Tag: ushqimet

  • Nutricionistët kanë veçuar gjashtë ushqime që nuk duhet t’i ruani kurrë në enë plastike

    Nutricionistët kanë veçuar gjashtë ushqime që nuk duhet t’i ruani kurrë në enë plastike

    Zvogëlimi i mbeturinave ushqimore është një nga mënyrat më efektive për të ulur ndikimin mjedisor të familjes dhe njëkohësisht për të kursyer para.

    Një rol kyç në këtë është mënyra e duhur e ruajtjes së ushqimeve – por përdorimi i enëve dhe paketimit plastik nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë, shkruan Index.hr.

    Sipas ekspertëve, disa lloje ushqimesh kërkojnë metoda të ndryshme dhe më të sigurta ruajtjeje për të mbetur të freskëta më gjatë.

    Ushqimet e nxehta

    Edhe pse plastika është praktike, nutricionistja Nikki Kuhlman paralajmëron për EatingWell se nxehtësia mund të shkaktojë zbërthimin e plastikës dhe çlirimin e substancave të dëmshme si BPA dhe ftalate.

    “Këto kimikate mund të ndikojnë në funksionet hormonale”, thotë ajo, duke rekomanduar përdorimin e enëve prej qelqi ose çeliku inox për ushqimet e nxehta. Plastika, sipas saj, është e pranueshme vetëm për ushqimet e ftohta si sallatat apo sanduiçët.

    Djathërat e fortë

    Për djathërat e zakonshëm paketimi plastik nuk paraqet problem, por djathërat e mirë kërkojnë mbrojtje të veçantë. Mbyllja hermetike në plastikë ndalon qarkullimin e ajrit dhe nxit lagështinë, duke ndikuar në shijen dhe strukturën e tyre.

    Ekspertët sugjerojnë përdorimin e letrës së djathit ose pergamenit, me një qese plastike të vendosur lirshëm sipër.

    Salcat e domates dhe ushqimet acidike

    Produktet acidike si domatet, lëngu i limonit apo salcat mund të reagojnë me plastikën dhe të çlirojnë substanca të dëmshme. Shkencëtarja Dr. Megan Meyer thotë se shmang ruajtjen e tyre në plastikë.

    Qelqi dhe çeliku inox janë opsionet më të sigurta për këto ushqime.

    Qepët dhe hudhra

    Këto perime nuk duhet të mbyllen në plastikë, pasi lagështia rrit rrezikun e prishjes dhe mbirjes. Ato duhen ruajtur në vende të freskëta, të errëta dhe të thata – idealisht në qese rrjete apo letre që lejojnë qarkullimin e ajrit.

    Perimet me gjethe

    Ruajtja e sallatës, spinaqit dhe perimeve të tjera me gjethe në qese plastike të mbyllura nuk është ideale.

    “Mbështillini me një leckë të pastër dhe vendosini në një enë hermetike,” këshillon Kuhlman. Lecka thith lagështinë e tepërt dhe mban perimet të freskëta për më gjatë.

    Bimët e freskëta

    Majdanozi dhe bimët e tjera të ngjashme zgjasin më shumë nëse trajtohen si lule: priten kërcejtë, vendosen në një gotë me ujë dhe mbulohen lehtë me një qese plastike. Në këtë mënyrë mund të qëndrojnë të freskëta deri në dy javë në frigorifer.

  • Sëmundjet kardiovaskulare, BE reagon me taksë mbi ushqimet e përpunuara jo të shëndetshme

    Sëmundjet kardiovaskulare, BE reagon me taksë mbi ushqimet e përpunuara jo të shëndetshme

    Bota E Diel, 16 Nëntor 2025 14:44
    Komisioni Europian po konsideron të propozojë vitin e ardhshëm një taksë mbi ushqimet shumë të përpunuara me përmbajtje të lartë yndyre, sheqeri dhe kripë, sipas një projekt-dokumenti.
    Në dokumentin, i cili pritet të prezantohet në mesin e dhjetorit, autoriteti tha se kjo taksë do të ofrojë stimuj për një ushqyerje më të shëndetshme.

    Autorët shkruajne se një “mikro-taksë në nivel të BE-së” mund të mbajë çmimet stabile dhe të prodhojë ndryshime në sjelljen e konsumatorëve pa shkaktuar dëme financiare të tepërta.

