Tag: uritur

  • Arsyet përse ndiheni vazhdimisht të uritur

    Arsyet përse ndiheni vazhdimisht të uritur

    Shumë njerëz ankohen se edhe pasi kanë ngrënë, ndihen sërish të uritur. Por pse ndodh kjo? Shkencëtarët thonë se arsyeja lidhet me mënyrën si ushqehemi, hormonet dhe ritmin e jetës moderne.
    Sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara
    Bukët e bardha, ëmbëlsirat dhe pijet me gaz rrisin shpejt sheqerin në gjak, por pas pak minutash ai bie sërish, duke krijuar ndjesinë e urisë.

    Stresi dhe pagjumësia
    Kortizoli (hormoni i stresit) dhe mungesa e gjumit rrisin prodhimin e grelinës, hormoni që nxit urinë.
    Ushqimet e varfra në fibra e proteina
    Kur konsumojmë vetëm ushqime të përpunuara pa proteina ose fibra, stomaku zbrazet më shpejt dhe trupi kërkon më shumë ushqim.
    Dehidratimi
    Shpesh mendojmë se kemi uri, por në fakt trupi kërkon ujë. Ekspertët thonë, nëse jeni gjithmonë të uritur, kontrolloni dietën tuaj, flini më mirë dhe sigurohuni të pini ujë gjatë ditës.
    Përndryshe, kjo mund të jetë një shenjë që trupi juaj ju paralajmëron për një problem shëndetësor që kërkon vëmendje.
    Nëse ndiheni gjithmonë të uritur, nuk jeni vetëm por ndoshta është koha të ndryshoni stilin e jetës.

  • Ishin të uritur, e zbulon Laporta: Gjithë delegacioni i Barcelonës hëngri hamburgerët e Yamal

    Ishin të uritur, e zbulon Laporta: Gjithë delegacioni i Barcelonës hëngri hamburgerët e Yamal

    23 Shtator 2025

    11:42

    Alfred Lleshi

    Pas mbylljes së ceremonisë së “Topit të Artë”, përfaqësuesit e Barcelonës ishin të uritur. Ata pothuajse nuk kishin ngrënë asgjë dhe po afrohej ora e kthimit në Barcelonë. Lamine Yamal, së bashku me disa shokë dhe miq, vendosi të shkonte të blinte hamburgera për gjithë delegacionin blaugrana.
    Këtë fakt e zbuloi presidenti Laporta në një intervistë për “Rac-1”: “Lamine ishte shumë i lumtur, duke bërë shaka pas ceremonisë. Na solli hamburgera në mesnatë, sepse nuk kishim ngrënë asgjë dhe të gjithë kishim shumë uri. Ishin hamburger shumë të shijshëm”.
    Laporta shtoi se askush nuk e dinte fituesin para shpalljes: “Nuk e dinim kush do ta fitonte. Pyetëm gjithkënd; Iniesta, Ronaldinho, Ceferin…, askush nuk e dinte. As nivelet e larta në Francë, që pyetëm”.
    Si sezonin e kaluar, Real Madridi nuk mori pjesë në gala. Laporta komentoi: “Madridasit nuk ishin në Paris? E respektoj vendimin e tyre. Ne vepruam ndryshe, nisur nga respekti për organizatorët. Duhet të jemi shumë krenarë për ceremoninë që çdo vit bëhet më e mirë”.

