Tag: ushqimit

  • Para apo pas buke, kur duhet të pini ujë

    Para apo pas buke, kur duhet të pini ujë

    Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës.

    Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit.
    Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion.

    Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë.
    Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur.
    A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?
    Ujë pas zgjimit
    Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni.
    Në këtë mënyrë të gjithë organet e brendshme do të aktivizohen.
    Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit të rradhës.
    Ujë para një vakti
    Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon me tretjen.
    Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për të ngrënë ose sapo keni ngrënë.
    Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse.
    Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të përthithë të gjithë ushqyesit.
    Ujë përpara se të bëni banjë
    Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni tensionin e gjakut.
    Ujë përpara se të flini
    Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës.
    Oraret e duhura të pirjes së ujit
    Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do të ndihmoni organizmin të jetë në formë.
    Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.
    7:00 – Gota e parë
    Pini gotën e parë sapo të zgjoheni që ta hidratoni organizmin pas gjumit.
    Gjysëm ore më vonë mund të hani mëngjes.
    9:00 – Gota e dytë
    Një orë pas mëngjesit mund të pini gotën e dytë dhe të vijoni punën si zakonisht.
    11:30 – Gota e tretë
    Pini një gotë ujë 30 minuta përpara se të hani drekë.
    13:30 – Gota e katërt
    Pini një gotë me ujë një orë pas drekës që të ndihmoni trupin të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.
    15:00 – Gota e pestë
    Gjatë pushimit konsumoni një lëng frutash ose pije pa ëmbëlsues shtesë që të freskoni trurin.
    17:00 – Gota e gjashtë
    Kjo gotë me ujë do ju mbajë të ngopur dhe do të parandalojë ngrënien e tepërt gjatë darkës.
    20:00 – Gota e shtatë
    Pini një gotë me ujë pas darke dhe para se të bëni banjë.
    22:00 – Gota e tetë
    Pini një gotë të fundit me ujë një orë përpara se të flini.
    Në këtë mënyrë do të ndihmoni rigjenerimin e qelizave gjatë gjumit.

  • Koha e duhur për të pirë ujë gjatë ditës dhe pas ushqimit

    Koha e duhur për të pirë ujë gjatë ditës dhe pas ushqimit

    Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës.

    Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit.

    Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion.

    Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë.

    Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur.

    A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?

    Lexoni më poshtë këshillat e AgroWeb.org për të pirë ujin në kohën e duhur që të përmirësoni efikasitetin e tij në organizëm.

    Ujë pas zgjimit

    Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni.

    Në këtë mënyrë të gjithë organet e brendshme do të aktivizohen.

    Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit të rradhës.

    Ujë para një vakti

    Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon me tretjen.

    Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për të ngrënë ose sapo keni ngrënë.

    Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse.

    Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të përthithë të gjithë ushqyesit.

    Ujë përpara se të bëni banjë

    Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni tensionin e gjakut.

    Ujë përpara se të flini

    Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës.

    Oraret e duhura të pirjes së ujit

    Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do të ndihmoni organizmin të jetë në formë.

    Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.

    7:00 – Gota e parë
    Pini gotën e parë sapo të zgjoheni që ta hidratoni organizmin pas gjumit.

    Gjysëm ore më vonë mund të hani mëngjes.

    9:00 – Gota e dytë

    Një orë pas mëngjesit mund të pini gotën e dytë dhe të vijoni punën si zakonisht.

    11:30 – Gota e tretë

    Pini një gotë ujë 30 minuta përpara se të hani drekë.

    13:30 – Gota e katërt

    Pini një gotë me ujë një orë pas drekës që të ndihmoni trupin të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.

    15:00 – Gota e pestë

    Gjatë pushimit konsumoni një lëng frutash ose pije pa ëmbëlsues shtesë që të freskoni trurin.

    17:00 – Gota e gjashtë

    Kjo gotë me ujë do ju mbajë të ngopur dhe do të parandalojë ngrënien e tepërt gjatë darkës.

    20:00 – Gota e shtatë

    Pini një gotë me ujë pas darke dhe para se të bëni banjë.

    22:00 – Gota e tetë

    Pini një gotë të fundit me ujë një orë përpara se të flini.

