Tag: uruar

  • Urime për 28 Nëntorin nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë

    Urime për 28 Nëntorin nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë

    Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, delegacioni përcolli urimet e tij për këtë ditë të rëndësishme historike.
    “Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Pavarësisë!” thuhet në urimin e shoqëruar me flamurin shqiptar.
    Përmes këtij mesazhi, Delegacioni i BE-së shprehu mbështetjen dhe urimet e përzemërta për shqiptarët, duke i uruar festa të gëzuara në këtë ditë simbol të shtetësisë dhe identitetit kombëtar.

  • Zelensky mesazh urimi për Ramën: I uroj suksese në ambicien për integrimin evropian të Shqipërisë

    Zelensky mesazh urimi për Ramën: I uroj suksese në ambicien për integrimin evropian të Shqipërisë

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetin social X, pas rizgjedhjes së tij në krye të qeverisë shqiptare.
    “Urime për @ediramaal për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë. Mezi pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për gjithë Evropën,” shkruan Zelensky.
    Kreu i shtetit ukrainas i ka uruar Ramës sukses në përmbushjen e planeve të tij për Shqipërinë, veçanërisht në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian:
    “I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë në rrugën e saj drejt BE-së. Së bashku, do të avancojmë vlerat tona të përbashkëta dhe të ardhmen e sigurt e të begatë të kombeve tona në një Evropë të bashkuar e të fortë.”

  • E urove Peleshin për zgjedhjen si kryetar Kuvendi? Gjekmarkaj: Nuk urohet hajduti, pasi të ka vjedhur

    E urove Peleshin për zgjedhjen si kryetar Kuvendi? Gjekmarkaj: Nuk urohet hajduti, pasi të ka vjedhur

    Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha se nuk e ka uruar Niko Peleshin për emërimin si kryetar i Parlamentit.
    Sipas tij, Peleshi duhej ta niste detyrën me reflektim për qëndrimet ndaj opozitës.
    “Nuk kemi asgjë për të uruar PS-në, sepse ata vodhën mandatet e PD-së,” deklaroi Gjekmarkaj.
    “Rikonfirmimi im si nënkryetar i Parlamentit është një përgjegjësi. Fytyra e kësaj mazhoranca është përzierja e arrogancës me banalitetin, po përcjellin mesazhin e violencës ndaj opozitës. Ne jemi në Kuvend për të përfaqësuar gjysmën e Shqipërisë ose më shumë që na kanë besuar, por vota e tyre nuk është numëruar. Vendi po rrëshqet në një neo-diktaturë. Rama do që të shkatërrojë opozitën.
    Prandaj dhe do më pak deputetë në parlament, sepse do sa më pak institucione, nuk do as parlament. Ne vendosëm të jemi në parlament, që neo diktaturës t’i dalim përballë.
    Unë mendoja që Niko Peleshi do e niste me një mea culpa, sepse ka ideuar një rregullore ndëshkuese për opozitën. Ai humbi shansin për të pasur marrëdhënie të mira me opozitën. Nuk kemi asgjë për të uruar PS-në, sepse ata vodhën mandatet e PD-së”, u shpreh ai.

  • Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

    Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

    Të hënën e 8 shtatorit, nis viti i ri shkollor në vendin.
    Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka uruar suksese nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave.
    365 mijë nxënës nisin këtë të hënë mësimin, nga ku 26,500 prej tyre janë nxënës të klasave të para.
    “Mirëmëngjes dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

  • “Ia kam uruar ditëlindjen…”/ Xheneta Fetahu flet për Gjestin: Ishte në siklet

    “Ia kam uruar ditëlindjen…”/ Xheneta Fetahu flet për Gjestin: Ishte në siklet

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë disa detaje të pathëna rreth marrëdhënies me Gjestin. Gjatë një lidhjeje live në TikTok, Xheneta tregoi se është ndeshur disa herë me Gjestin, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër. Ajo pranoi se ka ndryshuar orarin e stërvitjes, vetëm për të shmangur përballjet me të:
    “Kur kuptova në çfarë ore ushtron, e ndryshova orarin. Nuk doja të përplaseshim.”
    Ajo tregoi gjithashtu se, pavarësisht gjithçkaje, i ka shkruar për ditëlindje:
    “Ia kam uruar ditëlindjen me mesazh. I urova suksese, por nuk më është përgjigjur. S’ka problem, kemi ngrënë bukë bashkë.”
    Duke folur për takimet e rastësishme me Gjestin, Xheneta tha se ai ishte gjithmonë i shoqëruar dhe dukej në siklet në prani të saj:
    “Kur më pa live, më shikonte sikur kishte frikë. I thashë: aman, s’do të të mbys, ka mbaruar Big Brother.”