    Prodhuesit do të motivoheshin të bëjnë produktet e tyre më të shëndetshme. Të ardhurat nga kjo taksë do të përdoren ekskluzivisht për programe promovimi të shëndetit në të gjithë BE-në.

    Komisioni theksoi se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Bashkimin Evropian, me më shumë se 1.7 milion raste çdo vit. Kostoja ekonomike është mbi 280 miliardë euro (325 miliardë dollarë) në vit.
    Ekzistojnë prova që lidhin konsumimin e lartë të ushqimeve shumë të përpunuara me një rrezik të shtuar për obezitet, diabet dhe sëmundje metabolike, vuri në dukje autoriteti.
    Përveç taksave, plani shëndetësor parashikon gjithashtu modernizimin e legjislacionit për kontrollin e duhanit deri në vitin 2027 dhe futjen e një sistemi vlerësimi për ushqimet e përpunuara në të gjithë Evropën.
    Komisioni Evropian synon të ulë vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare me 20% deri në vitin 2035 përmes iniciativave të ndryshme.

  • Nga karrotat te bananet, zbuloni ushqimet që duhet të hani për të luftuar stresin

    Nga karrotat te bananet, zbuloni ushqimet që duhet të hani për të luftuar stresin

    Ndonjëherë për të luftuar stresin duhet vetëm të zgjidhni ushqimet e duhura. Nëse ju duket se keni humbur kontrollin dhe çdo gjë po shkon keq, merrni frymë thellë dhe zgjidhni ndonjë nga ushqimet e vendosura në këtë listë.
    Portokaj
    Vitamina C që gjendet në portokaj dhe në agrumet e tjera do t’ju ndihmojë të tejkaloni prezantimet stresuese, një ditë të mbushur me takime ose intervistat për punë.

    Prandaj, do të ishte një ditë e mrekullueshme nëse do të shtrydhni një lëng të freskët të portokallit ose do ta hani atë si frut.
    Bananet
    Stresi përshpejton metabolizmin, duke shpenzuar kështu rezervat e kaliumit që është një burim kyç i energjisë .Mbani bananet, të pasura me kalium në tavolinën tuaj, si një “ndihmë e parë” në situata stresuese.
    Karrotat
    Nga stresi ndonjëherë nofulla shtrëngohet dhe prandaj është një ide e mirë që të përtypni diçka, që do t’ju ndihmojë të heqni qafe tensionin e muskujve. Ideja më e mirë është karrota.
    Bajamet
    Përveç se bajamet janë të pasura me vitaminë E që ndihmon stimulimin e sistemit imunitar, bajamet gjithashtu përmbajnë vitaminë B që mund të ndihmojnë trupin për t’u përballur me stresin dhe ankthin.
    Spinaqi
    Kjo perime përmban magnez që ndihmon në reduktimin e stresit, relakson trupin dhe parandalon dhimbjet e kokës.

  • Ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

    Ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

    Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por ka disa mënyra për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak, dhe shmangia e disa ushqimeve është një pikënisje e shëndetshme.
    Sipas ekspertëve një regjim ushqimor që përbëhet nga ushqime të pasura me fibra, karbohidrate të shëndetshme të pa përpunuara, peshk dhe yndyrna të shëndetshme, këshillohet për ata me sheqer të lartë gjaku.
    Për sa i përket ushqimeve që duhen shmangur, këtu përfshihen ushqimet e pasura me sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara. Më poshtë renditen ushqimet më të këqija që këshillohet të shmangni.

