Autoritetet greke janë në alarm pasi Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit e ka vënë vendin në “gatishmëri operacionale” për shkak të përhapjes masive të lisë së dhenve. Sipas “Kathimerini” kanë ngordhur 113 mijë kafshë në 2 muajt e fundit. Ministri Costas Tsiaras mbajti një takim me Guvernatorët Rajonalë ku shpalosi një plan prej 10 ditësh për përballimin e situatës.
Gjatë kësaj periudhe do të ketë kontrolle të shtuara në ferma si dhe do të krijohen menjëherë stacione dezinfektimi në rrugët qendrore dhe kalimet kryesore për lëvizjen e kafshëve të gjalla dhe lëvizjen e ushqimit dhe qumështit të kafshëve.
Ministri Tsiaras, sqaroi se kjo është një zoonozë që nuk është e lehtë për t’u përballur. Ai nënvizoi se nëse nuk do të forcohen tani masat, vendi mund të përballet edhe me një karantinë. Në rast të vendosjes së karantinës do të ndalohen të gjitha lëvizjet e deleve dhe dhive brenda territorit grek duke bërë që ato të mbahen në stalla.
Kjo do të thotë se nuk do të ketë as mish dhe qumësht në treg. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Bujqësisë, Blegtorisë dhe Çështjeve Rurale të Greqisë mbi 262 000 dele dhe dhi janë eliminuar për shkak të lisë vitin e kaluar, një numër që korrespondon me 3% të bagëtive.
Tag: ushqimit
-

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
-

Kutia e ushqimi për në shkollë, si ndikon në shëndetin, energjinë dhe zhvillimin e fëmijës
Çdo mëngjes, prindërit përballen me të njëjtin dilemë në kuzhinë, si ta mbushin kutinë e ushqimit të fëmijës me diçka që të jetë ushqyese, e shëndetshme, por edhe tërheqëse.
Kutia e ushqimit nuk është thjesht një enë për në shkollë, përmbajtja e saj është karburanti që do të mbështesë trupin dhe mendjen e fëmijës gjatë një dite plot me mësime, lojëra dhe krijimtari.
Pse është e rëndësishme kutia e ushqimit për në shkollë?Fëmijët e moshës 6-12 vjeç ndodhen në një fazë zhvillimi të shpejtë. Ata ndërtojnë kocka, forcojnë muskujt, zhvillojnë dhëmbët dhe kanë nevojë të vazhdueshme për energji për të ushqyer trurin. Një pjesë e madhe e kësaj energjie konsumohet gjatë orarit shkollor, ku përqendrimi, pjesëmarrja dhe përthithja e njohurive janë thelbësore.
Ekspertët vlerësojnë se deri në një të tretën e nevojave ditore për energji të fëmijëve plotësohen gjatë qëndrimit në shkollë. Një kuti ushqimi e varfër në vlera ushqyese mund të çojë në mungesë përqendrimi, lodhje dhe humor të keq.
Si ndërtohet një kuti ushqimi e ekuilibruar? Pesë shtyllat kryesore
Një ushqyerje e shëndetshme bazohet në pesë kategori kryesore ushqimesh:
Drithërat dhe niseshteja – bukë integrale, makarona ose oriz që sigurojnë energji me çlirim të ngadaltë dhe ndihmojnë fëmijën të ndihet i ngopur për më gjatë.
Proteinat – pula, peshk, vezë apo bishtajore që ndihmojnë në rritjen dhe ndërtimin e muskujve.
Perimet – të pasura me vitamina dhe fibra, si dhe një mënyrë për të mësuar fëmijët të duan shijen e tyre.
Frutat – burimi më natyral dhe i shijshëm i energjisë. Një mollë, disa rrush ose një mandarinë janë zgjidhje ideale.
Bulmetrat – kos apo djathë që ofrojnë kalcium dhe vitaminë D për zhvillimin e shëndetshëm të kockave.
Kur këto ushqime kombinohen me kujdes, kutia e ushqimit shndërrohet në një “piramidë ushqimore” portative.
Yndyrnat e shëndetshme – si omega-3, omega-6 dhe yndyrnat mono të pangopura që gjenden në arrorë, fara, avokado dhe ullinj janë thelbësore për funksionin e trurit dhe të zemrës.
Kombinime kreative që fëmijët adhurojnë
Edhe kutia më e balancuar nuk do të funksionojë nëse fëmija nuk e hap fare. Prandaj, këtu hyn në lojë kreativiteti i prindërve.
Një sanduiç me bukë integrale dhe copa pule të pjekur mund të shndërrohet në mini-wraps që ngjajnë me sufllaqet.
Vezët në copa të vogla mund të shoqërohen me crackers integrale si një mini-meze.
Qofte perimesh ose falafel janë “finger food” që hahen lehtë gjatë pushimeve në oborr.
Perimet bëhen më tërheqëse kur shoqërohen me një salcë. Shkopinj karote ose kastraveci me humus apo kos frutash krijojnë përvojë të këndshme.
Ndërsa frutat si rrushi ose mandarina janë ideale për fundin e pushimit. Arrat, të gjalla ose në formë granole apo bar ushqyes, janë zgjedhje që ndërtojnë zakone të mira pa bërë rrëmujë.
Ndryshime të vogla mund të kenë ndikim të madh:
Sallatë me makarona dhe perime në vend të makaronave të zakonshme,
Bukë me drithëra të plota në vend të asaj të bardhë,
Barë drithërash pa sheqer në vend të ëmbëlsirave të përpunuara.
Kështu, fëmijët mësohen me shijet e shëndetshme pa ndjerë mungesë apo kufizim.
Siguria mbi të gjitha
Kutia më ushqyese nuk ka vlerë nëse nuk ruhet në kushte higjienike. Ushqimi duhet të ruhet në enë të pastra dhe hermetike, dhe nëse është e nevojshme, në çanta termike që mbajnë temperaturën konstante. Ushqime të ndjeshme si kosi, mishi ose peshku duhet të konsumohen brenda 2-4 orëve.
Materialet e kutisë ushqimore kanë rëndësi. Zgjidhni produkte pa BPA, prej çeliku inoks ose qelqi rezistent. Një kuti me ndarje e bën ushqimin më tërheqës dhe më të organizuar.
Po ashtu, është e rëndësishme të konsultoheni me shkollën për rregullat që kanë lidhur me transportimin dhe ruajtjen e ushqimit. -

Kutia e ushqimit për në shkollë, si ndikon në shëndetin, energjinë dhe zhvillimin e fëmijës
Çdo mëngjes, prindërit përballen me të njëjtin dilemë në kuzhinë, si ta mbushin kutinë e ushqimit të fëmijës me diçka që të jetë ushqyese, e shëndetshme, por edhe tërheqëse.
Kutia e ushqimit nuk është thjesht një enë për në shkollë, përmbajtja e saj është karburanti që do të mbështesë trupin dhe mendjen e fëmijës gjatë një dite plot me mësime, lojëra dhe krijimtari.