  • ”Aman se nuk e m*ys”, Xheneta për Gjestin: Jemi takuar. E kam uruar edhe për ditëlindje, por…

    ”Aman se nuk e m*ys”, Xheneta për Gjestin: Jemi takuar. E kam uruar edhe për ditëlindje, por…

    Showbiz E Mërkurë, 30 Korrik 2025 16:44
    Xheneta Fetahu i është rikthyer çështjes së Gjestit. Ajo ka folur hapur për përballjet e saja me të. Finalistja e ”BBVK3” zbuloi se e ka takuar disa herë, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër.
    ”Kur kam kuptuar në çfarë ore ushtron, e kam ndërruar orarin”, tha ajo duke lënë të kuptohet se ka preferuar të shmangë kontaktin e drejtpërdrejtë. E pyetur për raportin e tyre, Xheneta rrëfeu se i ka dërguar një urim për ditëlindje Gjestit, por nuk ka marrë përgjigje.

    ”Ia kam uruar ditëlindjen. Me mesazh, i urova suksese, kaq. Nuk ma ktheu, por çka lidhje ka, ne kemi ngrënë bukë bashkë”, u shpreh ajo.
    Kur janë parë nga afër, Gjestin thotë se e ka ndjerë në siklet. ”Kur e kam parë live, më shikonte sikur i frikësuar. Ishte gjithmonë me ndonjë dhe i thashë aman se nuk do e mbys, ka mbaruar Bigu”.

  • Ja pse SHBA nuk e uron Ramën/ Zbardhet mesazhi i Rubios: Mos reagoni nëse rezultati vihet në dyshim

    Ja pse SHBA nuk e uron Ramën/ Zbardhet mesazhi i Rubios: Mos reagoni nëse rezultati vihet në dyshim

    Departamenti i Shtetit do të ndërhyjë në zgjedhjet e huaja vetëm kur të ketë një interes të qartë dhe të fuqishëm për SHBA-në, duke u fokusuar në rëndësinë strategjike dhe jo në përhapjen e vlerave demokratike. 

    “Sipas qasjes së administratës për sovranitetin kombëtar, Departamenti do të bëjë komente publike mbi zgjedhjet vetëm kur të ekzistojë një interes i qartë dhe i fuqishëm i politikës së jashtme amerikane për ta bërë këtë,” thuhet në një dokument të ri që përcakton udhëzimin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, të siguruar nga Fox News.

    Ky dokument duket se qartëson se përse nuk ka pasur një urim nga SHBA për Edi Ramën.

    Sipas Fox News, ambasadat mund të publikojnë mesazhe publike urimi për fituesin e një zgjedhjeje pa pasur nevojë për miratim nga nivelet e larta, përveç rasteve kur rezultati vihet në dyshim.

    “Postet jashtë SHBA mundet, pa pasur nevojë për miratim nga Uashingtoni, të publikojnë deklarata në faqet e tyre të internetit ose në rrjetet sociale, apo të japin deklarata për mediat lokale për të uruar fituesit, përveçse në rastet kur rezultati i zgjedhjeve kontestohet publikisht. Këto mesazhe duhet të përqendrohen te rezultati i zgjedhjeve, jo te procesi. Nëse postet kanë pyetje për formulimin e përshtatshëm të mesazhit në raste të caktuara, duhet të konsultohen me zyrën e shtypit të zyrës rajonale përkatëse,” thuhet në memo.

    Kujtojmë se vetë Rubio ka uruar publikisht dhe ka telefonuar fituesit e zgjedhjeve në disa shtete të ndryshme, por nuk ka pasur një urim për Edi Ramën.

    Në një postim të shkurtër, ata kanë uruar popullin shqiptar për këto zgjedhje.

    “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruante ambasada.

  • Këlliçi për 11 Majin: SHBA ende nuk e ka uruar Ramën

    Këlliçi për 11 Majin: SHBA ende nuk e ka uruar Ramën

    Belind Këlliçi të cilin do ta shohim nga shtatori në Kuvendin e Shqipërisë, sonte në një intervistë televizive, në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, thotë se kryeministri Edi Rama ende nuk ka marrë një përshëndetje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara.
    “Të njëjtin mendim kam dhe për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat mendoj se janë vjedhur nga kryeministri në detyrë. Atë tren që nuk e morëm në 2021 për denoncimin e zgjedhjeve, këtë herë nuk e lemë të na shkojë. Ne kemi për detyrë që para qytetarëve, institucioneve ndërkombëtare dhe para raportit të OSBE, duhet të bëjmë punën për të treguar që këtu ka pasur farsë. DASH refuzon të japë një përshëndetje për zgjedhje në Shqipëri.

