Tag: urime

  • “Urime Shqipëri!”/ Marta Kos përgëzon Ramën për hapjen e të gjithë kapitujve, kryeministri i jep dhuratën e veçantë

    “Urime Shqipëri!”/ Marta Kos përgëzon Ramën për hapjen e të gjithë kapitujve, kryeministri i jep dhuratën e veçantë

    Marta Kos: Jemi fëmijë të një rajoni ku shija e lirisë ka përcaktuar udhëtimin tonë. Kur u takuam për herë të parë më ke dhuruar këtë Coca–Cola që ishte në një kuti më mbishkrimin: “Një herë e një kohë ishte dhurata më e çmuar edhe kur ta jepnin bosh” dhe kjo ka është edhe më e çmuar sepse ka skicimet tuaja.
    Për ta kremtuar këtë moment kemi kthyer dhuratën me një dhuratë feste, të gjithë ata prej nesh që janë rritur pas perdes se hekurt dhe mu kujtua një libër që lexova nga Lea Ypi “Free” dhe fliste në një fragment për dy familje shqiptare që ziheshin për një Coca-Cola dhe sjell në jetë 40 vitet e fundit e vështira që kaloi Shqipëria për të sjellë demokracinë dhe për të ndërtuar institucionet demokratike. Dhe kjo tregon se sa shumë keni arritur, le te sigurohemi që liria të qëndrojë me qytetarët tuaj tuaj, një Shqipëri e lire në një Europë të lirë, kjo është puna që presim të përfundojmë i dashur kryeministër. Ndaj le të kremtojmë hapjen e të gjithë kapitujve, tani mund të hamë edhe tortë për këtë arritje madhështore. Urime Shqipëri!
    Rama: Kur vjen fjala për kapituj për piketa dhe të gjitha këto gjëra mund të na habisni, por kur vjen fjala për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot, kështu që më lini të shtoj diçka që mungon aty. Dhe kjo nuk është e orkestruar. Kjo është verë autoktone Shqiptare me etiketën e skicuar prej meje.  

    Top Channel

  • “Urime dhe suksese!”, Bajram Begaj uron kuqezinjtë për arritjen historike

    “Urime dhe suksese!”, Bajram Begaj uron kuqezinjtë për arritjen historike

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar kuqezinjtë për arritjen historike, atë të fazës play-off në Kupën e Botës.
    Begaj ka ripostuar në Facebook golin e Kristjan Asllanit, i cili çoi peshë zemrat e shqiptarëve në minutën e 67-të, duke realizuar golin e fitores dhe të suksesit historik.
    “Suksese dhe urime kombëtares”, shkruan Begaj.

    Kujtojmë që Shqipëria ka edhe një sfidë të mbetur në kualifikueset e Kupës së Botës përballë Anglisë, e cila në rast fitoreje mund ta rendisë Shqipërinë në vendet e dyta më të mira, duke i dhënë mundësinë që ndeshja e parë e fazës play-off ta luajë në “shtëpi”.

  • “Urime Ramës për 8 Nëntorin”, deputeti demokrat thumbon PS-në: Idealet nuk paskan vdekur kurrë

    “Urime Ramës për 8 Nëntorin”, deputeti demokrat thumbon PS-në: Idealet nuk paskan vdekur kurrë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar me tone ironike në rrjetet sociale në lidhje me 8 Nëntorin, ditën e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, pararendëses së Partisë Socialiste.
    Në një postim të shkurtër, Gjekmarkaj i ka uruar kryeministrit Edi Rama ‘përvjetorin’ e partisë që sipas tij, mbetet frymëzimi ideologjik i së majtës në pushtet.
    ‘Urime Edi Ramës për 84-vjetorin e Partisë së tij! Idealet e 8 Nëntorit nuk paskan vdekur kurrë!’, shkruan Gjekmarkaj, duke ironizuar lidhjen historike mes PS-së së sotme dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë, e themeluar më 8 nëntor 1941.

  • “Kam marrë shumë urime”, Sylvinho për fitoren ndaj Serbisë: Ja çfarë më ka shkruar Mançini

    “Kam marrë shumë urime”, Sylvinho për fitoren ndaj Serbisë: Ja çfarë më ka shkruar Mançini

    Tekniku i Kombëtares, Sylvinho tha në konferencë për shtyp se ka marrë shumë urime pas fitores 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac.
    “Shumë komplimente dhe urime. Të gjitha të rëndësishme. Por 10 ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me video, ishin bashkë edhe stafi afër me Roberto Mançinin.

