Tag: urgjencës

  • Kryeministri Rama publikon pamje nga Qendra Kombëtare e Urgjencës: Ekipet mjekësore në shërbim të qytetarëve 24/7

    Kryeministri Rama publikon pamje nga Qendra Kombëtare e Urgjencës: Ekipet mjekësore në shërbim të qytetarëve 24/7

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një postim në rrjetet sociale, ku ka shprehur vlerësimin për punën e ekipeve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, të cilët janë në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

    Rama thekson angazhimin e stafit mjekësor në përballimin e çdo emergjence dhe në ofrimin e ndihmës shëndetësore për qytetarët në çdo moment të ditës.
    “Me punën në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku ekipet operojnë 24/7 në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan kryeministri në mesazhin e tij.

    Top Channel

  • Vlorë/ Shkatërron derën e Urgjencës, shpallet në kërkim 31-vjeçari

    Vlorë/ Shkatërron derën e Urgjencës, shpallet në kërkim 31-vjeçari

    Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka dëmtuar me grusht derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal në Vlorë
    Vlorë – Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka dëmtuar me grusht derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal në Vlorë.
    Sipas policisë ai dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, duke e goditur me grusht”.
    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Mbi 200 fëmijë në ditë në urgjencë, mjeku: Periudhë e ngarkuar me infeksione respiratore

    Mbi 200 fëmijë në ditë në urgjencë, mjeku: Periudhë e ngarkuar me infeksione respiratore

    Mbi 200 fëmijë në ditë i drejtohen urgjencës pediatrike në QSUT për shkak të infeksioneve respiratore virale, shqetësimeve gastrointestinale dhe diagnozave të tjera.
    Shefi i Urgjencës, Albert Lama thotë për RTSH-në, se simptomat që po mbizotërojnë këtë sezon vjeshte janë ato të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
    “Kemi më tepër probleme që prekin aparatin respirator, që do të thotë probleme me kollën, me të ftohurën, siç thotë fjala popullore, në raport me problemet gastrointestinale. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi probleme gastrointestinale, domethënë të shoqëruara me bark dhe të vjella. Fluksi ditor shkon mbi 200. Fundjava është e ngarkuar“, thotë mjeku.
    15% e rasteve që paraqiten në urgjencë kërkojnë trajtime me protokolle specifike, për shkak të ndërlikimeve.
    “Rastet që i shtrojmë, që pak a shumë janë 10-15 për qind e rasteve të fluksit ditor që paraqiten në urgjencën pediatrike, janë raste që kërkojnë trajtim të mëtejshëm spitalor dhe sigurisht për këto raste ndiqet protokolli mjekësor në varësi të diagnozës për të cilën ai shtrohet”, nënvizon Lama.
    Fundjavat janë ditët më të ngarkuara në urgjencën pediatrike, për shkak se në ambulator, vizitat priten vetëm nga një mjek roje.
    Mjekët pediatër të urgjencës thonë se prindërit nuk duhet të nxitojnë në spital që në temperaturën e parë që bën fëmija, por të marrin kontakt me mjekun e familjes.

  • Në grevë prej 19 ditësh për zhvarrosjen e të birit, Pano Ruçi përfundon në spital, mjekët thirrje qeverisë greke: Të plotësohen kërkesat e tij

    Në grevë prej 19 ditësh për zhvarrosjen e të birit, Pano Ruçi përfundon në spital, mjekët thirrje qeverisë greke: Të plotësohen kërkesat e tij

    Spitali i Përgjithshëm i Nikeas lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me shëndetin e Pano Ruçi (Routsis), i cili kishte shkuar më herët sot për t’iu nënshtruar analizave, ndërsa ai vazhdon grevën e urisë për të 19-ën ditë.