    Në 2021 kishim një tjetër performancë, ku përpara se vetë kryeministri të shpallte fitoren ka dalë ish ambasadorja Kim dhe e ka uruar dhe ka komplimentuar ministrin e shtetit për opozitën, zotin Basha për performancën e tij në zgjedhje dhe për heshtjen që pasoi më pas. Pasi foli guvernatorja, ministri për opozitën nuk pati asnjë reagim”, tha Këlliçi në A2.

  • Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka uruar Kurban Bajramin, duke theksuar rëndësinë e dashurisë dhe solidaritetit

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka uruar Kurban Bajramin, duke theksuar rëndësinë e dashurisë dhe solidaritetit

    Në një komunikim për mediat, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar shqiptarët me rastin e Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e dashurisë dhe solidaritetit në jetën tonë të përditshme.
    Në mesazhin e saj, Spiropali nënvizoi se kjo festë na kujton sakrificën dhe nevojën për politika më të mira që mbështesin shtresat më të cenueshme të shoqërisë.Ajo gjithashtu shprehu shqetësim për situatat e vështira në zonat e luftës dhe u bëri thirrje për vendosjen e shpejtë të paqes.Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali: Ju uroj të gjithë shqiptarëve Gezuar Kurban Bajramin. Kjo ditë na kujton sakrificën. Pa sakrificë, nuk mund të korrësh frytet e punës tënde. Kjo ditë duhet të na bëjë që të bëjmë politika më të mira për shtresat vulnerable. Një mesazh kam edhe për zonat e luftës, ku civilët përballen me situata të rënda. Paqja të vendoset sa më shpejt në zona lufte. Ne si shqiptarë duhet çdo ditë të japim më shumë dashuri e solidaritet. Të kemi harmoni dhe vëllazëri me njëri-tjetrit.

  • Ç’po ndodh në PD? Gjokutaj: Po përgatiten të asgjësojnë Berishën! Açka: Partinë prej Gazit e keni o të uruar

    Ç’po ndodh në PD? Gjokutaj: Po përgatiten të asgjësojnë Berishën! Açka: Partinë prej Gazit e keni o të uruar

    Genc Gjokutaj dhe Flutura Açka

    TIRANË- Me kryedemokratin Sali Berisha të pandehur dhe pas një tjetër humbjeje në zgjedhjet parlamentare që id ha kryeministrit Edi Rama mandatin e katër, duket se Partia Demokratike ndodhet në një situatë të ‘trazuar’. Dhe e gjithë kjo nuk po mbahet private, por është ekspozuar nga vetë të brendshmit e selisë blu.
    Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj flet për persona që janë deputetë në Partinë Demokratike, por që një të nesërme do të jenë të ‘klonuar’ nga Rama.
    “Doktor Berisha e solli PD ne jete pas nje koma artificiale te shkaktuar nga armiqte e saj!  Sot armiqte e dikurshem te PD te “penduar” por te paguar dje dhe sot nga Rama & Co po pergatiten te riasgjesojne PD dhe Berishen! Disa prej tyre edhe deputete te PD neser te klonuar nga Rama. Jane te shfaqur me emer dhe mbiemer ndaj beteja me ta sot eshte më e ashpra pse do te luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Nuk mund te largojme shpetimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta eshte e shpallur! Bujrum! G????????✌️????????????????????????,”- shkruan Gjokutaj.

    Edhe një status i bërë nga Flutura Açka flet gjithashtu për konflikte të brendshme.
    “Nuk kam fjalë! Shpjegimet i kanë të gjitha vetë këto fjalë. E të mendosh që të tillë ankohen gjithë ditën se drejtësia bën politikë. Ky ēshtë kërcënim publik! A është ky qëndrim zyrtar i PD-së? Të gjithë luftën duket se e kanë me Gazin dhe shokët é tij. Po partinë prej Gazit, dhe një shoqe të Gazit, e keni ore tē uruar! PD, tokë e xanun! Demokratë të të gjitha halleve, ç’duroni! T’ju ketë nisur java mbarë!”- thotë Açka.