Tag: uruguai

  • CONMEBOL përcakton 6 biletat e Botërorit, ‘tremb’ Mesi me ndeshjen e fundit në Buenos Aires

    CONMEBOL përcakton 6 biletat e Botërorit, ‘tremb’ Mesi me ndeshjen e fundit në Buenos Aires

    Mesit i rrjedhin lot në fytyrë. Para ndeshjes i pritur nga dashuria e Buenos Airesit dhe në vërshëllimën e fundit, kur gjeniu jep lamtumirën, i prekur dhe emocional. Para tifozëve të tij vendas në atë që ishte ndeshja e tij e fundit në shtëpi për Argjentinën.

    Botërori 2026 me kualifikueset e Botërorit 2026 zona CONMEBOL (Amerika e Jugut) përcaktoi këtë mengjes përfundimisht 6 kombëtaret që shkojnë menjëherë në fazë finale. Me një javë nga fundi, tre kombëtare; Uruguai, Kolumbia dhe Paraguai i janë bashkuar kombëtareve që janë kualifikuar më herët për Kupën e Botës 2026 (Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Kanada) si Argjentina (me dyshimin e vazhdueshëm për pjesëmarrjen e Leo Mesit në Kupën e Botës i cili shënoi dy gola këtë mengjes në fitoren 3-0 ndaj Venezuelës), Brazili dhe Ekuadori.

    Ndërkaq Amerika e Jugut ka dhe një mundësi pasi një biletë Botërori mund të vijë nga faza play off. Venezuela ose Bolivia e kanë këtë shans në javën e fundit.

    Eurpoa është prapa me kualifikuese ndërsa deri tani përpos tre vendeve pritëse, kualifikuar automatikisht , numri shkon në 16 ekipe zyrtare të kulaulifikuara për turneun.

    Janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026.Ekipet pritëse:SHBAMeksikëKanadaKombëtare të kualifikuara:JaponiaZelanda e ReIraniArgjentinaUzbekistaniKoreja e JugutJordaniaAustraliaBraziliEkuadorKolumbiaParaguaiUruguai

    Rezultatet e mengjesit të sotëm në Amerikën e Jugut.

    Argjentinë-Venezuela 3-0Brazil-Kili 3-0Kolumbi-Bolivi 3-0Uruguai-Peru 3-0Paraguaj-Ekuador 0-0

    Klasifikimi një xhiro nga fundi, zona CONMEBOL:

    Argjentina 38 pikë

    Brazili 28 pikë

    Uruguai 27 pikë

    Ekuador 26 pikë

    Kolumbia 25 pikë

    Paraguaj 25 pikë

    Venezuela 18 pikë

    Bolivia 17 pikë

    Peru 12 pikë

    Kili 10 pikë/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Katër të burgosur humbin jetën nga zjarri në një burg në Uruguai

    Katër të burgosur humbin jetën nga zjarri në një burg në Uruguai

    Katër të burgosur vdiqën dhe tre roje pësuan dëmtime të hënën në një zjarr në një burg në Uruguai, i shkaktuar nga një përleshje midis të burgosurve, tha qeveria e vendit latino-amerikan.

    Zjarri shpërtheu në një qeli në burgun Santiago Vázquez, në periferi të kryeqytetit Montevideo, pas një përleshjeje. Burgu ka popullsinë më të madhe të të burgosurve në vend.
    Zjarri rezultoi në “vdekjen e katër personave që vuanin dënimin”, tha Ministria e Brendshme.
    Incidenti u shkaktua nga “një përplasje midis grupeve të të burgosurve në qelitë fqinje”, shtoi ajo në një deklaratë, duke siguruar se situata ishte vënë “nën kontroll”. Personat që vdiqën ishin midis 23 dhe 47 vjeç.
    Tre roje burgu u trajtuan për helmim nga monoksidi i karbonit.
    Ministri i Brendshëm Carlos Negro ia hodhi fajin mbipopullimit “në rritje” për rritjen e fundit të incidenteve të dhunshme në burgjet uruguaiane.
    “Masat që duhen marrë janë strukturore”, tha ai në një konferencë për shtyp, duke shtuar se do të nevojitet një marrëveshje politike dhe ndoshta financim nga organizatat ndërkombëtare. Në shtator, gjashtë të burgosur vdiqën në të njëjtin burg, në një zjarr që shpërtheu në kushte të ngjashme me ato të djeshme.
    Në fund të vitit 2024, Uruguai kishte më shumë se 16,000 të burgosur në burgjet e tij, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme. Kjo do të thotë që vendi me 3.4 milionë banorë është ndër 15 vendet me popullsinë më të lartë të burgjeve për frymë në botë, sipas raportit World Prison Brief.