  • Ndiheni gjithmonë të uritur, ja arsyet përse ndodh

    Ndiheni gjithmonë të uritur, ja arsyet përse ndodh

    Shumë njerëz ankohen se edhe pasi kanë ngrënë, ndihen sërish të uritur. Por pse ndodh kjo?
    Shkencëtarët thonë se arsyeja lidhet me mënyrën si ushqehemi, hormonet dhe ritmin e jetës moderne.
    Sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara
    Bukët e bardha, ëmbëlsirat dhe pijet me gaz rrisin shpejt sheqerin në gjak, por pas pak minutash ai bie sërish, duke krijuar ndjesinë e urisë.
    Stresi dhe pagjumësia
    Kortizoli (hormoni i stresit) dhe mungesa e gjumit rrisin prodhimin e grelinës, hormoni që nxit urinë.
    Ushqimet e varfra në fibra e proteina
    Kur konsumojmë vetëm ushqime të përpunuara pa proteina ose fibra, stomaku zbrazet më shpejt dhe trupi kërkon më shumë ushqim.
    Dehidratimi
    Shpesh mendojmë se kemi uri, por në fakt trupi kërkon ujë. Ekspertët thonë, nëse jeni gjithmonë të uritur, kontrolloni dietën tuaj, flini më mirë dhe sigurohuni të pini ujë gjatë ditës.
    Përndryshe, kjo mund të jetë një shenjë që trupi juaj ju paralajmëron për një problem shëndetësor që kërkon vëmendje. Nëse ndiheni gjithmonë të uritur, nuk jeni vetëm por ndoshta është koha të ndryshoni stilin e jetës.

  • Pse ndiheni vazhdimisht të uritur edhe kur keni ngrënë?

    Pse ndiheni vazhdimisht të uritur edhe kur keni ngrënë?

    Shumë njerëz ankohen se edhe pasi kanë ngrënë, ndihen sërish të uritur. Por pse ndodh kjo?
    Shkencëtarët thonë se arsyeja lidhet me mënyrën si ushqehemi, hormonet dhe ritmin e jetës moderne.
    Sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara

    Bukët e bardha, ëmbëlsirat dhe pijet me gaz rrisin shpejt sheqerin në gjak, por pas pak minutash ai bie sërish, duke krijuar ndjesinë e urisë.
    Stresi dhe pagjumësia
    Kortizoli (hormoni i stresit) dhe mungesa e gjumit rrisin prodhimin e grelinës, hormoni që nxit urinë.
    Ushqimet e varfra në fibra e proteina
    Kur konsumojmë vetëm ushqime të përpunuara pa proteina ose fibra, stomaku zbrazet më shpejt dhe trupi kërkon më shumë ushqim.
    Dehidratimi
    Shpesh mendojmë se kemi uri, por në fakt trupi kërkon ujë. Ekspertët thonë, nëse jeni gjithmonë të uritur, kontrolloni dietën tuaj, flini më mirë dhe sigurohuni të pini ujë gjatë ditës.
    Përndryshe, kjo mund të jetë një shenjë që trupi juaj ju paralajmëron për një problem shëndetësor që kërkon vëmendje.
    Nëse ndiheni gjithmonë të uritur, nuk jeni vetëm por ndoshta është koha të ndryshoni stilin e jetës.

  • Gjithmonë i uritur? Ja arsyeja që askush s’ta thotë!

    Gjithmonë i uritur? Ja arsyeja që askush s’ta thotë!

    Shumë njerëz ankohen se edhe pasi kanë ngrënë, ndihen sërish të uritur. Por pse ndodh kjo? Shkencëtarët thonë se arsyeja lidhet me mënyrën si ushqehemi, hormonet dhe ritmin e jetës moderne.

    Sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara . Bukët e bardha, ëmbëlsirat dhe pijet me gaz rrisin shpejt sheqerin në gjak, por pas pak minutash ai bie sërish, duke krijuar ndjesinë e urisë.
    Stresi dhe pagjumësia. Kortizoli (hormoni i stresit) dhe mungesa e gjumit rrisin prodhimin e grelinës, hormoni që nxit urinë.
    Ushqimet e varfra në fibra e proteina. Kur konsumojmë vetëm ushqime të përpunuara pa proteina ose fibra, stomaku zbrazet më shpejt dhe trupi kërkon më shumë ushqim.

    Dehidratimi. Shpesh mendojmë se kemi uri, por në fakt trupi kërkon ujë.

    Ekspertët thonë, nëse jeni gjithmonë të uritur, kontrolloni dietën tuaj, flini më mirë dhe sigurohuni të pini ujë gjatë ditës. Përndryshe, kjo mund të jetë një shenjë që trupi juaj ju paralajmëron për një problem shëndetësor që kërkon vëmendje.

    Nëse ndiheni gjithmonë të uritur, nuk jeni vetëm por ndoshta është koha të ndryshoni stilin e jetës.

