Tag: urisë

  • Fajtorët kryesorë për urinë edhe pas një vakti

    Fajtorët kryesorë për urinë edhe pas një vakti

    Ndjenja e urisë së vazhdueshme ndonjëherë ndodh edhe kur keni ngrënë së fundmi, dhe arsyet që qëndrojnë pas saj shpesh nuk lidhen me ushqimin.

    Ekspertët shpjegojnë se sinjalet e urisë mund të ndikohen nga hormonet , stresi, gjumi, ilaçet dhe aktiviteti fizik.

    Pikërisht për këtë arsye, nutricionistët dhe dietologët veçojnë disa nga shkaktarët më të zakonshëm që anashkalohen lehtë. Edhe pse shumë prej tyre duken të padëmshëm, ato mund të ndikojnë fuqishëm në oreks .

    Stresi

    Dietologët theksojnë se stresi mund të shkaktojë shpërthime të papritura urie dhe dëshirash për ushqime të caktuara. Toby Amidor, nutricionist dhe dietolog i regjistruar, shpjegon:“Një rritje e kortizolit mund të çojë në rritje të urisë dhe dëshirës për ushqime të caktuara”, thotë për EatingWell nutricionisti dhe dietologu Tobi Amidor.

    Dietologu Dustin Moore pajtohet me këtë, duke deklaruar:

    “Faktorët akut të stresit çojnë në rritjen e marrjes totale të energjisë.” Stresi mund të errësojë sinjalet e vërteta të urisë .

    Ndryshimet hormonale në perimenopauzë dhe menopauzë

    Rritja e urisë tek gratë në perimenopauzë dhe menopauzë shpesh është për shkak të ndryshimeve në nivelet e estrogjenit.

    Amidor thekson se estrogjeni ndihmon natyrshëm në shtypjen e oreksit. Përveç kësaj, shfaqen simptoma të tilla si dhimbje koke, afshe të nxehta dhe luhatje humori. Kombinimi i këtyre ndryshimeve mund të krijojë një nevojë të fortë për ushqim.

    Mungesa e gjumit

    Moore pohon se gjumi i dobët mund të prishë sinjalet e brendshme të urisë dhe ngopjes. Gjumi i papërshtatshëm ndikon në hormonet ghrelin dhe leptinë, të cilat rregullojnë oreksin.

    Kur flemë shumë pak, hormoni i urisë rritet dhe hormoni i ngopjes ulet. Për shkak të kësaj, ka një dëshirë të shtuar për ushqim.

    Ilaçe që stimulojnë oreksin

    Disa ilaçe mund të kenë një efekt anësor në rritjen e oreksit, paralajmëron Amidor. Këto përfshijnë kortikosteroidet, disa terapi kundër kancerit, gabapentinën, antidepresivët triciklikë dhe antihistaminikët e vjetër.

    Kur një ilaç ndikon në oreks, ndryshimet mund të ndodhin papritur dhe papritmas. Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje këtij modeli.

    Sinjale konfuze të etjes

    Nutricionistët shpjegojnë se trupi ndonjëherë e ngatërron etjen me urinë, sepse qendrat për këto sinjale ndodhen shumë afër në tru.

    Kur sinjalet mbivendosen, truri mund ta keqinterpretojë nevojën për ujë si një nevojë për ushqim. Kjo ndodh shpesh menjëherë pas një vakti. Edhe dehidratimi i lehtë mund të rrisë dëshirën për të ngrënë diçka të lehtë.

    Pasojat e ushtrimeve intensive

    Një rritje e menjëhershme e aktivitetit fizik mund të rrisë oreksin sepse trupi ka nevojë për më shumë energji për t’u rikuperuar. Gjatë stërvitjes së vështirë, rezervat e karbohidrateve dhe proteinave përdoren, kështu që truri dërgon sinjale se nevojitet kompensim.

    Ushtrimet intensive mund të ulin gjithashtu nivelet e leptinës, një hormon që shtyp urinë. Për shkak të kësaj, ekziston një ndjenjë më e fortë e nevojës për ushqim.