Pse është e rëndësishme kutia e ushqimit për në shkollë?Fëmijët e moshës 6-12 vjeç ndodhen në një fazë zhvillimi të shpejtë. Ata ndërtojnë kocka, forcojnë muskujt, zhvillojnë dhëmbët dhe kanë nevojë të vazhdueshme për energji për të ushqyer trurin. Një pjesë e madhe e kësaj energjie konsumohet gjatë orarit shkollor, ku përqendrimi, pjesëmarrja dhe përthithja e njohurive janë thelbësore.
Ekspertët vlerësojnë se deri në një të tretën e nevojave ditore për energji të fëmijëve plotësohen gjatë qëndrimit në shkollë. Një kuti ushqimi e varfër në vlera ushqyese mund të çojë në mungesë përqendrimi, lodhje dhe humor të keq.
Si ndërtohet një kuti ushqimi e ekuilibruar? Pesë shtyllat kryesore
Një ushqyerje e shëndetshme bazohet në pesë kategori kryesore ushqimesh:
Drithërat dhe niseshteja – bukë integrale, makarona ose oriz që sigurojnë energji me çlirim të ngadaltë dhe ndihmojnë fëmijën të ndihet i ngopur për më gjatë.
Proteinat – pula, peshk, vezë apo bishtajore që ndihmojnë në rritjen dhe ndërtimin e muskujve.
Perimet – të pasura me vitamina dhe fibra, si dhe një mënyrë për të mësuar fëmijët të duan shijen e tyre.
Frutat – burimi më natyral dhe i shijshëm i energjisë. Një mollë, disa rrush ose një mandarinë janë zgjidhje ideale.
Bulmetrat – kos apo djathë që ofrojnë kalcium dhe vitaminë D për zhvillimin e shëndetshëm të kockave.
Kur këto ushqime kombinohen me kujdes, kutia e ushqimit shndërrohet në një “piramidë ushqimore” portative.
Yndyrnat e shëndetshme, si omega-3, omega-6 dhe yndyrnat mono të pangopura që gjenden në arrorë, fara, avokado dhe ullinj janë thelbësore për funksionin e trurit dhe të zemrës.
Kombinime kreative që fëmijët adhurojnë
Edhe kutia më e balancuar nuk do të funksionojë nëse fëmija nuk e hap fare. Prandaj, këtu hyn në lojë kreativiteti i prindërve.
Një sanduiç me bukë integrale dhe copa pule të pjekur mund të shndërrohet në mini-wraps që ngjajnë me sufllaqet.
Vezët në copa të vogla mund të shoqërohen me crackers integrale si një mini-meze.
Qofte perimesh ose falafel janë “finger food” që hahen lehtë gjatë pushimeve në oborr.
Perimet bëhen më tërheqëse kur shoqërohen me një salcë. Shkopinj karote ose kastraveci me humus apo kos frutash krijojnë përvojë të këndshme.
Ndërsa frutat si rrushi ose mandarina janë ideale për fundin e pushimit. Arrat, të gjalla ose në formë granole apo bar ushqyes, janë zgjedhje që ndërtojnë zakone të mira pa bërë rrëmujë.
Ndryshime të vogla mund të kenë ndikim të madh:
Sallatë me makarona dhe perime në vend të makaronave të zakonshme,
Bukë me drithëra të plota në vend të asaj të bardhë,
Barë drithërash pa sheqer në vend të ëmbëlsirave të përpunuara.
Kështu, fëmijët mësohen me shijet e shëndetshme pa ndjerë mungesë apo kufizim.
Siguria mbi të gjitha
Kutia më ushqyese nuk ka vlerë nëse nuk ruhet në kushte higjienike. Ushqimi duhet të ruhet në enë të pastra dhe hermetike, dhe nëse është e nevojshme, në çanta termike që mbajnë temperaturën konstante. Ushqime të ndjeshme si kosi, mishi ose peshku duhet të konsumohen brenda 2-4 orëve.
Materialet e kutisë ushqimore kanë rëndësi. Zgjidhni produkte pa BPA, prej çeliku inoks ose qelqi rezistent. Një kuti me ndarje e bën ushqimin më tërheqës dhe më të organizuar.
Po ashtu, është e rëndësishme të konsultoheni me shkollën për rregullat që kanë lidhur me transportimin dhe ruajtjen e ushqimit. -

Kontrolli i oreksit nuk është vetëm çështje diete, ja cilat janë dy hormonet që rregullojnë peshën
Ruajtja e shëndetit, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, është një qëllim i përbashkët për shumë njerëz. Megjithatë, rregullimi i peshës trupore, urisë dhe ngopjes ndodh automatikisht, pa komandë të vetëdijshme. Ashtu si rrahjet e zemrës, tretja ose frymëmarrja, ato janë disa nga funksionet e pavetëdijshme të trupit.
Disa hormone luajnë rol që ne të konsumojmë sasinë e duhur të ushqimit që na nevojitet për të furnizuar trupin tonë çdo ditë. Ato janë përgjegjëse për sinjalizimin në tru, rregullimin e urisë dhe ngopjes.
Grelina dhe leptina janë dy hormone që janë të përfshira në rregullimin e urisë dhe ngopjes, në bashkëpunim me hormone të tjera (GLP-1, kortizol dhe insulinë).
Sistemi i rregullimit të urisë dhe ngopjes është shumë i rëndësishëm, pasi përcakton dhe jep sinjalet për marrjen e ushqimit që trupi ka nevojë vërtet gjatë ditës.
Nëse kjo nuk është e rregulluar, atëherë mund të çojë në rritjen e marrjes së ushqimit, më shumë sesa ajo që trupi ka nevojë vërtet. Kjo situatë në planin afatgjatë mund të çojë në shtim në peshë dhe obezitet. Hormonet, me fjalë të tjera, veprojnë si lajmëtarë kimikë për të ndihmuar në kontrollin e sasisë së ushqimit që hamë.
Ndjenjat e urisë dhe të ngopjes krijohen nga truri në përgjigje të një kombinimi sinjalesh, duke përfshirë dy hormone kyçe. Sasia e këtyre hormoneve në gjakun tonë rritet dhe ulet, duke i sinjalizuar trurit se sa uri nevojitet në çdo moment të caktuar.
Në realitet, ekziston një bashkëveprim kompleks midis trurit, organeve të sistemit gastrointestinal dhe indit dhjamor (domethënë yndyrës trupore). Grelina ka efekte afatshkurtra: Na bën të uritur për vaktin tonë të radhës. Leptina ka efekte afatgjata: Na ndihmon të ruajmë peshën tonë normale të trupit duke kontrolluar nivelet e përgjithshme të urisë dhe ngopjes.