    Në këtë mënyrë do të ndihmoni rigjenerimin e qelizave gjatë gjumit.

     

     

  • “Po vdesin nga mungesa e ushqimit”, BE: Fotot e urisë në Gaza janë si ato të çlirimit të Aushvicit

    “Po vdesin nga mungesa e ushqimit”, BE: Fotot e urisë në Gaza janë si ato të çlirimit të Aushvicit

    Sulmet izraelite në Rripin e Gazës vranë të paktën 46 palestinezë gjatë natës dhe të mërkurën në mëngjes, shumica e tyre midis turmave që kërkonin ushqim, njoftuan spitalet lokale. Midis viktimave ishin më shumë se 30 persona të vrarë ndërsa kërkonin ndihmë humanitare.

    Imazhet e njerëzve që “vdesin nga uria në Gaza kujtojnë” momente të tjera tragjike në histori, të tilla si “getoja e Varshavës ose çlirimi i Aushvicit”, tha nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, duke folur për radiostacionin spanjoll Cadena Ser. “Po dëshmojmë një spektakël dantesk, të patolerueshëm, çnjerëzor dhe imoral”, shtoi ajo.

    Qendrat e shpërndarjes së ushqimit në Gaza do të jenë funksionale “shumë shpejt”, u tha Donald Trump gazetarëve. “Po flasim me Izraelin dhe mendojmë se ata mund të bëjnë një punë të mirë”, tha presidenti. “Ata duan ta bëjnë këtë.”

  • Konfirmohen rastet e para të sëmundjes ‘’Gjuha e Kaltër’’ në Kosovë

    Konfirmohen rastet e para të sëmundjes ‘’Gjuha e Kaltër’’ në Kosovë

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë identifikohuar rastet e para të prezencës se sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në Kosovë dhe se ka vendosur masa për parandalim të përhapjes se sëmundjes.  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar se pas lajmërimit të rasteve të dyshuara të prezencës së sëmundjes ‘’Gjuha e Kaltër’’, me hulumtimin e plotë diagnostik dhe analizat laboratorike konfirmohet prezenca e sëmundjes në dy ferma.Sipas AUV, dy rastet janë në fshatin Marec të Prishtinës dhe një fermë në fshatin Brus – komuna e Lipjanit.“Me qellim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në fermat të tjera, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masat e përgjithshme kufizuese të lëvizjes se kafshëve brenda territorit të Kosovës. Njëkohësisht urdhërohen të gjithë fermerët ne bashkëpunim me veterineret privat të përdorin masat e dezinsektimi në ferma dhe përreth tyre. Me qellim të eliminimit të mushkonjave si vektor kryesor i përhapjes se sëmundjes. Po ashtu të shmangin kontakte me kafshët e tufave tjera. Të gjitha autoritetet mbikëqyrëse ligjezbatuese obligohen të ndihmojnë në mbikëqyrjen e zbatimit të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive në gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim.Sipas AUV, sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhet, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu, dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë.“Bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 29.07.2025 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr. 01/574/2025 Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes ‘’ Gjuha e Kaltër’’. Me ketë vendim janë zgjeruar masat kufizuese të cilat ende janë në fuqi për parandalimin e përhapjes se sëmundjeve tjera.Vendimi zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës, masat e përgjithshme: Ndalohet lëvizja e kafsheve nga fermat, tregtimi në tregjet dhe shitblerja; Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, marrin statusin të infektuara dhe vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje. Obligohen fermerët, qe për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve menjëherë të njoftojnë veterinarian: Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje: Fermerët aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre. Të përdorin repelent/insekticide për eliminimin e mushkonjave (lloji i preparatit të përdoret sipas rekomandimit të veterinerit): Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura; AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike”.Po ashtu thuhet se përjashtimisht nga pika 1 e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.Sipas UAV urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën, si dhe obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.AUV njofton se masat hynë në fuqi sot datë 29.07.2025.Me ketë vendim janë zgjeruar masat kufizuese të cilat ende janë në fuqi për parandalimin e përhapjes se sëmundjeve tjera.Masat e përgjithshme:a) Ndalohet lëvizja e kafsheve nga fermat, tregtimi në tregjet dhe shitblerja;b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, marrin statusin të infektuara dhe vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.c) Obligohen fermerët, qe për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundjed) Fermerët aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre. Të përdorin repelent/insekticide për eliminimin e mushkonjave (lloji i preparatit të përdoret sipas rekomandimit të veterinerit)e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura;f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën.Obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.Masat hynë në fuqi sot datë 29.07.2025Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Moti ekstrem i shkaktuar nga ndryshimet klimatike po rrit çmimet e ushqimeve në mbarë botën