  • 16 ditë në protestë për të birin, nëna e viktimës së Novi Sadit i jep fund grevës

    16 ditë në protestë për të birin, nëna e viktimës së Novi Sadit i jep fund grevës

    Ditën e sotme, Diana Hrka, nëna e Stefanit, një prej 16 viktimave të tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, njoftoi ndërprerjen e grevës së urisë që kishte nisur 16 ditë më parë.

    Në një deklaratë para mediave, Hrka tha se vendosi të ndalojë këtë formë proteste pas thirrjeve të shumta të studentëve dhe qytetarëve.
    “Të gjallë mund të bëj më shumë, nuk do ta zhgënjej popullin tim”, deklaroi ajo dhe njoftoi se do të vazhdojë të qëndrojë jashtë Kuvendit të Serbisë.

    Diana Hrka e filloi grevën e urisë më 2 nëntor, duke kërkuar ndëshkimin e përgjegjësve për vdekjen e të birit dhe 15 personave të tjerë, lirimin e të gjithë studentëve të arrestuar, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

    Ajo kishte planifikuar të protestonte para hyrjes kryesore të Kuvendit, por autoritetet ia ndaluan, sepse që nga marsi i kaluar hapësira është shndërruar në kamp mbështetësish të presidentit Aleksandar Vuçiç.

    Tragjedia ndodhi më 1 nëntor 2024, kur vetëm katër muaj pas inaugurimit zyrtar, tenda e jashtme e stacionit të rindërtuar u shemb, duke marrë jetën e 16 personave.

    Që prej asaj dite, Serbia është përfshirë nga protesta të vazhdueshme, të udhëhequra kryesisht nga studentët, të cilët për gati një vit mbajtën të bllokuara të gjitha fakultetet e universiteteve publike. Ata akuzojnë korrupsion dhe mungesë transparence dhe kërkojnë që përgjegjësit e vërtetë për katastrofën të dalin para drejtësisë.

  • Grevë urie përpara parlamentit/ Nëna e një prej viktimave kërkon drejtësi

    Grevë urie përpara parlamentit/ Nëna e një prej viktimave kërkon drejtësi

    Nëna e një prej viktimave që humbën jetën pas shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024 në Serbi, Diana Hrka, nisi të dielën në mëngjes (2 nëntor) një grevë urie përpara parlamentit në Beograd, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e djalit të saj.
    Diana Hrka, nëna e Stefan Hrka, njërit prej 16 personave që humbën jetën në tragjedinë e Novi Sadit, u përqafua me një nga mbështetësit e saj në momentin që nisi grevën e urisë, e rrethuar nga studentë dhe qytetarë që e mbështesin në kauzën e saj.
    Ajo mbante një bluzë me mbishkrimin “Nëna kundër sistemit”. Hrka ka marrë kërcënime dhe është përballur me presione të forta gjatë vitit të fundit për shkak të përpjekjeve të pandërprera për të kërkuar drejtësi për vdekjen e djalit të saj.
    Grevës së urisë i jepet kuptimi i fillimit të një faze të re proteste, pas një viti pandëshkueshmërie për shembjen e çatisë që i mori jetën 16 personave. Hrka ka deklaruar se do ta vazhdojë grevën derisa të plotësohen tre “kushte të panegociueshme” nga autoritetet.
    “Grevën e urisë do ta vazhdoj derisa autoritetet të plotësojnë tre kërkesat e mia. Së pari, të merren në pyetje dhe të ndalohen të gjithë të dyshuarit për shembjen e çatisë, në mënyrë që të nisin më në fund proceset gjyqësore, jo vetëm për 13 personat e përmendur, por edhe për të gjithë të tjerët që janë të përfshirë. Së dyti, të lirohen të gjithë studentët e arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe të hiqen akuzat ndaj tyre. Së treti, presidenti të shpallë zgjedhje”, tha ajo.
    Greva e urisë po zhvillohet përpara ndërtesës së Kuvendit Kombëtar të Serbisë në Beograd dhe përfaqëson një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës për drejtësi, pas dymbëdhjetë muajsh protestash të vazhdueshme.
    Vendimi i nënës për të nisur grevë urie konsiderohet si akti i fundit i rezistencës, pas një viti frikësimesh dhe presionesh nga autoritetet, pa u mbajtur ende askush përgjegjës për tragjedinë.
    Ky zhvillim vjen vetëm disa ditë pas një tubimi të madh me rreth 100 mijë qytetarë në Novi Sad, të cilët kërkuan përgjegjësi dhe transparencë nga institucionet. Veprimi i Hrka-s shihet si kulmi i një beteje të gjatë dhe të vështirë për drejtësi dhe marrje përgjegjësish.