-

“Rrëfime të Ushqimit” me Jeton Jagxhiun në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapë dyert këtë të mërkurë, më 27 gusht, nga ora 17:00 deri në 19:00, për një ngjarje komunitare të veçantë: “Rrëfime të Ushqimit” me grafistin dhe studiuesin e kulturës ushqimore, Jeton Jagxhiu.
Në këtë takim, Jagxhiu do të ndajë reflektime mbi bukën, gatimin dhe rolin e tyre në ndërtimin e identitetit kulturor të Kosovës. Ngjarja synon të shpalosë mënyrën se si ushqimi nuk është vetëm një nevojë bazike, por edhe një element i rëndësishëm i kujtesës dhe traditës shoqërore, transmeton KultPlus.
Jeton Jagxhiu (i lindur në Prizren më 1972) është grafist dhe inxhinier i diplomuar në teknologjinë grafike. Përveç profesionit, ai është i angazhuar në hulumtimin e marrëdhënieve mes ushqimit, kulturës dhe identitetit, me theks të veçantë tek krahinat e Prizrenit. Në librin e tij të ardhshëm “Hajet, kërkimet dhe krejt rrëfimet”, ai sjell një dokumentim të ciklit të hajeve tradicionale, ku veçohet rrëfimi mbi origjinën e djathit të Prizrenit si një dëshmi mbi lashtësinë e qytetit.
Kjo ngjarje e Galerisë Kombëtare të Kosovës pritet të afrojë artin, kulinarinë dhe kujtimet kolektive në një hapësirë dialogu, ku ushqimi shihet si trashëgimi kulturore dhe rrëfim identitar./KultPlus.com
-

4 mënyra se si po e përdor gabim qesen plastike të ushqimeve
Qeset plastike për mbështjellje janë të dobishme në kuzhinë, por disa gabime të zakonshme, si ngrohja e ushqimeve të gabuara apo mungesa e një mbylljeje hermetike, mund të çojnë në shkrirje, prishje ushqimi dhe rreziqe për shëndetin.
Ja 4 gabime në përdorimin e qeses plastike për mbështjellje në kuzhinë që ndoshta nuk e dije që po i bëje:
1. Po mbështjell një ushqim të sapodalë nga temperatura të larta
Qeset plastike të zakonshme (si ato për mbështjellje ushqimi) nuk duhen përdorur kurrë menjëherë pasi keni nxjerrë diçka nga furra, soba, skara apo pajisje të tjera me nxehtësi të lartë, pasi qeset përbëhen nga polietileni, një material shumë i hollë që shkrihet lehtë.
“Mos përdorni qese plastike pasi keni nxjerrë një ushqim direkt nga furra tradicionale, mikrovala, skara, tenxheret elektrike, fritezat e ajri apo ngrohësit me presion,” shpjegon eksperti Charry Edwards Brown.
“Temperatura maksimale e sigurt për këto qese është 100 gradë Celcius, gjithçka mbi këtë temperaturë përbën rrezik.”
2. Po mbështjell ushqime të ngrohta me përmbajtje të lartë yndyre ose sheqeri
Yndyrnat (veçanërisht ato bimore si vaji i lulediellit) dhe sheqernat, nëse janë ngrohur paraprakisht, shkaktojnë shkrirje të qeses plastike apo edhe çlirimin e substancave kimike në ushqim.
Sheqeri, për shembull, arrin temperaturat e karamelizimit shumë shpejt dhe fillon të krijojë flluska, gjë që nuk është aspak e sigurt kur përdor qese plastike.
3. S’po lë hapësirën e nevojshme midis ushqimit dhe qeses plastike
Në mikrovalë, qesja plastike duhet gjithmonë të përcjellë avullin, ndryshe, presioni mund të grumbullohet dhe të shkaktojë shkrirje, shpërthim të qeses mbështjellëse ose djegie të ushqimit.
“Lër hapur një qoshe të qeses ose bëj një prerje rreth 2–3 centimetra që avulli të dalë. Gjithashtu, lër një hapësirë prej rreth 2.5 centimetra midis ushqimit dhe qeses për të shmangur shkrirjen e saj mbi ushqim,” këshillon Brown.
Ngrohja duhet të bëhet me intervale 3-minutëshe për të ruajtur cilësinë dhe sigurinë.
4. Mungon një mbyllje hermetike kur ruan ushqimin
Kur përdor qese plastike për ruajtjen e ushqimit, të duhet një mbyllje sa më hermetike.
Kjo ndalon tharjen, oksidimin dhe përhapjen e aromave nga/tek ushqimet e tjera. Në ngrirje, një mbyllje e mirë mund të zgjasë jetëgjatësinë e ushqimeve.
Rekomandohet dyfishimi i shtresës së letrës mbështjellëse plastike, sidomos për ngrirje; kombinimi me letër alumini ose letër për ngrirje ndihmon në shmangien e dëmtimit nga ngrirja.
Këshillë praktike: Mbështille akulloren me qese plastike përpara se të mbyllësh kapakun, ndihmon në shmangien e kristaleve të akullit.
-

Analiza: Si politikat e Izraelit shkaktuan zi buke në Gaza
Gaza po kaplohet nga zia e bukës – vetëm një minutë larg me makinë nga qindra kamionë me ndihma që qëndrojnë pa lëvizur jashtë kufijve të saj.
Si arritëm këtu? Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore (IPC), i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, është monitoruesi kryesor i urisë në botë. Vlerësimi i saj se gjysmë milioni njerëz – një e katërta e palestinezëve në Gaza – po vuajnë nga uria është tronditës për shumë arsye.
Kryesorja midis tyre është pranimi në raport se kjo situatë është “tërësisht e shkaktuar nga njeriu”, me organizatat e ndihmës që sot akuzojnë Izraelin për “pengimin sistematik” të hyrjes së ushqimit në Rripin e Gazës.
Raporti i IPC thotë se ka zbuluar se njerëzit që jetojnë në zonën e Qytetit të Gazës po përjetojnë kushte urie të “urisë, mjerimit dhe vdekjes”.
Gjithashtu, raporti zbulon se uria po përhapet me shpejtësi – me një prirje që uria të jetë në pjesën më të madhe të Gazës në shtator, sipas trendeve aktuale.
Raporti ka arritur në përfundimin e tij nëpërmjet tre treguesve kryesorë:
Uria: Të paktën 1 në 5 familje përballet me një mungesë ekstreme të konsumit të ushqimit.
Kequshqyerja: Afërsisht 1 në 3 fëmijë ose më shumë janë të kequshqyer në mënyrë akute.
Vdekshmëria: Të paktën 2 në çdo 10,000 njerëz vdesin çdo ditë për shkak të urisë së plotë ose kombinimit të kequshqyerjes dhe sëmundjeve.
Kur përmbushen dy nga këto tre “pragje”, IPC pranon se po ndodh zi buke. IPC thotë se treguesi i “vdekshmërisë” nuk po shfaqet në të dhënat e disponueshme për shkak të një prishjeje të sistemeve të monitorimit. Ajo beson se shumica e vdekjeve jo-traumatike nuk po regjistrohen.
