Tag: ursula

  • Bisedimet SHBA-Ukrainë, Zelensky telefonon Rutten dhe Leyen: Shumë gjëra mund të ndryshojnë

    Bisedimet SHBA-Ukrainë, Zelensky telefonon Rutten dhe Leyen: Shumë gjëra mund të ndryshojnë

    Ndërsa në Florida zhvillohen bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky komunikojë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

    Zelensky theksoi se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe falënderoi NATO-n dhe BE-në për mbështetjen e pandërprerë ndaj rezistencës së Ukrainës përballë sulmeve ruse.
    Në telefonatën që ai pati me sekretarin Rutte, ai u shpreh se shumë gjëra mund të ndryshojnë në ditët që vijnë dhe se bashkëpunimi i ngushtë me Aleancën do të rezultojë jashtëzakonisht efektiv.
    Gjithashtu Zelensky njoftoi se ka biseduar edhe me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, duke e falënderuar për mbështetjen e qëndrueshme.
    “Ursula i kushton vëmendje të posaçme forcimit të qëndrueshmërisë sonë ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse kundër infrastrukturës dhe sistemit tonë energjetik,” ka shkruar në platformën X.

    I spoke with Mark Rutte @SecGenNATO, and we will continue our conversation in the coming days. These are important days, and much can change. We are coordinating closely, and in our efforts – and in the efforts of all our partners – it is our joint measures and shared positions…
    — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 30, 2025

    Top Channel

  • Bisedimet SHBA-Ukrainë: Zelensky paralajmëron ndryshime dhe falënderon NATO-n dhe BE-në

    Bisedimet SHBA-Ukrainë: Zelensky paralajmëron ndryshime dhe falënderon NATO-n dhe BE-në

    Bota E Diel, 30 Nëntor 2025 20:40
    Ndërsa në Florida zhvillohen bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka komunikuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
    Zelensky theksoi se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe falënderoi NATO-n dhe BE-në për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj rezistencës ukrainase përballë sulmeve ruse.

    Gjatë telefonatës me sekretarin Rutte, ai u shpreh se shumë gjëra mund të ndryshojnë në ditët që vijnë dhe se bashkëpunimi i ngushtë me Aleancën pritet të jetë jashtëzakonisht efektiv.

    Po ashtu, Zelensky njoftoi se ka biseduar edhe me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, duke e falënderuar për mbështetjen e qëndrueshme.

    “Ursula i kushton vëmendje të posaçme forcimit të qëndrueshmërisë sonë ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse kundër infrastrukturës dhe sistemit tonë energjetik,” shkroi Zelensky në platformën X.

  • BE krijon Agjencinë e Re të Inteligjencës nën drejtimin e Ursula von der Leyen

    BE krijon Agjencinë e Re të Inteligjencës nën drejtimin e Ursula von der Leyen

    Bota E Martë, 11 Nëntor 2025 09:01
    Komisioni Evropian ka nisur krijimin e një agjencie të re inteligjence, e cila do të jetë nën drejtimin e presidentes së tij, Ursula von der Leyen.
    Qëllimi i këtij institucioni të ri është përmirësimi i bashkëpunimit dhe përdorimit të informacionit që mblidhet nga agjencitë kombëtare të spiunazhit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, raporton Financial Times.

    Sipas të njëjtit burim, njësia e re do të ngrihet brenda sekretariatit të Komisionit Evropian dhe pritet të rekrutojë zyrtarë nga i gjithë komuniteti i inteligjencës së BE-së.

    Ajo do të ketë për detyrë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për qëllime të përbashkëta të sigurisë.

    Gazeta britanike citon katër persona të njohur me planet, ndërsa agjencia Reuters ka theksuar se nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë menjëherë informacionin.