    Embëlsuesit natyral
    Disa njerëz përpiqen të shmangin sheqerin e bardhë dhe të kërkojnë diçka më natyrale si mjalti. Fatkeqësisht, edhe pse këto burime të sheqerit janë më të natyrshme se sheqeri i bardhë i rafinuar, ato mund të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak.
    Pra, në vend që të kërkoni mjaltë ose alternativa të tjera, provoni një ëmbëlsues me zero kalori.
    Ushqimet e skuqura
    Ngrënia e ushqimeve të skuqura mund të shkaktojë rritje në nivelet e glukozës në gjak.
    Këto lloj ushqimesh shpesh të mbushura me yndyrna jo të mira, për shkak të vajit që përdoret, mund të çojë në një tepricë të sheqerit në gjak. Ushqimi i skuqur mund të rrisë gjithashtu rrezikun e kolesterolit të lartë, shtimit në peshë dhe zhvillimit të diabetit të tipit 2.
    Patatet
    Patatet mund të mos jenë ushqimi më i mirë për sheqerin në gjak. Megjithatë ju nuk duhet ta shmangni plotësisht këtë ushqimi, por preferohet kombinimi me disa ushqime të pasura me fibra ose proteina, të cilat mund të ndihmojë në balancimin e sheqerit.
    Ushqimet e larta në yndyrna të pashëndetshme
    Ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt në nivelet e sheqerit sepse insulina është një nga hormonet më të rëndësishme në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak.
    Kosi i frutave
    Këto produkte që mund t’i gjeni në raftet e marketeve, edhe pse në dukje të shëndetshme, në të vërtetë përmbajnë sheqer dhe nuk kanë të njëjta vlera sa një kos shtëpie, të cilit mund t’i shtoni frutat tuaja të preferuara të stinës.
    Lëngjet e frutave
    Fibrat dietike ashtu edhe proteinat, që ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak, nuk mund të gjenden me shumicë në lëgjet e frutave. Për më tepër, shumë nga këto lëgje të shiten në ushqimore janë të pasura me karbohidrate, të cilat do të rrisin edhe më shumë sheqerin tuaj të lartë në gjak.
    Në vend të kësaj, përdorni qumësht, kos apo edhe kefir, dhe shtoni një burim fibrash si fruta të freskëta ose të ngrira. Plus, disa arrorë dhe farat si ato chia ose të lirit.
    Ju mund të shtoni edhe një lugë gjalpë kikiriku, ose pluhur proteinash për ta mbajtur sheqerin në gjak më të qëndrueshëm.
    Karbohidratet e përpunuara
    Këtu përfshihen buka e bardhë, orizi i bardhë, patatet dhe ushqime të lehta si patatina etj. Sidoqoftë, nuk keni nevojë t’i përjashtoni plotësisht ato. Për të ulur ndikimin e tyre, kombinojini me ushqime të pasura me proteina dhe fibra.
    Drithërat me sheqer
    Disa drithëra mund të jenë të larta në karbohidrate dhe u mungojnë fibrat dietike dhe proteinat, dy lëndë ushqyese që mbajnë sheqerin në gjak të qëndrueshëm dhe në kontroll.
    Karamelet dhe ëmbëlsirat
    Fatkeqësisht, nëse sheqeri në gjak është i lartë, gjëja e fundit që duhet të bëni është të konsumoni grushta me karamele. Pavarësisht se çfarë lloj karamelesh apo ëmbëlsirash  zgjidhni, mirë që t’i shmangni.

  • I keni ditur? Këto janë ushqimet që shkaktojnë erën e keqe të gojës

    I keni ditur? Këto janë ushqimet që shkaktojnë erën e keqe të gojës

    Në të vërtetë, disa nga ushqimet më të mira mund të shkaktojnë erë të keqe të gojës.
    Ushqimet që Shkaktojnë Erën e Keqe të Gojës – Si ta Largoni atë

    Sigurisht që kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndaloni së ngrëni këto prodhime të shëndetshme.

    Por thjesht të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë, në mënyrë që të mund të merrni masat e duhura.
    Mishi
    Bakteret e duan proteinën që mishi përmban. Ndërkohë që ju konsumoni mish, përbërjet e amoniakut çlirohen duke shkaktuar erë të keqe.
    Peshku
    Peshku dhe varietetet e konservuara të tij përmbajnë shumë proteina, të cilat siç tashmë e dimë, mund të shkaktojnë një erë të pakëndëshme.
    Një tjetër faktor mund të jetë edhe përbërja e quajtur trimetilamina, e cila mund të qëndrojnë në gojë duke shkaktuar aromë të pakëndëshme.
    Bulmeti
    Bakteret që gjenden në gojën tuaj, ushqehen me aminoacidet që qumështi dhe djathi përmbajnë, duke shkaktuar erën e keqe të gojës.
    Kafeja
    Përmbajtja e lartë e acidit në kafe, shkakton shtimin e baktereve të këqija në gojë, përgjegjëse për aromën e pakëndëshme.
    Githashtu, pijet me kafeinë ju thajnë gojën dhe kur keni më pak pështymë, krijohet një ambient ideal, ku bakteret dhe kërpudhat me erë të keqe rriten.
    Agrumet
    Njësoj si me kafenë, nivelet e larta të acidit tek agrumet janë një terren shumimi për bakteret.
    Për më tepër, frutat përmbajnë sheqer, me të cilin bakteret e këqija ushqehen dhe shtohen.
    Si ta shmangni erën e keqe të gojës
    Nëse jeni duke përjetuar erë të keqe të gojës pasi keni ngrënë këto ushqime, mënyra më e mirë për ta luftuar është pastrimi i dhëmbëve.
    Pastroni dhëmbët me pe për të hequr mbeturinat e ushqimit dhe më pas lajini ato me pastë dhëmbësh.
    Gjithashtu, shpëlarja me solucion larës për gojën ose shpëlarja me ujë mund t’ju ndihmojnë përkohësisht.
    Përtypja e çamçakëzit pa sheqer, mund të stimulojë prodhimin e pështymës, e cila pastron grimcat e ushqimit.
    Ju mund të konsumoni edhe ushqime krokante (karota ose mollë), të cilat mund të gjenerojë më shumë pështymë.