Bazuar në provat që ekzistojnë dhe gjykimin e ekspertëve, IPC ka arritur në përfundimin se pragu i “vdekshmërisë” për urinë është përmbushur. Raporti u publikua ndërsa ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, regjistroi dy vdekje të reja nga kequshqyerja, duke e çuar numrin total në 273 vdekje, përfshirë 112 fëmijë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar vazhdimisht se në Gaza po mbizotëron uria dhe ka thënë se aty ku ka uri, faji është i agjencive të ndihmës dhe Hamasit. Izraeli ka akuzuar agjencitë ndërkombëtare të ndihmës si OKB-ja se nuk po marrin ndihmat që presin në kufirin e Gazës, duke treguar për qindra kamionë që nuk punojnë më.
‘Tërësisht e bërë nga njeriu’
Pasi bota pa imazhe fëmijësh të uritur, me bark të fryrë dhe kocka të dala jashtë, shumë do të ndiejnë sikur shenjat se një zi buke ishte e afërt kishin kohë që vinin. Mundësia e palestinezëve për të pasur akses në ushqim ka qenë e ndërlikuar gjatë gjithë luftës gati dyvjeçare në Gaza.
Izraeli ka vendosur prej kohësh kufizime për mallrat që hyjnë në Gaza, dhe këto kufizime u rritën pas fillimit të luftës më 7 tetor 2023, të shkaktuar nga sulmi vdekjeprurës i udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit. Megjithatë, që nga marsi i vitit 2025, situata është përkeqësuar me shpejtësi pasi Izraeli vendosi një bllokadë totale gati tre-mujore për mallrat që hynin në Gaza.
Nën presion të konsiderueshëm ndërkombëtar, Izraeli filloi të lejonte një sasi të kufizuar mallrash të ktheheshin në Gaza në fund të majit. Gjithashtu, ajo prezantoi një sistem të ri të shpërndarjes së ushqimit të drejtuar nga një grup amerikan kontrovers i quajtur Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) për të zëvendësuar sistemin e mëparshëm të shpërndarjes së ushqimit të udhëhequr nga OKB-ja.
GHF ka katër pika shpërndarjeje ushqimi në zonat e militarizuara, të cilat palestinezët duhet të ecin distanca të gjata me rrezik për t’i arritur, duke zëvendësuar 400 pikat e shpërndarjes në komunitet nën sistemin e OKB-së.
Gjetja e ushqimit është bërë një përpjekje vdekjeprurëse për palestinezët dhe ata na kanë thënë rregullisht se duhet të zgjedhin midis urisë dhe vdekjes, duke iu referuar të shtënave pothuajse të përditshme të njerëzve që përpiqen të marrin ndihmë në vendet e shpërndarjes së GHF-së.
Kombet e Bashkuara kanë regjistruar vrasjen e të paktën 994 palestinezëve në afërsi të vendeve të GHF-së, që nga fundi i majit, disa nga 1,760 të vrarë duke u përpjekur të merrnin ndihmë.
OKB-ja thotë se shumica e të vrarëve u qëlluan nga trupat izraelite, diçka e konfirmuar nga dëshmitarët okularë me të cilët kemi folur dhe mjekët në Gaza. Izraeli i ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat. Sipas këtij sistemi, të mbikëqyrur nga Izraeli, uria në Gaza është zgjeruar.
Ndërsa presioni mbi Izraelin vazhdonte të rritej për të lejuar më shumë ushqime, në fund të korrikut ai filloi të lejonte më shumë kamionë me ndihma në Gaza çdo ditë dhe të futte “pauza taktike” në luftime për të lejuar më shumë konvoje me ndihma të lëviznin nëpër territor. Më shumë ndihma ka hyrë në javët e fundit dhe çmimet astronomike të disa mallrave në tregje kanë rënë disi – megjithëse për shumë palestinezë, tepër të shtrenjta. Ndonjëherë çmimi i miellit arrinte mbi 85 dollarë për kilogram, megjithëse kjo shifër filloi të binte.
OKB-ja dhe organizatat e ndihmës thonë se, pavarësisht se Izraeli po lehtëson disa nga kufizimet e tij për futjen e ushqimit në Rripin e Gazës, ai ende vendos pengesa dhe pengesa të konsiderueshme në mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave. Organizatat thonë se ajo që nevojitet janë 600 kamionë në ditë që sjellin mallra në Gaza për njerëzit që të përmbushin nevojat e tyre themelore – aktualisht jo më shumë se gjysma e kësaj shume lejohet të hyjë.
Izraeli gjithashtu filloi të lejonte dërgimin e ndihmave nga ajri, diçka e kritikuar si joefikase, e rrezikshme dhe në fund të fundit një shpërqendrim nga organizatat humanitare. Akuza e Izraelit se Hamasi është përgjegjës për krizën e urisë është kritikuar gjithashtu. Raporte të shumta, përfshirë një raport të brendshëm të qeverisë amerikane, zbuluan se nuk ka prova për devijim sistematik të ndihmës nga Hamasi.
Vërtet ka plaçkitje të përhapura të kamionëve që hyjnë në Gaza – por agjencitë e ndihmës thonë se pjesa më e madhe e plaçkitjeve kryhet nga turma palestinezësh të dëshpëruar dhe disa grupe të organizuara që përpiqen të nxjerrin fitim nga rishitja. Në fund të fundit, agjencitë e ndihmës kanë përsëritur për muaj të tërë se, për të shmangur urinë dhe krizën e madhe, Gaza duhet të përmbytet me ndihma që hyjnë nga rruga dhe aktualisht Izraeli ende vendos kufizime.
Përgjigja e Izraelit
Një numër zyrtarësh të qeverisë izraelite e kanë hedhur poshtë sot raportin e IPC-së. Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka akuzuar IPC-në për publikimin e një “raporti të fabrikuar sipas porosisë për t’iu përshtatur fushatës së rreme të Hamasit”.
Organi ushtarak izraelit i quajtur Cogat (Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore), i cili është përgjegjës për menaxhimin e kalimit në Gaza, e quajti raportin e IPC-së një “Raport të Rremë dhe të Anshëm, të Bazuar në të Dhëna të Pjesshme me Burim nga Organizata Terroriste Hamas”.
Ndër kritika të tjera, Izraeli thotë se IPC “ndryshoi standardin e vet global”, duke përgjysmuar pragun e atyre që përballen me urinë nga 30% në 15%, si dhe duke “injoruar plotësisht kriterin e dytë të shkallës së vdekshmërisë”. IPC i hodhi poshtë akuzat dhe tha se ka përdorur standarde të vendosura prej kohësh që janë përdorur më parë në situata të ngjashme.