  • Rama: Ballkani, laborator i Europës. Ursula von der Leyen, sipërmarrësve: Koha për të investuar në rajon është tani

    Rama: Ballkani, laborator i Europës. Ursula von der Leyen, sipërmarrësve: Koha për të investuar në rajon është tani

    Liderë të Ballkanit Perëndimor, zyrtarë të Bashkimit Europian dhe investitorë të huaj u mblodhën në Tiranë në Samitin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.
    Fjala hapëse e këtij takimi të nivelit të lartë u mbajt nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Kryeministri Edi Rama, i cili kishte dhe një mesazh për vendet e Unionit, që sipas tij duhet të ndryshojnë qasjen për rajonin.
    “Po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE. Fluksi i turistëve dhe investimet europiane janë zgjim i një ideje të thjeshtë, por të fuqishme, që Ballkani Perëndimor nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont që Evropa mund të rizbulojë shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha Rama.

    Sa i përket investimeve të Unionit, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Ballkani Perëndimor është vendi ideal për të ndërtuar të ardhmen.
    “Nuk duhet shumë shkencë për të kuptuar që Ballkani Perëndimor mund të bëhet laboratori i Europës, për të testuar dhe për të provuar të ardhmen. Le të themi troç: Europa nuk e ka luksin që të varet nga ajo që nuk e kontrollon. Duhet ta kthejmë potencialin në qëllim dhe ta kthejmë këtë rajon në zonën e transformimit të Evropës.”
    Për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, investimet në rajon duhet të shihen me përparësi.
    “Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi, koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani. Dhe më vjen mirë të shoh kaq shumë prej jush të gatshëm të përfitoni mundësinë e biznesit që krijohet nga integrimi i afërt”, Ursula von der Leyen.
    Presidentja e Komisionit Europian lajmëroi se BE do të ndërtojë në dy vende të Ballkanit fabrika të inteligjencës artificiale.
    “Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën. Ne do të hapim fabrikat tona në AI në Ballkanin Perëndimor. Do të nisim me ngritjen e dy fabrikave në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi e do ta zgjerojmë në të gjithë rajonin.”
    Në këtë takim të nivelit të lartë marrin pjesë investitorë nga vende të ndryshme, si dhe CEO i Concord Investment, Artan Dulaku.
    /vizionplus.tv

  • Begaj pas takimit me Ursula von der Leyen: Integrimi në BE, mision dhe interes kombëtar i Shqipërisë

    Begaj pas takimit me Ursula von der Leyen: Integrimi në BE, mision dhe interes kombëtar i Shqipërisë

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar mëngjesin e sotëm me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Takimi u mbajt në ambientet e Presidencës, rreth orës 09:00, dhe zgjati për afërsisht 45 minuta.
    Gjatë bisedës, Presidenti Begaj theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet misioni dhe interesi kombëtar i Shqipërisë.
    Ai shtoi se Shqipëria mbetet plotësisht e linjëzuar me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë në misionet evropiane për paqe dhe siguri.

    Begaj: Sot, me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksova se integrimi në BE është misioni dhe interesi ynë kombëtar, ëndrra jonë 35-vjeçare që bashkon brezat dhe shoqërinë tonë, ndaj jemi të angazhuar për të bërë të gjitha reformat jo thjesht si detyra, por në përfitim të mirëqenies dhe begatisë së shqiptarëve.
    Shqipëria mbetet plotësisht e linjëzuar me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në misionet evropiane për paqe dhe siguri.
    Anëtarësimin nuk e konsiderojmë dhuratë, por të bazuar në meritë dhe si një investim në stabilitetin dhe forcën e vetë Evropës.

  • Takimi me Ursula Von der Leyen, Rama zbulon diskutimet me Presidenten e KE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE

    Takimi me Ursula Von der Leyen, Rama zbulon diskutimet me Presidenten e KE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE

    Kreu i qeverisë Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, pas bisedimeve mes tyre.

