaqur simptomat e para, Di Sarno ishte paraqitur në një klinikë private në Belvedere Marittimo, por më pas kishte vendosur të nisej vetë drejt shtëpisë me makinë. Gjatë udhëtimit, gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm dhe vdiq në afërsi të Lagonegro, me shumë gjasë si pasojë e veprimit të neurotoksinës së botulizmit.
Hetimet dhe sekuestrimi i produktit
Prokuroria, nën drejtimin e prokurorit Domenico Fiordalisi, ka hapur një hetim me dyshimet për “vrasje si pasojë e një krimi tjetër” dhe “tregtim i ushqimeve të dëmshme”. Autoritetet janë gjithashtu duke verifikuar mundësinë e përgjegjësisë mjekësore, lidhur me mënyrën se si u trajtua rasti në klinikën ku u paraqit viktima.
Ndërkohë, është vendosur bllokimi dhe tërheqja nga tregu i të gjitha kavanozëve me brokoli në vaj, në përpjekje për të parandaluar raste të tjera të mundshme të helmimit.
Në një njoftim zyrtar, Departamenti i Shëndetësisë i Rajonit Kalabri bëri me dije se është aktivizuar protokolli emergjent, në bashkëpunim me Qendrën Anthelmimit të Pavias, e vetmja në Itali e autorizuar për menaxhimin e rasteve të botulizmit.
Sipas ligjit, asnjë rajon dhe asnjë spital nuk ka të drejtën të ruajë antidotin në strukturat e veta, pasi ai shpërndahet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet Farmacisë Ushtarake dhe Qendrës së Pavias.
Aktualisht, Spitali “Annunziata” i Cosenza-s ka në dispozicion një rezervë të antidotit, një masë e jashtëzakonshme përballë situatës emergjente.
Një tjetër rast i ngjashëm në Sardenjë
Vetëm disa ditë më parë, një tjetër intoksikim serioz me botulizëm u regjistrua në Sardenjë, gjatë një eventi gastronomik të quajtur “Fiesta Latina” në Monserrato dhe Tortolì. Në atë rast, tetë persona përfunduan në spital me simptoma të ngjashme dhe dyshohet se shkaktar ishte një sallatë guacamole.
Në të dyja episodet, po hetohet për praninë e bakterit Clostridium botulinum, që prodhon neurotoksinën vdekjeprurëse. Autoritetet kanë frikë se alarmin ushqimor mund të përhapet më tej, ndërsa hetimet vazhdojnë në disa drejtime.Top Channel
-

Tatimet: Rritet me 60% faturimi i deklaruar në tregun agro-ushqimor të Tiranës
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se po vazhdon monitorimi dhe kontrollet për formalizimin e tregut ushqimor dhe rritjen e sigurisë ushqimore.Administrata Tatimore (AT) dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) kanë zhvilluar gjatë kësaj jave monitorime dhe kontrolle në të gjithë Shqipërinë.Nga analiza e tregut agro-ushqimor në Tiranë është konstatuar një rritje prej 60% e faturimit të deklaruar, sipas të dhënave nga tatimet.Në fillim të korrikut, nisi një aksion për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore/blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore.Aksioni është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët mes Tatimeve, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, përmes pajisjes së fermerëve me NIPT dhe lëshimit të faturave në çdo hallkë të zinxhirit tregtar.Në fillim të aksionit Ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj thanë se përmes këtij aksioni të përbashkët synojnë të rrisin transparencën, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe të ulin informalitetin në sektor.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka sqaruar me herët për Monitor se referuar udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, të gjithë njësitë tregtare pa përjashtim që blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar, të llojit autofaturim.Skema për faturimin e mallrave të blera direkt prej fermerëve, nga një market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete të mëdhenj është e njëjtë, si në rastin e tregtimit të mallrave bujqësore apo blegtorale te përpunuesit apo grumbulluesit e mëdhenj.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Çfarë nuk shkon me ushqimin tonë? Obesiteti, industria ushqimore dhe barnat e shtrenjta