Akuza e Izraelit se IPC ka përdorur “të dhëna të Hamasit” duket se i referohet faktit që disa nga raportimet rreth kequshqyerjes në Gaza vijnë nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi atje.
Megjithatë, të dhënat e ministrisë mbi vdekjet dhe lëndimet janë parë gjerësisht si të besueshme gjatë gjithë luftës. Reagimet ndaj raportit nga agjencitë e OKB-së dhe udhëheqësit ndërkombëtarë kanë qenë të forta.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se Izraeli, si fuqi pushtuese, “ka detyrime të qarta sipas ligjit ndërkombëtar – duke përfshirë detyrën e sigurimit të furnizimeve ushqimore dhe mjekësore për popullsinë. Ne nuk mund të lejojmë që kjo situatë të vazhdojë pa u ndëshkuar”.
Shefi i çështjeve humanitare të OKB-së, Tom Fletcher, tha se uria ishte rezultat i drejtpërdrejtë i “pengimit sistematik” të ndihmës që hynte në Gaza nga Izraeli. Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha: “Refuzimi i qeverisë izraelite për të lejuar ndihmë të mjaftueshme në Gaza ka shkaktuar këtë katastrofë të shkaktuar nga njeriu. Ky është një zemërim moral.”
Të premten, Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, tha se ishte “një krim lufte të përdorej uria si metodë lufte dhe vdekjet që rezultuan mund të përbëjnë gjithashtu krim lufte të vrasjes me dashje”.
Pushtimi i qytetit të Gazës
Izraeli këtë javë ka autorizuar thirrjen e dhjetëra mijëra trupave rezerviste për të kryer pushtimin dhe pushtimin e diskutueshëm të Qytetit të Gazës , zonës ku IPC ka shpallur se po ndodh zi buke. Netanyahu thotë se një marrje e kontrollit është opsioni më i mirë për të mposhtur Hamasin, për t’i dhënë fund luftës dhe për të kthyer pengjet izraelite nga Gaza.
Pushtimi do të zhvendoste me forcë rreth një milion palestinezë që jetojnë në Qytetin e Gazës dhe zonat përreth tij. Izraeli tashmë u ka thënë mjekëve dhe agjencive të ndihmës që të bëjnë përgatitje për të bërë plane për evakuimin e zonës.
Një deklaratë e përbashkët nga një numër organizatash të OKB-së, përfshirë UNICEF-in, Programin Botëror të Ushqimit dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shprehu alarmin për ofensivën e planifikuar, duke thënë se “do të kishte pasoja të mëtejshme shkatërruese për civilët ku tashmë ekzistojnë kushtet e urisë”.
“Shumë njerëz – veçanërisht fëmijë të sëmurë dhe të kequshqyer, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara – mund të mos jenë në gjendje të evakuohen.”
-

Kur është koha e duhur për të pirë ujë, ja çfarë këshillojnë ekspertët
Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës.
Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit.
Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion.Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë.
Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur.
A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?
Ujë pas zgjimit
Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni.
Në këtë mënyrë të gjithë organet e brendshme do të aktivizohen.
Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit të rradhës.
Ujë para një vakti
Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon me tretjen.
Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për të ngrënë ose sapo keni ngrënë.
Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse.
Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të përthithë të gjithë ushqyesit.
Ujë përpara se të bëni banjë
Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni tensionin e gjakut.
Ujë përpara se të flini
Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës.
Oraret e duhura të pirjes së ujit
Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do të ndihmoni organizmin të jetë në formë.
Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.
7:00 – Gota e parëPini gotën e parë sapo të zgjoheni që ta hidratoni organizmin pas gjumit.
Gjysëm ore më vonë mund të hani mëngjes.
9:00 – Gota e dytëNjë orë pas mëngjesit mund të pini gotën e dytë dhe të vijoni punën si zakonisht.
11:30 – Gota e tretëPini një gotë ujë 30 minuta përpara se të hani drekë.
13:30 – Gota e katërtPini një gotë me ujë një orë pas drekës që të ndihmoni trupin të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.
15:00 – Gota e pestëGjatë pushimit konsumoni një lëng frutash ose pije pa ëmbëlsues shtesë që të freskoni trurin.
17:00 – Gota e gjashtëKjo gotë me ujë do ju mbajë të ngopur dhe do të parandalojë ngrënien e tepërt gjatë darkës.
20:00 – Gota e shtatëPini një gotë me ujë pas darke dhe para se të bëni banjë.
22:00 – Gota e tetëPini një gotë të fundit me ujë një orë përpara se të flini.
Në këtë mënyrë do të ndihmoni rigjenerimin e qelizave gjatë gjumit. -

Këshilla e ekspertëve/ Kur është koha e duhur për të pirë ujë
Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës.
Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit.
Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion.
Deri tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë.
Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur.
A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?
Lexoni më poshtë këshillat e AgroWeb.org për të pirë ujin në kohën e duhur që të përmirësoni efikasitetin e tij në organizëm.
Ujë pas zgjimit
Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni.
Në këtë mënyrë të gjithë organet e brendshme do të aktivizohen.
Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit të radhës.
Ujë para një vakti
Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon me tretjen.
Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për të ngrënë ose sapo keni ngrënë.
Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse.
Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të përthithë të gjithë ushqyesit.
Ujë përpara se të bëni banjë
Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni tensionin e gjakut.
Ujë përpara se të flini
Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës.
Oraret e duhura të pirjes së ujit
Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do të ndihmoni organizmin të jetë në formë.
Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.
7:00 – Gota e parë
Pini gotën e parë sapo të zgjoheni që ta hidratoni organizmin pas gjumit.
Gjysmë ore më vonë mund të hani mëngjes.
9:00 – Gota e dytë
Një orë pas mëngjesit mund të pini gotën e dytë dhe të vijoni punën si zakonisht.
11:30 – Gota e tretë
Pini një gotë ujë 30 minuta përpara se të hani drekë.
13:30 – Gota e katërt
Pini një gotë me ujë një orë pas drekës që të ndihmoni trupin të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.
15:00 – Gota e pestë
Gjatë pushimit konsumoni një lëng frutash ose pije pa ëmbëlsues shtesë që të freskoni trurin.
17:00 – Gota e gjashtë
Kjo gotë me ujë do ju mbajë të ngopur dhe do të parandalojë ngrënien e tepërt gjatë darkës.
20:00 – Gota e shtatë
Pini një gotë me ujë pas darke dhe para se të bëni banjë.
22:00 – Gota e tetë
Pini një gotë të fundit me ujë një orë përpara se të flini.
Në këtë mënyrë do të ndihmoni rigjenerimin e qelizave gjatë gjumit.