    Moti ekstrem i shkaktuar nga ndryshimet klimatike po rrit çmimet e ushqimeve në mbarë botën

    Kushtet meteorologjike ekstreme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike po nxisin rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në të gjithë botën dhe po krijojnë rreziqe më të gjera për shoqërinë, sipas një studimi të ri.Kostoja e një game të gjerë mallrash, nga perimet në Kaliforni deri te kafeja në Brazil, ka pasur rritje të forta në vitet e fundit si pasojë e kushteve të motit “kaq ekstreme sa kanë tejkaluar çdo precedent historik përpara vitit 2020”, sipas studimit të udhëhequr nga Maximillian Kotz i Qendrës së Superkompjuterëve në Barcelonë.Studimet e mëparshme kanë analizuar sesi temperaturat e larta ndikojnë në kostot e ushqimit në plan afatgjatë, përmes efekteve në rendiment dhe në zinxhirët e furnizimit. Por kërkimi i ri shqyrton 16 raste të çmimeve që janë rritur në mënyrë të menjëhershme si pasojë e të nxehtit ekstrem, thatësirës apo reshjeve të dendura në 18 vende të botës midis viteve 2022 dhe 2024.Në nëntor 2022, çmimet e perimeve në Kaliforni dhe Arizona u rritën me 80% krahasuar me nëntorin e mëparshëm, pasi shtetet e Perëndimit të SHBA përjetuan valë të nxehti dhe mungesa uji gjatë verës së atij viti.Në Korenë e Jugut, çmimi i lakrës ishte 70% më i lartë në shtator të kaluar krahasuar me një vit më parë, pas një vale të nxehti në gusht.Në janar 2024, çmimi i vajit të ullirit në Europë u rrit me 50% pas një thatësire të zgjatur në Itali dhe Spanjë gjatë viteve 2022 dhe 2023, ndërsa një nga thatësirat më të ashpra që ka përjetuar Meksika gjatë dekadës së fundit çoi në një rritje prej 20% të çmimeve të frutave dhe perimeve në të njëjtin muaj.Në Japoni, çmimi i orizit u rrit me 48% në shtator 2024 pas një vale të nxehti, më e madhja që nga fillimi i matjeve rajonale në vitin 1946, përjashtuar vetëm verën po aq të nxehtë të vitit 2023.Gana dhe Bregu i Fildishtë përbëjnë gati 60% të prodhimit botëror të kakaos. Prandaj, një valë të nxehti në fillim të vitit 2024 në këto dy vende, që shkencëtarët thonë se ishte 4 gradë Celsius më e nxehtë për shkak të ndryshimeve klimatike, çoi në një rritje marramendëse prej 280% të çmimeve globale të kakaos në prill të atij viti.Ushqimet e shëndetshme kanë tendencën të kushtojnë më shumë sesa alternativat më pak të shëndetshme, ndaj një rritje e çmimeve të ushqimit mund të shkaktojë, që familjet me të ardhura të ulëta të reduktojnë blerjen e ushqimeve të shëndetshme si frutat dhe perimet, thekson studimi. Kjo përkthehet në “rreziqe zinxhir për shoqërinë”, pasi çmimet e goditura nga moti mund të kontribuojnë në komplikime shëndetësore si kequshqyerja, diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare.Duke nxitur rritjen e çmimeve të ushqimit, kushtet ekstreme të motit gjithashtu mund të përkeqësojnë inflacionin e përgjithshëm, çka mund të nxisë pasiguri politike dhe trazira sociale, theksojnë studiuesit.“Deri sa të arrijmë emetimet neto-zero, moti ekstrem vetëm do të përkeqësohet, dhe tashmë po dëmton të korrat dhe po rrit çmimet e ushqimit në të gjithë botën”, tha Kotz, i cili punon gjithashtu për Institutin Potsdam për Kërkimin e Ndikimit Klimatik në Gjermani.“Njerëzit po e ndiejnë këtë: rritja e çmimeve të ushqimit është ndikimi i dytë më i përmendur i klimës në jetën e tyre, pas të nxehtit ekstrem,” shtoi ai.Gjetjet përforcojnë literaturën gjithnjë e në rritje mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi në mbarë globin, tha Tim Benton, profesor i ekologjisë së popullsisë në Universitetin e Leeds në Angli, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.“Mungesat në furnizim ndikojnë në tregje dhe rrisin çmimet për ata që blejnë ushqim. Fatkeqësisht, ky ndikim përkeqësohet nga një botë gjithnjë e më e tensionuar dhe e ndarë, ku tregtia globale është nën presion për shkak të konflikteve apo mosmarrëveshjeve tregtare,” tha ai.“Duke parë përpara, po përballemi gjithnjë e më shumë me një botë ku paqëndrueshmëria bëhet normë, duke sjellë një krizë të përhershme të kostos së jetesës. Sa më shumë vonojmë të përballemi me ndryshimet klimatike me urgjencën që kërkojnë, aq më shumë do të ndikojnë këto pasoja mbi të gjithë ne,” përfundoi ai.Publikimi i studimit vjen pak ditë përpara Samitit të Sistemeve Ushqimore të OKB-së që do të mbahet të dielën në Addis Ababa, Etiopi, ku udhëheqësit botërorë do të mblidhen për të diskutuar kërcënimet ndaj sistemit global ushqimor. / CNNKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ruajtja e ushqimeve në mënyrë të sigurt, ja në çfarë temperature duhet ta vendosim frigoriferin gjatë verës