  • Ushqimet që shkaktojnë erën e keqe të gojës!

    Ushqimet që shkaktojnë erën e keqe të gojës!

    Në të vërtetë, disa nga ushqimet më të mira mund të shkaktojnë erë të keqe të gojës.
    Ushqimet që Shkaktojnë Erën e Keqe të Gojës – Si ta Largoni atë
    Sigurisht që kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndaloni së ngrëni këto prodhime të shëndetshme.

    Por thjesht të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë, në mënyrë që të mund të merrni masat e duhura.
    Mishi
    Bakteret e duan proteinën që mishi përmban. Ndërkohë që ju konsumoni mish, përbërjet e amoniakut çlirohen duke shkaktuar erë të keqe.
    Peshku
    Peshku dhe varietetet e konservuara të tij përmbajnë shumë proteina, të cilat siç tashmë e dimë, mund të shkaktojnë një erë të pakëndëshme.
    Një tjetër faktor mund të jetë edhe përbërja e quajtur trimetilamina, e cila mund të qëndrojnë në gojë duke shkaktuar aromë të pakëndëshme.
    Bulmeti
    Bakteret që gjenden në gojën tuaj, ushqehen me aminoacidet që qumështi dhe djathi përmbajnë, duke shkaktuar erën e keqe të gojës.
    Kafeja
    Përmbajtja e lartë e acidit në kafe, shkakton shtimin e baktereve të këqija në gojë, përgjegjëse për aromën e pakëndëshme.
    Githashtu, pijet me kafeinë ju thajnë gojën dhe kur keni më pak pështymë, krijohet një ambient ideal, ku bakteret dhe kërpudhat me erë të keqe rriten.
    Agrumet
    Njësoj si me kafenë, nivelet e larta të acidit tek agrumet janë një terren shumimi për bakteret.
    Për më tepër, frutat përmbajnë sheqer, me të cilin bakteret e këqija ushqehen dhe shtohen.
    Si ta shmangni erën e keqe të gojës
    Nëse jeni duke përjetuar erë të keqe të gojës pasi keni ngrënë këto ushqime, mënyra më e mirë për ta luftuar është pastrimi i dhëmbëve.
    Pastroni dhëmbët me pe për të hequr mbeturinat e ushqimit dhe më pas lajini ato me pastë dhëmbësh.
    Gjithashtu, shpëlarja me solucion larës për gojën ose shpëlarja me ujë mund t’ju ndihmojnë përkohësisht.
    Përtypja e çamçakëzit pa sheqer, mund të stimulojë prodhimin e pështymës, e cila pastron grimcat e ushqimit.
    Ju mund të konsumoni edhe ushqime krokante (karota ose mollë), të cilat mund të gjenerojë më shumë pështymë.

  • Projektligji për TVSH e ‘shportës’/ Xhixho: Çmimet e ushqimeve, 50 % më të larta se në BE, 20 % shkon për koncesione!

    Projektligji për TVSH e ‘shportës’/ Xhixho: Çmimet e ushqimeve, 50 % më të larta se në BE, 20 % shkon për koncesione!

    Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht deputete e kësaj force politike, Erisa Xhixho ndau detaje nga projektligji i depozituar në Kuvend, për uljen e TVSH për ushqimet e shportës.