    Sipas një deklarate nga spitali, Ruçi “iu nënshtrua një ekzaminimi klinik, ekzaminimit kardiologjik dhe patologjik, si dhe analizave laboratorike. Vlerësimi mjekësor nuk zbuloi një kërcënim të menjëhershëm për jetën e tij”.
    Pas përfundimit të procesit, Pano Ruçi u largua me kërkesën e tij.
    Njoftimi nga spitali
    Gjatë detyrës në gatishmëri të 3 tetorit 2025, Panos Routsi erdhi në Departamentin e Urgjencës të Spitalit të Përgjithshëm të Nikeas me simptoma të dobësisë.
    Ai iu nënshtrua një ekzaminimi klinik, ekzaminimit kardiologjik dhe patologjik, si dhe analizave laboratorike. Vlerësimi mjekësor nuk zbuloi një kërcënim të menjëhershëm për jetën e tij.
    Pas përfundimit të procedurës dhe në përputhje me dëshirat e tij, ai u largua nga Departamenti i Urgjencës së spitalit.
    Më herët, mjekët e tij kishin lëshuar gjithashtu një deklaratë mbi shëndetin e 48-vjeçarit, duke thënë se në ditët e mëparshme ai kishte përjetuar lodhje të fortë, përgjumje, si dhe episode të përsëritura hipoglicemie në kufijtë e vijës së parë dhe mpirje në gjymtyrët e poshtme, ndërsa në total brenda 19 ditëve ai ka humbur 10 kilogramë. Gjë që korrespondon me 8.9% të peshës së tij fillestare trupore.
    Siç raportojnë mjekët, Ruçi, tashmë në ditën e 19-të të grevës së tij të grevës, “vazhdon të ketë një rrezik në rritje të ndërlikimeve serioze”. Deklarata nga “mjekët e solidaritetit” që po e monitorojnë atë thekson gjithashtu se grevisti 48-vjeçar refuzon të shtrohet në spital.
    Njoftimi nga mjekët e Panos Ruçit
    Për Panos Ruçi, 48 vjeç, në grevë urie që nga 15/9/2025 (dita e 19-të).
    Ruçi, i cili monitorohet çdo ditë nga një ekip mjekësh mbështetës, ka një histori personale të hipertensionit, aritmisë kardiake, vaskulopatisë periferike, dislipidemisë, apnesë së gjumit dhe gastritit, u ekzaminua sot në Departamentin e Urgjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Nikeas.
    Në ditët e mëparshme, ai ka përjetuar lodhje ekstreme, përgjumje, si dhe episode hipoglicemie kufitare dhe të përsëritura, dhe mpirje në gjymtyrët e poshtme.
    Gjatë ekzaminimit objektiv, ai vazhdon të shfaqë edemë të lehtë të gjymtyrëve të poshtme, hipotension ortostatik dhe takikardi gjatë qëndrimit në këmbë. Vlerësimi nga një kardiolog nuk zbuloi asnjë patologji.
    Ai ka humbur gjithsej 10 kilogramë peshë trupore, që korrespondon me 8.9% të peshës së tij fillestare trupore. Analizat e gjakut tregojnë një vlerë shumë të ulët të acidit urik dhe fosfatazë alkaline të ulët, substanca që shoqërohen me ushqyerje të reduktuar.
    Ruçi, tashmë në ditën e 19-të të grevës së tij të urisë, vazhdon të jetë në rrezik të shtuar për komplikacione serioze dhe dështim shumëorganësh.
    Situata e tanishme dhe fakti që ai mbetet në mohim të plotë të ushqimit, e bëjnë situatën e tij veçanërisht kritike.
    Duke pasur parasysh që kërkesa për zhvarrimin, autopsitë dhe testet biokimike-toksikologjike të djalit të tij është plotësisht ligjore dhe e garantuar kushtetutërisht, ne i bëjmë thirrje Qeverisë, autoriteteve gjyqësore dhe të gjithë aktorëve kompetentë që ta plotësojnë kërkesën e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Ruçi deklaron se nuk ka ndërmend të ndalojë së ushqyeri derisa kërkesa e tij të plotësohet. Ai gjithashtu refuzon të shtrohet në spital.
    Ne apelojmë për përmbushjen e plotë të kërkesave të tij.
    Në emër të ekipit mjekësor që kujdeset për zotin RUçi (Olga Kosmopoulou, patologe – specialiste e sëmundjeve infektive, Maria Karambeli, patologe – mjek urgjence, Dimitris Zialias, patolog, Chrysa Botsi, pulmonologe, Anna Karageorgiou, mjeke e përgjithshme, specialiste në mjekësinë e urgjencës, Lina Diamantopoulou, specialiste në patologji, Agapi Iliaki, specialiste në patologji, Machi Konstantinou, specialiste në patologji).