  • “Rama na ktheu në vendin më të uritur të Europës”, Partia e Metës: Ne kemi programin që do t’i pasurojë shqiptarët

    “Rama na ktheu në vendin më të uritur të Europës”, Partia e Metës: Ne kemi programin që do t’i pasurojë shqiptarët

    Partia e Lirisë thotë se Shqipëria ka popullsinë më të kequshqyer në Europë dhe mund të krahasohet vetëm me Ukrainën, e cila ka dy vite në luftë.
    Shkak sipas subjektit politik, është keqqeverisja dhe harxhimi i miliona euro nga pushteti për propagandë me rritje ekonomike.
    Deklarata u bë sot nga Jasmira Memelli, zëdhënësja e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili qëndron në paraburgim i arrestuar prej 21 tetorit 2024..
    Ajo shpalosi edhe 5 prioritetet e partisë për ndryshimin e kësaj gjendjeje të varfërisë dhe ekonomisë, mes të cilave ulja e kostos së jetesës për shqiptarët, garantimi i sigurisë ushqimore dhe rikthimi i bujqësisë si prioritet kombëtar.
    “Të dhënat e FAO-s në Kombet e Bashkuara janë një shuplakë e rëndë për propagandën e Edi Ramës, i cili flet për “rritje ekonomike”, kur në realitet kemi rritje të varfërisë, rritje të çmimeve dhe rritje të nën-ushqyerjes. Kjo nuk është ekonomi në rritje, kjo është ekonomi e kapur peng nga një klikë që po pasurohet në kurriz të shqiptarëve”, tha Memelli mes të tjerash.
    Sipas saj, qeveria e Ramës do mbahet mend si ajo që e ktheu Shqipërinë në vendin më të uritur në Europë.

  • “Nuk janë kushtet e përshtatshme që Zhegrova të largohet”, presidenti konfirmon qendrimin te Lille: Është i uritur për sezonin e ardhshëm

    “Nuk janë kushtet e përshtatshme që Zhegrova të largohet”, presidenti konfirmon qendrimin te Lille: Është i uritur për sezonin e ardhshëm

    Edon Zhegrova ishte një nga lojtarët e shumëpërfolur të kësaj merkatoje vere. Emri i tij u lidh me ekipe si Napoli, Milani e së fundmi Marseja, por duket se asnjë prej tyre nuk do të jetë e ardhmja e sulmuesit shqiptar. Presidenti i Lille-s ka thënë së fundmi në konferencë për shtyp se Edoni po stërvitet mirë me skuadrën dhe është i uritur për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht moszgjatjes së kontratës, e cila përfundon verën e ardhshme, Leitang konfirmon se Zhegrova do të qendrojë te Lille edhe këtë sezon.
    “Edoni është këtu. E pashë këtë mëngjes, në fakt, shihemi pothuajse çdo ditë. Është e mundur që ai të jetë me ne (këtë sezon). Ai po bën mirë, po stërvitet mirë, është rikthyer mirë. Është e mundur që ai të rifillojë stërvitjen me ekipin profesional nga e hëna dhe se mund të mbështetemi tek ai për këtë sezon. Ne menduam se ai mund të largohej në një moment. Mendoj se sot kushtet nuk janë domosdoshmërisht të përshtatshme që ai të jetë në gjendje të largohet. Dhe po themi se në vend që të kërkojmë dikë jashtë, kemi dikë që është këtu, në shtëpi, që po bën mirë.
    Pakti me të, nëse kthehet në ekipin profesional, është se ai mund ta bëjë sezonin me ne. Ai është i uritur, i mungojnë ndeshjet, konkurrenca, është një djalë që ka talent absolutisht të jashtëzakonshëm. Kemi folur për zgjatjen e kontratës së tij për muaj të tërë. Do të më kishte pëlqyer shumë që Edoni ta zgjaste kontratën me ne. Kjo nuk ndodhi”, ka deklaruar Olivier Leitang./Sport Ekspres/

  • “Kam parë imazhe të fëmijëve shumë të uritur në Gaza”, Trump flet për Palestinën

    “Kam parë imazhe të fëmijëve shumë të uritur në Gaza”, Trump flet për Palestinën

    “Nuk mbaj asnjë qëndrim për njohjen e një shteti palestinez.” Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë ndërsa fliste me gazetarët jashtë resortit të tij Turnberry në Skoci, së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe gruan e tij Victoria.