    Ruajtja e ushqimeve në mënyrë të sigurt, ja në çfarë temperature duhet ta vendosim frigoriferin gjatë verës

    Në verë, temperaturat rriten dhe bashkë me to rritet edhe nevoja për ruajtjen e duhur të ushqimit.

    Frigoriferi ynë bëhet aleati ynë kryesor në betejën për përbërës të freskët dhe të sigurt, për sa kohë që funksionon siç duhet dhe është vendosur në temperaturën e duhur. Por çfarë është kjo?

    Temperatura ideale për pjesën e brendshme të frigoriferit është midis 1°C dhe 4°C. Në këtë temperaturë, rritja e mikroorganizmave patogjenë ngadalësohet ndjeshëm, por pa ngrirë ushqimin.

    Ekspertët rekomandojnë një temperaturë afër 3°C, e cila siguron ekuilibrin më të mirë midis ruajtjes dhe efikasitetit të energjisë.

    Në të njëjtën kohë, për shkak se kushtet janë më të vështira gjatë muajve të verës, duhet të jemi të kujdesshëm edhe për përdorimin e shpeshtë të frigoriferit.

    “Hapja dhe mbyllja” e derës së tij ndikon në performancën e tij të brendshme, gjë që rrit rrezikun e prishjes së ushqimit.

    Për të siguruar funksionimin e duhur të frigoriferit gjatë muajve të verës, duhet të:

    – Shmangni mbingarkesën: Ushqimit i duhet hapësirë që të qarkullojë ajri i ftohtë.

    – Mos vendosni ushqime të nxehta brenda: Lërini të ftohen përpara se t’i ruani.

    – Mos e hapni derën shpesh: Mbajeni temperaturën brenda konstante.

    – Kontrolloni derën: Nëse nuk mbyllen siç duhet, ftohja humbet.

    – Përdorni një termometër frigoriferi: Është i lirë, praktik dhe veçanërisht i dobishëm për monitorimin e temperaturës.

    Sigurimi i temperaturës së duhur në frigoriferin tonë nuk është vetëm një detaj teknik. Është një parakusht për mbrojtjen e higjienës, shijes dhe vlerës ushqyese të ushqimit, veçanërisht kur zhiva është në rritje. Kujdesuni për frigoriferin tuaj dhe ai do të kujdeset për përbërësit tuaj.