    Top Channel

  • 200 raste në 24 orë/ Shkollat përhapën më shpejt virozat e stinës, mjeku flet për përballjen me fluksin

    200 raste në 24 orë/ Shkollat përhapën më shpejt virozat e stinës, mjeku flet për përballjen me fluksin

    Urgjenca e spitalit rajonal të Elbasanit këto ditë po përballet me fluks të vizitave, ku mbizotërojnë kryesisht shqetësimet nga virozat që janë në qarkullim. Shefi i urgjencës shpjegon arsyet e këtij fluksi, si dhe numrat që po përballon ky shërbim brenda 24 orëve.
    Sipas kryemjekut të urgjencës, në këtë periudhë nuk mungojnë as rastet me infeksione nga Covid-19.
    Shmangia e grumbullimeve, marrja e masave nga vetë personat me virozë që të mos kenë kontakte me persona të tjerë dhe vaksinimi, kryesisht i personave me risk dhe sëmundje bashkëshoqëruese, janë këshillat kryesore të mjekëve për këtë situatë.

  • “Po qarkullon një nëntip i ri”, shefi i Urgjencës bën paralajmërimin: Gripi i këtij viti do të jetë më agresiv

    “Po qarkullon një nëntip i ri”, shefi i Urgjencës bën paralajmërimin: Gripi i këtij viti do të jetë më agresiv

    Gjatë verës, për shkak të lëvizjeve turistike dhe temperaturave të larta, është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve me infeksione virale, si të aparatit tretës ashtu edhe të rrugëve të frymëmarrjes.
    Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë theksoi se ekipet mjekësore janë të angazhuara deri më 30 shtator për përballimin e rasteve të shumta.
    “Jemi të angazhuar me ekipet e urgjencës deri më 30 shtator. Sigurisht që janë sëmundjet e stinës ato që janë më të frekuentueshme. Mos të harrojmë këtë vit edhe zjarret që na kanë impenjuar shumë me ekipet tona. Virozat janë prezente gjatë gjithë kohës dhe viruset janë të njëjtat, nuk është se ndryshojnë. Si simptoma, nëse fillojmë nga më e lehta deri te më e rënda, janë të njëjtat, por nëse bëjmë një klasifikim, i ndajmë në viruse të rrugëve të sipërme respiratore, viruse të rrugëve të frymëmarrjes dhe të mushkërive, viruse të aparatit tretës, toksina dhe baktere. Këto janë shkaktarët e gjendjeve të tilla dhe nga statistikat deri në datën 24, ishin 61-62 mijë vizita të kryera, nga të cilat në vend të parë ishin gastroenteritet me rreth 15% të shkaktuara nga viruset dhe respiratoret me rreth 10%”, tha ai.
    Shefi i urgjencës theksoi se me afrimin e stinës së vjeshtës, pritet një tjetër valë sëmundjesh sezonale, përfshirë gripin e tipit A dhe B, i cili këtë vit mund të jetë më agresiv për shkak të një nëntipi të ri të virusit, tashmë i pranishëm në shumë vende të botës, ku ka shkaktuar shtim të rasteve të infektuara dhe të shtruara në spitale. Në këtë kuadër, Brataj apeloi për kujdes të shtuar, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët janë më të pambrojturit ndaj komplikacioneve që sjell gripi.
    Brataj tha gjithashtu se masat mbrojtëse si higjiena personale, ajrosja e ambienteve të mbyllura dhe shmangia e kontakteve të ngushta në ambiente me risk janë të domosdoshme. Por mbi të gjitha, ai theksoi rëndësinë e vaksinimit kundër gripit, si mënyra më efektive për të parandaluar përhapjen dhe për të mbrojtur shëndetin publik.
    “Tani presim gripin të tipit A dhe B. Mund ta parandalojmë përmes higjienës, ajrimit të ambienteve dhe sidomos vaksinës së gripit. Fëmijët janë më të ekspozuarit dhe të moshuarit, prandaj duhet që të bëjnë vaksinën, sepse janë më të pambrojtur. Është më i dëmshëm te fëmijët, sepse shkakton dëmtime të bronkeve. Nëse kalojmë te bakteret, të cilat kanë qenë më të pranishme këtë verë, sidomos me diarre, të vjella dhe dehidratim. Gripi parashikohet që të fillojë nga fundi i tetorit. Duhet të kemi parasysh që ky grip këtë vit do të jetë pak më shumë agresiv se sa herën e kaluar, sepse ka një nëntip të ri, i cili po demonstron në gjysmën e botës një shtim të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Çdolloj moshe mund ta bëjë vaksinën për të qenë të mbrojtur”, përfundoi ai.