    Top Channel

  • Ndërron jetë José Mujica, ‘presidenti më i varfër’ në botë

    Ndërron jetë José Mujica, ‘presidenti më i varfër’ në botë

    José Mujica, ish-presidenti i Uruguait dhe një nga figurat më të dashura të politikës latinoamerikane, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga presidenti aktual i vendit, Yamandú Orsi, i cili përmes një postimi në rrjetin X (ish-Twitter) shkroi: “Faleminderit për gjithçka që na dhe dhe për dashurinë e thellë që pate për popullin tënd.”
    Edhe pse shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, mediat raportojnë se Mujica vuante prej kohësh nga kanceri në ezofag.
    I njohur në mbarë botën si “presidenti më i varfër në botë” për shkak të stilit të tij tepër modest të jetesës, Mujica drejtoi Uruguain nga viti 2010 deri në 2015. Ai refuzoi të jetonte në rezidencën presidenciale, dhuronte pjesën më të madhe të pagës së tij dhe vazhdoi të banonte në fermën e tij të thjeshtë në periferi të Montevideos.

    Figura e tij fitoi respekt ndërkombëtar për qëndrimet e tij kundër konsumizmit dhe për reformat e guximshme sociale që ndërmori gjatë qeverisjes së tij. Nën drejtimin e Mujicës, Uruguai u bë vendi i parë në botë që legalizoi përdorimin rekreativ të marihuanës.
    Megjithëse jashtë vendit u perceptua si një figurë e jashtëzakonshme e politikës, në Uruguai ai u shoqërua edhe me kritika, sidomos për të kaluarën e tij si pjesëtar i lëvizjes guerile të majtë MLN-T (Lëvizja Kombëtare për Çlirimin Tupamaros) në vitet ’60.
    I lindur në një familje të mesme në Montevideo, Mujica u ndikua nga e ëma në dashurinë për librat, politikën dhe tokën. Fillimisht anëtar i Partisë Kombëtare (e djathtë tradicionale), ai u radikalizua në rininë e tij dhe u bë një nga themeluesit e MLN-T, një grup gueril urban i frymëzuar nga Revolucioni Kuban dhe ideologjitë socialiste.
    Lëvizja kreu aksione të armatosura, rrëmbime dhe sulme ndaj institucioneve shtetërore në shenjë kundërshtimi ndaj asaj që e konsideronte autoritarizëm në rritje, edhe pse Uruguai ishte ende një shtet demokratik në atë kohë. Mujica u arrestua katër herë; në njërin prej rasteve, në vitin 1970, ai u qëllua me gjashtë plumba dhe mbijetoi për mrekulli.
    Pas një dekade të kaluar në burg nën regjime të rënda, ai u lirua në vitin 1985 pas rikthimit të demokracisë në vend. Me kalimin e viteve, ai u bë pjesë e politikës institucionale dhe një nga liderët më të rëndësishëm të koalicionit të majtë “Frente Amplio”.
    José Mujica do të mbahet mend si një politikan i pazakontë, i thjeshtë në jetesë, por i fuqishëm në ndikim. Ai la pas një trashëgimi që shkon përtej kufijve të Uruguait, duke u bërë simbol i një politike më njerëzore dhe më të ndershme.
    /vizionplus.tv