Në dy libra të fundit, njëri me ton shkencor e njerëzor dhe tjetri polemik e i zjarrtë, David Kessler dhe Stuart Gillespie analizojnë shkaqet e thella të krizës globale të obezitetit, duke vënë në qendër ushqimin e përpunuar, varësinë dhe rolin e industrive të mëdha.David Kessler, ish-drejtor i FDA-së dhe figurë me ndikim në shëndetësinë publike në SHBA, pranon në librin e tij të ri Diet, Drugs and Dopamine se është përballur gjatë gjithë jetës me problemet e peshës. Por ai thekson se nuk është thjesht mungesë vullneti që njerëzit shtojnë në peshë, por një industri ushqimore që krijon produkte të ashtuquajtura “ultra të formuluara”, të dizajnuara për të shkaktuar varësi.Këto produkte, të ngarkuara me yndyrna, sheqer dhe kripë, janë krijuar për të qenë jashtëzakonisht të shijshme, por me vlerë ushqyese minimale. Ato ndikojnë në sistemin e shpërblimit të trurit dhe hormonin dopaminë, duke nxitur konsumin e tepruar dhe duke dëmtuar ndjesinë e ngopjes.Pasoja? Rritje e yndyrës toksike në organe jetike, si mëlçia dhe pankreasi, dhe rrezik më i lartë për diabet, sëmundje zemre e goditje në tru.Kessler i sheh ilaçet e reja për humbjen në peshë, si Wegovy dhe Ozempic, si revolucionare. Ato imitojnë hormonin GLP-1 që shton ndjesinë e ngopjes dhe ulin oreksin.Por paralajmëron: këto nuk janë zgjidhje të përhershme. Efektet anësore janë të forta dhe, në mungesë të trajtimeve psikologjike dhe ndryshimeve në stilin e jetesës, pesha kthehet sapo ndërpriten.Ai thekson paradoksin absurd: një industri ushqimore që na sëmur dhe një tjetër farmaceutike që pasurohet duke shitur ilaçe për të na kuruar. “Por ky është realiteti ku ndodhemi,” shkruan ai.Ndërkohë, në librin Food Fight, Stuart Gillespie shkon më thellë, duke analizuar strukturat ekonomike globale që na kanë çuar në këtë krizë. Sipas tij, sistemi aktual ushqimor është në zemër të një varg krizash të ndërlidhura: obezitet dhe kequshqyerje, krizë klimatike, humbje të biodiversitetit, varfëri dhe pabarazi.Gillespie identifikon tri faza historike të këtij sistemi: kolonializmi, koha e Luftës së Ftohtë dhe epoka korporative. Faza aktuale, sipas tij, dominohet nga një numër i vogël korporatash transnacionale, më të fuqishme se vetë shtetet. Këto kompani kontrollojnë zinxhirin e prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit, ndikojnë në politikat publike dhe kanë favorizuar përhapjen e ushqimeve ultraprocesuara në mbarë botën.Duke u mbështetur në përvoja të gjata në terren në Indi, Afrikë dhe Amerikën Latine, Gillespie flet me pasion për dëmet e shkaktuara nga pabarazitë në sistemin ushqimor. Food Fight është një thirrje e fuqishme për veprim kundër një sistemi që prodhon fitime për pak dhe sëmundje për shumë.Në thelb, të dy autorët bien dakord: për të përballuar krizën e ushqimit dhe obezitetit, nuk mjafton vetëm ndërgjegjësimi individual. Duhet të ndryshohet vetë struktura e fuqisë që kontrollon ushqimin tonë.Të dy librat sjellin një analizë të thelluar mbi një krizë globale që nuk është më thjesht çështje individuale, por rezultat i një sistemi të manipuluar nga interesa të mëdha.Ushqimet ultra të procesuara po ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin tonë fizik dhe mendor, ndërsa barnat e reja japin shpresë, por nuk ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme pa ndërhyrje strukturore.Siç thekson Gillespie, kriza ushqimore është e lidhur me varfërinë, pabarazinë dhe degradimin e mjedisit, e përforcuar nga pushteti i pakufishëm i korporatave globale.Lufta kundër obezitetit dhe kriza globale e ushqimit nuk mund të reduktohen në zgjedhje personale apo ndërhyrje të shpejta mjekësore. Ato janë simptoma të një sistemi ekonomik dhe ushqimor që nxit konsum të dëmshëm dhe përfitim për një pakicë.Për të ndryshuar këtë realitet, kërkohen politika publike të guximshme, ndërhyrje rregullatore ndaj industrive ushqimore dhe farmaceutike, promovimi i edukimit ushqimor dhe mbështetje për bujqësinë e qëndrueshme. Shëndeti i popullatave dhe i planetit varet nga ndarja më e drejtë e burimeve, një sistem ushqimor i kontrolluar më pak nga korporatat dhe më shumë nga interesat publike./ FT, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.