Populli shqiptar kremton 113 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, një ditë feste nga e cila nuk kanë munguar urimet edhe nga ndërkombëtarët. Analisti Frrok Çupi tha se urimi i Trump ishte qershia mbi tortë e ditës së sotme, ku urimi shkon edhe për qeverinë zemrën e një kombi.
Më tej, Çupi shtoi se është e njëjta linjë Shqipëri-Amerikë në diplomaci për të ruajtur spektrin ekonomik, ushtarak dhe politik.
“Uroj popullin shqiptar dhe çdokush mendon se ka uruar popullin. Të urosh popullin nuk bëhen përjashtim qeveria. Nga teoria e së drejtës, e kanë quajtur qeverinë zemra e kombit. Urimi i Trump, ishte qershia mbi tortë. Vlerësim i kujdesshëm dhe me peshë kundrejt popullit shqiptar.
Njerëz si Flamuri e kanë rrethin e dijes shumë të ngushtë dhe bëjnë lidhje shumë të ngushta. Ai e di si Saliun që Saliu bën çdo punë, Kastrioti ka bërë çdo punë. Berisha ka qenë ai që ka bashkëpunuar me Hamza Kastriotin. Ne jemi shtëpia e miqve, është e njëjta linjë Amerikë-Shqipëri në diplomaci për të ruajtur spektrin ekonomik, ushtarak, politik.
Kryeministri i Shqipërisë ruan stabilitetin e vendit duke pasur mik dhe Orban dhe Macron.”, tha Çupi.
Tag: urimi
-

“Mesazhi i Trump për pavarësinë, qershia mbi tortë”, Çupi: Vlerësim i kujdesshëm dhe me peshë
-

Rama uron Kombëtaren: “Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi!”
Pas një performance të shkëlqyer të Kombëtares shqiptare, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi urimi, duke përshëndetur fitoren emocionuese të kuqezinjve. “Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi🦅”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagun #ForcaSHQIPËRI
Kombëtarja tregoi vendosmëri dhe pasion në fushë, duke i dhënë shqiptarëve një moment krenarie të veçantë. Urimi i Ramës vjen si një mbështetje për ekipin, që vazhdon të luftojë me shpirt për ngjyrat kuqezi. -