  • Nepsi, ose kurthi i të ushqyerit

    Nepsi, ose kurthi i të ushqyerit

    Nga Doktor Ilir Allkja

    Patatet e skuqura kanë qenë ushqimi i preferuar i fëmijërisë e i rinisë time, kjo pasi Librazhdi, vendi ku jam rritur prodhonte plot patate.
    Deri në vitin 90 e panjohur, Coca Cola u kthye në pijen më të lakmuar për në shqiptarët. Më kujtohet që Coca Cola-n e parë e kemi blerë 6 shokë në nëntor të vitit 91 në rrugën e Durrësit dhe e kemi pirë duke e ndarë barabartë mes nesh.

    Më pas unë haja patate të skuqura, pija Coca Cola pothuaj çdo ditë, pasojë e këtyre veseve në moshën 26 vjecare peshoja 116 kg !!!
    Unë pas shumë vitesh vitesh e theva varësinë time ndaj sheqerit dhe kripës duke përdorur metodat që do përshkruaj më poshtë, dhe nuk kam pse të pi më një koka kola të ftohtë ose të ha ushqime të kripura të skuqura.

    Tani kjo është liria!
    – Kurthi i ushqimit !! ← Më lejoni t’ju them se çfarë dua të them me këtë.
    Kompanitë e mëdha të ushqimit, (nuk dua të përmend emra) po punojnë kundër nesh çdo ditë !!!
    Industria ushqimore është ka kapur majat sot duke procesuar ushqime e pije pa fund, ajo ka punësuar shkencëtarë të ushqimit që punojnë në laboratorë gjithë ditën duke kërkuar “pikën e lumturisë” për produktet e tyre.

    Point Bliss Point : pika ku ju merrni nxitimin e përsosur të dopaminës për trurin tuaj.
    Kompanitë e mëdha të ushqimit rregullojnë sasinë e duhur të shtesave në ushqime në mënyrë që truri juaj të krijojë varësi.
    Kur ushqimi ka saktësisht sasinë e duhur të erëzave, ose kripës, ose sheqerit për t’ju dërguar në shijen e ëndërruar, ata kanë gjetur “Bliss Point”.

    Nëse e keni pasur të vështirë të thoni jo për ushqimet tuaja të preferuara ( ato të procesuarat, patate, qofte, sallamra, proshuta, konserva, e gjithcka që vjen nga industria ushqimore)… atëherë më lini të spjegoj se ato ushqime janë krijuar që ju t’i dëshironi !
    Në rastin ideal, ju do të ndaloni të hani ushqim të përpunuar.

    Këtu janë disa mënyra efikase që mund të zvogëloni dëshirat tuaja të mëdha për ushqim .
    [1️⃣] Shëroni, ekuilibroni mikroflorën tuaj të zorrëve. Problemet e zorrëve në të vërtetë ju bëjnë të dëshironi ushqime “të këqija”, kështu që shëndeti i mirë i zorrrëve do t’ju ndihmojë t’i largoni dëshirën këto për këto ushqime.
    [2️⃣] Krijoni vetë kombinime të shëndetshme.
    A mund të bëni një version shtëpiak të ushqimit të paketuar që ju doni?
    Provojeni!
    Ju mund edhe ta pëlqeni më mirë se sa versionin e tregut.

    [3️⃣] Pini ujë! Ndonjëherë mendojmë se jemi të uritur kur në të vërtetë kemi etje. Para se të hani ato patate të skuqura , pini një gotë ujë dhe shikoni nëse e frenon dëshirën për të mëkatuar me ushqime të pashëndetshme.
     

  • Studimi: Konsumimi i ushqimit pas orës 20:00 ndikon negativisht në metabolizëm! Përkeqëson edhe cilësinë e gjumit

    Studimi: Konsumimi i ushqimit pas orës 20:00 ndikon negativisht në metabolizëm! Përkeqëson edhe cilësinë e gjumit

    Ngrënia vonë në mbrëmje mund të ketë pasoja serioze për shëndetin, sipas një studimi të ri të publikuar nga Journal of Clinical Endocrinology.

    Sipas studiuesve, konsumimi i ushqimit pas orës 20:00 ndikojnë negativisht në metabolizëm, përkeqësojnë cilësinë e gjumit dhe zvogëlojnë përqendrimin gjatë ditës tjetër.

