Tag: urtësisë

  • Pitagora: Filozofi, matematikan dhe mistik i lashtësisë

    Pitagora: Filozofi, matematikan dhe mistik i lashtësisë

    Në fillim ishte Pitagora, themeluesi i urtësisë që bashkonte filozofinë, matematikën, muzikën, politikën, mjekësinë dhe astronominë. I lindur rreth vitit 572 para Krishtit në Samos, me origjinë etruske dhe tirrene, Pitagora ishte i pari që e quajti veten filozof dhe mbrojti ide të tilla si pavdekësia e shpirtit dhe rimishërimi.

    Ai u inicua në Misteret e egjiptianëve, kaldeasve dhe hebrenjve dhe më pas lulëzoi në Jug të Italisë, duke themeluar një komunitet të madh dijetarësh dhe dishepujsh në Kroton dhe Metapont, pjesë e asaj që njihet si Magna Grecia. Shkolla e tij ishte unike: praktikonte disiplinë, dietë vegjetariane, heshtje dhe përkushtim ndaj dijeve dhe bashkësisë, duke përfshirë edhe fëmijët dhe gratë mes të cilave e famshme ishte dishepullja Teano, që këshillonte për respektin ndaj grave.

    Pitagora nuk la shkrime të plota, përveç një përmbledhjeje poetike të njohur si Vargjet e artë, por ndikimi i tij ishte i thellë dhe i gjithanshëm. Ai ishte i shenjtë për tetraktisin – trekëndëshin magjik të numrave një, dy, tre dhe katër, që simbolizon shumen dhjetë dhe bashkimin e të gjitha gjërave në botë.

    Legjendat flasin për aftësi të mbinatyrshme: bilokacion, njohjen e jetëve të mëparshme dhe të ardhshme, lidhje të veçanta me natyrën dhe kafshët, si dhe përdorimin e muzikës, këngëve dhe kërcimit si terapi dhe katarsis. Për Pitagorën, fillimi është gjysma e gjithçkaje, një filozofi që bashkon jetën njerëzore me universin dhe përjetësinë.

    Ernst Bloch e përshkruante: “Italia është vendi ku gjithçka fillon”, ndërsa Pitagora mbetet shembulli më i ndritshëm i urtësisë antike greke dhe italike, një figurë që lidhi dijen, misterin dhe praktikat e përditshme në një harmoni të rrallë historike./KultPlus.com

  • “Më krahason mua me bufin, simbol të mençurisë dhe urtësisë”, Berisha për Ramën: Në 11 maj do të të çojmë aty ku e meriton

    “Më krahason mua me bufin, simbol të mençurisë dhe urtësisë”, Berisha për Ramën: Në 11 maj do të të çojmë aty ku e meriton

    Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur këtë të diel në Elbasan ku ka prezantuar kandidatët e tij për garën e 11 majit.
    Kreu i PD tha se zotohet për të sjellë ndryshimin e madh në vend dhe rrëzimin e Edi Ramës.
    Berisha u ndal te ky i fundit kur tha se e ka krahasuar me bufin, por sipas tij nuk e di që bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë.
    “Ne zotohemi se do ta kalojmë vendin nga gjendje dramatike në Shqipërinë madhështore. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën në krahasime me hardhuca e zhaba, mirëpo ai vërtetë vetë është shumë i pasur, ka saraje, qindra milionë para në konto sipas OSBE, por është i shkretë dhe i varfër.
    Më krahasoi mua me bufin, simbolin e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat, nga Athinaja te Harry Potter! Edi Rama je i pashpresë. Të japim fjalën se më 11 maj do të të nisim aty ku e meriton”, tha Berisha.

  • “Më krahason mua me bufin, simbol të mençurisë dhe urtësisë”, Berisha mesazh Ramës: Në 11 maj do të të çojmë aty ku e meriton

    “Më krahason mua me bufin, simbol të mençurisë dhe urtësisë”, Berisha mesazh Ramës: Në 11 maj do të të çojmë aty ku e meriton

    Sali Berisha është ndalur këtë të diel në Elbasan ku ka prezantuar kandidatët e tij për garën e 11 majit.

