Tag: urdhrit

  • “Përplasje” te Urdhri i Psikologëve! Treska nuk “lëshon karrigen”: Po pres të bëhet qetësisht kalimi i detyrës

    “Përplasje” te Urdhri i Psikologëve! Treska nuk “lëshon karrigen”: Po pres të bëhet qetësisht kalimi i detyrës

    Presidentja e zgjedhur e Urdhrit te Urdhrit të Psikologëve, Brunilda Laboviti, ka njoftuar policinë pasi shprehet se nuk po lejohet të marrë detyrën e re, ndërsa presidentja e shkarkuar, Valbona Treska thotë për TCh se, duhet respektuar procedura.

    “Në momentin që përfundon mandati, kalimi nga një drejtues te një drejtues tjetër bëhet duke respektuar procedurën. Siç kemi bërë në zgjedhjet e mëparshme, siç bën qeveria dhe kushdo. Mua më vjen keq që fryma e kandidatëve bëhet në këtë formë. Jam përpjekur ta mbaj në qetësi. Unë nu mund të shprehem për këtë gjë, do ketë njoftim zyrtar si çka pasur njoftim zyrtar për ndërprerjen e mandateve. Jam në detyrë që të kalojë qetësisht institucioni”, u shpreh ajo.

    Në ambientet e Urdhrit të Psikologut ndodhen edhe forca të Policisë së Shtetit.

    Edhe sekretarja e Përgjithshme refuzoi të prononcohej nëse e njeh apo jo rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më 5 qershor.

    Gazetarja: A i njihni zgjedhjet zonja Mustafaraj?

    Mustafaraj: Do ketë një vendim edhe për procesin zgjedhor

    Laboviti: Kush je ti që do marrësh vendimin, je sekretarja e përgjithshme, ish kandidate për presidente. Kush je ti që do marrësh vendim.

    Mustafaraj: Nuk e shpreha në asnjë moment

    Laboviti: A e keni njohur rezultatin po të pyesin gazetarët.

    Mustafaraj: Do të ketë një prononcim. Nëpërmjet institucionit do ketë një prononcim timin

  • Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

    Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

    Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin.
    Pavarësisht këtij rezultati, Valbona Treska, e cila ishte Presidente e Urdhrit të Psikologut, nuk lë detyrën, raporton gazetarja Ermelinda Hoxhaj.
    Treska është në përfundim të mandatit të saj, por për këto zgjedhje ajo nuk kandidoi për të qenë në krye të Urdhrit të Psikologut. Nuk dihet ende arsyeja përse Treska nuk lë detyrën.
    Kujtojmë se me datë 27 janar 2024, Asambleja e Psikologëve u mblodh për të kërkuar shkarkimin e Presidentes së Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, pasi sipas tyre ajo ka uzurpuar urdhrin. Kjo e fundit, u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan, se në mbledhje nuk ka qenë 1/3-ta e psikologëve dhe sipas saj, ata që morën pjesë u manipuluan, pasi nuk iu komunikua që do të shkonin për shkarkimin e presidentes.
    Pjesë nga diskutimi i atëhershëm në emisionin “Opinion”, Tv Klan:
    Valbona Treska: Kemi administratën më të vogël në urdhrat e Shqipërisë dhe kjo gjë që zoti Nika thotë, unë nuk do doja ta thosha, por meqenëse jemi në këto kushte, ndoshta anëtarësia ka nevojë për një rifreskim. Kushdo e di se si është ngritur Urdhri i Psikologut në 2017-n, kushdo e di që unë punoj deri në 2 të natës për Urdhrin e Psikologut. Kushdo e di që unë Urdhrin e Psikologut e kam ngritur sepse e kam pasur dashuri, madje edhe me të ardhura personale. Ajo zyra e Urdhrit të Psikologut, nuk ka pasur asnjë ndihmë nga qeveria për ta ngritur dhe duhet thënë kjo. Është ngritur zyra, është ngritur stafi, është ngritur infrastruktura, vetëm…
    Blendi Fevziu: Pse janë të pakënaqur 1/3-ta?
    Valbona Treska: Zoti Fevzi, Urdhri i Psikologut ka 1600 anëtarë, në atë asamble, në mbledhje në fakt, se nuk është ligjore dhe na lejoni t’ju tregojmë…
    Altin Nika: Nuk e përcaktoni ju zonjë se sa ligjore edhe jo, ndarja është bërë me 1/3-tën, sepse e përcakton ligji.
    Valbona Treska: Nesër do keni një proces verbal, në të cilin thuhet me anëtarë të këshillit, në të cilën thuhet se 1/3-ta nuk ka qenë dhe ju e keni ditur shumë mirë që 1/3-ta nuk ishte. E keni ditur këtë gjë dhe keni manipuluar vullnetin e psikologëve të cilët, zoti Fevziu, nuk kanë shkuar në atë mbledhje për të shkarkuar presidentin, por kanë shkuar me një renditje, që po të doni jua vë në dispozicion dhe në asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk ka qenë shkarkimi i presidentit. Edhe psikologët kur janë mbledhur, janë mbledhur për një renditje që nuk kanë lidhje fare me presidentin. Dhe zoti Nika e zoti Dorre që janë prezent në studio le të na thonë sa veta u çuan dhe ikën nga ajo mbledhja, sepse i manipuluan dhe iu kanë thënë verbalisht që “nuk kemi ardhur për këtë gjë, nuk kemi ardhur për shkarkimin e presidentit”. Dhe një pjesë ka ikur, sepse është linçuar nëpër media, që kanë qenë prezent në mbledhje, edhe pse kemi filmime të mbledhjes, në të cilën thuhet që ka pasur 386 anëtarë dhe kanë votuar për presidentin 204./tvklan.al