    Personat që hanë në orët e vona kanë tendencë të djegin më pak kalori, përjetojnë ndjesi më të forta urie dhe shfaqin rritje të nivelit të insulinës – një kombinim që rrit rrezikun për shtim në peshë dhe zhvillim të diabetit të tipit 2.

    Gjithashtu, darkat e vona ndërhyjnë në prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin, duke e bërë më të vështirë fjetjen dhe rikuperimin fizik gjatë natës.

    Çfarë rekomandojnë ekspertët?

    Mjekët këshillojnë që vakti i mbrëmjes të konsumohet brenda orës 19:00 dhe të përbëhet nga ushqime të lehta si:

    Peshk i zier ose në furrë

    Perime të ziera

    Sallata të pasura me proteina

    Këto zgjedhje ndihmojnë në tretje më të mirë, balancë hormonale dhe gjumë më cilësor.

  • “Rama do e shkrijë agjencinë e ushqimit”, Spahiu zbardh prapaskenat në AKU: Situata është emergjente…

    “Rama do e shkrijë agjencinë e ushqimit”, Spahiu zbardh prapaskenat në AKU: Situata është emergjente…

    Kryeministri Edi Rama kërkoi pak ditë më parë pezullimin e menjëhershëm të veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU).

    Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu i ftuar mbrëmjen e sotme në  një emision televiziv tha se ky institucion ka pasur performancë të dobët.
    Ai tha se Shqipëria do ta ketë të vështirë të arrijë standardet e Bashkimit Europian sa i përket kontrollit ushqimor.
    ‘Është edhe show edhe situata është emergjente. AKU është agjencia më jo stabile në vend, drejtuesit e saj janë ndërruar me muaj jo me vite. Shqipëria atë me të cilën është krenuar deri dje sot se ka. Thuhet në Shqipëri haet mirë dhe produktet bujqësore janë të mira, por sot është një nga vendet me cilësinë më të dobët ushqimore dhe kjo vjen sepse instituti i kontrollit ushqimor është ai më i dobëti. Do jetë e vështirë për Shqipërinë që të arrijë standardet e BE. Shqipëria konsumon 80% produkteve ushqimore jashtë standardeve europiane’, tha ai.

  • Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes Murtaja për kafshët në Kosovë

    Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes Murtaja për kafshët në Kosovë

     Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e ruminantëve të vegjël (dhenve dhe dhive) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizreni. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar rastin e parë të sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) në një fermë në fshatin Landovicë, komuna e Prizrenit.Sipas njoftimit për media, pas marrjes së njoftimit për dyshimet ekipet veterinarë kanë vendosur kufizime në lëvizjen e kafshëve në fermën e prekur dhe kanë marrë mostra për testim.Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka konfirmuar praninë e virusit, ndërsa mostrat nga fermat përreth kanë rezultuar negative.“Në zbatim të mandatit ligjorë bazuar në rezultat të analizave laboratorike AUV ka shpallur fshatin Landovicë vatër të infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur. Kjo zonë është vendosur në masë karantine, ndalim të lëvizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim të produkteve dhe nënprodukteve të kafshëve. Fermat përreth janë vendosur nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjik, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar. Janë vend në zbatim masat e biosigurisë ne ferma, si dhe dezinfektimi i fermave dhe zonave përreth sipas protokolleve veterinare”, thuhet në njoftimin e AUV.Agjencia ka nxjerrë vendim për masa të përgjithshme që parandalojnë përhapjen e sëmundjes në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë ndalimin e lëvizjes dhe tregtimit të deleve dhe dhive, si dhe detyrimin për njoftim të menjëhershëm të rasteve të dyshuara.PPR është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë, me simptoma si temperaturë e lartë, kollitje, diarre dhe pneumoni, duke shkaktuar dëme të mëdha në blegtori.Sëmundja nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin publik.Vendimi që zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës:Masat e përgjithshme:a) Ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregjet e dhe shitblerjen;b) Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre,c) Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV,d) Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë;e) Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR;f) Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuarg) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth rasteve të shpërthimit të sëmundjes;Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre.Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.Masat hynë në fuqi sot datë 03.07.2025.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.