Si dukeshin kartolinat në Shqipërinë e dikurshme (Foto)
Deri pak kohë pas viteve ’90, ende përdoreshin kartolinat… Mes miqsh, ndaheshin e përcilleshin urimet më të bukura për ndërrimin e viteve, traditë kjo, tashmë në zhdukje.
Sot, urimet mes miqve dhe njerëzve të dashur, vijnë me mesazhet virtuale në rrjetet sociale dhe telefonët celularë.
Në Arkivin e shtetit shqiptar edhe atë personal të koleksionistëve, ruhen mijëra kartolina për Vitin e Ri.
Cilat janë ato më interesante dhe jo standarde?
Më poshtë është një këngë kolendrash në dialektin arvanit, e botuar për herë të parë në revistën “Besa”, organ i Lidhjes Arvanite të Greqisë 1982-2004. Tabloja ilustruese titullohet ‘Kolendra”(1872) dhe i përket autorit me origjinë arvanite Niqiforu Lutro, një piktori të shkollës së Mynihut në pikturën greke të shekullit të XIX. Kolendrat janë këngë popullore urimi që këndohen nga fëmijët e vegjël në ditët e pritjes së festave të mëdha fetare si Krishtlindjet apo dhe para Vitit të Ri. Ata shkojnë shtëpi më shtëpi duke uruar shëndet dhe mbarësi. Kolendarët që shkonin në grup, gostiten nga të zotët e shtëpisë me ëmbëlsira, fiq të thatë, arra, portokalle etj.
Viti i Ri
Nji djalopulndë derë rriJo bre tiIsht viti i ri.Hapeni derënTë hinj,me plot duarttë na vinjÇi na soleViti i ri?Shumë shëndete dashuri,Po su solaEdhe paraEdhe çarroba të ra.Edhe motedhe motedhe motMe duart plot.
Gjuha shqipe ka evoluar shumë me kohën, ndërsa para Kongresit të Manastirit ka pasur shumë shkronja të huazuara. Shumë gërma kanë ngjashmëri me ato greke, për aq kohë sa shqipja nuk kishte ende një alfabet të vetin në unifikuar. Janë dy urime shumë të veçanta, që përfaqësojnë dy periudha të ndryshme.
Një urim në gjuhën shqipe për vitin e ri 1901 dhe urimi për vitin e ri 1908, nga Shoqëria e Shqiptarëve për mësim ‘’Dëshirë’’, në Sofje të Bullgarisë.
Moti i ri 1901:
Motin e ri për shume vjet,Ne e presim me gëzime,Të mira shumë sjellt sivjet,Qoftë me shumë fitime.Me shëndet e jet të gjatë,Gjith bijtë e Shqipërisë,Sjellt bereqet e drithë,Dhe shkolla te diturisë,Shkolla me gjuhën tonë,Të mbushet tërë Shqipëria,Zot i madh siç e ka thënë,Në gjithë librat e tija.
Vigjilja e Vitit të Ri ishte një prej festave më të mëdha popullore gjatë komunizmit, kryesisht për shkak se Shqipëria, nën sundimin e Enver Hoxhës, ndaloi çdo festë fetare. Regjimi totalitar, e çrrënjosi nga tregu dhe nga vetëdija e rinisë ateiste idenë për Plakun e Krishtlindjes dhe e zëvendëson me Babagjyshin e Vitit të Ri. Që prej ringjalljes së festimeve për Krishtlindje, festa e Vitit të Ri ka humbur disi shkëlqimin e dikurshëm.
Pas ardhjes së komunizmit kartolinat u bënë standarde, ku shihej “Shqipëria socialiste”, gra dhe vajza “të lumtura”, apo imazhe të partisë në pushtet e të udhëheqësit të kohës. Përpos vështirësive të kohës e veçanta qëndronte te veprimtaria krijuese në prag të Vitit të Ri, që shpenzohej duke sfiduar rrethanat e vështira financiare.
Një tjetër kartolinë e veçantë është ajo e 1973, ku një baba i uronte festat djalit të vet. Ajo që bie në sy është pamja e kartolinës, ku duket një nga personazhet e famshme të filmave për fëmijë si Jerry. Ai shfaqet duke tërhequr një karrocë ku është ngarkuar pema e vitit të ri dhe poshtë tyre urimi tradicional “Gëzuar vitin e ri”. Në pjesën e pasme të kartolinës, lexohet N.SH.BOTIME NAIM FRASHËRI TIRANË. Pra, për fëmijët duket se regjimi bënte një përjashtim, edhe pse çdo gjë amerikane konsiderohej “e mallkuar”.
E veçanta e 31 dhjetorit ishte ndeshja e futbollit që zhvillohej në fushën e Pallatit të Pionierëve të tejmbushur nga njerëzit. U kthye në një traditë tërheqëse, në të cilën luanin edhe futbollistët më të njohur, të tre klubeve të kryeqytetit.
Madje, takimi ndiqej edhe nga jashtë rrethimit përtej Lanës, pasi nuk kishte hapësirë për të qenë brenda territorit të vogël. Gjatë ditës së 31 dhjetorit, qyteti gumëzhinte dhe dyqanet kishin aktivitet deri në çastin e fundit dhe njerëzit që vraponin për të marrë gjërat që i mungonin.
Në ditët e sotme është krejt normale që kompanitë të bëjnë oferta me rastin e fundvitit. Por diçka e tillë ishte e paimagjinueshme në vitin 1997. Viti 1993 do të sillte lulëzimin e të ashtuquajturave Firma Piramidale që e gjetën popullin shqiptar të papërgatitur ekonomikisht dhe bosat e fajdeve filluan menjëherë aktivitetin piramidal të tyre duke grumbulluar pothuajse tërë paratë e shqiptarëve dhe në këmbim të tyre ata premtuan shumëfishim të këtyre parave, sigurisht që shqiptarët kërkonin pak shpresë dhe një dritë në fund të tunelit u mashtruan nga këto grupe të pastra kriminale që përveçse pastronin para dhe vidhnin shqiptarët nuk bënë asgjë tjetër.
Mrekullia e kapitalizmit modern duket se dha këmbanat e para të shembjes në vitin 1996, këmbana këto që tregonin për një mashtrim të madh ekonomik që edhe politika e kishte të vështirë ta pranonte dështimin e kësaj “mrekullie”.
Kartolina e parë shqiptare
Kartolina e parë shqiptare ka dalë për herë të parë në vitin 1913.
Ishte një pikturë, që më pas u shndërrua në kartolinë. Ishte momenti kur Ismail Qemali lajmëron për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas ngre flamurin e Skënderbeut, nga ballkoni i shtëpisë së Flamurit, në Vlorë. Autori i kësaj pikture ka mbetur anonim, por ajo kartolinë është punimi i parë dhe i vetëm që tregon momentin e ngritjes së flamurit, më 28 Nëntor të vitit 1912.
Sipas studiuesit, Fahri Shaska, i cili edhe e ka publikuar kartolinën, për herë të parë, ajo është prodhuar vetëm një vit pas shpalljes së pavarësisë. Momenti i ngritjes së Flamuri Kuqezi, mbulon një pjesë të ballkonit, ndërsa element i dytë i kësaj kartoline është edhe Ismail Qemali.
ObserverKult
—————————
LEXO EDHE:
ZBULOHET KARTOLINA E RRALLË E NJË TË BURGOSURI DËRGUAR GRUAS SË TIJ NË VITIN 1949: “TI PUTH SYTË…NGA BURGU I GJIROKASTRËS”
-

Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin, Rama mban fjalim urimi për çiftin
Edi Rama dhe Alex Soros
SHBA- Dasma e Aleks Soros, djalit të miliarderit George Soros, bëri bashkë shumë figura politike dhe ato të biznesit me së pasurive të mëdha. Të sapomartuarit ishin Alex Soros, djali i George Soros dhe Huma Abedin, ndihmësja politike e cila shpesh është përshkruar si vajza e Hillary Clinton, ish-Zonjë e Parë dhe Sekretare Shteti.
Dasma u mbajt të shtunën në një nga pronat e familjes Soros në Water Mill, Nju Jork, dhe tërhoqi rreth saj shumë avionë privatë dhe një grup ish-ndihmësish të Clintonëve, duke përqendruar në një vend të vetëm një sasi të pazakontë pasurie dhe pushteti.
Përtej familjeve të çiftit, lista e të ftuarve përfshinte znj. Clinton dhe bashkëshortin e saj, ish-Presidentin Bill Clinton; ish-nënpresidenten Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, Doug Emhoff; senatorin Chuck Schumer të Nju Jorkut, udhëheqësin e pakicës; ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi; personazhe të famshëm si Nicky Hilton Rothschild; figura kulturore si redaktorja e Vogue, Anna Wintour; miq të hershëm të Clinton si ndërmjetësja e fuqishme nga San Francisko, Susie Tompkins Buell; dhe personalitete të huaja si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama përveçse i ftuar, ishte mes personave që mbajtën një fjalim urimi për çiftin. New York Times teksa ka ndarë detaje nga ceremonia zbulon se mes atyre që mbajtën fjalime urimi ishin vëllai i dhëndrit, Jonathan Soros; zonja Clinton; zonja Wintour; dhe Edi Rama.
Alex Soros është një nga figurat më intriguese të botës së donatorëve. Mbajtësi i një diplome doktorature në histori, ai ka marrë përsipër kryesisht dhënien e drejtuar për dekada nga babai i tij, tani 94 vjeç, i cili ka mbështetur kauzat liberale në të gjithë botën dhe është bërë një fanatik i krahut të djathtë. Soros edhe pse më i ri e ka quajtur veten “më politikan” sesa babai i tij.
Dasma mund të jetë takimi më i lakmuar veror i shoqërisë elitare vetëm për pak javë. Më vonë këtë muaj, disa nga të njëjtët të ftuar do të udhëtojnë për në Venecia për dasmën e një çifti tjetër të fuqishëm: Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez. -