-

Sfidat me të cilat ballafaqohet menaxhimi i industrisë së mikpritjes në Maqedoninë e Veriut
Mislim Zendeli*Në çdo industri, suksesi varet nga aftësia organizative për të identifikuar sfidat kryesore dhe për t’i menaxhuar ato në mënyrë efektive. Kjo detyrë drejtë realizimit të qëllimeve afariste u takon edhe udhëheqësve të sektorit të industrisë së mikpritjes respektivisht në ato ndërmarrje dhe objekte afariste nga sfera e hotelierisë që ofron shërbime me pije, ushqime dhe zbavitje gjatë kohës së lirë duke plotësuar kërkesat dhe kënaqësitë e klientit, jo vetëm turistëve por dhe rezidentëve. Ky sektor është mjaft kompleks mu për shkak të shumëllojshmërisë së kërkesave gjithmonë në rritje si për kah vëllimi ashtu dhe për nga forma dhe ndërlikueshmëria.Sipas disa hulumtimeve të bëra nga ana e një reviste nga fusha e industrisë së mikpritjes ku u përfshijnë, hotele, restorante, bare, dhe të gjitha objektet hoteliere që ofrojnë pije dhe ushqime, rezulton që kjo industri është përballur me sfida të rëndësishme në vitin 2024, dhe këto probleme po vazhdojnë edhe në vitin 2025. Pavarësisht tejkalimit të 1 trilion dollarëve në shitje për herë të parë në vitin 2023, sektori ende po përballet me mungesën e fuqisë punëtore, kështu po sipas kësaj reviste pozicionet shef kuzhine dhe kuzhinierë 30% janë të lira sot e kësaj dite. Përveç kësaj, rritja e kostove të ushqimit ka bërë që 92% e restoranteve merren me rregullimet e çmimeve dhe menuve. Sjellja e konsumatorit po ndryshon gjithashtu, gjithnjë e më pak njerëz ushqehen jashtë, gjegjësisht në objektet e industrisë së mikpritjes. Kështu sipas po të njejtës revistë në Australi, numri i vizitorëve në restorante në vitin 2024 u ul 4%.Këto trende nuk përjashtuan edhe tregun tonë të industrisë së mikpritjes ku të dhënat e Entit Statistikor e që kanë lidhje të drejtpërdrejta me objektet afariste nga kjo industri, ofrojnë shifra dëshpruese. Në periudhën shkurt 2025 –shkurt 2024 kemi rënie të kostos së jetesës në grupin restorante dhe hotele me 0.3%. Indeksi i kostos së jetesës në mars 2025, krahasuar me marsin 2024, shënoi një rritje prej 2.7%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi një rritje prej 2.2%. Po sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, indeksi i çmimeve të shërbimeve të ushqimit në Mars 2025, krahasuar me Shkurt 2025, është rritur me 1.0%. Indeksi i çmimeve të shërbimeve të ushqimit në Mars 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur me 6.9%. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve të ushqimit për periudhën Janar – Mars 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur me 6.2%, ndërsa krahasuar me Dhjetor 2024, është rritur me 0.8%.Këto janë vetëm disa shifra që duhet analizuar gjatë analizës së problemit të rrënies të theksuar të vëllimit dhe performancës së ndërmarrjeve që bëjnë pjesë në industrinë e mikpritjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por jo vetëm. Mbaj bindjen se këto të dhëna që ofron Agjencia e Statistikës së RMV nuk pasqyrojnë realitetin dhe situata në terren duket se është më trishtuese.Le të shqyrtojmë sfidat në industrinë ushqimore të cilat janë globale e që përcillen edhe ndërmarrjet e kësaj industrie edhe tek ne, si pjesë e tregut botëror.Rritja e çmimeve të produkteve ushqimoreGjatë disa viteve të fundit, kostot e produkteve ushqimore pothuajse janë dyfishuar. Inflacioni gjithmonë në rritje ka ndikuar negativisht në afarizmin e industrisë së mikpritjes. Ndryshimeve klimaterike dhe ndërprerja e zinxhirit të furnizimit për shkak të tensioneve të vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, janë faktorë kryesor që ndikojnë drejtpërdrejt në strategjinë e çmimeve të produkteve ushqimore që janë bazë e shërbimeve të hoteleve, restoranteve dhe objekteve tjera të cilët ofrojnë shërbime të pijeve dhe ushqime.Sipas të dhënave nga OKB , rënia prej 1% e të korrave globale rrit çmimet e mallrave ushqimore me 8.5%, kurse rritja prej 1% e çmimeve të naftës rrit çmimet e mallrave ushqimore me 0.2%.Ndërsa temperaturat globale rriten modelet e motit bëhen më të paparashikueshme. NASA ka parashikuar që emetimet e gazrave serrë do të vazhdojnë të rriten me ritmin aktual; rendimentet e e produkteve ushqimore parashikohet të ulen në mënyrë drastike deri në vitin 2030. Kjo gjëndje rrit çmimet e këtyre produkteve me një shpejtësi maramendëse. Në vitin 2025, çmimet për të gjitha ushqimet parashikohet të rriten nga 2.9 deri në 3.9 përqind.Mungesa e fuqisë punëtoreNjë nga problemet më të mëdha me të cilat përballet industria e mikpritjes është mungesa e personelit, meqë dihet se kjo industri kryekëput varet nga fuqia punëtore.Pavarësisht rimëkëmbjes nga pandemia, kjo industri nuk arriti të kalojë fazat e depresionit të ekonomisë së përgjithshme. Mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore është edhe si rrjedhojë e plakjes së popullsisë në veçanti në kontinentit Evropian por dhe në të gjithë botën si dhe nga kalimi i punëtorëve nga kjo industri në sektorë të qëndrueshëm.Si shkaqe të kësaj gjendjeje parasegjithash mendohet vështirësitë e tërheqjes apo joshjes së punëtorëve të rinj, kushtet e vështira të punës dhe përfitimet e kufizuara, pamundësinë e implementimit të teknologjisë dhe inovacioneve. Këto dhe faktorë të tjerë krijojnë probleme në cilësinë e shërbimit dhe ulin koeficientin e kënaqësisë tek klientela.Të punësuarit në industrinë e mikpritjes kryesisht kanë paga të ulëta dhe mundësi të vogla për avancim në karrierë. Kjo e bën që, këto vende të punës, të jenë më pak tërheqëse për punonjësit potencialë, që rezulton në normat e larta të fluktuacionit me fjalë të tjera ndërrimet e shpeshta të punënjësve dhe vështirësi në rekrutimin dhe mbajtjen e punëtorëve të përhershëm, gjendje kjo që krijon pengesa në planifikim, organizim dhe në menaxhimin e përgjithshëm.Rritja e kërkesave për sigurinë e produkteve ushqimoreSiguria e ushqimit i referohet përgatitjes, trajtimit