    Trump shtoi se e dinte që Starmer kishte një qëndrim për këtë çështje.

    “Vuajtjet dhe uria e papërshkrueshme” e popullsisë palestineze “në Gaza” janë në qendër të axhendës së kryeministrit britanik Keir Starmer gjatë takimit të tij me Presidentin Trump, njoftoi Downing Street.

    Starmer shtoi se takimi do të diskutojë gjithashtu “zbatimin” e marrëveshjes dypalëshe SHBA-Britani e Madhe për uljen e tarifave të arritur në muajt e fundit nga të dy udhëheqësit.

     

     

    “Kam parë imazhe të fëmijëve shumë të uritur në Gaza”, u tha Trump gazetarëve, duke kundërshtuar kështu në mënyrë indirekte mohimin e urisë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Gaza.

  • Edhe pse hani vonë, përsëri ndiheni të uritur në mëngjes? Zbuloni arsyet

    Edhe pse hani vonë, përsëri ndiheni të uritur në mëngjes? Zbuloni arsyet

    A zgjoheni shpesh të uritur edhe pse keni ngrënë darkë vonë? Ka arsye të habitshme pse ndodh kjo

    Njerëzit që hanë vonë natën kanë më shumë gjasa ta përballojnë mëngjesin pa shumë oreks, dhe ata që nuk e kanë ngrënë darkën ka të ngjarë ta përballojnë mëngjesin menjëherë. Megjithatë, ndonjëherë uria na zgjon pa asnjë arsye të dukshme.

    Oreksi është një gjë komplekse. Nivelet e hormoneve, zakonet e gjumit, plakja dhe faktorë të tjerë mund të ndikojnë nëse zgjohemi gati për të ngrënë.

    Metabolizëm i shpejtë

    Ndjenja e ngopjes varet kryesisht nga shkalla metabolike e trupit tuaj. Nëse jeni atlet ose dikush me shumë masë muskulore, ka të ngjarë të digjni më shumë kalori ndërsa flini. Kjo ndodh sepse muskujt janë më aktivë metabolikisht sesa dhjami.

    “Njerëzit me metabolizëm më të shpejtë mund të ndihen më të uritur në mëngjes sesa njerëzit me metabolizëm më të ngadaltë. Një metabolizëm i shpejtë do të thotë që trupi juaj e tret ushqimin më shpejt, kështu që duhet më shumë kohë për t’u ndjerë i ngopur ose mund të ndiheni të uritur më shpesh”, tha dietologia e regjistruar Kimberley Wiemann.

    Gjendja shëndetësore

    Sa herë që një gjendje mjekësore prish nivelet e sheqerit në gjak, ekziston mundësia që kjo të ndikojë në oreksin tuaj. Sidomos nëse keni diabet ose probleme të tjera me sheqerin në gjak, mund të zbuloni se keni më shumë uri në mëngjes.

    “Njerëzit me diabet mund të përjetojnë një gjendje të quajtur ‘fenomeni i agimit’. Kjo shkaktohet nga sheqeri i lartë në gjak në mëngjes, gjë që mund të çojë në rritje të urisë”, shpjegon Wiemann.

    Në raste të tjera, ilaçet që merrni për një gjendje mjekësore mund të rrisin urinë tuaj. Steroidet, disa ilaçe kundër depresionit, antihistaminikët dhe disa ilaçe për migrenën janë lidhur me ndryshime në oreks.

    Mungesa e gjumit

    Gjumi shpesh neglizhohet, megjithatë është një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në ndjenjën tonë të urisë. Studime të shumta tregojnë se një gjumë i mirë gjatë natës dhe një oreks i mjaftueshëm shkojnë dorë për dore.

    Një studim i vitit 2013 raportoi se mungesa e gjumit e zvogëlon ndjeshëm aftësinë e trurit për të rregulluar oreksin. Një studim tjetër i vitit 2019 zbuloi se kur gjumi i grave të shëndetshme u zvogëlua me 33 përqind, ato përjetuan rritje të urisë dhe dëshirës për ushqim.

