Tag: urgjencë

  • Aksident në Fier/ Furgoni i policisë përplaset me “Mercedezin” dhe përfundon në kanal, efektivët dërgohen me urgjencë në spital

    Aksident në Fier/ Furgoni i policisë përplaset me “Mercedezin” dhe përfundon në kanal, efektivët dërgohen me urgjencë në spital

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Cakranit, në Fier, ku një furgon i Policisë është përplasur me një automjet tip “Mercedes” dhe ka përfunduar në kanalin anës rrugës, duke thyer edhe barrierat mbrojtëse të autostradës.

    Si pasojë e përplasjes, dy efektivë të FNSH-së që ndodheshin në furgon janë shoqëruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
    Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

    Top Channel

  • Panik në duelin Skënderbeu-Lushnjë, tifozi niset me urgjencë për në spital

    Panik në duelin Skënderbeu-Lushnjë, tifozi niset me urgjencë për në spital

    Dueli i Kategorisë së Parë mes Skënderbeut dhe Lushnjës u ndërpre për disa minuta për shkak të një emergjence shëndetësore në shkallët e stadiumit.
    Një tifoz u ndje keq gjatë ndeshjes, duke shkaktuar shqetësim tek të pranishmit.
    Stafi mjekësor reagoi menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë në vendngjarje, ndërsa më pas tifozin e transportuan me urgjencë drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm./vizionplus.tv

  • Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Levan-Tepelenë, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital

    Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Levan-Tepelenë, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital

    pamje nga aksidenti

    TEPELENË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Levan-Tepelenë, ku raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se automjeti me drejtues Bilbil Haruni, është përplasur me automjetin me drejtues Luan Azizllari. Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe dy pasagjerë të moshave 44 dhe 39-vjeç. Tre të lënduarit janë shoqëruar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por ende nuk duhet gjendja e tyre shëndetësore.
    Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe lagështira në rrugë. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
    Njoftimi:
    Mallakastër/Informacion paraprak
    Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.
    Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
     

  • Përfunduan me makinë në kanal, nisën me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dy persona

    Përfunduan me makinë në kanal, nisën me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dy persona

    Rreth orës 15:10 ne aksin rrugor Kuç-Vlorë në vendin e quajtur “Gjorm” mjeti tip Volsëagen me drejtues shtetasin Merko Tushi rreth 50 vjeç dhe pasagjer Dorjan Tushi 33 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka përfunduare në kanal.
    Dyshohet se për shkak te lagështirës në rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasoje ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues të rrugës.
    Të dy personat u nisën me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë.
     

  • Aksident në Gjormë, dy persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital (Emrat)

    Aksident në Gjormë, dy persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital (Emrat)

    Një aksident rrugor u regjistrua këtë të shtunë, më 22 nëntor 2025, rreth orës 15:10, në aksin Kuç–Vlorë, në vendin e quajtur “Gjorm”. Mjeti tip Volkswagen me targa AB173GF, që drejtohej nga Merko Tushi, rreth 50 vjeç, dhe në të cilin udhëtonte si pasagjer Dorjan Tushi, 33 vjeç, doli nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se humbja e kontrollit të automjetit ka ardhur si pasojë e lagështirës në rrugë. Të dy të plagosurit u transportuan me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • U gjet në rrugë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë. Muaj më parë u vetëhodh nga ballkoni i shtëpisë

    U gjet në rrugë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë. Muaj më parë u vetëhodh nga ballkoni i shtëpisë

    Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës mëngjesin e sotëm.

    Mësohet se 40 vjeçari Ledion Meçollari është gjetur ditën e djeshme në rrugë dhe është dërguar në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve, ai ka qenë në gjendje të dehur pasi ishte përdorues i alkoolit dhe lëndëve narkotike po ashtu.
    Mëngjesin e sotëm gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Kujtojmë se një muaj më parë, 40 vjeçari ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij. Kjo tentativë vetëvrasje është bërë në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes së tij.
    Viktima mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet që shkak i vdekjes të jetë bërë alkooli dhe lëndët narkotike që përdorte.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në vend, makina përplas këmbësoren, 53-vjeçarja transportohet me urgjencë drejt spitalit (Emri)

    Aksident i rëndë në vend, makina përplas këmbësoren, 53-vjeçarja transportohet me urgjencë drejt spitalit (Emri)

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (16 Nëntor), në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Çiflik.
    Një automjet tip “Benz”, me targa AA022PR, ka përplasur një kalimtare.
    E plagosura është Shqiponja Gjoshi, 53 vjeçe, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe sipas mjekëve është nën kujdesin intensiv, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
    Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun dhe për të hetuar dinamikën e shkaqet.
    Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës, në tjetrën, teksa e ka përplasur automjeti.

  • Aksident i rëndë, 2 makina përplasen me njëra-tjetrën në Fier/ Gjashtë të plagosur, dërgohen me urgjencë në spital (VIDEO)

    Aksident i rëndë, 2 makina përplasen me njëra-tjetrën në Fier/ Gjashtë të plagosur, dërgohen me urgjencë në spital (VIDEO)

    Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Roskovec , në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”. 
    Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe katër pasagjerët që udhëtonin me ta. 
    Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti. 

  • Aksident i rëndë, 2 makina përplasen me njëra-tjetrën në Fier/ Gjashtë të plagosur, dërgohen me urgjencë në spital

    Aksident i rëndë, 2 makina përplasen me njëra-tjetrën në Fier/ Gjashtë të plagosur, dërgohen me urgjencë në spital

    Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Roskovec , në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”. 
    Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe katër pasagjerët që udhëtonin me ta. 
    Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti. 

  • E mitura konsumon medikamentet e familjarit me Parkinson, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

    E mitura konsumon medikamentet e familjarit me Parkinson, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë, ku një vajzë 12-vjeçare është transportuar me urgjencë drejt Tiranës pasi ka konsumuar një sasi tabletash të llojit “Deparkin” një medikament që përdoret zakonisht nga persona që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit. 
    E mitura u dërgua fillimisht nga familjarët në urgjencën e spitalit të Sarandës në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas dëshmisë së familjarëve, ata e kanë gjetur vajzën pa ndjenja në banesë dhe e kanë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore. 
    Mjekët e spitalit të Sarandës konfirmuan se pas analizave të para, rezultoi se 12-vjeçarja kishte konsumuar disa tableta që i përkisnin një anëtari të familjes. Pas ndërhyrjeve të menjëhershme, për shkak të gjendjes së rëndë dhe moshës së mitur, u vendos që pacientja të transportohej me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar. 
    Gjendja e saj shëndetësore mbetet e paqartë, ndërsa mjekët vijojnë ndjekjen e rastit për të përcaktuar sasinë e saktë të medikamentit të konsumuar dhe efektet që mund të ketë shkaktuar në organizëm.