Tag: urdhrit

  • 37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë, dyshohet se gëlltiti drogën që kishte me vete, përfundon në spital

    37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë, dyshohet se gëlltiti drogën që kishte me vete, përfundon në spital

    Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në aksin rrugor Bradashesh–Elbasan, ku një drejtues mjeti me xhama të zinj nuk iu bind urdhrit të policisë për të paraqitur dokumentacionin dhe më pas ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se ka gëlltitur një sasi lënde narkotike.
    Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, patrullat e Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, të drejtuar nga shtetasi E. M., 37 vjeç. Edhe pse ai ndaloi automjetin, refuzoi t’u dorëzonte dokumentacionin zyrtarëve të policisë. Si pasojë, ai u shoqërua në Komisariatin e Policisë për verifikime të mëtejshme
    Gjatë procedurave në ambientet e policisë, E. M. ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se 37-vjeçari ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale.
    Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

  • Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet një person në Astir. Numër i lartë efektivësh në vendngjarje, ja momenti i ndërhyrjes

    Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet një person në Astir. Numër i lartë efektivësh në vendngjarje, ja momenti i ndërhyrjes

    Një person është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme në Astir, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë rrugore.

    Nga videoja e siguruar nga Top Channel shihet se një grua po bërtet me zë të lartë, teksa policia shihet që po ndërhyn tek një tjetër person.
    Një numër i lartë policësh ndodhen në vendin e ngjarjes për të neutralizuar situatën.
    Blutë po vijojnë të ndërhyjnë për të neutralizuar situatën, teksa ende nuk dihet se cilat janë arsyet që çuan në përshkallëzimin e situatës.
     
     

    Top Channel

  • LAJMI I FUNDIT/ Nuk iu bindën urdhrit të policisë rrugore, disa arrestime në Astir. Publikohet momenti i ndërhyrjes

    LAJMI I FUNDIT/ Nuk iu bindën urdhrit të policisë rrugore, disa arrestime në Astir. Publikohet momenti i ndërhyrjes

    Disa arrestime kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Astir, pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë rrugore.

    Në informacionet paraprake thuhet se disa persona janë vënë në pranga, teksa nga pamjet shihet një numër i lartë policësh.
     

    Top Channel

  • Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës! Rritet asistenca online për qytetarët

    Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës! Rritet asistenca online për qytetarët

    Bashkia e Elbasanit ka përfunduar procesin e emërimit të 18 administratorëve të njësive administrative, vendet vakante të të cilave u krijuan pas urdhrit të Kryeministrit Rama për dorëheqjen e administratorëve në të gjithë Shqipërinë.

    Kanë qenë më shumë se 400 aplikime për të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së administratorëve dhe drejtorëve në Bashkinë e Elbasanit.
    “Ka qenë një proces i hapur ku kanë aplikuar mbi 436 qytetarë që kanë shprehur interes të jenë pjesë në këtë proces”, shprehet Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë Elbasan.
    Aplikantët u testuan me shkrim dhe komunikim me gojë në lidhje me aftësitë e tyre drejtuese, njohjen e zonave përkatëse, problematikave të tyre, por edhe për aftësitë në risitë teknologjike që tashmë ofron pushteti vendor.
    “Për administratorët është zhvilluar konkursi me shkrim i cili kryesisht ka pasur të bëjë me specifikat për njohjen e problematikeve me zonën. Dhe konkursi me gojë ku janë parë aftësitë e tyre komunikuese dhe përgjegjësia që ata kanë. Kjo erdhi edhe si pasojë që kishin një pjesë e administratorëve për tu përshtatur me teknologjinë pasi janë shtuar shërbimet online”, shton më tej Llatja.
    Sipas kryetarit të Bashkisë administratorët duhet të tregojnë vëmendje ndaj çdo problematike të komunitetit dhe të punojnë për promovimin e zonave të tyre sipas përparësive që ato kanë qofshin bujqësore apo turistike.

    Top Channel

  • Abuzoi me fondet, shkon në gjykim ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut

    Abuzoi me fondet, shkon në gjykim ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut

    Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda dhe ish-zëvendësen e tij për tre vepra penale.
    Sipas Prokurorisë, Deda në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.
    Ai u denoncua për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit.
    ’Edhe shtetasja A.G., nga hetimet rezultoi se ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi duke mos patur atributet ka marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024. Ajo ka vendosur të autorizojë zbatimin e buxhetit të përkohshëm në një periudhë të caktuar kohore. Shtetasja A. G. u emërua si zv.Presidente e USSH në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë nr.1537, datë 07.02.2020, ku Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ka qenë nën masë sigurimi”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.

  • Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët, shkon në gjykim ish-kreu i urdhrit të stomatologut

    Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët, shkon në gjykim ish-kreu i urdhrit të stomatologut

    Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda dhe ish-zëvendësen e tij për tre vepra penale.
    Sipas Prokurorisë, Deda në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.
    Ai u denoncua për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit.
    ’Edhe shtetasja A.G., nga hetimet rezultoi se ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi duke mos patur atributet ka marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024. Ajo ka vendosur të autorizojë zbatimin e buxhetit të përkohshëm në një periudhë të caktuar kohore. Shtetasja A. G. u emërua si zv.Presidente e USSH në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë nr.1537, datë 07.02.2020, ku Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ka qenë nën masë sigurimi”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.