dhe ruajtjes së ushqimit që synon të parandalojë sëmundjet dhe pasojat që vijnë nga ushqimi i keqpërgatitur dhe i keq ruajtur. Përmbushja e standardeve të cilat janë pjesë e legjislativës dhe institucioneve shtetërore kërkon përshtatje të vazhdueshme ndaj rregulloreve që ndryshojnë, të cilat kanë ndikim në kostot e përgjithshme të afarizmit ku përfshihen dhe trajnimet e stafit. Kështu p.sh. implementimi i sistemeve të HACCP, ISO dhe standardeve të tjera nga fusha a prodhimit, shërbimit dhe shpërndarrjes së ushqimit dhe pijeve përbën një zë të theksuar të buxheteve të ndërmarrjeve në këtë industri.Problemet me mbetjet ushqimore Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, globalisht, rreth 13 përqind e ushqimit të prodhuar humbet në etapat midis prodhimit dhe shitjes me pakicë. Rreth 17 përqind e prodhimit global të ushqimit humbet në familje, objekte restorantore dhe shitje me pakicë.Kur hidhen në deponi jo adekuate mbetjet ushqimore prodhojnë gazra serrë të dëmshëm si metani dhe dioksidi i karbonit, duke kontribuar në ndryshimet klimatike, ngrohjen globale. Në shumicën e rasteve objektet e industrisë së mikpritjes kanë probleme me tepricat ushqimore të cilat kërkojnë harxhime shtesë për eliminimin e tyre.Integrimi i teknologjive në operacionet e përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit dhe pijeve ofron mundësi të reja në efiçencë dhe produktivitet. Këtu menaxhmenti ta ketë parasysh rezistencën ndaj ndryshimit që bën stafi e që pengon implementimin e dijeve dhe sistemeve të reja. Kjo shton kërkesën për trajnime të përhershme dhe mbështetje të sektorit përmes masave planifikuese të shtetit, i cili në rastin tonë as që përpiqet të ndihmojë ndërmarrjet e kësaj branshe. Industria e mikpritjes siç dihet, tek ne, përfaqësohet kryesisht nga firmat e vogla apo bizneset familjare të cilat nuk i përballojnë çmimet e ndryshimeve teknologjike dhe implementimin e inovacioneve, andaj duhet gjetur rrugë për sigurimin e fondeve shtesë për këtë veprim.Ndërprerjet e zinxhireve të furnizimit me ushqimQë nga pandemia, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit me ushqim kanë ndikuar ndjeshëm në industri në e mikpritjes, ndërkaq lufta Rusi-Ukrainë po i përkeqëson dita më ditë sfidat. Logjistika e furnizimit përballet me ndërprerje për shkak të problemeve të transportit, mbylljes së kufijve dhe mungesës së fuqisë punëtore, duke krijuar kësisoj vonesa në shpërndarjen e produkteve. Nga ana tjetër ndryshimet klimaterike, çmimet e grumbullimit që demotivojnë bujqit dhe blegtorët, mospasja e fondeve për mbështetje të prodhuesve të këtyre produkteve kanë ndikuar që një numër i madh i bujqëve dhe blegtorëve të largohen nga ky sektor. Kësisoj RMV nga eksportues dalëgadalë bëhet importues i produkteve ushqimore. Kjo vetëm sa rrit çmimin e produkteve të nevojshme për përgatitjen e pijeve dhe ushqimeve në industrinë e mikpritjes.Trendet e ndryshimeve të përhershme të preferencave të konsumatorëve.Vitet e fundit, si problematikë qenësore në industrinë e mikpritjes është ndryshimi i sjelljes së konsumatorit. Sjellja e konsumatorit evoluon dhe ndryshon vazhdimisht. Ndryshimet e shpejta në mënyrën e të udhqyerit, kërkesat dietike, rritja e opsioneve të produketve në baza bimore ose rritja e fokusit në furnizimin e qëndrueshëm, paraqesin sfida në zhvillimin e menysë së shumicës së objekteve nga kjo branshë industriale. Trendet teknologjike, si rritja e aplikacioneve të shpërndarjes së ushqimit, ndikojnë në modelet e shërbimit, duke bërë të nevojshme përshtatje në strategjitë operacionale. Për më tepër, ka një dyndje të theksuar të konsumatorëve drejt produkteve dhe shërbimeve me vlerë dhe blerje premium. Faktorët e përkujdesjes së rritur për shëndetin si dhe rritja e mirëqenies ndikojnë në vendimet e blerjes, gjë që kërkon nga operatorët e industrisë së mikpritjes të përshtaten me trendin.Konkurrenca dhe ngopja e tregut të produkteve të industrisë së mikpritjesMospasja barrierave për hyrësit e rinj në këtë industri krijon konkurrencë jo të shëndoshë dhe e ngop tregun dhe çon në luftëra çmimesh, duke ulur marzhet e fitimit dhe krijimin e konkurrencës jolojale të formave të ndryshme.Përshtatja ndaj preferencave në ndryshim të konsumatorëve dhe shfrytëzimi i teknologjisë është i domosdoshëm për të ruajtur konkurrueshmërinë në industri. Arritja e një ekuilibri midis cilësisë, çmimeve dhe ofertave unike është një sfidë e vazhdueshme e afaristëve nga kjo sferë. Përshtatshmëria e shpejt e menyve dhe llojeve të veçanta të shërbimeve si dhe futja e teknologjive të reja që përmbushin pritjet gjithmonë të paqëndrueshme e klientelës kërkon po ashtu impenjim të tejskajshëm të menaxhmenteve të objekteve të kësaj industrie.Pasiguria ekonomikePasiguaria ekonomomike apo ndikimi i të a.q. faktorë të jashtëm siç janë: rrënia ekonomike, ngjarjet gjeopolitike, të tilla si mosmarrëveshjet tregtare, krizat globale, pandemitë, paraqesin sfida të papara, duke detyruar mbyllje të shumë objekteve, duke kufizuar mosmarrëveshjet tregtare, duke prishur zinxhirët e furnizimit dhe duke çuar në mungesë të përbërësve dhe luhatje të çmimeve. Përshtatja ndaj kërkesës së luhatshme, menaxhimi i ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit dhe ndryshimet rregullatore janë çështjet thelbësore që ndikojnë në afarizmin bashkëkohorë të ndërmarrjeve në industrinë e mikpritjes.Siç shihet sfidat me të cilat ballafaqoheet sot ndërmarrja nga industria e mikpritjes janë të shumta. Njohja e këtyre sfidave është vetëm hapi i parë. Kuptimi i funksionimit të brendshëm në këtë industri mundëson adresimin e këtyre çështjeve drejt një qasjeje inovative për zgjidhjen e problemeve të shumta disademensionalë. Për të balancuar interesat mes zhvillimit të ndërmarrjeve të industrisë së mikpritjes dhe mbrojtjes së konsumatorit ekspertë të njohur ofrojnë një sërë politikash:Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë bizneset e industrisë së