    Në një intervistë për edicionin e lajmeve të mesditës në Syri Tv, Xhixho tha se çmimet e shportës në vendin tonë, janë 50% më të larta se në Bashkimin Evropian, ndërsa të dhënat e publikuara  nga INSTAT, tregojnë se 40% e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë pikërisht për mallrat e shportës.

    Sipas Xhixhos, çmimet krahasuar me vendet e rajonit, janë dyfish më të larta në Shqipëri, duke e bërë jetesën thuajse të pamundur dhe të papërballueshme.

    Për ligjvënësen e PL, taksa e TVSH për ushqimet, shkon direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa asnjë para nuk shkon për shërbimet ndaj qytetarëve.

    Edhe pse një nismë e tillë ligjore, është rrëzuar nga legjislatura e vjetër me forcën e kartonit nga mazhoranca socialiste, Xhixho thotë se nuk do të ndalet për ta futur sërish në agjendën parlamentare, uljen e TVSH për ushqimet e shportës.

    Evidentohet se kostoja e jetesës është ë papërballueshme, pagat kanë mbetur prapa në raport me rritjen e  çmimeve. Në raportin e  fundit të INSTAT, 40 % e buxhetit shkon për ushqimet, të cilat janë më të larta se BE, 50%.

    Në këtë situatë ke një projekt të kryeministrit që më 2013 që thotë se do e zerojë TVSH  e shportës, bazike për çdo familje shqiptare. Pas 12 vitesh jo vetëm s’e mbajti premtimin, por në kulmin e krizave s’mori ansjë masë për uljen e çmimeve.

    Çdo gjë që blejmë, ka  një taksë TVSH prej 20%,  po flasim për produkte për mbijetesë e jo luksi. RMV e ka 5%, Kosova 8%, Mali i Zzi 7%. Shkojnë direkt në buxhetin e shtetit këto para të TVSH. Një nga arsyet e rritjes së buxhetit, është TVSH për produktet e shportës. Propozimi ynë ëshët social, në këtë krizë të madhe ekonomike të familjes shqiptare.

    Janë mbi 23 produkte që kemi listuar, ta çojmë në 5%, duke sjellë efekt të menjëhershëm te pensionistët e familjet. Të futet në pralament dhe kjo qeveri të flasë për qytetarët, që kanë ndikim të madh ekonomiko-social për qytetarët. Ke apartamente në Tiranë me mbi 2 mijë euro m2, apartamente stok, kjo të nxit shpopullimin. S’kanë ikur vetëm të varfërit, por edhe ato që duan shërbime.

    Tirana, lavatrice e pastrimti të parave. Kulla që mbijnë përditë, e bëjnë të pajetueshëm jetësn në Shqipëri. E kemi propozuar dhe në legjislaturën e kaluar, por na është rrëzuar me forcën e kartonit. Janar-Gusht, janë arkëtuar 430 miliardë lekë, buxheti është rritur. Këto nuk shkojnë për shëbrime, por shkojnë për koncensione.

  • “Jetesë e papërballueshme”/ PL, ngre akuza të ashpra ndaj qeverisë: Kulla që mbijnë përditë, buxheti shkon për…

    “Jetesë e papërballueshme”/ PL, ngre akuza të ashpra ndaj qeverisë: Kulla që mbijnë përditë, buxheti shkon për…

    Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht deputete e kësaj force politike, Erisa Xhixho ndau detaje nga projektligji i depozituar në Kuvend, për uljen e TVSH për ushqimet e shportës.
    Në një intervistë televizive, Xhixho tha se çmimet e shportës në vendin tonë, janë 50% më të larta se në Bashkimin Evropian, ndërsa të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se 40% e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë pikërisht për mallrat e shportës.
    Sipas Xhixhos, çmimet krahasuar me vendet e rajonit, janë dyfish më të larta në Shqipëri, duke e bërë jetesën thuajse të pamundur dhe të papërballueshme.
    Për ligjvënësen e PL, taksa e TVSH për ushqimet, shkon direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa asnjë para nuk shkon për shërbimet ndaj qytetarëve.
    Edhe pse një nismë e tillë ligjore, është rrëzuar nga legjislatura e vjetër me forcën e kartonit nga mazhoranca socialiste, Xhixho thotë se nuk do të ndalet për ta futur sërish në agjendën parlamentare, uljen e TVSH për ushqimet e shportës.
    Erisa Xhixho:
    Evidentohet se kostoja e jetesës është ë papërballueshme, pagat kanë mbetur prapa në raport me rritjen e çmimeve. Në raportin e fundit të INSTAT, 40 % e buxhetit shkon për ushqimet, të cilat janë më të larta se BE, 50%.
    Në këtë situatë ke një projekt të kryeministrit që më 2013 që thotë se do e zerojë TVSH e shportës, bazike për çdo familje shqiptare. Pas 12 vitesh jo vetëm s’e mbajti premtimin, por në kulmin e krizave s’mori ansjë masë për uljen e çmimeve.
    Çdo gjë që blejmë, ka një taksë TVSH prej 20%, po flasim për produkte për mbijetesë e jo luksi. RMV e ka 5%, Kosova 8%, Mali i Zi 7%. Shkojnë direkt në buxhetin e shtetit këto para të TVSH. Një nga arsyet e rritjes së buxhetit, është TVSH për produktet e shportës. Propozimi ynë është social, në këtë krizë të madhe ekonomike të familjes shqiptare.
    Janë mbi 23 produkte që kemi listuar, ta çojmë në 5%, duke sjellë efekt të menjëhershëm te pensionistët e familjet. Të futet në pralament dhe kjo qeveri të flasë për qytetarët, që kanë ndikim të madh ekonomiko-social për qytetarët. Ke apartamente në Tiranë me mbi 2 mijë euro m2, apartamente stok, kjo të nxit shpopullimin. S’kanë ikur vetëm të varfërit, por edhe ato që duan shërbime.
    Tirana, lavatrice e pastrimti të parave. Kulla që mbijnë përditë, e bëjnë të pajetueshëm jetesën në Shqipëri. E kemi propozuar dhe në legjislaturën e kaluar, por na është rrëzuar me forcën e kartonit. Janar-Gusht, janë arkëtuar 430 miliardë lekë, buxheti është rritur. Këto nuk shkojnë për shërbime, por shkojnë për koncensione.

  • “Nuk po flasim për luks, por për mbijetesë”, Xhixho: Shqipëria ka TVSH-në më të lartë për ushqimet bazë në rajon

    “Nuk po flasim për luks, por për mbijetesë”, Xhixho: Shqipëria ka TVSH-në më të lartë për ushqimet bazë në rajon

    Tiranë, 18 tetor 2025 – Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur alarmin për nivelin e lartë të TVSH-së mbi produktet ushqimore bazë në Shqipëri, duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe të Bashkimit Europian. Përmes një postimi në Facebook, ajo thekson se shqiptarët paguajnë 20% TVSH për ushqimet e shportës, duke qenë kështu vendi me barrën më të rëndë fiskale për produktet bazike.
    “A e dini që Shqipëria ka TVSH-në më të lartë për ushqimet bazë në gjithë rajonin?”, shkruan Xhixho, duke sjellë krahasime konkrete: në Kosovë TVSH-ja është 8%, në Maqedoninë e Veriut 5%, në Mal të Zi 7%, në Greqi 6%, ndërsa në Itali vetëm 4%.

    Deputetja nënvizon se pasojat e kësaj barre fiskale ndihen drejtpërdrejt nga qytetarët, të cilët detyrohen të shpenzojnë deri në 40% të buxhetit familjar për ushqim, ndërkohë që çmimet janë rritur ndjeshëm dhe pagat nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm.
     
     
    Xhixho kujton se në vitin 2013, kryeministri Edi Rama kishte premtuar zero TVSH për produktet e shportës, si buka, qumështi, vaji, vezët, mielli dhe orizi, por sipas saj, ky premtim nuk është mbajtur.
    “12 vite më vonë, jo vetëm që ky premtim nuk është përmbushur, por çmimet janë dyfishuar dhe familjet shqiptare janë lodhur duke mbajtur peshën e një shteti që nuk u lehtëson jetën,” shkruan ajo.
    Në këtë kontekst, Partia e Lirisë ka depozituar një propozim në Kuvend për uljen e TVSH-së për produktet bazë nga 20% në 5%. Sipas Xhixhos, kjo është një masë jo vetëm ekonomike, por edhe sociale, që synon të lehtësojë realisht jetën e qytetarëve në kushtet e krizës së kostos së jetesës.
    “Nuk po flasim për luks, po flasim për mbijetesë. Është koha të veprojmë me masa konkrete dhe të prekshme për njerëzit,” përfundon ajo.