  • Shqiptari i dehur rreh dy infermiere në dhomën e urgjencës në Itali

    Shqiptari i dehur rreh dy infermiere në dhomën e urgjencës në Itali

    Një ngjarje e paparecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit Imperia në Itali, ku dy infermiere u sulmuan nga një shqiptar i dehur.
    Sipas mediave italiane agresori është 41-vjeçari shqiptar që jeton në Sanremo, me precedentë penalë dhe i liruar së fundmi nga arresti shtëpiak.
    Dy punonjëset e kujdesit shëndetësor thuhet se pësuan lëndime të rënda. Shqiptari mbërriti në dhomën e urgjencës me ambulancë rreth orës 19:30, pastaj filloi të sillej në mënyrë të vrazhdë. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e disa oficerëve.
    Lidhur me incidentin ka reaguar edhe nënkryetari i Rajonit të Ligurias, Alessandro Piana, i cili shprehu solidaritetin e tij me dy infermierët dhe pacientët e tyre.
    “Është e papranueshme që ata që refuzojnë trajtimin dhe rregulloret të jenë ende të lirë të qarkullojnë: ky individ duhej të ishte përjashtuar shumë kohë më parë dhe nuk duhej të kishte qenë kurrë në një dhomë urgjence, e cila duhet të mbetet një vend i sigurt për stafin dhe qytetarët.
    Siguria është e para: na duhen më shumë mbrojtje për punonjësit e spitalit dhe zbatim i rreptë i urdhrave të dëbimit për ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendin tonë”, tha ai.

  • Virozat e stinës, Brataj bën paralajmërimin e fortë: Kulmi pritet të arrijë në…

    Virozat e stinës, Brataj bën paralajmërimin e fortë: Kulmi pritet të arrijë në…

    Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në kanalin e tij në Youtube është shprehur se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër të shtuar të rasteve me grip, në krahasim me vitin e kaluar.
    Në fillim të mesazhit të publikuar ai shprehet se Australia po përjeton një nga sezonet gripale më të rënda të dekadës së fundit, me rritje të konsiderueshme të rasteve (+70%), shtrimeve në spital (+50%) dhe shërbimet e urgjencës janë dyfishuar.
    Po çfarë pritet të ndodh në Shqipëri dhe në Europë?
    Sipas Brataj virusi që po qarkullon në hemiserën jugore A H1N1 dhe B Victoria pritet që në Shqipëri dhe Europë të ketë intensitet më të lartë se ai i vitit të kaluar, prandaj vaksinimi është i rëndësishëm.
    Brataj thekson se personat më të rrezikuar janë të moshuarit, pacientët kronikë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.
    Teksa nëvizon se të parët që duhet të vaksinohen është ekipi mjekësor, Brataj u bën apel të gjithë qytetarëve të që mos të mbipopullojnë urgjencat sepse mund të marrin infeksione të tjera.

  • Temperaturat e larta/ Fluks pacientësh në Urgjencë, mjeku: Rreth 100 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmë

    Temperaturat e larta/ Fluks pacientësh në Urgjencë, mjeku: Rreth 100 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmë

    Temperaturave e larta kanë rritur edhe fluksin e pacientëve në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat. 90-100 pacientë paraqiten çdo ditë pranë këtij reparti, kryesisht të moshuar e të sëmurë kronikë.
    Sipas mjekëve të urgjencës janë moshat e treta ata që paraqiten në gjendje të rënduar, me gjendje febrile dhe gastroenterite dhe me probleme me tensionin.
    Shefi i Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, mjeku Xhezair Guri ka pohuar se fluksi i vizitave ka ardhur çdo ditë në rritje dhe pjesa më e madhe e pacientëve që paraqiten për të marrë trajtim mjekësor në Repartin e Urgjencës mbërrijnë aty me çrregullime digjestive për shkak të vapës.
    “Gjatë kohëve të fundit, me rritjen e temperaturave të larta të ambjentit, edhe Reparti i Urgjencës në Spitalin e Beratit ka filluar të ngarkohet pasi janë shtuar rastet e të sëmurëve, sidomos moshat e treta, të sëmurët me patologji kardiake, diabetikët dhe të sëmurët me azmë.Rastet kanë pasur një trend në rritje nga dita në ditë dhe të sëmurët paraqesin problematika shëndetësore të ndryshme, si diarre e të vjella dhe çregullime të traktit digjestiv. Nga 80-90 vizita që kemi pasur çdo ditë, me këto temperatura të larta kemi pasur një rritje ditore të vizitave dhe shtrimeve me 10% më shumë.E gjithë kjo gjendjee krijuar kohët e fundit, ka ardhur për shkak të temperaturave të larta, prandaj ne u rekomandojmë moshave të treta dhe të sëmurëve kronikë që të qëndrojnë në ambjente të freskëta, në ambjente me hije dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.
    Rastet sipas diagnoza dhe sipas protokolleve, trajtohen me serume, me antipiretikë, bëjmë edhe analizat dhe nqs është e nevojshme i shtrojmë në spital.
    Moshat më të prekura janë moshat e treta, të sëmurët kronikë por ka pasur edhe raste të sëmurësh ndër moshat e reja, ndoshta nga ushqimet e kontaminuara dhe jo të mira. Kemi pasur edhe disa raste të komplikuara, të cilat janë trajtuar fillimisht në spitalin e Beratit dhe për shkak të komplikacioneve i kemi nisur në spitalin e Tiranës”,ka thënë mjeku Xhezair Guri.

  • Temperaturat e larta/ Fluks pacientësh në Urgjencën e Beratit, mjeku: Rreth 100 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmë

    Temperaturat e larta/ Fluks pacientësh në Urgjencën e Beratit, mjeku: Rreth 100 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmë

    Temperaturave e larta kanë rritur edhe fluksin e pacientëve në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat.

    90-100 pacientë paraqiten çdo ditë pranë këtij reparti, kryesisht të moshuar e të sëmurë kronikë.

    Sipas mjekëve të urgjencës janë moshat  e treta ata që paraqiten në gjendje të rënduar, me gjendje febrile dhe gastroenterite dhe me probleme me tensionin.

    Shefi i Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, mjeku Xhezair Guri ka pohuar se fluksi i vizitave ka ardhur çdo ditë në rritje dhe pjesa më e madhe e pacientëve që paraqiten për të marrë trajtim mjekësor në Repartin e Urgjencës mbërrijnë aty me çrregullime digjestive për shkak të vapës.

    “Gjatë kohëve të fundit, me rritjen e temperaturave të larta të ambjentit, edhe Reparti i Urgjencës në Spitalin e Beratit ka filluar të ngarkohet pasi janë shtuar rastet e të sëmurëve, sidomos moshat e treta, të sëmurët me patologji kardiake, diabetikët dhe të sëmurët me azmë.Rastet kanë pasur një trend në rritje nga dita në ditë dhe të sëmurët paraqesin problematika shëndetësore të ndryshme, si diarre e të vjella dhe çregullime të traktit digjestiv. Nga 80-90 vizita që kemi pasur çdo ditë, me këto temperatura të larta kemi pasur një rritje ditore të vizitave dhe shtrimeve me 10% më shumë.E gjithë kjo gjendjee krijuar kohët e fundit, ka ardhur për shkak të temperaturave të larta, prandaj ne u rekomandojmë moshave të treta dhe të sëmurëve kronikë që të qëndrojnë në ambjente të freskëta, në ambjente me hije dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.

    Rastet sipas diagnoza dhe sipas protokolleve, trajtohen me serume, me antipiretikë, bëjmë edhe analizat dhe nqs është e nevojshme i shtrojmë në spital.

    “Moshat më të prekura janë moshat e treta, të sëmurët kronikë por ka pasur edhe raste të sëmurësh ndër moshat e reja, ndoshta nga ushqimet e kontaminuara dhe jo të mira. Kemi pasur edhe disa raste të komplikuara, të cilat janë trajtuar fillimisht në spitalin e Beratit dhe për shkak të komplikacioneve i kemi nisur në spitalin e Tiranës”,ka thënë mjeku Guri.