mikpritjes lidhur me financat, fuqinë punëtore si dhe në përmirësimin e shërbimeve bazuar në përvojat e klientëve, ashtu edhe zgjidhjet operative duke përfshirë menaxhimin e inventarit, zinxhirit të furnizimit, optimizimin e menusë, segmentimin e dhe hulumtimin e tregut dhe të ngjashme.Disa kompani nga kjo industri tani më zbatojnë me sukses IA. Ato përmes përpunimit të të dhënave për klientët si p.sh. numrit, kategorisë, kohës së konsumit dhe të ngjashme, krijojnë përparësi konkurruese.Për ta kapërcyer problemin e fluktuacionit, menaxhmentet e ndërmarrjeve në industrinë e mikpritjes duhet të përqëndrohen në krijimin e fuqisë punëtore të qëndrueshme duke rritur produktivitetin e punës dhe për të tërhequr apo joshur staf cilësor përmes: rekrutimi të talenteve, procesit të integrimit, orientimit dhe të trajnimit të punonjësve. Më pastaj duke vazhduar me metoda të reja të motivimit dhe shpërblimit përmes paketave të përfitimeve-pagave konkurruese, kujdesitv shëndetësor, orareve fleksibël dhe të ngjashme. Këto stimuj rrisin kënaqësinë në punë dhe besnikërinë-lojalitetin, duke tërhequr dhe mbajtur staf të vlefshëm dhe efiçent.Përmes inovacionit, teknologjisë dhe automatizimit operatorët e kësaj industrie mund të arrijnë në menaxhimin efikas dhe produktiv të operacioneve të kësaj bransheje. Për shembull, automatizimi i detyrave të përsëritura, zvogëlimi i harxhimeve, etj.Për të kapërcyer sfidën e rritjes së kostove të ushqimit, menaxherët e këtyre ndërmarrjeve mund të arrijnë përmes, optimizimit të zërave të menysë, negociatave me furnizuesit për të siguruar çmime të favorshme, zbritje me shumicë dhe kontrata afatgjata, menaxhimit të inventarit, minimizimin e mbeturinave, kontrollimin e mbingarkesave dhe identifikimin e alternativave me kosto efektive, integrimin e teknologjisë pasi sistemet e reja rrisin efikasitetin, identifikojnë mundësitë për kursimin e kostove dhe fuqizojnë dhe lehtësojnë vendimmarrjen në blerjen e produkteve më të lira dhe të ngjashme.Problemet dhe sfidat kritike që lidhen me sigurinë e ushqimit përfshijnë rreziqet e kontaminimit të kryqëzuar, praktikat e papërshtatshme të higjienës dhe ruajtjen e ushqimit në kushte të papërshtatshme. Kontrolli i temperaturës gjatë përgatitjes dhe ruajtjes së ushqimit eviton rrezikun në një sasi të konsiderueshme. Pastërtia e pajisjeve dhe sipërfaqeve të kuzhinës po ashtu ndikojnë në këtë drejtim. Andaj kërkohet trajnimi i stafit lidhur me format dhe procedurat e duhura reth prodhimit, përpunimit, trajtimit dhe ruajtjes së ushqimit gjysmë të gatshëm dhe atij të gatshëm për të evituar kontaminimin dhe sëmundjet nga ushqimi. Monitoroni dhe kontrolli i rregullt i zinxhirit të furnizimit ofron cilësi dhe siguri. Më se e nevojshme në këtë sferë veprimi është i parandalimi dhe zbatimi i rregulloreve për sigurinë e ushqimit si dhe inspektimet rutinë. Iniciativa Globale për Sigurinë Ushqimore (GFSI Global Food Safety Initiative) synon përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë së ushqimit rekomandon që gjatë blerjes së prudukteve cilësorë dhe të sigurtë të drejtohen tek shitësit e verifikuar (me reputacion) dhe markat që i njohim.Ruajtja e duhur e ushqimit të gatshëm dhe gjysmë të gatshëm duhet ët bëhet në mënyrë efikase. Gjatë magazinimit të produkteve që lehtë prishen duhet përdorur sistemin “fifo”, “i pari që hyn, i pari del”. Duhet kontrolluar temperaturën, duhet sigurohet freskia e produkteve përmes etiketave me të dhëna konkrete për produktin, duhet zbatuar recetat e a.q. standarde ku në mënyrë të përpikt është e shënuar sasia dhe procesi i përgatitjes, termike apo mënyrave të tjera të përgatitjes së ushqimeve duke zvogëluar mbeturinat dhe duke ruajtur cilësinë e ushqimit. Gjithashtu, duhet të përdoren pajisje adekuate dhe të qëndrueshme të shërbimit të ushqimit pasi kësisoj ruhet cilësia dhe freskia e pijeve dhe ushqimeve.Menaxherët e shitjes duhet të hulumtojnë popullaritetin e pijeve dhe ushqimeve dhe të përqendrohen tek planifikimi dhe realizimi i atyre produkteve që mund të shiten për të minimizuar mbiprodhimin, për të zvogëluar mbeturinat ushqimore dhe për të rritur qëndrueshmërinë e afarizmit. Të bëhet me korrektësi inventarizimi dhe të shmangen porositë e tepërta. Vlerësimi i rregullit i niveleve të stokut, ripërdorimi përbërësve apo artikujve të papërdorur në pjata ose specialitete të reja, jo vetëm që eviton humbjet por njëkohësisht laramaninë e ofertës. Përmes ofertave ditore dhe javore bëhet lirimi apo shmangja nga produktet e tepërta, si dhe ritet efiçenca. Përkujdesi për mjedisin përmes minimizimit të mbetjeve inkurajon grupet e interesit. Duhet përkujdesur që klientët të marrin në shtëpi vakte të papërfunduara. Në fund kur nuk gjendet modus tjetër mbeturinat ushqimore duhet organizuar të shndërrohen në pleh organik , me ç rast industria e mikpritjes kontribuon në qëndrueshmërinë mjedisore, duke mbyllur ciklin.Sa i përket ballafaqimit me trendet e ndryshimeve të përhershme të preferencave të konsumatorëve, në këtë fushë manaxhmenti i ndërmarrjeve duhet të ndjek me vëmendje trendin jo vetëm vendas por edhe atë botëror. Sot informacioni i shpejtë përmes internetit mundëson ofron metoda audio vizuele për të përcjellë trendin edhe në viset më të largta të globit. Mbase duhet kujdesur të evidentohen edhe kërkesat konsumatore të veçanta dhe këto të shndërrohen në epërsi duke ofruar produkte cilësore të preferuara për klientët e tyre.Faktorët ndërprerjet e zinxhireve të furnizimit me ushqim, pasiguria ekonomike dhe të ngjashëm që veprojnë në makro ambientin ekonomik, quhen faktorë të jashtëm dhe menaxhmenti i cilës do ndërmarrje nga industria e mikpritjes nuk ka mundësi të ndikojë në këta faktorë, por ata duhet t’i ndjekin me vëmendje e të kenë informacion se si zhvillohen dhe kah çojnë ndryshimet e tilla. *Profesor i Asociuar, Fakulteti i Ekonomisë-Turizmit, Universiteti i TetovësKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.