    Mosha

    Për disa njerëz, mungesa e urisë në mëngjes mund të jetë thjesht çështje plakjeje. Ndërsa njerëzit plaken, ata mund të humbasin disi aftësinë e tyre për të ndjerë nëse janë të uritur apo të etur.

    Për më tepër, sa më shumë që plakemi, aq më ngadalësohet metabolizmi ynë dhe na duhen më pak kalori në përgjithësi. Mundohuni të hani më shumë vakte, më të vogla dhe më të shpeshta, duke filluar me një mëngjes të lehtë.

  • “Fëmijët e mi flenë të uritur”, jeta në Gaza në mes të urisë dhe bllokadës totale

    “Fëmijët e mi flenë të uritur”, jeta në Gaza në mes të urisë dhe bllokadës totale

    Banorët e Gazës po përballen me një krizë të thellë humanitare, ndërsa bllokada e plotë dhe luftimet intensive vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje të jashtëzakonshme.

    BBC ka zhvilluar intervista me njerëz nga e gjithë Gaza, të cilët kanë përshkruar pamundësinë për të siguruar edhe një vakt ushqimi për familjet e tyre. Mungesa e ndihmave, ndërprerja e shpërndarjes së ushqimit dhe ujit, dhe çmimet e larta të produkteve ushqimore po e shtyjnë popullatën drejt një katastrofe ushqimore.
    Në një pikë shpërndarjeje ushqimi në veri të Gazës, një djalë 6-vjeçar, Ismail Abu Odeh, pas shumë mundimesh, arriti të marrë një tas me thjerrëza, por i ra nga duart dhe u largua duke qarë, i zhgënjyer dhe i uritur, rrëfen BBC. Ky moment i dhimbshëm pasqyron realitetin e përditshëm të shumë fëmijëve që nuk kanë mundësi të hanë dhe vuajnë nga uria.
    Në kampet e zhvendosurve, shumë banorë janë duke jetuar me frikën se nuk do të marrin më asnjë furnizim, pasi shumica e kuzhinave janë mbyllur për shkak të mungesës së furnizimeve. Ushqimi që ende mund të gjendet është shumë i shtrenjtë dhe jashtë mundësive të shumë familjeve, që janë detyruar të krijojnë mënyra kreative për të mbijetuar. Disa prej tyre po përgatitin ushqime me pak përbërës, duke improvizuar për të krijuar bukë, një nga ushqimet kryesore të dietës palestineze.
    Një grua 23-vjeçare nga veriu i Gazës tha se “dhimbja e kokës ka shpërthyer dhe ka bërë që të ndihem vazhdimisht e dobët nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve”. Ajo dhe familja e saj janë të detyruar të qëndrojnë të fshehur për shkak të bombardimeve që nuk ndalen, duke jetuar çdo ditë me frikën se mund të humbasin jetën.
    Ndërkohë, infermierët në spitalet e Gazës përshkruajnë një situatë alarmante, pasi ata po luftojnë për të siguruar barna dhe materiale mjekësore për pacientët e tyre. Spitali Evropian në Khan Younis, për shembull, ka pësuar dëme të mëdha nga një sulm ajror izraelit, dhe personeli ka kaluar në spitalin Nasser, ku gjithashtu po ndjehen shumë të ekspozuar ndaj rrezikut.
    Në kushte të tilla, një baba nga Gaza City tha për BBC: “Fëmijët e mi flenë të uritur. Ndonjëherë, në momentet kur nuk arrij t’u siguroj ushqim, ndihem si një fëmijë, dhe qaj në heshtje.”
    Në të njëjtën kohë, Izraeli e konsideron bllokadën si një “mjet të nevojshëm” për të mundur Hamasin dhe për të nxjerrë të gjithë pengjet, ndërsa akuzon grupin militant për vjedhjen dhe shitjen e ndihmave humanitare. Megjithatë, Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare kanë shprehur shqetësime të thella për gjendjen e qytetarëve dhe paralajmërojnë për një krizë humanitare të mundshme, me Gaza-n që mund të jetë në prag të një urie të gjerë.

    Top Channel