Policia e Shtetit mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve
Policia e Shtetit përmes një postimi të bërë në mediat sociale ka përcjellë një mesazh urimi për 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Të dashur fëmijë,Në këtë ditë të veçantë, Policia e Shtetit ju uron: Gëzuar 1 Qershorin! 🎈Ju jeni thesari më i çmuar i shoqërisë sonë, e sotmja që na frymëzon dhe e ardhmja që na udhëheq. Jeni shpresa, garancia e një të ardhmeje më të mirë, zëri më i pastër i jetës dhe kujtimi më i shenjtë i çdo sakrifice.Për Policinë e Shtetit, siguria juaj është mision, përgjegjësi dhe prioritet i përhershëm. Ne jemi gjithmonë pranë jush, në shkolla, në komunitet, në rrugë, për të mbrojtur buzëqeshjen tuaj dhe për t’ju garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt.Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur, jemi pranë jush, kurdoherë që keni nevojë. -

“Erdha të të vrisja”/ Rama zbulon bisedën me aleatin gjerman të Berishës, kreu i PD: Urimi është ironi!
Edi Rama dhe Elmar Brok
TIRANË- Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka ndarë një foto nga takimi dhe ka treguar edhe bisedën që ka zhvilluar me Brok. Kreu i qevreisë zbulon se gjermani, edhe pse ka qenë mbështetës i kryedemokratit Sali Berisha, e ka uruar për fitoren e mandatit të katërt.
Postimi i Edi Ramës:Elmar Brook: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!
Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”! Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër!
Pas publikimit të mesazhit nga Rama, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Brok mbetet një mik i shqiptarëve, por tha se urimi i Brok për Ramën është një ironi.
“Ai mbetet një mik dhe urimi i tij është një ironi. Mos e pyet, ai është mik i shqiptarëve dhe votës së tyre të lirë. Urimi është ironi,”- tha Berisha.
Elmar Brok u rikthye në politikën shqiptare, pasi në maj 2024, ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq më të nga ballkoni i shtëpisë teksa ishte në “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”. Por mesa duket tashmë ka pasur edhe një takim me kreun e qeverisë./ZËRI -

Rama nxori foto me Elmar Brok, Berisha: Urimi i tij ishte ironi!
Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën për media, ka komentuar foton e publikuar nga kryeministri Edi Rama me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok.
Berisha tha se urimi i tij për Ramën ka qenë një ironi. Sipas tij, Brok, është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë.Lexo edhe :Related Posts
“Elmar Brook mik i shqiptarëve, urimi për Ramën, një ironi. Ai mbetet një mik, dhe urimi i tij është një ironi. Është një ironi, mos e pyet. Ai është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë të tyre. Urimi është ironi”, tha Berisha. -

Armiku gjerman i Ramës i bëhet mik, xhelozon Berisha
Elmar Brok, një eurodeputet gjerman që do shprehej rëndë kundër Ramës kur ky i fundit ishtë në opozitë, gjë për të cilën do tërhiqej me një kërkim ndjese, duket se ka ndryshuar qëndrim ndaj kryeministrit shqiptar. Kjo, sipas një statusi të këtij të fundit teksa ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare.
Shkruan Rama, si një përshkrim të asaj që ai pozon me politikanin gjerman, i afërt me opozitën aktuale.
“Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!
Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, ‘Çfarë s’të vret të bën më të fortë! Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër. Aachen, Gjermani”.
Po si e komenton Berisha nën një xhelozi të dukshme këtë molepsje të mikut të tij me armikin e përbetuar të tij?
“Elmar Brook mik i shqiptarëve, urimi për Ramën, një ironi. Ai mbetet një mik, dhe urimi i tij është një ironi. Është një ironi, mos e pyet. Ai është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë të tyre. Urimi është ironi”, tha Berisha, si gjithnjë me logjikën më të trashë të mundshme. /tesheshi.com/
-

Rama u shfaq krah mikut të tij në Gjermani, reagon Berisha: Urimi i Elmar Brok për të është ironi
Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët, u pyet në lidhje me një foto të publikuar nga kryeministri Edi Rama me një nga miqtë e hershëm të kryedemokratit, Elmar Brok. Berisha tha se Brok mbetet një mik i shqiptarëve, por tha se urimi i Brok për Ramën është një ironi. ”Ai mbetet një mik dhe urimi i tij është një ironi. Mos e pyet, ai është mik i shqiptarëve dhe votës së tyre të lirë. Urimi është ironi”, tha Berisha.