    Kreu i qeverisë ka zbuluar diskutimet që janë bërë mes tyre, duke thënë se ka marrë dhe konfirmimin prej saj se Shqipëria po ecën në rrugë të mbarë dhe me shpejtësi drejt BE.
    “Kënaqësi të rimikpresim Presidenten e Komisionit Europian në një ditë të ngarkuar me aktivitet. Patëm diskutime për tema interesi të përbashkët, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe e vlerësojmë faktin që Presidentja dhe Komisioni i japin një rëndësi të posaçme Ballkanin Perëndimor, dhe vëmendje të posaçme procesit të përafrimit të vendeve tona me Ballkanin Perëndimor.
    Kemi folur për ecurinë e procesit të Shqipërisë drejt BE, që në këndvështrimin tonë, dhe nga sa dëgjova dhe nga Presidentja është duke ecur me shumë mbarësi dhe shpejtësi.
    Folëm për planin e rritjes që BE, i ka vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor. Edhe në këtë pikë morëm vlerësim pozitiv dhe do vijojmë të kryejmë me këmbëngulje detyrat që kemi marrë përsipër”, tha Rama.

    Top Channel

  • LIVE/ Takimi me Ursula Von der Leyen, Rama zbulon diskutimet me Presidenten e KE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE

    LIVE/ Takimi me Ursula Von der Leyen, Rama zbulon diskutimet me Presidenten e KE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE

    Kreu i qeverisë Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, pas bisedimeve mes tyre.

    Kreu i qeverisë ka zbuluar diskutimet që janë bërë mes tyre, duke thënë se ka marrë dhe konfirmimin prej saj se Shqipëria po ecën në rrugë të mbarë dhe me shpejtësi drejt BE.
    “Kënaqësi të rimikpresim Presidenten e Komisionit Europian në një ditë të ngarkuar me aktivitet. Patëm diskutime për tema interesi të përbashkët, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe e vlerësojmë faktin që Presidentja dhe Komisioni i japin një rëndësi të posaçme Ballkanin Perëndimor, dhe vëmendje të posaçme procesit të përafrimit të vendeve tona me Ballkanin Perëndimor.
    Kemi folur për ecurinë e procesit të Shqipërisë drejt BE, që në këndvështrimin tonë, dhe nga sa dëgjova dhe nga Presidentja është duke ecur me shumë mbarësi dhe shpejtësi.
    Folëm për planin e rritjes që BE, i ka vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor. Edhe në këtë pikë morëm vlerësim pozitiv dhe do vijojmë të kryejmë me këmbëngulje detyrat që kemi marrë përsipër”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Jemi gati t’ju mbështesim”, Ursula von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së

    “Jemi gati t’ju mbështesim”, Ursula von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së

    Në nisje të turnet të saj vjetor në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ndalesën e parë e ka bërë në Tiranë.
    Sot ajo është takuar fillimisht me presidentin e Republikës, Bajram Begaj e më pas me kryeministrin Edi Rama, të cilët do të marrin pjesë dhe në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.
    Von der Leyen ka postuar në platformën ‘X’ fotografitë me Begajn dhe Ramën teksa shkruan:
    “Jam e lumtur që po e filloj turneun tim vjetor në Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Me një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit. Ne jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës.”

  • LIVE/ Rama në konferencë për mediat me Presidenten e KE Ursula von der Leyen

    LIVE/ Rama në konferencë për mediat me Presidenten e KE Ursula von der Leyen

    Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen. 
    Presidentja e KE ndodhet në Tiranë në kuadër të turit ballkanik, por edhe për forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. 
    “Presidentja dhe komisioni aktual i japin rëndësi të Posaçme BP dhe i japin një vëmendje të posaçme procesit të përafrimit vendeve tona. Kemi folur për ecurinë e negociatave, një proces që në këndvështrimin tonë, por edhe sa unë dëgjova nga Presidentja është duke ecur me shumë shpejtësi”, tha Rama. 
     

  • Ursula von der Leyen viziton Tiranën, pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Rama

    Ursula von der Leyen viziton Tiranën, pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Rama

    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanin. Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, von der Leyen u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.
    Tirana mirëpret sot dhe nesër Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e BE dhe investitorë nga e gjithë bota.
    I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
    Sipas agjendës zyrtare, forumi do të hapet me një fjalim mirëseardhjeje nga Kryeministri Rama, i cili do të nënvizojë rëndësinë e ngjarjes për zhvillimin e rajonit. Pas tij, do të mbajë fjalën e saj të hapjes Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.