  • Ndërpritet greva e urisë, naftëtarët e Marinzës do të vijojnë protestat me tubime

    Ndërpritet greva e urisë, naftëtarët e Marinzës do të vijojnë protestat me tubime

    Naftetarët e Marinzës ndërpresin grevën e urisë për të vijuar me protestat.

    Në mbledhjen e mbrëmjes së të premtes, ata ndërsa kanë analizuar gjithë ecurinë e grevës 17-ditore dhe përkeqësimin e shëndetit të shtatë grevistëve të mbetur vendosën ndërprerjen e saj. Në këtë vendim sipas tyre ndikoi dhe qëndrimi ironik i kompanisë.

    Gjendur në këtë situatë u vendos që për të mos rrezikuar më tej shëndetin e grevistëve, greva e urisë të mbyllet. Ndërkohë, greva e punonjësve do të vazhdojë të jetë e hapur, dhe tubimi i radhës do të zhvillohet të mërkurën, më 05.11.2025, ora 12:15, përpara zyrave të Bankers në Fier. Tubime të tjera do të pasojnë sipas datave që do të përcaktojë Sindikata, ku do të bëhen edhe denoncime publike mbi gjendjen në vendburimin Marinëz“,  thuhet në njoftimin e sindikatës.

    Ata bëjnë të ditur gjithashtu se gjatë të enjtes janë takuar dhe me Ministren e Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, e cila u zotua se Ministria do të trajtojë me prioritet të gjitha çështjet e ngritura dhe do të luajë rolin e ndërmjetësuesit për gjetjen e një marrëveshjeje midis palëve.

  • Prej ditësh grevë e urie dhe protestash, ministrja Ibrahimaj ‘zgjohet’, fton naftëtarët e Marinzës në takim

    Prej ditësh grevë e urie dhe protestash, ministrja Ibrahimaj ‘zgjohet’, fton naftëtarët e Marinzës në takim

    Naftëtarët e Sindikatës Hidrokarbure në Marinzë kanë pezulluar për momentin grevën e urisë dhe protestën e tyre, por rezistenca ndaj politikave të qeverisë nuk do të ndalet pa u plotësuar kërkesat e tyre.

    Dritan Rrapushi, anëtar i kryesisë së sindikatës dhe një prej grevistëve më aktivë, njoftoi se protesta e fundit do të mbahet sot para zyrave të kompanisë Bankers në Fier, ku do të vendosen edhe strategjitë e mëtejshme të lëvizjes.

    Një telefonatë e papritur dje vonë i ka hapur rrugë një takimi të përfaqësuesve të sindikatës me një delegacion të qeverisë në Tiranë. Ky takim pritet të jetë vendimtar për fatin e protestës dhe për zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve.

    LEXO EDHE: ‘Dita e 14 e grevës së urisë’: Nga 10 grevistë kanë mbetur vetëm 7, qeveria indiferente, naftëtarët në rrezik për jetën

    Megjithatë, mosrespektimi i vazhdueshëm i problemit nga ana e ministrisë së Energjisë dhe qeverisë në përgjithësi ka nxitur pakënaqësi të thellë te punëtorët.

    Pavarësisht se janë në protestë prej disa ditësh, ministrja e sektorit, Delina Ibrahimaj, vetëm tani duket se po kujtohet t’i takojë ata, duke treguar mungesën e vullnetit real për t’i dëgjuar dhe për të gjetur zgjidhje.

    LEXO EDHE: ‘Kompania Bankers’ i merr tokën, e përdor për vete dhe refuzon të paguajë, Qytetari: Do bashkohem me grevën e urisë, kërkoj të drejtën time

    Kryesia e sindikatës do të marrë vendimin final pas takimit në Tiranë, duke bërë të qartë se nëse kërkesat nuk do të adresohen, lëvizja e tyre do të vijojë me hapa më të fuqishëm.