    Pas ndeshjes me Serbinë më ka shkruar bravo Silvio ke bërë shumë mirë, por sigurisht të gjitha mesazhet janë të rëndësishme”- tha ai.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Shprehje të bukura popullore urimtarie shqipe që mund dhe duhet të riaktivizohen në ligjërimin e përditshëm

    Shprehje të bukura popullore urimtarie shqipe që mund dhe duhet të riaktivizohen në ligjërimin e përditshëm

    “Asnjë gjuhë tjetër nuk ka fjalë aq të bukura se sa shqipja për urime.” – Edith Durham

    Shprehjet e bukura popullore urimtare shqipe vërtet kanë një shprehësi e kolorit të veçantë si në asnjë gjuhë tjetër, si: T’u rrittë nderi!, Të paça!, T’u bëftë dielli urë!, T’patë e mira!, T’punoftë ora!, T’punoftë shendja!, Të hëngërt goja mjaltë!, Të lumshin duart!, Të lumshin këmbët!, Të lumshin krahët!, Të lumtë dora!, Të lumtë goja!, Përshumëjetë!, Paç këmbën e mbarë!, Ëmbël e mirë qofshi!, etj. Porse sot këto po rrëgjohen dhe pothuajse ikin nga përdorimi, janë rrudhur në disa urime formale: Përshëndetje!, Gëzuar!, Urime!, e në disa artificializma: Kënaqësi me ju pas në studio!, Kënaqësia është e imja! “Keqardhje të shohësh se çka ndodhi sot.” Bën sens (fr. faire des siennes) – në vend të: bën të tijat, bën marrëzirat e zakonshme.

    Nga Qemal Murati

    Veçanërisht një kolorit e shprehësi të madhe te shqiptarët kanë urimet për jetëgjatësi dhe jetë të bardhë (me fat e pa brenga):

    Tungjatjeta! t’u zgjattë jeta! (një shprehje që nuk e gjen te gjuhët e tjera).

    T`u rrittë jeta!

    T’u rrittë jeta e tungjatjeta! (përsëritje për përforcim të jetëgjatësisë).

    Më rrofsh!

    Na rrofsh!

    Rrënofsh sa pulëbardha! paç jetë shumë të gjatë! Në përgjigje: Sa të thotë Zoti! (Shestan).

    Rrofsh sa hutat e bardha! rrofsh treqind vjet, sa thuhet se ka jetuar shpendi huta e bardhë (Kërçovë).

    Rrofsh sa Baba Tomorri! (Skrapar).

    Rrofsh sa mali i Tomorrit! (Skrapar).

    Rrofsh sa Sharri plak!

    Rrofsh sa dielli e hënëza! (Kozencë).

    Rrofsh sa mosha e kësaj toke!

    Rrofsh sa rron vera me bukën! (Kozencë).

    Një mijë vjet të bardha! urim për jetëgjatësi (arbëreshët e Italisë – Kozencë).

    Me të ëmbël na shkoftë moti! ur. (Skrapar).

    Pashë mirë sa ka deti! (arbëreshët e Italisë – Kozencë).

    Qofsh jetëbardhë! e paç jetën të bardhë, qofsh me fat! (Tropojë).

    T’u bëftë diell! të vaftë mbarë!

    T’u bëftë dielli urë! shkoftë mbarë, paç gëzim e lumturi (Gurgurnicë – Tetovë).

    T’u bëftë dita një mijë! t’u zgjattë jeta!, rrofsh e qofsh sa malet! Edhe: T’u bëftë dekika motmot! I thuhet dikujt, për të cilin dëshirojmë që të ketë jetë të gjatë.

    Vetëm gjuha shqipe ka togfjalësha të tillë mrekullues si: bëj falmeshëndet, shkoj për kryeshëndoshë, t’u rrittë jeta e tungjatjeta!, A je burrë!, Mirëmbarë!, Mirënlog!, Falëmeshëndet!, etj. Në rrafshin krahasues në gjuhë dhe bashkësi shoqërore të ndryshme të Europës, mund të thuhet se shqiptarët dhe gjuha shqipe karakterizohen si një nga bashkësitë më të pasura me përshëndetje dhe urime të bukura. Ato janë të mbërthyera në një bosht leksikosemantik që tregon cilësitë e larta dhe fisnikërinë e shpirtit shqiptar. Tejendanë përshëndetjeve dhe urimeve shqiptare si një bosht madhor dhe i plotvlershëm qëndrojnë mbemrat: (i, e) mirë, (i, e) mbarë, (i, e) gëzuar, (i, e) shëndoshë, si dhe emrat: jetë e gjatë, shëndet, gaz e gëzim etj. (Gjovalin Shkurtaj).