  • Arrestohet në flagrancë 33- vjeçari nga Bushati, u kap i dehur dhe pa patentë në drejtim të automjetit

    Arrestohet në flagrancë 33- vjeçari nga Bushati, u kap i dehur dhe pa patentë në drejtim të automjetit

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. M., 33 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.
    Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në rrugën dytësore “Milot-Lezhë”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.
    Pas ndalimit të tij nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se shtetasi J. M. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Nuk i ndalon policisë në Kukës, 31-vjeçari përplaset me makinën e parkuar

    Nuk i ndalon policisë në Kukës, 31-vjeçari përplaset me makinën e parkuar

    Një 31-vjeçar është arrestuar në Kukës. Ai nuk iu bind urdhrit të punonjësit të policisë për të ndalur mjetin dhe për pasojë u përplas me një makinë të parkuar.
    “Në qytetin e Krumës, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur një automjet të parkuar”, njoftoi policia.
    Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, 31-vjeçarit iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur, në masën 1.23 mg/l.
    “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

  • Arrestohet shoferi 31-vjeçar në Kukës/ U gjet i dehur pas testit të alkoolit, dhe nuk iu bind urdhrit të policit rrugor

    Arrestohet shoferi 31-vjeçar në Kukës/ U gjet i dehur pas testit të alkoolit, dhe nuk iu bind urdhrit të policit rrugor

    Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin dhe përplasi një automjet të parkuar gjatë arratisjes. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor njoftuan sot (8 maj) se arrestuan në flagrancë K. Ll., 31 vjeç, banues në Has, për veprat penale “drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
    “Në qytetin e Krumës, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur një automjet të parkuar. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. Ll. iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur, në masën 1.23 mg/l”, informoi policia vendore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Silenciator, kokainë dhe benzinë, dy të arrestuar në Shkodër që lëviznin me motor me targë të vjedhur

    Silenciator, kokainë dhe benzinë, dy të arrestuar në Shkodër që lëviznin me motor me targë të vjedhur

    Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin me shpejtësi. Policia njofton se David Simoni dhe Mikelian Toma qarkullonin me një motor me targë të vjedhur në Tiranë dhe me numër shasie të ndryshuar.
    Gjatë  kontrolleve në automjetet e tyre janë gjetur një bidon me benzinë, një silenciator dhe një sasi kokaine.
    “Gjatë patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi”, një motomjet që lëvizte me shpejtësi dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i motomjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar këtë motomjet me drejtues shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në fshatin Beltojë, dhe pasagjer shtetasin D. S., 34 vjeç, banues në fshatin Bërdicë”, njoftoi policia.
    “Nga verifikimet e kryera dyshohet se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë. Gjithashtu, janë kryer kontrolle në automjetet e 2 shtetasve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi Kokaine. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 motomjet, 2 automjete, 1 bidon me lëndë djegëse, 1 silenciator dhe një sasi lënde narkotike Kokainë”, shtuan të njëjtat burime.

  • Lëviznin me armë me silenciatorë në makinë, pranga dy personave në Shkodër

    Lëviznin me armë me silenciatorë në makinë, pranga dy personave në Shkodër

    Nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, me targë të vjedhur në Tiranë dhe me numër shasie të ndryshuar, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
    Në automjetet e 2 të arrestuarve u gjetën bidon me lëndë djegëse (benzinë), një silenciator dhe një sasi Kokaine.
    Gjatë patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi”, një motomjet që lëvizte me shpejtësi dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.Drejtuesi i motomjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar këtë motomjet me drejtues shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në fshatin Beltojë, dhe pasagjer shtetasin D. S., 34 vjeç, banues në fshatin Bërdicë.
    Nga verifikimet e kryera dyshohet se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë. Gjithashtu, janë kryer kontrolle në automjetet e 2 shtetasve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi Kokaine.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 motomjet, 2 automjete, 1 bidon me lëndë djegëse, 1 silenciator dhe një sasi lënde narkotike Kokainë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

  • U larguan më urdhrër të Trump, ekspertët amerikanë të OPDAT rikthehen në SPAK

    U larguan më urdhrër të Trump, ekspertët amerikanë të OPDAT rikthehen në SPAK

    Foto ilustruese

    TIRANË- Përfaqësuesit amerikanë të Zyrës së Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit të Prokurorisë Jashtë Shtetit (OPDAT) janë rikthyer këtë të mërkurë në Prokurorinë Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ata janë kthyer pothuajse një muaj pas urdhrit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të ngrirë fondet e USAID për 90 ditë për vendet e huaja.
    Në ambientet e SPAK kanë shkuar prokurorët, të cilët kanë qenë me mision në Shqipëri para urdhrit të Trump, disa prej tyre kanë punuar edhe me Reformën në Drejtësi.
    Pas urdhrit të Trump, Mbi 50 ekspertë amerikanë u larguan nga Tirana, ku ndërprenë punën dhe dorëzuan pajisjet dhe zyrën. Ekspertët ishin rekrutuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ambasada, të cilët kishin si mision të ndihmonin gjyqtarët e lartë. Nga Tirana u larguan ndihmësit në KLGJ, KLP, SPAK, si dhe ndihmësit ligjorë në Gjykatën e Apelit.
    Rikthimi i tyre tregon mbështetje dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme për SPAK. 
    Çfarë ka ndodhur me fondet e USAID?
    Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Donald Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të të gjithë ndihmave që jep Amerika për vendet e tjera. Trump caktoi 90 ditë kohë që instancat të kontrollonin se ku dhe për çfarë jepen fondet; nëse ishin në koherencë me parimet dhe vlerat amerikane, fondet do të vazhdojnë të lëvrohen. Edhe në Shqipëri erdhi një listë me të gjitha institucionet që do t’u ndërpritej përkohësisht burimi i të ardhuravre nga Amerika. Pas kontrollit, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se administrata Trump vendosi mbylljen e 83% të programeve të ofruara nga USAID. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Rubio sqaroi se arsyeja është keqpërdorimi i miliarda dollarëve që nuk përputheshin me interesat amerikane./ZËRI