    Çfarë dihet deri më tani: 

    Situata e krijuar në Marinë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe institucioneve, duke rikujtuar tensionet që ekzistojnë në sektorin hidrokarburik dhe rëndësinë e dialogut konstruktiv midis punonjësve, kompanisë dhe shtetit.

    Kërkesat e naftëtarëve drejtuar kompanisë Bankers

    1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.

    2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.

    3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.

    4- Drejtësi e barazi në shpërblime.

    5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime

  • Marinëz – Gjendja e grevistëve përkeqësohet në ditën e 13-të të grevës së urisë

    Marinëz – Gjendja e grevistëve përkeqësohet në ditën e 13-të të grevës së urisë

    Screenshot

    Në ditën e 13-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e naftëtarëve grevistë është përkeqësuar ndjeshëm. Vetëm pak minuta më parë, dy prej grevistëve, Eduart Mita dhe Bledar Dano, kanë shfaqur probleme shëndetësore, duke detyruar ndërhyrjen urgjente të ekipit mjekësor, i cili mbërriti menjëherë pranë zyrave të Sektorit Hidrokarbur në Marinëz.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Të dy grevistët kanë marrë trajtim të menjëhershëm me injeksione në vendngjarje. Më herët, për shkak të përkeqësimit të gjendjes, dy nga 10 grevistët fillestarë janë detyruar të ndërpresin pjesëmarrjen në grevë, duke e reduktuar numrin aktual të grevistëve në 8 persona. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Naftëtarët vijojnë grevën e urisë në shenjë proteste ndaj mosplotësimit të kërkesave të tyre, ndërsa gjendja fizike dhe psikologjike e pjesëmarrësve po rëndohet dita-ditës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • SYRI TV/ Dita e 13 e grevës së urisë në Marinëz – Grevistët të vendosur ta vazhdojnë

    SYRI TV/ Dita e 13 e grevës së urisë në Marinëz – Grevistët të vendosur ta vazhdojnë

    Greva e naftëtarëve të Marinzës ka hyrë në ditën e 13-të. Pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe lënies së grevës së dy naftëtarëve, pjesa tjetër vijojnë të qëndrojnë në grevë, në kërkim të plotësimit të kushteve që ata kanë ndaj kompanisë Bankers. Në mbështetje të grevistëve kanë shkuar edhe përfaqësues të organizatave sindikaliste dhe shoqatave ndërkombëtare si dhe naftëtarë veteranë.

    Syri TV

    Ka hyrë në ditën e 13-të protesta dhe greva e urisë e naftëtarëve të Sindikatës së Hidrokarbureve në Marinëz. Nga 10 grevistët që nisën qëndrimin ekstrem, sot kanë mbetur 8, pasi dy prej tyre, Dorjan Dyrmishi dhe Eduard Selami, janë larguar për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Megjithatë, pjesa tjetër vijojnë të qëndrojnë në grevë, duke mbështetur vendosmërinë për të mos u tërhequr pa marrë përgjigje për kërkesat e tyre.

    Në mbështetje të grevistëve janë bashkuar përfaqësues të organizatave sindikaliste dhe shoqatave ndërkombëtare. Përfaqësues të ‘Olof Palme International Center’ dhe organizatës Drejtësi Sociale, përmes Plejada Gugashit dhe Gentjan Sejranit, kanë qenë sot pranë grevistëve, duke shprehur solidaritet të plotë me ta.

    Mbështetje të hapur kanë dhënë edhe veteranë naftëtarë, të cilët kanë shkuar pranë grevistëve.

    Në ditën e 13-të të grevës së urisë, mes dhimbjes dhe shpresës, fjala e vetme që përmendet në çadrat e grevës është drejtësi për punën, mundin dhe dinjitetin e naftëtarëve të Marinzës.