  • Akuzohet për 3 vepra penale, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut

    Akuzohet për 3 vepra penale, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut

    Nikoll Deda

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-Presidentit të Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, dhe zv/Presidentja Aurela Guri. Nikoll Deda u denoncua në Prokurori nga Almiro Gurakuqi, presidenti aktual, i cili pretendon se Deda ka pasur abuzime me fondet e Urdhrit. Të dy, si Nikoll Deda ashtu dhe Aurela Guri, akuzohen për 3 vepra penale; ato të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, shpërdorim detyre dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, Nikoll Deda, në kohën kur ishte president në kundërshtim me ligjin, punësoi familjarët e tij. E gjitha për të manipuluar vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Nga ana tjetër, Guri ka marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024.
    NJOFTIMI I PROKURORISË:
    Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq ish-presidentin dhe zv.presidenten e Urdhrit të Stomatologut për tre vepra penale
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit N.D. dhe A.G. për veprat penale ‘Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës’ të parashikuara nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.
    Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.1218, viti 2025, rezultoi se ky shtetas i denoncuar nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve, ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit për përfitime personale.
    Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Pavarësisht se u mor i pandehur, ai ndërmori veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.
    Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, shtetasi N.D. ka kryer veprime duke paguar dhe shpërdoruar fondet e Urdhërit të Stomatologut, pa justifikimet përkatëse si dhe në raste të caktuara ka tjetërsuar fonde në forma biletash apo pagesash fiktive në favor të familjarëve të tij apo të të tretëve, duke u bërë subjekt i veprave penale te “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal
    Edhe shtetasja A.G., nga hetimet rezultoi se ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi duke mos patur atributet ka marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024. Ajo ka vendosur të autorizojë zbatimin e buxhetit të përkohshëm në një periudhë të caktuar kohore. Shtetasja A. G. u emërua si zv.Presidente e USSH në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë nr.1537, datë 07.02.2020, ku Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ka qenë nën masë sigurimi. Kj shtetase ka autorizuar zbatimin e buxhetit të përkohshëm për një periudhë që fillon nga dita e parë e vitit buxhetor deri në fund të muajit të tretë të tij ku shpenzimet nuk duhet të tejkalojnë 1/12 e shpenzimeve faktike të programit të financuar nga buxheti në vitin buxhetor paraardhës dhe ka autorizuar vazhdimin e buxhetit të përkohshëm duke u bërë subjekt i kryerjes së veprave penale të “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”  të parashikuara nga nenet  248 dhe 321 të Kodit Penal.
    Nikoll Deda u pezullua më datë 4 nëntor 2023 me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Prej vitesh ai ishte në kryer të Urdhrit të Stomatolgëve me një “rekord të zi” sa i përket shpenzimeve financiare apo nepotizmit në USSH. Sipas hetimeve, Deda dyshohet se ka rritur në mënyrë të pajustifikuar buxhetin e Urdhrit të Stomatologut nga viti në vit. Në vitin 2020 buxheti ishte 38.5 milionë lekë, ndërsa në vitin 2021 ai u shtua me 13.5 milionë lekë. Në vitin 2022, buxheti arriti në 125.8 milionë lekë, për shkak edhe të blerjes së një godine të re për institucionin dhe investimeve të kryera në të. Prokuroria dyshon se këto shtesa janë kryer për përfitime personale dhe jo në funksion të interesit publik./ZËRI

  • “Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët”, dërgohet për gjykim ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut

    “Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët”, dërgohet për gjykim ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut

    Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda dhe ish-zëvendësen e tij për tre vepra penale.
    Sipas Prokurorisë, Deda në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.
    Ai u denoncua për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit.
    ’Edhe shtetasja A.G., nga hetimet rezultoi se ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi duke mos patur atributet ka marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024. Ajo ka vendosur të autorizojë zbatimin e buxhetit të përkohshëm në një periudhë të caktuar kohore. Shtetasja A. G. u emërua si zv.Presidente e USSH në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë nr.1537, datë 07.02.2020, ku Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ka qenë nën masë sigurimi”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.

  • Nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të policisë, procedohen penalisht 2 shtetas në Shkodër…

    Nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të policisë, procedohen penalisht 2 shtetas në Shkodër…

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Sh., 24 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe shtetasin F. F., 21 vjeç,banues në Shkodër, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 45 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Lirimi i hapësirave/ “Çmontohen” bizneset në qendër dhe pedonalen e Korçës

    Lirimi i hapësirave/ “Çmontohen” bizneset në qendër dhe pedonalen e Korçës

    Në kuadër të lirimit të hapësirave publike, bizneset në qendrën e qytetit të Korçës dhe në zonën pedonale kanë nisur zbatimin e urdhrit të Bashkisë.
    Konkretisht, të gjitha subjektet që më parë kanë qenë të pajisura me leje të përkohshme për zënien e këtyre hapësirave janë njoftuar për pezullimin e lejeve dhe për detyrimin që, deri më 2 gusht, të lirojnë ambientet që zënë.
    Sipas urdhrit bashkisë, duhet të hiqen strukturat e përkohshme si: Konstruksione metalike, tenda, çadra, pedana, vazo dhe elementë të tjerë të ngjashëm.
    Në njoftim theksohet se në rast mosrespektimi të afatit, pas datës 2 gusht do të ndërhyjë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.
    Ndërkohë, një përfaqësi e bizneseve do të zhvillojë një takim me kryetarin e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ku do të kërkohet shtyrja e afatit deri më 15 shtator, për t’u përshtatur gradualisht me ndryshimet e kërkuara.