    Kreu i PD tha se zotohet për të sjellë ndryshimin e madh në vend dhe rrëzimin e Edi Ramës.
    Berisha u ndal te ky i fundit kur tha se e ka krahasuar me bufin, por sipas tij nuk e di që bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë.
    “Ne zotohemi se do ta kalojmë vendin nga gjendje dramatike në Shqipërinë madhështore. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën në krahasime me hardhuca e zhaba, mirëpo ai vërtetë vetë është shumë i pasur, ka saraje, qindra milionë para në konto sipas OSBE, por është i shkretë dhe i varfër.
    Më krahasoi mua me bufin, simbolin e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat, nga Athinaja te Harry Potter! Edi Rama je i pashpresë. Të japim fjalën se më 11 maj do të të nisim aty ku e meriton”, tha Berisha.
     

    Top Channel

  • ‘Bufi i kënetës, peshqesh nga komunizmi’, Rama ironizon Berishën: Rri e mbretëron në llum

    ‘Bufi i kënetës, peshqesh nga komunizmi’, Rama ironizon Berishën: Rri e mbretëron në llum

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me emigrantët në Athinë, ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha, duke iu referuar sërish si “bufi i kënetës”.
    Rama e përdori këtë metaforë për të theksuar dallimin mes simbolikës së bufit të shfaqur nga Berisha dhe asaj tradicionale të bufit, i cili ishte simbol i urtësisë tek grekët dhe romakët. Ai theksoi se “bufi i Tiranës”, duke nënkuptuar Berishën, nuk është një simbol i urtësisë, por një figurë e mbetur nga periudha komuniste që ka penguar zhvillimin e Shqipërisë.
    Rama u shpreh se, ndërsa Evropa dhe NATO janë të angazhuara për Shqipërinë, Shqipëria nuk duhet të kthehet në një temë përqeshjeje, duke përmendur si “buff” figurën e Berishës që, sipas tij, vazhdon të jetë një pengesë për përparimin e vendit.
    ‘Nuk duhet asnjë urtësi e madhe për të menduar vetëm një moment, imagjinojeni që BE me ne është angazhuar në negociata, Janë 1 mijë vajza e djem që punojnë çdo ditë, më 15 Maj, BE i gjithi, vjen në Tiranë. Në datën 16 maj, vijnë edhe të gjithë liderët e Evropës jashtë BE që nga Britania e Madhe, Turqia, Ukraina dhe Azerbajxhani dhe sekretari i NATO-s. Çfarë ndryshimi ka midis një mesazhi të 1 majit, ku shqiptarët pa dallim partie, i çojnë Evropës mesazhin që ne të gjithë duam të hyjmë në BE tani dhe një mesazhi të paqartë. Pastaj imagjinoni që atyre t’iu rishfaqet bufi i kënetës si një bashkëbisedues. Imagjinoni Evropa dhe NATO që bashkëbisedon me bufin e kënetës, se jemi edhe këtu në Athinë…e dëgjo ca thotë apo jo thuaj matuf, por jo buf. Jemi në Athinë dhe bufi kishte thënë një ditë që jam krenar, e kam për nder të jem buf sepse bufi ka qenë simboli i Athinasë dhe i minervës dhe bufi ka qenë simboli i urtësisë dhe i bukurisë. I duket vetja edhe i bukur. E dini vetë sesa super seksi është. Por problemi është që nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf, bufi i grekëve dhe romakëve ishte ai që quhet bufi i vogël ndërkohë që ky bufi ynë është ai për të cilin populli thotë ç’më rri akoma aty o buf kënete. Ai bufi i urtësisë, ai rri në male dhe ullishta, ndërsa ai i yni mbretëron në një llum që e ka penguar Shqipërinë dhe penguar shqiptarët për kaq shumë vite. Atë bufin në Tiranë nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi ynë i vjetër, por peshqesh nga diktatura komuniste’, tha Rama.