  • Marinzë/ Në ditën e 12-të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja e dy grevistëve

    Marinzë/ Në ditën e 12-të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja e dy grevistëve

    Në ditën e 12-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi, është përkeqësuar. Pak minuta më parë, ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës, ku janë kryer kontrollet përkatëse.
    Dorjan Dylmishi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë më të specializuar. Edhe pse shëndeti i tyre është cënuar, grevistët shprehen të palëkundur në kauzën që mbrojnë.
    Cilat janë kërkesat e naftëtarëve?
    Grevistët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, pagesa të dinjitetshme, trajtim të barabartë me punonjësit e tjerë të sektorit dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara me kompaninë.1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.4- Drejtësi e barazi në shpërblime.5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime

  • Dita e 9 e grevës së urisë! Rëndohet gjendja e naftëtarëve të Marinzës, njëri dërgohet në urgjencë

    Dita e 9 e grevës së urisë! Rëndohet gjendja e naftëtarëve të Marinzës, njëri dërgohet në urgjencë

    Rëndohet gjendja e tre grevistëve në ditën e 9 të të grevës së urisë. Naftëtari Ediart Selami është dërguar drejt spitalit rajonal për terapi intensive, ndërsa dy greviste të tjerë u trajtuan në vendin e grevës nga urgjenca, konkretisht Dorjan Dyrmishi dhe Dritan Rrapushi.

    Kreu i Sindikatës Dritan Shahu, ka pohuar se pavarësisht situatës së krijuar, greva do të vazhdojë. “Në fushën naftëmbajtëse pasditen e djeshme kanë rënë dhe sirenat e alarmit”, ka thënë Shahu, “çka tregon praninë e avarive”.

    Vendburimi i naftës po shkon drejt kolapsit ndërsa kompania vijon me papërgjegjshmëri të mos marrë në konsideratë kërkesat e drejta të punonjësve”, deklaroi Shahu.

  • Në ditën e 9-të të grevës së urisë, naftëtarët në Marinzë shfaqin probleme shëndetësore

    Në ditën e 9-të të grevës së urisë, naftëtarët në Marinzë shfaqin probleme shëndetësore

    Naftëtarët e Sindikatës së Hidrokarbureve në Marinzë të Fierit janë tashmë në ditën e 9-të të grevës së urisë, duke vijuar protestën e tyre për plotësimin e kërkesave ekonomike dhe sociale. Ndërsa numri i grevistëve pritet të rritet në ditët në vijim, situata shëndetësore e disa prej tyre, përfshirë Dorian Dyrmishin, ka filluar të shqetësojë seriozisht.
    Grevisti Dyrmishi ka paraqitur probleme serioze me tensionin, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e ekipit mjekësor që ka mbërritur në vendin e protestës për të monitoruar gjendjen e tyre.
    Burimet bëjnë me dije se gjatë takimit të fundit me përfaqësuesit e kompanisë Bankers Petroleum, kërkesat kryesore të naftëtarëve nuk janë pranuar ende. Kompania ka rënë dakord vetëm për rritjen e normës së antidotës ushqimore, një masë që grevistët e konsiderojnë të pamjaftueshme për të adresuar shqetësimet e tyre.
    Grevistët kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave, ndërsa kanë paralajmëruar se numri i tyre do të rritet, duke nisur fazën e dytë të protestës me ngritjen e çadrave në oborrin e godinës së sindikatës për akomodimin e pjesëmarrësve të rinj.
    Naftëtarët kanë bërë një apel të hapur për qeverinë shqiptare, duke kërkuar ndërmjetësim të menjëhershëm mes tyre dhe kompanisë Bankers Petroleum. Ata shpresojnë që me ndërhyrjen institucionale të mund të gjendet një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme për problemet e tyre, të cilat përfshijnë rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.
    Cilat janë kërkesat e naftëtarëve?
    Grevistët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, pagesa të dinjitetshme, trajtim të barabartë me punonjësit e tjerë të sektorit dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara me kompaninë.1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.4- Drejtësi e barazi në shpërblime.5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime
    Çfarë dihet deri më tani?
    Protestuesit e naftëtarëve të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë thonë se deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese, asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme dhe se kjo mungesë komunikimi po i shtyn drejt grevës totale në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
    Ata theksojnë se janë të vendosur të ndalin punën deri në arritjen e një zgjidhjeje konkrete dhe një marrëveshjeje të re me punonjësit, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve dhe i kompanisë për situatën.