    Filologu i shquar Mustafa Kruja për përshëndetjet shqiptare do të shprehet: “Të mrekullueshme i ka shqipja të përshëndetunat, e gati kurrë përgjegja s’është e njëmendtë me falën e atij që e bën së pari. Në krahasim me tonat, ato të çdo gjuhe tjetër që njoh më duken qesharake.”

    Autori i këtyre radhëve ka përgatitur për botim “Fjalor i urimeve dhe mallkimeve” me një lëndë prej mbi 3500 përshëndetjesh, urimesh, bekimesh, betimesh, mallkimesh e sharjesh, me shprehje të ngulëta popullore, që përdoren për çdo ditë në gojë të shqipfolësve, që i japin gjuhës shqipe një karakter të veçantë, një rrjedhje të ëmbël në lëmin e urimtrisë dhe të ashpër e të vrazhdë në mallkimtari.

    Fjalori përfshin gjashtë krerë:

    Të përshëndoshura 97

    Uresa e urime 744

    Betime 244

    Mallkime 1730

    Nushëllime 44

    Fjalë e shprehje përçmuese 700.

    Ky fjalor sjell një regjistër prej kund 244 betimesh të qëmtuara nga goja e popullit dhe nga literatura, ku thuhet se: Shqiptari i jep më tepër rëndësi betimit “Për qiell e për dhe” se atij “Për Zotin”, “Për Allahun”, “Për Krishtin” (Krist Maloki). Khs. dhe betimin e vjetër te shqiptarët: “Për atë diell që vete lodhët.” (Kurvelesh).

    ObserverKult

  • Mesi përgëzon Dembelenë: Jam i lumtur për ty

    Mesi përgëzon Dembelenë: Jam i lumtur për ty

    Njeriu që ka fituar më shumë Topa të Artë në historinë e futbollit (gjithësejt 8) donte ta përgëzonte lojtarin më të mirë të shpallur mbrëmë në Paris. Lionel Mesi, duartrokiti personalisht Ousmane Dembele për arritjen historike në karrierën e tij gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Théâtre du Châtelet në Paris.

    Anësori 28-vjeçar i PSG-së e arriti këtë sukses, duke tejkaluar edhe rivalin e tij të madh Lamine Jamal dhe duke fituar njohje për një sezon të famës absolute në Francë dhe Europë me pesë tituj, përfshirë titullin e parë të klubit në Ligën e Kampionëve.

    Kampioni ardgjentisa teksa luan në MLS te Inter Majemi shkruan: “Urime të mëdha! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”, shkroi ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së në Instagram.

    Vazhdo leximin

  • Start me fitore 5-0, Gattuso: Urime djemve! Duam t’i bëjmë italianët sërish të lumtur

    Start me fitore 5-0, Gattuso: Urime djemve! Duam t’i bëjmë italianët sërish të lumtur

    6 Shtator 2025

    8:06

    Alfred Lleshi

    Debutim i mbarë për Rino Gattuson në stolin e Italisë, me fitoren e thellë 5-0 ndaj Estonisë. “Duhet t’i falënderojmë djemtë për shfaqjen që dhanë. Në pjesën e parë mungoi vetëm goli, mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. Merita është e djemve për mënyrën si u sollën këto ditë. Punuan mirë, kishte një ambient që më pëlqeu shumë. Urimet iu shkojnë atyre”, – tha “luftëtari” për “Rai Sport”.
    Sa i përket Kean dhe Retegui, trajneri shtoi: “Të gjithë skuadrës duhet t’i bëjmë komplimente. Luajtëm me dy sulmues, e dinim se mund të rrezikonim në ndonjë kundërsulm, por donim të luanim në gjysmën e fushës së kundërshtarit. Është normale që kur rritet niveli, ndeshje të tilla delikate të bëjnë të ekspozohesh ndaj rreziqeve. Sot ishte e drejtë të provohej një skuadër ofensive. Urime djemve, ishin shumë të mirë”.
    Gattuso theksoi edhe objektivin: “Ne kemi qëllimin për t’i bërë njerëzit të lumtur, t’iu kthejmë italianëve entuziazmin… Urime lojtarëve të mi! Tani rikuperojmë dhe mendojmë për të hënën”.