  • Ushqimet që ju ndihmojnë të zgjidhni problemet me tretjen

    Ushqimet që ju ndihmojnë të zgjidhni problemet me tretjen

    Është shumë e rëndësishme që problemet me tretjen të parandalohen që në fazat fillestare të saj. Tretja fillon që me përpunimin mekanik, prandaj duhet të përtypeni mirë, në këtë mënyrë i lejoni gjithashtu ushqimeve të përzihen me pështymën. Është gjithashtu e rëndësishme të integroni disa ushqime të shëndetshme në dietën tuaj.

    Një dietë shumë e pasur në sheqerna, yndyra të larta dhe miellra të përpunuar, rrit rrezikun e zhvillimit të shqetësimeve me tretjen. Për të evituar këto shqetësime duhet të provojmë të rregullojmë tretjen me disa ushqime të shëndetshme.

    Disa prej ushqimeve që rregullojnë tretjen

    Lakrat e fermentuara – Dy lugë gjelle lakra të fermentuara para vakteve stimulojnë prodhimin e acideve gastrike. Përmbajnë baktere miqësore me zorrët që ndihmojnë ri-ekuilibrimin e florës lokale dhe ndihmojnë daljen jashtë.

    Uthull molle – Ndihmon organizmin për të prodhuar acid klorhidrik, shumë i dobishëm për stomakun sepse ndikon në tretjen e yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave. Favorizon humbjen në peshë, lehtëson refluksin dhe sindromën e zorrës së irrituar falë yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave.

    Mango – Është treguar se mango ndihmon për të mbajtur gjallë bakteret e mira të zorrëve. Sipas një studimi të universitetit të Oklahoma, integrimi i këtij fruti në dietën tonë, përmirëson shëndetin e zorrëve, redukton yndyrat e trupit dhe kontrollon sheqernat në gjak. Është i pasur në vlera ushqyese dhe përbërës bioaktivë që reagojnë në mënyrë pozitive për shëndetin tonë në disa nivele.

    Kefir – Është i ngjashëm me kosin e thartë, por më i lëngshëm. Ajo që e bën kefirin një ushqim të mrekullueshëm është prezenca e dhjetëra grupeve bakteresh të mira. Pjesa më e madhe e llojeve të jogurtit që gjejmë në treg, përmban tre.

    Vaj ulliri – Është i njohur që nga antikiteti për faktin se i bënë mirë aparatit tretës. Mbron nga acidi refluks gastrik dhe favorizon një kalim të lehtë dhe gradual të ushqimit nga stomaku drejt duodenit, duke rritur ndjesinë e të qenit të ngopur.

    Angjinare – Përmbajnë cinarinë, një substancë acide që stimulon prodhimin e biliareve. Lehtëson punën e mëlçisë dhe ndihmon në parandalimin e formacioneve të gurëve dhe kalkulave në tëmth. Angjinaret veprojnë si diuretik natyral, reduktojnë post-efektet e alkoolit dhe janë të pasura me fibra.

    Molla – Pektina (fibër e tretshme) e gjendur tek mollët favorizon tretjen dhe parandalon fermentimin në brendësi të zorrës. Mund të ndihmojë në luftimin e lodhjes dhe të mbajë nën kontroll nivelet e LDL ose të kolesterolit të keq. Hajini me gjithë lëkurë, pasi janë shumë të shëndetshme për aparatin tretës.

    Kosi – Përbërja e tij e probiotikëve e bën një nga ushqimet që favorizojnë sidomos tretjen. Probiotikët janë mikroorganizma të gjalla prezente tek ushqimet. Forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në shëndetin e florës së zorrëve. Janë të dobishme për një transit të mirë intestinal.

    Ananas – Ananasi përmban bromelinë, një enzimë që ndihmon në shpërbërjet proteinike më të vështira për t’u tretur. I dobishëm për të luftuar edhe sëmundjet intestinale, fryrjen e barkut dhe ulcerën.

    Xhenxhefil – Kjo rrënjë aromatike është një stimulant i shkëlqyer për tretjen. E ndihmon pankreasin të çlirojë enzima, duke e bërë shpërbërjen e sheqernave më të lehtë dhe më pak acide. Ka fuqi të mëdha antibakteriale, qetëson diarrenë dhe ndihmon daljen jashtë. Nëse pihet si çaj, parandalon dispepsinë (tretjen e ngadaltë dhe të vështirë).