  • FOTO / “Serbia ju do!”, Beogradi mbushet me urime për ditëlindjen e Lukashenkos

    FOTO / “Serbia ju do!”, Beogradi mbushet me urime për ditëlindjen e Lukashenkos

    Të dielën rrugët e Beogradit dhe Novi Sadit në Serbi janë “pushtuar” nga billboard-e me urime për ditëlindjen e Presidentit të Bjellorusisë, diktatorit Aleksandër Lukashenko.
    “Gëzuar ditëlindjen, President Lukashenko! Serbia të do!“, shkruhet në posterat e vendosur në kryeqytet dhe në Novi Sad.
    Dyshohet se pas gjithë kësaj qëndron lëvizja konservatore “Naši”, pasi nënshkruesi është Ivan Ivanović nga lëvizja e krahut të djathtë.
    Gjatë pothuajse njëzet viteve të ekzistencës së saj, “Nasi” u bë e famshme duke kundërshtuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë, duke ndërprerë forumin Peščanika, duke organizuar një shfaqje publike nga Kristijan Golubović, duke akuzuar Boris Tadiç dhe Aleksandër Vuçiç për tradhti, por edhe duke përpiluar një listë me “30 urrejtës të serbëve”.
    Kujtojmë se diktatori bjellorus Lukashenko ka sunduar vendin për më shumë se një çerek shekulli. Në diktaturën e tij mizore, ai mbështetet plotësisht te Rusia e Vladimir Putinit.
    Dhjetëra mijëra kundërshtarë dhe aktivistë të tij politikë janë ndjekur penalisht dhe burgosur në burgje në të gjithë Bjellorusinë. Në vend ekziston monotoni totale mediatike dhe mediat e rralla të pavarura bjelloruse operojnë jashtë vendit.

  • Suksesi historik i Dinamos ndaj Hajduk, Duka: Kualifikim fantastik, Urime

    Suksesi historik i Dinamos ndaj Hajduk, Duka: Kualifikim fantastik, Urime

    Reagimi presidentit të FSHF-së Armand Duka pas fitores 3-1 (në shtesë) ndaj emrit të madh të futbollit kroat Hajduk Split.

    Kualifikim fantastik, urime Dinamo City!

    Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në “Air Albania” pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë.

    Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni.

    Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana, edhe pse në dy ndeshje u përball denjësisht me kampionen e Sllovenisë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Perez prezanton talentin Mastantuono: Urime, erdhe në klubin më të madh në botë

    Perez prezanton talentin Mastantuono: Urime, erdhe në klubin më të madh në botë

    Presidenti Perez: “Urime sepse sot është ëndrra juaj më e madhe e bërë realitet, në ditëlindjen tuaj. Ju është dashur të prisni derisa të mbushnit 18 vjeç për të veshur fanellën e klubit më të dashur, të admiruar dhe të suksesshëm në botë”

    Franko Mastantuono u prezantua si lojtar i ri i Real Madridit. Eventi u zhvillua në Real Madrid City dhe filloi me shfaqjen e një videoje që paraqiste imazhet më të mira të lojtarit. Presidenti i Realit, Florentino Perez, foli më pas:

    “Sot është një tjetër nga ato ditë të mrekullueshme me emocione të veçanta për të gjithë ne që jemi të apasionuar pas Real Madridit. Sepse një nga talentet më të mëdha që ka dalë kohët e fundit në botën e futbollit po bashkohet me klubin tonë. Sot mirëpresim Franco Mastantuonon.”

    “Urime sepse sot është ëndrra juaj më e madhe e bërë realitet, në ditëlindjen tuaj. Ju është dashur të prisni derisa të mbushnit 18 vjeç për të veshur fanellën e klubit më të dashur, të admiruar dhe të suksesshëm në botë. Sot është një nga ditët më të rëndësishme të jetës suaj, dhe është gjithashtu për familjen tuaj, të cilët janë me ju në këtë moment: për prindërit tuaj dhe vëllezërit e motrat tuaja. Ata e dinë mirë se sa shumë keni luftuar për të arritur deri këtu.”

    Vazhdo leximin